Qyteti i vogël i Peqinit, i ndodhur në bregun lindor të lumit Shkumbin, në rrafshinën e madhe të Shqipërisë qendrore, ruan akoma disa monumente intcresante osmane ose më mirë të thuhet se i ka ruajtur deri kohët e fimdit. Peqini u themelua nga osmanët gjatë shekullit XVI si një qendër e vogël administrative dhe ushtarake. Ai u zhvillua dhe filloi të marrë formën e një qendre lokale të esnafeve dhe u bë vendbanim i familjeve të pasura në periudhën midis shekullit XVII dhe fillimit të shekullit të XIX.
Peqini është identifikuar si qyteti i Klodianës së antikitetit, një vend që shërbeu për të mbrojtur Rrugën Egnatia, por që u zhduk si rezultat i trazirave në fillim të mesjetës. Ai u rindërtua një mijë vjet më vonë nga osmanët, të cilët e bënë këtë gjë për të njëjtën arsye sikurse edhe romakët: ky qytet kishte një pozicion të rëndësishëm strategjik, pasi kontrollonte rrugën kryesore të vendit lindje-perëndim.
Sipas regjistrimit të përgjithshëm osman të vitit 1431, Peqini (Biklenet) ka qenë një fshat i vogël me nëntë familje dhe nuk përmendet se ka patur ndonjë kështjellë. Regjistrimi i përgjithshëm (icmal) i vitit 1528 e përmend “Peklinin” si një fshat të vogël me 34 familje. Ai ishte pjesë e një timari të anëtarëve të gamizonit të Durrësit. Përsëri nuk përmendet ekzistenca e një kështjelle, as në përshkrimin e fshatit dhe as në përshkrimin e kështjellave dhe të gamizoneve të sanxhakut të Elbasanit, në të cilin ndodhet Peqini. Më pas, Peqini përmendet në vitin 1569/70 si “qyteti i hapur, “varoshi” i kështjellës së Peklinit, i cili kishte 140 familje muslimane dhe 15 familje kristiane, 62 muslimanë beqarë dhe katër kristianë me një status të tillë (4a). Përveç kësaj, në të ndodhej edhe një gamizon, madhësia e të cilit nuk jepet. Civilët muslimanë të Peqinit ndihmuan në mbledhjen e taksës për kokë nga shqiptarët kristianë dhe për taksën e rëndësishme të dhenve.
Për më tepër, ata ndodhedhin afer kështjellave të. Durrësit dhe të Bashtovës dhe duhej t’i ndihmonin gamizonet e këtyre kështjellave për të vëzhguar lëvizjet e armikut dhe për t’i dëbuar ata. Për shkak të kontributit të tyre të dobishëm, ata ishin të shkarkuar nga të gjitha taksat dhe angaritë përkatëse. Ky status u ishte garantuar në vitin 1569/70 dhe duhej të konfirmohej nga ana e autoriteteve qendrore në Stamboll. Dy shënimet shtesë në regjistrin e vitit 1570, e qartësuan faktin se kështjella e Peqinit ishte ndërtuar midis viteve 1528- 1569 dhe viteve 1550 ose 1560, gjatë sundimit të Sulejmanit të Madh.
Në vitin 1670, Evlia Çelebiu paraqet një tablo të qytetit të Peqinit, ku thekson se kështjella ishte ndërtuar për të ruajtur rrugën për në Durrës, që rrezikohej nga kryengritësit shqiptarë. Në këtë raport, ai e lë jashtë emrin e sulltanit, nën mbikëqyijen e të cilit është ndërtuar kështjella, por shton se gamizonet e Durrësit (Diraçit) dhe të Bashtovës kishin dhënë ndihmesën e tyre për të qetësuar zonën përreth. Ai përmend edhe një studim nga koha e Sulltan Sulejmanit, në të cilin Peqini përmendet si qendra e një kadillëku. Megjithatë, nga regjistri i vitit 1569/70 (tre vjet pas vdekjes së Sulejmanit), nuk konfirmohet një përfiindim i tillë dhe si njedhojë, mund të jetë një hyije e re apo ndonjë gabim i udhëtarit. Sidoqoftë, është fakt i ditur se Peqini u bë qendra e një kadillëku. Haxhi Kallfa (Katip çelebi) e përmend këtë në mënyrë të hollësishme.
Shënimi i Evlias në lidhje me fimksionin e kështjellës për mbajtjen nën kontroll të kryengritësve dhe për qetësimin e tyre me ndihmën e Durrësit dhe të Bashtovës, ka shumë mundësi të jetë një parafrazë nga shënimi i studimit të bërë në vitin 1569/70, i cili në të vërtetë i përmend “kryengritësit shqiptarë” si aktivë në këtë zonë. Ndërtimi i kështjellës së parë, përpara riparimeve të mëvonshme, e vërteton këtë fakt. Bandat e malësorëve të padisiplinuar, që nuk njihnin forcë tjetër përveç prijësve të fiseve të tyre, ishin të armatosur me mushqeta, por nuk kishin artileri për prishjen e mureve. Kështu, kjo kështjellë mund t’u rezistonte sulmeve të pritshme.
Nga përshkrimi i Evlias, është e qartë se në shekullin XVII, në këtë vend ishte vendosur qetësia dhe fimksioni ushtarak i Peqinit ishte kthyer në një rol më kulturor, arsimor dhe administrativ.
Evlia Çelebiu e përshkruan Peqinin si një qendër urbane me një rëndësi relativisht të madhe, edhe pse e vogël në përmasa. Në bregun e lumit ndodhej një kështjellë drejtkëndore, e cila përfshinte brenda mureve të saj 30 shtëpi të vogla dhe një xhami. Rreth e rrotull kështjellës ndodhej qyteti i hapur, që numëronte 400 shtëpi “të ngjashme me pallatet”. Qyteti ishte i ndarë në katër lagje dhe kishte katër xhami, shtatë mesxhide, tri medrese, 2 teqe dhe pesë mejtepe. I njëjti autor thotë se Peqini zotërontë një pjesë të madhe ndërtesash sociokulturore, vepra të një njeriu të vetëm, vezirit Abdurrahman Pasha, një shqiptari nga Peqini.
Sipas Evlias, Abdurrahman Pasha ka qenë aga i jeniçerëve në periudhën e Mehmedit IV dhe është dalluar gjatë pushtimit të Kandias. Ai ka punuar si guvemator i Egjiptit dhe i Bagdadit, po ashtu edhe i shumë vendeve të tjera në Europën Osmane. Së fundmi u bë guvematori i fundit osman i Budës, duke vdekur në mbrojtje të atij qyteti kundër forcave të bashkuara të Kristendomit (1686)(7). Evlia i atribuon Abdurrahman Pashës një xhami të bukur, mbishkrimi i së cilës i përket vitit 1666/67, një medrese, një hamam, një teqe, disa burime, një sistem ujësjellësi dhe një urë të gurtë mbi Shkumbin. Në Peqin ndodhej edhe një xhami e dytë e rëndësishme, ajo e Gazi-zades(8), e cila, sipas Evliasë ishte ndërtuar në vitin 1076. (1665-1666).
Në gjysmëne dytë të shekullit XVIII, Peqini u bë shkak mosmarrëveshjesh midis Ali Pashës së Janinës, Bushatlinjve të Shkodrës dhe Kurt Ahmed Pashës së Beratit, sepse ai ndodhej në vendin ku takoheshin zonat e influencës së këtyre derbejlerëve. Në këtë periudhë, kështjella u modernizua plotësisht.
Gjatë riorganizimit të provincave të Perandorisë, në vitet ’60 dhe ’70 të shekullit XIX, Peqini u bë pjesë e vilajetit të Manastirit, i ndodhur në skajin veriperëndimor të sanxhakut të Elbasanit, që ishte pjesë e kësaj qendre të madhe. Në vitet ’80 të shekullit të fimdit, ai përshkruhet si një qytet i vogël (kasaba) në këtë sanxhak. Kishte 1 800 banorë, thuajse të gjithë ishin muslimanë, një çarshi të vogël, dy xhami për faljen e së Premtes, një medrese, një teqe dhe një kullë sahati.
Kur e vizitoi Peqinin në.vitin 1928, Babingeri gjeti një teqe të shkretë (të braktisiir) të urdhrit Rufai, atë të Baba Hasanit, i cili vdiq në vitin 1701. Deri në vitin 1967 Peqini nuk ndryshoi shumë nga përshkrimi që i bëri Evlia Çelebiu, edhe pse monumentet ishin shumë më të pakta. Megjithatë, pas vitit 1967, i gjithë vendi u kthye përmbys dhe u modemizua plotësisht. Xhamia në qendër të qytetit u shemb, por kulla e sahatit afer saj dhe hajati u kursyen. Kështjella osmane, e cila ndodhej në një gjendje të trishtë gjatë pjesës më të madhe të këtij shekulli, u restaurua.
Xhamia e madhe me kube, fillimisht e ndërtuar nga Abdurrahman Pasha, u rindërtua në vitet ’30 të shekullit XIX nga pasardhësit e tij. Me këtë rast, ndërtesës iu bashkangjit një kullë. e madhe sahati, duke e rrethuar atë në anën e majtë të hyrjes dhe ngjitur me sallën e faljes. Salla me kube, me hajatin e saj të bollshëm, e rrethuar nga një minare të ngjashme me lapsin dhe nga kulla e sahatit në të majtë, formonin së bashku dominantin arkitekturor të Peqinit dhe përbënin një prej ndërtesave më të këndshme shumëfunksionale të vendit, një mënyrë karakteristike shqiptare në formë dhe në zgjidhje. Është e pamundur të kuptosh se psë u vendbs të shkatërrohej një harmoni e tillë urbane, përveç se me dëshirën e shprehur për heqjen e çdo gjëje që të kujton pjesën islame. Kulla dhe hajati i ruajtur duken si një kokë e prerë nga trupi. Gjeneratat e mëvohshme do të gjykojnë nëse ishte e drejtë të sakrifikohej bukuria për hir të shekullarizimit të shoqërisë. Ne vetëm mund të vajtojmë humbjen.
Kulla është një ndërtesë katrore, e ndërtuar prej guri gëlqeror të mirë. Ajo është e zbukuruar nga një superstrukturë më e vogël, e cila rrethon mekanizmim e mrekullueshëm (striking machinery) dhe katër sahatet, një në secilën prej katër anëve. E gjithë ndërtesa është e mbuluar nga një kube dekorative. Si një vepër e veçantë, xhamia ka qenë më e rëndësishme së Kulla e Sahatit. Siç dukej në vitin 1970, ndërtesa ishte një kub i gjatë me kube prej thuajse 14m^, me proporcione të përcaktuara mirë. Kubeja mbahet nga një tambur tetëkëndor, forma e së cilit dallohej shumë mirë. Të dyja, si blloku ashtu edhe tetëkëndëshi ishin të bëra me komiza të profiluara e të rënda. Në anën e majtë të ndërtesës qëndronte një minare shumë e gjatë dhe e hollë, që ngrihej pjesërisht nga muret e kubit dhe pjesërisht nga një bazë drejtkëndore. Kjo është një praktikë e përdorur edhe në xhaminë e Faik Pashës (12) pak përpara vitit 1500, i cili mund të ketë nxitur pranimin e një zgjidhjeje të tillë për minaret në tokat shqiptare. Xhamia paraprihej nga një portik i hapur. Ky është elementi që është kursyer nga reformatorët ankthiozë të vitit 1970 dhe që sot përdoret si kafene. Hajati është në “stilin shqiptar”, shumë i bollshëm, me tri shtylla në të dyja anët dhe gjashtë përballë, që mbajnë harqe rrethore, të cilat vazhdojnë në kapitele të mermerta me një dekoracion gjethesh të gdhendura. Ai ka një tavan të sheshtë prej druri dhe një çati me tjegulla të kuqe.
Salla e faljes me kube ishte e ndriçuar mirë nga një numër i madh dritaresh. Ajo kishte tre rreshta me dritare në pjesën e poshtme, dy të tillë në mes dhe një në qendër të pjesës së sipërme të mureve. Kurba e brendshme e dritareve korrespondonte me kurbën e mbështetesvë që mbanin kubenë. Rreshti i poshtëm i dritareve ishte i bërë me harqe rrethore, një tipar joosman që tregon edhe periudhën e vonë të ndërtimit të saj, në kohën kur mjeshtrat e vërtetë osmanë nuk luanin më ndonjë rol në ndërtimin e xhamive të Ballkanit. Rreshti i dytë i dritareve është në përputhje me stilin osman. Harqet me majë të llojit të zakonshëm janë transformuar në një formë më të shtypur, që, gjithashtu, i përket një periudhe më të vonë ndërtimi. Tamburi i xhamisë ishte i errët, pavarësisht nga lartësia e madhe e saj. Xhamia dhe minaija ishin të ndërtuara me të njëjtin mur, sikurse edhe kulla, me blloqe të mëdha dhe të prera me kujdes, prej guri gëlqeror ngjyrë gri. Kjo teknikë është e ndryshme nga ajo e përdorur në pjesën më të madhe të Shqipërisë së Mesme dhe asaj jugore, ku mjeshtrat epirotë (vllehët dhe shqiptarët kristianë nga Pindi), përdomin një teknikë më pak të rafinuar. Ka shumë mundësi që ndërtuesit e Peqinit të kenë ardhur nga veriu i vendit, ku teknikat dalmaciane ishin akoma të pasakta, siç paraqiten në xhaminë e madhe të Plumbit në Shkodër. Forma e dritareve dhe lloji i murit na tregojnë se xhamia, ashtu sikurse dukej në vitin 1970, nuk ishte ajo e Abdurrahman Pashës nga shekulli XVII, e rregulluar dhe e “modemizuar”, por ishte një ndërtesë e re, që i përkiste shekullit XIX.
Evlia Çelebiu e ka transmetuar tekstin e mbishkrimit të xhamisë origjinale, ashtu sikurse ishte në kohën e tij. Mungesa e emrit të themeluesit të xhamisë, që mund të ketë figuruar nga mesi i tekstit, tregon se ai e ka lënë jashtë këtë pjesë. Ky është një element karakteristik i punës së Evlias gjatë riprodhimit të mbishkrimeve. Meqë nuk ekziston ndonjë gjurmë tjetër e mbishkrimit origjinal, është me interes ta paraqesim këtë formë te tekstit, së bashku me përkthimin në shqip:
Metrumi është afersisht një Remel i përkryer: v—/-v—/-v—/-v-
Falënderimi i takon Zotit, sepse kjo xhami u ndërtua për ata njerëz që e kërkojnë. Ajo është një vend që të sjell gëzim. Një vend i tillë mbaroi së ndërtuari në mesin e pranverës. E mrekullueshme! 1077 (1666/67)
Ky kronogram disi provokativ mund të merret si shembull për familjet e pasura të Peqinit për ndërtimin e veprave të ngjashme.
Njehsimi i kronogramit është i thjeshtë: Hej të pasur
Pra, xhamia kishte mbaruar së ndërtuari katër vjet përpara vizitës së Evlias në Peqin.
Babingerit (Reiseëege) i ishte thënë se xhamia ishte rindërtuar në vitin 1256 H (1840/41), pasi të parën e kishte shkatërruar zjarri. Një periudhë e tillë përputhet plotësisht me periudhën e dhënë nga vetë ndërtesa dhe nga disa shënime historike (shih më tej). Gjithashtu, ajo ishte e shkruar edhe në katër mbishkrime, të vendosur në muret e sallës së faljes. Këto mbishkrime ishin të vendosur poshtë kornizës, duke treguar fundin e kubit dhe fillimin e tamburit, afer këndeve të murit të mihrabit. Në vitin 1967 unë nuk isha në gjendje t’i lexoja apo fotografoja ato, për shkak të lartësisë së tyre kurse në vitin 1978, ato nuk ishin më. Me sa duket, mund të ishin zhdukur, por ka shumë mundësi të mbaheshin diku në magazinën e ndonjë muzeu lokal.
Rindërtimi i xhamisë u bë me urdhër të Kafer Sadik Pashasë, djalit të Sulejman Pashës dhe pasardhësit të Abdurrahman Pashës. Ashtu sikurse e thotë edhe emri i tij, Kafer Sadiku ishte një dervish bektashian dhe një poet me vlerë. Për shkak të talentit që kishte, biografia e tij ishte shkruar në veprat e shkrimtarëve të biografisë dhe të dhënat rreth tij u pasuan në veprën e madhe të Ynalit. Ai ka qenë guvernator i Maçinit, në Dobruxhën rumune të sotme, i Inebahtit (Lepanto) në Greqinë jugore dhe i Karliut, gjithashtu në Greqi. Ai vdiq në vitin 1250 H (1834) gjatë udhëtimit për në shtëpi nga një vizitë në Stamboll. Sadik Pasha u varros në oborrin e xhamisë që kishte meremetuar vetë. Vëllai i tij, Ibrahim Fehmi Beu, gjithashtu një poet, shkroi vargjet në gurin e varrit të tij, vargje të cilat janë ruajtur në veprën e Inalit.(l4) Fehmi Beu, një dervish mevlevi, vdiq në vitin 1270 H (1853/54) dhe u varros në të njëjtën varrezë. Duket se xhamia mbaroi së ndërtuari përpara vitit 1250 H, kur Sadiku vdiq. Ndoshta data e dhënë nga Babingeri, 1256 H, është e gabuar ose ndoshta ajo tregon fiindin e punimeve në xhami dhe në kullë. Ka shumë mundësi që të dy themeluesit poetë të kenë krijuar tekstet e mbishkrimeve, të ndodhura lart në muret afer murit të mihrabit, por më tepër mund të na ndihmojnë vetëm tekstet aktuale.
Familja e Abdurrahman Pashës e qeveriste akoma Peqinin në vitet ’50 të shekullit të kaluar. Me sa duket, ata i mbijetuan reformave të Tanzimatit.
Kështjella e Peqinit, një drejtkëndësh 53 me 58 m, ndodhet mbi bregun verior të lumit Shkumbin, në jug të “qendrës së qytetit”. Sikurse e shohim sot, kështjella është produkt i dy periudhave të ndërtimit, secila prej tyre e ndarë në dy nënperiudha.
Kështjella origjinale mund të ketë qenë një punë që i përket kohës së Sulltan Sulejmanit, e ndërtuar për të ruajtur rrugën nga sulmet guerile të bandave të vogla malësore.
Për këtë qëllim, muret e saj relativisht të hollë (1.40m trashësi), ishin mjaft të fortë. Kështjella origjinale kishte katër kulla rrethore, nga të cilat vetëm njëra ka mbetur deri tani e pandryshuar. Dy të tjerat u rimodeluan në një periudhë më të vonë, kurse e katërta sot nuk ekziston më. Kështjella kishte dy hyrje, njërën të ndodhur përballë tjetrës, në qendër të mureve rrethuese. Muret dhe kullat ishin të ndërtuara me gurë kave dhe gurë të marrë nga lumi. Sipërfaqja jo e njëllojtë e murit ishte e suvatuar me llaç. Pas këtij konturi mbrojtës ishin ndërtuar një varg dhomash përballë murit lindor, në të dyja anët e portës. Këto dhoma ishin të vendosura tërthorazi në mur dhe të mbuluara me qemer në formë boti. Qendroija, ajo mbi hyijen, kishte një xhami të vogël pa minare. Njerëzit e moshuar në qytet akoma e kujtonin se ku kishte qenë kjo xhami, pasi ata e mbanin mend që dikur shtëpitë kishin qenë brenda mureve rrethuese. Dhomat janë të ndërtuara sipas një teknike pak të ndryshme nga ajo e mureve dhe e kullave, por periudha e ndërtimit të tyre nuk mund të jetë shumë e largët nga mbarimi i rrethimit. Ato mund t’i përkasin gjysmës së dytë të shekullit XVI. Si tip, kështjella origjinale e Peqinit lidhet ngushtë me kështjellën e Prezës afër Durrësit, me atë të Elbasanit dhe atë të Sabakut në Serbi. Me siguri, këto dy të fundit mund t’i atribuohen Fatihut, ndërkohë që kështjella e Prezës i përket vitit 154O. Të gjitha muret e kështjellës së Peqinit janë punë e një lloji pa cilësi, përveç disa harqeve të dritareve dhe harqeve të dyerve, të cilat janë të bëra me kujdes me tullë dhe janë shtypur pak në sipërfaqen e mureve. Ato kanë harkun me majë me dy qendra, që është karakteristikë e shekujve XV dhe XVI. Sipas mendimit tim, ky element i ka fillesat në pjesëmarrjen e mjeshtrave të përgatitur osmanë, të cilët gjithashtu kanë bërë planimetrinë dhe ndërtimin e saj. Pjesa më e madhe e punës mund të jetë bërë nga mjeshtrat lokalë nën mbikëqyijen osmane.
I vetmi përshkrim historik i kësaj kështjelle është i Evlia Çelebiut, në vitin 1670. Meqë ai e përshkruan kështjellën ashtu sikurse ishte në formën e saj origjinale, përpara transformimeve të bëra në fundin e shekullit të XVIII, po e japim në formë të plotë.
“Kështjella ndodhet poshtë një shpati, mbi një vend të sheshtë dhe të gjerë në brigjet e lumit të Elbasanit (Shkumbin). Ajo është një kështjellë e vogël në formën e një drejtkëndëshi. I gjithë perimetri ka një sipërfaqe prej 500 hapash. Në të nuk ndodhet ndonjë hendek, por si shenjë dashurie për katër kalifet e drejtë, në katër anët e saj janë ndërtuar katër kulla të vështira për t’u sulmuar. Në anën jugore trualli është pak i pjerrët. Të gjitha themelet janë të ngritura mbi shkëmbinj. Ekziston vetëm një portë, në pjesën veriore, e cila të çon drejt qytetit të hapur. Lartësia e mureve është 12 ell (=8.16m).
“Në kështjellë ndodhet një guvemator (dizdar), një gamizon prej 70 burrash dhe pesë shahi armësh. Brenda kështjellës ndodhen 30 shtëpi të vogla dhe të shpeshta, të mbuluara me tjegulla kurse në hyrje është ndërtuar një xhami e vogël pa minare. Në një livadh në anën e majtë të kështjellës dhe ngjitur me muret ndodhet një namazgja”.
Siç dihet, Evlia ishte i shkurtër me trup. Nëse hapat e tij ishin pak më të vegjël sesa një gjysmë metri, atëherë perimetri i kështjellës siç e jep ai, është me afersi i saktë. Sot, muret janë më pak se 8m të lartë, por parapeti nuk ekziston thuajse kudo; kullat janë me të vërtetë 8 metra të larta. Në ditët e sotme nuk ekziston ndonjë hendek apo ndonjë shtëpi. Gjithashtu as xhamia nuk është më. Ajo është rrënuar kohë më parë. Vendndodhja e saj mund të shihet akoma tek hyija përballë me qytetin, ashtu sikurse ka thënë Evlia Çelebiu. Sot, kështjella ka dy porta. Porta e vogël është e thyer nëpër muret në drejtim të lumit. Nuk mund të jemi të sigurtë në lidhje me numrin e burrave të gamizonit. Shtatë në vend të 70 do të ishin më afer realitetit të shekullit XVII. Për fat, ne posedojmë një buxhet osman të të njëjtit vit, kur Evlia Çelebiut ishte në Peqin, në vitin 1080 H (1669/70), i botuar nga Barkani në vitin 1956.(19) “Kalem-i Tezkire-i)
Midis kështjellave përgjatë bregdetit shqiptar, Kal-a Kuçiiku (Departamenti i ministrit të kështjellave të vogla) i atij viti, kishte edhe “kështjellën e Peklinit”, që i përkiste Livës së Elbasanit” me gjashtë mustahafizanë (ushtarë të gamizonit), me një pagë ditore prej gjashtë akçe secili, një total prej 36 akçesh. Nuk përmendet ndonjë dizdar, por, nëse e shtojmë atë, numri arrin në shtatë në vend të 70. A nuk është e mundur që për numrin e burrave të dhënë prej tij, Evlia të ketë përdorur ndonjë burim më të vjetër, ndonjë studim të shekullit XVI, ashtu sikurse vepronte shpesh? Apo bëhet fjalë për një shkarje të penës nga ana e tij? Sidoqoftë, numri shtatë përputhet më shumë me mënyrën se si ai e jep informacionin e tij: një numër i parëndësishëm burrash dhe armësh që justifikohet me paraqitjen e dhënë më pas. Kështjella ndodhej në pjesën e brendshme dhe të sigurtë të vendit dhe si rrjedhojë nuk kishte nevojë për një garnizon të fortë. Pavarësisht nga kjo, shënimi i tij në lidhje me kushtet e sigurisë në shekullin XVII është shumë interesant.
Periudha e dytë e madhe e ndërtimit lidhet me formën që ka ndërtesa sot. Në atë periudhë, të paktën dy nga katër kullat u rindërtuan pjesërisht apo u veshën me një shtresë të re të trashë muri. Kulla që tashmë është nën rrënoja mund të ketë qenë modemizuar gjithashtu, por një gjë e tillë nuk mund të gjykohet nga ajo çfarë ka mbetur prej saj. Kulla e ndodhur në të majtë të hyijes origjinale (kulla 1), e ka majtur formën e saj origjinale rrethore. Ka mundësi që të jenë rindëituar vetëm kullat 3 dhe 4. Këto kulla të modemizuara kanë tre kate të ndryshme. Kati i parë është një lloj bodrumi i mbuluar. Në majë të tij ndodhet një platformë armësh që mund të zinte 3 armë në kullën 3 dhe 2 në kullën 2. Në këtë kat ndodhen gjithashtu disa frëngji për pushkë, të cilët kanë një formë të ndërlikuar, duke e lejuar qitësin të qëllojë në drejtime të ndryshme. Ky kat i dytë ishte i ndarë nga i treti me anë të një dyshemeje prej druri, tashmë e zhdukur. Në katin e tretë ndodhej vetëm një dhomë për qitësit, që qëllonin përmes frëngjive.
Në të njëjtën kohë me trasformimin e kullave e qoshes, porta e vjetër me drejtim nga qyteti ishte bllokuar dhe përballë saj ishte ndërtuar një kullë me gjashtë faqe. Në këtë kullë ndodheshin tre strehime të ngjashme, me qemer në formë bucele. Dy prej tyre në të dyja anët kanë frëngjij dopio. Hyrja bëhet përmes portës së vjetër. Në majë të kullës mund të ketë ekzistuar një platformë e hapur armësh. Midis fortesës së re dhe kullës 2, u ndërtua një tjetër ndërtesë e ngjashme me fortesën dhe një tjetër (kulla 6) e të njëjtit lloji, për të përforcuar mburojën e gjatë midis kullës 2 dhe kullës rrethore të rrënuar. Këto dy ndërtesa të ngjashme me fortesën kanë një hapësirë të vogël, të mbuluar, të pajisur me frëngji. Mbi to ndodheshin platforma armësh, sipas stilit të asaj kohe. Të gjitha muret e këtyre kullave dhe fortesave kanë formë të pjerrët nga jashtë për të siguruar një qëndrueshmëri më të madhe dhe për të dhënë efektin rikoshet, kur luftohej kundër topave. Forma dhe detajet kanë mbetur në disa pjesë të kështjellave të Tepelenës, Shkodrës, dhe Beratit, të rindërtuara në dekadat e fundit të shekullit XVIII, kohë në të cilën konfliktet civile ishin të papërmbajtshme. Burimet lokale kanë regjistruar luftën midis derebejve të fuqishëm të Shkodrës dhe Beratit, Bushatllinjve dhe Kurt Pashës, rreth Peqinit. Punimet në kështjellë mund të jenë bërë në atë kohë ose në periudhën e paqes që erdhi më pas (1775-1785). Këto punime u bënë në dy periudha njëra pas tjetrës, ashtu sikurse na tregojnë edhe detajet e ndërtimit të kullave të qoshes.
Në vitet ’60 të këtij shekulli, kështjella e Peqinit, pa asnjë periudhë të gjatë braktisjeje, u pastrua nga mbeturinat dhe në të u bënë disa punime restauruese dhe ruajtëse. Në të njëjtën kohë, ajo u studiua nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, pjesët e zbulimeve të të cilit mund të përdoreshin për përshkrimin aktual të saj.
Namazgjaja, rreth së cilës shkroi Evlia, është ruajtur akoma. Ajo është një livadh përballë murit jugperëndimor të kështjellës. Në formën e saj të tanishme, namazgjaja nuk është gjë tjetër veçse një mur i hapur, për të cilin ne nuk kemi ndonjë interes.