Në të njëjtën linjë është edhe pikëpamja për origjinën ilire të etruskëve. Përfaqësuesi më me emër i kësaj pikëpamjeje është albanologu francez Zaharia Majan, mjaft i njohur në fushën e etruskologjisë.
Në dy veprat më të rëndësishme që ia ka kushtuar çështjes etruske:"Fundi i misterit etrusk" dhe “Etruskët filluan të flasin”, Zaharia Majan përpiqet të mbrojë dhe të vërtetojë, jo pa argumente, tezën se etruskët ishin ilirë që erdhën në Itali nga Azia e Vogël.
Majani thekson me foreë faktin se, rreth vitit 1300 p.e.s., Azia e Vogël popullohej nga dardanë, frigjianë, turshë etj. Veçanërisht këta të fundit, domethënë etruskët, ai i quan si degë të trungut gjenetik ilir të dardanëve.
Gjithmonë sipas Majanit, aty nga viti 1220 p.e.s., që i bie një dekadë më vonë pas mbarimit të Luftës së Trojës, të shtyrë nga zia e bukës, turshët e braktisën pothuajse përfundimisht Azinë e Vogël.
Në valën e shpëmguljes masive, ata u bashkuan me turmat e tjera të të ashtuquajturve “popuj të detit” dhe nën udhëheqjen e prijësit të tyre, Tirenos, u drejtuan për në Itali. Këtu, ata u vendosën në Etruri, që banohej nga fiset ilire të umbrëve, të cilët i nënshtruan.