Parga
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Parga

Parga, përmendet për herë të parë lidhur me një ekspeditë të flotës veneciane në vitin 1318. Dy vjet më vonë, më 1320, në përpjekje për t'u rrëmbyer Bizantinëve tokat e kështjellat e despotatit të tij, Despoti i Artës, Nikolla Orsini kërkoi ndihmën e Venecianëve, duke u premtuar atyre në këmbim kështjellën e Butrintit, ose, në rast se kjo nuk u pëlqente, kështjellën tjetër të Pargës, që ndodhej në ujërat e Vilikit. Në vitin 1395 Parga i përkiste sundimtarit shqiptar të Artës, Gjin Bua Shpata. Ky, për të siguruar miqësinë e Venecianëve, që tashmë kishin Korfuzin përballë, kërkoi ta vinte kështjellën nën mbrojtjen e Venedikut, duke ngritur mbi të flamurin e Shën Markut e duke pranuar të japë edhe një tribut të caktuar. Më 23 prill 1401, qyteti buzë Jonit u kaloi Venecianëve, nëpërmjet disa kushteve "të lehta" që bajliu i Korfuzit, Marin Caravello, nënshkroi me përfaqësuesit e tij. Kalimi i Pargës nën sovranitetin e Republikës së Venedikut ishte parapërgatitur dhe paria filoveneciane e qytetit përfitoi nga boshllëku i pushtetit i krijuar pas vdekjes së Gjin Bua Shpatës për ta shpallur atë zotërim venecian.

Venecianët e vlerësuan së tepërmi rëndësinë e Pargës, pa të cilën, siç thuhej rëndom. në Venedik, "ishulli i Korfuzit do të ishte si trup pa gjymtyrë" . Nëse Butrinti

venecian përfaqësonte anën shqiptare të darës që kontrollonte hyrjen në Kanalin e Korfuzit, Parga luante të njëjtin rol në dalje të atij kanali (sia la guardia di tutto questo Canale dalla parte de Levante). Po të mos ishte Parga, anijet armike dhe ato pirate do mund të hynin në Kanalin e Korfuzit në çdo kohë, sidomos kur flota veneciane nuk do të ndodhej në ato ujëra, duke e bërë kanalin në fjalë të palundrueshëm. Por në një vështrim më të gjerë, Venecianët e konsideronin Pargën si bastion të shtetit venecian e të gjithë Krishtërimit (ë l'antemurale de suoi Stati e della Christianita tutta). Gjithsesi, roli i Pargës në funksion të interesave veneciane nuk mbaronte këtu. Në atë kështjellë mbërrinin të gjitha informacionet që vinin nga Preveza, Santa Maura dhe nga të gjitha zotërimet e tjera të afërta osmane. Lëvizjet e armiqve, në det apo në tokë, nuk kalonin pa u vënë re nga ky observator venecian. Akoma më tej, në Pargë derdheshin informacione mbi atë çka ndodhte në Konstandinopojë e në të gjithë Perandorinë. Nga Parga mund të hetoheshin lëvizjet e flotës së Sulltanit e të anijeve pirate. Parga, i shkruanin banorët e saj Senatit më 24 prill 1594, "ishte një vend i vogël në grykë të Turkut...por një ditë Venediku mund të niste nga ajo bazë e vogël, që ishte veshi dhe syri i Korfuzit, një ofensivë të madhe, duke depërtuar në rropullitë e shteteve armike". Në një rast të tillë, për të avancuar në thellësi të territorit, do mund të shfrytëzohej më së miri kuraja dhe ambicia e banorëve Shqiptarë të atyre anëve. Këto arsye e shtynin Senatin të bënte gjithçka për të garantuar sigurinë e Pargës. Por, mbrojtja e Pargës kërkonte angazhimin e trupave ee të mjeteve të shumta, dhe jo gjithnjë angazhimi i pushtetit qendror në Pargë i përgjigjej gravitetit të situatës. Më 1558, Kapiten-Proveditori i Pargës, Alessandro Forti, i raportonte Bajliut të Venedikut në Korfuz, Bernardo Sagredo, se Parga ndodhej nën darën e sulmeve pirate nga deti, dhe të pronarëve myslimanë e të Agiotëve fqinjë, nga toka, dhe në rast se autoritetet eprore veneciane nuk mermin masa për mbrojtjen e saj, Parga do të merrte fund (actum est de Parga)!

 

Ishujt Paksos e Antipaksos që ndodhen përballë Pargës i ishin njohur banorëve të saj si pronë e tyre. Sa herë që qyteti rrethohej nga Turqit apo nga banorët shqiptarë të rrethinave, një pjesë e rnirë e parganjotëve zhvendoseshin në këta ishuj me bagëtitë e tyre, ku arrinin të mbijetonin duke mbjellë ato pak toka.

Pas përfundimit të luftës 20-vjeçare mes Turqve e Venedikut (1479-1499), Parga jetoi në paqe deri më 1537, kur një ushtri osmane nën Barbarosën e sulmoi qytetin dhe e pushtoi: shtëpitë u dogjën, fortesa u rëzua, qyteti u kthye në shkretëtirë. Banorët u shpëmdanë në Korfuz dhe në fshatrat rrotull, si Rapëza, Agia, Arpica, Turia, Dobra (që u shkatërrua para dy shekujsh), Senica e Zera (në lindje të Pargës, që gjithashtu u rrënuan) dhe Agia Qirjaqi. Parga iu kthye Venedikut më 1540 nga Sulltan Sulejmani II i Madhërishëm, kundrejt detyrimit të Republikës për të zhdëmtuar shtetasit osmanë, fqinj me Pargën.

Një tjetër shkatërrim nga themelet pësoi Parga edhe gjatë luftimeve të vitit 1571. Në fakt, më 9 janar 1572, Giacomo Foscarini, Kapiten i Përgjithshëm i Detit, së bashku me Bajliun Francesco Correr, vendosën të dërgojnë nga Korfuzi në Pargë kalorësin Piero Lanza, me tre anije e 150 këmbësorë, mes të cilëve duhet të ishin domosdo edhe 20 Shqiptarë, bashkë me një inxhinier e disa muratorë, ku do të fillonin menjëherë ngritjen e mureve të qytetit. Lanza mund të pajtonte në punë edhe punëtorë vendas, dhe me të mbaruar ngritja e mureve, duhej të popullohej nga Parganjotët. Pas mbarimit të këtij misioni, Lanza duhej të vazhdonte të qëndronte në Pargë si guvernator dhe të kujdesej për mbrojtjen e saj. Duke pasur parasysh nevojën urgjente, Lanza duhet të përpiqej të pajtonte sa më shumë rremëtarë në vendet nën sundimin e turqve.

Momenti i tretë i vështirë i Pargës u shënua gjatë Luftës së Kandias. Në vitin 1651 qyteti u rrethua nga dy mijë ushtarë turq nën komandën e Bejlerbeut të Rumelisë, Bejko Pashës nga Paramithia. Në këtë betejë, turqit humbën 8 vetë, mes të cilëve edhe kreun e Margëlliçit, Balil Çipilin, ndërsa nga ana e Parganjotëve u vranë tre vetë që u kapën në kishë jashtë mureve, të cilëve turqit u prenë kokën. Por, ndërsa lajmëronte këtë fitore, Kapiteni i Pargës, Colognato, kërkonte që t'i dërgoheshin nga Korfuzi përforcime në njerëz, në municione, zjarre artificiale e tromba për mbrojtjen e mureve. Në mënyrë të veçantë, për t'u dhënë kurajo ushtarëve që të shkonin në betejë me gëzim, të dërgohej verë, sepse prej një muaji ushtarët pinin vetëm ujë!.

Në shtator 1500, Bajliu e Kapiten i Korfuzit, Pietro Leon, e përcaktonte Pargën si një pikëmbështetje të fuqishme, por të rrethuar nga Turq e Shqiptarë, ku një pjesë e mirë e popullsisë ishin karpentierë e kalafadë që merreshin me ndërtimin e lyerjen e anijeve558. Parga varej nga Korfuzi dhe Bajlitë e Korfuzit, herë pas here e vizitonin dhe e inspektonin kështjellën e Pargës. Më 29 korrik 1533 bajliu viziton Pargën, e cila, siç shprehej ai në raportin e tij, "që prej kohës kur qeveriste bajliu Justinian Moresini, nuk u ishte vizituar nga asnjë bajli tjetër". Sipas tij, Parga kishte atë kohë 270 familje, ndërsa priteshin të ktheheshin edhe disa të tjera, të cilat ishin larguar gjatë përleshjeve të fundit me banorët e fshatit fqinj Agia.

Një ide më të qartë për popullsinë e Pargës na e jep një raport i hartuar nga Marin Marcello, Proveditor i Korfuzit, pas vizitës që ai i bëri atij qyteti, 

në tetor të vitit 1649. Qëllimi i vizitës kësaj here ishte të vlerësohej gjendja e qytetit pas epidemisë së rëndë të murtajës që ai kishte kaluar atë vit. Sipas Marcellos, Parga rezultonte atëherë një qytet me 383 banorë, prej të cilëve 14 ishin burra me moshë nga 50 vjeç e lart, 130 ishin nga 16 vjeç deri në 50, fëmijë nga 16 vjeç e poshtë numëroheshin 53 dhe, në fund, gratë e çdo moshe bënin numrin 186. Sipas një vlerësimi të bërë në fund të sundimit venecian (1797), Parga numëronte atë kohë rreth 5 mijë banorë të organizuar në 877 familje. Sipas Aravantinoit, parganjotët autoktonë ndaheshin në 17 familje, që në gjuhën e vendit quheshin farë dhe që ishin: Desila, Vasila, Vrana, Maniaku, Demulica, Pecali, Vervicioti, Zhulati, Mavrojani, Papira, Kallulli, Stamelati, Idromeno, Verga, Çoridhi, Lubea e Zhupani.

Me insistimin e fisnikërisë së Korfuzit, guvernatori i Pargës zgjidhej, pa kërkesë e pa aplikim formal nga ana e të interesuarit, midis fisnikëve të Korfuzit, besnikë të Republikës. Korfiotëve u pëlqente ta konsideronin Pargën, ashtu si edhe Butrintin, si koloni të tyren, e për këtë qëllim pretendonin që edhe garnizonet ushtarake në ruajtje të tyre të kishin ushtarë nga Korfuzi, e jo Shqiptarë apo të huaj të tjerë. Por qysh në 1444 banorët e Pargës i paraqitën një protestë Senatit të Venedikut mbi atë çka ata e quanin "sjellje arbitrare të guvernatorëve të emëruar në atë qytet nga radhët e qytetarëve të Korfuzit". Ndaj, Parganjotët kërkonin që në të ardhmen guvernatorët e Pargës të ishin Venecianë. Autoritetet veneciane të Korfuzit duhet ta plotësonin këtë kërkesë të tyre, sepse vetëm kështu Parganjotët "nuk do të kishin më arsye për të shkaktuar ndonjë trazirë".

Në fakt, rregulli i vendosur për të emëruar si guvernatorë të Pargës qytetarë të Korfuzit, nuk u respektua. Më 17 gusht 1560, duke mos përfillur vendimin e vitit 1524 që guvernatorët e Pargës të zgjidheshin nga Këshilli i Korfuzit, Senati vendosi të dërgOjë si guvernator të Pargës një kapiten të sprovuar stratiotësh, shqiptarin Hektor Bua nga Zaçinti, me 20 ushtarë dhe me një pagë të dyfi- shuar. Në vitin 1581, u emërua si guvernator i ri i Pargës kreu stratiot Paolo Capadoca, që kishte shërbyer në Nauplion të Pelo- ponezit. Pas dorëzimit të asaj kështjelle, më 1571, ishte vendosur në Korfuz, ku kishte arritur të merrte edhe qytetarinë korfiote. Capadoca kishte shërbyer edhe më përpara në Pargë, si shkrues i Kapitenit Piero Lariza, kur ky u dërgua për të fortifikuar dhe për të qeverisur Pargën, më 1572. Edhe për emërimin e tij, bashkësia e Korfuzit iu ankua Senatit të Venedikut. Sipas saj, Capadoca ishte një i huaj, dhe 5 vjetët që ai kishte mbushur si banor i Korfuzit nuk mjaftonin për ta konsideruar atë qytetar me të drejta të plota. Ndaj, vendimi për emërimin e Capadocas ishte një vendim i papërshtat- shëm, "nga i cili ata kishin mbetur shumë të hidhëruar".

Gjithsesi, akti i emërimit të Kapadokias përmban edhe disa nga detyrat kryesore të guvernatorit të Pargës. Ky, përveç mbrojtjes së kështjellës nga sulmet eventuale, duhet të kujdesej që brenda mureve, por edhe brenda territorit nën juridiksionin venecian, të mos lejoheshin të vendoseshin për banim të huaj, e sidomos shtetas osmanë nga krahinat përreth, dhe për çdo të huaj që do duhej të futej në qytet, duhej informuar autoriteti i Korfuzit. Sa i përket marrëdhënieve me përfaqësuesit e Portës, këto duhet të ishin me çdo kusht paqësore, siç i konvenonte shtetasve venecianë (in vicinar bene con li rappresentanti Turcheschi per conseruatione della pace). Me atë rast evidentohet mirë edhe roli i Kapitenit (Guvernatorit) në administrimin e drejtësisë. Ai duhet të gjykonte të gjitha çështjet civile, me vlerë deri 100 dukatë. Sa i përket çështjeve kriminale, Kapiteni kishte të drejtë të ekzekutonte dënimet me varje në litar (con la pena della corda) dhe me diskreditim në publik (berlina). Kurse, për rastet e dënueshme me gjymtim e me ekzil (membro over esilio), Kapiteni duhet të zhvillonte rregullisht procesin, e mandej duhet të përcillte në Korfuz aktet e tij, për t'ia lënë vendimin përfundimtar autoriteteve eprore të ishullit. Guvernatorit i takonte një pagë prej 18 dukatë në muaj. Nën urdhrat e tij ishin edhe një kalorës e 6 zyrtarë të drejtësisë. Kalorësi kishte rolin e përmbaruesit. Ai mblidhte shumat e vendosura si gjoba ose dëmshpërblim nga proceset civile e penale dhe dorëzonte gjysmën e tyre në arkën publike të Korfuzit. Qytetarët ose ushtarakët e Pargës duhet të paguanin deri në 15 dukatë për administrimin e drejtësisë.

Por, në çështjet gjyqësore përziheshin shpeshherë edhe autori- tetet vendore kishtare. Prandaj, në letrën e tij të 21 qershorit 1694, Proveditori i Përgjithshëm i Detit porosiste guvernatorin e Pargës që të shpallte nul shkishërimet e shpallura ndaj qytetarëve të Pargës prej mitropolitëve të Janinës e të Paramithisë, vende nën pushtetin osman, gjë që binte në kundërshtim me prerrogativat e shtetit dhe me interesat e qytetarëve.

Në fakt, Venecianët e dinin se pas autoriteteve kishtare të Janinës e të Paramithisë, fshihej shpeshherë dora e qeveritarëve turq, të cilët përpiqeshin të interferonin në jetën e brendshme të Pargës, duke shfrytëzuar lidhjet fetare. Në këtë konfrontim "fetar", ashtu si në Korfuz, edhe në Pargë pushtetarët venecianë detyroheshin të tërhiqeshin përballë autoritetit të klerikëve të lartë ortodoksë, që ishte i fortë tek shtetasit që ata qeverisnin dhe që ishin të ritit ortodoks. Duhet parë si një disfatë e qeveritarëve venecianë edhe ngjarja që ndodhi një ditë nëntori 1714, kur në mes të sheshit të Pargës, në prani të Guvernatorit-Kapiten, të të gjithë klerit, të sindikëve e të banorëve, u dogj publikisht një letër shkruar nga murgu Kalinik Vrana kundër peshkopit të Paramithisë, Paisit. Letra, që me siguri ishte shkruar me shtytjen e guvernatorit venecian, e sulmonte peshkopin e Paramithisë për fakte të rënda që preknin edhe moralin e tij. Por ndaj saj kishin reaguar ashpër dinjitarët osmanë të Paramithisë, të cilët e morën nën mbrojtje peshkopin. Me sa duket, autori dhe nxitësit e letrës nuk e kishin llogaritur reagimin e Turqve të Paramithisë, ndaj për të shmangur një konflikt të mundshëm me ta, autoritetet e Pargës vunë para përgjegjësisë murgun Kalinik Vrana duke organizuar faqe gjithë qytetit djegien teatrale të letrës së tij "të mbushur me shpifje të neveritshme" (ripiena di detestabili inventioni).

 

Guvernatori duhet të bënte gjithashtu kujdes që asnjë shtetas osman nuk duhej lejuar të vendosej në kështjellë apo në territorin e Pargës, përveçse në raste të veçanta të shqyrtuara e të miratuara nga autoritetet e Korfuzit. Një rast i tillë ishte ai i banorëve të fshatit Agia, mbi Pargë. Një numër i banorëve Shqiptarë të Agias ishin lejuar të vendoseshin brenda mureve të Pargës mbi bazën e një traktati paqeje midis tyre dhe Parganjotëve (si sono ridotti gl'Albanesi del Castel d'Agid ad habitar in quella fortezza). Kjo bëhej në funksion të ripopullimit të qytetit, të goditur shpesh nga eksode të detyruara apo nga epidemitë e murtajës. Por, bëhej gjithashtu në funksion të zgjerimit të juridiksionit të qytetit, që në një moment të caktuar u rrudh aq shumë, saqë përfshinte vetëm një rrip të ngushtë toke buzë mureve të qytetit. Duke qenë se banorët e Agias që vinin të banonin në Pargë ishin edhe pronarë tokash, ata i shtonin territorit të qytetit hapësira të reja të konsiderueshme. Së fundi, pritja e banorëve të Agias në Pargë, i kontribuonte normalizimit të marrëdhënieve me këtë fshat problematik, që shumë shpesh bashkohej deri edhe me Shqiptarët e tjerë myslimanë për të sulmuar Pargën dhe pronat e qytetarëve të saj. Agiotët, si banorë të rinj të Pargës, shiheshin pra edhe si një amortizator i konflikteve tradicionale me fshatin problematik, dhe për këtë arsye, guvernatori i Pargës porositej që Agiotët e pranuar në Pargë të trajtoheshin si të barabartë e me të njëjtat të drejta si qytetarët e tjerë (usaraloro quellagiustitia et egualita che usarete alli medemi Parginotti).

Megjithatë, në momente të caktuara, prania e këtyre "të huajve" bëhej shqetësuese ngaqë sillte përmbysjen e raporteve demografike. Në prill 1697, me kërkesë të përfaqësuesve të Pargës, Proveditori i Korfuzit, Benedetto Trivisan, inspektoi qytetin dhe vendosi që të largoheshin prej andej një numër ardhacakësh (esteri) e shtetas të huaj (sudditi alieni), d.m.th. shtetas osmanë, që ishin strehuar në Pargë pak kohë më parë. Këtyre u jepej mundësia, që pasi të mblidhnin të korrat e të shisnin pasuritë e patundshme që kishin brenda dhe jashtë kështjellës, të largoheshin e të vendoseshin, sipas dëshirës, në Korfuz; Paksos, Santa Maura ose More apo në çdo zotërim tjetër venecian. Gjithashtu u jepej mundësia këtyre Shqiptarëve (tani këta quhen sipas kombësisë, "Shqiptarë") që të paraqiteshin përpara Proveditorit për të parashtruar problemet e tyre. Më tej, Proveditori jep edhe listën me emrat e 20 familjarëve Shqiptarë që prekeshin nga kjo masë dhe që duhet të largoheshin (li nomi delli Albanesi che devono andar vid). Këta ishin: Dimo Chiriachi, Nasto del Sterio, Giani Giocala Macri, Lecca Giocala, Giani Giocala, Nica Revi, Marco Revi, Giani Spand, Giani Stati, Poli Stati, Nica Christos me gjithë familje, Ergiro me 4 bijtë e tij, Giani Mica, djali i Gino Masi, Giorgi Giani Ghira, Fottio Nica Prifti, Dende Spand, Giani Brongari, Petro Licurci. Në prill të vitit 1768 në Pargë po përgatitej një tjetër operacion spastrimi nga elementë të ardhur nga jashtë (persone forestiere), që ishin vendosur me banim brenda kështjellës dhe në territorin komunal rreth saj, dhe me atë rast u ngarkuan priftërinjtë e lagjeve që të paraqisnin në zyrën e sekretarisë së guvernatorit listat me emrat e fatkeqëve, duke përcaktuar gjininë, moshën dhe vitin e vendosjes në Pargë. Megjithatë, kjo prirje e dyndjes së banorëve të fshatrave përreth në Pargë kishte triumfuar dhe aty nga viti 1777, në qytet kishin mbetur vetëm tre familje "nacionale", d.m.th. autoktone, ndërkohë që e gjithë struktura ushtarake dhe administrative ishte akaparuar nga të ardhurit.

Në kuadrin e detyrave të tij për sigurinë e qytetit, guvematorit i takonte gjithashtu, që përpara se të binte nata dhe të mbylleshin portat e kështjellës, të urdhëronte dhënien e sinjalit me tambur mbi muret e kështjellës në mënyrë që të hynin brenda edhe ata ushtarë që ndodheshin jashtë kështjellës. Guvernatori, thuhej në një urdhër të autoriteteve të Korfuzit më 28 korrik 1609, duhej të asistonte në hapjen dhe mbylljen e portave të kështjellës dhe t'i mbante çelsat në shtëpinë e vet.

Përveç banesës së guvernatorit, kazermës së ushtarëve, depos së barutit, depove të drithit e të municioneve, në rrethimin e sipërm të Pargës ekzistonte edhe një hapësirë e përshtatur si burg. Mirëpo, një inspektim i Proveditorit të Përgjithshëm të Detit konstatoi se ambjenti në fjalë nuk ishte i përshtatshëm për burg dhe se, për shkak të lagështirës, ai ishte i rrezikshëm për shëndetin (pemizioso alla salute), gjë që do ngjallte protestën e institucioneve fetare (il che aboriscono gl'instituti della publica Pietd). Ndaj u urdhërua përdorimi i atij mjedisi si depo për pajisje ushtarake, që nuk dëmtoheshin nga lagështira. Poshtë kështjellës, në qytet ndodhej tregu, ku puqeshin parga- njotë e të huaj, kryesisht banorët myslimanë të rrethinave që vinin për të shitur produktet e tyre. Tregu ishte, veç të tjerash, vendi ku qarkullonin informacione nga më të ndryshmet, që nëpërmjet auto- riteteve të Pargës i përcilleshin Korfuzit Sipas një burimi të vitit 1666, guvernatori i atëhershëm i Pargës, Artemio Bulgari, e kishte bërë zakon të zbriste nga kështjella i maskuar për të mbledhur informacione për Luftën e Kandias duke u përzier me turmën.

Kështjella e Pargës u dëmtua rëndë gjatë suhneve shkatërri- mtare të Turqve më 1537, 1571 e 1657. Në të tre rastet, ishin të shumta familjet e qytetit e të rrethinave që u evakuan drejt ishullit Paksos e drejt vetë Korfuzit. Sikur të mos mjaftonin Turqit, kështjella e Pargës e pësoi rëndë edhe nga fatkeqësitë e natyrës që e goditën atë vend. Kështu, në 7 janar 1503, një rrufë goditi një nga kullat e kështjellës së Pargës, pikërisht atë që mbante fuçitë e barutit. Për rrjedhojë, kulla u hodh në erë, ashtu siç u shkatërruan edhe mjediset e ushtarëve. Nuk ishin rrufetë, por dy shigjeta të ndezura që në mesnatën e 18 tetorit 1666 u hodhën nga jashtë mureve dhe depërtuan në depon ku ruheshin 45 voza me barut. Baruti mori zjarr dhe gjithçka u hodh në erë (et tutto ë andato in aere). Depo ishte ngjitur me dhomën ku flinte Guvematori, i cili arriti të rrëmbejë çelsat e kështjellës e të kërcente jashtë banesës bashkë me djalin e tij të vetëm, Pjetrin që vrapoi t'i bjerë kambanës së alarmit, që ndodhej aty pranë. Gjithçka u dogj gjatë natës, e në mëngjes guvernatori fatkeq nuk kishte ç'të vishte për të shkuar në kishë për të falenderuar dhe për t'i drejtuar një "Te Deum laudamus" Perëndisë që mendoi për ta dhe u shpëtoi jetën. Por, njëri nga tre ushtarët që bënin rojë mbi muret e kështjellës, kishte mbetur i vrarë nga gurët e hedhur nga shpërthimi. Veç kësaj, sende të ndryshme ishin shpëmdarë andej-këndej dhe në mëngjes, në prani të klerikëve, Guvernatori i ftoi qytetarët, kundrejt kërcënimit me shkishërim, të dorëzonin sendet dhe objektet e gjetura që i përkisnin shtetit. Shpërthimit i kishin shpëtuar 15 voza të tjera me barut, që ndodheshin në një mjedis pak metra larg depos së parë. Ky incident shënoi dhe fundin e karrierës së guvernatorit Artemio Bulgari. Ky fisnik me origjinë nga viset e Janinës, që mburrej se paraardhësit e tij kishin sjellë nga stereja në Korfuz relikat e shënjta të Shën Spiridhonit, u kthye në Korfuz, ku mbeti në mes të katër udhëve, pa plang e katandi, aq sa iu lut Senatit t'i jepte një banesë publike si dhe t'i ofronte pajën për martesën e vajzës së tij.

Siç u nënvizua më sipër, Venecianët filluan t'i largohen rregullit për të emëruar në detyrën e guvematorit të Pargës qytetarë të merituar të Korfuzit. Arsyeja e këtij ndryshimi qëndronte në paaftë- sinë e treguar nga disa guvernatorë të rekrutuar pikërisht nga radhët e fisnikërisë korfiote. Mirëpo, edhe pse i pranonin dështimet e tyre, Korfiotët mundoheshin të fajësonin pagat e ulëta të tyre, si edhe zhveshjen nga disa kompetenca, që lidheshin drejtpërsëdrejti me autoritetin e guvernatorit. Të tilla ishin shoqërimi i tij me roje, ndarja e pagës dhe kalimi në revistë i garnizonit të qytetit. Pa kompetenca të tilla, pretendonin Korfiotët, detyra e guvernatorit mbetej pa shkëlqimin e respektin që duhet të kenë ofiqet publike. Guvernatori ishte privuar, madje, nga e drejta për të mbajtur çelësin e cistemës së ujit, i cili iu besua një kapiteni të këmbësorisë, që tashmë ushtronte autoritetin real në Pargë. Ndaj tij, ushtarët tregoninbindje e respekt. Guvematori i fundit i Pargës, i zgjedhur nga paria korfiote, ishte më 1657 Aluiz Beneviti, i cili  duket se la një emër të mirë, të paktën për përdorimin e parave të veta për fortifikimin e kështjellës.

Territori nën juridiksionin e Pargës ndryshonte sipas kohëve dhe rrethanave. Nuk përfshinte fshatin Agia, megjithëse Venecianët insistonin ta konsideronin atë si territor venecian. Por, shtrihej drejt jugut deri në fushën e në pyllin e Frarit. Më 1715, p.sh. mësojmë se fshatrat Senizza, Tabaci e Morsi hynë nën juridiksionin venecian, kundrejt dhënies së një kontributi vjetor. Një vit më vonë, më 12 maj 1716, me rastin e futjes nën mbrojtjen veneciane të fshatit Bitha, mësojmë se ky detyrim ishte 8 realë në vit në cilësinë e së dhjetës.

Përplasjet për territore midis guvernatorëve venecianë të Pargës dhe Sanxhakbejlerëve osmanë të Delvinës rezultuan gjithnjë të pashmangshme. Megjithatë, bajlitë venecianë të Korfuzit bënin kujdes të parandalonin që konflikte të tilla, që kishin një intensitet të ulët, të ktheheshin në përplasje e luftëra të vërteta midis Portës dhe Republikës së Venedikut. Për këtë, ata kishin urdhër të prerë që të mohonin çdo implikim të tyre në ngjarje të tilla. Kur qeveritarët osmanë ankoheshin tek autoritetet e Korfuzit për incidente të provokuara nga banorët e Pargës, këto ishin të udhëzuara të shtiheshin sikur incidente të tilla ndodhnin spontanisht dhe se ata vetë, qeveritarët e Korfuzit, nuk kishin dijeni e dorë në konflikte të tilla (il mio studio ë diretto a niantener le apparenze che questi moti siano puramente spontanei). Një sjellje e tillë, i linte hapësirë veprimit të diplomacisë së lartë, kur në lojë për zgjidhjen e konflikteve të tilla hynin Bajliu venecian i Konstandinopojës, apo edhe vetë Dogji venecian.

Konfliktet mes komandantëve venecianë të Pargës dhe atyre osmanë të Margëlliçit (le differenze tra li Veneti Pargagnotti, ed Ottomani Margariti) vazhduan deri në ditët e fundit të sundimit venecian në Korfuz e Pargë. Më 1749 burimet vazhdonin të flisnin për grindjet e përleshjet midis banorëve të Pargës, shtetas venecianë, dhe shtetasve osmanë të rrethinave, që burimet i quajnë me termat "Shqiptarë" e "Turq", duke nënkuptuar me to shqiptarët e krishterë dhe ata myslimanë të Agias, Margëlliçit, Paramithisë e Mazrekut.

Por, Parga mbijetonte falë shkëmbimeve tregtare me shtetasit osmanë të territorit përreth, kryesisht me ata të Margëlliçit, dhe kjo, sipas Lorenzo Dolfin, Proveditori i Korfuzit më 1634, e bënte me rëndësi jetike për Pargën ruajtjen e marrëdhënieve paqësore me ta. Shkëmbimet mes Margëlliçit e Pargës bëheshin nëpërmjet një rruge karvanesh, ku kalimi kishte qenë vazhdimisht i lirë, deri sa aty nga viti 1620 në vendin e quajtur Shkalla, pranë fshatit Semo, bejlerët e Margëlliçit ngritën një pikë doganore, ku mblidhnin taksa arbitrare mbi çdo mall që kalonte aty. Një gjë e tillë bashkoi autoritetet dhe qytetarët e Pargës si dhe "agallarët, qehajarët, koxharët" e kështjellës së Margëlliçit, për t'i kërkuar Portës heqjen e doganës në fjalë.

info@balkancultureheritage.com