Patricët dhe plebenjtë
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Roma Mbretërore
~Shaban Dervishi
Republika e hershme
~Shaban Dervishi
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit

Patricët dhe plebenjtë

Pas shembjes së mbretërisë, qeverisja e Romës kaloi tërësisht në duart e patricëve. Pushteti i mbretit u zëvendësua me pushtetin e dy konsujve, të cilët zgjidheshin çdo vit nga komiciet centuriate. Në raport me mbretërit e mëparshëm etruskë, konsujt romakë kishin kompetenca më të vogla, pasi ata qenë dy dhe e kontrollonin reciprokisht njëri-tjetrin. Vetëm në kohë luftp fuqitë e tyre zgjeroheshin në maksimum. Veç kësaj, mandati i postit të konsujve kufizohej në një vit.

Fillimisht konsujt, si dhe gjithë funksionarët e lartë të shtetit romak, zgjidheshin vetëm nga radhët e patricëve më të fuqishëm nga pikëpamja ekonomike dhe politike. Po kështu, në senat përfaqësohej vetëm plutokracia patriciane, e cila, përmes këtij institucioni autoritar, bënte ligjin në Romë. Pra, Republika Romake lindi si republikë aristokratike që, përveç emërtimit, nuk kishte asgjë tjetër demokratike. Kjo do të thotë se plebenjtë nuk përfituan asgjë nga ndryshimi i sistemit politik, sepse ata mbetën, si edhe më parë, po aq të shfrytëzuar ekonomisht sa dhc të shtypur politikisht.

Keqësimi i mëtejshëm i gjendjes së tyre lidhej me thellimin e diferencimit social-ekonomik brenda gjirit të shtresës së plebenjve dhe veçimit të aristokracisë plebeje. Kjo aristokraci e re, të cilën e nxori në skenë zhvillimi historik i shoqërisë romake, ishte e lidhur me tregtinë dhe zejtarinë. Megjithëse anstokracia plebeje zotëronte pasuri, ajo ishte e zhveshur nga pushteti. Duke shfrytëzuar pozitën tejet të rëndë të masës së gjerë të plebenjve dhe duke u nisur nga interesat e veta, aristokracia plebeje u vu në krye të luftës së plebenjve kundër patricëve.

Në të vërtetë, lufta ndërmjet patricëve dhe plebenjve kishte filluar që në periudhën mbretërore, por ajo u bë më e mprehtë në epokën e Republikës së Hershme Romake. Sipas gojëdhënës, themeluesi mitik i Romës, Romuli, çdo qytetari romak i kishte dhënë nga dy jugerë tokë në pronësi private, të cilën ata mund ta trashëgonin brez pas brezi, pjcsa tjetër e tokës ishte ager publicus. Mirëpo në bazë të ligjit romak, patricët kishin të drejtë të shfrytëzonin nga toka e përbashkët e bashkësisë, aq tokë sa të donin ata dhe klientët e tyre.

Në kushtet kur fondi i tokës së përbashkët shtohej vazhdimisht, si rezultat i luftërave pushtuese të Romës në Itali, në duart e patricëve përqendroheshin sipërfaqe gjithnjë e më të mëdha tokash nga më pjelloret, në një kohë që plebenjtë nuk lejoheshin të shfrytëzonin asnjë pëllëmbë nga fondi i tokës publike.

Pikërisht çështja agrare u bë shkaku kryesor i luftës ndërmjet patricëve dhe plebenjve. Ndërkohë plebenjtë ishin mbytur në borxhe te patricët. Në shek. V p.e.s. në shumicën e tyre absolute ata duke marrë ngastra toke me qira nga patricët, kishin rënë viktima të borxheve dhe ishin shndërruar në skllevër. Në këto rrethana ishte e natyrshme që të luftonin kundër patricëve për t’u çliruar nga zgjedha e skllavërisë për borxhe.

Plebenjtë ishin të ndërgjegjshëm se zgjidhja e problemeve ekonomike e sociale, që ata kishin, nuk mund të bëhej pa kufizuar pushtetin e patricëve dhe pa arritur barazinë politike me ta. Që nga koha e Serv Tulit ata gëzonin disa nga të drejtat e qytetarit romak. Kështu, mund të zotëronin ngastra të vogla toke, mund të shërbenin në ushtri dhe kishin të drejtë të mermin pjesë në kuvendet e popullit. Por këto të drejta ishin shumë pak në raport me të drejtat e shumta, të patricëve, prandaj plebenjtë e zgjeruan mjaft rrethin e kërkesave të tyre, duke 

shkuar deri në atë pikë sa të pretendonin të drejta të barabarta politike me patricët.

Kërkesa të kësaj natyre përbënin një arsye më shumë për luftën që po afronte. Kur plebenjtë i paraqitën kërkesat e tyre programore, konsujt, senati dhe magjistratët e tjerë patricianë as që morën mundimin për t’i shqyrtuar, madje i hodhën kategorikisht poshtë. Kaq u desh dhe lufta u ndez.

Forma kryesore e luftës së gjatë më se treshekullore e plebenjve kundër patricëve ishin dhe mbetën secesionet. Siç dëshmon historiani romak i antikitetit, Tit Livi, secesioni i parë, që shënoi shkallëzimin e mëtejshëm të luftës ndërmjet tyre (lufta kishte filluar që në mesin e shek. VI p.e.s.), ndodhi në vitin 494 p.e.s.

Në shenjë proteste ndaj skllavërisë për borxhe dhe kushteve të padurueshme të jetesës, mijëra plebenj braktisën qytetin. Ata u larguan nga Roma për në Malin e Shenjtë, ku dhe ngritën kampin e tyre. Një gjë e tillë që deri atëherë as përfytyrohej, shkaktoi alarm, i tronditi thellë patricët në përgjithësi dhe senatin romak në veçanti. Paniku i paparë që pushtoi Romën zyrtare buronte nga një varg faktorësh përcaktues për ekzistencën dhe të ardhmen e shtetit romak.

Kështu, në qoftë se në fillim të shek. V p.e.s. plebenjtë përbënin masën kryesore të ushtrisë romake, pas largimit të tyre nga qyteti, ra shumë aftësia e saj luftarake. Akti i pashembullt i plebenjve u krye në një çast tepër delikat për Romën: kur ajo kishte filluar luftërat për pushtimin e Italisë. Pa forcën më dinamike të ushtrisë së vet, siç ishin plebenjtë, Roma nuk mund të vazhdonte marshimin e saj triumfal nëpër Itali.

Në gjendjen e nderë, që u krijua pas braktisjes nga plebenjtë, ajo rrezikonte të pësonte jo vetëm disfatë ushtarake, por rrezikonte të asgjësohej edhe si shtet. Veç kësaj, largimi i plebenjve nga Roma i hapi qeverisë patriciane probleme të mëdha ekonomike dhe financiare. Pa përmendur tokat, që mbetën djerrë, qeveria nuk zotëronte fonde të mjaftueshme për mbajtjen e ushtrisë dhe, për më tepër, as për të përballuar shpenzimet ushtarake në luftërat që kishte ndërmarrë për pushtimin e gadishullit. Ekzistonte mundësia që plebenjtë të shkëputeshin përgjithmonë nga Roma dhe të formonin shtetin e tyre të pavarur. Kjo do të thoshte që Roma të vihej ndërmjet dy zjarresh dhe katastrofa të bëhej e pashmangshme.

Në këto rrethana të jashtëzakonshme, para qeverisë romake shtroheshin dy altemativa: ose të hiqte dorë nga luftërat për pushtimin e Italisë, ose t’u bënte koncesione plebenjve. Duke vënë interesat strategjike e të përgjithshme mbi ato të çastit e lokale, ajo zgjodhi si më të leverdishme altemativën e dytë, dhe në përputhje me këtë zgjedhje, u detyrua t’u njihte plebenjve të drejtën që edhe ata të kishin funksionarët e tyre të lartë, tribunët e popullit.

Që nga viti 494 p.e.s., kur u zgjodhën për herë të parë e në vazhdim, tribunët e populht fituan fuqi ligjore mjaft të gjera, deri dhe të drejtën e vetos. Ata mbronin interesat e plebenjve para shtetit dhe institucioneve të tij. Me përjashtim të urdhrave ushtarakë, tribunët e popullit kishin të drejtë të anulonin vendimet e magjistratëve patricianë të të gjitha rangjeve, madje dhe ato të senatit. Kur tribunët gjykonin se këto ose ato vendime të tyre binin në kundërshtim me interesat e plebenjve, atëherë ata vinin veton dhe kështu nuk mund të hynin në fuqi. Pas këtyre lëshimeve, plebenjtë u rikthyen në Romë, por kjo nuk do të thotë se lufta e tyre me patricët mori fund me kaq.

Në qoftë se patricët u detyruan t’u bënin plebenjve një koncesion shumë të rëndësishëm politik, siç ishte zgjedhja e tribunëve të popullit, ata refuzuan kategorikisht të zbatonin projektligjin agrar, që paraqiti në senat Spur Kasi më 486 p.e.s. Projektligji i tij parashikonte që një pjesë e tokave të pushtuara në Itali t’u ndaheshin plebenjve më nevojtarë.

Senatorët jo vetëm nuk e miratuan projektligjin e tij, por ata e akuzuan Spur Kasin se donte të bëhej mbret dhe e ekzekutuan, pavarësisht se ai ishte magjistrat me origjinë patriciane.

Ky veprim i zemëroi plebenjtë dhe kërkesa për tokë u ngrit përsëri me forcë të veçantë. U desh të kalonte shumë kohë, kur në vitin 454 p.e.s., me propozim të tribunit të popullit, Icilit, plebenjve më të varfër iu nda tokë në rajonin e Aventinit, i cili ndodhej në afërsi të Romës. Megjithatë kjo shënoi vetëm fillimin e zgjidhjes relative të çështjes agrare.

Në mesin e shek. V p.e.s. lufta midis dy shtresave kryesore të shoqërisë romake, hyri në një fazë të re, edhe më të lartë. Kjo lidhet me faktin se patricët zotëronin gjyqet, dhe duke mos pasur ligje të shkruara, i drejtonin ato sipas normave së të drejtës zakonore, e trashëguar nga epoka e komunitetit primitiv, që ndërkohë. ishte shumë e vjetruar dhe nuk u përgjigjej kushteve të reja të zhvillimit historik të shoqërisë romake.

E drejta zakonore ishte monopol i patricëve. Vetëm ata kishin të drejtën ekskluzive të interpretimit të saj, gjë që krijonte terren për spekulime nga më të rëndat. Duke qenë kështu, vendimet e gjyqeve i favorizonin patricët dhe i diskriminonin hapur plebenjtë, dhe përderisa spekulohej me plebenjtë, merret me mend se në gjyqet romake të kësaj kohe, klientët, pa folur këtu për skllevërit, trajtoheshin shumë më keq.

Të dënuarit, edhe kur qenë të bindur për pafajësinë e tyre, nuk mund ta provonin padrejtësinë që u bëhej apo të apelonin për abuzimet e gjyqtarëve patricianë, prandaj qytetarët e të gjitha kategorive shoqërore, duke përfshirë edhe patricët e civilizuar, filluan të kërkonin me forcë formulimin dhe regjistrimin e ligjeve të shkruara. Patricët, si gjithmonë, kundërshtuan, por, të ndodhur nën presionin e fuqishëm nga poshtë, u detyruan të lëshonin pe. Lidhur me këtë u ngrit komisioni special i decemvirëve, të cilit iu ngarkua detyra e hartimit të ligjeve të shkruara. Ky komision i zëvendësoi përkohësisht magjistratët më të lartë të shtetit romak.

Kështu, në vitin 451 p. e. r, kur decemvirët morën mandatin për hartimin e ligjeve të shkruara brenda vitit, nuk u zgjodhën as kunsuj, as tribunë të popullit.

Komisioni i decemvirëve që përbëhej vetëm nga elementë patricë, nuk arriti dot ta mbaronte punën brenda afatit të caktuar, prandaj ai u shkarkua dhe në vitin 450 p.e.s. u zgjodh një decemvir i ri, gjysma e të cilit përbëhej prej plebenjsh.

Duke abuzuar me kompetencat e jashtëzakonshme, decemvirët e rinj i dhanë vetes pushtet të pakufizuar. Një gjë e tillë shkaktoi në vitin 449 p.e.s. secesionin c dytë të piebenjve. Gjithsesi, po atë vit u rivendosën magjistraturat e mëparshme, ndërsa ligjet e fbrmuluara nga decemvirët u gdhendën në 12 tabela prej bakri, dhe që të shiheshin nga të gjithë, u ekspozuan në sheshin qendror të Romës, pra, në Forum.

Publikimi e kodifikimi i ligjeve të shkruara ishin në thelbin e tyre një fitore për plebenjtë dhe forcat progresiste, sepse ato kufizonin dcri diku arbitraritetin e magjistratëve patncianë, të cilëve paskëtaj u hiqej e drejta e dënimit me vdekjc. Personave të dënuar me vdekje iu njoh e drejta e mbrojtjes dhe e apelimit në kuvendet e popullit.

Gjithashtu ligjet e 12 tabelave e ulën përqindjen e huasë së borxhit në masën 8. 3% në vit. Ajo që ka rëndësi parimore dhe që duhet theksuar më lepër, është se hgjet e shkruara njohën të drejtën e pronës private dhe mbrojtjen e saj me ligj të posaçëm. Kushdo që guxonte të vinte dorë mbi të, dënohej rreplë pa hezitim, deri dhe me vdekje.

Sido që ligjet e 12 tabelavë hodhën një hap të rëndësishëm përpara në drejtim të civilizimit të shoqërisë romake, ato përmbanin edhc disa nene antidemokratike. Të tilla qenë për shembull njohja e skllavërisë për borxhe,ndalimi me ligj i martesave midis patricëve dhe plebenjve, sanksionimi juridik i sistemit të patronazhit d. m. th. i institutit të klientelës.

Në këto dhe aspekte të tjera, ato jo vetëm nuk sollën asgjë me vlerë progresive, por ligjëruan praktikat e traditat e vjetra regresive. Dhe pikërisht për këto arsye, plebenjtë nuk e ndërprenë luftën e tyre, por e vazhduan më tej.

Frytet e vazhdimit të kësaj luftc filluan të dukeshin që në vitin 449 p.e.s. Konsujt e atij viti, Luc Valeri dhe Mark Horaci, miratuan tre ligje mjaft demokratike. Kështu tribunët e popullit fituan statusin e imunitetit, d. m. th. të paprekshmërisë. Në këtë mënyrë, personaliteti i tyre, si të thuash, u shenjtërua.

Gjithashtu u nkonfirmua e drejta e ankimit, e mbrojtjes, e apelimit të qytetarëve në komiciet për dënimet me vdekje apo ndëshkimet fizike; vendimet e kuvendeve të plebenjve nëpër tributë përkatëse ose të plebishiteve, siç quheshin në atë kohë, fitonin fuqinë e ligjeve të përgjithshme të shtetit, pa qenë nevoja të aprovoheshin më parë nga senati. Kjo i detyroi patricët që të mermin pjesë edhc në kuvende sipas tribuve. Kështu, në rrjedhën e luftës politike midis shtresave, në Romë lindi një formë e re dhe më demokratike e kuvendeve të popullit, siç ishin komiciet e tribuve. Disa vjet më vonë plebenjtë arritën një fitore të re në fushën e së drejtës civile. Me nismën e tribunit të populht, Kanuleut, u shfuqizua ligji që ndalonte martesat mes patricëve e plebenjve.

Ky akt juridik krijoi kushte reale për integrimin dhe shkrirjen e parisë plebeje me aristokracinë patriciane në një shtresë të vetme. Një projektligj tjetër i Kanuleut u hapi rrugën plebenjve për të zënë deri dhe magjistraturën më të lartë të shtetit, atë të konsullatit. Në të vërtetë, projekti i tij u rrëzua në votim, por, me kompromisin e arritur më 444 p.e.s., filluan të zgjidheshin tribunë ushtarakë me pushtet konsullor, numri i të cilëve ndryshonte nga tre në tetë veta. Në këtë magjistraturë të re krahas patricëve, përfaqësoheshin edhe plebenjtë.

Zbatimi në praktikë i ligjeve të viteve '40 të shek. V p.e.s. pati si rezultante barazimin e të drejtave civile e politike të plebenjve me ato të patricëve. Por kjo arritje ishte një fitore e pjesshme, relative dhe gjysmake, sepse, ndërsa aristokracia plebeje kishte arritur pak a shumë gjithçka, masa e plebenjve të thjeshtë nuk kish mundur të fitonte gjë.

Problemet më të rëndësishme të luftës, ai i tokës dhe i skllavërisë për borxhe, ende mbeteshin të pazgjidhura. Në këto rrethana pushtimi gal i vitit 390 në Itali shkaktoi një krizë të re në marrëdhëniet midis patricëve e plebenjve. Për rrjedhojë, lufta mes tyre u shkallëzua më tej.

Konfliktet u ashpërsuan në kulm për arsye të thellimit të pabarazisë ekonomike. Ndërsa fondi i tokës së përbashkët rritej në përpjesëtim të drejtë me sukseset e ekspansionit romak në Itali, shumë plebenj mezi siguronin minimumin jetik. Kontrasti me patricët, të cilët ishin kthyer në pronarë të mëdhenj tokash, bëhej edhe më i thellë për shkak të shtimit të skllavërisë për borxhe.

Në krye të luftës së plebenjve, për ta ndryshuar këtë realitet të hidhur, u vunë tribunët e popullit, Licini dhe Seksti, të cilët për dhjetë vjet me radhë luftuan për aprovimin e tre projektligjeve, që më fund, në vitin 367 p.e.s. u miratuan. Sipas ligjit të parë, askush nuk kishte të drejtë të zotëronte më shumë se 500 jugerë (125 ha) tokë.

Ligji i dytë kishte të bënte me shfuqizimin e magjistraturës së tribunëve ushtarakë me pushtet konsullor dhe me rivendosjen e postit të konsujve. Lidhur me këtë magjistraturë, ligji sanksiononte prerë një ndryshim esencial. Ndryshe nga më parë, njëri prej dy konsujve duhej të zgjidhej medoemos nga radhët e plebenjve.

Ligji i tretë e zbriste mjaft kamatën për huanë e marrë, ndërsa shuma që mbetej mund të shlyhej brenda tre vjetëve. Këtyre sukseseve iu shtua një nga fitoret më të mëdha që kishin arritur plebenjtë deri më atëherë. Më vitin 326 p.e.s. u aprovua ligji i Petelit, njërit prej tribunëve të popullit të këtij viti, sipas të cilit, borxhlinjtë përgjigjeshin para kreditorëve me pasurinë e vet dhe jo me lirinë personale apo familjare. Në këtë mënyrë në Romë u hoq njëherë e përgjithmonë skllavëria për borxhe.

Rezultati kryesor historik i luftës midis plebenjve dhe patricëve ishte shkatërrimi i bazës ekonomike të trashëguar nga rendi i komunitetit primitiv dhe i marrëdhënieve të vjetra që buronin prej saj. Po kështu, shndërrime cilësore pësuan struktura sociale dhe institucionet politike, që u korrespondonin atyre. Në këtë kuptim, fitorja e plebenjve hodhi në erë rendin e vjetër gjinor, bartësit e të cilit ishin patricët në përgjithësi dhe aristokracia patriciane në veçanti. Mbi gërmadhat e tij u ngrit shoqëria e re dhe shteti skllavopronar.

Themelimi i shoqërisë së re dhe i shtetit skllavopronar romak të tipit të polisit grek, krijoi kushte reale për zhvillimin e pronës private, të marrëdhënieve të reja mall-para dhe të skllavërisë si sistem shoqëror. Ky sistem e këto marrëdhënie ishin shumë më progresive se ato që sundonin në kushtet e komunitetit primitiv apo në Romë gjatë periudhës mbretërore.

Barazimi i të drejtave social-politike midis patricëve e plebenjve nuk kaloi pa lënë vulën e vet në strukturën sociale të shoqërisë romake. Integrimi e më pas shkrirja e parisë së plebenjve me elitën e patricëve çoi në krijimin e një shtrese të re aristokratike, aristokracisë patriciano-plebeje, ose të nobilitetit, siç quhej atëherë.

Në këtë shtresë të privilegjuar shoqërore futeshin pronarët e mëdhenj të tokave dhe të skllevërve. Ishin pikërisht këta që mbushën radhët e senatit dhe zunë magjistraturat më të larta të shtetit romak. Për rrjedhojë, Republika Romake, në thelb, mbeti përsëri një republikë tipike aristokratike.

Me ndryshimin e nocionit “aristokraci patriciane e plebeje”, pasi ato, u bënë një, ndryshoi edhe përmbajtja e kuptimi i nocionit plebëplebs. Me këtë emër apo nën konceptin plebs, do të kuptojmë shtresat më të ulëta të popullsisë qytetare e fshatare të shoqërisë skllavopronare romake. Në këto shtresa bënin pjesë fshatarët e lirë, si dhe zejtarët e tregtarët e vegjël.

Një ndër rrjedhojat më të rëndësishme të luftës së shtresave në epokën e Republikës së Hershme Romake, ishte anulimi i skllavërisë për borxhe. Ky akt historiko-juridik tepër civilizues i shtetit romak të asaj kohe e zhvendosi tërësisht qendrën e gravitetit të skllavërisë te luftërat grabitqare, gjë që rriti në maksimum tendencat agresive të Romës në fushën e politikës së jashtme.

Mbarimi i luftës së shtresave, e cila e gërryente dhe e dobësonte Romën nga brenda, çoi në konsolidimin e forcimin e saj. Kështu, duke filluar nga shek. III p.e.s. e në vazhdim, para armikut të jashtëm, Roma paraqitej ashtu siç ishte në të vërtetë: shtet i fuqishëm, kompakt e monolit, çka nuk mund të mos i favorizonte sukseset e fushatave ushtarake të saj në Itali e gjetiu.

Së fundi, nuk mund të mos vëmë në dukje edhe një moment tjetër, që mund e duhet nënvizuar. Boshti kryesor rreth të cilit u zhvillua lufta e shtresave në Romë, pra, problemi agrar, nuk gjeti zgjidhje përfundimtare, por vetëm se u zbut përmes luftërave grabitqare dhe themelimit të kolonive ushtarake në pjesë të ndryshme të Italisë. Moszgjidhja përfundimtare e këtij problemi të rëndësishëm u bë më pas gangrena e shoqërisë dhe kushtoi shumë shtrenjtë Republikës Romake.

Si përfundim mund të thuhet se lidhur me rezultatet e luftës së shtresave, në thelb ajo luftë ishte një revolucion demokratik i kufizuar që mbeti në mes të rrugës dhe nuk u çua deri në fund.

info@balkancultureheritage.com