Pamja e jashtme e qyteteve
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Pamja e jashtme e qyteteve

Veçoritë e jetës qytetare mund të paraqiten nëpërmjet kërkimeve arkeologjike dhe burimeve të shkruara. Pamja e jashtme e qytetit mesjetar arbër karaktenzohet nga fortifikimet dhe ndërtesa që bien në sy si kisha, godina zyrtare e magazina, të cilat janë renditur përgjatë rrugëve kryesore ose përreth një ose disa sheshesh së bashku me shtëpi banimi. Shpesh ruhej ndarja që ekzistonte qysh në ngulimet para- ardhëse të antikitetit midis qytetit të sipërm e të poshtëm, ku i pari shërbente si seli për administratën dhe gjyqin, i dyti si zonë banimi, lagje artizanësh, treg dhe vend për kopshtije. Kjo ndarje e funksioneve haset kudo, në Tivar, Drisht, Danjë dhe Durrës, me forma të veçanta në Shkodër, ku banimet qytetare pjesërisht ishin vendosur në malin e kështjellës e në Lezhë, ku u braktis Akropoli dhe jeta qyte- tare u përqendrua krejt në pjesën e poshtme të qytedt. Në shumë vende vijnë po prej lashtësisë edhe muret, të cilat u përmirësuan edhe një herë në shekullin 6 nga Justiniani I. Asokohe Durrësi u pajis me nje mbrojtje trifishe muresh me kulla (në një distancë 60-65 metër në terren të sheshtë dhe deri në 170 metër në terren të rrëpirtë), që sigurohej në ngushticën veriore me një ledh prej tullash dy metra të trashë. Kështjella e Lezhës rrethohej nga një mur tre metër e gjysmë 1 trashë “në stilin e mureve qiklopike të Heladës”.™ Prej epokave ilire e romake e kishin prejardhjen edhe muret e Ulqinit te përbëra prej gurësh të papërpunuar e të lidhur pa llaç, po kështu edhe kalaja e fuqishme e qytetit dhe porta veriore e tij.

Edhe muret mesjetare të Tivarit përbëheshin prej gurësh thuajse të papunuar, të serënditur njën mbi tjetrin ne përputhje me terrenm shkëmbor. Në mesjetën qendrore dhe të vonë këto fortifikime vazhduan të ruheshin. Muret përforcuese mesjetare ishin më së shumti prej gurësh, me frëngji e korridore druri. Ngulime më të vogla i mbronin me pahi hunjsh dhe ledhe balte (bastitaj kështu p.sh. Shën Shirgjin. Në Sardë muret romake, me kullat e tyre trikëndëshe e në formë U-je i kishin përforcuar qysh në mesjetën qendrore; muret islim të përbëra prej blloqesh të mëdha gun të lidhura me llaç të dobët Luftërat e vazhdueshme dhe varfëna e princave arbër nga fiset e Balshajve dhe Topiajve çuan në rrëmmin e shumë kështjellave aty nga fundi i shekullit 14. Në vitin 1396 venedikasit e gjetën kështjellën e Rozafës në një gjendje të mjerueshme. Edhe fortifikimet e Drishtit, Lezhës dhe Durrësit kishin nevojë për një ripërtëritje të gjerë.

Edhe në qytetet më të vogla ishin një numër kishash që i jepnin konture pamjes së qytetit Midis Shkodrës dhe Drishtit, sipas fjalës së popullit, shtëpitë e Perëndisë si në qytet ashtu edhe në krahinë ishin kaq afer njëra-tjetrës saqë një mace mund të kërcente prej një çatie në tjetrën e ta bënte kështu gjithë rrugën; Suaciumi i pasur në kisha në gjuhën e popullit quhej thjesht “Kishat”. Bazilikat e shkëlqyera të lashtësisë sikurse ajo në Arapaj afër Durrësit në mesjetën e vonë ishin rrën- uar; por vepra të antikitetit u nndërtuan si kisha, siç e tregon kapela në amfiteatri e Durrësit, e zbukuruar me mozaikë shtenjtorësh çfarëdo si p.sh. Shën Stefa- nin (shekulli 6). Shumë më modeste paraqiteshin ndërtimet e mesjetës së hershme dhe qendrore, kisha me një amjatë, por që kishin jo rrallë përmasa habitëse. Në Suacium dhe Drisht kishte kisha të vjetra me mure të pagdhendura; në Sardë kishte njëmbëdhjetë kisha me një amjate me apsida gjysmërrumbullake të veshura me dru.Në Shat krahas kishës së Shën Nikollës zbukuruar me pllaka prej guri ranor, ngrihej një kullë e lartë, që vetëm si rrënojë kapte afer 15 metra.

Prej shekullit 13 gjuha e formave mon një larmi më të madhe.Tërheqja e ndikimit bizantin pas vitit 1200, fuqa e shembujve perëndimore të roma- mkes dhe gotikes nëpërmjet sundimit italian në bregdet dhe përhapja e urdhërave të Lypsarëve ne hapësirën arbëre, depërtimi i përgjithshëm i katolicizmit, i cili u përkrah për një kohë të gjatë prej mbretërve serbë, e ndryshoi artin e ndërtimit të kishave. Kujtimi i Bizantit vazhdonte të jetonte në zonën e përzier fetare rreth Durrësit, kurse Arbëria e venut ishte nën ndikimin e Italisë. Për të ndërtuar kated- rale të mëdha, sikurse ngriheshin në të njëjtën kohë në Perëndim, komunave të varfra të Arbërisë së veriut u mungonm mjetet financiare. Kishat e tyre kryesore u knjuan nëpërmjet shndërrimit të ndërtimeve më te moçme, si p.sh. kisha e Shën Nikollës së Lezhës e ngritur në mesjetën qendrore, e cila me siguri është rinovuar pas tërmetit dhe zjarrit që dogji qytetin në vitin 1444 dhe më 1468 shërbeu si vend-varrim për Skënderbeun. Ajo kishte një amjate me një apsidë të brendshme dhe të jashtme rrumbullake dhe nga tri dritare gjatoshe në faqet anësore. Në Danjë, në rrëzë të malit të kështjellës ishte një kishë shumë e vogël me emrin e Shën Mënsë e ngntur në shekullin 13. Ajo kishte një kube me qemer, e cila nga ana e vet ndodhej nën një çati tepër të rrepirtë. Pjesa e brendshme strukturohej “nga dy shtylla që dilnin nga mesi i mureve gjatësore, të cilat mbajnë një hark të rrumbullt” dhe mbyllej me një apsidë në formë gjysmërrethi.2/ Brendësia ishte e pikturuar ashtu si edhe në manastirin e Shën Shirgjit. Përsën në Danjë, por sipër në mal, ndodhej një kishë që pa dyshim u riemërtua nga venedikasit me emrin e Shën Markut e që u ndërtua në dy faza (shekujt 13-14 përkatësisht 14-15). Portah verior u ndërtua nën drejtim vene- dik pak kohë para shkatërrimit të krahinës përreth nga osmanët (1465). Në LTlqin kishte një kishë të ndërtuar me gurë të bukur në stil roman-gotik me një çati drun, me stola përgjatë mureve, afreske dhe me një varr pnncëror, pas gjithë gjasave i motrës së mbretëreshës serbe Helena dhe i familjes Balsha me mbishkrimin... ”; kjo ndoshta është katedralja e njohur e Shën Mërisë së Ulqinit. Së fundi kisha kryesore e Shën Stefanit në Shkodër, e ndërtuar në veri- perëndim të malit të kështjellës, përbëhej nga një amjatë me një apsidë drejtkëndore të brendshme dhe të jashtme, muret ishin prej blloqesh të vogla kuadratike e të gdhendura pastër. Një fazë e parë e ndërtimit datohet në shekullin 12; një periudhë e dytë në shekullin 14 ndërthuri në mënyrë më të thellë elemente gotike.

Ndërtime përfaqësuese laike, si bashki dhe lozha, zbukuronin gjithashtu disa qytete arbëre. Në Ulqin ndodhet një shtëpi e madhe e drejtuar për nga deti me arkada në katin përdhes dhe me dy kate të tjera; kjo ndërtesë e cila ka shërbyer ose si seli për funksionet e qytetansë ose si një oborr princëror është ndërtuar përpara marrjes së pushtetit prej Venedikut, pa dyshim sipas modelit të pallatit të qytetit Ankona, i cili dihet se kishte lidhje miqësore me qytetet e Dalmacisë. Në Shkodër Këshilli mblidhej në kisha, ndërtesë të veçantë këshilli aty, sikurse edhe në Dnsht, nuk kishte.

Nuk arritën ta mbijetojnë shekullin e trazuar 14 të gjitha rezidencat princërore. Jashtë Shkodrës, pranë fshatrave Kuç, Vukatan dhe Kosmaç tregonin më 1416 kështjellën e rrënuar serbe, “oborrin e perandorit” (j'corte dello imperador”).A Në Ulqin Balshajt oborrin e tyre të vogël e kishin në një kullë dhe pas gjithë gjasa- ve edhe në një ngrehinë të madhe që sot quhet “pallati 1 Balshajve”, me etapat e fundit ndërtimore në periudhën venedike dhe osmane. Topiajt në Durrës jetonin në kështjellën e qytetit, e cila u përforcua rishmi nga venedikasit.

Shtëpitë ndërtoheshin, sipas krahinës, prej guri ose druri, Ndërkohë që statuti i Budvës përmend vetëm shtëpi gun (j'casa de nntro”), druri luante në Arbënnë e veriut, të pasur në pyje, një rol shumë më të madh. Kadastra e Shkodrës përmend krahas shtëpive të gurit (j'casa murada”) sidomos shtëpi druri (j'casa tauolada”) dhe ndërtesa me një kat përdhes prej guri dhe katet e sipërme prej druri (j'casa parte murada e parte tauoladd)?1 Sado që Arbëria ishte e pasur me sipërfaqe të mëdha pyjo- re, shpesh kishte një mungesë të madhe lënde drusore. Druvarët më të shumtë në pyjet e bregdetit vinin nga Raguza dhe punonin në shërbim të sipërmarrësve raguzanë.Për çudi nuk duket se ka pasur shumë druvarë, zdrukthtarë e karpentierë vendas. Druri i përpunuar në shekullin 15 sillej me anije nga arsenali i Venedikut në Arbëri? Manastin Rotezo në vitin 1457 mori një ngarkesë lënde drusore nga Zenga dalmate shumë e largët.

Shtëpi të thjeshta sikuxse në Sardë nuk kishin as oxhaqe, as nevojtore e as kana- le për ujërat e zeza. Ndërsa në qytetet bregdetare shtëpitë disakatëshe nuk ishin ndonjë pamje e rrallë. Në Drisht madje thuhej se kishte shtëpi katërkatëshe. Në Ulqin e Tivar janë dëshmuar shtëpi disakatëshe nga mesjeta qendrore dhe e vonë nëpërmjet kërkimeve arkeologjike. Në Tivar shtëpitë i ndërtonin me dy hyrje në katin përdhes, nga të cilat njëra çonte në pumshte ose në stallë, tjetra në shkallën e brendshme. Punishtet zakomsht ndodheshin në katin përdhes; kuzhina dhe vatra në katin e sipërm. Në mesjetën e vonë filluan të ndërtoheshin nevojtore prej guri të dala përpara. Dyshemetë dhe shkallët isliin prej druri.Pemët me gjethe (archiuolti, padiculd) bënin hije në ditë të nxehta në Shkodër dhe Budvë. Në Shkodër ndeshje oborre të rrethuara me mure (mes&ria, masiera). Shtëpia përbënte një njësi shoqërore dhe ekonomike që nga jashtë dukej e mbyllur, në rastin ideal me banesë, punishte, depo dhe kopsht. Ndërtohesliin shtëpi prej gun në qytetet bregdetare të Zetës, në Ulqin dhe Tivar. Shumica e ndërtesave janë realizuar me gurë guroresh; copat e gurit dhe tuDat lidheshin me llaç. Vetëm qytetarët e kamur ishin në gjendje të ndërtonin me gurë të gdhendur mirë. Këta rrinin hijshem te portalet dhe qemeret e dritareve të punuara hollë. Në Tivar muratorët përdornm gunn vendas gëlqer- or, gri e të kuqërremë, më rrallë rreshpën ose gurin e bardhë gëlqeror prej Korçule.Tulla quhej si diçka e veçantë e duhej të sillej nga Raguza; kështu Gjergji II Balsha në vitin 1397 mori gjashtë mijë copë tulla. Ishte me nam guri i kuqërremë që nxirrej pranë Tivarit dhe çohej deri në Raguzë. Raguzanët më së shumti e bënin vetë punën në gurore.

Çatitë rëndom mbuloheshin me shkubia ose kashtë, në Zetë edhe me rreshpe. Magazinën e kripës në Shkodër e mbronin me shkubla dhe e mbulonin me kashtë (“casa tauolada de scandole e depaiaj. Në Shkodër shkublat ishin shumë të zakonsh- me për shtëpitë e banimit, por jo për depot e mallrave. Ishin shumë të shtrenjta tjegullat që duhej të silleshin prej Raguzës së largët, ndaj mund te bliheshin vetëm nga princat dhe abatët e pasur: më 1403 kisha katedrale e Shën Stefanit në Shkodër porosid pesë mijë tjegulla në Raguzë.

Një shtëpi e pasur qytetare e një tregtari venedikas në Lezhë përshkruhet në vitin 1443 me “una stantia insoler con Camere adornade con leticere parauenti Camin et stalle de chauallj”\ lënda drusore e nevojshme blihej në territore osmane e sillej deri në “riua de Alesio”. Ndërtimi kishte kushtuar shumën bukur të madhe pre) 333 perperësh (me kursin 2,5 perperë për 1 dukat), e pra 133,2 dukate. Fisniku venedikas Pietro Arimondo kishte blerë më 1409 një shtëpi në Durrës për 125 dukate dhe e kishte mëkëmbur atë për 225 dukate të qera. Kjo shtëpi admirohej nga të gjithë, me dhomat e saj të hijshme, një kopsht të rrethuar me mure dhe një pus të mirë të vetin

Në qytete të banuara dendur si Tivari pronarët i zgjeronm shtëpitë e tyre me pjesë të dala druri, të cilat vinin e ngjiteshin drejtpërdrejt pas mureve ose ngnheshin mbi to, duke ua lehtësuar kështu lloj-lloj cubave hyrjen brenda? Ulqinakët ishin ankuar disa vjet më parë për këto “stan^epicole?

Rregulloret për ndërtimin e shtëpive në statutet qytetare zinin një vend të radhës së parë. Dispozitat në Shkodër e në Budva ishin shumë të ngjashme me njëra-tjetrën. Një lexim i nyjeve përkatëse të këtij jundiksioni të knjon përfytyrimin për normat që mbaheshin si të detyrimta. Ato fillonin me lejen e ndërtimit. Kush dëshironte të ngnnte një shtëpi në truall të zbrazët, duhej të thërriste gjykatësit e qytetit (^itdesi) dhe ta kufizonte truallin e ndërtimit në mënyrë simbolike me kalla- ma. Pas kësaj një akt noterial (charta de ttodaro) vërtetonte të drejtën ligjore të ndërtuesit Kush dëshironte të bënte punime në shtëpinë apo truallin e vet që e kishte me trashëgimi ose si pajë, këtë gjë mund ta bënte vetëm pasi të kalonte një afat triditor kundërshtimi? E njëjta dispozitë vlente edhe për shtëpitë që bliheshin, për sa kohë pronari të mund të tregonte dëshmi përkatëse (breue de nodard) ose të nxirrte dëshmitarë (per bona guaransjd).y) Numri dhe mënyra e ngritjes së dyerve dhe drita- reve nuk duhej të shqetësonte fqinjët: dyert dhe dritaret mundësisht nuk duhej të shihnin përballë derës së shtëpisë fqinje; kur ngriheshin dritare mbi lartësinë e ndërtesës fqinje kjo nuk duhej t’i merrte fqinjit dritën ose të shkaktonte mbeturi- na në truallin e tjetrit.Ndërtimi i shkallëve lejohej vetëm aty ku kishte pasur të tilla më parë; dëshmia për këtë duhej dhënë me një akt noterial; në Budva mund të ndërtohesliin shkallë të drunjta vetëm mbi një themel guri. Kufijtë e shtëpisë përcaktoheshin nga themelet e saj të nëndheshme ose mbi tokë dhe shkallët Zhvendosja e fshehtë e kufijve ndalohej rreptësisht.Shpenzimet për ndërtimin e mureve prej gun ose pareteve prej druri midis dy trojesh duhej t’i ndanin së bashku dy fqinjët.

Ngritja e kufijve të tillë që shërbenin dhe si mure kundër zjarnt dhe përcak- timi i distancave midis shtëpive ishin pjesë përbërëse e masave parandaluese kundër zjarrit. Në Tivar zakonisht ruhej midis shtëpive një distancë 30-60 cm. Mirëpo shtesat ilegale dhe të rrezikshme në Ulqin dhe Tivar shtonin rrezikun e shpërthimeve të zjarrit dhe nuk përputheshin me përfytyrimet e komunës. Mbi qytetet e Arbërisë së veriut disa herë kanë pllakosur zjarre të mëdha, kështu në Shkodër (1400 dhe 1448) dhe në Lezhë (para vitit 1444). Kjo e fundit ndoshta lidhej me tërmetin e rëndë që tronditi në të njëjtën kohë Ulqinin. Zjarret e viteve ’40 të shekullit 15 kanë ndodhur në kohëra shumë të vështira në pikëpamje politike dhe rrezikonin në mënyrë serioze, së paku ekzistencën e Lezhës kufitare si ngulim qytetar.

Nga rrugët dhe renditja e ndërtimeve në mesjetë thuajse nuk ka mbetnr asgjë. Në qytetet bregdetare kishte rrugica të ngushta që vinin e mblidheshin në sheshe të vogla dhe rrugë më të mëdha. Kështu arteria jedke e Tivarit ishte rruga e tij kryesore që lidhte me njëra-tjetrën dy portat e qytetit. Megjithatë ndërtimet e reja të shtëpive shpërfytyronin nganjëherë rrugët dhe rrugicat Zakonisht balli 1 gjerë i shtëpive binte nga rruga; siç u përmend, hyrjet me qemere nuk ishin të rralla. Sheshet (plated) knjoheshin zakonisht prej hapësirash të lira që liheshin përpara një kishe, në Tivar para kishës kryesore të Shën Gjergjit, para Shën Petrit dhe Shën Venerandës. Në Ulqin shihej një shesh kryesor me një lozhë i rrethuar prej shtëpish të fisnikëve. Në Shkodër njihej sheshi i kështjellës  në malin e Rozafës. Na krijon një përfytyrim për gjendjen e ndërtimeve në Shkodër kadastra e viteve 1416 dhe 1417. Emërtohen përkatësisht fqinjët dhe kufijtë e troje- ve. Disa shtëpi ishin ngritur anë murit të qytetit. Ndalohej ndërtimi i shtëpive në një “luogo suspecto'\ për t’u lejuar pamje të lirë rojave të natës. Disa shtëpi ngriheshin ngjitur me llagëmin mbrojtës. Ndryshe nga qytetet e ndërtuara ngjeshur si Tivan dhe Ulqini, në Shkodër midis shtëpive kishte edhe tokë të zbrazët (teren uodo)?

Përmendore të lashtësisë karakterizonin pamjen e qytetit të Durrësit, ku muret antike, një amfiteater i madh, dikur i ndërtuar për 15.000 spektatorë, dhe statuja të shumta i dilnin kudo përpara vizitorit. Venedikasi Domenico Malipiero admiroi në mënyrë të veçantë në vitet 1470 një statujë kalorësi, të cilën vendasit e mbanin herë për monumentin e perandont Konstandini I, herë për Teodosin I. Zbukurime në ndërtim në trajtën e gurëve të gdhendur dhe mbishkrimeve ndesheshin sidomos në kisha.

Në rrethinat e qyteteve bregdetare shtriheshin vreshta në sipërfaqe të mëdha, ullishta të rrediuara me mure (pgrada në Tivar, kullota, ara drithi, e midis tyre kisha, kapela e manastire të vogla.

Themeluesit e qyteteve antike e mesjetare, krahas rrugëve të qarkullimit dhe mundësisë së mbrojtjes, i kushtonin vëmendje të veçantë edhe furnizimit me ujë. Edhe pse rajonet malore të Arbërisë veriore kishin reshje të shumta, në verë disa përrenj thaheshin krejt, sikurse ato në bregun lindor të liqenit të Shkodrës. Thatësira e verës rëndonte keqas mbi ultësirë. Ujë të rrjedhshëm kishin shumica e ngulimeve që ndodheshin afër përrenjve, lumenjve dhe liqenit.

Me përjashtim të kështjellave, nuk has ndonjë ngulim që nuk ka pranë ujëra të rrjedhshme. Qytetet mesjetare nuk ishin në gjendje të ndërtonin akuadukte mjeshtërore si ato të lashtësisë. Ku nuk buronin kroje natyrore si në Krujë (që e merr emrin nga krud) “burimet e së cilës me ujët e tyre të freskët të mrekullojnë” e tërhiqnin adrm- rimin edhe në shekullin 16, njerëzit duhej të ndërtonin cisterna. Porse vetëm vene- dikasit i kishin mjetet e nevojshme për ato pumme me shumë shpeza. Në vidn 1397 ata filluan të ndërtonin rezervuaret e ujit në Shkodër dhe në Durrës, çka tregon se të dyja këto vende nuk kishin cisterna të tilla. Punime të ngjashme u bënë më 1404 në Drisht Ndihej sidomos mungesa e ujit të pijshëm në Shkodrën që ndodhej mbi një mal të lartë. Për këtë arsye u bë përpjekja të hapej një pus; por edhe kjo masë nuk e zgjidhi problemin e ujit .

Në malin e kështjellës së Shkodrës ishin ngritur gjithsej gjashtë cisterna, të cilat merrnin së bashku 1500 hektolitër. Ujët e shiut drejtohej nëpërmjet një sistemi të dendur kanalizimesh në këto rezervuare.81 Në kohë paqeje kjo sasi arrinte plotë-sisht, por jo kur ndodhnm rrethime, atëherë kur me mijëra njerëz mblidheshin mbi Rozafën shkëmbore.

Kur mësyu Shkodrën në verë 1474 një ushtri e madhe osmane, mbrojësit nuk vuanin vetëm nga sulmet, por sidomos nga një etje torturuese pas dy muajsh të gjatë thatësire. Cisternat ishin thuajse bosh. Të rrethuarit, në dëshpërimin e tyre, kërkorun edhe mjetet më të çuditshme për të arritur rënien e shiut. Pasi u tërhoqën osmanët, popullata gjysmë e vdekur nga etja u derdh drejt Bunës, ku shumë shko- dranë, sikurse dëshmojnë dokumentet, u kapën nga spazmat dhe vdiqën mes stërmundimesh.

Shumica e vendbanimeve e zgjidhte nevojën për ujë nga ujërat e rrjedhshme, puset dhe rezervuaret. Në Ulqin kishte në mesjetë tri të tillë. Tivari ujët e vet e merrte nga përroi 1 Bunant dhe nga burime të afërta; në mesjetën e vonë u ngritën dy cisterna; ndërsa sistemi i derdhjes së ujërave të zeza u ngrit vetëm në periu- dhën osmane Hapja e puseve gëlltiste shpenzime shumë më të mëdha se ngritja e cisternave, ndaj porositej prej Venedikut vetëm pasi bëhej një shqyrtim i kujdesshëm i gjendjes.

info@balkancultureheritage.com