Pas shfuqizimit të trupave jeniçere, Devleti Osman kishte mbetur pothuajse pa forca ushtarake dhe Cari Nikolla I, që dëshironte të përfitonte nga kjo situatë për të shkatërruar osmanët, në mënyrë që të merrte në zotërim Ballkanin, Ngushticat dhe Anadollin, filloi përgatitjet për luftë. Ndërkohë, fuqitë evropiane vendosën që t i jepnin fund sundimit osman në Greqi dhe ta shpallnin atë shtet. Flota franceze dhe ajo britanike u dërguan në Mesdhe për të ushtruar presion ndaj Devletit Osman. Edhe cari rus, Nikolla I, dërgoi flotën e tij.
Guvematori i Egjiptit Osman, Muhammed Ali Pasha, duke qenë se dëshironte të fitonte pavarësinë, kishte pozicio-nuar flotën e tij në brigjet e Moresë. Forcat kryengritëse greke u shtypën dhe kështjellat u rimorën nga duart e tyre, duke lënë vetëm disa grupe luftëtarësh në male. Në Dhulka'de 1242/5 qershor 1827, forcat muslimane morën Athinën, edhe pse grekët patën ndihmën e forcave evropiane.
Britanikëve nuk u pëlqente prania e Muhammed Ali Pashait në Mesdheun Lindor. Për ta ishte më e favorshme prania e një force të dobët osmane dhe e një Greqie të vogël në Mesdheun Lindor. Rusët dhe britanikët u takuan në Shën Petërburg, me pretekstin se do të diskutonin mënyrën për t'iu dhënë fund veprimeve të padrejta të Ibrahim Pashait në More, dhe nënshkruan, dhe një protokoll më 4 prill 1827, sipas të cilit Greqia duhet të ishte një shtet autonom që do fi paguante tagër Devletit Osman, dhe se turqit duhet të largoheshin nga ky vend. Ky ishte hapi i parë drejt pavarësisë së Greqisë. Ky protokoll iu njoftua Austrisë, Prusisë dhe Francës. Austria e refuzoi, për arsye se nxiste nacionalizmin dhe duke qenë se Austria ishte perandori që kishte nën sundim disa grupe të popullsisë, nuk mtmd të ishte në favor të këtij protokolli. Nga ana tjetër, ishte i suksesshëm për Rusinë, ndërkohë që edhe Prusia e refuzoi.
Mirëpo, Franca njoftoi se ajo ishte në favor, duke pasur për qëllim prishjen dhe shkëputjen nga Lidhja e Shenjtë, që ishte themeluar në vitin 1815 kundër saj. Në këtë mënyrë, Britania, Rusia dhe Franca nënshkruan Traktatin e Londrës më 6 korrik 1827. Sipas këtij traktati, nëse osmanët do të pranonin Traktatin e Shën Petërburgut, do të kishte një armëpushim midis tyre dhe kryengritësve të Greqisë, dhe më pas, do të themelohej shteti Grek. Në rastin e kundërt, këto tri fuqi do fi ndihmonin kryengritësit e Greqisë dhe do të ushtronin presion ndaj osmanëve.
Devleti Osman nuk e pranoi Traktatin e Londrës, pasi e shikonte atë si një ndërhyrje në çështjet e brendshme të tij. Për pasojë, flotat e tre superfuqive bllokuan në Navarin flotën osmane dhe atë egjiptiane.106 Këto tre fuqi i kërkuan Muhammed Ali Pashait të tërhiqej, por ai iu përgjigj se tërheqja e tij ishte në varësi të asgjësimit të flotës osmane, pasi vetëm në atë rast ai do të kishte një justifikim të tërhiqej, sepse forcat e tij do të gjendeshin në pozitë të vështirë, ngase do të ishte prerë rruga për kthimin e tyre. Admiralët e flotës franceze, britanike dhe ruse i dhanë një ultimatum Ibrahim Pashait, duke i kërkuar tërheqjen e flotës Osmane dhe egjiptiane, si dhe tërheqjen e forcave muslimane nga Morea. Pas refuzimit të këtij ultima-tumi, forcat e bashkuara detare britanike-franceze-ruse hynë në Navarin, me pretekstin për të trembur Ibrahim Pashanë, por që në të vërtetë kishin për qëllim shkatërrimin e flotës muslimane. Ata i përmbytën anijet e flotës osmane dhe egjiptiane më 20 nëntor 1827.
Kjo ngjarje e ndryshoi krejtësisht situatën: forcat musli-mane, që ishin në More, u gjendën në pozicionin e humbësve të betejës. Populli në Evropë e festoi ngjarjen në Navarin me gë-zim të madh; aleanca që u organizua kundër prirjeve nado-naliste dhe projekti i Rusisë për një Lidhje të Shenjtë u shpërbë. Sipas Mettemihut: "Me ngjarjet në Navarin filloi dhe një erë e re për historinë." Populli musliman i Devletit Osman e shikonte këtë ngjaije si një luftë Kryqëzate.
Në vitin 1243/1828, forcat aleate shpallën pavarësinë e Greqisë.109 Ashtu siç mund të pritej, Devleti Osman nuk pranoi ta njihte këtë veprim, ndërsa rusët e morën këtë kundërshtim si një justifikim për fu hedhur në sulm kundër tyre në vitin 1828. Duke qenë se këta të fimdit nuk ishin të përgatitur për luftë, ushtria ruse avancoi shumë shpejt përmes Rumelisë. Nga ana tjetër, arriti të merrte në frontin lindor kështjellën e Ahëskas dhe të Karsit, ndërsa Edreneja, në pjesën evropiane, ra në duart e tyre në vitin 1245/1829. Në këtë mënyrë, Devleti Osman u detyrua të nënshkruante Traktatin e Edrenesë në vitin 1245/1829, sipas të cilit i dorëzoi Rusisë, Ahëskën dhe Kirkasian dhe njohu pavarësinë e Greqisë, që në atë kohë përfshinte vetëm Gadishullin e Moresë.
Ndërkohë, Muhammed Ali Pasha i Egjiptit sulmoi Biladu'sh-Shamin (ajo që në ditët e sotme quhet Siri), duke kërcënuar autoritetin osman në këtë vend. Trupat osmane u dërguan në luftë kundër forcave egjiptiane, por ata pësuan disfatë në betejën e Akkasë dhe Konjas. Sulltan Mahmudi II dërgoi një ushtri tjetër nën drejtimin e Hafëz Pashait që u mund sërish nga ushtria e stërvitur mirë egjiptiane, në betejën e Nizipit, në vitin 1258/1839. Ndoshta ishte edhe një fat për Sulltan Mahmudin II, i cili ndërroi jetë në Stamboll, para se të merrte këto lajme të humbjeve nga fronti i luftës.