Otomanët e rinj (Jeni Osmanllëllar)
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Roma Mbretërore
~Shaban Dervishi
Republika e hershme
~Shaban Dervishi
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Otomanët e rinj (Jeni Osmanllëllar)

Disa intelektualë osmanë, të ndikuar nga idetë e lirisë, dhe të liberalizmit, që frynin nga Evropa, themeluan një shoqëri të fshehtë të quajtur Jeni Osmanllëllar (Osmanët e rinj). Shoqëria e Otomanëve të Rinj u organizua në vitin 1865, dhe anëtarët e saj propagandonin idetë e tyre në gazetën Tesvir-i Elkar, dhe në gazeta të tjera. Ata filluan të propagandonin idetë e tyre në vitin 1866. Shoqëria e tyre e fshehtë ishte organizuar mbi bazën e Karbonarëve; ndër pjesëtarët e saj ishin: Zijai, (Namëk) Kemali, Ali Suaviu, gazetari Agah Efendiu dhe Shinasiu. Zhan (Jean) Pietri i Korsikës luajti një rol kryesor dhe të rëndësishëm për prezantimin e anëtarëve të kësaj shoqërie me njëri-tjetrin. Zhani iu prezantoi Osmanëve të rinj një person të quajtur Sukkakini, që në të vërtetë ishte me origjinë italiane. Sukkakini, kishte menaxhuar çështjet tregtare dhe çështjet e fshehta politike të Mustafa Fazil Pashait së Egjiptit. Mustafa Fazil Pasha, djali i Ibrahim Pashait, që ishte djali i Muhammed Ali Pashait, iu kimdërvu administratorëve të Tanzimatit, për shkak të faktit që Hedivi (titull që sulltani i kishte dhënë pashait trashëgimtar të Egjiptit) i Egjiptit, Ismail Pasha, ndryshoi sistemin e tij të trashëgimisë nga "trashëgimtari është djali më i madh i familjes", në "trashëgimtari është djali i Hedivit", me çka iu privua pushteti djalit të madh, dhe ky ndryshim u arrit me pranimin e administratorëve të Tanzimatit në Stamboll. Ai ishte mjaft i pasur dhe mbështeste nga ana financiare "Otomanët e Rinj": Zija Pashanë, Namëk Kemalin, Ali Suavin, Agah Efendiun, që ishin në favor të Kushtetutës.

Qeveria osmane nuk ishte në favor të prezencës së këtyre intelektualëve në Stamboll dhe Namëk Kemalin e emëruan si asistent të Valiut të Erzurumit, ndërsa Zijain si mutesarrif (guvemator) të Qipros; por Sukkakini, në emër të shefit të tij i thirri ata në Evropë, dhe iu propozoi atyre që të punonin atje.

Edhe pse Osmanët e rinj u emëruan në poste të larta jashtë Stambollit, ata preferuan të shkonin në Evropë, duke vlerësuar si më tërheqëse mundësinë që iu dha për të fituar para dhe famë. Kemali dhe Zijai u larguan nga vendi në fshehtësi, nga moli Tophane me ndihmën e ambasadorit francez. Suavi dhe Agahu, gjithashtu u dërguan në Evropë me ndihmën e Sukkakinit, dhe Mustafa Fazil Pasha i përshpejtoi veprimtaritë e tij në Evropë si mbrojtës i këtyre të "rinjve". Ata vazhduan të shkruanin dhe t'i dërgonin shkrimet e tyre nëpërmjet zyrave të huaja postare, që ishin jashtë kontrollit të Devletit Osman. Disa gazeta franceze i përshkruanin ata si "shpëtimtarët e Turqisë dhe pararoja e përparimtarëve".

"Ndërkohë këta "të rinj të rritur" dëshironin një liri të tillë që do t'i shkaktonte Devletit një tronditje të fortë me gjithë kuptimin e fjalës në interes të të huajve, "territori osman është një nga vendet më të lira në botë; çdo gjë është e lirë në Turqi me përjashtim të kritikës kundër Islamit dhe Sulltanit", një fjali kjo e Panait Istratiut, një shkrimtari me famë nga Rumania, që ishte një shtet që i paguante tagër Devletit Osman.

Në Dhilkade 1283/mars 1867, Osmanët e rinj filluan të propagandonin në Paris për idenë e një kushtetute të re për Turqinë. Në radhët e tyre kishte njerëz të sinqertë dhe të përkushtuar, por disa prej tyre punonin për të përmbushur interesat e tyre personale. Madje edhe Mustafa Fazil Pasha, që ishte në pozitën e kryetarit të shoqërisë, nuk ishte një njeri i besës; ai përpiqej t i bënte presion sulltanit, që ai ta caktonte atë princ dhe trashëgimtar të Hedivit aktual të Egjiptit. Duhet të përmendim në këtë rast se disa prej tyre, përfshi këtu edhe themeluesit paraardhës të tyre, Shinasiun, Namëk Kemalin dhe Zija Pashanë, ishin anëtarë të organizatës masone; ky është një fakt mjaft i rëndësishëm për të dlin është e nevojshme të kryhen studime të mëtejshme.

Mustafa Fazil Pasha u kthye në Stamboll pak kohë më vonë dhe u anëtarësua në Hej'et-i Vykela (qeveri) dhe për pasojë burimi financiar i Jeune Turks (Xhonturqve) u kufizua, dhe ata u kthyen në Turqi pas vdekjes së Ali Pashait, që ishte armiku kryesor i tyre. Ata hynë në shërbimin dvil të administratës që më parë e kishin kritikuar.

Ata vendosën lidhjet me Murad Efendinë, trashëgimtari i fronit dhe anëtar i organizatës së masonëve, siç ishin edhe ata. Sulltan Abdylhamidi thotë në veprën Muhtëra të Dr. Atif Beut, të publikuar nga Ibnulemin, "Vëllai im (Muradi) ishte mik i (Namëk) Kemal Beut. Ata pinin alkool bashkë nga darka deri në mëngjes, si dhe shkruanin dhe lexonin. Një ditë, unë pashë Kemal Beun dhe i thashë: "Kemal Bej, duhet të jesh i vetëdij-shëm se ti do të jesh shkaktari për vdekjen morale të vëllait tim, mos e nxit atë të pijë alkool deri në atë masë." ... Ata takoheshin në disa vende, por më tepër në Fermën Kurbagallëdere (Kur-bagalidere). Puna e tyre ishte të kritikonin Sulltan Abdylazizin dhe të thumin plane për ta kthyer opinionin publik lokal dhe atë të huaj kimdër tij, si dhe për ta rrëzuar atë nga froni sa më shpejt të ishte e mundur, që në atë fron të ulej Muradi.

info@balkancultureheritage.com