Paleo-Episkopi
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Paleo-Episkopi

Nyja e rrugës që shkon nga Janina për në Delvinë dhe për në viset e bregdetit, po edhe për në Gjinokastër dhe në veri të vendit, gjendet në pjesën lindore të luginës, në Paleo-Episkopi, një vend ku nuk të shef syni as gra, as fëmijë; puna se ky vend asht nji konglomerat hanesh, mejhanesh, mullinjsh mielli dhe punishtesh duhani.

Këtu, prodhimi kryesor i fushës, duhani, përpunohet dhe bahet burmot i imët (që tek ne quhet shpaniol) të cilin e përdorin shumë vendasit. Punishte të ngjashme duhani gjinden edhe në Libohovë dhe Seljo, madje prodhimi i tyr-e mbahet si ma i miri në Paleo-Episkopi. Në kohna ma të hershme kjo zejtari ka qenë shumë më & lulzueme dhe prodhimet e saj shiteshin gjer në Azi. Në kohna ma të reja, për shkak të ngritjes së punishteve të duhanit në Manastir dhe në pjesë të tjera të Mbretnisë së Greqisë, pjesërisht për shkak të rritjes së ndjeshme të paradokohshme të akcizës, ky prodhim ra kaq shumë, sa që këtë vit (1849) nga të 25 punishtet e luginës së Seljos, punojnë a nuk punojnë 4-5 syresh.

Pasi pastrohen nga damarët, gjethet e duhanit fermentohen e futun nëpër thasë (fermentimi zgjat 30 ditë), pastaj thahen dhe bluhen, sa bahen si pluhun, nëpër ca mokra druni me tokmakë hekuri. Zakonisht katër tokmakë të këtillë vihen në lëvizje nga nji rrotë uji, krahët masive dhe as dy kambë të gjata janë përgatitur në formë të nji luge. Trysnia e ujit këtu, si në të gjithë ujëmarrsat e Lindjes, shumohet tue ra e tue u kapun nga disa hinka vertikale, herë të rrumbullakta, herë katërkëndëshe, të përgatituna prej trungje drunjsh, a madje edhe prej muri, dhe të vendosuna mundësisht sa ma nalt. Në punishtet e duhanit, apo në sharrat,nga këto hinka, nëpërmjet një vrime 8-12 cm. të shpueme në mes të nji trau, ujët çohet në krahun në formë luge të rrotës.

Përkundra, në themel të mullinit lindor të drithit asht ideja e turbinës, e cila, kohët e fundit, asht futun me sukses edhe në Evropë. Në këtë rast rrota lëviz horizontalisht dhe përbahet prej nje mase spicash ne forma luge, në të cilat ujët nga hinkat e sipërpërshkrueme, përplaset anash me një kand ku ma shumë e ku ma pak të premë, dhe e ve atë kështu, në lëvizje. Mungon këtu vetëm qoshja e rrotës për të pasun një turbine sipas teorisë së re. 3-6 kambë sipër kësaj rrote uji, e cila gjithmonë vendoset nën sipërfaqe të tokës, mbi nji skelë janë vendosë mokrat, prej të cilave ajo që asht në krye lidhet me një bosht vertikal hekuri me rrotën e ujit dhe lëviz kështu shpejt apo ngadalë, sikundër edhe rrota e ujit.

Maqinë ma e thjeshtë vështirë të mendohet. Ajo asht, me sa duket, sendërtimi i parë i idesë, që mokrat e dorës, të cilat i gjen ende sot nëpër shtëpitë fshatare, të vihen në lëvizje me anë të forcës së ujit; megjithatë kjo thjeshtësi ka të keqen e madhe se lëvizja e mokrës nuk asht e njitrajtshme. Trysnia e njianshme që rryma e ujit ushtron në drejtimin vertikal mbi rrotën, bashkëvepron me atë të mokrës, gja që e ban trysninë e tij mbi mokrën e poshtme jo të njëjtë, e nga kjo, kjo e fundit fërkohet gjithmonë e ma shpejt nga ana që rrjedh ujët. Nga ky shkak nuk asht e përshtatshme edhe hapja e kanaleve në këta gurë. Mullisi lindor i mpreh mokrat e tij sipas gjurmëve të gjetheve të blerta, të cilat ai i fut mës tyre gjatë kohës që ata rrotullohen. Këto mokra përbahen prej pjesësh të veçanta dhe të llogarituna me kujdes, të lidhuna gjithë së bashku nga dy rrathë të randë hekuri. Lloji i gurit i përshtatshëm për këtë qëllim, me sa duket, në Epir gjindet me shumicë, Përkundra, në tokën greke gurë të tillë gjinden vetëm në pak vende, e edhe atje me cilësi të keqe; ata sillen, pra, pjesërisht nga ishulli Meios, pjesërisht nga Azia e Vogël. Miellin e situr, lindorët, me sa duket, nuk e njohin; ata e qerojnë miellirraq sa u duket e arsyeshme dhe e përdorin ashtu të bluar trashë, gja që ne, evropianët, po e bajmë vetëm tani, në kohët e reja.

Një punishte duhani me katër havanë, jep në 24 orë 8-12 okë shpaniol të imtë, i cili shitet në Paleo-Episkopi me 8-10 piastra për okë, 7 okë burmot barazohen atje me 10 okë duhan gjethe. Kjo tregti vazhdon të ekzistojë, megjithëse marrëveshtjet tregtare të përfundueme me Portën e Naltë e ndalojnë shprehimisht monopolin mbi fabrikatet. E drejta e ushtrimit të veprimtarisë duhet të merret vit për vit kundrejt pagesës përkatëse.

ë këtë fushë bujqësia asht po në atë shkallë si ajo e Greqisë; prodhimi kryesor asht gruni. Djerrina përgatitet në verë me nji kulturë të stinës, zakonisht misër dhe pastaj grurë. Mbas prodhimit lihet përsëri djerrë. Tokat ndër ujë nuk lihen djerrë, vetëm në qoftë se janë dobësue, atëhere i lanë nji vit me pushue dhe i mbjellin herë grunë dhe herë nji bimë vere. Megjithëqë puna asht e dobët dhe pleh nuk u fusin fare, arat rreth Gjinokastrës japin 10 masa, gja që tregon se tokat janë të mira. Por këto i favorizon edhe klima, sepse edhe toka të këqija, të cilat në Gjermani nuk do të banin asnji kokërr, prodhojnë këtu 4-5 masa.

Parmenda asht këtu kudo si në kohën e Homerit, prandaj dhe të gjithë shëtitësit e huej thonë se bujqësia asht shumë prapa.

Mbas eksperiencës që kemi, duhet të themi se ky plug asht i vetmi që mund të përdoret nëpër në këto krahina malore. Fara e grunit hidhet nji herë, por misri mbulohet me anën e lesës, mbi të cilën ulet fshatari dhe randon me peshën e trupit të vet. Në disa raste edhe me nji gur të madh. Në këto vise të mbjellunit e misrit bile edhe për tokat sipër ujit, vazhdon nga mesi i korrikut, sepse vera këtu nuk asht aq e thatë si në ato të jugut.

Prodhimi i hekurit dhe i hekurishteve asht, sikundër dihet, barometri ma i mirë për industrinë e nji vendi. Ndoshta edhe gjendjen e bujqësisë mund ta çmojmë, po ashtu, simbas të mbjellunit të ushqimit për gjanë e gjallë. Ne na duket që shkallët e zhvillimit të bujqësisë dhe të industrisë janë krejt në kundërshtim njana me tjetrën, kjo e fimdit kërkon sa ma shumë të ndamunit e punës, kurse bujqësia do me i bashkue sa ma ngushtë blegtorinë me bujqësinë. Këto dy degë duhet të lidhen ngushtë ndërmjet tyre dhe të bashkëpunojnë, në qofië se duan që puna të lulëzojë. Ajo që lidh këto dy degë asht ushqimi i gjasë së gjallë që ushqehet në grazhd. Nëse këto janë të vërteta, atëherë duhet të nxjerrim përfimdimin që sa ma shumë gjaja e gjallë të kullosi pëijashta, d.m.th. sa ma fort të jetë nda blegtoria prej bujqësisë, aq ma poshtë do të jetë dhe bujqësia.

Po ta përdorim ketë formulë në Shqipni dhe Greqi, atëherë kjo na tregon se bujqësia gjendet në nji shkallë shumë primitive, sepse të mbjellunit e bimëve ushqimore për bagëtinë asht shumë i pakët. Bagëtia e imët gjatë gjithë vitit kullosin pëijashta, bagëtia e trashë vetëm pak kohë ushqehet në stallë, kuajt dhe gomerët, sa kryejnë punët, ua lidhin kambët e para dhe i lëshojnë me kullotë, qetë e parmendës në kohën e punës i lëshojnë ditën me kullotë dhe vetëm natën u shtien me hangër në stallë. Kur nuk punojnë, kullosin së bashku me lopët dhe pelat. Kjo gjendje kërkon kullota të gjana ndër rrethinat e afërme të katundit, pra djerra të mëdha, gja që e ban të pamundshme rritjen e pemëve në shumë vende. Këtu popullsia që punon tokat e pakta dhe bujqësia formojnë nji tanësi, ku çdo gja asht e lidhun kaq ngushtë njana me tjetrën,saqë çdo përmirësim has në pengesa të mëdha, të cilat nuk mund t’i mposhti një person i vetëm, por vetëm nevoja dhe uria. Derisa shqiptari do ketë mundësi me shkue në kurbet për me fitue bukën e gojës, nuk duhet të presim nji përmirësim të bujqësisë shqiptare.

info@balkancultureheritage.com