Burimin e kësaj teorie e gjejmë te shkrimtari grek i lashtësisë, Helaniku nga Mitilena. Ai i identifikonte etruskët me pellazgët. Sipas tij, pellazgët, në fund të mijëvjeçarit të II p.e.s. u larguan nga Greqia, por shton gjithashtu se pellazgët u detyruan të iknin nga Greqia, për shkak të dyndjes së fiseve helene dhe, para së gjithash, të akeasve, si dhe prej dhunës që ushtruan ata ndaj tyre.
Sipas Helanikut, pasi lanë Greqinë, pellazgët u instaluan fillimisht në grykëderdhjen e lumit Padus të Gadishullit Italik. Më pas u përhapën edhe nëpër krahina të tjera të këtij gadishulli.