Panegjirikët latinë

Panegjirikët latinë

Titulli Panegjirikët latinë (Panegyrici latini) i është dhënë një përmbledhësi prej 12 fjalimesh lëvduese drejtuar perandorëve romakë nga Trajani deri tek Teodosi I. Ne njohim vetëm disa nga oratorët që i mbajtën këto fjalime: Eumenin dhe Nazarin, bashkëkohës të perandorëve Diokletian dhe Konstantin; Klaud Mamertinin, që zinte poste të larta (ndër të tjera edhe sundimtar i prefekturës së Ilirikut) në kohën e Julianit (361-363), të cilit i thur lëvdata, dhe Pakatin që mburr sundimin e perandorit Teodosit I.

Nga këta Eumeni përfaqëson prozën e vonë romake. Veprimtarinë e tij letrare ai e zhvilloi kryesisht në Gali. Nga fjalimet e tij ne kemi zgjedhur ato pasazhe që interesojnë Ilirikun.

Fjalimet për Maksimilian Herkulin, që po i japim këtu pjesërisht, nuk kanë asnjë lidhje me Mamertinin, që përmendëm sipër, por me një orator tjetër me të njëjtin emër.

Në përgjithësi fjalimet e panegjirikëve, me përjashtim të atij të Pakatit, nuk kanë ndonjë vlerë të madhe historike. Qëllimi i tyre kryesor është të ngrenë në qiell, me fraza dhe fjalë të mëdha, shërbimet që i paskëshin sjellë perandorisë romake perandorët, të cilëve i kushtohen fjalimet. Për historinë e Ilirisë ato kanë një farë vlere, mbasi përmbajnë disa të dhëna të veçanta. Në to flitet sidomos për dyndjet e barbarëve në tokat e Ballkanit.

Dhe kështu, pasi shtypi me një përpjekje të madhe, kryengritjen e alamanëve, ai /Juliani/ i cili pak përpara kishte përshkuar në krye të një ushtrie fitimare krahina, lumenj dhe male me emra akoma të padëgjuar, duke fluturuar nëpër mbretëritë më të largëta të popujve të egër dhe duke prerë koka mbretërish, u duk papritur në Ilirik . Dhe ne pamë me çudi, shoqëruesit e lumtur të udhëtimit të tij, dhe se si popullsia e qyteteve nuk dinte nëse duhej besuar ajo që shihte.

Për plotësimin e detyrave, që i dilnin përpara, mund të ishte me të vërtetë e mjaftueshme vetëm shpejtësia, por perandori ynë nuk kënaqej, duke u kujdesur për shtetin vetëm në një mënyrë. Ai u mor pëmjëherësh me shumë gjëra pa u lodhur nga vështirësitë. Dhe që të mund të rregullonte në të njëjtën kohë gjendjen e provincave të tij më besnike, dhe njëkohësisht t'i çorientonte të gjithë barbarët, duke i frikësuar nga afër, ai vendosi të lundrojë vazhdimisht nëpër Hister...

Dhe si qe e mundur, duke lundruar nëpër Hister, të përhapësh të mira deri në detin Adriatik, deri në detin Tyrren, deri në Mareotikë? Dhe me të vërtetë, pikërisht në këtë kohë dalmatët u lehtësuan nga çmimet shumë të mëdha të kuajve , kurse epirotët të dërrmuar nga barra e padurueshme e taksave, nëpërmjet kujdesit tënd o perandor, jo vetëm shpëtuan nga skamja, por bile u qe ritkhyer një jetë e pasur dhe e begatshme. Qyteti Nikopol, të cilin i hyjnizuari August e ndërtoi si monument përkujtimor për fitoren pranë Aktit, u shndërrua pothuaj i tëri në gërmadha të vajtueshme: u shkatëmian shtëpitë e fisnikëve, forumet mbetën pa mbuloje dhe çdo gjë u mbulua nga ndyrësia, dhe pluhuri, meqenëse nuk tregohej kujdes për ujësjellësit... Mjafton të dihet se gjithë qytetet e Maqedonisë, Ilirikut dhe Peloponezit me një ose dy urdhëra të perandorit të madh, pëmjëherësh u përtërinë pasi u rindërtuan muret e tyre. Në të gjitha vendet filloi të rrjedhë uji, dhe ajo që para pak kohe ishte e thatë dhe po zhuritej nga etja, tani u mbyt në ujët e pastër e të rrjedhshëm: sheshet, vendet për shetitje, gimnazet u mbushën me njerëz të gëzuar që dëfrenin, kremtonin ditët e festave të vjetra dhe festoheshin të reja për nder të perandorit.

Më në fund ti u jep të drejtën që të kryejnë shërbimin ushtarak bashkë me ne, poujve barbarë të cilët premtojnë se do të shërbejnë vullnetarisht, në mënyrë që të hiqen nga limesi këto hordhi të dyshimta dhe të kthehen në forca ndihmëse të ushtrisë sonë. Të tërhequr nga kjo rnirësi e jotja, të gjitha fiset skythe erdhën në një numër aq të madh, saqë dukej sikur t'i kishe urdhëruar të mblidheshin rekrutë të rinj nga barbarët e tu. O vepër e denjë për t'u përmendur. Pas komandantëve dhe flamujve romakë, marshonte armiku i dikurshëm i Romës dhe ndiqte flamujt, kundër të cilit pati luftuar. Dhe tani si ushtar romak ai mbushte qytetet e Panonisë, të cilat jo shumë kohë përpara ai i pati çpopulluar me sulmet e tij...

info@balkancultureheritage.com