Perandoria Osmane
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Institucionet

ahi: Ahijje-Fitjan ishte një forcë vullnetare policore religjoze-ushtarake në Anadoll, në shekullin e 13-të dhe të 14-të, që ishte e përbërë nga tregtarë dhe artizanë. Ata nuk paguheshin nga Devleti Osman dhe ishin të përjashtuar nga taksat.

akënxhë (akinxhi): Ishin forca vullnetare kufitare nën komandën e Akënxhë Begi (Begi/Beu). Këto komando sulmuese ishin muxhahidinë të fuqishëm, të stërvitur mirë, jashtëzakonisht të guximshëm. Ata përdoreshin për të demoralizuar armikun.

alp, alperen: Një luftëtar muxhahid i përgatitur shpirtërisht dhe fizikisht

beglerbegi (Bejlerbej): Bej i Bejlerëve. Devleti Osman kishte kryesisht dy bejlerbejë, gjatë periudhës klasike: njërin për Rumelinë (në Evropën Osmane), dhe tjetrin për Anadollin. Secili prej tyre qëndronte në krahun e djathtë të ushtrisë, kur xhihadi zhvillohej në rajonin që ai mbulonte.

bejtulmal (beytulmal) (në arab.: bejtu'I mal): Thesari Publik i Devletit Musliman.

berat: Dekreti i autorizimit

bork, boryk (bërk, boriik): Kapelja e turqëve. Forma e saj ndryshonte sipas klimës dhe kohës. Gokturqit (Gokturk) mbanin bërk (ose bdryk) të punuar nga lëkura dhe leshi i qengjit me lesh mbi të. Ndërsa, turqit që jetonin në pjesën veriore të Kaspikut dhe Detit të Zi. mbanin kapelen bork të punuar nga lëkura e qepur e qengjit, që quhej edhe krilpak. Turqit e Anadollit mbanin kapele (Mrk) prej shajaku.

Trupat jeniçere, që u krijuan nga Orhan Gaziu, mbanin kapelen bdrk me ngjyrë të bardhë.

dervish (në pers.: darvish): Ndjekës i një urdhri sufit.

devshirme: Fëmijë jomuslimanë që konvertoheshin në fenë islame, dhe më pas rekrutoheshin në shërbimin ushtarak që njihej me emrin jeniçeri (jeniçer). Ata, që ishin shkolluar në Enderun (Shkollën e Pallatit) bëheshin pashallarë, vezirë dhe sadrazamë.

dizdar: Komandanti i një kështjelle.

zimmi/dhimmi (në arab.: dhimmi): Jomusliman, që jetonte në mbrojtjen e Devletit Musliman.

ezan (në arab.: adhan): Mënyra islame e thirrjes për namaz. ferman: Dekreti i Sulltanit.

feta (në arab.: fata): I ri, i fuqishëm, i aftë dhe i virtytshëm.

fetva (në arab.: fatua): Mendim ligjor që jepej nga Shejhulislami, ose nga Muftiu.

gaza (në arab. ghaza): Sipas përdorimit osman, ka kuptimin e xhihadit. Xhihad dhe muxhahede janë mënyra paskajore e foljes xhahade, në gjuhën arabe, që do të thotë të luftosh. Xhihad do të thotë të luftosh kimdër jobesimtarëve dhe muxhahede do të thotë të luftosh me vetveten për të arritur nivele më të larta.

gazi (në arab.: ghazi): Muxhahid, luftëtar për çështjen e Islamit.

gusl (në arab.: ghusl): Abdesi i madh (larja e tërë trupit).

haxhet namaz: Dy rekate të namazit, për fiu lutur Krijuesit për ndonjë nevojë (salat el-haxheh).

hafëz (në arab.: hafiz): (shumësi: Huffaz) Një person që e di përmendësh gjithë Kur'anin Fisnik.

hamam (në arab.: hammam): Banjë publike.

hamamxhë esnafë: Njerëzit, që siguronin ujë të ngrohtë dhe vende të përshtatshme për ushtrinë osmane, për të bërë banjë gjatë xhihadit.

haraç (në arab.: haraxh): Taksë për tokën, që paguhej nga jomuslimanët, që jetonin në territorin e Devletit Osman.

haxh: Peligrinazhi në Ka'be, në Meke el-Mukerreme.

ixhazet (në arab.: ixhazeh): Leje për të kryer një veprim.

ikta (në arab.: ikta'): Ndarja e një pjese toke për fua dhënë individëve. Kjo praktikë u fillua nga Pejgamberi i Fundit, dhe më pas u pranua nga osmanët nëh emërtimin tëmar (timar). Tëmaret pak më të mëdha quheshin ze'amet dhe ato që ishin më të mëdhatë quheshin hass.

imaret (në arab.: 'imareh): Një ndërtesë që shërbente për të ushqyer njerëzit e varfër; ajo ndonjëherë shërbente edhe si strehë. Të ardhurat e saj vinin nga vakëfi, që ishte caktuar për mirëmbajtjen e saj. Tradita e imaretit vazhdoi në Turqi edhe pas rrënimit apo rënies së Develtit Osman. Pothuajse në çdo fshat gjendej një dhomë e veçantë e quajtur kdj odasë (kdy odast) për vizitorët që mund të qëndronin atje për tre netë dhe mund të ushqeheshin falas. Kjo periudhë (3 ditore) është e përcaktuar në mënyrë të veçantë në një nga hadithet sherif (thëniet e Pejgamebrit të Fundit).

jeniçeri: Ushtar i ri. Devleti Osman stërviste robërit e tij të konvertuar për t'i përgatitur ata si luftëtarë. Ata u quajtën jeniçeri, një tërm ky që më pas nga gjuha angleze u kthye në "janissaries".

kadë (në arab.: kadi): Gjykatës musliman që duhej të jepte vendime në përputhje me Sheriatin (Ligjin e Shenjtë të Islamit).

kazasker (në arab.: kadi asker): Gjykatës ushtarak. Devleti Osman, duke qenë se e kishte bazuar themelin e tij në idealin e xhihadit, e krijoi në një kohë mjaft të hershme postin e kazaskerit (gjykatësit ushtarak). Me kalimin e kohës, ky post u nda në dy poste kryesore: Kazaskeri i Rumelisë dhe Kazaskeri i Anadollit.

kaptan-ë derja: Kryekomandanti i forcave detare osmane.

mehter: Banda ushtarake osmane, që ka qënë një traditë selçuke, nga ku dhe u mor, dhe që luante zakonisht muzikë çdo pasdite. Kjo bandë përdorej në mënyrë të dobishme gjatë xhihadit. Ajo u kthye në një model të bandave të ardhshme evropiane.

menshur (në arab. manshur): Dekret i lëshuar nga sulltani, me të dlin u jepet rangu vezirit, bejlerbeut, etj., ose për emërimin e dikujt për kryekomandant të ushtrisë. Është sinonim i fermanit.

muxhahid/myxhahid (në arab.: muxhahid): Luftëtar në xhihad.

muderris/myderris (në arab.: mudarris): Një profesor apo mësues i medresesë.

mukashefe/mykashefe (në arab.: mukashafeh): Përqasja shpirtërore e një veliu për të arritur njohurinë për të panjohurën.

muselem/mysel-lem (në arab.: musel-lem): Një ushtar, që përjashtohej nga taksat. Fillimisht, pjesëtar i trupës së këmbësorisë së krijuar nga Orhan Gaziu.

muteveli/mytevel-li (në arab.: mutevel-li): Administratori i një vakëfi.

nedim (në arab.: nadim): Një njeri dijetar dhe i këndshëm me të dlin sulltanët kishin kënaqësi të bashkëbisedonin.

oshyr/oshr (në arab.: ushr): E dhjeta (1/10). Një musliman paguan oshyr për grurin e prodhuar që mund të ulet në të njëzetën, nëse përfshihen shpenzimet njerëzore dhe të tjera.

raijjet (në arab.: ra'ijjeh) (shumësi: ra'aja): Ata për të cilët Devleti Osman kujdesej. Popullsia e qeverisur në administratën islame nuk janë subjekte, por ishin dhe u quajtën ra'aja. Kjo fjalë nënkupton përgjegjësinë e Devletit ndaj popullsisë së qeverisur.

sadrazam (në arab.: sadr a'zam): Kryeveziri.

salat (në pers.: namaz): Mënyra muslimane e adhurimit pesë herë në ditë. Pejgamberi i Fimdit u mësua se si të falej nga Xhibrili (Gabriel).

sipahi (spahi): Kalorës. Njësitë sipahi u krijuan gjatë viteve të sundimit të Sulltan Muradit (1362-1389). Përveç njësive sipahi në kryeqytet, ekzistonin edhe njësi të tjera kalorë-siake të provincave, që po ashtu quheshin sipahi.

sufi: Njeri i devotshëm dhe besimtar: që i përket njërit prej urdhrave shpirtërore të quajtura tarikat.

syrre (mahmal) (në arab.: surreh): Dhurata dhe para që u dërgoheshin njerëzve të dy Qyteteve të Shenjta të Islamit, Mekës dhe Medinës. Sulltani i parë osman që dërgoi syrre, ishte Çelebi Mehemmedi (1413-1421). Që nga viti 1517 dhe deri në fillimin e Luftës së Parë Botërore, osmanët rregu-llisht dërgonin syrre vjetore në Hixhaz. Dhe Syrre Emini (Kreu i grupit të syrres) kryente haxhin në emër të sulltanit.

sunnet/synnet (në arab.: sunnat): Tradita e Pejgamberit të Fundit.

shehzade (në pers.: shahzadeh): Djali i sulltanit.

shejh/sheh (në arab.: shejkh): Mjeshtër shpirtëror i urdhrit të sufive. Pjesa më e madhe e sulltanëve dhe e vezirëve osmanë kishin një respekt të konsiderueshëm ndaj shejhëve.

shejhulislam/shejhylislam (në arab.: shejhut Islam): Auto-riteti më i lartë gjyqësor dhe arsimor i Devletit Osman. Ai ishte në një nivel të barabartë në hierarki me Sadrazamin dhe Devleti Osman duhej të merrte miratimin e tij për çështje të rëndësishme.

tablhane (në pers.: tablkhaneh): (shiko mehter) Banda ushtarake muslimane.

tarikat (në arab.: tarikat): Një urdhër sufit.

tekke/teqe: Shtëpia e një shejhu dhe vendi ku mblidheshin anëtarët e urdhrit sufiz ku praktikohet trajnimi shpirtëror dhe u jepet ithtarëve.

tekfur: Guvematori romak i një qyteti apo një qyteze. tëmar/timar: Sistemi Osman i iktasë.

tug (tug): Maja e shtizës së flamurit me tre bishta kali që shënonte pozitën e lartë të pronarit të saj.

ulufe (në arab.: 'ulufeh): Paga që u jepej jeniçerëve çdo tre muaj.

vakëf (në arab.: uakf): Ndihma që ndanin të pasurit për qëllime fetare dhe shoqërore.

veli shum.: evlija (në arab.: ualiz shum.: eulija'): Një njeri shumë i dashur, i devotshëm, i pastër dhe i dlirë, që arrin në një nivel shumë të lartë shpirtëror.

vezir (në arab.: uazir): Sipas konceptit islam, një person i cili merr përsipër përgjegjësinë dhe përgjegjshmërinë për çështjet e Devletit, duke pasur më shumë fuqi dhe autoritet se një ministër i kabinetit qeveritar, në ditët e sotme.

xhihad: Lufta e shenjtë e Islamit.

xhizje (në arab.: xhizjeh): Rrënja e kësaj fjale vjen nga arabishtja xheza, që do të thotë të kompensosh. Pra, xhizje ishte një taksë lokale që paguhej nga jomuslimanët, që jetonin në mbrojtjen e Devletit Musliman. Kjo taksë ndry-shonte për nga sasia, dhe: të varfërit, gratë, fëmijët, skllevërit, murgjit dhe eremitët ishin të përjashtuar nga kjo taksë. Kjo ishte një urdhëresë e Krijuesit në Kur'anin Kerim [Sure et-Tevbe, 29] dhe u zbatua fillimisht nga Pejgamberi i Fundit, kur ai u nis për në xhihadin në Tebuk, në vitin 9/630; Peshkopi i Akabes (Ajles), Juhanna, shkoi tek ai me një kryq floriri, që varej në kraharorin e tij dhe pagoi taksën xhizje. Për pasojë, ai përfitoi mbrojtjen e Devletit Musliman.

zekat (në arab.: zakah): E dhënë fetare, që duhej të paguhej nga muslimanët e pasur. Zekati është urdhëresë e dhënë nga Krijuesi, në vende të ndryshme në Kur'anin Fisnik. Kur një musliman paguan zekatin e tij, prona e tij pastrohet dhe rritet.

Arkitektura Osmane në Shqipëri 1385-1912

 

Për Perandorinë Osmane, tokat që sot përbëjnë Republikën e Shqipërisë, ishin një provincë e rëndësisë së dytë. Megjithatë, tokat shqiptare përbënin një zonë kufitare me vlerë të madhe strategjike, zonë e cila duhej të mbahej nën një kontroll të fortë, sepse shërbente si trampolinë e fuqishme, jo vetëm për planet ekspansioniste të osmanëve, por edhe për fuqitë e kristianizmit latin. Një fakt i tillë shpjegon historinë e turbullt të vendit në periudhën mesjetare dhe na ndihmon të kuptojmë përpjekjen këmbëngulëse të osmanëve në shekullin XV, për ta nënshtruar atë. Rëndësia relativisht e kufizuar e tokave shqiptare për Perandorinë Osmane pasqyrohet shumë qartë në arkitekturën islame të paraqitur nga mjeshtrat e rinj. Krahasuar me madhështinë e arkitekturës osmane në qytete të tilla si Sofje, Shkup, Serres, Edeme apo Selanik, veprat arkitekturore në Shqipëri janë shumë të thjeshta. Por, nëse i shohim ato si shprehje e një mjedisi material relativisht modest në periferi të shtetit islam, këto vepra shfaqin natyrën e tyre të veçantë,natyrë që nuk është pa interes për t’u trajtuar. Sot, këto vepra janë e vetmja kujtesë e një periudhe të së kaluarës shqiptare, e cila është keqkuptuar për një kohë të gjatë. Ato flasin për një zhvillim të mrekullueshëm kulturor që filloi si një art i importuar, por që, me kalimin e kohës, u paraqit si diçka karakteristike shqiptare.

Struktura gjeografike e vendit, prej së cilës thuajse treçereku është reliev i thyer, male me pyje dhe malësi alpine, ndërsa çereku tjetër është reliev i shtrirë dhe këneta (veçanërisht përgjatë bregdetit), nuk e ka lejuar shfaqjen dhe krijimin e një ekonomie të pasur, të bazuar tek bujqësia. Gjithashtu, kjo pozitë gjeografike ka penguar zhvillimin e  qyteteve të mëdha, për shkak të mungesës së zonave të përshtatshme. Një disavantazh tjetër ka qenë edhe mungesa e plotë e minierave. Pavarësisht nga këto kushte të pafavorshme, Shqipëria ka marrë pjesë në të gjitha zhvillimet dhe etapat e kohës.  Monumentet e ruajtura të arkitekturës bizantine dhe latino-dalmaciane janë dëshmi e kësaj kulture të lulëzuar në Shqipërinë e Mesjetës, ashtu sikurse edhe gërmadhat e mureve madhështore të qytetit apo gurët e latuar të varreve, që nga koha e hershme e ilirëve.

Shqiptarët nuk arritën të formojnë asnjëherë një shtet, që të përfshinte pjesën më të madhe të njerëzve që flisnin shqip. Këtë nuk e bënë as në kohën e ilirëve, as në kohën e mesjetës dhe as në kohën tonë të nacionalizmit agresiv, kur thuajse gjysma e vendit jeton jashtë kufijve të përcaktuar pas Luftës I Botërore. Historia e Shqipërisë, është histori e pushtimit nga sundimtarë të huaj dhe histori e luftës së feudalëve të vegjël shqiptarë, kundër këtyre të huajve apo kundër njëri-tjetrit. Periudha osmane e historisë shqiptare, konsiderohet si periudha më e gjatë e të gjitha sundimeve të huaja. Ajo zgjati nga viti 1385 deri në 1912. Në fakt, nuk ekziston ndonjë arsye e veçantë për të pyetur nëse një periudhë e tillë kaq e gjatë mund të etiketohet akoma si “e huaj”, edhe pse historiografia nacionaliste moderne nuk ka ndonjë problem ta konsiderojë si të tillë. Gjithsesi, përveç asaj romake, periudha osmane, që pati ndikimin më të madh nga të gjitha të tjerat. Vendi që zë Shqipëria brenda strukturës së historisë osmane nuk është i pazakontë. Ndonëse pas fazës fillestare të pushtimit, rezistenca kundër pushtuesve të rinj ra shumë shpejt në të gjitha vendet e Ballkanit, në Shqipëri ankthi zgjati për një shekull apo më tepër. Rezistenca e shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë të shekujve XV dhe XVI, ashtu sikurse edhe revoltat e tyre në shkallë të gjerë në shekullin e kaluar, u mundësua në njëfarë mase nga natyra e pakalueshme e vendit dhe prania e një popullsie të fortë në male. Banorët e maleve jetonin në struktura fisnore apo klane (në fillim të shekullit XX ata vazhdonin të kishin të njëjtin sistem organizimi), natyra e të cilave nuk lejonte ndonjë ndërhyrje nga jashte. Një faktor tjetër ishte komunikimi i lehtë me fuqitë detare të Mesdheut, që, gjatë viteve, kishin treguar një interes të madh për këtë vend. Nga këto fuqi mund të sigurohej gjithmonë mbështetja për një rezistencë më të gjatë. Faktorë të tillë u dhanë mundësi shqiptarëve që t’i rezitonin pushtimit përtej kufirit, në të cilin u dorëzuan të tjerët.

Arsyet për rezistencën ndaj fuqisë osmane nuk janë plotësisht të qarta. Megjithatë, kryesisht, ato duket se kanë ardhur ngapërpjekja e osmanëve për të ngritur një administratë të centralizuar, e cila nga natyra e saj i tejkalonte besnikëritë fisnore dhe interesat lokale të atjeshme. Këto zona nuk ishin administruar asnjëherë nga ndonjë qeveri dhe nuk ishin përfshirë as në strukturën feudale. Vetëm pas një shekulli të tërë të një rezistence të armatosur dhe një shekulli tjetër paqeje e stabiliteti relativ, shqiptarët u përgatitën për të pranuar osmanët dhe bashkë me ta edhe fenë e kulturën islame, duke e bërë Shqipërinë vendin e vetëm islam, joturk në Ballkan. Në shekujt XVII dhe XVIII, fenë e Profetit Muhamed e pranuan treçereku i vendit dhe kjo fe ishte një faktor i rëndësishëm bashkimi. Pas kësaj, për Perandorinë Osmane, Shqipëria u kthye në një brez kufitar që mund ta mbronte veten dhe në të njëjtën kohë mund të shërbente si vend rekrutimi për ushtarë të guximshëm, ashtu edhe për ata njerëz, të cilët formuan elitën politike dhe ushtarake të shtetit.

Për një kohë të gjatë, tokat shqiptare, tokat e Ilirisë së kohërave të lashta, u përfshinë në Perandorinë Bizantine dhe sundimi bizantin duket se ka qenë më tepër formal, duke përvetësuar vetëm qendrat e mëdha urbane, veçanërisht në jug. Gjatë sundimit sllav në mesjetën e hershme, ilirët pjesërisht të romanizuar, u futën në masën e të porsaardhurve, dyndja e të cilëve shkaktoi ndryshime të mëdha etnike. Shqiptarët që mbijetuan përbënin vetëm popullsinë blegtore që jetonte në malet e pakalueshme, kurse në pjesët e tjera të Ilirisë së lashtë, të tilla si: Dalmacia, Maqedonia etj., ata u zhdukën plotësisht. Megjithatë, kërkimet arkeologjike të bëra gjatë kohëve të fundit në Shqipëri, tregojnë për një vazhdimësi në shkallë më të madhe sesa ajo që ishte menduar më parë. Bashkëjetesa e gjatë e bujqve sllavë me blegtorët malësorë shqiptarë, la pas një ndikim të fortë tek këta të fundit. Ky ndikim u reflektua si në gjuhë ashtu edhe në toponimi, ku vazhduan të përdoren (të huazuara) një numër i madh fjalësh dhe emrash të qyteteve, fshatrave, kodrave dhe lumenjve.

Në shekujt IX dhe X, tokat shqiptare u përfshinë në perandorinë e parë bullgare, edhe pse bizantinët u kthyen pas vitit 1018. Nga periudha e dytë e sundimit bizantin, e cila me disa ndërpreqe të gjata zgjati deri në gjysmën e shekullit XIV, janë ruajtur deri sot disa kisha të fshatit dhe disa manastire.

Nga shekulli XI dhe më vonë, qytetet e mëdha në zonën bregdetare, që datojnë të gjitha në të kaluarën greko-romake, u përdorën si trampolinë për planet ekspansioniste të disa fuqive mesdhetare. Trashëgimia kulturore e kësaj kohe përbëhet kryesisht nga kalatë. Pjesa veriore e vendit, në masë të gjerë katolike gjatë gjithë Mesjetës, ishte e zotëruar politikisht nga Serbia: për dy shekuj, qyteti i rëndësishëm i Shkodrës ishte kryeqyteti serb. Zonat malore, që ishin jashtë rrjedhës së ngjarjeve, mund të ndihmonin vetëm një numër të kufizuar njerëzish. Kryesisht, kur sëmundjet ngjitëse i shkatërronin bagëtitë e tyre, malësorët nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të emigronin dhe të gjenin punë si barinj, si mercenarë apo të zbrisnin në fushat afer. Në kohën e qeverisjeve të dobëta dhe ndarjeve politike, malësorët i zaptuan fushat, të cilat u shqiptarizuan me kalimin e kohës. Sipas burimeve historike, në shekujt XII dhe XIII u krijua një shtet i vogël me emrin Arbër, që kishte Albanopolisin legjendar si kryeqytetin e tij. Ky shtet, ishte e para njësi politike pas pushtimit romak të Ilirisë.

Në gjysmën e parë të shekullit XIV, kombi shqiptar u bë dëshmitar i një ekspansioni të madh. Gjatë këtij ekspansioni, presioni serb nga veriu i shtyu shqiptarët në drejtim të Jugut. Gjatë gjysmës së dytë të po këtij shekulli, blegtorët shqiptarë së bashku me familjet e tyre, u shpërndanë në të gjitha tokat greke, që atëherë ishin të ç’organizuara dhe të ndara. Ata arritën që të vendosen për një kohë të gjatë në Atikë, Boeti dhe Peloponez. Shpërnguljet në fjalë kanë një rëndësi të veçantë për temën që po trajtojmë, sepse i përgatitën këto vende për pranimin e Islamit, duke zgjeruar kështu bazën për shfaqjen e një shoqërie islame në tokat greke. Shqiptarët njihen si indiferentë përsa u përket çështjeve të fesë; në Mesjetë ata u kthyen qëllimisht nga ortodoksë në katolikë apo anasjelltas, kurse në kohën e pushtimit osman, kaluan nga kristianizmi në Islam. Megjithatë, ndarja historike midis veriut katolik, i cili fliste dialektin geg, dhe jugut ortodoks, ku flitej toskërishtja, vazhdoi edhe gjatë kohës së sundimit osman. Gjithashtu, ekzistonte edhe një lloj ndryshimi në temperament, që duket se ka ndikuar tek të dyja grupet në zgjedhjen e njërit apo tjetrit prej urdhrave të dervishëve. Një ndarje e tillë pati pasoja të mëdha kulturore, sepse veriu ishte i orientuar nga Italia katolike, ndërsa Dalmacia dhe Jugu drejt Greqisë bizantine.

Pas shpërbërjes së Perandorisë Serbe, që kishte zaptuar të gjitha territoret shqiptare gjatë një dekade të tërë në gjysmën e shekullit XIV, vendi ishte i ndarë midis feudalëve të vegjël. Disa prej këtyre feudalëve ishin shqiptarë, kurse të tjerët me origjinë serbe. Të gjithë këta feudalë përpiqeshin që t’i transformonin pronat e tyre në principata të vogla, duke luftuar me njëri-tjetrin dhe duke e përgatitur në këtë mënyrë vendin për depërtimin osman. Nga ajo periudhë janë ruajtur disa kështjella dhe kisha, të ndërtuara nga këta feudalë: në veri, stili arkitekturor i këtyre ndërtesave është Dalmacian, në jug, veçariërisht stili bizantin në qytetin e Beratit, në lindje dhe pjesërisht edhe në veri, ndërtesat ishin në stile të ndryshme të Serbisë mesjetare. Megjithatë, në zonat e thella të vendit, kultura urbane ishte pak e zhvilluar.

Gjatë shekullit XIV, Republika e Venedikut mori disa fortesa përgjatë brigjeve moçalore shqiptare dhe vazhdoi politikën e fuqive italo-franceze të shekujve të mëparshëm. Meqë në krahinat malore u rekrutuan mercenarë për ushtritë e forcave të ndryshme, ato arritën të ruanin një shkallë të konsiderueshme të pavarësisë lokale dhe një formë shoqërie, të bazuar në sistemin klanor. Në këtë mënyrë, këto krahina nuk pranuan ndonjë autoritet tjetër, përveç prijësve fisnorë. Duke qenë se malësorët i kontrollonin këto zona, secila prej qeverive duhej të arrinte në një mirëkuptim me ta, në këmbim të disa privilegjeve. Edhe Perandoria Osmane nuk përjashtohej nga zbatimi i një rregulli të tillë.

Si fillim, osmanët ranë në kontakt me Shqipërinë në dekadën e fundit të mbretërisë së Muradit I. Karl Topia, feudali i zonave qendrore, i thirri turqit, të cilët po bënin ekspedita ushtarake në Maqedoni, për ta ndihmuar atë në luftën me Balshën II, feudalin e fuqishëm serb të Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë së Veriut. Në betejën e Savrës, në vitin 1385, Balsha vdiq dhe ushtria e tij u shkatërrua. Turqit, ngadhënjimtarë, fituan mundësinë për të imponuar një shkallë të caktuar pushteti mbi vendin. Menjëherë pas betejës, shumë prej feudalëve shqiptarë e njohën Muradin si sundimtarin e tyre. Ata i mbajtën të gjitha pronat e tyre të mëparshme, por duhej të paguanin xhizen (taksën lokale) dhe të furizonin me trupa ndihmëse. Në këtë mënyrë, pushteti filloi t’i përngjante gjithnjë e më tepër sundimit bizantin dhe atij serb, vendin e lirë të të cilëve filluan ta zënë osmanët.

Gjatë sundimit të Bajazidit I, një dekadë apo më tepër pas betejës së Savrës, osmanët filluan, të përhapnin sistemin e tyre të timarit, për zotërimin e tokave në Shqipëri si fillim përgjatë luginave qendrore. Një hap i tillë kishte për qëllim që ta afronte Shqipërinë me shtetin osman. Së bashku me sistemin e timarit, në zonat e Korçës dhe Përmetit (zona afer Maqedonisë osmane), u krijua një administratë e rregullt me kadinjtë dhe subashët, përkatësisht si kryetarë të administratës civile dhe asaj ushtarake. Pas një periudhe të përkohshme frenimi, e shkaktuar nga dyndja e mongolëve me në krye Timurin në Anadoll, në vitin 1402, osmanët arritën të forconin dhe të zgjëronin sundimin e tyre mbi vend. Në vitin 1417, nën sundimin e Mehmedit I, qytetet më të rëndësishme të jugut, Berati, Gjirokastra dhe Vlora hynë nën kontrollin e drejtpërdrejtë osman. Menjëherë pas kësaj periudhe, Shqipëria jugore dhe ajo e mesme u shndërruan në provinca shqiptare; Kryeqyteti i këtij sanxhaku të ri u bë Gjirokastra. Pushtimi i mëtejshëm i tokave shqiptare ishte një proces që zgjati më shumë se një shekull. Ndërkohë që, në rastet e tjera osmanët patën mundësinë që të asgjësonin kundërshtarët e tyre, në Shqipëri ata duhet të gjenin një farë mirëkuptimi me secilin prej feudalëve të asaj kohe, sepse nuk kishte ekzistuar asnjë pushtet tjetër qendror, qysh prej rënies së Perandorisë Serbe. Shumë prej këtyre feudalëve u bënë pronarë kristianë të timareve, ndërsa të tjerët u emëruan për të udhëhequr një vilajet, i cili zakonisht përfshinte zonën ku ata kishin sunduar më parë. Shumica prej tyre u islamizuan vetëm në brezin e dytë. Nga regjistrat osmanë evidentohet fakti se udhëheqësve të kishave u jepeshin timare: peshkopët e Krujës, Kaninës dhe të Çartalosit si dhe peshkopi i Beratit, mernin timare për mirëmbajtjen e tyre, në këmbim të detyrës së vënies në dispozicion të disa ushtarëve të armatosur mirë në raste lufte. Banorët kristianë të disa prej fortesave të mëdha, të tilla si Berati, Kruja apo Skrapari, u lanë si kujdestarë të këtyre kështjellave, në këmbim të heqjes së taksave.

Pas vitit 1431, afersisht për një gjysmë shekulli pasi vendi kishte hyrë nën sundimin osman, Muradi II filloi ta përfshinte plotësisht Shqipërinë brenda shtetit të tij. I gjithë vendi ishte i inspektuar i regjistruar dhe gjithnjë e më shumë toka po ktheheshin në timare. Islamizimi i fisnikërisë së vjetër vazhdoi ngadalë, por në mënyrë të vazhdueshme. Procesi i përfshiijes së tokave shqiptare brenda Perandorisë u bë në mënyrë shumë të kujdesshme dhe graduale, edhe pse banorët luftarakë të zonave të thella u hodhën në kryengritje që në rastin e parë. Fushatat e tyre plaçkitëse bënë që ata të hynin në konflikt të drejtpërdrejtë me shtetin. Një faktor shtesë ishte kontakti i tyre i gjatë, i vendosur me bastionet veneciane përgjatë bregdetit dhe me Mbretërinë e Napolit. Në këtë kohë, shumë prej feudalëve i braktisën tokat e tyre të trashëguara në këmbim të ndonjë posti apo ndonjë çifligu të ofruar nga ndonjëra prej këtyre fuqive kristiane. Osmanët duhej të ofronin kushte më të mira sesa rivalët e tyre.

Ata ia arritën që të fitonin mbi fisnikërinë e ulët, por dështuan në tërheqjen e feudalëve të mëdhenj. Me vendosjen e sistemit të timarit, anëtarët e fisnikërisë së lartë ishin humbësit më të mëdhenj. Kështu, ata u rebeluan në të parin rast që iu dha. Një rast i tillë ishte në vitin 1431, kur u bë një regjistrim i përgjithshëm, i cili do të shërbente si bazë e vënies së taksave në të ardhmen. Disa prej feudalëve, të tillë si Gjergj Araniti, më vonë edhe Gjergj Kastrioti- Skënderbeu,  u bashkuan me banorët e malësisë, privilegjet e të cilëve ishin pakësuar në të njëjtën mënyrë. Kryengritja e Aranitit u shtyp shumë shpejt, meqenëse pjesa më e madhe e zotëruesve kristianë të timareve kishin mbetur besnikë ndaj osmanëve. Megjithatë, Skënderbeu, i edukuar si musliman në oborrin e Muradit II dhe i mirëmësuar me të gjitha taktikat e luftimeve osmane, ishte shumë e vështirë që të gjunjëzohej. Në malet e pakalueshme të veriut të vendit, me Krujën e pathyeshme si qendër të tij, Skënderbeu hyri në një luftë të ashpër guerile. As Muradi dhe as djali i tij energjik Mehmedi II nuk ishin në gjendje ta mposhtnin atë. Vetëm pas vdekjes së tij, në vitin 1468, mori fund rezistenca dhe paqja u kthye përsëri në Shqipërinë e veriut. Një pjesë e familjes së Kastriotit tashmë ishte islamizuar. Përhapja e shkatërrimit e shkaktuar nga gjendja e vazhdueshme e luftës në zonat rreth Krujës dhe Dibrës është e dukshme në regjistrat osmanë të taksave të pjesës së dytë të shekullit XV. Jugu nuk mori pjesë edhe aq shumë nëpër kryengritje. Konstatohet se nga fillimi i shekullit XVI një anëtar i familjes së Aranitit, Ali Beu, nipi i Gjergj Aranitit, ka qenë zotërues i një çifligu të rëndësishëm prej 34.457 akçe të ardhurash në vit në zonën e Kaninës, Delvinës dhe Gjirokastrës.  Që nga ajo kohë, bastionet e fundit veneciane në bregdet u bënë osmane. Kalaja e Shkodrës u dorëzua pas një rrethimi të gjatë në vitin 1479, ndërsa Lezha dhe Kruja ishin marrë që një vit më parë. Durrësi u mor thuajse pa luftë në vitin 1501. Me manjen e bazave veneciane të Barit dhe Ulqinit, në veri të territoreve të banuara nga shqiptarët, pushtim që ndodhi në vitin 1571 gjatë luftës qipriote, osmanët i përfunduan pushtimet e tyre në Shqipëri.

Deri në vitin 1466, provinca e Arvanitit ishte një njësi administrative e ndarë në nëntë vilajete: Këlcyra, Kanina, Berati, Tomorica, Skrapari, Pavlo Kurtiku, Çartalosi, Kruja dhe Gjirokastra. Nga viti 1431 deri në 1466, kryeqyteti i këtij sanxhaku ka qenë Vlora. Gjatë ekspeditës së vitit 1466 kundër Skënderbeut, sulltan Mehmedi II themeloi qytetin e Elbasanit në zemër të vendit, qytet i cili u bë një qendër e rëndësishme muslimane që në fillimet e tij të hershme. Në po të njëjtin vit, Elbasani u bë kryeqyteti i një sanxhaku të sapoformuar, i cili përfshinte zonat e Shpatit, Çermenikës dhe pas vitit 1501, edhe të Durrësit. Në të njëjtën kohë, një sanxhak i veçantë u themelua në Jug, me Vlorën si kryeqytet dhe me Skraparin, Përmetin (Premedi), Pogoninë, Tepelenën dhe Gjirokastrën si zona administrative (kaza).

Njëherazi, u krijua edhe sanxhaku i Ohrit, me qytetin e Ohrit si kryeqendër dhe me Dibrën, Krujën, Matin, Prespën, Korçën, Bilishtin, Kolonjën, Oparin dhe Tomoricën si zona. Në vitin 1479, Shkodra (Iskenderije) u bë kryeqytet i një sanxhaku të veçantë, në të cilin përfshiheshin kazaja e Podgoricës, Bihorit, Pejës, Prizrenit dhe Karadaxhit (Mali i Zi). Kryesisht, sanxhaku i Shkodrës ishte i ekspozuar ndaj ndryshimeve të mëdha të vijës kufitare. Që në shekullin XVI, në zonën e Dukagjinit ekzistonte një sanxhak i vogël, kryeqyteti i të cilit, me sa duket, ishte Peja (Ipek). Kryesisht, ky sanxhak përfshinte territorin e vjetër të familjes së Dukagjinit, malet e Veriut. Haxhi Kalfa përmend si zona të këtij sanxhaku Lezhën, Altunin, Plavën, Pultin dhe Zadrimën. Në vitet ’30 të shekullit XVI u krijua një sanxhak i veçantë i Delvinës, përballë me bastionin e fundit venecian në tokën shqiptare, Butrintin, si dhe zonës malore të padisiplinuar të Himarës. Ndarjet administrative të sipërpërmendura pësuan ndryshime dhe një numër i caktuar zonash kaluan nga një sanxhak në tjetrin. Gjithsesi, ndarja qendrore mbeti e vlefshme deri në kohën e reformave të fillimit të shekullit XIX.

Në këtë tokë paqësore, osmanët hodhën themelet e disa vendbanimeve të reja urbane dhe krijuan kushtet, në të cilat mund të ngriheshin vende të tilla. Me kalimin e kohës, disa prej këtyre vendbanimeve u shndërruan në qytetet më të mëdhenj të të gjithë vendit. Ndër këto është Elbasani që u përmend edhe më sipër. Në vitet ’90 të shekullit XV u themelua qyteti i Korçës, në territoret e një prej nënpunësve të Bajazidit II. Tepelena është themeluar si një qendër lokale urbane rreth kalasë së ndërtuar në po të njëjtin vend dhe nga i njëjti sulltan. Në shekullin XVI u themelua Kavaja dhe u bë qendra më e rëndësishme e kazasë së Durrësit; një shekull më vonë, qyteti i Durrësit ra përfundimisht. Qyteza e Peqinit filloi ekzistencën e saj si një kështjellë e ndërtuar nga osmanët në shekullin XV, por u bë një qytet i lulëzuar në saje të Abdurrahman Pashës, në mesin e shekullit XVII.

Tirana u themelua në fillim të shekullit XVII. Zhvillimi i saj u ndihmua nga veprimet e Haxhi Et’hem Beut, pak para vitit 1800. Qyteti i rëndësishëm dhe tërësisht shqiptar i Gjakovës, i vendosur jashtë kufijve aktualë artificialë të vendit, u themelua në vitet ’90 të shekullit XVI, rreth themeleve të vendosura nga Hadim Sulejman Efendiu, një shqiptar me pozitë të lartë nderi në gjykatën e Stambollit. Ndërtimet e tij përfshinin xhaminë, medresenë, mejtepin (shkollën), hanin, hamamin (banjën), bibliotekën dhe muvakitanën (vendin e orës). Një strukturë e tillë është karakteristike për mënyrën se si osmanët ndihmuan krijimin e qyteteve të reja.

Nga ana tjetër, në fundin e shekullit XIV, një numër i caktuar qytetesh të vogla në qarkun e Shkodrës, të bazuara ekonomikisht në tregtinë e jashtme, nisën tatëpjetën dhe nuk e rimorën më veten. Shumica prej tyre u shkretuan me kalimin e kohës, ndërsa të tjerat mbijetuan si fshatra (Danjo, Sirq, Shvec, Drivasto). Historia e tyre tregohet nga Theloczy.

Në rast se krahasojmë madhësinë e qyteteve shqiptare të periudhës përpara kryengritjeve të Aranitit dhe Skënderbeut, në vitin 1431, me gjendjen në vitin 1520, në kohën kur u vendosën kushtet dhe pasi kishin kaluar disa dekada me paqe relative, do të shohim se popullsia e shumë prej këtyre qyteteve është dyfishuar, madje edhe trefishuar. Këlcyra u zmadhua nga 100 familje në 510 të tilla, Përmeti nga 40 familje në 260, Kanina nga 216 në 514 dhe Berati nga 175 në 572 familje. Kjo rritje e vrullshme e qyteteve vazhdoi edhe gjatë gjithë shekullit XVI. Berati u zmadhua deri në 1050 familje në vitin 991 (1583), dhe u zgjerua përtej kufijve të ngushtë të qytetit mesjetar me mure. E njëjta rritje e popullsisë vërehet edhe në fshatra, një proces që mund të ndiqet në detaje në librat osmanë të regjistrimit të taksave.

Po të krahasojmë dendësinë e popullsisë së Shqipërisë me atë në pjesë të tjera të Ballkanit, shohim se ajo arrin pak a shumë mesataren(27) dhe është e mirëpopulluar, duke pasur parasysh malet e saj të shkreta. Duke iu referuar regjistrimit të përgjithshëm osman të popullsisë, të vitit 1506 dhe 1520, (28) katër sanxhaqet shqiptare të asaj periudhe kanë patur një popullsi civile prej rreth 517.000 fiymë, nga të cilët 15.000 ishin muslimanë, 2.500 ishin çifutë dhe pjesa më e madhe ishin kristianë.(29) Përveç popullsisë civile ekzistonte gjithashtu edhe një personel ushtarak prej 5.850 vetësh, që përbën 1.1% të popullsisë së përgjithshme. (30) Të gjitha këto shifira, të bazuara në një burim të tillë neutral, siç është regjistri i taksave, na lejojnë që të rishikojmë në mënyrë të gjerë një sërë pikëpamjesh në historiografinë e vjetër. ,

Qytet-Port i Vlorës ka qenë për një kohë të gjatë qyteti më i rëndësishëm dhe më i madh i vendit, me rreth 5.000-6.000 banorë. Rreth gjysma e tyre ishin çifutë (në vitin 1506/ 20,528 familje), refugjatë nga Spanja, të cilët ishin vendosur në Vlorë për të nxitur tregtinë. Vlora kishte një tregti të zhvilluar që përqendrohej në importimin e mallrave evropiane dhe në eksportimin e pëlhurave të pambukut, kadifeve, pëlhurave angore, brokadave, erëzave dhe artikujve prej lëkure nga Bursa dhe Stambolli.

Rritja e ekonomisë dhe ajo e jetës urbane në shekullin XVI u bë paralelisht me lulëzimin e artit kristian, pas-bizantin. Në qytetet dhe fshatrat ortodokse të jugut, u ndërtuan përsëri një numër i madh kishash dhe manastiresh dhe u zbukuruan me afreske të një cilësie të mrekullueshme. Shqipëria nxorri një nga mjeshtrat më të talentuar të pikturës pas-bizantine, Onufrin e Elbasanit, veprat e të cilit janë të ruajtura në disa kisha fshati në zonën e Shpatit afer Elbasanit, në kishën e Shën Theodhorit në kalanë e Beratit dhe në kishën e Apostujve të Shenjtë në qytetin e Kastorias, në Greqinë veriore. Djali i Onufrit, Nikolla, e vazhdoi stilin origjinal të babait të tij. Përfundimisht, fama e tij u përhap deri në qytetin e Arbanasit në Bullgarinë lindore. Në shekujt XVII dhe XVIII, arti madhështor i pikturimit të afreskeve vazhdoi të prodhonte vepra të një cilësie shumë të mirë, me mjeshtra të tillë si: Kostandin Shpataraku, Davidi i Selenicës apo vëllezërit Kostandin dhe Athanas (Thanas) të Korçës. Korça dhe qyteti kristian i Vbskopojës në malet e jugut, ishin qendra të shkollave të pikturës.

Kombi shqiptar dha kontribut të madh edhe në klasën sunduese osmane. Vendi, i cili në antikitet i pa shtatë nga bijtë e tij të ngjiteshin në fronin perandorak të Romës, në këtë linjë mori një post tjetër akoma më të lartë në Perandorinë Osmane. Të paktën 30 vezirë nga më kryesorët ishin me origjinë shqiptare, midis të cilëve ishin nga më të mirët që kishte pasur ndonjëherë perandoria. Inalxhiku përmend Gedik Ahmedin dhe Davud Pashën për pjesën e dytë të shekullit XV, Dukagjinzade Ahmedin, Lutfinë, Kara Ahmedin dhe Hoxha Sinan Pashën për shekullin e XVI dhe Nasuhin, Kara Murad dhe Tarhonçu Ahmed Pashën për shekullin XVII. Kryeveziri Sulejman Ajaz Pasha, ishte gjithashtu me origjinë shqiptare, ashtu sikurse edhe kryeveziri i famshëm i dinastisë së Qyprillinjve, Avloniali Ferid Pasha (kryevezir në vitin 1903/08)(37) apo Ahmed Izet Pasha, kandidat për nënmbretësinë e Shqipërisë në vitet e fundit të Perandorisë.

Një numër i madh shqiptarësh morën funksione të rëndësishme në strukturën ushtarake të Perandorisë. Më shumë se njëqind jeniçerë agash kanë qenë me origjinë shqiptare. Shumica prej këtyre zyrtarëve të lartë të shtetit, u lanë brezave të ardhshëm një numër të madh xhamish, banjash, hanesh, shkollash dhe institucionesh të tjera në dobi të njerëzve. Ndërtesat e lëna nga Hoxha Sinan Pasha shkojnë deri në njëqind, të përhapura në tre kontinente. Disa prej ndërtesave të vezirëve shqiptarë ngrihen akoma krenare në qytetet e Ballkanit, Azisë së ogël dhe Lindjes së Afërme.

Në literaturën dhe në shkencën osmane, ne gjejmë një numër të madh shqiptarësh në rangjet e larta. Jahja Beu, një pasardhës i familjes së vjetër fisnike të Dukagjinit, zë një vend të veçantë në poezinë klasike osmane të shekullit XVI, për shkak të vargjeve të tij të fuqishme dhe origjinale, të cilat ishin shumë popullore në atë kohë. “Monteskieja turk”, Koçi Beu ishte nga Korça; rektori i parë i universitetit të Stambollit, Hoxha Tahsini ishte shqiptar nga Filati (sot në Epirin grek). Shemsedin Sami Frashëri, leksikografi dhe enciklopedisti më i madh osman, ishte bir i maleve të jugut të vendit. Figura të tjera të rëndësishme të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX ishin Mehmed Akifi, poeti dhe autori i madh i himnit kombëtar turk, filozofi Riza Tevfiku dhe historiani Ahmed Refiku. Sami Bej Frashëri apo Eqrem Bej Vlora zënë një vend të rëndësishëm si në turkologji, ashtu edhe në albanalogji. Personat e përmendur këtu janë vetëm disa prej këtyre personaliteteve të njohura. Numri dhe cilësitë e tyre mund të na ndihmojnë për të kuptuar nivelin, në të cilin kombi shqiptar u njësua me kulturën dhe qytetërimin osman dhe për të na treguar se sa shumë nga talenti i tij më i mirë dha ky komb për hir të Perandorisë Muslimane; në historiografinë modeme shqiptare, kjo çështje lihet në errësirë.

Paralel me islamizimin e vendit u zhvillua edhe një letërsi shqiptare premtuese në shkrimin arab të osmanëve, çka dëshmoi përnjë zhvillim të fuqishëm nga shekulli XVIII e më pas. Një letërsi e tillë u zhduk gradualisht, si rezultat i ngjaijeve gjatë luftrave ballkanike dhe gjatë Luftës I Botërore, kur u venitën të gjitha traditat e vjetra. Në dallim me letërsinë fetare-didaktike shqiptare në shkrimin latin, si ajo e ushqyer në veriun katolik apo veprat e shkruara në greqisht të shqiptarëve ortodoksë grekë të jugut, letërsia alhamiado-shqiptare, kryesisht e krijuar nga popullsia muslimane, e çliroi veten nga zinxhirët e fesë dhe u bë letërsia e parë artistike në gjuhën shqipe, që përfshinte veprat lirike-mistike, poemat epike, novelat, temat sociale, një numër të madh ilahish dhe mevludesh etj., dhe gjithashtu edhe fjalorë e libra shkollorë. Shkrimi alhamiado nuk u përdor vetëm në Shqipëri, por u bë edhe mjeti letrar i jugut të Malit të Zi, zonës së Kosovës dhe Maqedonisë perëndimore, zona gjerësisht të banuara nga muslimanë që flisnin shqip. Ndonëse kjo letërsi i ka gjurmët në kulturën islame, ekzistenca e saj është tregues i qartë i faktit që kombi shqiptar nuk e humbi identitetin e tij, kur pranoi fenë e Profetit të fundit. Kjo letërsi është e një rëndësie të veçantë për një të kuptuar më të mirë të mjedisit kulturor në shekullin XVIII dhe XIX në Shqipëri, mjedis në të cilin lulëzoi më vonë arkitektura osmane. Por, kjo çështje injorohet me dashje në historiografinë modeme, që thekson më tepër të metat dhe dështimet e strukturës së vjetër perandorake.

Dekada e fundit e shekullit XVI shënoi rënien e sistemit të vjetër të timarit dhe të taksave. Një gjë e tillë shkaktoi të njëjtat reagime si në Shqipëri ashtu edhe kudo tjetër në Perandori. Shpërbërja e sistemit të timarit çoi në formimin e pronave të mëdha dhe ndihmoi në rënien e aristokracisë së tokave, e cila me kalimin e kohës filloi të prodhonte për treg në vend, për të qenë e pavarur. Për fermerët, kjo nënkuptonte një pimë më intensive.

Në shekullin XVIII, aristokracia në fjalë u bë thuajse e pavarur nga qeverisja qendrore. Prishja e sistemit të taksave goditi popullsinë kristiane të vendit, që gjatë vitit 1600 u ngrit disa herë në revoltë. Kjo situatë përkoi afersisht me heqjen e bazave ushtarake veneciane nga veriu i vendit. Me kontaktet e vjetra të ndërprera, me shpresat e humbura, pa klerikë të edukuar mjaftueshëm dhe nën presionin e vazhdueshëm të shtetit, shumë fshatarë katolikë të veriut nuk panë rrugë tjetër, pëeveçse të hynin në Islam “në masë”. Kjo gjë çoi në fundin e izolimit të tyre, çka u mundësoi të mermin pjesë në aparatin administrativ dhe atë ushtarak dhe u solli një taksatim më të ulët. Edhe pse, në vizitën që bëri peshkopi Marko Bizi në fillim të shekullit XVII, mendoi se në Shqipërinë e veriut katolicizmi kishte marrë fund,  procesi i islamizimit ishte i ngadaltë dhe zgjati për disa dekada me radhë. Disa fise dhe bashkime fisnore, të tilla si Mirdita dhe ato të alpeve shqiptare, qëndruan besnike ndaj fesë së stërgjyshëve të tyre dhe ishin katolikë edhe në vitet ’60 të shekullit XX, kohë në të cilën u shfuqizuan të gjitha fetë me urdhër të qeverisë.

Një tablo të qartë dhe të detajuar të vendit në çerekun e tretë të shekullit XVII, kur situata e brendshme ishte përsëri pak a shumë paqësore, mund të shihet në librin përshkrues të Evlia Çelebiut, i cili udhëtoi shumë për disa arsye. Në kohën e tij, Elbasani dhe Berati ishin qytetet më të mëdha dhe më të rëndësishme të vendit, me një popullsi prej 10.000-15.000 banorë, ku pjesa më e madhe e tyre ishin muslimanë. Këto vendbanime kishin disa xhami, kolegje, banja, etj. dhe pikërisht këtu, ne gjejmë akoma monumentet më të rëndësishme të arkitekturës osmane.

Në luftën e gjatë (1683-1699) me fuqitë e përbashkëta kristiane, gjatë së cilës ushtritë kristiane depërtuan në Ballkan, fiset shqiptare të vendeve malore u bashkuan me rebelët serbë dhe me kristianët e tjerë të Ballkanit. Pas disfatës së ushtrive austriake me qindra dhe mijëra serbë i lanë tokat e tyre në rrafshinat e Kosovës dhe u shpëmgulën në Veri, duke ndjekur kështu ushtritë e zmbrapsura. Zona që u la bosh prej tyre u mbush nga malësorët shqiptarë të etur për tokë, të cilët morën me qira ngastra të vogla toke nga pronarët e mëdhenj. Ata u vendosën në këto toka për një kohë të gjatë. Shqiptarizimi dhe islamizimi i fushave të Kosovës dhe Metohisë u realizua në mënyrë graduale. Kjo ishte vala e dytë e madhe e ekspansionit të fshatarësisë shqiptare, kësaj radhe në ato territore që dikur kishin qenë qendra e Perandorisë mesjetare Serbe. Ky ekspansion, në tokën që më parë ishte e pushtuar nga serbët, vazhdoi gjatë shekujve XVHI dhe XIX, megjithëse me një ritëm të ngadaltë. Një proces i tillë vazhdon edhe sot në Maqedoninë perëndimore dhe atë veriore, ku përqindja e lindjeve tek shqipfolësit është më e lartë sesa tek popullsia vendase sllave maqedonase. Në shekullin XVIII qytetet shqiptare vazhduan të zgjeroheshin, pavarësisht ngapasiguria që ekzistonte. Zotëruesit e pronave të mëdha, të krijuara pas rënies së sistemit të timarit, ndoqënpolitikën e kolonizimit të brendshëm. Fshatarët nuk ishin të detyruar të punonin për ekonominë e përgjithshme, por për një numër të kufizuar pronarësh. Prodhimi i të korrave u rrit në mënyrë të jashtëzakonshme, dhe bashkë me të pësuan rritje edhe ekonomia e eksportit dhe esnafet. Në malet e juglindjes së vendit, qyteti i Vbskopojës (Moshchopolis) u shfaq si një qendër e re tregtie dhe si metropol i kulturës kristiane ortodokse. Disa prej kishave dhe manastireve më të mëdha dhe më madhështore, me piktura të pasura murale e të gdhendura me dru, dëshmojnë ende për lulëzimin material të kësaj periudhe, që vinte si rezultat i tregtisë me rrugë tokësore. Qyteti i Vithkuqit, i cili ndodhej në të njëjtën zonë malore, përjetoi një periudhë vitaliteti të ngjashëm tregtar dhe kulturor, edhe pse në një shkallë më të vogël. Berati pati një rritje nga 2.000 shtëpi, që kishte në fundin e shekullit XVII, në 3.000 shtëpi në vitin 1770. Në atë kohë, Elbasani kishte rreth 30.000 banorë,  një popullsi e madhe nëse shihet në kontekstin e burimeve relativisht të kufizuara të mjedisit shqiptar. Në gjysmën e dytë të shekullit XVIII, qyteti i Shkodrës u bë metropoli i Veriut, me rreth 40.000 banorë.  Për një periudhë të gjatë, ky qytet ishte më i madhi në vend, duke e lënë plotësisht në hije Vlorën. Gjatë shekullit XVIII, qyteti antik i Durrësit, që kishte qenë për një kohë të gjatë në rënie, filloi ta marrë veten. Një gjë e tillë evidentohet nga hapja e një numri të caktuar konsullatash nga disa vende të Perëndimit.

Pasi qeverisja qendrore e humbi kontrollin e saj mbi këtë krahinë të largët, në Shqipëri u shfaq një klasë e re sundimtarësh. Kjo ndodhi në një shkallë thuajse të ngjashme me pjesët e tjera të Perandorisë, sikurse në Ballkan dhe 'në Anadoll. Më të rëndësishmit e këtyre padronëve të rinj ishin pashallarët trashëgimtarë të Bushatllinjve, të cilët jetonin në Shkodër dhe, pas viteve ’60 të shekullit XVIII, sunduan mbi pjesën më të madhe të Shqipërisë veriore. Në jug, duke përfshirë edhe zonat që sot janë në Greqinë veriore, aventurieri Ali Pasha i Tepelenës vendosi sundimin e tij, me Janinën si bazë të tij. Kur ky i fundit ishte akoma në pushtet, pjesa qendrore e vendit qeverisej nga energjiku Kurt Ahmet Pasha, i cili i zbukuroi Elbasanin dhe Beratin me ndërtesa të ndryshme. Fushat qendrore, si Kruja dhe Tirana, dominoheshin nga familja e Toptanëve, që pretendonin të ishin pasardhës të pronarit feudal të mesjetës, Karl Topia. Në gjysmën e dytë të shekullit XVIII dhe në gjysmën e parë të shekullit XIX, qyteti i madh i Prizrenit u qeveris nga një varg anëtarësh të familjes Rotullu. Në atë kohë, Prizreni ishte një nga qendrat më të mëdha shqiptare dhe në shekullin XIX konsiderohej si “kryeqyteti i Shqipërisë”.

Pas vitit 1912, kohë kur u përfshi në shtetin serb, ky qytet mori tatëpjetën dhe karakteri i tij shqiptar u dobësua së tepërmi. Shumica e vezirëve dhe e pashallarëve të shekullit, midis viteve 1750 dhe 1850, ndërtuan një numër të madh xhamish, shkollash, teqesh, tyrbesh (varresh), urash, burimesh etj. Bushatllinjtë ishin themeluesit e xhamisë më të madhe të ndërtuar ndonjëherë në vend, xhamisë së Plumbit në Shkodër, e cila ekziston akoma në ditët e sotme. Gjithashtu, janë ruajtur edhe xhamitë e mëdha të fisit të Toptanëve në Tiranë dhe të Rotullu-ve në Prizren, si dhe një numër i vogël teqesh dhe gurë varri të Toptanit në Krujë. Nga veprat e shumta të Ali Pashë Tepelenës janë ruajtur vetëm disa kështjella, më e madhja prej të cilave është ajo e Janinës, një qytet që u konsiderua nga Henry Holland si “Kryeqytet i Shqipërisë”, por që u pushtua nga ushtria greke në vitin 1913 dhe, qysh atëherë u ka mbetur grekëve. Një tjetër kështjellë vigane e Ali Pashës është ajo e Prevezës, e cila sot ndodhet gjithashtu brenda territorit të Greqisë. Qeverisja e feudalëve lokalë përkoi me ekspansionin ekonomik të vendit. Ajo i la pas veprat e mrekullueshme të arkitekturës, duke u përfaqësuar nga mjeshtrat e popullsisë vendase dhe jo nga të huaj që nuk e flisnin gjuhën shqipe. Kjo është ndoshta edhe arsyeja se pse qeverisja e tyre u kujtua me një ndjenjë nostalgjie nga njerëzit, me shprehjet “e Vakt Vezirit”, “Koha e Vezirëve”, shprehje të cilat, pavarësisht nga rritja e masës së konfliktit feudal, nënkuptonin diçka “të mirë të kohëve të shkuara”.

Islamizimi i vendit përkoi jo vetëm me keqësimin e gjendjes së fshatarësisë, por gjithashtu edhe me zgjerimin e qyteteve, që tërhoqën të ardhurit e rinj nga fshati dhe i vunë përballë një lloj qytetërimi më të zhvilluar, injohurmëparëprej tyre. Përveç faktorëve të mirënjohur socialë dhe ekonomikë, një tjetër faktor i rastit, që qëndronte pas konvertimit të masës së popullsisë shqiptare, ishte edhe aktiviteti i disa vëllazërive mistike islame. Së pari, duhet të përmendim bektashinjtë, por kishte edhe disa grupe të tjera.

Urdhri Bektashian është shfaqur në Shqipëri që në fillim të shekullit XVI, me sa duket, i përhapur nga Maqedonia greke. Njerëzit e këtij urdhri u bënë shumë të njohur në shekullin XVIII dhe përkraheshin nga Ali Pashë Tepelena, i cili ishte vetë anëtar i tij. Urdhrat e tjerë të njohur ishin ai i Hajatijes, degë e Halvetijes, që kishin si qendrën e tyre qytetin shqiptar të Ohrit, dhe Axhizije, degë e urdhrit Sa’dije. Qendra e Axhizijes ishte qyteti shqiptar i Gjakovës, që ndodhet në territoret serbe, qysh në vitin 1912. Në fund të shekullit XVIII dhe në gjysmën e parë të shekullit XIX, u ndërtuan një numër i madh teqesh në stilin e asaj kohe, zakonisht duke u paguar nga ndonjë prej feudalëve lokalë të familjeve të njohura.

Në vitet ’30 dhe ’40, të shekullit XVIII në kohën kur osmanët e kthyen ndikimin e qeverisjes qendrore mbi provincat dhe shpallën reformat e Tanzimatit, krahinat shqiptare ngritën krye në mënyrë të dhunshme. Reformat i sfiduan privilegjet e vjetra të disa grupeve dhe u përpoqën që të eleminonin pushtetin e feudalëve lokalë gjysmë të pavarur. Vetëm pas dërgimit të forcave të armatosura, qeveria e Stambollit mundi të imponohej me anë të reformave dhe masave centralizuese të saj. Struktura administrative e vendit u riorganizua tërësisht dhe sanxhaqet e vogla u zhdukën. Tokat ku flitej gjuha shqipe u ndanë në katër vilajete të mëdha: vilajeti Iskenderije (i Shkodrës), i Janinës, i Manastirit dhe i Shkupit (Uskiip). Asnjëri prej këtyre vilajeteve nuk banohej në mënyrë homogjene nga shqiptarët, por kishin grupe të rëndësishme minoritare brenda kufijve të tyre; grekë në pjesën jugore të vilajetit të Janinës (Yanya), sllavë maqedonas në vilajetet e Shkupit dhe të Manastirit, dhe malazezë në vilajetin e Shkodrës. Të katërta këto vilajete të mëdha u ndanë në sanxhaqe dhe këto të fundit në kaza. Vilajeti Iskenderije përfshinte sanxhakun e Shkodrës dhe të Durrësit, të cilët formojnë pjesën më të madhe të asaj që sot përbën gjysmën veriore të vendit. Kjo ishte gjendja pas vitit 1878, kohë kur pjesët veriore periferike të zonës së Shkodrës iu dhanë Malit të Zi. Vilajeti i Janinës përfshinte sanxhaqet e Janinës, Prevezës, Gjirokastrës dhe të Beratit. Sot, ky territor është i ndarë në mënyrë të barabartë midis Greqisë dhe Shqipërisë. Vilajeti i Manastirit (Bitola) ndodhej jashtë territorit të sotëm të shtetit shqiptar. Brenda kufij ve aktualë, ai përfshinte sanxhaqet e Korçës dhe të Elbasanit. Ky i fundit ishte një pykë ndarëse e vilajeteve të Janinës dhe Shkodrës. Vilajeti i Shkupit ndodhej plotësisht jashtë kufijve shqiptarë të këtij shekulli. .Fakti se tre nga katër vilajetet ndodheshin jashtë territorit shqiptar të sotëm, na tregon në lidhje me shtriijen e zhvillimit urban në vend. Në të katër vilajetet, si dhe në një shtriije më të vogël nëpër sanxhaqe, sistemi i qeverisjes së Tanzimatit hodhi bazat e ndërtesave të reja: zyra qeveritare, kazerma, spitale, shkolla të mesme, zyra poste etj. Një numër i caktuar ndërtesash i mbijetoi trazirave të shekullit XX dhe vazhdojnë të ekzistojnë edhe sot. Në fakt, ato janë jashtë fokusit të këtij libri dhe mbeten të vështira për t’u studiuar, për shkak të vazhdimësisë së tyre fimksionale.

Shtypja e ashpër e revoltave të viteve ’30 dhe ’40 të shekullit XIX, paraqitet ndonjëherë si një frenim i zhvillimit të vendit për disa dekada me radhë. Duhet shtuar se revolta të tilla përkuan me konkurrencën e ngadaltë por të vazhdueshme, të prodhimeve industriale perëndimore, të cilat i hoqën nga tregu mallrat e vendit dhe dalëngadalë e transformuan Shqipërinë në një mbështetëse të lëndës së parë për industrinë e Perëndimit. Ky proces ndodhi në të gjithë Perandorinë Osmane. Në tokat shqiptare, ai u shoqërua me represionin politik dhe me zhdukjen e vrullshme të sundimtarëve të vjetër vendorë. Ndoshta ishte pikërisht kjo ndërthuije e faktorëve përkatës që e bëri shfaqjen e reformave të tanzimatit të dukej kaq e papëlqyer.

Nga mesi i shekullit XIX, nacionalizmi shqiptar filloi të merrte formë dhe të kishte një rëndësi më të madhe. Kjo ndodhi paralelisht me përhapjen e letërsisë shqiptare. Gjatë kongresit të Berlinit, të vitit 1878, kur fuqitë evropiane po vehdosnin kufij të rinj për shtetet e Ballkanit, një komision përfaqësues i të gjithë vendit të banuar nga shqiptarë, u përpoq më kot për të ndaluar copëtimin e atij, që ata e konsideronin si territor shqiptar. Që nga fillimi, nacionalizmi shqiptar ishte i ndryshëm nga ai i vendeve të tjera të Ballkanit. Ai nuk luftoi për një pavarësi të plotë, por për një lloj statusi autonom brenda strukturës osmane. Ithtarët e këtij nacionalizmi arsyetuan se kombi shqiptar nuk mund të qëndronte në këmbët e veta me fqinjë të tillë si Serbia, Mali i Zi dhe Greqia, të cilët ishin të gjithë të gatshëm që të turreshin në territorin shqiptar dhe t’i kthenin me çdo kusht shqiptarët të krishterë, në grekë apo malazezë: kjo është panorama e vitit 1912/13, pasi forcat osmane u tërhoqën nga vendi. Qeveria osmane kishte frikë nga nacionalizmi shqiptar dhë i konsideronte shqiptarët, e të cilëve ishin muslimanë, si osmanë të mirë që duhej të bashkoheshin me muslimanët e tjerë të Ballkanit për një qëllim të përbashkët. Nacionalistët shqiptarë luftonin për idealet e tyre dhe për të detyruar qeverinë që t’u jepte qeverisjen e vendit. Gjatë kryengritjeve të mëdha të fillimit të shekullit të kaluar, ata e treguan forcën dhe vendosmërinë e tyre; madje në gusht të vitit 1912, ata morën Shkupin. Pikërisht në momentin e fimdit, qeveria osmane u dorëzua përballë kërkesave të nacionalistëve dhe u dha “katër vilajeteve shqiptare” autonomi administrative dhe kulturore. Kjo marrëveshje u harrua shpejt, si rezultat i ngjaijeve që ndodhën në muajt e ftmdit të vitit 1912: katër shtetet e pavarura të Ballkanit, Bullgaria, Greqia, Mali i Zi dhe Serbia i shpallën luftë Perandorisë dhe në një varg betejash të përgjakshme, i nxorën osmanët jashtë Evropës (Lufta e Parë Ballkanike). Si rezultat i kësaj situate të re, nacionalistët shqiptarë shpallën pavarësinë e vendit të tyre në qytetin e Vlorës, me 28 nëntor 1912 dhe hodhën themelet e republikës moderne, e cila rezultoi si shumë e fortë për t’u mbijetuar luftrave të tmerrshme të gjysmës së parë të shekullit XX. Duhet thënë se kufijtë e këtij shteti nuk ishin ato që kishin ëndërruar nacionalistët, por qenë rezultat i një makinacioni të ndërlikuar diplomatik. Kosova, me popullsinë e saj shqiptare, u dorëzua. Po e njëjta gjë ndodhi edhe me pjesën më të madhe të Epirit; me Janinën, kryeqytetin e “shtetit” shqiptar të Ali Pashë Tepelenës. Kufiri i ri la jashtë territorit të Shqipërisë një pjesë të madhe shqiptarësh të krishterë dhe muslimanë. Lufta e Dytë Botërore çoi në shkatërrimin e komunitetit musliman shqiptar në Epirin grek. Disa xhami të prishura dhe disa minare të thyera në qytezat dhe fshatrat e tokës, në perëndim të Janinës, dëshmojnë akoma për çrrënjosjen e Islamit. Në vitet ’50 dhe ’60 të shekullit XX, të krishterët greqishtfolës në Shqipërinë e Jugut kishin një autonomi të kufizuar kulturore, me shkolla greke dhe një gjimnaz në Gjirokastër. Ekzistenca e një minoriteti shqiptar në Greqinë e Veriut mohohet, por gjuha shqipe vazhdon të dëgjohet gjerësisht në fshatrat e Epirit perëndimor, në Prevezën veriore. Faktet e thjeshta që rreth gjysma apo një e treta e krejt kombit shqiptar jetojnë sot në tokat, të cilat në Mesjetë kanë qenë qendra të shteteve sllave të Ballkanit dhe që janë pjesë e territorit jugosllav që në vitin 1912, janë burim i një konflikti të vazhdueshëm.

Mund të shihet një paradoks i rrallë në qëndrimet ndaj monumenteve historike të Shqipërisë, pasi shteti mori formën e tij, që në vitet ’20 të shekullit XX. Përpara Luftës së Dytë Botërore, vendi ishte një mbretëri, muslimane, ku zor se bëhej gjë për studimin dhe ruajtjen e trashëgimisë arkitekturore, për monumentet mesjetare dhe për veprat e pesë shekujve të sundimit osman. Gjatë kësaj periudhe, iu kushtua vëmendje vetëm arkeologjisë klasike, por gërmimet arkeologjike u bënë nga të huaj, si italianë, francezë etj. Në vitin 1944 erdhi në pushtet një qeveri agresive ateiste, por në këtë kohë, monumenteve të të gjitha periudhave, duke përfshirë këtu edhe ato të kohës osmane, u është kushtuar shumë vëmendje. Kjo vëmendje ka rezultuar në një studim të kujdesshëm të objekteve të ruajtura dhe ndonjëherë edhe në restaurime të cilësisë së lartë.

Shqipëria moderne pati një fillim të keq, së pari me Luftën I Botërore dhe më pas me luftën për pushtet ndërmjet forcave progresiste dhe atyre konservatore. Rezultati i kësaj lufte ishte eleminimi fizik i elementeve progresistë dhe emigrimi i detyruar i pjesës tjetër, duke sjellë kështu në pushtet një nga regjimet më të prapambetura të Europës së paraluftës; Shqipëria u bë vendi më i prapambetur në të gjithë Europën. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, e cila rrëzoi regjimin e korruptuar të Mbretit Zog, kombi shqiptar tregoi edhe njëherë tjetër dëshirën e tij për të mbijetuar. Plotësisht të vetme, forcat partizane i larguan pushtuesit gjermanë dhe themeluan shtetin që dëshironin. Vendi u industrializua me një ritëm të shpejtë, u vendos një sistem modern shkollor dhe shërbimi mjekësor u mundësua deri edhe në fshatin më të largët malor. Modernizimi i vendit, përmirësimi i bujqësisë, thaija e kënetave, ndërtimi i rrugëve dhe i hekurudhave, elektrifikimi dhe industrializimi i shpejtë. Nevoja e ngutshmepërtë arritur shtetet e tjeratë Europës, dukej që i justifikonte këto përmasa. Në fillim, fetë e vendit u toleruan. Xhamitë, teqetë, manastiret dhe kishat funksionuan relativisht lirshëm, me hierarkinë e myftive dhe imamëve, peshkopëve e priftërinjve dhe me dedetë e vëllazërive islame si nënpunës të paguar nga shteti. Më pas, në pranverën e vitit 1967, “Revolucioni kulturor shqiptar” i dha fund gjithë kësaj panorame. Më në fund, Shqipëria u shpall vendi i parë ateist në botë. Kishat dhe xhamitë u mbyllën, kryqet dhe gjysëmhënat u prenë nga çatitë dhe minaret, duke u bërë copa-copa. Murgjit, priftërinjtë, imamët dhe dervishët i nxorën në punë ose, nëse ishin në moshë të vjetër, i nxorën në pension. Feja e organizuar pushoi së ekzistuari. Praktikimi i fesë nëpër shtëpi është një çështje e diskutueshme. Është ende herët të thuhet që një situatë e tillë ngjason me atë të Turqisë, pasi Ataturku i shkatërroi urdhrat dervishianë dhe i mbylli teqetë në vitin 1925.

Në Shqipëri, “Revolucioni kulturor” ishte një degradim i vërtetë, si për fatin e monumenteve të arkitekturës osmane ashtu edhe për të gjitha ndërtesat e tjera të ndërtuara gjatë periudhës osmane. Egërsia e revolucionit u drejtua kundër kishave, manastireve, xhamive, teqeve dhe varreve të shenjta. Të gjitha ndërtesat e kësaj kategorie u shkatërruan; në disa raste, ato u kthyen në salla sporti, fabrika, dyqane etj, dhe në disa raste fatlume, u kthyen në muze. Megjithatë, është e tmerrshme të thuhet se ajo që ndodhi në Shqipëri gjatë viteve 1960-1970, është e ngjashme me atë që ka ndodhur kudo në Europë. A nuk i shkatërruan manastiret dhe kishat më të bukura të Evropës, reformat e shekullit XVI në Hollandë, Angli, dhe Skandinavi, revolucioni francez në shekullin XVIII dhe shekullarizimi në Gjermani në fillim të shekullit XIX? A nuk ishte një gjë e tillë e ngjashme me atë që ndodhi në Turqi, si rezultat i ligjit mbi xhamitë e panevojshme në vitet ’20 të shekullit XX? Madje, edhe një inspektim i shkurtër i fatit të monumenteve në një kryeqytet të vjetër siç është Edreneja, është i mjaftueshëm për të na treguar përgjigjen përkatëse. Historianët që besojnë se historia është një proces i vazhdueshëm drejt formave më të larta të shoqërisë, janë të prirur të thonë se ajo çfarë ndodhi në të kaluarën në Europë dhe në Shqipëri, në dekadat e fundit, ishte një domosdoshmëri historike. Shkruesi i këtyre faqeve e di këtë mënyrë të shpjegimit të fakteve, por mbi të gjitha, ai është i tronditur nga humbjet e mëdha, shpesh krejtësisht të panevojshme, të cilat kanë shërbyer si çmim i progresit. Megjithatë, në këtë kontekst, duhet theksuar se shumë pak nga veprat me të vërtetë të rëndësishme të arkitekturës, janë shkatërruar; ato vepra që i përkasin trashëgimisë së një kombi janë ruajtur, madje edhe gjatë muajve të trazuar të vitit 1967. Të zhdukurat ishin xhamitë e shumta të fshatrave, shpesh ndërtesa me vlera të pakëta arkitekturore apo edhe xhami të qyteteve me cilësi të ngjashme. Kishat që datonin që nga Mesjeta Bizantine dhe shpeshherë manastiret madhështore të ndërtuara në kohën e osmanëve, janë të gjitha të ruajtura. Studimi dhe inventarizimi i tyre çon në një progres të vazhdueshëm.

Një aspekt tjetër i zhvillimeve të 20 apo 25 viteve të fundit është ruajtja e të gjitha qyteteve të vjetra. Vende të tilla si Berati, Gjirokastra dhe Kruja janë shpallur si monumente kombëtare dhe do të ruhen në pamjen e tyre të shekullit XVIII dhe XIX. Në vende të tjera, një pjesë e qytetit është vendosur nën mbrojtjen e ligjit dhe është në procesin e restaurimit dhe të përshtatjes, si për shembull: çarshia e vjetër (zona tregtare) e Korçës apo e qytetit të vjetër të Elbasanit. Në fillim të viteve ’70, një numër xhamish me kube nga shekulli XIX, të cilat në bazë të shkallës së vlerësimit të europianëve perëndimorë do të klasifikoheshin si ndërtesa me vlera të mëdha, u prishën me pretekstin së ato nuk përfaqësonin aftësitë gjeniale krijuese të njerëzve. Të tjera u restauruan dhe madje këto restaurime kanë qenë shumë të habitshme për një vend që i mësoi teknikat e nevojshme për një gjë të tillë vetëm kohët e fundit.

Literatura mbi monumentet mesjetare të vendit ishte diçka e rrallë. Pëqashtim bënte vetëm studimi i Leon Rey mbi xhaminë e madhe të Tiranës. Kjo situatë nuk vazhdon më. Në dekadat e pasluftës u krijua instituti përkatës i monumenteve të kulturës. Në këtë kuadër, filloi të botohej edhe një organ periodik, kushtuar studimit të tyre në vitin 1971. Megjithatë, thuajse asnjë nga këto zhvillime të favorshme nuk iu bënë të njohura botës së jashtme.

Meqë publikimi i studimeve në lidhje me monumentet është duke u zhvilluar në mënyrë të ngadaltë, në të ardhmen e afert duhet të bëhet e mundur analiza e plotë e dokumentuar mbi Shqipërinë. Sot, ne jemi akoma larg nga ky qëllim përfundimtar, por një gjë e tillë është gjithashtu e vërtetë për të gjitha vendet e Ballkanit dhe madje edhe për Turqinë, pavarësisht nga vitet e shumta të punës që janë bërë në këtë vend mbi artin islam.

Për arsye të frenimeve të ashpra të udhëtimit në Shqipëri dhe pamimdësisë së vazhdueshme të bërjes së një inventari, materiali i prezantuar këtu, është larg nga të qenit i plotë. Për qendrat urbane lista jonë është pak a shumë e plotë me të dhëna njëra pas tjetrës sipas rendit alfabetik. Në fshat, të ndaluara në mënyrë shumë strikte për të huajt, katër apo pesë ura të periudhës së vjetër osmane, i shpëtuan studimit tonë. Të njëjtin fat patën edhe teqetë dhe tyrbet e njerëzve të shenjtë dhe xhamitë e fshatit, të pikturuara nga ana e jashtme, për të cilat na treguan nënpunësit e Institutit të Monumenteve të Kulturës në Tiranë. Izolimi i vullnetshëm i Shqipërisë është për momentin arsyeja kryesore që bota e jashtme nuk e di se çfarë thesaresh ka vendi, thesare të Antikitetit të Mesjetës bizantino-sllave dhe të shekujve të periudhës osmane. Mbi artin osman në Shqipëri ekziston një informacion shumë i pakët, përveç studimit të shkurtër të Semavi Eyice mbi xhaminë e madhe të Shkodrës, shumica e të cilit është i shkruar në gjuhën shqipe nëpër organe periodike që gjenden me vështirësi në libraritë jashtë vendit. Qëllimi i këtij studimi është që t’i bëjë këto monumente të njohura për një audiencë më të gjerë dhe të kuptueshme brenda mjedisit kulturor, ekonomik dhe historik.

info@balkancultureheritage.com