Olympidori
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Olympidori

Olympiodori ishte nga Theba e Egjptit. Ai duhet të ketë lindur këtu në gjysmën e dytë të shek. III. Hyri pastaj në shërbim të perandorit Theodosit II (408-450) dhe u dërgua nga ky në vitin 412 si delegat tek mbreti hun Donati. Olympiodori është autor i një vepre historike të humbur, të cilën e njohim vetëm nga një ekstrakt i patriarkut Foti. Në 22 librat e veprës së tij ai përshkruan me hollësi kohën prej 407-425 të e. sonë. Në historinë e Zosimit është përdorur gjerësisht edhe historia e Olympiodorit. Olympiodori ishte përkrahës i zjarrtë i fesë pagane dhe kundërshtar i papajtueshëm i krishterimit. Nga sa mund të kuptohet prej ekstraktit të Fotit dhe nga sa ka marrë Zosimi, del se historia e Olympiodorit shquhej për një stil të mirë pune.

Për Ilirikun ka vetëm një shënim të vogël ku flitet për mësymjen e tij nga hunët dhe sarmatët.

Fragmente të Olympiodorit

Alarihu, prijës i gotëve, u thirr nga Stilihoni për të ruajtur Ilirikun e Honorit që i takoi në ndarjen e perandorisë nga babai Theodos. Vetë Alarihu, për shkak të vrasjes 451 së Stilihonit dhe nga që nuk iu dha ajo që i ishte premtuar, nuk pranoi, por rrethoi dhe pushtoi Romën...

Historiani  thotë se ka dëgjuar nga Valeri, një burrë i shquar, për shtatore argjendi që ishin caktuar për ndalimin e barbarëve. Pikërisht në ditët e perandorit Kostant, thotë ai, kur në Thraki ishte sundimtar Valeri, u njoftua se ishte gjetur një thesar. Valeri arriti në vend dhe mësoi nga banorët e atjeshëm se vendi është i shenjtë, dhe se atje kishte shtatore të shenjta të kultit të vjetër. Pastaj ai i raportoi për këto perandorit dhe mori letrën, me të cilën i lejohej të merrte sendet e përmendura. Dhe kështu, pasi u gëmua vendi, u gjetën tri shtatore të punuara krejtësisht prej argjendi dhe të vendosura në mënyrë barbare, me duar të lidhura në shpinë, të veshura me veshje të larme barbare, me flokë të gjata në kokë dhe ishin të drejtuara nga veriu, d.m.th. nga krahinat barbare. Pak ditë pasi u morën këto shtatore gotët qenë të parët që u futën në gjithë Thrakinë. Pak më vonë hunët dhe pastaj sarmatët u vërsulën kundër Ilirikut dhe vetë Thrakisë. Pasi ndërmjet Thrakisë dhe Ilirikut gjëndej vendi i shenjtë, duket se të tri shtatoret qenë caktuar kundër çdo njërit nga këto popuj barbarë.

info@balkancultureheritage.com