Më 4 Rebi'ul Evvel 1294/19 mars 1877, me një ceremoni, u inaugurua Parlamentit Osman dhe Ahmed Vefik Pashai u zgjodh Kryetar i Parlamentit. Osmanët e Rinj bënë një gabim të rëndë në lidhje me përfaqësimin e tyre në Parlament. Në bazë të Kushtetutës, numri i pjesëmarrësve nga secili vilajet, duhet të ishte në përpjesëtim me numrin e popullsisë së tij, por Osmanët e Rinj nuk u pajtuan me këtë raport për pjesën evropiane të territorit osman. Ky fakt është përshkruar edhe nga Stenford Sho dhe Ezel Kural Sho në tekstin që vijon: "Ndërkohë që, Kushtetuta kërkonte një përpjesëtim të barabartë të përfaqësimit për të gjitha provincat e perandorisë, në mënyrë që të ngazëllenin fuqitë e tjera me privilegjet që iu kishin dhënë të krishterëve, provincat evropiane u mbipërfaqësuan në mënyrë të konsiderueshme, duke caktuar një deputet për çdo 82.882 meshkuj, ndërsa hë provincat e Anadollit, një deputet për çdo 162.148 meshkuj, dhe në Afrikë një për 505.000." Megjithatë, Parlamenti i parë Osman u mblodh më 19 mars 1877, dhe elita osmane ishte optimiste se ky sistem parlamentar do të zgjidhte të gjitha problemet e Devletit.