Perandori romak Joanis (1341-1391), nënshkroi një traktat me Doxhin (Dukën) e Venedikut, në korrik të vitit 1361, por shumë shpejt e kuptoi se ky traktat nuk do të bënte të mundur tërheqjen e forcave osmane nga Trakia, për shkak se osmanët e kishin vendosur popullsinë e tyre turke në këtë territor, duke i sjellë ata nga Anadolli, dhe ata i mbronin brigjet e tyre me mjaft forcë. Perandoria Romake ishte në prag të rënies, pasi ajo ishte kthyer në një Perandori tepër të dobët; të ardhurat e saj të përgjithshme siguroheshin vetëm nga mbledhja e taksave nga dogana e Selanikut (Thesaloniki) dhe e Kostandinopojës, si dhe nga mbledhja e taksave bashkiake të Kostandinopojës (Stambollit). Në këto kushte, Perandori Joanis, nënshkroi një pakt me Devletin Osman në vitin 1364, me anë të të cilit ai deklaronte se tokat e hapura ndaj Islamit iu përkisnin osmanëve. Nëpërmjet këtij traktati, Perandori romak pranoi se, në mënyrë të drejt-përdrejtë ose indirekte, nuk do të përpiqej t'i përvetësonte këto toka, nuk do të bashkëpimonte më armiqtë kimdër osmanëve; do ti dërgonte forcat e tij ushtarake nën shërbimin e Sulltan Muradit, kurdoherë që ai f i kërkonte, në rast të një sulmi të mundshëm ndaj Emirateve në Anadoll, duke u kthyer kështu në vartës të nënshtruar të Sulltanit osman. Ky traktat, nën-kuptoi kthimin e Sulltan Muradit në kryezotin zyrtar dhe ligjor të Perandorisë Romake.
Komandanti romak, që ua dorëzoi osmanëve qytetin Filibe dhe u largua së bashku me familjen e tij drejt Serbisë, iu drejtua Uroshit V, duke thënë se ushtarët turq ishin të pakët në numër, dhe e nxiti atë të sulmonte forcat osmane, duke shtuar se në të kimdërt situata do të përkeqësohej. Papa Urbani V, gjithashtu, u bëri thirrje të krishterëve, që të krijonin një front ushtarak të bashkuar kundër muslimanëve osmanë. Në këtë mënyrë, mbre-tërit e Hungarisë, Serbisë dhe Bullgarisë, si dhe Princi i Vllahisë formuan një Ushtri Kryqtare prej 50-60.000 luftëtarësh, të udhëhequr nga mbreti hungarez Lajosh. Në atë kohë, Murad Hani ishte i angazhuar në rrethimin e qytetit Biga në Anadoll, ndërsa kryqtarët ishin të vendosur që t i dëbonin osmanët nga territori i Evropës. Nëse Mbreti Lajosh (Louis), do të arrinte të kishte sukses në këtë luftë, mundësitë ishin që ai të merrte kontrollin mbi bullgarët dhe të përhapte katolicizmin në Evropën Lindore. Forcat e bashkuara ushtarake të krishtera, marshuan drejt Edrenesë. Bejlerbeu Llalla Shahin, njoftoi Sulltan Muradin për krijimin e kësaj situate të rrezikshme dhe dërgoi një forcë zbulimi nën drejtimin e Haxhi Ilbejit që arriti në vend-ngjarje vetëm pak kohë pasi Ushtritë e Bashkuara të krishtera kishin kaluar lumin Meriç. Kryqtarët, dukeshin të bindur për fitore, pasi nuk ishin përballur me asnjë rezistencë derisa mbërritën në Edrene. Edhe pse numri i ushtrisë së tij ishte më i pakët nga ai i ushtrisë evropiane, Haxhi Ilbeji i sulmoi anniqtë gjatë natës nga tre drejtime të ndryshme. Të krishterët, që raportohet të kenë qenë të dehur, u gjendën në befasi dhe pësu-an disfatë, madje disa prej tyre u mbytën në lumin Meriç, ridërsa mbreti hungarez Lajosh arriti të shpëtonte nga vdekja me shumë vështirësi. Kjo betejë u zhvillua në vitin 765/1364 dhe u quajt Beteja e Sërpsëndëgë (Disfata e serbëve). Kjo ishte përpjekja e parë e krishterëve të bashkuar, nga shumë të tilla, për një aksion kundër osmanëve. Mbreti hungarez Lajosh, ndërtoi Kishën Maria-Zell në Istirja, në shenjë falënderimi ndaj Maries. Murat Hydavendigari ndërtoi një xhami në Bilexhik, një imaret në Jenishehir, një teqe për Pustin Push Babanë, një xhami në kështjellën e Bursës, një imaret, një medrese, një hamam (banjë publike), një han (hotel për udhëtarët) në Çekirge, Bursa, në shenjë falënderimi ndaj Allahut për fitoren ndaj ushtrisë së krishterë.
Për shkak të zgjerimit të pamasë të territorit dhe të ushtrisë së tyre, osmanët krijuan postin e Kadiaskerit, që do të administronte çështjet sheriatike (religjioze-juridike) të ushtarëve, dhe i pari që u caktua në këtë detyrë ishte kadiu i Bursës, Xhendereli Kara Halili (v. 789/1387).112 Osmanët u përpoqën të rekrutonin robërit e luftës në ushtrinë e tyre, por kjo nuk pati shumë suk-ses, për arsye se disa prej tyre dezertuan. Në këtë mënyrë, ata krijuan një metodë të re për përgatitjen e ushtarakëve musli-manë, nga radhët e popujve të vendeve të pushtuar të Ballkanit. Studiuesi Mevlana Kara Rystem, argumentoi se përderisa Sheriati ia jep Devletit 1/5 e përfitimeve të luftës, një në pesë rob lufte duhet të shkojë në Bejtyl'Mal, Thesarin e Devletit Islam.
Kështu, Kadiaskeri Kara Halil e zbatoi këtë metodë për rekruti-min e ushtarëve të rinj për Devletin Osman. Rrjedhimisht, ata robër të luftës u dërguan në fshatra për të mësuar gjuhën turke dhe për të jetuar në një mjedis islam. Nëpërmjet kësaj praktike, që u quajt "Tyrke vermek" (dhënia turqve), u formua ushtria osmane e jeniçerëve. Fjala jeniçeri do të thotë "ushtar i ri". Duhet të theksojmë se kapela e mbajtur nga jeniçerët, quhej boruk (boriik) ose bork (bdrk); po ai emër që përdorej edhe nga Gokturqit në Turkestan, madje përpara shfaqjes së tyre, edhe pse kishte ndryshuar formën. Është tepër e rëndësishme të theksojmë gjithashtu se orientimi islamik i këtyre të rinjve, në shekullin e 14-të dhe të 15-të, nuk u arrit në institucionet zyrtare të arsimit, të cilat kishin një kurrikulum të caktuar, dhe profe-sorë të specializuar. Përkundrazi, u realizua në një mënyrë jo-formale, përmes kontaktit me njerëzit, gjë që tregonte se Islami ishte kthyer në atë kohë në një mënyrë jetese dhe në një kod morali lehtësisht të zbatueshëm. Me fjalë të tjera, popullsia osmane turke e Anadollit kishte krijuar, në terma sociolo-gjike, kulturën e saj dalluese islame, që ia kalonte asaj që kishin evropianët e krishterë të periudhës së shekullit të 14-të dhe 15-të. Historia na tregon se kur dy kultura janë në garë më njëra-tjetrën, kultura më e fortë i zë vendin kulturës tjetër. I njëjtë ishte dhe rasti i kulturës së lashtë greke, kundër romakes dhe i asaj mongple kundër kulturës së Islamit, edhe pse si ro-makët, ashtu edhe mongolët, arritën fitore të shumta ushtarake në fushëbetejat. Nëse kultura Islame e osmanëve, nuk do të kishte qenë mjaftueshmërisht e fuqishme, për t'i frymëzuar ata të rinj që ta pranonin Islamin dhe kodin e tij të etikës, ndoshta do të kishte qenë e pamundur që Devleti Osman të mbijetonte dhe të zgjeronte territoret e tij.
Nën drejtimin e Osman Gaziut, çdo musliman i aftë ishte një luftëtar muxhahid. Megjithatë, zgjerimi i pamasë i territoreve Çekirge, Bursa, në shenjë falënderimi ndaj Allahut për fitoren ndaj ushtrisë së krishterë.
Për shkak të zgjerimit të pamasë të territorit dhe të ushtrisë së tyre, osmanët krijuan postin e Kadiaskerit, që do të administronte çështjet sheriatike (religjioze-juridike) të ushtarëve, dhe i pari që u caktua në këtë detyrë ishte kadiu i Bursës, Xhendereli Kara Halili (v. 789/1387).112 Osmanët u përpoqën të rekrutonjn robërit e luftës në ushtrinë e tyre, por kjo nuk pati shumë sukses, për arsye se disa prej tyre dezertuan. Në këtë mënyrë, ata krijuan një metodë të re për përgatitjen e ushtarakëve musli-manë, nga radhët e popujve të vendeve të pushtuar të Ballkanit. Studiuesi Mevlana Kara Rystem, argumentoi se përderisa Sheriati ia jep Devletit 1/5 e përfitimeve të luftës, një në pesë rob lufte duhet të shkojë në Bejtyl'Mal, Thesarin e Devletit Islam.
Kështu, Kadiaskeri Kara Halil e zbatoi këtë metodë për rekrutimin e ushtarëve të rinj për Devletin Osman. Rrjedhimisht, ata robër të luftës u dërguan në fshatra për të mësuar gjuhën turke dhe për të jetuar në një mjedis islam. Nëpërmjet kësaj praktike, që u quajt "Tyrke vermek" (dhënia turqve), u formua ushtria osmane e jeniçerëve. Fjala jeniçeri do të thotë "ushtar i ri". Duhet të theksojmë se kapela e mbajtur nga jeniçerët, quhej boruk (bdriik) ose bork (bdrk); po ai emër që përdorej edhe nga Gokturqit në Turkestan, madje përpara shfaqjes së tyre, edhe pse kishte ndryshuar formën. Është tepër e rëndësishme të theksojmë gjithashtu se orientimi islamik i këtyre të rinjve, në shekullin e 14-të dhe të 15-të, nuk u arrit në institucionet zyrtare të arsimit, të cilat kishin një kurrikulum të caktuar, dhe profe-sorë të specializuar. Përkundrazi, u realizua në një mënyrë jo-formale, përmes kontaktit me njerëzit, gjë që tregonte se Islami ishte kthyer në atë kohë në një mënyrë jetese dhe në një kod morali lehtësisht të zbatueshëm. Me fjalë të tjera, popullsia osmane turke e Anadollit kishte krijuar, në terma sodolo-gjike, kulturën e saj dalluese islame, që ia kalonte asaj që kishin evropianët e krishterë të periudhës së shekullit të 14-të dhe 15-të. Historia na tregon se kur dy kultura janë në garë më njëra-tjetrën, kultura më e fortë i zë vendin kulturës tjetër. I njëjtë ishte dhe rasti i kulturës së lashtë greke, kundër romakes dhe i asaj mongole kimdër kulturës së Islamit, edhe pse si romakët, ashtu edhe mongolët, arritën fitore të shumta ushtarake në fushëbetejat. Nëse kultura Islame e osmanëve, nuk do të kishte qenë mjaftueshmërisht e fuqishme, për f i frymëzuar ata të rinj që ta pranonin Islamin dhe kodin e tij të etikës, ndoshta do të kishte qenë e pamundur që Devleti Osman të mbijetonte dhe të zgjeronte territoret e tij.
Nën drejtimin e Osman Gaziut, çdo musliman i aftë ishte një luftëtar muxhahid. Megjithatë, zgjerimi i pamasë i territoreve osmane, bëri që Devleti Osman të kishte nevojën e një ushtrie të rregullt dhe të përhershme. Orhan Gaziu (1324-1362) për herë të parë themeloi ushtrinë e rregullt osmane të përbërë nga trupa e këmbësorisë, të quajtur jaja dhe trupa e kalorësisë të quajtur muselem. Meqenëse zonat e reja të hapura ndaj Islamit, ishin të banuara kryesisht nga të krishterët, gjatë simdimit të Sulltan Muradit (1362-1389), osmanët praktikuan një metodë të re të rekrutimit të kësaj popullsie në ushtrinë osmane, të quajtur devshirme. Fëmijët e krishterë në ato zona merreshin për fu rritur në një ambient islam. Në këtë mënyrë, ata rekrutoheshin përfundimisht në forcën e re ushtarake osmane, të quajtur jeniçeri (ushtarë të rinj).
Qyteti Biga, në tokën e Ballkanit, ishte nën hegjemoninë e Katalanëve. Sulltan Murad Hydavendigari, synonte ta hapte këtë qytet ndaj Islamit, që të mos i mbetej pas shpine asnjë forcë armike, kur ai të nisej drejt Evropës për fu përballur me forcat e krishtera. Fet'hi (hapja ndaj Islamit) i këtij qyteti ndodhi në vitin 1363 apo 1364.
Trupat katalanase ishin ushtarë mercenarë evropianë. Ata ishin marrë në shërbim nga Perandori romak Andronikos II Paleologos, në vitin 1303, dhe në këtë forcë përfshiheshin endacakë nga Sidlia, Aragona, Navarra, Franca, Italia, Gjerma-nia dhe zona të tjera të Evropës. Kushdo që i paguante ata, kishte të drejtë fi përdorte në shërbimin e tij, kimdër kujt të dëshironte. Ata drejtoheshin nga një udhëheqës gjerman, Rozher (Roger) de Flor. Mbiemri i tij gjermanisht ishte "Blum"; dhe kur ai u vendos në krye të këtyre endacakëve, mbiemri i tij, që në gjermanisht do të thotë "lule", u kthye në spanjisht "flor". Pasi rekrutoi rreth 10.000 endacakë, Rozheri, i vendosur nën shërbimin e Mbretit të Sicilisë, luftoi kimdër Napolit; por, pasi u gjend i papimë pas nënshkrimit të traktatit të paqes, ai i ofroi shërbimin e tij perandorit romak. Perandori, që ishte lodhur nga avancimet e forcave'turke në Anadoll, e pranoi shërbimin e tij. Rozher de Flor dhe endacakët e tij, u nisën nga Sicilia me 26 luftanije dhe zbarkuan në Kostandinopojë. Sipas marrëveshjes që kishin arritur, ai mori nga perandori titullin "Megadukas" (Duka i Madh), dhe, për më tepër, ai lidhi martesë me një prin-ceshë romake, mbesë e perandorit, Katalanët, pasi u vendosën në qytetin Erdek në rajonin e Anadollit, në vitin 1303 filluan suhnin, por banorët e krishterë, së bashku me muslimanët, iu shkaktuan atyre disfatë dhe shkatërrim.
Në këtë mënyrë, në vitin 1306, ata u dërguan në pjesën evropiane të Perandorisë Romake, nën pretekstin për të shër-byer kundër bullgarëve. Katalanët lanë një pjesë të forcave të tyre në Biga dhe në Erdek, në rajonin e Anadollit. Ata vazhduan të shtoheshin në numër nëpërmjet rekrutimeve të reja nga Franca, Italia dhe Spanja, dhe u kthyen në rtjë katastrofë të vërtetë për popullin e krishterë të asaj pjese të perandorisë. Perandori vendosi t'i përdorte sërish kundër osmanëve të Anadollit dhe bëri një marrëveshje të re me Rozherin, duke i dhënë atij titullin Cezar, që, sipas përdorimit romak, ishte një titull nën rangun e perandorit. Në historinë romake, Rozheri konsidero-het si i huaji i parë që e mori këtë titull. Por, djali i perandorit dhe partneri i tij në sundim, Mihaili, në atë kohë, ishte në Edrene (Adrianapojë), dhe kur Cezari, Rozher de Flor mbërriti në Edrene, në vitin 1307, për f u përshëndetur më shokun e tij përpara se ai të largohej nga Anadolli, ai dhe disa nga shoqë-ruesit e tij u vranë gjatë gostisë. Katalanët në Anadoll u spastru-an nga Sulltan Murad Hydavendigari.
Republika e Dubrovnikut (Raguzës) shtrihej në pjesën jug-perëndimore të Bosnjës dhe në brigjet e Detit Adriatik. Duke qenë se kishte një shtrirje të vogël territoriale dhe tokë të papunueshme, ishte më tepër e angazhuar me veprimtarinë tregtare. Në vitin 1365, kjo Republikë arriti një marrëveshje me Devletin Osman, sipas të cilës pranoi që ti paguante Devletit Osman 500 monedha floriri në vit, në këmbim të mbrojtjes së osmanëve, dhe lirisë së tregtimit në rajonin lindor të Mesdheut. Tugra (Tugra) (Firma e Sulltanit) vendosej në fund të marrëveshjeve, gjatë periudhës së administrimit të selçukëve dhe Bejlikeve të tjera turkmene në Anadoll. Në këtë mënyrë, Tugra e Sulltan Muradit u vu edhe mbi këtë marrëveshje midis Republikës së Dubrovnikut dhe Devletit Osman. Nëpunësi zyrtar, që ishte i ngarkuar të vendoste firmën Tugra të Sulltanit quhej Tugra kesh dhe nënshkrimi i këtij akti ishte një ngjarje shumë e rëndësishme. Pohimi se Sulltan Muradi e futi dorën e tij në bojën e shkrimit dhe më pas e vendosi atë mbi marrëveshjen për ta firmosur, nuk është i saktë. Dihet me siguri se babai i tij, Orhan Gaziu, kishte Tugran e tij që më parë; këto lloj pohimesh pasqyrojnë vetëm qëndrimin e ndikuar subjektiv dhe paragjykues të disa studiuesve. Kjo marrëveshje konsiderohet si marrë-veshja e parë e vazhdueshme e paqes me një entitet shoqëroro-politik evropian nga ana e osmanëve, si dhe dokumenti i parë që e ktheu Devletin Osman në trashëgimtarin e Perandorisë Romake.
Perandori romak Joanis V Paleoogos, që e kishte pranuar Murad Hydavendigarin si kryezotin e tij, nuk mund ta pranonte për një kohë të gjatë këtë situatë. Për këtë arsye, ai shkoi fshehurazi në Hungari, për të takuar Mbretin Lajosh dhe e nxiti atë kundër osmanëve. Ndërkohë që kthehej nga Bullgaria, Perandori Joanis u arrestua dhe u burgos në Kështjellën e Nikopolit, me urdhër të mbretit bullgar Shishman, i cili kishte si qëllim të merrte pëlqimin e sulltanit. Por, ndërkohë, Papa shpalli në Krishtlindjet e vitit 1366 një kryqëzatë të re kundër osmanëve. Perandori romak, mbreti i Hungarisë dhe qytet-shtetet e Italisë, ishin të gjitha të ftuara të mermin pjesë në këtë Kryqëzatë. Vetëm nga Duka i Savojës, Amadeus II, erdhi përgjigje serioze dhe me flotën e tij u mor Galipoli dhe iu dorëzua Perandorisë Romake. Por, Devleti Osman nuk u ndikua shumë nga humbja e Galipolit, pasi ata kishin arritur të vendoseshin qëndrueshëm në Traki. Si përgjigje ndaj marrjes së Galipolit, Murat Hydavendigar i zhvendosi turkmenët nga rajoni i Anadollit në Traki dhe transferoi një pjesë të popullsisë së krishterë nga Trakia në Anadoll.
Osmanët vazhduan të toleronin çifutët dhe të krishterët, të cilët në terminologjinë islame quheshin "Ehl-i Kitab" (Ithtarët e Librit). Osmanët vazhduan ti mbronin ata, shpirtrat, pronën dhe nderin e tyre, duke marrë vetëm taksën xhizje prej tyre.120 Për shkak të trajtimit të mirë nga Devleti Osman, disa të krishterë të Ballkanit pranuan fenë islame me dëshirën dhe vullnetin e tyre. Madje grupe të tilla si Bogomilët, zgjodhën Islamin për të shpëtuar nga shtypja e krishterë. Pretendimi i disa perëndimorëve se këta njerëz zgjodhën Islamin për të mos paguar taksën xhizje nuk është i vërtetë dhe është i papranueshëm, për vetë faktori se ata që pranonin Islamin duhet të paguariin zekatin, taksën që paguanin muslimanët.
Osmanët vazhduan avancimin e tyre për të hapur territore të reja në Evropë ndaj Islamit. Timurtash Pasha (v.1404) i mori qytetet Këzëllagaç (Kizilagaç) dhe Janbollu (Yanbolu) nga bullgarët, ndërsa Llalla Shahin Pasha mori qytetet Ihtiman dhe Samakov në vitin 768/1368. Një vit më pas, Sulltan Muradi mori nga Bullgaria Ajdosin (Ajtes), Karinabadin dhe Sozopolin, si dhe Hajrabollun (Hayrabolu) nga Perandoria Romake në vitin 769/1368. Ai rihapi, gjithashtu, Kërkllarelinë (Kirklareli) ndaj Islamit. Llalla Shahin Pasha mundi Carin bullgar Ivan Shishman dhe mbretin serb në Samakov, në vitin 774/1371. Osmanët u përballën sërish me serbët në 774/1371, në Çirmen, dhe si e thyen e shpërndanë ushtrinë e tyre. Kjo fitore u dha osmanëve mundësinë për të pasur qasje në rrugët e tregtisë me Maqedoninë, ndërsa, menjëherë pas kësaj fitoreje, Gazi Evrenos Beu e hapi qytetin Gymylxhine ndaj Islamit. Kara Halili, i cili ishte ngritur në gradën e Vezirit dhe kishte marrë emrin Hajreddin Pasha, hapi ndaj Islamit qytetet e Kavalas, Dramas, Zihnes (Alistati), Serezit dhe Verojës (Karaferje). Evrenos Beu u vendos në Serez duke e kthyer këtë qytet në bazën e tij.Në vitin 774/1372, u hap dhe qyteti Kostendil (Kostendil), ndërkohë që Sulltan Muradi mori kështjellat e Inxhegizit dhe Çatallburgazit, në vitin 775/1373. Pas fitores në betejën e Sërpsëndëgë kundër serbëve, osmanët morën dhe Rumelinë, duke e vendosur sundi-min e tyre edhe në Maqedoni, pas fitores së tyre të dytë në Çirmen në vitin 1372. Fillimisht, u mendua se osmanët erdhën në Rumeli për prenë e luftës, siç ishte rasti dhe me Emiratet e Ajdënit (Aydm), Saruhanit dhe Karesit. Por, pasi e aneksuan Maqedoninë pas betejës së dytë në Çirmen, u kuptua se osma-hët kishin arritur deri në këtë vend për fu vendosur në këtë zonë. Megjithatë, Sulltan Muradi i kishte ndaluar veprimet ushtarake në Rumeli pas vitit 1373 dhe e kishte drejtuar vë-mendjen e tij drejt rajonit të Anadollit.
Nga ana tjetër, perandori romak shkoi në Romë për të sigiiruar mbështetjen e Papës Urban V, në vitin 771/1369; ai kërkoi faljen e Zbtit që kishte qenë ortodoks dhe u pendua duke u kthyer në katolik! Por, popujt e Perandorisë nuk pranuan ta ndiqnin atë dhe të ktheheshin në katolikë. Pas hapjes së Çatalbchas dhe Inxhegizit ndaj Islamit, duke mos pasur mundësi të largohej as nga Stambolli, Perandori Joanis V, i dërgoi lajm Sulltani Murad Hydavendigarit duke kërkuar mbrojtjen ë tij. Në këtë rast, pakti i vasalitetit, i nënshkruar dhe i shkelur nga ana e romakëve, u rinovua me garanci prej tyre. Sipas këtij traktati, perandori romak dërgoi peng djalin e tij Theodorin, në oborrin osman dhe pranoi detyrimin per të dërguar ushtarët e tij nën shërbimin e sulltanit, sa herë që ai t i kërkonte.
Me rekomandimin e Timurtash Pashait, osmanët krijuan dhe njësi të rregullta kalorësiake me pagesë, që u quajtën sipahi, të cilët ishin bijtë e devshirmesë. Ata, gjithashtu, përmirësuan organizimin timar, që ishte bazuar në praktikën e Pejgamberit të Fundit Muhammed (s.a.v.s), i dli ua dha tokat e territoreve të reja të hapura ndaj Islamit disa individëve të caktuar, në këmbim të shërbimeve të tyre për Devletin e tij. Për arsye se muslimanëve iu kërkohej në Kur'an të ndiqnin Sunnetin [prak-tikën e Pejgamberit (s.a.v.s.)J, "Sigurisht ju keni një shembull shumë të mirë tek Pejgamberi i Allahut" [el-Ahzab, 21], ata e ndoqën këtë praktikë. Ky sistem u quajt ikta dhe është prakti-kuar, dhe zbatuar nga devlete të ndryshme islame. Pasi e tra-shëguan këtë sistem nga paraardhësit e tyre selçukë, osmanët e quajtën këtë sistem timar (tëmar). Sipas këtij sistemi, spahinjtë do f i shfrytëzonin tokat që u jepeshin si këmbim, për krijimin e një numri të caktuar ushtarësh kalorës të armatosur, dhe pjesë-marrjes aktive në fushatat e xhihadit, sa herë që ishte e nevojshme. Por, sistemi timar ishte i ndryshëm nga sistemi feudal i Evropës, në të dlin pronarët e tokave zotëronin tokën dhe njerëzit që jetonin në të. Ata ishin madje të lirë të kalonin natën e parë me një vajzë të re skllave të sapomartuar, një praktikë kjo që ishte e njohur me shprehjen latine jus primae noctis. Në sistemin timar osman, spahiu mbante përgjegjësinë e jetës, nderit dhe pronës së banorëve që jetonin në timarin e tij. Njerëzit quheshin ra'ijjet (ata për të cilët kujdesej) dhe ata gëzonin liri të plotë të besimit të tyre fetar. Ra'ijjet muslimanë paguanin zekat dhe 'oshr, ndërsa ato jomuslimanë paguanin xhizje.
Viti 1373 u pasua nga një periudhë paqeje, me pushimin e armiqësive, kohë kjo gjatë të cilës Sulltan Muradi martoi djalin e tij më të madh, Jëlldërëm Bajezidin, në vitin 780/1378, me Devlet Hatunen, vajzën e Sylejman Shahut, sovranit të Emirateve të Germijanit. Ky i fundit iu ofroi osmanëve si pajë të vajzës së tij qytetet: Kytahja, Tavshanllë, Emet dhe Simav, ndërsa vetë u tërhoq në qytezën e vogël të Kulasë. Kjo është domethënëse, pasi Emiratet e Germijanit, një nga bejliket më të mëdha që e trashëgoi Devletin selçuk të Anadollit, ishte bërë pjesë e Devletit Osman pa gjakderdhje. Në atë kohë, Devleti Osman, që përfshinte edhe një pjesë të Evropës, ishte kthyer në devletin më të fuqishëm ndër bejliket e tjera, dhe turkmenët e Anadollit ishin drejt bashkimit të tyre nën udhëheqjen e tij.
Sulltan Muradi bleu nga Hysejin Beu i Hamidelisë qytetet e: Akshehirit, Jallvaçit, Bejshehrit (Begçehri), Sejdishehrit, Karaagaçit (Karaagaç) dhe Ispartës, të dlët supozoheshin të ishin në pronësinë e tij private duke paguar 80.000 monedha floriri. Kjo ishte një ngjarje tjetër domethënëse, që tregon supremadnë që kishin arritur osmanët në këtë. zonë. Në vend që të prisnin përfshirjen e paevitueshme me forcë, nëse do të ishte e nevojshme, nga ana e Devletit Osman, bejliket fqinje të Anadollit preferuan ta bënin këtë në mënyrë të vullnetshme. Duke pasur të njëjtin sfond fetar, kulturor dhe etnik me osmanët, popullsia e këtyre zonave e mirëpriti bashkimin me këtë entitet suprem dhe të gjerë politik.
Megjithatë, osmanët mund t'i kishin aneksuar këto vende, ashtu sikurse edhe territore të tjera fqinje, me ushtrimin e forcës dhe pa pasur nevojën të paguanin një shumë kaq të madhe parash. Por duke qenë mbajtësit e flamurit të Islamit, ata e ndjenin se kishin përgjegjësinë e tyre të bënin ç'ishte e mundur që fi bashkonin të gjithë besimtarët në një Devlet, duke mos derdhur gjakun e vëllezërve të tyre muslimanë në mënyrë të panevojshme dhe pa marrë në konsideratë në këtë rast se sa para do të paguanin për këtë detyrë fetare dhe çështje fisnike. Ky qëndrim që mund të vihet re përgjatë gjithë historisë osmane nuk zotëroi në të njëjtën periudhë në Evropën barbare.
Duke rifilluar mësymjen e tyre drejt Evropës, osmanët morën Ishtipin (Shtipin), që shtrihej në bregun e majtë të lumit Vardar, në vitin 782/1380, dhe Sofjen, në vitin 787/1385, ndërkohë që Jahshi Beu, i biri i Timurtash Pashait, hapi qytetin e Nishit në vitin 788/1386. Në këtë kohë, të krishterët në përgjithësi, kishin arritur ta kuptonin fuqinë e ushtrisë osmane. Për të qenë i sigurt, despoti i Serbisë, Llazari, me vullnetin e tij, propozoi të shtonte numrin e ushtarëve që ai duhej të dërgonte në shërbimin e sulltanit, sipas një traktati të mëparshëm me osmanët.
"Traktati i arritur midis Bizantit dhe Gjenovës, në vitin 1386, është një shembull shumë i mirë që tregon fuqinë e Sulltan Muradit, pas fushatës së Nishit. Ky traktat, teksti i të cilit është ruajtur deri në ditët e sotme, u nënshkrua nga Gjon Andronikus Palaeologos, podesta (administrator) i Peras dhe ambasadorit të Gjenovës. Gjon Palaeologos u detyrua të jetonte në paqe me të birin e tij, Andronikusin, si dhe të dërgonte ushtrinë e tij në luftë kundër gjithë armiqve të Gjenovës "me përjashtim të Murat Beut dhe turqve të tij". Gjenovezët, nga ana e tyre, premtuan se do të mbronin Kostandinopojën, kundër të gjithë armiqve të çdo kombësie, përjashto këtu Murat Beun e lartpërmendur dhe turqit, të cilët vepronin sipas vullnetit të tij." Në të gjithë traktatin, është treguar kujdes që Muradi të përjashtohej nga të dyja palët nënshkruese për të shmangur ndëshkimin nga ai. Duhet të kujtojmë se Gjenova, që në atë kohë ishte një fuqi e rëndësishme në Evropë, kishte një flotë detare të fuqishme dhe zotëronte koloni, që shtriheshin në shumë brigje, deri në brigjet e Krimesë.
Qyteti Edrene shtrihej në rrugën nga Kostandinopoja deri në malet e Ballkanit dhe ishte qyteti i dytë i Perandorisë për nga rëndësia. Me hapjen e qytetit Filibe ndaj Islamit, osmanët hynë midis bullgarëve dhe grekëve. Edhe qyteti Nish shtrihej në një pikë të rëndësishme strategjike. Të gjitha këto suksese nuk mund të ishin arritur, pa pasur njohuri të konsiderueshme të strategjisë gjeografike të Evropës.
Me ndihmën e Evrenos Beut të akënxhinjëve, Xhendereli Halil Hajreddin Pasha e hapi ndaj Islamit qytetin e Bitolës (Manastirit) dhe të Ohrit në vitin 787/1385. Ndoshta do të duhej të përmendnim në këtë rast se Islami mbron të drejtat e dhuratave, (popullsisë jomuslimane), nën administrimin musliman. Ajetet e mëposhtme e tregojnë këtë:
"Allahu ju urdhëron që tu jepni amanetin të zotëve të tyre dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me të drejtë mes njerëzve (jo vetëm muslimanëve)" [en-Nisa, 58].
"Ne të zbritëm ty (Muhammed) librin (Kuranin), me plot të vërteta, që të gjykosh mes njerëzve me atë që të mësoi Allahu ..." [en-Nisa, 105].
"O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hir të Allahut, edhe nëse është kundër (interesit) vetvetes suaj, kundër prindërve, ose kundër të afërmve, le të jetë ai (për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfanjak, pse Allahu di më mirë për ta. Mos ndiqni pra emocionin e t'i shmangeni drejtësisë. Nëse shtrembëroni ose tërhiqeni, Allahu hollësisht di çka punoni". [en-Nisa, 135].
Janë edhe disa hadithe, të cilët e bëjnë të detyrueshme për muslimanët mbrojtjen e të drejtave të dhuratave, që janë nën mbrojtjen e tyre. Osmanët ishin shumë të zellshëm ndaj zbatimit të kësaj urdhërese. Popujt e rajonit të Ballkanit ishin kaq të lumtur nën sundimin osman, sa që qëndruan të qetë gjatë luftërave osmane kundër forcave të bashkuara të krishtera evropiane.
Në Evropë pati përpjekje për krijimin e një Aleance Ballkanike, ku do të përfshiheshin serbët, bullgarët dhe vllahët. Ali Pashai, i cili mori titullin Vezir-i a'zam (Veziri i Madh), pas vdekjes së babait të tij, Halil Hajreddin Pashait, në vitin 789/1387, për të parandaluar këtë aleancë përshkoi me shpejtësi Ballkanin dhe i hapi ndaj Islamit Pravadin, Shumnun dhe Tërnovën, kryeqytetin e Mbretërisë së Bullgarisë. Mbreti bullgar Shishman u strehua në kështjellën e Nigbollut (Nigbolu) (Nikopolit). Sulltan Muradi erdhi me një ushtri tjetër dhe e hapi Nigbollun në vitin 790/1388 ndaj Islamit. Në këtë mënyrë Bullgaria e mesme u hap ndaj Islamit; Mbretit Shishman iu fal jeta dhe mbeti si një guvernator osman.
Para vitit 772/1370, Alaeddin Beu i Karamanit, lidhi martesë me të bijën e Sulltan Muradit, Melek Hatunen.Bejliku i Karamanit ishte një nga bejliket më të mëdha në rajonin e Anadollit, që doli në shesh pas Devletit Selçuk. Për më tepër, drejtuesit e Bejlikut të Karamanit kishin lidhje fisnore me fiset e bejlikeve selçuke dhe ky bejlik kishte trashëguar kryeqytetin Konja. Kështu që, ata e shikonin veten si pasardhës të selçukëve. Por, osmanët ishin bejlerët më të përkushtuar ndaj Islamit; angazhoheshin në fushatat e xhihadit, hapnin territore të gjera të Ëvropës ndaj Islamit dhe u bënë kryezotë të Perandorisë Romake. Duke qenë, gjithashtu, i vetëdijshëm për zgjerimin osman në Anadoll, Alaeddin Beu, megjithatë, planifikoi të hapte qytetet që osmanët i kishin blerë nga Bejliku i Hamidogllusë (Hamidoglu). Ndërkohë që osmanët ishin të angazhuar me luftërat në Rumeli, ai nxiti Mbretin e Bosnjës në luftë kundër tyre, ndërkohë që ai vetë hapi Bejshehrin në vitin 788/1386. Me këtë akt armiqësor nga ana e një prijësi musliman, Muradi mblodhi zyrtarët e lartë dhe iu drejtua i emocionuar: "Unë jam përpjekur të bëj më të mirën për çështjen e Islamit, duke lënë shtëpinë time dhe të gjitha rehatitë, duke marshuar në distanca të largëta njëmujore në territoret e kafirëve, dhe ky njeri i marrë i ka sulmuar muslimanët, dhe u ka shkaktuar atyre dëme. O muxhahidinël Çfarë duhet të bëj me këtë njeri mizor? Ata më tërheqin vëmendjen nga fushatat e xhihadit dhe më bëjnë që të luftoj kundër muslimanëve! Nëse i lë dhe vazhdoj xhihadin, muslimanët do të vuajnë nga këto veprime. Nëse e lë atë, kjo do të sillte shmangien e shpatave të muxhahidinëve kundër, tyre." Megjithatë, Muradi e kaloi këtë mëdyshje, duke marrë një vendim të guximshëm për të luftuar kundër ushtrisë së Karamanit, për shkak se Beu i tyre e kishte ndaluar atë çdo vit që të niste luftë kundër të pafeve. Dhe, ngritja në luftë kundër atyre të cilët i ndalonin muslimanët të angazhohen në fushatat e xhihadit, është xhihadi më i madh." Në këtë mënyrë, ai dhe ushtria e tij marshuan kundër beut të Karamanit dhe e mundën atë në vitin 789/1387, duke rihapur Bejshehrin. Megjithatë, me kërkesë të së bijës, ai e fali dhëndrin e tij, i cili iu nënshtrua krejtësisht dhe pa kushte. Fitorja e osmanëve kundër njërit prej bejlikeve më të mëdha dhë më të fuqishmet e Anadollit, Bejlikut të Karamanit, rriti më tepër famën e tyre. Për pasojë, bejliket e tjera dërguan formacionet e tyre ushtarake për të luftuar kundër armiqve të krishterë në Betejën e Kosovës. Thuhet se në luftën kundër Karamanit, osmanët eksperimentuan për herë të parë artilerinë, dhe se suksesi që patën nxiti Muradin të përdorte të njëjtin armatim gjatë luftërave kundër ushtrive të krishtera të Llazarit. Me këtë sukses të arritur ndaj njërit prej ish-bejlikeve (emirateve) më të mëdha të Anadollit, Devleti Osman u kthye në superfuqinë kryesore muslimane. Megjithatë, Halifi de-fakto e ndjeu se duhej të siguronte pranimin zyrtar nga Halifi formal Abasid, i cili asokohe qëndronte në Kajro. Prandaj, ai nisi dhurata në Egjipt nëpërmjet një të dërguari, i cili u kthye me një ixhazet (autorizimin) për një qeveri Sheriati, që do ta zbatonte Sheriatin (në gjuhën osmanishte turke: tenfiz-i hykumet-i sherijje) në çdo fushë të jetës, dhe i dha Murad Hanit titullin Sulltan i Rumit (Sulltan i Anadollit). Pra, ai në këtë mënyrë u quajt zyrtarisht Sulltan Murad dhe devleti i tij Devlet-i 'Alijje-i Osmanijje (Devleti Sublim Osman), ndërsa ndjekësit dhe populli i tij, Osmanë (që i përkasin Osmanit). Titulli "Sulltan" shënoi konsolidimin dhe zyrtarizimin e pozicionit të tij, dhe për pasojë, emiratet e tjera më të vogla të Anadollit, u ndjenë të detyruara të dërgonin formacionet e tyre ushtarake, për të marrë pjesë në fushatat osmane të xhihadit kundër jobesimtarëve.
Duke e konsoliduar kështu sovranitetin osman në Anadoll/ Sulltan Muradi kaloi në Evropë për tu ballafaquar me ushtrinë e bashkuar të krishterë, të krijuar nga despoti serb, Llazari (1371-1389). Në atë kohë, Evrenos Beu u kthye nga Hixhazi pas kryerjes së Haxhit. Prezenca e tij ishte e rëndësishme për ngritjen e moralit të ushtrisë osmane që u përforcua edhe nga formacionet ushtarake të dërguara nga bejliket e Kastamonus, Germijanit, Hamidit, Tekes, Menteshes dhe Ajdënit. Jeniçerët u vendosën në vijën e parë dhe në qendër, ndërsa artileria u pozicionua përpara tyre. Me sugjerimin e Evrends Beut, 1000 harkëtarë u vendosën në radhën e parë të çdo krahu të ushtrisë muslimane osmane dhe secili prej tyre ishte po aq i shkathët, dhe i fortë sa Sad b. Ebi Vekkasi. "Burimet që tregojnë numrin e ushtarëve, dallojnë mjaft, por me sa duket Bashkimi Ballkanik arriti të mblidhte rreth 100.000 luftëtarë, ndërkohë që Muradi kishte jo më tepër se 60.000 luftëtarë." Osmanët hodhën idenë e vendosjes së gamileve përpara ushtrisë se tyre, për t'u mbrojtur, por kjo ide nuk u zbatua. Ushtria aleate evropiane ishte e përbërë nga njësitë: serbe, hungareze, vllahe (rumune), polake dhe çeke.
Ndërkohë që bëheshin këto përgatitje, Ali Pasha recitoi ajetin "Sa e sa grupe të vogla me dëshirën e Allahut kanë triumfuar ndaj grupeve të mëdha! Allllahu është me durimtarët." (el-Bekare, 249) dhe hadithin "Kush e thith pluhurin e xhihadit, nuk do të nuhasë tymin e Ferrit" (el-Buhari, el-Xhami'us Sahih, Kitabul Xhihad’.TT). Ndërsa gjithsecili po flinte atë natë të errët; "në të cilën ishte e pamundur të dalloje një qenie njerëzore nga një kalë", Sulltan Muradi, u ngrit, mori abdest, fali dy rekate të scilat el-haxheh, ra me ballë për tokë (sexhde) dhe u lut deri në agim në këtë pozicion. Ai iu drejtua Allahut: "O Zot! Sovraniteti, prona, dhe qeniet njerëzore të përkasin Ty. Ti ia jep sovranitetin atij që Ti dëshiron. Sa për mua, unë jam shërbëtori yt i përulur. Ti e di se çfarë mendoj unë dhe ti i di qëllimet e mia më intime. Sovraniteti, sundimi dhe pasuria aspak nuk janë synimet e mia. Nuk kam ardhur këtu për të fituar skllevër meshkuj dhe femra. Të përgjërohem me shumë sinqeritet për kënaqësinë Tënde (rida).
O Zot! Unë vetësakrifikohem me zell për këta muslimanë këtu. Të lutem mos i lejo këta kafirë (jobesimtarët në Mesazhin e Fundit) të mposhtin dhe të asgjësojnë këta besimtarë në betejë. O Zoti im! Mos më bëj mua shkaktar për vdekjen e kaq shpirtrave muslimanë. Bëji këta muslimanë mensur dhe muzzaffer (fitimtarë). Pranoj dhe jam i gatshëm të vetë-sakrifikohem për hir të ushtarëve të Islamit. Të lutem mos më bëj të shikoj vdekjen e këtyre besimtarëve. O Zoti im! Më bëj mik në fqinjësinë (xhivar) Tënde, shpagoi shpirtrat e besimtarëve me shpirtin tim. Ti më ke bërë mua një gazi (luftëtar në luftën e shenjtë) që më parë, ndaj ma mundëso ta arrij gradën e shehidit (martirit) në fund." Ky citim dhe citime të tjera tregojnë qëndrimin me dashuri atërore dhe të kujdesshme të sulltanëve osmanë për popullin e tyre, si dhe dëshirën e tyre të madhe për të mos derdhur gjakun e tyre pa nevojë.
Si përfundim, beteja e parë e ashpër e Kosovës u zhvillua në vitin 791/1389. Në këtë betejë, osmanët përdorën artilerinë e tyre me shumë sukses. Në fillim, krahu i majtë i ushtrisë u zmbraps nga sulmi i ashpër, por krahu i djathtë shumë shpejt kundërsulmoi dhe i shkatërroi armiqtë. Luftimet vazhduan deri pasdite dhe nga fundi i betejës Murad Gaziu u godit nga një fisnik serb, i quajtur Milosh Obiliç, i cili u hoq sikur dëshironte të puthte yzengjitë e Murad Gaziut, por që e mashtroi atë, dhe e goditi me një kamë të fshehur në mëngën e tij. Megjithatë, Murad Gaziu vazhdoi të qëndronte në krye të forcave të tij ushtarake. Por ai do të zbulonte shumë shpejt, se plaga që kishte marrë ishte fatale. Për këtë arsye, ai thirri djalin e tij më të madh, Bajezidin, dhe e caktoi atë Han, duke marrë dhe lejen, dhe aprovimin e zyrtarëve të lartë të Devletit Osman. Ndërkohë që Muradi vdiq si martir guximtar, Llazari, që ishte kapur rob, u ekzekutua. Organet e brendshme të Sulltan Muradit u varrosën në vendin ku ai ra si martir, ndërsa trupi i tij u dërgua dhe u varros në Bursa.
Beteja e Kosovës ishte fitorja e parë e osmanëve kundër një force të madhe të përbërë nga aleatët evropianë. Ajo e shkatërroi dhe rezistencën e fundit të organizuar në rajonin e Ballkanit, në pjesën jugore të Danubit, dhe e hapi Serbinë Veriore ndaj sundimit osman, duke e lënë Hungarinë si vendin e vetëm të rëndësishëm kundërshtar në pjesën e Evropës Juglindore. Kjo nënkuptonte se Serbia, ashtu si dhe Bullgaria, tashmë ishte përfundimisht nën kontrollin osman, edhe pse, si dhe më parë, osmanët vazhduan të vendosnin sundimin e tyre nëpërmjet prijësve vasalë.
Ishte në traditën e turqve t'iu jepnin djemve të tyre të parë titullin pasha. Në këtë mënyrë, Sylejmani, djali më:i madh i Orhan Gaziut, u quajt Sylejman Pasha. Sulltan Muradi e emëroi Xhendereli Kara Halilin si yezir me titullin "Hajreddin Pasha", i cili u zëvendësua pas vdekjes, në vitin 787/1385, nga djali i tij Ali Pasha (809/1407). Zyrtarët e lartë konsideroheshin si djemtë e mëdhenj të sulltanit dhe për pasojë iu jepej gjithashtu titulli Pasha. Pas hapjes së territoreve të reja në Evropë, Llalla Shahin Pasha u caktua Bejlerbeg (emirul umera) i Rumelisë dhe u pasua në këtë post nga Timurtash Pasha. Kur ky i fundit dhe disa bejlerë të tjerë u ngritën në gradën e vezirit, Ali Pasha u veçua nga ata duke u quajtur vezir-i a'zam. Ndërsa në Anadoll u caktua një Bejlerbej tjetër me seli në Ankara.
Osmanët caktuan një sanxhakbej për çdo sanxhak (rajon), dhe një kadi (gjykatës i sheriatit) i dli kishte fuqi ligjore, dhe ekzekutive në çdo kaza (qytezë). Gjatë fushatave të xhihadit, kadiu i kryeqytetit osman shoqëronte ushtrinë. Xhendereli Kara Halili u caktua gjatë viteve të para të periudhës së Sulltan Muradit, në postin e ri të kadiaskerit (gjykatësit ushtarak), ndërsa shehzadet (bijtë e sulltanit) u caktuan sanxhakbej në Anadoll për tu trajnuar në administratë. Një post tjetër ishte ai i defterdarit, që ishte përgjegjës për çështjet fiskale të Devletit. "Kaza" do të thotë "qarku" për të cilin përgjigjet kadiu. Me fjalë të tjera, kadiu osman kryente detyrën e kryetarit të bashkisë dhe të guvernatorit të qytetit, prokurorit publik, gjykatësit, drejtorit të arsimit, drejtorit të vakëfit (fondacioneve fetare) të gjitha së bashku.