Përmeti
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Përmeti

Përmeti është qendra e thjeshtë urbane e një zone të veçantë malore në Shqipërinë e Jugut, Në shekujt XVI, XVII dhe XVIII, ai ishte kadillëku i sanxhakut të Vlorës; në shekullin XIX, Përmeti ishte kaza në sanxhakun e Gjirokastrës dhe në Vilajetin e Janinës. Gjatë kësaj kohe, ky qytet kishte një fortesë të fuqishme. Përmeti duket se ka lulëzuar si qytet veçanërisht në shekullin e XVI, kur popullsia e tij civile u rrit nga 42 në 260 familje. Në vitin 1670/71, Evlia Çelebiu e përshkruan Përmetin si një vend të vogël poshtë një kështjelle, perimetri i të cilit ishte 200 hapa. Në kështjellë ndodhej një gamizon i përbërë nga 40 burra. Qyteti i poshtëm (Varosh) kishte vetëm 150 shtëpi. Në qytet ndodhej një xhami e vogël për faljen e së Premtes, një mesxhid, një medrese, një mejtep, një teqe, një han dhe gjashtë dyqane. Disa shtëpi kishin banjën e tyre, por nuk përmendet të ketë patur ndonjë hamam. Evlia shton se ajri dhe uji i Përmetit ishin shumë të mirë. Në shekujt XVIII dhe XIX, Përmeti pati një zgjerim relativisht të madh, duke kontrolluar kështu rrugën nga Epiri (Janina) për në veri dhe atë nga bregdeti (Vlorë) për në Maqedoni nga rruga Leskovik- Korçë. Salnameja e Vilajetit të Janinës, e vitit 1306 H (5) (1888/89) e përshkruan Përmetin si qendër të një kazaje që kishte 722 shtëpi, 183 dyqane dhe 2 379 banorë. Në të ndodhej një xhami e ndërtuar nga Bajazidi II dhe një tjetër e ndërtuar nga Salih Beu.

Gjatë Luftës II Botërore, Përmeti ishte një qendër e rëndësishme e rezistencës shqiptare kundër pushtuesve fashistë. Qyteti u dogj tri herë dhe sot nuk është ruajtur asnjë monument i së kaluarës. Nga kështjella, vendi i administratës osmane, kanë mbetur vetëm disa themele mbi një vend të quajtur Guri i Qytetit ose shkëmbi i kështjellës. Kohët e ftindit, Frashëri dhe Dashi kanë botuar një fotografi të vjetër të Xhamisë Mbret në Përmet. Në të paraqitet një ndërtesë e madhe, e ulët dhe e pazbukuruar, me një tavan të sheshtë dhe me një çati pak të pjerrët me tjegulla. Minarja me dy ballkone vazhdon të ekzistojë akoma. Sipas mbishkrimit të kësaj xhamie, tashmë i ruajtur në muzeun lokal, xhamia është ndërtuar në vitin 900 (1494/95 A.D.), me urdhër të Sulltan Bajazidit II. Ajo është riparuar nga Sulltan Abdulhamidi I në vitin 1202 (A.D. 1787/89), e riparuar për herë të dytë nga Sulltan Abdulhamidi II në vitin 1306 (A.D. 1888/89) dhe për herë të katërt nga Sulltan Mehmed Reshati (midis viteve 1908-1912). Vetë mbishkrimi është i vitit 1787/88, që do të thotë se pjesa më e madhe e ndërtesës duhet t’i përkasë asaj kohe. Mund të themi se kjo xhami është e lidhur me ekspeditën ushtarake të Sulltan Bajazidit në Shqipërinë e Jugut, në vitin 1492.

info@balkancultureheritage.com