Onhezmi
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Onhezmi

Onhezmi, i quajtur nganjëherë edhe Ankiazëm, ndodhet në bregun e detit Jon, përballë ishullit të Korfuzit. Është porti i Shqipërisë së jugut, i njohur në kohën moderne me emrin e manastirit Santi Quaranta (Dyzetë Shenjtorët), sot qyteti i Sarandës. Në antikitet, Onhezmi ishte dalja detare e natyrëshme e qytetit të madh të Foinikes-Finiqit, që ndodhet rreth pesëmbëdhjetë kilometra larg si dhe e gjithë pellgut të Bistricës. Marrëdhëniet e tij detare me ishullin fqinj të Korfuzit e vinin atë në kontakt me botën greke.

Burime të shkruara

Denisi i Halikamasit (I, 51, 2) e lidh themelimin e qytetit me Ankizin, i ati i Enesë, nga ku qyteti mori edhe emrin Port-Ankizi. Kjo traditë është rimarrë edhe nga Prokopi (De B. Goth., VIII, 22, 31). Denisi i Halikamasit e lidh me Ankizin dhe shokët e vet edhe themelimin e sanktuarit të Afroditës. Straboni (VII, 7, 5 c 324) e përcakton mirë vendndodhjen e portit të Onhezmit “në lartësinë e të cilit ndodhen pikat perëndimore të Korkyrës dhe përballë të cilit ndodhet në bregun tjetër një tjetër port tjetër, Kasiopea”. Qyteti është përmendur edhe nga Ptolemeu (III14, 4) dhe nga Hierokli (XII652, 3) që e rendit Ankiazmin midis dymbëdhjetë qyteteve të Epims Vetus.

Fortifikimet

  

Fortifikimet

Kërkimet arkeologjike të bëra në qytetitn e Sarandës, në vitet 1970, kanë bërë të mundur të nxirren në dritë fortifikimet që duken të jenë të periudhës bizantine, por që, me shumë gjasë, ndjekin trasenë e një rrethimi më të lashtë. Ato kufizojnë një zonë në formë pesëkëndshi që nis nga bregu dhe ngjitet mbi shpatin e kodrës ; ajo ka një gjatësi prej 850 m., përfshi edhe bregun e detit të pafortifikuar, dhe rrethon një sipërfaqe prej pesë hektarësh. Trashësia e murit është 2,40 deri 2,50 m.; ai është i ndërtuar me dy faqe të jashtëme me blloqe të përmasave të mëdha dhe mesatare, me emplekton qendror. Disa kulla e përforcojnë mbrojtjen, veçanërisht nga ana e veriut, ku ka katër tilla me 26-27 m. largësi nga njera-tjetra. Pikërisht në këtë mur rrethues, nga ana lindore, ka qenë gërmuar pjesërisht (nefi kryesor dhe nefi anësor i majtë) i një bazilike paleokristiane (shekujt V-VI pas Krishtit), nefi anësor i djathtë i së cilës mbetet i mbuluar nga një rrugë e qytetit të sotëm.

Kohët e fundit, disa kërkime të reja bënë të mundur të identifikoheshin rrënojat e një sinagoge më të herëshme (shekujt II-IV) (veçanërisht një mozaik), që kanë qenë ndërfutur në bazilikën kristiane. Disa rrënoja muri me teknikën opus incertum i përkasin me siguri këtij ndërtimi të parë. Bazilika vetë duket se ka qenë shkatërruar, pas një zjarri, para vitit 595, padyshim në momentin e dyndjeve sllave, të cilat sipas Kronikës së Monemvasisë, shkatërruan territorin e Epirus Vetus.

info@balkancultureheritage.com