Orakulli i Dodonës
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Roma Mbretërore
~Shaban Dervishi
Republika e hershme
~Shaban Dervishi
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Orakulli i Dodonës

Funksionimi i Orakullit Perënditë

Pamje nga teatri i Dodonës
Teatri

Ndërsa për Ilirinë Veriore çelësi i zbërthimit dhe kuptimit të besimit ndodhej në Rizon, ky çelës për Ilirinë Jugore gjendet në Dodonë. Njëri nga tre orakujt më në zë të botës antike (Thebë/Libi, Dodonë, Delf), Dodona cilësohet nga Herodoti “OrakuIIi më i vjetër dhe në kohët e hershme i vetmi në Ellas (Hdt. 2. 53).” Si i tillë ai nuk kaloi kithët, jashtë vëmendjes së autorëve antikë: Rreshti i parë i burimit të parë historik europian, i Iliadës së Homerit (750 p.e.s.), nis me Akilin, në mos drejt e nga Dodona, nga rrethinat e saj.

Vetë orakulli përmendet dy herë nga Iliada (II. 2.748-751, 16.233-235) dhe dy herë nga Odisea (Od. 14.327-328, 19.296). Këto fragmente ngrenë cepin e siparit në fund të aktit të parë/fillim të aktit të dytë, në çastin kur vendin e hyjnisë së lashtë të tokës, Gaias së butë, e kishte zënë Kryezoti violent i të ardhurve të rinj. Momentin kur Sellët e orakullit i përmbaheshin riteve të lashta të Tokës, ndërkohë që Kryezot ishte hyjnia që Interpretatio Graeca e prezanton si Zeusin pellazgjik të Dodonës. Ky moment twilight-i, mugëtire, i padëshmuar tjetërkund, e kthen Dodonën në laboratorin më efikas të religjionit para/proto Indo-Europian (PIE).

Fraza më kyçe për kuptimin e këtij besimi iu tha Herodotit në Dodonë: “Përpara, në lutjet e tyre, Pellazgët u flijonin perëndive pa titull dhe pa emër, pasi nuk kishin dëgjuar asnjë të tillë dhe këtë e di se ma thanë vetë në Dodonë. Ata i quanin theous /renditës, pasi përveçse e kishin vendosur gjithçka sipas rendit natyral, e ruanin këtë rend (Hdt. 1.52).”-Kjo frazë dualiste, tregon se në fillimet e besimit PIE, perënditë nuk konceptoheshin si objekte fizikë natyrorë, por si ligjësi natyrore, si forca anonime supernatyrale. Fare afër me përcaktimin fantastik të Apuleus Madaurit, autorit të poemës për Hyun Ilir Medaur:

Zoti nuk është mendja, porshkaku përse mendja është.

Zoti nuk është shpirti, porshkaku përse shpirti është.

Zoti nuk është drita, porshkaku përse drita është.

Fraza e mësipërme e Herodotit është si e prerë për hyjnimin e Gaias, sipas Teogonisë së parëlindurës nga hiçasgjëja, në kohën kur përveç hiçasgjësë nuk kish asgjë tjetër (Hes. Theog. 116-122). Si e tillë origjina e riteve dhe besimit në Dodonë shtyhet drejt stadit fillestar të shoqërisë PIE, në agun e tij që shkon dhe puqet me teorinë krejt të re të gravitacionit kuantik (modeli Lambda CDM), sipas së cilës universi shpërtheu 13.8 miliard vjet më parë nga “singulariteti zero”, nga hiçasgjëja.

Me fare pak përjashtime, Dodona është parë si kuriozitet ekscentrik, mes përrallës dhe dëshmisë, dhe gjithnjë si orakull grek, që jetoi dhe u zhvillua konform kanuneve të religjionit grek. Kjo i krijonte asaj një shtrat Prokusti, i cili i këpuste më dysh, i zhdukte a i hiqte zvarrë faktet drejt paraleleve inekzistente me religjionin Ilir, ndërkohë që ajo i përkiste një religjioni krejt tjetër, atij Ilir/PIE.

Ky religjion është produkt i pavetëdijshëm i animizimit, shpirtëzimit të objekteve dhe fenomeneve të natyrës të banorëve të pyllit, që jetonin me zhurmat dhe tingujt e pyllit dhe që të nesërmen e parashikonin sipas frymëmarrjes së pyllit, erës në gjethnajën e tij dhe fluturimit të zogjve nga pemët e tij.

Ai nuk është produkt i sofistikuar i vetëdijes qytetare të definuar qartë nga Herodoti: “Hesiodi dhe Homeri ishin ata që ndërtuan pemën gjenealogjike të perëndive greke, u caktuan detyrat këtyre perëndive dhe përshkruan pamjen e tyre të jashtme (Hdt.2.53).” Ndërkohë që perënditë fshatare të Dodonës banonin trungjeve të lisave, perënditë qytetare greke jetonin komode tempujve të mermertë. Si i tillë rituali i Orakullit të Dodonës i qëndron larg ritualit të simotrës teorike, Orakullit të Delfit dhe fare pranë ritualit selvatik të Druidëve Keltë të Plinit:

Sipas këtij të fundit “Druidët, ky është emri që u japin magëve të tyre Galët, nuk kanë asgjë më të shenjtë se lisi ku kacavirret veshtulla, pasi mendojnë se këtë Es e ka zgjedhur vetë Perëndia... Ata nuk kryejnë asnjë rit fetar pa degët e lisit, madje edhe emri Druid rrjedh nga fjala lis... Pasi kanë kryer tërë pregatitjet për sakrificën dhe banketin nën pemë, ata sjellin dy dema të bardhë që i sakrifikojnë për perëndinë (Plin. NH 16. 249).” Fragmenti i Demostenit “Zeusit të Dodonës, mbrojtësit të pasurisë, sakrifikojini një dem të bardhë (Dem 21. 53)”, tregon deri përputhjen koloristike të ritualeve, dëshmi kjo e qartë e origjinës së përbashkët proto Indo-Europiane.

Në fshatin Meling, më patën rënë në sy disa gërmadha me rëndësi të posaçme, që më kujtuan pozicionin dhe përshkrimin e Dodonës. Mali i Tmorusit që dominonte këto gërmadha dhe lisat shekullorë, më bënë të mendoj se ndodhesha mes rrënojave të Dodonës... Këto ia thashë në Vlorë mikut të femijërisë Kostandin Karapano që ishte njeti gjithmonë me iniciativë, i cili nisi menjëherë gërmimet dhe nxori në dritë jo vetëm orakullin e famshëm, por edhe objekte arkeologjike me vlere shumë të madhe”.

Në një shikim të parë, shtjellimi historik disi i gjatë në një libër arkitekture, mund të duket i pavend. Por, krahas detyrimit të sqarimit të kundërshtisë mes mungesës thuaj të plotë të arkitekturës së kultit dhe modeleve avangardë të gjinive të tjera arkitektonike, ky shtjellim ka vlerë për kuptimin e botës shpirtërore ilire dhe rrënjëve të tij në hapësirë dhe kohë. Për këtë, ndryshe nga sa më parë, Orakullin e Dodonës e kemi shtjelluar ndërdisiplinor, duke i sinkronizuar ingredientët e tij me mjedisin kohor. Kjo që nga alfa, nga burimet antike, përkthimi i të cilëve poetik, por shkencërisht jo i saktë, ka viktimizuar një sërë autorësh.

Tabloja e përftuar nga ky shqyr tim është sa e befasishme aq dhe harmonike. Asnjë disiplinë nuk i kundërvihet tjetrës dhe të tëra qendërzohen në përfundimin se Orakulli i quajtur helen i Dodonës, është qendra më puritane Ilire. E influencuar minimalisht nga botëkuptimi helen edhe në momentet e akulturimit maksimal të shtetit Molos.

Funksionimi i Orakullit

Faza PIE

Skenari dhe skenografia e Homerit për Dodonën janë të thjeshtë në maksimum: Një korije lisash, një Kryezot që flak rrufe për ti treguar Akilit se po e dëgjon dhe interpretët e tij, profetët Sell, këmbëpalarët që flenë përdhe (Homer. II. 16. 234). Nga këto dy rituale, moslarja e këmbëve që siguronte kontaktin e vazhdueshëm fizik me Tokë/Gaian, është armiqësor për religjionin helen: Sipas Apollodorit, “Kur Herakliu u ndesh me Anteun, e mbërtheu nga krahët, e ngriti në ajër, e dobësoi dhe e vrau. Kjo pasi Anteu merrte gjithnjë forcë kur këmbët e tija preknin token, pasi, siç thuhet, ai ishte i biri i Gaias. Rituali tjetër, ai i fjetjes përdhe në korijen e shenjtë, synonte inkubacionin, kontaktin me hyun gjatë fjetjes në temenos/arealin e shenjtë, praktikë kjo e njohur që nga prehistoria në ditët tona. Por në enkomeisis klienti flinte në temenos, ku gjatë gjumit mistik vizitohej nga hyu dhe personeli i orakullit e ndihmonte në zbërthimin dhe kuptimin e ëndrrës. Ndryshe prej saj, fjetja e Sellëve përdhe në korijen e shenjtë, nënkupton porosinë e ëndrrës mistike nga klientët, teknologji e përdorur kjo sot nga shamanët, shtriganët e religjioneve etnike. Si e tillë ajo kategorizohet si ëndërr-profeci (oveigopavreia/oneiromanteia), të cilën psikanaliza e quan traun kufitar mes botës reale dhe asaj transcendentale. Nëse kjo hipotezë përkon me realitetin, ajo zbërthen dhe shpjegon enigmat Selle, përkatësisht teknikat e fazës para Indo-Europiane: kontaktin fizik me Tokën, që si i shenjtë nuk mund të lahej, dhe kontaktin psikik po me Tokën, nëpërmjet gjumit dhe ëndrrës mistike në temenos.

Faza Protoilire

Sipas Odiseas, “Odisea kish shkuar në Dodonë për të dëgjuar këshillën e Zeusit nga korija gjethedendur (Od. 14. 327, 19. 295).” Por, ndonëse Homeri përmend korijen dhe jo lisin vetmitar, tradita, viktimë e përkthimeve poetike, me orakull të Dodonës kupton lisin e veçuar duke djegur etapat e zhvillimit.

Korija përmendet nga Eskili si “mrekullia e pabesueshme e drurëve që flasin, A.Pr. 829-834. 430 p.e.s.)”, nga Platoni sipas të cilit “fjalët e korijes së shenjtë (tepco 8guoç) në shenjtoren e Zeusit në Dodonë, janë fjalët e para profetike (Plat.Phaidr.275b, 370 p.e.s.)” dhe qartë dhe prerë nga Sofoldiu: “Hyra në alsos... dhe fatin drurët shumëgjuhësh (TtoXuyXcbaaou Sguoç) të tim eti ma treguan (450 p.e.s., Soph. Trach. 1164-8)”.

Termi alsos, i cili nuk ka asnjë tjetër kuptirn përveçse korije e shenjtë, nuk lë vend për diskutimin korije a lis.

Si e tillë korija e shenjtë i përket fazës kur ende nuk shpirtërohej një objekt i veçantë, por grup objektet, pylli dhe jo pema. Ndërkohë fragmentet tregojnë qartë se parashikimi i fatit bazohej në interpretimin e fëshferimave të gjethnajës së korijes. Si e tillë ajo përfaqëson fazën e ndërmjetme, të kalimit nga ëndër-profecia para Indo-Europiane, në fazën animistike proto Indo-Europiane, të shpirtërimit të objekteve të natyrës.

Faza Ilire. Lisi i vetmuar përmendet në dy skoli që i atribuohen Hesiodit (rreth 750-650 p.e.s.): “Shkoi tek lisi në Dodonë” dhe “Ata (Zeusi dhe Diona) banonin në trungun e një lisi, prej nga kryenin tërë llojet e profecive (Hes. FRG. 212, Frg. 97).

Pa u besuar shumë skolive, Lisi Orakull shfaqet njëherazi në mes të shek. V p.e.s. Sipas Euripidit “Në lisin  e Dodonës janë gratë ato që përcjellin mendimet e Zeusit (Eur. Mel.Des. 494.12-17)” dhe sipas Sofokliut “Lisi i lashtë foli nëpërmjet dy Peleiadeve (Soph. Trach. 169-172)”. Këto tregojnë se në mesin e shek. V p.e.s. orakull ishte Lisi dhe jo më Korija e Shenjtë dhe se profetët Sellë ia kishin lënë vendin e parë priftëreshave Peleia.

Dyzimi i Sofokliut, i cili një herë thotë se orakulli shërbehej nga Sellët dhe herën tjetër nga Peleiat, tregon se këto ndryshime nuk kishin ndodhur aq kohë më parë sa të fshiheshin nga kujtesa, por diku nga shek. VI p.e.s., çka përkon me kohën kur Molosët ua morën Tesprotëve Dodonën. Ky zëvendësim pushtetesh, qoftë dhe i butë, u shoqërua me zëvendësimin politik të kastës së pushtetshme të profetëve të orakullit, deri në këtë kohë Sellëve.

Në fillim të shek IV p.e.s. Demoni, nip i Demostenit, prift dhe hieark (kapiten anije me tre radhë rremash), shkruan se “Banesa e Zeusit nuk ka mure, por rrethohet nga trekëmbësha (me kazanë bronzi) ngjitur njëri- tjetrit, që po i preke hyjnë në rezonancë (FHG 1,38)”.

Kjo tregon se gjatë gjysmës së dytë të shek. V p.e.s. orakulli e kishte rindtruar teknologjinë, duke kaluar nga interpretimi i feshfërimës së gjetheve dhe fluturimit të pëllumbave, të cilët shihen në çekanin e flijimeve dhe një monedhë të Dodonës (fig. 31, 32) , në interpretimin e oshtimës së kazanëve prej bronzi. Komediani Menandër (342-291 p.e.s.)ishpotit personazhet e tij, duke i krahasuar me kazanët e bronztë të Dodonës:

“Veç drejtouni Myrtiles dhe ajo nuk do reshtë së foluri. Më lehtë ndal kazanin e bronzit në Dodonë, të cilin po e preke ushton gjithë ditën (Men. Arrhe. Frg. 59)”.

Kronometrimin e saktë të oshtimës e sjell Straboni: “Duhet të numërosh deri në 400 që të vdesë jehona e kazanit të prekur”. Si e tillë Dodona nis dhe afron me orakullin grek të Delfit, ku Pythia, kryeprofetja e orakullit, e parashikonte fatin e përkulur mbi avujt e kazanit. Por, ndërsa në qendër të Delfit ndodhej banesa e perëndisë së orakullit, tempulli i fuqishëm i Apollonit (50 x 21 m, shek.IV p.e.s.), sipas Demonit banesa e Zeusit të Dodonës nuk kishte mure. Banesë e tij ishte lisi.

Sofokliu priftëreshat i quan Peleiadon, Pausania Peleiadas dhe Straboni Pelias. Sipas tij “Tesprotët dhe molosët, gratë e thinjura i quajnë Pelia... Ashtu si Maqedonët që dinjitarët e tyre i thërrasin Peligonë (Strab. 7. frg. 2).

Vetë Homeri Akilin e quan Akil Peleiadi, Homer. II. 1.1) dhe 60 herë shkurt Peleides, i Peleut, i dinastisë Peleide. Logjikisht, priftëreshat e orakullit të Dodonës duhet të ishin të besuara dhe me origjinë fisnike.

Si i tillë emri Peleiad i tregon priftëreshat e orakullit me origjinë nga familja mbretërore Molose. Thënia e Pausanias “Peleiadet janë më të hershme se Femonoe”, poetesha mitike parahomerike, e mbështet origjinën e tyre aristokratike.

Atmosferën e orakullit e përcjeli përshkrimi plastik i Filostratit (190- 230 e.s.). Me ngjyra dhe tinguj, si të Borëbardhës dhe 7 xhuxhëve të Disneyland-it: “Dodona. Pëllumbi i artë, i urtë në shprehjet e tij është ende majë Lisit të Shenjtë. Në të janë varur girlanda, pasi ai kumton profecira si trekëmbëshi Pythik në Delf.

Dikush shkon për të pyetur, tjetri për të flijuar... Por profetët e Zeusit, të cilët Homeri i njohu si burra këmbëpalarë që flenë përdhe, janë njerëz që jetojnë sot për sotin, pa hequr asgjë mënjanë për të nesërmen. Siç thonë ata vetë, për këtë nuk do të kujdesen kurrë, pasi Zeusi kujdeset për ta dhe vetë ata kënaqen me çka u del para, pasi të tillë janë profetët.

Njëri është i ngarkuar me varjen e girlandave, tjetri me lutjet, një i tretë merret me pitet e meshave dhe një tjetër me shportën dhe kallinjtë e elbit. Dikush flijon dhe i fundmi nuk do të lejonte kurrë ndonjërin që t’ia rripte kafshën e flijuar. Këtu janë dhe priftëreshat e Dodonës, të ngurta dhe me pamje solemne, të cilat frymënxjerrin dhe kundërmojnë thimjam dhe aromë libacioni.

E tërë kjo përmbytet mjegullt nga flijimet dhe tingujt magjikë dhe këtu arrin oshtima e bronztë, pasi kazani i përkushtuar Zeusit të Dodonës oshtin tërë kohën dhe ndalon vetëm kur dikush vë dorën mbi të (Phil. Im. 2. 33).” Në v. 334 Aleksandri i Epirit dhe nipi i tij Aleksandri i Madh, nisën ekspeditat për pushtimin e botës. Aleksandri i Madh drejt lindjes, Persisë, Aleksandri i Epirit, drejt perëndimit, Italisë.

Ëndrra e Aleksandrit të Madh për të ndërtuar një “highway”, një super-rrugë që do ta lidhte Indinë me Gjibraltarin dëshmon karakterin e tij ëndërrimtar dhe globalist, krijimin e shtetit botëror. Për të dy Aleksandrët, kryeqendër religjioze dhe kulturale e kësaj tërësie do ishte Dodona, ide e vënë pjesërisht në jetë në v. 290 p.e.s. nga kushëriri i tyre Pirro, i cili ndërtoi teatrin dhe nisi festivalin e Naias, të Zeusit të Dodonës.

Dy herë Dodona e rimori veten pas shkatërrimeve të v. 219 p.e.s. nga etolët e Dorimahut dhe në vitin 167 p.e.s. nga rrënuesi i Epirit, konsulli shkatërrimtar Pal Emili. Por herën e tretë ajo u vra nga intoleranti i krishterë, perandori Theodos i cili prishi dhe dogji gjithshka, edhe lisin e shenjtë.

Përkatësia etnike

Në librin e 16. të Iliadës, në vargjet 227- 238, Homeri rrëfen lutjen që Akili i drejtoi Zeusit pellazgjik të Dodonës

“Nxori nga gjiri kupën që e rnante vetëm për Dii Patri (Zeusi ipara-paraardhësve),

E pastroi me squfur, me ujë të rrjedhshëm e shpërlau,

Ean duart dhe verë të zjarrtë në kupë libatoi.

Mes oborrit vajti, sytë nga qielli i drejtoi, verën e spërkati dhe lutjen e filloj

E pa atë Zeusi, që me potere një rrufe flakën

0 Zeus, Lord i Dodonës pellazgjike, që larg banon.

Sundimtar i Dodonës së largët dimërligë, ku Selloit,

Profetëte tu këmbëpalarë, pa shtroje përdhe flenë.

Ashtu si kobë mëparë lutjen ma dëgjove

Dhe më nderove, ushtrinë Greke frikshëm duke ma shkatërruar

Dëshirën time, sërishmi ma plotëso

Kthema Patroklin në anijet e shpejta me armët dhe shokët e tij të ndeshjeve të afërta.

Homeri vërtet shkruan se Akili shkatërroi ushtrinë Akeje dhe jo atë Helene, emër me të cilin Grekët njohin vetveten. Por Homeri grekët i njeh si Akej, emër të cilin e shkruan dhe rishkruan 598 herë. Në të kundërt, emri Helenë nuk shfaqet kund as në Iliadë as dhe në Odise. Si i tillë, vargu 237 i librit të 16'e të Iliadës, tregon se Akili, Kryeheroi i luftës së Trojës, paskësh luftuar kundër grekëve dhe me ndihmën e Zeusit jogrek, por Zeusit pellazgjik të Dodonës, i kishte shkatërruar frikshëm ata. Ky paradoks, më paradoksal se paradoksi i sofistit Zenon me breshkën dhe Akilin, por i lënë në hije nga studimet, e ndriçon krejt ndryshe strofen e parë të Iliadës, e cila e fajëson Akilin për mohimin deri të pompës funebre të grekëve të rënë në luftë me të, duke i lënë ata në mëshirën e tufave të qenve dhe zogjve grabitqarë. Theksimi nga Iliada i zvarritjes së Hektorit të vrarë para prindërve, gruas dhe femijëve të tij i jep besueshmëri vargjeve të strofes së parë:

Këndoi o Perëndeshë tërbimit të Aki/ Peleiadit,

Të mallkuarit që dhimbje të pafundme u solli Grekëve,

Duke flakur në Hades shpirtrat e shumë heronjve

Dhe kthyer trupat e tyre nëpre të qenve të rrugës

Dhe tufave të shpendëve grabitqarë.,

(Homer. Ilias. 1.1.1-3)

Ajo që të shtang, është vazhdimi i Iliadës, ku Homeri i vlerësuar si Ndërgjegjia Kombëtare Greke, i thur ditirambe dhe ngre në piedestalin e Heroit Kombëtar të grekëve pikërisht Akilin “që dhimbje të pafundme u solli Grekëve”. Por ky është një peshim me kandarin e sotëm historik. Ndërgjegjja Kombëtare, Heroi Kombëtar dhe Kombi janë nocione që lindën me revolucionin francez, qoftë me kapitalizmin agrar të shek. XVI, por krejt inekzistentë në Greqinë Homerike.

Ndërkohë në Iliadë, në ujërambledhësin më të madh të historiografisë arkaike, kishin shkarkuar për shekuj ujërat e tërë eposeve të Europës Jug-Lindore.

Parë nga këndvështrimi ushtarako-politik, Lufta e Trojës ishte një miniluftë botërore, ku palë ishin trojanët dhe ata me trojanët dhe grekët dhe ata me grekët. Si në Luftën II-të Botërore ku ndarja Ne/Ata i kishte mbyllur tërë hesapet e vjetra, duke i lënë vend vetëm ekuacionit Humbës/Fitues. Në këtë luftë që nuk përkon kund me idealin kombëtar, por thjesht me ekonominë, Akili ishte thërritur si kondotier profesionist.

Duke lënë mënjanë skenaret hollivudiane sipas të cilave Kalkasi, kryeprofeti i grekëve në Trojë, “pati thënë që kur Akili ishte 9 vjeç, se Troja nuk merret dot pa të (Apollod. 3.13. 8)”, për çka prindërit e fshehën në Skyros, ku e gjeti dinakëria e Odisesë (Phil. Jun. Im. 1, Statius Ach. 1.496— 497), variantin real e sjell Kuintusi i Smirnës. Sipas tij “Djali i Thestorit (Kalkasi) thirri: Dëgjoni o grekë luftëtarë, ju e dini që unë kam frymën e profecisë: le të dërgojmë Tydeun dhe Odisenë që të sjellin trimin Akil dhe drita e fitores do të na ndriçojë.” Portreti më i saktë i Akilit kondotier është autoportreti i tij: “Nga deti, me anijet e mia kam shkatërruar dymbëdhjetë qytete dhe nga toka njëmbëdhjetë të tjerë. Plaçkë dhe shumë të mira prej tyre mora (Hom. II. 9.328).” Listën e stërgjatë të këtyre qyteteve, shumica grekë, që nga Lesbosi i Safos tek Pedasusi i Peleponezit, e sjell Apollodori (Epit. E. 3.33). Kjo listë përligj tërësisht strofën e parë të Iliadës, e cila paraqet një Akil të mallkuar që kishte çuar në ferr shpirtrat e heronjve grekë.

Plutarku, njëri nga 5 historianët më seriozë të antikitetit, i cili si prift i Orakullit të Delfit i njihte mirë ndodhitë e rrethinave të Orakullit të Dodonës, na njeh me kurrikulën e Akilit. Sipas tij “Neoptolemi, i biri i Akilit që kishte sjellë popullin me vete, themeloi linjën mbretërore...

Akili, i cili në gjuhën e vendit quhet Aspetos, në Epir nderohet si hyjni (Plut. Pyrrh. 1.1.1)”.

Ky epitet, i shpejtë, nuk qëndron jashtë kontekstit Homerik: Në Iliadë, Homeri e quan Akilin 51 herë Akil i shpejti dhe 54 herë Akil këmbëshpejti. Kjo dhe mbështet hipotezën se Akil Aspetosi i Plutarkut është po Akil i shpejti i Homerit dhe se gjuhë e vendit, jo dialekt lokal siç tentojnë, ishte ilirishte/protoshqipja.

Duke sintetizuar sa më sipër: dërrmimin e kobshëm të ushtrisë greke, 23 qytetet e plaçkitura dhe shkatërruara, mohimin e pompës funebre ushtarëve grekë të vrarë në luftë me të dhe mosharrimin as për tre shekuj të nëmjes “i mallkuari që dhimbje të pafund u solli grekëve”, Akili nuk mund të jetë grek. As edhe Zeusi Pellazgjik i Dodonës, i cili e ndihmoi Akilin për këtë shkatërrim të kobshëm nuk mund të jetë kryeperëndi greke dhe me silogjizëm, as Orakulli i Dodonës nuk mund të jetë Orakull Grek. Kjo për përkatësinë etnike të Dodonës.

Perënditë

Gaia/Themis. Kulti i Nënës Tokë (Matera Gaia), në kuptimin e Alma Mater (Nënës Ushqyese),ruhej në Dodonë edhe në gjysmën e dytë të shek. II e.s. Sipas Pausanias “Peleiadet janë gratë e para që kënduan Lavdin... Gaia na dërgon frutat, t’i këndojmë lavde Nënës Tokë (Marëga Taiav, Paus. 10.12.10).” Në Lavdin e Pausanias, Gaia falënderohet për frutat dhe jo për drithin, çka duket se e lidh me periudhën e gjuetar/ frutambledhësit ende jo bujk. Krahas lavdit, Gaia duket se shfaqet në Dodonë edhe nëpërmjet së bijës Themis.

Njëra nga lamelat e orakullit (400- 350 p.e.s.),nis me formulën e pazakontë “O Zeus dhe Themis dhe Diona”, çka e rendit Themisin para Dionës, bashkëpadrones së Dodonës. Këtë raport të përmbysur hierarkik e jus tifikon kulti i Themisit në Tesproti dhe tokat pellazge në Thesali , si dhe fraza e Prometeut “Nëna ime Themis ose Gaia ka shumë emra, por të tërë ata janë emrat e vërtetë të saj (Aesch. Promet. 212)”.

Kjo duket se e tregon Themisin një “alter ego” të Gaias, të lidhur me kultin këmbëngulës të Tokës.

Perënditë Di (Zeus, Diona, Afro-Dita)

Rrënja PIE di (di-, dia-, diëu-/ditë, ndriçon, perëndi),shquhet lehtë në emrat Diona dhe Afro-Dita, ndërkohë që rasat emërore dhe thirrore të Zeusit (Zeuç, Zsu) e maskojnë atë. Por në Dodonë emërorja dhe thirrorja shfaqen 15 herë më rrallë se gjinorja, dhanorja dhe kallëzorja Dios, Dii, Dia (Atoç, Ati, Aia). Si të tillë Zeusi, Diona dhe Afro-Dita krijojnë grupin e perëndive me rrënjë të pastërt PIE “di”, të vijuar më tej në protoshqipen dhe shqipen (di, dija, diej), ku thuaj çdo dukuri e shndritshme përmban rrënjën di/dri: ditë, dritë, ndriçim dhe diell. Emër ky i fundit që me rrënjën di shfaqet vetëm në shqipe/protoshqipen dhe sanskritishten e hershme (Aditi). Si i tillë raporti theonomik, i emrave të perëndive, të paktën për grupin “di”, është i përmbysur, me greqishten marrëse dhe jo dhënëse të këtyre emrave.

Kjo dhe vërteton Herodotin, thuaj të linçuar për shprehjen: “Emrat e perëndive, grekët i morën nga Pellazgët (Hdt. 2. 53).”

Zeusi Pellazgjik i Dodonës, shpaloset që në fillim me tërë atributet e tij. Akili i drejtohet Zeusit me titujt e plotë aristokratikë dhe formulën klasike të lutjeve Atit të Atdheut: “Zeus Mbret i Dodonës Pelazgjike (Zef), Sundimtar i Dodonës.

Ripërsëritja kalk pas katër shekujsh e titullit të fundit nga prokeseni i molosëve 330 p.e.sonë, tregon se vargjet 233/234 të librit 16 të Iliadës, nuk përcjellin ndonjë trill poetik të Homerit por titullin aristokratik me të cilin. Tesprotët dhe Molosët njihnin Kryezotin e tyre. Të dy këta tituj. Mbret i Dodonës Pellazgjike dhe Sundimtar i Dodonës, janë të panjohur tjetërkund. Ndërkohë nga epitetet që përdor Homeri për Zeusin, Pellazg dhe Dodonas janë të vetmit epitete etnonimike dhe toponimike, përcaktorë të kombësisë dhe vendlindjes. Përdorimi i mëtejshëm i formës Zeus i Dodonës nga Euripidi, Platoni, Livi, Servius Honoratus (Eur. Andr. 885, Plat. Phaidr. 244b, lovi Dodonaeo: Liv. 8.24, Serv. Geor. 1.8) dhe formave të përshtatura Zeus Tesprot nga Eskili dhe Pindari dhe Zeus Tomaras nga Argonautika Orfike dhe Klaudiani, dëshmon padiskutueshëm se autorët antikë me këtë Zeus mendonin një Kryezot krejt tjetër nga ai i Olimpit.

Emërtimi Zeus i Tomorit, e lidh këtë kryezot me perëndinë PIE të shtrëngatës, rrufeve dhe lisave Tomar/Donnar dhe Tomorin e Beratit. “Malin më mistik dhe mbresëlënës shqiptar, me stuhi të befasishme dhe majën gjithnjë me dëborë, mjegull a re. Në besëtytni fron hyjnish pagane dhe seli zanash, i cili gëzon autoritetin më të lartë të malit të shenjtë.”Veçmas këtyre epiteteve qëndron epiteti i çuditshëm Zeusi i Gjëmimeve (Ati Bgovrai, shek. IV/III p.e.s.), pasi Zeusi njihet si perëndi e rrufeve, me emrin e armës shkatërruese dhe jo me zhurmën e kësaj arme.

Shpjegimin e kësaj anomalie rreh ta sqarojë Lik, sipas të cilit “Vendi është i famshëm për shtrëngatat me shkreptima (thunderstorm). Vetëtimat e reve fare të ulëta, shoqërohen me shkreptima të mprehta, jehonën e të cilave Mali Tomar e përforcon me violencë tropikale. Ky dhe është shkaku që këtu Kryezot i perëndive është Juppiter Tonans, Zeusi i gjëmimeve.” Kjo dhe e afron atë mirë me perëndinë protoshqiptare Shurdhah, që të shurdhon me gjëmime. Së fundi, në ndryshim nga ikonografia greke, ku Zeusi paraqitet kryesisht me skeptër a shqiponjë a ulur në fron. Kryezoti i Dodonës paraqitet vetëm me atributet e perëndisë së shtrëngatës, rrufeve dhe lisave:

Në serinë e figurinave të shek. 5 p.e.s. ai ka gjithnjë në dorë tufën e rrufeve (fig. 46) dhe në monedhat e shek. IV/III p.e.s. pozon me kurorë gjethesh lisi.

Diona, bijë a mbesë e Tokë/ Gaias (Hesiod. Theog. 353, Hygin. Fab. Praef.) është Titanide, e gjeneratës së parë të perëndive të përmbysura paragreke. Si i tillë, kujdesi dhe vendi i saj në panteonin helen është i dorës së tretë. Fillimisht Diona mungonte edhe në Dodonë, por nga shek. VI/V p.e.s. ajo shfaqet befas si numri dy i orakullit, si bashkëshorte/bashkjetuese  e Zeusit. Emri i saj shënohet kudo në tërë lamelat dhe blatimet e orakullit, asaj i flijohen dema (363 p.e.s, Demost. Orat. 21,53), i ngrihen shtatore (330 p.e.s. Hyper. Euxen.), ka një prift të sajin (410 p.e.s., Eur. fgm. Arch. 228) dhe monedhave pozon lirisht me Zeusin. Këtë ndarje të papritur të pushtetit uni të Zeusit në dy pushtetëshin Dii/Diona e justifikon mkenizmi indoeuropian i dyzimit androgjen (burrë gruas).Analogu i Dii Patri të Kryezotit të Dodonës (Ati Hargi, Hom. II. 16, 238), është kryezoti PIE Dyeus Pter, perëndia e qiellit të ditës së shndritshme, i cili sipas Rigvedas (1500 p.e.s.) u dyzua më tej në Perëndinë At dhe Perëndinë Nënë (RV 5. 84).

Kohën e kësaj ndarjeje dhe rrjedhojat e saj, i sqaron Straboni: “Në kohët e vjetra, Dodona ishte nën sundimi