Perandoria Latine dhe rimëkëmbja e Perandorisë Bizantine 1204 - 1282
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Roma Mbretërore
~Shaban Dervishi
Republika e hershme
~Shaban Dervishi
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Perandoria Latine dhe rimëkëmbja e Perandorisë Bizantine 1204 - 1282

~Georg Ostrogorski
Formimi i sistemit të ri shtetëror Ngjitja dhe rënia e Epirit. Triumfi i Nikesë Para rimëkëmbjes Rimëkëmbja e fuqisë bizantine: Mihali VIII

Niketë Koniati përshkruan vitet e para të perandorisë latine deri më 1206? Historiani i vërtetë i Perandorisë Bizantine të Nikesë është studiuesi dhe politikani i shquar Gjergj Akropoliti (1217-1282). Ai kishte qenë shok shkolle e pastaj pedagog i trashëgimtarit të fronit Teodor II Laskarit. Më 1246 u emërua logothet i përgjithshëm e më vonë logothet i inadh.

Mori pjesë në koncilin e Lionit si përfaqësues i perandorit në krye të delegacionit bizantin. Prej këtij bashkëkohësi mjaft të informuar kemi një vepër historike, e cila parashtron në mënyrë të qartë e të mprehtë ngjarjet nga marrja e Kostandinopojës prej latinëve deri në ripushtimin e saj nga bizantinët (1203-1261).1 2 Ndër shkrimet e tjera të Gjergj Akropolitit ka një vlerë historike sidomos fjalimi i përmotshëm për Johanin III Vatace. Karakterin e një vepre kompiluese ka kronika e shkruar pas vitit 1282 nga Teodor Skutarioti nga Ciziku, që fillon me krijimin e botës e shkon deri në ripushtimin e Kostandinopojës më 1261. Periudha para Komnenëve trajtohet aty mjaft shkurt, ndërsa pjesa kryesore përfaqësohet nga pasazhe të marra nga Niketa Koniati dhe nga Akropoliti. Por vlera e vërtetë dokumentuese e veprës konsiston në shtojcat që ndeshen në pjesën që mbështetet tek Akropoliti. Një vazhdim i Akropolitit është vepra e rëndësishme historike e Gjergj Pahimerit (1242-1310), të cilin Krumbacher e ka quajtur dijetarin më të madh bizantin të shek. XIII. Vepra përfshin periudhën nga 1255 deri më 1308. Ajo bën një paraqitje të plotë dhe përfaqëson kronikën e vetme bashkëkohëse të periudhës së trazuar të Mihalit VIII Paleolog. Karakteristikë e Pahimerit është qëndrimi i tij i ngurtë greko-ortodoks dhe denoncimi i vendosur i bashkimit me Romën si dhe prirja për t'u dhënë pas konsideratave të gjata teologjike, që do të jenë një karakteristikë edhe për historicgrafinë e mëvonshme bizantine të kohës së Paleologëve. Studiuesi enciklopedik Niqifor Gregora (1295-1359) shkroi një histori të penudhës nga viti 1204 deri më 1359. Ai flet shkurtimisht mbi periudhën e perandorisë së Nikesë dhe të dhjetëvjeçarëve të parë pas restau- rimit. Por edhe pse nuk flet në cilësinë e një bashkëkohësi, vepra e tij edhe për periudhën në fjalë përmban material shumë të rëndësishëm, që plotëson mjaft mirë të dhënat e Akropolitit dhe të Pahimerit. Do të ishte punë e gjatë të përmendeshin burimet historiografike perëndimore për periudhën e pe- randorisë latine. Por duhet të përmendim këtu të ashtuquajturën Kronikë e Moresë, vepër e një frëngu të greqizuar e gjysmës së parë të shek. XIV, që na ka ardhur në dy variante në vargje në greqishten vulgare, në një variant frëngjisht, një italisht e një aragonisht dhe që përmban të dhëna të rëndësishme mbi gjendjen në Peloponez nën sundimin frëng.

Njohuritë tona mbi gjendjen politike e veçanërisht mbi atë kishtare, të periudhës së parë të Perandorisë Bizantine të Nikesë plotësohen gjerësisht nga shkrimete Nikolla Mesaritit. Më të rëndësishmetjanë: fjalim i përmotshëm për Johan Mesaririn (vdekur më 1207), letërkëmbimi me familjen perandorake përpara zgjedhjes së Mihal Autoreianit si patrik dhe kurorëzimi si perandor të Teodor Laskarit më 1208, dhe raportet mbi tratativat me përfaqësuesit e kishës romane në vitet 1206 e 1214-1215. Euriditi Niqifor Blemmidi, mësues i Gjergj Akropohtit dhe i Teodor Laskarit, ka lënë vepra erudite dhe teorike, si dhe disa shkrime me karakter më aktual, si dy autobiografitë e shkruara më 1264 dhe 1265 që përfaqësojnë para së gjithash një autopanegjirik dhe që merren pak me ngjarje historike, por që gjithsesi janë të rëndësishme për sa kohë pasqyrojnë gjendjen ekzistuese në kishë e në oborr.8 Meritojnë vëmendje edheletrat përTeodorin II Laskar dheshkrimi mbi detyratesovranit, kushtuar këtij perandori.9 Më pak të rëndësishme për historianin janë vargjet politike të Blemmidit.10 Nga perandori Teodor II Laskari ruhen një numër i madh letrash me rëndësi historike, pavarësisht nga karakteri i tyre retorik. Midis veprave të shumta letrare të këtij perandori mund të veçohen për vlerën e tyre fjalimi i përmotshëm për Frederikun II,13 panegjiriku i Johanit III Vatace dhe himni për qytetin e Nikesë. Poezitë e kartofylaksit Nikolla Irenikut kanë rëndësi të madhe për historinë e ceremonialit të oborrit bizantin dhe përshkruajnë fejesën e Johan Vatazit me Konstanca-Anën dhe kurorëzimin e princeshës së re Hohenshtaufen. Për marrëdhëniet e Frederikut II me Bizantin kanë rëndësi të madhe katër letra në greqisht të Frederikut II drejtuar Johanit III Vatacedhe Mihalit II, despot i Epirit. Mbi shtetin epiriot për fat të keq jemi shumë pak të informuar dhe të dhënat e kufizuara që disponojmë vijnë përgjithësisht nga ambiente të Nikesë. Krahas këtyre të dhënave të mangëta e të paragjykuara, të dhëna të rëndësishme, edhe pse të rastit, gjenden edhe në dokumente të sovranëve epiriotë dhe në disa koleksione epistolare. Gjendja e Epirit nën Mihalin I dhe Teodor Engjëll Duka Komnenin përshkruhet në shkrimet dhe në letërkëmbimin e metropolitit të naupaktit, Johan Apokaukut. Veprat e shumta të kanonistit të ditur Dhimitër Komatianit, kryepeshkop i Ohrit, na japin të dhëna të rëndësishme mbi gjendjen e brendshme të Epirit, si dhe mbi marrëdhëniet midis Epirit dhe Nikesë dhe mbi marrëdhëniet greko-sllave në gjysmën e parë të shek. XIII. Përmendim para së gjithash letrën e vitit 1220 për shën Savën, ku Komatiani proteston ashpër kundër zgjedhjes së tij si kryepeshkop i Serbisë, dhe një letër të vitit 1223 për patrikun e Nikesë, Germanin, në të cilën përpiqet të hedhë poshtë akuzat që i ishin bërë lidhur me kurorëzimin e Teodor Engjëllit. Typikon-i i Mihalit VIII Paleolog i vitit 1282 për manastirin e Shën Dhimitrit në Kostandinopojë paraprihet nga një lloj autobiografie të perandorit.

Në këtë autobiografi, që nxjerr në pah edhe njëfarë delli letrar, perandori insiston me forcë mbi meritat dhe sukseset e tij, ndërsa dështimet e tij dhe anët e errëta të jetës së tij natyrisht kalohen në heshtje. Shkrimi përshkruan ngjarjet e periudhës së trazuar të Mihalit VIII të para nga këndvështrimi i veçantë i tij dhe është mjaft interesant për të gjykuar mbi personalitetin e tij. Edhe typikon-i i Mihalit VIII për manastirin e kryeëngjëllit Mihal mbi Malin Auxentius ka në hyrje disa të dhëna mbi jetën e perandorit. Do të ishte e tepërt të përmendim këtu gjithë bibliografinë e gjerë greke e latine mbi problemin e bashkimit kishtar dhe po ashtu nuk mund të rreshtojmë me hollësi përmbledhjet dokumentare që kanë të bëjnë me këtë periudhë. Për sa i përket dokumenteve perandorake, shih F. Ddlger, Regesten, vëll. III (1204-1282). Por s'mund të lëmë pa përmendur veçanërisht prostagman e Mihalit VIII të muajit nëntor 1271, që përcakton të drejtat e bashkëperandorit Andronik dhe përmban një numër të dhënash me rëndësi mbi historinë e politikës së brendshme të perandorit bizantin.

Formimi i sistemit të ri shtetëror

Rrallë herë në histori është ecur në mënyrë aq të planifikuar sa në rastin e ndarjes së Perandorisë Bizantine. Duhej ndërtuar një sistem i ri shtetëror në Lindjen bizantine sipas traktatit të nënshkruar nga kryqtarët dhe venedikasit në mars 1204 nën muret e Kostandinopojës. Dogji i madh, Henrik Dandali, i cili kishte luajtur rol vendimtar në ngjarjet e viteve të fundit që kishte qenë edhe frymëzues i traktatit të ndarjes, u bë gjithashtu protagonist i zbatimit të marrëveshjes. Pikësëpari duhej zgjedhur një perandor dhe për këtë qëllim u mblodh një komision i përbërë nga gjashtë frëngj dhe gjashtë venedikas. Të gjitha shenjat flasin në favor të zgjedhjes së markezit Bonifac i Monferratos, pasi ishte kryekomandant i ushtrisë kryqtare, kishte interesa të veçanta në Bizant dhe zotëronte aftësi të mira politike. Por dogji parapëlqeu një figurë më pak të shquar, dhe meqenëse frëngjtë ishin të përçarë kurse delegacioni venedikas ishte kompakt, arriti të imponojë zgjedhjen e kontit Balduin të Flandrës, i cili më 16 maj u kurorëzua në Shën Sofier perandor i perandorisë latine të Kostandinopojës. Si patrik i parë latin i Kostandinopojës u emërua venedikasi Tomazo Morozini meqenëse traktati i marsit përcaktonte që nëse perandori do të zgjidhej nga radhët e kalorësisë, patriku i ri i Kostandinopojës duhej të ishte venedikas.

Si perandor i perandorisë latine, Balduini mori një të katërtën e gjithë territorit të perandorisë; nga tre të katërtat që mbeteshin, gjysma i takonte venedikasve kurse pjesa tjetër do të ndahej në feude perandorake që do t'i shpërndaheshin kalorësve. Balduinit i takoi Traka dhe pjesa tjetër veriperëndimore e Azisë së Vogël: në këtë mënyrë tokat e tij përfshiheshin në dy brigjet e Bosforit dhe të Helesponit. Ishujt e ndryshëm të Mesdheut si Lesbo, Kio e Samo iu dhanë perandorit. Bonifaci i Monferratos duhej të kompensohej me një krahinë në Azinë e Vogël, por ai parapëlqeu t'i kishte zotërimet e veta në pjesën europiane të perandorisë. Pas luftërash të ashpra ai shtiu në dorë Selanikun, ku themeloi një mbretëri të përmblidhte edhe viset kufitare të Maqedonisë eThesalisë.

Por ata që nxorën fitime të mëdha nga kjo ndërmarrje qenë pikërisht venedikasit dhe duke filluar nga kjo kohë fuqia në rritje e Venedikut do të mbështetej në zotërimin e porteve dhe të ishujve më të rëndësishëm. Republika detare hoqi dorë nga territoret e Epirit, Akarnanisë, Etolisë e Peloponezit, të cilat kishin blatuar, dhe u mjaftua të marrë portet e Koronës e të Modonit në Peloponëz, dhe pak më vonë edhe ato të Durrësit e të Raguzës në Adria- tik. Venediku mori gjithashtu ishujt e Jonit, Kretën, që fillimisht i ishte dhënë Bonifacit të Monferratos, pjesën më të madhe të ishujve të arkipelagut, ndër të tjera Eubenë, Andron e Nakson, portet më të rëndësishëm të Helespontit dhe të Detit Marmara: Galipolin, Rodostin dhe Heraklën si dhe Adrianopojën në brendësi të tokës së perandorit. Bashkë me territorin e perandorisë u nda edhe vetë Kostandinopoja: edhe aty Venediku mori tre të tetat e qytetit, ndër- sa pesë të tetat i mbetën perandorit. Me të drejtë dogji u quajt atëherë "zot i një çereku e gjysmë të Perandorisë Bizantine", dhe ndërsa princat frëng detyroheshin t'i bënin betimin e vasalit perandorit të Kostandinopojës, Dandali, siç e përcaktonte shprehimisht traktati, përjashtohej nga një obligim i tillë. Venedikasit krijuan në këtë mënyrë një perandori koloniale në Lindje, vunë në kontroll të gjithë rrugën detare që çonte nga Venediku në Kostandinopojë dhe bashkë me të edhe ngushticat dhe hyrjen në Kostandinopojë, dhe në vetë Kostandinopojë u bënë zotër të tre të tetave të qytetit, përfshirë Shën Sofinë.

Në krahasim me fuqinë e Venedikut, sundimi frëng dukej i dobët dhe i përçarë. Si një strukturë tipike feudale, Perandoria Bizantin u copëzua në një miriadë principatash të mëdha e të vogla. Mbi gërmadhat e shtetit bizantin u ngrit një sistem i ndërlikuar e i larmishëm feudesh.

Në Greqinë e mesme e të jugut u formuan principata të mëdha, lidhjet e të cilave me perandorinë e Balduinit ishin fare të brishta, meqenëse ato nuk qenë vasale të drejtpërdrejta të perandorit, por të mbretit të Selanikut. Në fakt Bonifaci marshoi nga Selaniku drejt Athinës dhe ia kaloi të drejtat sovrane mbi atikën e beotinë burgundasit Oton de la Rosh. Po ashtu, me mbështetjen e mbretit Bonifac, Peloponezi u pushtua nga Vilheml Shampliti dhe Zhofrë Vilëhardueni, nip i historianit të njohur të kryqëzatave, dhe kështu u krijua aty principata franceze e Akesë dhe e Moresë, më karakteristikja e të gjitha principatave që u formuan mbi gërmadhat e Perandorisë Bizantine, ku u zbatua një stil jetese krejtësisht perëndimor dhe ku më se kudo gjetkë ishin të dukshme diferencat shoqërore tipike të feudalizmit. Ajo ishte një copëz e Francës e transportuar në tokën greke, që ndoqi një zhvillim të pavarur nën sundimin e Vilhelm Shamplitit e më vonë të dinastisë Vilëharduen.

Gjithsesi, edhe pse sistemi shtetëror feudal në kuptimin perëndimor, me marrëdhëniet e veta komplekse e shumëformëshe të vasalitetit, ishte i huaj për botën bizantine, prapëseprapë Bizanti kishte hequr dorë prej kohësh nga një pjesë e mirë e centralizimit të tij të dikurshëm. Në mënyrë të veçantë, sistemi ekonomike ushtarak i Perandorisë Bizantinekishtepësuar prej kohësh një ristrukturim në kuptimin feudal. Prej shekujsh vazhdonte në Bizant një proces feudalizimi. Struktura ekonomike dhe marrëdhëniet shoqërore të Perandorisë Bizantine nuk ndryshonin shumë nga ato të perëndimit, dhe një gjë e tillë e lehtësoi së tepërmi vendosjen e pushtetit latin.

Mjaft gjëra mund të merreshin ashtu siç ishin, pa u bërë ndonjë ndryshim. Në fakt nuk ekzistonte asnjë dallim midis pronjës bizantine dhe feudit perëndimor. Por pronjarët ishin e vetmja klasë e rëndësishme e vendit dhe përfaqësonin në realitet forcën e vetme me të cilën pushtuesit duhej t'i bënin llogaritë mirë. Kështu në More, për të cilën jemi më shumë të informuar, push- timi ndeshi në një qëndresë që mbahej gjallë për sa kohë atë e ushqenin pron- jarët, të cilët pranonin të nënshtroheshin pa luftë në rast se u premtohej se do ta mbanin edhe paskëtaj pronjën e tyre. Me përmbushjen e këtij kushti, pjesa më e madhe e pronjarëve nënshtrohej vullnetarisht. Në fakt, këtu bëhej fjalë vetëm për një ndërrim të kryezotit feudal, edhe gjendja e masave popullore mbetej në thelb po ajo, qoftë nëse ia pagunin taksat feudalëve latinë e qoftë nëse ia pagunin ato pronjarëve grekë.

Megjithatë popullsia bizantine e përjetoi sundimin latin me një ndjenjë të theksuar pakënaqësie dhe kjo jo vetëm për shkak të prepotencës së pushtuesit, por edhe nga dallimet në fe që ndanin fituesit nga të mundurit. Formalisht vënia e kishës bizantine nën autoritetin e Romës u realizua ndonëse jo ashtu siç kishte dëshiruar papati, d.m.th. nëpërmjet bashkimit të kishave, por nëpërmjet dhunës e pushtimit. Por bashkimi i vërtetë u bë më i largët se kurrë ndonjëherë. Pushtimi i huaj e forcoi akoma më shumë bindjen mbi veçoritë kulturore dhe fetare të Bizantit. Shumë feudalë bizantinë u përfshinë në sistemin e qeverisjes së pushtuesve dhe masat popullore sado që ishin të keqdisponuara ndaj sundimit të huaj, qëndronin në atdheun e tyre të vjetër; megjithatë, një numër jo i vogël manjatësh bizantinë braktisi territoret e pushtuara nga latinët dhe u strehua në viset ende të lira. Me mbështetjen e popullsisë vendase këta emigrantë formuan një strukturë të re shtetërore, që e shpëtoi qytetërimin bizantin nga rënia. Në Azinë e Vogël, nën drejtimin e Teodor Laskarit, një dhëndër i Aleksit III Engjëll, u formua perandoria e Nikesë, kurse në Epir u vendos Mihal Engjëlli, një kushëri i perandorit Isak II dhe i Aleksit III.

Pak përpara në bregun juglindor të Detit të Zi ishte formuar perandoria e Trapezundit nga Aleks e David Komneni, nipër të Andronikut I. Pas rrëzimit të Andronikut I, Aleksi e Davidi ende foshnja u dërguan në oborrin e dinastisë gjeorgjiane që kishte me ta lidhje familjare. Në prill të vitit 1204, me mbështetjen e mbretëreshës së madhe Tamara (1184-1212), ata pushtuan Trapezundin. Prej aty, më i vogli i vëllezërve, trimi dhe luftaraku David, përparoi përgjatë bregut në drejtim të perëndimit, pushtoi Sinopen dhe inë tej Paflagoninë dhe Heraklinë e Pontit. Por marshimi i tij përtej këtij caku u pengua nga Teodor Laskari.

Nënvleftësimi i rëndësisë së Azisësë Vogël qe fatal për perandorinë latine. Meqenëse Bonifaci i Monferratos u vendos në Selanik, duke braktisur Azinë e Vogël, këtu u grumbulluan, rrotull Teodor Laskarit forcat besnike bizantine. Hapat e para qenë tmerrësisht të vështira. Struktura e vjetër shtetërore ishte shpërbërë dhe formimi i principatave të pavarura ishte në rendin e ditës. Te- odor Mankafa kishte themeluar një principatë të pavarur në Filadelfi, Manuel Maurozomeni në luginën e Meandrit dhe Sabba Asideni në Samsum pranë Miletit. Nga lindja zgjeroheshin gjatë bregut zotërimet e David Komnenit. Latinët u kujtuan të shtinë në dorë këto territore që i kishin lënë t'u iknin du- arsh. Henriku i Flandrës, vëlla i Balduinit dhe kalorësit vasalë të kontit Luigj Blua, të cilit në bazë të traktatit të ndarjes i takonte të merrte Nikenë, u nisën në fund të vitit 1204 për të pushtuar territorin e Azisë së Vogël. Akoma pa u stabilizuar mirë dhe pa u organizuar në pikëpamje shtetërore e ushtarake. Bizantinët qenë të shtrënguar të luftonin kundër forcave më të mëdha të latinëve. Teodor Laskari pësoi një disfatë në afërsi të Poimanenit dhe pjesa më e madhe e qyteteve të Bitinisë ra në duar të latinëve. U duk sikur kauza bizantine mori fund edhe në Azinë e Vogël. Por në këtë çast kritik bizantinët i shpëtoi papritur fatkeqësia që goditi perandorinë latine në Ballkan.

Aristokracia bizantine e Trakës fillimisht qe treguar e gatshme të pranon- te sovranitetin e latinëve dhe të hynte në shërbim të sunduesve të rinj, nëse do të lihej të ruante pronat dhe pronjat e veta. Por latinët, me një miopi të theksuar politike, i hodhën poshtë me përçmim kërkesat e manjatëve grekë, që ishin gati për të rënë në ujdi, ç'është më e keqja kujtuan se mund të silleshin me të njëjtën arrogancë edhe kundrejt carit të fuqishëm bullgar, që ishte gjithashtu gati për bisedime. Aristokracia greke e indinjuar ngriti krye kundër sundimit latin dhe ftoi carin Kalojan, duke i ofruar shërbimet e veta si dhe kurorën.30 Kryengritja u përhap sa hap e mbyll sytë. Në Didimotik, që ishte nën sundimin e perandorit, në Adrianopojë, që i përkiste venedikasve dhe në qytete të ndryshme trake garnizonet latine u masakruan ose u detyruan t'ia mbathnin. Kalojani u lëshua në Trakë dhe u ndesh me latinët pranë Adrianopojës. Këtu, më 14 prill, u zhvillua beteja e famshme në të cilën ushtria kryqtare latine u asgjësua nga trupat bullgaro-kumane. Vetë perandori Balduin u zu rob e nuk do të shihte më dritën e lirisë, shumë kalorës të shquar frëngj gjetën vdekjen, ndër ta edhe pretendenti i fronit të Nikesë, Luigj Blua. Kështu vetëm një vit pas pushtimit të Kostandinopojës, fuqia e latinëve pësonte një goditje vdekjeprurëse. Teodor Laskari mundi të merrte frymë lirisht. Latinët u tërhoqën nga Azia e Vogël dhe vetëm qyteti Pegai qëndroi akoma në zotërim të tyre.

Në luftë me fuqinë rivale të Komnenëve dhe me princat rivalë të Azisë së Vogël, Teodor Laskari arriti të krijojë mbi baza të qëndrueshme sundimin e vet në pjesën peiendimore të Azisë së Vogël dhe tani iu vu punës për të organizuar shtetin e ri bizantin që kishte për kryeqytet Nikenë. Parë nga jashtë ai iu përmbajt me besnikëri modelit të Bizantit të vjetër. Sistemi administrativ, aparati burokratik dhe oborri u ndërtuan sipas parimeve të vjetra bizantine. Traditat shtetërore dhe kishtare të Perandorisë Bizantine, që e gjenin shprehjen më të qartë në personin e perandorit dhe në atë të patrikut, u ringjallën në Nike. Në vend të titullit të despotit, që kishte mbajtur deri atëherë, Teodori mori atë të perandorit. Eruditi Mihal Autoreiani u emërua patrikdhe kurorëzoi Teodonn. Për shkak të rrethanave tepër të koklavitura, bisedimet paraprake kishin kërkuar shumë kohë dhe kështu zgjedhja e patrikut përfundoi në javën e tretë të kreshmës, kurse kurorëzimi i perandorit në javën e shenjtë të vitit 1208.33 Por Teodori e ndjente veten perandor qysh më parë dhe i tillë konsiderohej edhe nga njerëzit e tij, por kurorëzimi dhe bekimi nga ana e patrikut i dhanë detyrës së tij dinjitetin e plotë perandorak. Si basileus dhe autokrator i Romejve (bizantinëve) ai hyri në serinë e perandorëve bizantinë të Kostandinopojës. Ai konsiderohej si i vetmi perandor i ligjshëm i bizantinëve dhe po ashtu patriku i Nikesë, që mbante titullin e patrikut ekumenik të Kostandinopojës, konsiderohej si i vetmi kre i ligjshëm i kishës bizantine. Perandori latin dhe patriku latin i Kostandinopojës kishin tani përballë vetes një perandor bizantin dhe një patrik ortodoks me qëndrim në Nike. Nikea u bë kështu qendra politike dhe kishtare e perandorisë që ishte dëbuar nga Kostandinopoja.

Shkatërrimi i kësaj qendre bizantine, pasi që nuk kishte mundur ta ndalte krijimin e saj, ishte një çështje për jetë a vdekje për perandorinë latine. Ndërkohë Balduini ishte zëvendësuar nga vëllai i tij i aftë, Hennku. Filli- misht si regjent e pastaj si perandor (duke filluar nga 20 gushti 1206) Henriku qeverisi me maturi të madhe. Ai rivendosi në një shtrirje të madhe sundi- min latin në Trakë. Në fakt, bashkëpunimi bizantino-bullgar këtu nuk zgjati shumë dhe, ndryshe nga Balduini, Henriku mbajti një qëndrim pajtues ndaj bizantinëve dhe arriti të bëjë për vete një pjesë të fisnikërisë bizantine.

Aty nga fundi i vitit 1206 Henriku sulmoi Azinë e Vogël me një ushtri të madhe latine. Por inkursionet e reja të Kalojanit e detyruan të ndërpresë luftimet dhe në pranverë 1207 përfundoi me Teodor Laskarin një armëpushim me kohëzgjatje dy vjet. Sidoqoftë rreziku bullgar nuk do të kërcënonte edhe për shumë kohë perandorinë latine: në fakt në tetor 1207 Kalojani vdiq gjatë rrethimit të Selanikut. Popullsia bizantine e Trakës dhe e Maqedonisë kishte vuajtur nga inkursionet shkatërrimtare të bullgarëve jo më pak sesa ajo latine. Bizantinët ruajtën një kujtim të hidhur për "vrasësin e Romejve", siç kishte qejf të quhej Kalojani nën shembullin e "vrasësit të bullgarëve" Bazilit 11. Por nuk ka dyshim se ishte pikërisht ky Kalojan që e shpëtoi nga vdekja Perandorinë Bizantine që po hidhte shtat në Azinë e Vogël.

Përveçse kundër Kostandinopojës latine, perandoria e Nikesë duhej të luftonte ashpër edhe kundër sulltanatit të Ikonit. Shpërngulja e kryeqytetit bizantin në Azinë e Vogël e ndezi konfliktin e hershëm bizantino-selxhuk, pasi përbënte një pengesë serioze për shtrirjen e selxhukëve drejt bregut. Në vitin 1209, me ndërmjetësinë e Venedikut, sulltanati përfundoi një aleancë të fshehtë me perandorinë latine.36 Nga ana e tij Teodor Laskari u lidh me mbretin  të vëllait të tij në betejë kundër turqve. Burimet bizantine nuk japin njoftimc të tjera për Konstandinin, madjeedhe Villeardouin, i vetmi që e përmend rastësisht duke thënë se ishte arratisur në Azinë e Vogël, as që e konsideron perandor të bizantinëve dhe e konsideron më tepër si një përkrahës besnik të Theodorit dhe "një nga Grekët më të shquar nga Romani". Nga ana tjetër nga Akropoliti  seTheodor Laskaris deri në kurorëzimin e tij perandorak në vitin 1208 mbajti titullin e despotit, pra nuk u shpall perandor më 1205, sikurse Sinogovvitz përpiqet të nxjerrë nga një fjalim i Niketë Koniatit. Por natyrisht edhe përpara kurorëzimit ai ishte konsideruar sovran i vërtetë dhe për Akropolitin, është plotësisht e natyrshme të thotë se ai mbretëroi 18 vjet, duke caktuar si datë të fillimit të mbretërimit të tij vitin 1204.

Leon II të Armenisë së Vogël në Kiliki, i cili gjithashtu ndihej i kërcënuar nga sulltanati i Ikonit.Pretekstin për t'i shpallur luftë perandorisë së re bizantine ua dha selxhukëve ish-perandori Aleks III, i cili pas një qëndrimi të gjatë në viset europiane, shkoi në oborrin e sulltanit të Ikonit. Me këtë sulltani mundi t'i jepte një petk legjitimiteti planeve të tij pushtuese, duke kërkuar që Teodor Laskari t'i lëshonte fronin vjehrrit të tij. Betejat pranë Antiokesë buzë Meandrit ishin të tërbuara dhe forcat tepër të pakta të perandorit të Nikesë, bërthamën e të cilave e përbënte një repart i vogël prej 800 mercenarësh latinë, pësuan humbje të rënda. Pavarësisht nga kjo, në pranverë të vitit 1211 ai e fitoi luftën. Sulltani mbeti i vrarë në betejë, ish-perandori Aleks III u zu rob dhe i mbylli ditët në një manastir të Nikesë. Në dukje kjo fitore nuk i solli asnjë përfitim territorial perandorisë së Nikesë, por efekti psikologjik i saj qe i jashtëzakonshëm. Perandoria e re e kishte nisur përsëri lultën tradicionale të bizantinëve me të pafetë dhe e kaloi provën.

Paskëtaj rifilloi lufta me latinët Flitej se qysh atëherë Teodor Laskari po përgatitej të sulmonte Kostandinopojën. Tashmë ai kishte edhe një flotë të vetën. Por në të vërtetë pati vetëm disa luftime të parëndësishme në pjesën perëndimore të Azisë së Vogël, të cilat u fituan nga perandori latin. Henriku fitoi një betejë buzë Rindakut (15 tetor 1211) dhe përparoi den në Pergam e Ninfe.40 Gjithsesi kjo luftë e vogël, ku të dy palët angazhonin efektiva të vogla, nuk mund të çonte në një rezultat përfundimtar. Të dy palët ishin të rraskapitura dhe në këtë mënyrë, aty nga fundi i vitit 1214 u nënshkrua në Ninfe një traktat paqeje që përcaktoi kufijtë midis Perandorisë Bizantine dhe asaj latine: latinët mbanin pjesën veriperëndimore të Azisë së Vogël deri poshtë në Adrami, kurse pjesa tjetër e territorit deri në kufirin me selxhukët mbeti në zotërim të perandorisë së Nikesë.41 Në këtë mënyrë, të dyja perandoritë njihnin të drejtën për ekzistencë të njëra-tjetrës. Asnjëra nuk ishte aq e fortë sa të asgjësonte tjetren. U krijua një gjendje ekuilibri dhe njëfarë qëndrueshmërie në marrëdhëniet me njëra-tjetrën.

Por ndërsa për Perandorinë e Nikesë pas periudhës së stabilitetit filloi menjëherë në periudhë ngjitjeje, për Perandorinë latine të. Kostandinopojës filloi pas vdekjes së Henrikut (1216) një rënie e pandalshme. Megjithatë, midis latinëve dhe Nikesë vazhdoi të mbretërojë paqja. Teodori u martua për të tretën herë me Marien, vajzë e perandoreshës Jolanda dhe mbesë e dy perandorëve të parë latinë. Në gusht të vitit 1219 ai nënshkroi një traktat me guvernatorin venedikas të Kostandinopojës, i cili i siguronte venedikasve liri të plotë tregtare dhe përjashtim total nga taksat në perandorinë e Nikesë, siç kishte qenë më parë në Bizant. Ai nuk hezitoi ta quajë dogjin e Venedikut despot dhe dominator i një të katërtës së Perandorisë Bizantine dhe veten e vet e cilësoi në këtë dokument zyrtar: "Theodorus in Christo Deo fidelis Imperator et moderator Romeorum et semper augustus Comnanus Lascarus".

Për sllavët e jugut Perandoria e Nikesë ishte trashëgimta