Përfundime në lidhje me varret e Komanit
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Përfundime në lidhje me varret e Komanit

Pasi kam përshkruar varret e Komanit dhe materialin që përmbahet në to, e shoh me vend që të vij në ndonjë përfundim, fillimisht me epokën dhe më pas me qytetërimin që përfaqësohet nga nekropoli. Kjo detyrë nuk është shumë e lehtë për t’i dhënë zgjidhje, kur mungon çdo lloj e dhëne për stratigrafinë e truallit dhe kur më është dashur t’u përmbahem vetëm krahasimeve tipologjike. Këto bëhen disi të pasigurta, pasi materiali nuk është i shumtë, paraqet anëpamje të larmishme dhe të ndryshme, dhe nga ana tjetër nuk është e mundur të ngrihen raporte ngjashmërie me materiale të vendbanimeve apo nekropoleve shqiptare të ngjashme, që janë datuar më parë, pasi sipas dijenisë sime dhe deri në ditët tona, nuk njihen të tilla.

Tipi i varreve

Po filloj me shqyrtimin e vetë strukturës së paraqitur nga varret, pasi ajo mund të na japë ndonjë të dhënë kronologjike. Varrimet tip arke me rrasa të pagdhendura të llojit të atyre të Komanit (që mbajnë brenda një skelet të mbrojtur nga mure të ngritura me rrasa shkëmbore, të cilat ishin lënë në gjendjen natyrore apo vetëm pak të përshtatura) janë në përgjithësi të epokës së bronzit apo edhe të hekurit. Duhet të shënoj se këtë tip të ndërtimit të varrit e ndeshim ende në kohën e tanishme në disa vende të Shqipërisë dhe në vetë Komanin, apo në fshatra të tjerë të kësaj lugine të madhe. Do të kujtoj në lidhje me këtë se në Xarë (një fshat i vogël që gjendet në jug të Shqipërisë dhe që i ka kasollet të ndërtuara me degë të thurura siç ishte zakon të bëhej në epokën parahistorike) unë pashë në një ditë varrimi një të ndjerë brenda një grope, rreth mureve të së cilës, në mbrojtje të kufomës, ishin vendosur vertikalisht rrasa të palatuara shkëmbore. Pllaka të tjera ishin vendosur horizontalisht përmbi varr si mbulojë dhe kështu pashë të formohej atë lloj arkëze që kisha parë në Koman (5), siç shihet në fig. 46. Për këtë arsye nuk mund të mbështetemi te tipi i strukturës së varreve si bazë për të nxjerrë deduksione kronologjike, i cili edhe pse me origjinë parahistorike, ndeshet edhe në ditët e sotme në mënyrë të pandërprerë, siç mund të tregojnë qartë varret me arkëz të gjetur nën ndonjë tumë të epokës mesjetare të vonë. Tipi i varrit nuk na ofron të dhëna të sigurta kronologjike, për shkak të vijimit të pandërprerë ndër shekuj. Ne nuk mund të datojmë për varrimet një periudhë primitive, më tepër nga një tjetër, pasi për të bërë këtë përzgjedhje mungojnë dallimet morfologjike dhe teknike. Dhe atëherë, do të shkojë përshtat që t’i përmbahemi pothuaj vetëm shqyrtimit të objekteve dhe vlerësimeve e përfundimeve që mund të rrjedhin nga kjo.

Objekte të llojit primitiv

Kmesa e gjatë dhe e ngushtë e figurës 38, me dorezë me tub gjysmë të hapur, prej hekuri, shfaqet në fillim të epokës së dytë të hekurit.

Unaza numër 1 e ka rreth vetes të dala që na sjellin ndërmend disa torques keltikë të periudhës së II dhe III La Tene, të cilët janë të pajisur pikërisht me të tilla elemente sferoidale me qëllim dekorativ. Gjithashtu, karakteristikë e periudhës së dytë të qytetërimit të hekurit është lloji i objekteve ornamentale që mbajnë kafshëza dekorative. Ndeshen, madje, mes prodhimeve të industrisë së kësaj epoke fibulat me figurina zoomorfe, siç i kemi parë në fibulën interesante të varrit I. Më në fund, tipi i vathëve me trupin me fletëz në formë gjysmëhëne, në mjediset e përfshira nga qytetërimi helenik shfaqet që në periudhën gjeometrike, me një vazhdimësi që varion sipas vendeve nga shek. VIII p.Kr. deri në fillim të shek.VI p.Kr. (6). Këto objekte kanë vlerë të paktë përsa i përket kronologjisë së ngushtë të zbulimit. Ato i përkasin asaj trashëgimie artizanale që, pasi ka hyrë për t’u bërë pjesë e qytetërimit të atyre njerëzve në epokën protohistorike, më pas ka mbetur për një kohë të gjatë aty. Nga ana tjetër, shohim se këto objekte janë të shoqëruara me materiale të epokës më të vonë se ajo e kohës së lulëzimit të tyre. Kështu, kmesa dhe unaza e atyre tipave përdoren edhe në ditët e sotme, njëlloj me objekte të tjera të vogla (të cilat ne i kemi parë tashmë, që mbahen nga malësorët e Shqipërisë së Veriut si stoli në rripat e armëve të tyre. Po ashtu, mund të thuhet për vathët, të cilët janë “të tipit gjeometrik” vetëm në dukje, pasi zbukurimet e tyre janë mjaft të ndryshme nga ato të vathëve vërtet të periudhës gjeometrike.

  • Torques - Kategoria më e rëndësishme e objekteve të tipit primitiv është ajo e torquesy që bartin një domethënie arkeologjike të ndryshme nga ajo që kanë objektet e mëparshme.

Kjo stoli për qafën në të vërtetë i takon varreve të meshkujve, dhe jo të femrave, siç mund të na dëshmojnë inventaret, për shembull, e varreve G dhe H, që përfshijnë objekte pune për meshkuj (sakica dhe kmesa) dhe të tjera si mjete mbrojtëse apo sulmuese, si kamat dhe thikat. Nga ky kontekst ne mund të shtojmë ndonjë rrjedhim kronologjik, duke ndjekur pikëpamjen në fuqi të studiuesve të kësaj lloj lashtësie. Mendohet se gjatë periudhës La Tene /vetëm gratë stoliseshin me qafore dhe se këto dolën më pas jashtë përdorimit, për t’u kthyer përsëri në modë, por për t’u mbajtur kësaj radhe nga burrat, kryesisht nga luftëtarët dhe nga persona të kategorive të veçanta. Në vijim duhet të saktësoj se:

  • ky objekt është karakteristikë e qytetërimit galik;
  • nuk shfaqet si stoli e luftëtarëve galë para shek.III p.Kr.;
  • kontaktet mes keltëve dhe popujve të lashtë të Ballkanit ndodhën rreth shek.IV-III p. Kr.

Më në ftind, mund të mendohet se banorët e lashtë të rrethinave të Komanit do t’i detyroheshin për këtë objekt të veçantë keltëve të zbritur nga rajonet e veta drejt tokave më të pasura të jugut. Ne mund të arrijmë në përftindimin se torques të gjetur në nekropolin tonë nuk janë më të hershëm se shekulli III p. Kr. Prandaj, as varreve që mbajnë këta torques nuk mund t’u caktohet një datim më i hershëm.

Unaza gishti me legjendë

Këto janë sigurisht objekte me interes më të madh, në disa pikëpamje. Duke i vëzhguar para së gjithash nga ana paleografike dhe duke marrë në shqyrtim ekzemplarin që mban mbishkrimin më të plotë dhe të ruajtur më mirë (të riprodhuar besnikërisht ne shohim se disa elemente të këtij alfabeti janë grekë dhe tregojnë qartas periudhën e vonë në të cilën duhet të vendoset ekzemplari. Në rreshtin e parë gjejmë A-të me vija të pjerrëta majtas; në të dytën, 0-në jo të rregullt në formë këndore; një formë të tillë e ka edhe O-ja; në rreshtin e tretë E-ja ka formë gjysmëhënore; edhe E-ja është në trajtë gjysmëhënore. Pothuaj të gjitha këto elemente, në vetë truallin grek, luhaten nga shek.II-I p.Kr. Shkronja E në trajtë gjysmëhënore, megjithatë, ndeshet edhe më vonë: në Peloponez e gjejmë në kohën e Tiberit. Por nga ana tjetër dimë se në Greqi format gjysmëhënore të shkronjave E dhe E mbizotërojnë përfundimisht vetëm në kohën e Antoninëve. Pra, nëse mbishkrimet greke, të gjetura në vetë truallin grek, të cilat mbajnë shkronja në trajtë gjysmëhënore, duhet t’i datojmë të shek.II m.Kr., unë besoj se një datim i tillë nuk është më i saktë për mbishkrime të gjetura në një vend i cili, nëse nuk është shumë i largët nga Greqia për sa i përket hapësirës, është i tillë për sa i përket ndikimeve të qytetërimit që rrezatonte ajo. Prandaj, unë mendoj se një datim i tillë duhet të ngjitet dhe të çohet drejt shek.III m.Kr.

Ky konkluzion mund të nxirret nga paleografia e mbishkrimeve. Përmbajtja e tyre në të kundërt nuk sjell asnjë ndihmesë, pavarësisht nga fakti se mbishkrimet janë tepër të shkurtra. Legjendat e shkruara, mirë apo keq, shprehin një formulë magjike, apotropeike, që duhej të imunizonte atë që mbante unazën. Një vlerë të ngjashme mund të kenë shenjat e kafshëve të gdhendura në rrethin e disa unazave dhe vizatimet me yje me pesë cepa, siç do të flas më tej. Ky interpretim nuk do të gjykohet arbitrar po të reflektohet mbi fakte të ndryshme që mund ta mbështesin atë. Në radhë të parë dihet se qysh nga lashtësia nëpër unazat, dhe veçanërisht në gurët zbukurues të vendosur në rrathët e unazave, ishte zakon të gdhendeshin jo vetëm kafshë, lule apo shenja të tjera të veçanta, por edhe emra e formula të frymëzuara prej magjisë dhe astrologjisë lindore që kishin shpesh domethënie misterioze, të pakuptueshme. Në radhë të dytë, në Koman, pashë një prift: të shkruante një formulë mbi një shirit letre, duke e palosur në formë trekëndore, duke e bekuar dhe duke ia dhënë një malësori. Ai më tha se formula kishte shumë fuqi kundër prapësive. Në radhë të tretë, pikërisht në syprinat e unazave të ditëve të sotme, ose pak a shumë të vjetra të botës bizantine, gjejmë mbishkrime të karakterit të krishterë. Përgjithësisht madje, përpara shkronjës së parë, ose në rreshtin e sipërm, gjejmë një kryq, pikërisht si në unazën me numër 6 të pajisjeve të Komanit që kemi shqyrtuar më parë.

Duke bërë këtë analizë të unazave, duhet t’i përmbahemi një përafrie të kronologjisë që na jep për to shqyrtimi paleografik i legjendave. Datimi në bazë të saj mund të ngjitet në kohë, por jo të zbresë, siç do të shohim të ndodhë kur, në vend që të shqyrtojmë një nga një elementet e ndryshme përcaktuese të kronologjisë së nekropolit, do t’i grupojmë së bashku. Këtë ulje të datimit e mbështesin edhe disa unaza, të cilat janë pa diçiturë. Si shembull sjellim unazën n. 7 të varrit E, e cila nuk na duket e epokës së lulëzuar klasike greke apo romake, e aq më pak e epokës primitive.

Objekte të epokës romake

Mes këtyre përmend monedhën romake, të brejtur, të mbajtur si varëse-stringël, të Koleksionit të Etërve Jezuitë të Shkodrës dhe bronzin e mesëm të Konstantinit që pashë vetë në Koman dhe që vinte, sipas asaj që më siguruan, nga një varr. Mjaftojnë këto dy monedha, për të bërë të ngjitet datimi i nekropolit në fillim të shek.IV m.Kr. Por vijojmë në hulumtimin tonë për të gjetur elemente me vlerë të sigurt kronologjike.

Objekte tipike të qytetërimit “barbar”

Ka një sërë objektesh që më duket se e aftojnë edhe më tepër datimin e ftindit që mund të dalë nga grupet D dhe E të materialit që kemi shqyrtuar. Në radhë të parë do të përmend tipin më të zakonshëm të fibulave për formën e të cilave, nëse kërkohet për materialin krahasues, sigurisht nuk mund të gjendet i tillë mes objekteve të qytetërimit klasik (e aq më pak në atë parahistorik), por ndeshet ose në kohën që vjen pas tij, ose mes prodhimeve të një qytetërimi bashkëkohor, ose pothuaj, me epokën romake, por të tipit “barbar”. Kështu, forma e sëpatave të paraqitura të dyja prej hekuri - më duket se dalin nga modeli i objekteve tipike për qytetërimin romak, veçanërisht për zgjatimin e presës vetëm nga pjesa e poshtme, si dhe për krahëzat me majë që zgjasin anash vrimën për bishtin. Këtë vrimë me krahëza e kemi ndeshur edhe në dorezën prej hekuri pak të harkuar të një shpate të madhe të tipit jo klasik, siç mund të gjykohet nga fragmenti që na ka arritur.

Mes materialit të Komanit vërehet, për më tepër, një përdorim i gjerë i hekurit si për armët ashtu dhe për veglat e punës, ndërsa bronzi mbetet vetëm për objekte stolisëse. Gjithashtu, kemi parë shoqërimin e dy metaleve bronz dhe hekur si, për shembull, tek fibulat.

 

Objekte me kryq

Materiali që më duket me vlerë më të madhe për të përcaktuar datimin, është ai që mban një kryq. Këtë shenjë e kemi ndeshur në fillim të një mbishkrimi mbi syprinën e një unaze (pajisjet e Komanit, me numër mbi kësulën e një numri të madh vathësh; në objektet e vogla zbukuruese; më në fund, në një ishte gjetur gjithashtu kryqthi i shqyrtuar në nënkapitullin e pajisjeve rastësore dhe fig. 43; dhe një torques i paraqitur në Ekspozitën Misionare të Vatikanit kishte si varëse një kryqth (shih pajisjet e Ekspozitës). A duhet të besojmë se këto kryqe janë për motive të thjeshta zbukurimi, të vëna atje siç do të mund të ishte vënë një zbukurim tjetër çfarëdo? Unë, me thënë të vërtetën, nuk e besoj këtë. Nuk mund të sjellim si argument se kryqin, si motiv thjesht zbukurimi, e ndeshim qysh në epokën paramikenase (për shembull, në qeramikën e shtresave të para të Filakopisë), pasi në këto raste motivi në trajtë kryqi ka një rol tjetër, një vendosje të ndryshme dhe për më tepër kryqi është pothuaj përherë i kulmuar. Më duket se nuk mund t’i drejtohemi as një tjetër shpjegimi, siç do të mund të ishte ai se nekropoli i Komanit i përket ilirëve (ose së paku gjendet në territorin ilir), të cilët i parapëlqenin zbukurimet në trajtë kryqi dhe, si rrjedhim, prania e kryqit mes pajisjeve mortore të Komanit do të motivohej nga parapëlqimi stërgjyshor që njerëzit e atij vendi kishin për një lloj të tillë stolie. Mendoj, në të kundërt, se një qëllim mjaft i dashur për blerësin e objektit e shtynte prodhuesin apo dekoruesin e saj të gdhendte (apo të shtonte, ose të pasuronte) shenjën në trajtë kryqi. Në të vërtetë ne e gjejmë këtë shenjë jo vetëm si motiv zbukurimi, por edhe si objekt më vete në rastin e varëses që mbante një kryq. Veç kësaj kemi parë se një kryq është vënë përpara mbishkrimit të një unaze, për të treguar karakterin që ka ai, siç ndodhte, deri jo shumë kohë më parë, në unazat e vjetra bizantine. Më në fund kemi, gjithashtu, një kryqth të njëmendtë dhe jo me krahë të barabartë, por në formë latine.

Duke arritur në këtë pikë, më duket se nuk duhet vonuar më përtej, për të shprehur atë që unë mendoj rreth kësaj shenje që ndeshet kaq shpesh dhe që qe vënë në objektet me qëllim të dukshëm. Ajo është shenja e krishterë e kryqit dhe është për të treguar religjionin e shpallur nga ata njerëz. Ose prej zellit fetar, ose për t’u dalluar nga fiset e afërta ende paganë, banorët e territorit të Komanit zbukuronin stolitë e tyre, krijonin objekte të posaçme me simbolin më karakteristik të besimit të tyre dhe u paraprinin formulave të veçanta me një shenjë të tillë, për të treguar se ata nuk dëshironin të mbaheshin si paganë. Nëse pranohet si i drejtë apo i mundshëm ky interpretim i shenjës së kryqit, objektet që e mbajnë atë i përshtaten një epoke që pason ardhjen e krishterimit. Nëse pranohet si e vërtetë se Shën Pali ka kaluar nëpër Durrës dhe qysh atëherë shqiptarët e lashtë ndjenë zërin e parë himnizues të religjionit të ri, nuk do të thotë se përhapja e krishterimit do të ketë ndodhur menjëherë. Materiali i varreve të Komanit mund ë dëshmojë se ky religjon do të ketë qenë vonuar të përhapet dhe të rrënjoset në mënyrë kaq të ndjeshme. Rajoni i Dukagjinit, në të cilin gjendet nekropoli ynë, ishte më i veçuar nga qendrat e mëdha të atëhershme dhe prandaj përhapja në ato vende do të ketë ndodhur më vonë. Format e reja fetare do të kenë gjetur popullsinë tepër të rezervuar për të mirëpritur idetë e reja, siç ngjet përgjithësisht pranë njerëzve konservatorë të trashëgimisë kulturore dhe fetare, mes të cilëve sigurisht duhen renditur dhe shqiptarët e çdo kohe.

Epoka

Duke mbledhur së bashku të gjitha elementet që vijnë nga studimi objektiv i materialit (forma e fibulave të mëdha; tipat e vathëve; sëpatat prej hekuri; doreza e shpatës së madhe prej hekuri; përdorim i gjerë i këtij metali për armët dhe veglat, ndërsa bronzi është shfrytëzuar vetëm për objekte stolisëse; përdorimi i njëkohshëm i bronzit dhe i hekurit në prodhimet e stolive vetjake; monedhat e fillimit të shek.IV m.Kr.) dhe nga të gjitha vlerësimet e paraqitura në lidhjc me shenjën e kryqit dhe përhapjen e krishterimit në Shqipëri, besoj se duhet të gjykohet që materiali i Komanit nuk është as i epokës parahistorike e as protohistorike dhe as i përket prodhimeve të qytetërimit klasik grekapo romak. Megjithatë, nuk është e lehtë të përcaktohet kjo në vite, për shkak të mungesës së materialeve me datim të sigurt dhe të ngushtë kohor. Sipas gjitha gjasave nekropoli ka mundësi të ketë vijuar për një kohë të gjatë dhe prandaj varret nuk janë të gjithë të njëkohshëm. Gjithashtu, unë kam arritur të shoh pajisje të ndryshme mortore të mbledhura rastësisht dhe pa të dhënën më të vogël stratigrafike. Megjithatë, shpreh pikëpamjen time që besoj se nuk shkon larg së vërtetës: unë mendoj se mund të vihet si shekull bazë i datimit, shek.V m.Kr. Koha arkeologjike do t’i përkiste periudhës së rënies së Perandorisë Romake, por si qytetërim nuk ka pika takimi me këtë (14).

Facies të qytetërimit

Me këtë unë arrij t’i jap vlerë kronologjike vetëm materialit më të vonë, pasi mes objekteve të epokave të ndryshme të gjetura në grup, objektet e epokës më të vonë janë ato që na zbulojnë epokën që i caktohet materialit. Por çfarë domethënie dhe shpjegimi mund t’i japim ne pranisë së grupit jo të parëndësishëm të objekteve që unë vetë i kam klasifikuar të “tipit” para, ose më së shumti, të shek.V m.Kr.? Më duket se zgjidhja e çështjes nuk mund të jetë tjetër veçse kjo që vijon:

Duhet të përjashtohet hipoteza se çdo cilësie të ndryshme të materialit, apo së paku asaj të tipit më të lashtë dhe tipit më të vonë, i përgjigjen shtresa arkeologjike që dallohen si të mëparshme apo të mëpasshme. Për të pranuar këtë do të lipsej që të kishim mbivendosjet stratigrafike të tyre, për të cilat në të kundërt nuk kemi as të dhënën më të vogël. Do të duhej, gjithashtu, të mos mbështeteshim te pohimet e personave të denjë për besim, të cilët sigurojnë se ai material vjen i gjithi nga varret dhe që, për shembull, mes materialit të po të njëjtit varr gjenden të shoqëruar torques me monedhat perandorake. Prandaj, pashmangshmërisht duhet të mendohet se do të jetë i ndryshëm shpjegimi që do t’i jap pajisjeve mortore, të cilat, nëse janë të përzgjedhura në grupe tipologjike dhe nëse këto vlerësohen ndaras, mund të shfaqen të epokave të ndryshme.

Para së gjithash besoj se duhet bërë një dallim mes objekteve me ndërtim vërtet të një kohe më të hershme se shek.V m.Kr. dhe atyre që i kam quajtur “të tipit primitiv”, por që prodhoheshin edhe në epokën jo “primitive”. Mes të parave shënoj, për shembull, dy monedhat perandorake romake. Ato ishin prerë padyshim para shek.V (bronzi i Konstantinit, pikërisht një shekull përpara), më pas shërbyen si stoli vetjake dhe më në fund, zbritën në varr bashkë me të vdekurin. Si provë është një monedhë e periudhës së parë perandorake romake, e ngrënë më tepër prej fërkimit gjatë përdorimit, sesa prej brejtjes së shkaktuar nga oksidi i bakrit pasi ajo ishte vënë në varr. Veç kësaj ajo ka një vrimë për t’u varur (në Pajisje mortore rastësore me n. 29), që tregon se është mbajtur si varëse dhe për shumë kohë, ndoshta e përcjellë nga ati tek i biri. Kjo nuk duhet të na befasojë, pasi zakoni për të mbajtur monedha me vlerë, si stoli vetjake, vazhdon edhe sot e kësaj dite në Shqipëri. Në Shkodër pashë zonjat që kishin monedha të arta të varura në gjerdanin e pasur. Mes këtyre dallova disa turke jo shumë të vjetra dhe talerët e Maria Terezës së Austrisë, por vërejta të përziera me to edhe ndonjë monedhë bizantine e veneciane.

Vlerë tjetër merr për mua lloji i dytë i objekteve, domethënë ato të “tipit primitiv” (në Përfundime..., B dhe C). I quaj të tillë ata ekzemplarë të cilët u shfaqën vërtet për herë të parë në epokën parahistorike (apo më mirë, për rastin tonë, në periudhcn protohistorike), por që për motive të ndryshme vazhduan të prodhohen dhe përdoren shumë kohë më pas (deri edhe në vetë kohën e nekropolit), duke riprodhuar besnikërisht prototipat. Prandaj, nuk është e mundur për ne të përcaktojmë me saktësi nëse bëhet fjalë për një objekt të krijuar shumë vite më parë, apo në kohën e varrosjes së të vdekurit. Si rrjedhim, një material i tillë nuk na ndihmon për përcaktimin e epokës, por ai na zbulon të dhëna të çmueshme atëherë kur gjykohet për karakterin e qytetërimit të përfaqësuar nga varret e Komanit. Ai na tregon se zakonet, prirjet dhe mendësia e njerëzve që i krijonin dhe i përdornin ato objekte në një epokë të vonë, ishin gati- gati të njëllojta me ato të stërgjyshërve të ryre që patën krijuar, ose përvetësuar disa tipa objektesh. Pasardhësit edhe për shumë kohë më pas i pëlqenin përsëri ato dhe nuk i nxorën jashtë përdorimit si të vjetruara. Ndërsa objektet e tipave dhe formave të kohës së vonë (për shembull, monedha perandorake) na tregojnë epokën e saktë në të cilën ato ishin përgatitur dhe, pra, ne mund të pohojmë se varri që i përmbante ato mund të jetë ndërtuar më pas, por jo më parë se data e prodhimit të këtyre objekteve, materialit të “tipit primitiv” nuk mund t’i caktohet e njëjta vlerë kronologjike, por vetëm ajo që ka lidhje me kulturën dhe me mendësinë e njerëzve të varrosur në Koman.

Shohim pak tashmë pamjen e qytetërimit duke marrë në shqyrtim materialin më domethënës. Varret në formë arke, të formuara me rrasa të pagdhendura shkëmbore na paraqesin një tip që nuk përdorej në ato rajone ku kishte arritur të ndjehej fryma e begatë dhe e përparuar e qytetërimit grek dhe romak. Kështu, ishin zhdukur nga pajisjet njerëzore disa varëse-stringla dhe stoli të tjera që përdoreshin për të hijeshuar rripat e armëve, apo pjesë të tjera të veshjes. Prandaj, si varret, ashtu dhe këto objekte ishin vetëm vazhdimësi dhe kujtime të një epoke të kahiar prej kohësh, por që, për shkak të ngulitjes së fortë pas traditave stërgjyshërore që zotëronin ata njerëz, ishin në fuqi edhe në kohë më të vona. Madje janë në përdorim ende sot e kësaj dite, siç unë vetë kam pasur mundësinë të sigurohem me sytë e mi dhe më se njëherë (15).

Kjo mund të thuhet për torques, edhe pse tashmë në Shqipëri nuk ekziston më zakoni për të mbajtur një qafore me tel të sertë (16). Megjithatë jam i prirur të mendoj se kjo stoh në shek.IV m.Kr. përbënte një mbetje të një qytetërimi të kapërcyer prej kohësh. Kemi parë se torques janë objekte karakteristike të qytetërimit të keltëve, që vërshuan në lugajën e Danubit dhe afërsitë e saj nga shek. IV-III p.Kr. Në këtë kohë ndodhi edhe përhapja në Ballkan e një lloji të tillë objektesh dhe prandaj duhet të mendojmë se njerëzit e Komanit do të kenë filluar t’i mbajnë ato pikërisht atëherë. Por ngaqë ne i gjejmë këto stoli të shoqëruara me sende të gjashtë apo shtatë shekujve më pas (shek.IV-V m.Kr.), duhet menduar se torques i përkasin një kategorie që mund të jenë punuar edhe mjaft më vonë (domethënë edhe në shek.IV-V m.Kr.), duke vazhduar ende shija për t’i mbajtur. Në të vërtetë është e njohur se zakoni për t’u stolisur me to vazhdoi për një kohë më të gjatë mes fiseve kelte apo të keltizuara të rrethinave të Danubit, se në vetë Galinë (17). Kështu, torques na paraqçsin një kujtim të dyndjeve galike (18).

Do të themi të njëjtën gjë për ato objekte që janë tipike të qytetërimit La Tëne dhe për ata vathë me trup fletëze gjysmëhënore të llojit të disa fibulave të periudhës gjeometrike. Këto objekte na rikthejnë në këto dy qytetërime, atëherë kur dëshirohet të kërkohen origjinat e tyre, apo prototipat, por nuk vlejnë për të përcaktuar epokën e të gjitha pajisjeve mortore, nëse mes këtyre gjenden prodhime të tjera të një epoke më pak të lashtë.

Pothuajse i ngjashëm është shpjegimi që duhet të jepet për ato unaza mbi rrathët e të cilave gjejmë të gdhendura mbishkrimet që tashmë kemi parë. Të ndara nga pajisjet e tjera dhe të vlerësuara në vetvete, unazat do të mund të zbrisnin në shek.II-III m.Kr.,por pasi ishin gjetur të shoqëruara me material më të vonë në kohë në të njëjtin varr, bcsoj se është e përshtatshme t’u caktohet atyre pothuaj e njëjta epokë me to. Si për torques dhe për unazat, nuk ka arsye të mendohet se janë punuar realisht në shek.II-III dhe u përcollën prej brezit në brez deri në ditën që zbritën edhe ato në varr bashkë me të vdekurin, pcr të cilin, në të gjallë, unaza kishte qenë tepër e shtrenjtë. Ne duhet të besojmë, nc të kundërt, se unazat kanë qenë punuar në shek.III-IV (apo edhe më vonë, siç qe i tillë materiali më i vonë), megjithëse veçoritë e shkrimit priren të na bëjnë t’i vlerësojmë të shek. II-III.

Disa vlerësime më duket se mund të jenë të mjaftueshme për të shpjeguar mospërputhjen në dukje mes arkaizmit të shkrimit dhe epokës së punimit të unazës. Gjendemi përpara unazash me legjenda të çuditshme, ndoshta magjike, prandaj është e natyrshme që të përdorej një shkrim arkaik, për të rritur vlcrën dobiprurëse të përmbajtjes së mbishkrimit. Kjo ngaqë në formulat magjike i kushtohet vëmendje më e madhe pjesës së jashtme, anës formalc, sesa vetë përmbajtjes së praktikës, e cila e përcjellur nga brezi në brez përfundon e shtrembëruar dhe, ndonjë herë, e pakuptueshme. Shtojmë se në praktikat besimtare i jepet atyre vlerë më e madhe, duke i treguar si të lashta, për të vërtetuar se ishin pranuar si të vlefshme nga personat që i përdorën fillimisht. Shkaku i tretë i arkaizmit të shkrimit mund të jetë ngaqë unazat vijnë nga qendra e Shqipërisë dhe ndryshimet grafike të ndodhura në shenjat e alfabetit grek kanë arritur në mes të këtij rajoni malor me pak vonesë. Më në fiind, një arsyc për karakterin arkaik të shenjave alfabetike zbulohej në faktin se unazat e shqyrtuara dhe të tjera të ngjashme vijnë vetëm nga Komani dhe nga rrethinat e afërta të tij. Prandaj, sipas të gjitha gjasave, ato duhen gjykuar si të prodhimit vendës. Besoj se do të arrihet në të vërtetën dukc menduar se malësori që i punonte dhe gdhendte shkrimin në to ishte tepër larg nga pasja e një njohurie të mirë të gjuhës që përdorte. Ai, ka të ngjarë, kopjonte në mënyrë mekanike formulat që gjentc në unaza të tjera, të cilat nuk dinte t’i kuptonte, dhe përdorte shenjat alfabetike të prototipave arkaike (19). Në bazë të këtij vlerësimi të fiindit mund të gjykohet gjithashtu se legjenda ishte shkruar gabimisht prej padijes së gdhendësit dhe nuk do të ishte e nevojshme të shkohej më tej në shpjegimin se legjenda ishte punuar me qëllim për të qenë e padeshifrueshme.

Epokë dhe qytetërim

Dhe tashmë, duke përmbledhur dhe duke përmbyllur, mund të pohohet se pajisjet dhe varret në të cilat ato ishin vendosur nga duart e përshpirtshme e të afërmve të të ndjerit, mund të zbresin si kronologji rreth shek.V p.Kr. Megjithatë, materiali artizanal vazhdon të riprodhojë ato forma dhe ato tipa më të vjetër, që ishin shfaqur, në ndonjë rast, edhe gjashtë apo shtatë shekuj më parë dhe që qytetërime më të përparuara kufitare i kishin nxjerrë prej kohësh jashtë përdorimit si të vjetruara. Materiali paraqitet i vonuar, fakt që  duket qartë. Një karakteristikë e tillë vijueshmërie formash arkaike të vërejtura në lidhje me prodhimet artizanale, besoj se mund të jetë e lejueshme të shtrihet edhe për pjesën kulturore. Kam pasur mundësi aty-këtu të vërej ndonjë shenjë të ketij qytetërimi të vonuar, siç janë riti i varrimit të të vdekurve ende në “arkë” dhe përdorimi i shenjave alfabetore të një stadi të tejkaluar. Bëhet fjalë për një nga dukuritë e pseudoarkaizmit që ndeshen jo rrallë në historinë e njerëzimit. Një qendër njerëzore zotëron një kronologji plotësisht të ndryshme nga ajo që facies e qytetërimit (e cila kuptohet nga pamja e jashtme e materialit dhe nga tipologjia, e krahasuar me kultura kufitare më të përparuara) mund të na bëjë të mendojmë fillimisht, por që pas një shqyrtimi më të thelluar, ose edhe nga ndonjë objekt i rastësishëm, i importuar nga jashtë dhe i datueshëm mirë, mund të na c dëshmojë mjaft të ndryshëm. Kështu, ndërsa objektet me karakteristika të vona na japin epokën e pajisjeve mortore të dala nga varret e Komanit dhe prandaj edhe atë të vetë nekropolit, vargu tjetër i objekteve pseudoarkaike na zbulon frymën tcjet konservatore të atyre njerëzve që donin të përcillnin prej atit tek i biri, për një kohë të gjatë, ato forma kulture që kishin krijuar apo kishin marrë nga qytetërime të tjera kufitare.

info@balkancultureheritage.com