Orhan Beu, ose "Ihtijarud Din Orhan Bej", siç e quante Ibn Battuta, mori në dorëzim ushtrinë në kohën e babait të tij. Ai hapi qytetin e Mudanjës ndaj Islamit në vitin 721/1321. Ndërkohë që rrethimi i Bursës ishte në proces, Konur Alpi, hapi territorin ndërmjet kufirit osman dhe Detit të Zi, ndërsa Akçakoxha hapi tokat përreth Izmirit. Më pas, Gazi Orhan Beu vendosi nën kontroll Atranosin (Orhaneli), një pikë strategjike për Bursën, dhe vazhdoi të mbante nën rrethim Bursën derisa u dorëzua në vitin 726/1326.
Kur Orhan Beu u vendos në postin e sundimtarit, Alaeddin Beu mori kontrollin e ushtrisë dhe u bë bejlerbej, por më pas, ai u tërhoq dhe qëndroi në fermën e tij në fushën e Kytahjas (Kiitahya). Në kohën kur ishte bejlerbej, ai e ndryshoi ngjyrën e kuqe të kapelës bork (bdrk), që mbanin ushtarët osmanë, në ngjyrë të bardhë. Alaeddin Beu gjithashtu e ndihmoi Çandarllë (Xhendereli) Kara Halilin, për krijimin e njësiteve të këmbësorisë.
Orhan Beu e ktheu qytetin e Bursës në kryeqytet. Ndërkohë Akçakoxha hapi qytetin e Kandëras ndaj Islamit dhe Karamursel Gaziu hapi brigjet jugore të Gjirit të Izmitit. Akçakoxha dhe togeri i tij, Abdurrahman Gaziu, i hapën qytetet Ajdos dhe Samandëra ndaj Islamit, duke e shtyrë kështu kufirin osman drejt Bosforit dhe brigjeve të Detit të Zi. Ky fakt e alarmoi Perandorin romak Andronikos II (1328-1341), që kaloi Bosforin dhe u ndesh me Orhan Gaziun në Pelekanon, që shtrihej midis Darëxhas dhe Eskihisarit. Por në vitin 728/1328, ai pësoi disfatë dhe iku për të shpëtuar jetën e tij. Izniku (Nikea), që qëndroi nën rrethimin osman, u dorëzua në vitin 731/1331. Gratë e romakëve, që kishin humbur bashkëshortët e tyre për shkak të luftës apo të urisë, u martuan me luftëtarët gazinj osmanë, që qëndruan në Iznik për të mbrojtur qytetin. Osmanët e trajtonin mirë popullin e tokave të hapura ndaj Islamit dhe popullin e rrethuar e këshillonin të dorëzohej, dhe të jetonte në paqe me ta; pasi shumë popullsi e krishterë kishte ardhur në qytetin e Iznikut, ndërkohë që ai ishte i rrethuar. Ky qëndrim shpjegon lehtësinë me të cilën osmanët hapën hapësira të mëdha tokash ndaj Islamit, brenda një kohe shumë të shkurtër. Për shembull, kur djali i madh i Orhan Gaziut, Sylejman Pasha, iu afrua qytetit Tarakllë, banorët e krishterë i dorëzuan atij kështjellën e tyre pa luftuar, dhe ishin të lumtur që do të jetonin nën sundimin musliman. Gjithashtu, një pjesë e madhe e fshatrave të rrethinave e pranuan fenë islame me dëshirën e tyre.
Pas Bursës, Izniku u kthye në kryeqytetin osman dhe Osman Gaziu e ktheu kishën katedrale Aja Sofja (Hagia Sophia/Shën Sofja) në xhami. Ai, gjithashtu, ktheu një manastir në medrese dhe ndërtoi një imaret, institudon përkujdesjeje për pleqtë dhe të varfërit. Ai caktoi el-Haxh Hasanin, një murid të Shejh Edebaliut, si kryetar të këtij Imareti.65 Eshtë e rëndësish-me të theksojmë se, në fillimet e shekullit të 14-të, muslima-nët kishin institudone të tilla bamirësie dhe filantropie, ndërkohë që në Evropë ende praktikohej rendi skllavopronar dhe despotizmi. Në të vërtetë, Mesjeta (395-1453) është periudha më e errët për evropianët, por duhet të quhet "Periudha e Shkëlqimit" për muslimanët. Orhan Gaziu vendosi Mevlana Davud Kajseriun në postin e muderrisit (profesorit) të medresesë. Një imaret tjetër u ndërtua në qytetin e Iznikut në emër të Nilyfer Hatunes, bashkëshortes së Orhan Gaziut, ndërkohë që djali i tij, Sylejman Pasha (1316-1358), ndërtoi një medrese tjetër.
Pra, nga pjesa e parë e shekullit të 14-të, në aspektin shoqëror dhe arsimor, osmanët ishin superiorë ndaj romakëve. Në këtë periudhë, në fakt, mbizotëronte një dallim i theksuar midis civilizimit islam dhe atij të krishterë. Ata që jetonin nën administratën e Devletit Musliman, ishin në realitet në kushte më të mira jetese krahasuar me të krishterët e Perandorisë Bizantine, për të mos përmendur këtu Evropën, popujt e së dlës i kishin provuar të gjitha llojet e shfrytëzimit, dhe nuk kishin as kohë dhe as interes, për krijimin e institucioneve të tilla filantropike. Për më tepër, muslimanët kishin në atë kohë banja publike dhe private, ndërkohë që të krishterët i shkatërronin ato. Në atë periudhë kur koncepti i pastërtisë ishte me rëndësi të veçantë për fenë islame, për të krishterët e asaj kohe, konsiderohej si diçka përulëse,, siç shkruan dhe Robert Xh Skraton (Robert J. Scrutton):
"Murgjit vetëtorturues qëndronin me ngadhënjim në mes të ndyrësisë. Në veprën e tij Historia e Inkuizicionit, Lorente përmend shumë shembuj të konvertuarish nga Muham-medanizmi, që fshikulloheshin me kamxhik deri në vdekje dhe më pas hidheshin në burgje të pista, pasi vazhdonin të mermin abdestet e përditshme të fesë së tyre të mëparshme. Inkuizicioni ndaloi pastrimin publik dhe pastrimin personal të trupit. Meqenëse larja ishte një zakon pagan, të gjitha banjat publike madje dhe të gjitha banjat e mëdha nëpër shtëpitë private u shkatërruan."
Në të vërtetë ndërtimi dhe përdorimi i banjave publike, dhe private ishte shumë i mirënjohur në vendet muslimane në atë kohë, ndërkohë që të krishterët ishin mësuar f i shkatërronin ato. Kur muslimanët e hapën qytetin e Iznikut ndaj Islamit, ata ndërtuan aty banja publike; në atë kohë situata në Evropë përshkruhet nga një autor perëndimor në paragrafin e më poshtëm:
"Rrugët dhe banesat ishin të mbushura me jashtëqitje njerëzish dhe kafshësh. Të krishterët e fëlliqur dhe qelbanikë, nga mbretërit deri te njerëzit e zakonshëm, ishin përplot me plagë të infektuara dhe me sëmundje. Çmenduria solli dënimin e vet, murtajën e tmerrshme. Njerëzit besonin se Zoti po i ndëshkonte për mëkatet e tyre dhe nuk e kuptonin që vetë ia kishin sjellë vetes ndëshkimin. Shembulli i gjithësisë për shëndetin, që e mësonin profetët e Zotit nuk mund të injorohet pa u ndëshkuar.
Atmosfera shpirtërore dhe morale, që buronte nga Shejh Edebaliu dhe ndjekësit e tij, mbizotëronte në jetën shoqërore të osmanëve. Shoqëria ishte e organizuar mirë dhe drejtësia ishte vendosur. Të varfërit përbënin një pjesë të vogël të shoqërisë aq sa: "ishte shumë e vështirë, gati dhe e pamundur, të gjeje një të varfër që f i paguhej zekati.