Periudha e kodifikimit të ligjeve. Bazili I dhe Leoni VI
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Roma Mbretërore
~Shaban Dervishi
Republika e hershme
~Shaban Dervishi
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Periudha e kodifikimit të ligjeve. Bazili I dhe Leoni VI

Eerrëtkishte qenërrugaqësolli Bazilin I (867-886), themeluesinedinastisë maqedone, në fronin perandorak të Kostandinopojës. Në krah të tij ishte e shoqja, Eudokia Ingerina, ish dashnore e perandorit të vrarë, Mihalit III. Për të siguruar trashëgiminë e fronit, më 16 janar 868 ai kurorëzoi djalin e tij të madh, Konstandinin, si bashkëperandor. Plot një vit më vonë u kurorëzua djali i dytë, Leoni dhe më 879, pas vdekjes së parakohshme të Konstandinit, edhe djali i tretë Aleksandri, ndërkohë që djali i fundit, Stefani, i hyri karrierës kishtare dhe nën sundimit e vëllait Leonit VI, arriti të ngjitet deri në fronin e patrikut. Më i madhi dhe më i preferuari i djemve, Konstandini, kishte lindur nga martesa e tij me maqedonasen Maria. Leoni, Aleksandri dhe Stefani ishin fëmijë të Eudokia Ingerinës. Dy më të vegjlit lindën pas ardhjes në fuqi të Bazilit.

Si çdo perandor bizantin, Bazili u angazhua intensivisht me çështjet kishtare dhe inauguroi një vijë të kundërt me politikën kishtare të Bardës e të Mihalit III. Menjëherë pas hipjes së tij në fron ai urdhëroi mbylljen e Fotit në një manastir, duke i dhënë një goditje pas krahëve patrikut të madh pikërisht nëçastin vendimtar të luftës së tij historike. Paskëtaj solli në fronin e patrikut Injacin (23 nëntor 867) dhe rivendosi marrëdhëniet me Romën. Në vitin 869-870, në prani të të dërguarve të Adrianit II, u mbajt në Kostandinopojë një koncil, që sipas kishës romane është koncili VIII ekumenik, në të cilin u vendos çkishënmi i Fotit. Gjithsesi midis Bazilit I dhe të dërguarve papalë nuk u ra dakord mbi një çështje me rëndësi të madhe parimore: të dy palët kishin mendim të ndryshëm mbi të drejtat juridiksionale të selisë romane dhe ndërsa për të dërguarit e Romës çështja e Fotit ishte zgjidhur që më parë me dënimin e papës, për perandorin ishte e rëndësishme ta shtronte edhe njëherë çështjen e sinodin e drejtuar prej tij dhe të merrte ai vetë vendimin lidhur me të. Nga ana tjetër, sinodi u mbyll në një mënyrë krejt të papritur për Romën. Tri ditë pas përfundimit të seancave, mbërritën në Kostandinopojë të dërguar bullgarë. Koncili rifilloi punimet me shqyrtimin e çështjes nëse kisha bullgare duhej fi përkiste dioqezës romane apo asaj të Kostandinopojës. Shpresat e Borisit për t'u lidhur me Romën në fakt nuk ishin realizuar. Lidhja e tij me Romën nuk i kishte sjellë asnjë dobi Borisit në funksion të qëllimit të tij të vërtetë: krijimit të një kishe të pavarur bullgare. Të dy kandidatët e zgjedhur prej tij për të drejtuar dioqezën e sapoformuar bullgare nuk ishin pranuar nga Roma. Kështu që ai vendosi t'i drejtohej përsëri Kostandinopojës. Kjo qe prapaskena e dërgatës bullgare dhe e shtrimit të çështjes në koncil, që pavarësisht nga protestat e të dërguarve të Romës, u vendos në favor të Bizantit, falë votës përcaktuese të tre patrikëve lindorë. Bizanti kishte nxjerrë mësim nga përvoja e viteve të fundit dhe preferoi të tregohej më i gatshëm për lëshime: perandori i dha lejë patrikut Injac të shuguronte për Bullgarinë një kryepeshkop e shumë peshkopë të tjerë. Kisha bullgare pranonte sovranitetin e patriarkatit të Kostandinopojës, por fitonte njëfarë autonomie.

Pra duke shfrytëzuar me zgjuarsi rivalitetin romano-bizantin, princi bullgariaarriti qëllimit të vet, por edhe Bizanti arriti, kështu, të përfshijë përsëri në suazën e vet Bullgarinë. Me gjithë protestat e vazhdueshme të Romës, mbretëria bullgare mbeti e lidhur pas kishës bizantine dhe nën ndikimin e kulturës bizantine. Por me këtë i hiqej themeli miqësisë me Romën, së cilës Bazili i jepte rëndësi të madhe dhe për të cilën kishte sakrifikuar Fotin. Në fakt, për sa i përket detyrave të Perandorisë Bizantine në botën sllave, Bazili ishte i një mendjeje me Fotin, të cilin ai e shkarkoi, apo me Bardën, të cilin e vrau. Ai e vazhdoi luftën për Bullgarinë me të njëjtën mënyrë si ata dhe ashtu e mbylli atë me fitore. Po ashtu vazhdoi veprën misionare në Rusi dhe i bëri të krishterë sllavët e pjesës perëndimore të Gadishullit Ballkanik, duke i futur ata në këtë mënyrë, nën ndikimin bizantin.

Gjatë periudhës së krizës ikonoklaste, pjesa perëndimore e Gadishullit Ballkanik ishte shkëputur pak nga pak nga pushteti bizantin. Në gjysmën e parë të shek. IX qytetet dalmate dhe fiset sllave të bregdetit dhe të viseve të brendshme kishin ardhur të shkëputeshin nga lidhjet me Bizantin. Atë kohë lindi një mbretëri serbe e pavarur nën princin Vlastimir. Ndërkohë bregu i Adriatikut u ndodh nën kërcënimin e arabëve të Italisë jugore dhe vetëm flota e fuqishme bizantine mund t'u bënte ballë atyre. Pas një sulmi të parë kundër Budvës e Kotorrit, më 867 flota arabe u shfaq në ujërat e Raguzës (Dubrovnikut) dhe i vuri rrethimin qytetit. Të rrethuarit i kërkuan ndihmë Kostandinopojës. Ardhja e një skuadre të fortë bizantine, i detyroi arabët të hiqnin dorë nga rrethimi, që kishte hyrë në muajin e dymbëdhjetë, dhe të ktheheshin në Italinë e jugut. Autoriteti i Perandorisë Bizantine u forcua përsëri dhe sovraniteti bizantin u rivendos në bregun lindor të Adriatikut. Atë kohë u krijua edhe thema dalmate, që përfshinte ishujt dhe qytetet bizantine të Dalmacisë. Natyrisht, ishujt dhe qytetet dalmate vareshin më tepër nga prapatoka e tyre sllave sesa nga Kostandinopoja: ato ia paguanin detyrimet e tyre fiseve sllave, ndërsa strategëve bizantinë u jepnin taksa të vogla, që kishin thjesht një karakter simbolik. Nga ana tjetër, vetë fiset sllave e njihnin sovranitetin bizantin dhe ishin të detyruara t'i jepnin perandorisë ndihmë ushtarake. Ndikimi bizantin në gadishullin ballkanik ishte forcuar dukshëm, dhe kjo i dha dorë përhapjes së krishterimit. Atë kohë serbët dhe fiset serbe të bregdetit u kristianizuan nga Bizanti, madje edhe në Kroaci ndikimi bizantin u bë përkohësisht mbizotërues kundrejt ndikimit të mbretërisë së Frankëve dhe të kishës së Romës. Për më tepër, veprimtaria misionare bizantine në gadishullin Ballkanik mori një shtysë të fuqishme, veçanërisht në Maqedoni e Bullgari, kur këtu erdhën nxënësit e Metodit (vdekur më 885) pas dëbimit të tyre nga Moravia, për të përhapur tek popujt e tyre sllavë e në gjuhën sllave fenë e krishterë dhe kulturën bizantine me veprimtarinë e tyre predikuese dhe ungjillore. Për rrjedhojë u rivendos gjendja historike e natyrshme: Moravia ra nën ndikimin roman, kurse Bullgaria, Maqedonia dhe Serbia u futën në orbitën bizantine.

Pasi flota perandorake zmbrapsi sulmet arabe në brigjet dalmate dhe shpartalloi rrethimin e Raguzës, Bizanti iu drejtua Italisë së jugut. Kundrejt përparimit të arabëve sicilianëve, Bazili I organizoi një mësymje të kombinuar me perandorin Ludvig II dhe me Romën: në fund të fundit ky ishte qëllimi i politikës filoromane që ai kishte inauguruar. Por në Sicili nuk u arrit ndonjë rezultat. Përkundrazi, më 870 arabët pushtuan Maltën, duke përforcuar më tej opozitën e tyre në Mesdhe. Nga ana tjetër më 871 Ludvigu II pushtoi Barin, por një gjë e tillë s'mund të ishte veç një zhgënjim i ri për Bizantin, që doli me duar bosh. Marrëdhëniet midis dy sundimtarëve pësuan një keqësim të mëtejshëm. Edhe pse pak kohë më parë kishte pranuar martesën e djalit të tij të madh me vajzën e Ludvigut, Bazili u lëshua kundër këtij të fundit me një lumë kritikash dhe vuri në diskutim të drejtën e tij për titullin e perandorit romak.

Në vitet që pasuan Bizanti iu përkushtua luftës në Lindje, ku pavlikanët po fitonin gjithnjë e më shumë terren dhe po përhapeshin në të gjithë Azinë e Vogël. Më 872 kunati i perandorit, Kristofori, që si domestikos i scholae ishte kryekomandant i ushtrisë, korri një fitore vendimtare mbi pavlikanët, shkatërroi fortesën e tyre të Tefrikës bashkë me shumë kështjella të tjera, dhe shpartalloi ushtrinë e tyre në një betejë të përgjakshme, ku kreu i pavlikanëve, chrysocherios (duararti), humbi jetën. Kjo fitore bëri të mundur një përparim të mëtejshëm të bizantinëve në Lindje. Në vitin 873 Bazili depërtoi në zonën e Eufratit dhe pushtoi Zapetran dhe Samosatën. Por perandori nuk arriti të realizojë qëllimin e tij kryesor dhe gjatë luftimeve për pushtimin e kështjellës së rëndësishme të Melitenës, pësoi një humbje të rëndë. Por edhe pse gjatë kësaj fushate si dhe gjatë fushatave të tjera që vijuan në zonën e Eufratit dhe në kufijtë e Taurit, Bazilit iu desh të kënaqej me fitore gjysmake, e rëndësishme ishte që kishte filluar tashmë periudha e zgjerimit sistematik të kufijve lindorë të Perandorisë Bizantine. Dobësimi i Perandorisë arabe veç të tjerash bëri të mundur zhvillimin e Armenisë. Ashoti I u njoh mbret si nga kalifi ashtu dhe nga perandori bizantin, përkatësisht më 885 dhe më 887. Kështu filloi për Armeninë një periudhë ekspansioni nën dinastinë e mbretërve vendas të bagratunëve.

Edhe në Itali pozitat e perandorisë u konsoliduan. Princi i Beneventit që kishte ngritur krye kundër Ludvigut II, u vu nën protektoratin bizantin (873) dhe pas vdekjes së Ludvigut II, më 875, edhe Bari ia hapi portat strategut bizantin (fundi i vitit 876). Bizanti mundi të zmbrapsë sulme të reja të arabëve në zonat bregdetare të Dalmacisë, të Greqisë qendrore dhe të Peloponezit dhe për shtatë vjet mundi të mbajë të pushtuar Qipron. Por kjo nuk i ndali arabët të vazhdonin edhe paskëtaj të sundonin në Mesdhe dhe shumë shpejt Bizanti pësoi një goditje të rëndë në hallkën më të dobët të tij, në Sicili. Më 878 ra në duar të arabëve Sirakuza, që për shumë vjet i kishte bërë ballë armikut. Sidoqoftë, fakti që Bizanti ia doli të vërë këmbë së paku në Italinë e jugut, përfaqësonte një fitore të madhe. Në vitet e fundit të sundimit të Bazilit I, nën komandën e gjeneralit të shquar Niqifor Foka, filloi këtu një mësymje energjike dhe e suksesshme bizantine. Italia e jugut u përfshi përsëri nën sundimin bizantin. Në kaosin e luftërave midis shteteve të vogla italiane, Bizanti përfaqësonte të vetmin faktor të qëndrueshëm. Deri dhe Roma, e trembur nga sulmet e vazhdueshme arabe kundër bregdetit italian, u shtrëngua t'i kërkojë ndihmë perandorit bizantin. Kjo gjendje shpjegon qëndrimin pajtues tëpapatit ndaj Bizantit në çështjet kishtare.

Perandori Bazil e kuptoi se kthesa e kryer prej tij në politikën kishtare menjëherë pas marrjes së pushtetit, kishte qenë një vrimë në ujë. Dështoi përpjekja e tij për të eliminuar opozitën kishtare në Bizant nëpërmjet shkarkimit të Fotit. Përkrahësit e patrikut të larguar nuk ulën kokë dhe lufta midis grupimeve të ndryshme vazhdonte. Me Fotin apo pa Fotin, kishte ndodhur përplasja me Romën për shkak të problemit bullgar dhe pas rezultateve zhgënjyese të aleancës me fuqitë perëndimore në Italinë e jugut, perandorit iu desh të përjetojë një zhgënjim tjetër lidhur me përfitimet që shpresonte të nxirrte nga ndryshimi i qëndrimit në çështje të politikës kishtare. Ndaj, më 875 e thirri Fotin përsëri në Kostandinopojë dhe i besoi edukimin e bijve të tij. Më 23 tetor 877 vdiq në moshë të thyer patriku Injac dhe tri ditë më vonë Foti hipi për herë të dytë në fronin patriarkal dhe kësaj radhe u njoh edhe nga Roma. Kushtet e vëna nga papa Johan VIII për këtë njohje nuk kishin asnjë efekt praktik. Në nëntor të vitit 879, në prani të të dërguarve të papës, Foti mblodhi një sinod prej treqind e gjashtëdhjetë e tre peshkopësh, që i dha atij një kënaqësi të veçantë: dënimi i tij i vitit 869-870 u tërhoq në mënyrë solemne.

Edhe pse ishte një parvenu i ardhur nga shtresat e ulëta, Bazili I ishte i apasionuar pas kulturës greke dhe pas së drejtës romake. Në vitet e sundimit tëtij u çua përpara zhvillimi kulturor që kishte filluar nën teoktistin e Bardës. Dëshira e tij si legjislator ishte të ripërtërinte të drejtën romake. Për këtë përgatiti një përmbledhje të gjerë ligjesh, që ishte një variant i rishikuar i librave juridike të Justinianit, i plotësuar me ligjet më të reja. Kjo vepër e madhe, që perandori e quajti në mënyrë kuptimplotë "Purifikim i ligjeve të vjetra" me sa duket nuk u përfundua dhe nuk u bë e njohur, por mbi të u bazua më vonë Leoni VI për hartimin e Basilika-ve të tij. Janë ruajtur dy libra juridikë më të vegjël, që i shërbenin si hyrje veprës madhore. Së pari u botua Procheiron (manuali i ligjeve) që mban emrat e perandorëve Bazil, Konstandin e Leon dhe që doli në qarkullim midis viteve 870 e 879. Siç e tregon edhe titulli, Procheiron është një manual përpërdorim praktik që, në morinë e pafundme të ligjeve, përzgjedh normat më të rëndësishme e më të përdorshme si në të drejtën civile ashtu dhe në atë publike dhe i rendit ato në mënyrë sistematike nën dyzet tituj. Meqenëse qëllimi i Procherion-it ishte të jepte një hbër juridik të kapshëm për të gjithë, ai mbështetet kryesisht në materialin e përmbledhjes Institutiones, duke mos i marrë shumë në konsideratë pjesët e tjera të korpusit të Justinianit. Në fakt vetëm në raste të rralla citohet burimi i parë dhe zakonisht janë përdorur përkthime të vona dhe komente greke e tij. Në fund të fundit, Procherion-i i shërbente po atij qëllimi si Ekloge-ja e Leonit III, e cila gjithashtu ishte menduar si një libër ligjesh për përdorim praktik të përditshëm të gjykatësit. Nga ana tjetër, Bazili I, që shpresonte të risillte në jetë të drejtën romake, përpiqej tepër trashë të distancohej nga vepra e perandorit ikonoklast, që sipas tij ishte një "abrogim i ligjeve të mira". Por në të vërtetë, Procherion-i i detyrohet mjaft librit të vlefshëm e tepër popullor të Leonit III. Pavarësisht se e denigron atë sidomos në pjesën e dytë që trajton të drejtën e trashëgimisë dhe normat e së drejtës publike, ai merr me të dyja duart nga Ekloge-ja. Procheiron-i njohu një përhapje të gjerë në Bizant dhe e ruajti vlerën e tij deri në rënien e perandorisë. Nga ana tjetër, si një lloj si Eklige-ja, ai u përkthye shumë shpejt në sllavisht dhe fitoi autoritet të madh tek bullgarët, serbët e rusët.

Periudhës pas vitit 879 i përket Epanagoge, përmbledhje e botuar në emër të perandorëve Bazil, Leon e Aleksandër, që ishte konceptuar si një hyrje për një përmbledhje të madhe ligjesh. Në një pjesë të mirë Epanagoge përsërit Pro- cherion-in, por duke e riorganizuar materialin herë-herë edhe me ndryshime të rëndësishme. Ajo huazon nga Ekloge akoma më shumë se Procheron-i, pasi ba- zohet tek libri i shkishëruar i ikonoklastit edhe për sa i përket së drejtës famil- jare, ndërkohë që për këtë pjesë Procheron-i vazhdon t'i përmbahet së drejtës së Justinianit dhe vetëm në pjesët që ndjekim fillon të marrë nga Ekloge-ja. Por Epanagoge përmban edhe pjesë krejt të reja që meritojnë vëmendje, që trajtojnë të drejtat dhe detyrat e perandorit, të patrikut dhe të autoriteteve të tjera të larta profane e kishtare. Struktura shtet-kishë paraqitet aty si një njësi e formuar nga shumë pjesë e gjymtyrë, mbi të cilat perandori e patriku ngrihen si dy krerët e ekumenes (botës së krishterë), që në një bashkëpunim të ngushtë e paqësor kujdesen për të mirën e njerëzimit. Detyrat e dy pushteteve paraqiten aty si plotësisht të barasvlefshme: kreu profan mendon për mirëqenien e trupit, ai shpirtëror për mirëqenien e shpirtit të shtetasve. Nuk ka dyshim që autori i kësaj doktrine mbi dy pushtetet ishte Foti, që atë kohë kryente përsën detyrën e patrikut Ndikimit të tij i detyrohet edhe fakti që Epanagoge predikon marrëd- hënie ideale midis dy pushteteve, profanit dhe shpirtërorit, në frymën e ideve që mbisundonin në rrethet e kishës ortodokse.

Foti e dinte mjaft mirë se realiteti ishte krejt ndryshe nga teoria dhe në fakt shumë shpejt pati përvojën e dytë të hidhur. Sepse ndryshimi i parë qeveritar solli përsëri rrëzimin e tij. Pas vdekjes së parakohshme të Konstandinit (879), e drejta e trashëgimit të fronit i kaloi Leonit, me gjithë antipatinë dhe mosbesimin e të atit ndaj tij. Bazili nuk gjeti asnjëherë ngushëllim për vdekjen e djalit të madh dhe i kaloi vitet e fundit të jetës në një gjendje të theksuar depresive. Më 29 gusht 886 gjeti vdekjen ndërsa shkonte për gjah. Pasi u ngjit në fron, Leoni VI e largoi patrikun e madh dhe ia besoi fronin e patrikut vëllait të tij të vogël, Stefanit.83 Tashmë Foti humbet përfundimisht nga skena ehistorisë. Vdiq në mërgim në Armeni.

Formalisht Leoni VI (886-912) e ndau fronin me të vëllanë, Aleksandrin; por ky e kishte mendjen tek qejfet dhe nuk i interesonin punët e shtetit. Gjatë periudhës së parë të qeverisjes së tij, që ishte edhe më e frytshmja, këshilltari më i rëndësishëm i perandorit qe armeni Stilian Zanci (vdiq më 896). Ai qe i ati i Zoes, në fillim dashnore e pastaj grua e perandorit, dhe mori titullin e lartë basileopator, të krijuar enkas për të.

Si nxënës i Fotit, ndaj të cilit u tregua aq mosmirënjohës, Leoni i Ditur zotëronte një edukatë të shkëlqyer dhe një kulturë tepër të larmishme. Ishte shkrimtar mjaft prodhimtar dhe një orator plot frymëzim. Më shumë se tek i ati, të cilin e kalonte shumë në kulturë, tek ai shfaqeshin prirje arkaizante, që shpreheshin sidomos në letërsi nëpërmjet qëndrimeve të tij të theksuara teologjike. Leoni ishte një sovran i përshpirtshëm, me interesa të mëdha kishtare e teologjike. Prej tij janë ruajtur poezi liturgjike dhe predikime e fjalime të shumta, të cilat ai i mbante me dëshirë në festat fetare. Ato janë trajtesa të gjera dogmatike plot me reminishenca klasike; shkroi edhe një fjalim të gjatë të përmortshëm për të atin, si dhe një numër poezish profane mjaft të stërholluara. Me sa duket, për hir të kësaj veprimtarie letrare meritoi ende sa qe gjallë emrin e nderuar "Sofos" (i dituri). Më vonë mbi personin e Leonit të Ditur u thurën legjenda, që e paraqisnin perandorin si profet, magjistar apo astrolog. Atij iu atribuua një përmbledhje, në fakt e krijuar më vonë, që përfshinte përgjigje orakujsh mbi fatin e perandorisë, që u pëlqyen së tepërmi dhe u lexuan qoftë në Bizant e qoftë në botën latine e sllave, si në periudhën bizantine, ashtu dhe më vonë.

Por Leoni i Ditur qe padyshim edhe legjislatori më prodhimtar që nga kohët e Justinianit. Vepra legjislative e realizuar në qeverisjen e tij, është tepër e rëndësishme dhe tej mase e shtrirë. Por nuk duhet mbivlerësuar pjesëmarqa personale e Leonit në këtë vepër, edhe pse s'ka dyshim që doktrina e tij dhe angazhimi në punën e shkrimtarit përbëjnë një premisë të përshtatshme për këtë sipërmarqe. Vepra të bollshme përgatitore ekzistonin qysh në kohën e të atit dhe në fakt puna e madhe legjislative u realizua në dhjetëvjeçarin e parë të studimit të tij, d.m.th. në kohën kur kishte në krah Stilian Zaucen. Në krahasim me këtë periudhë të parë, periudha pasardhëse e sundimit të tij, periudha e pjekurisë më të madhe të tij, është më pak pjellore.

Me gjithë antipatinë e thellë që ushqenin për njëri-tjetrin at e bir, e me gjithë natyrat krejt të ndryshme të tyre, dëshira e Bazilit I ishte, për shumë aspekte, e ngjashme me atë të Leonit VI. Ripërpunimi i së drejtës së Justinianit që u ndërmor nën Bazilin I, u përfundua me Basilikn-t e Leonit VI. Ligjet perandorake të Leonit të Ditur, të grumbulluara në gjashtëdhjetë libra e gjashtë vëllime përfaqësojnë përmbledhjen më të madhe të ligjeve të Perandorisë Bizantine mesjetare. Ato u përpunuan nga një komision juristësh nën kryesinë e protospatharit Simbaz dhe u botuan që në vitet e para të mbretërimit të Leonit VI. Kjo është një provë tjetër se punimet përgatitore për "purifikimin" e Bazilit kishin ecur mjaft përpara dhe u shfrytëzuan në veprën e Leonit VI. Basilika- t janë një përmbledhje sa e së drejtës kanonike aq edhe e së drejtës civile e publike. E marrin lëndën sidomos nga Codex Justinianeus dhe nga Digesta, më pak nga Institutiones. Bazohen gjithashtu tek Novellae-t e Justinianit dhe tek ato të Justinit II e të Tiberit, që së bashku me Novellae-t e Justinianit formuan një përmbledhje të re, të ashtuquajturën 168 Novelat. Në fund ato marrin diçka edhe nga Procheiron. Nën shembullin e juristëve të Bazilit I, juristët e Leonit VI nuk iu drejtuan burimeve latine, por shfrytëzuan variante e komente greke të shek. VI e VII. Në krahasim me Corpus iuris të Justinianit, Basilika-t paraqisnin avantazhin e madh që ishin slikruar në gjuhën greke dhe që ishin mjaft të  përdorshme. Në fakt, një çështje e caktuar, e rregulluar në mënyrë sistematike, ishte grumbulluar në një pikë të vetme, ndërsa Corpus iuris të njëjtin objekt e trajton në vende të ndryshme dhe kjo konsiderohet si defekti i saj më i madh në hyrjen e BflsiZ/faj-ve. Ndaj nukhabit fakti, që Bfls/hAzz-tshumëshpejtzëvendësuan në përdorim thuajse krejtësisht veprën juridike të Justinianit dhe u bënë baza e shkencës juridike për Bizantin mesjetar. Teksti i tyre u pajis me shënime të shumta komenti, më të rëndësishmet prej të cilave, të ashtuquajturat "komente të vjetra", e kanë origjinën nga koha e Konstandinit VII, ndërsa "komentet e reja" janë të shekujve XI, XII e XIII. Në shek. XII u hartua një tregues lënde i Basilika-ve, që njihet me titullin Tipukeitos (ngaxuiou KEITCXL, d.m.th. "çfarë dhe ku gjendet"). Vlera e tij qëndron në faktin se na jep të dhëna mbi përmbajtjen e librave që nuk kanë mbërritur deri tek ne.

Por ndërsa kanë një vlerë të madhe për zhvillimin e së drejtës bizantine, Basilika-t kanë një vlerë të kufizuar si burime historike. Ky katalogim i madh i së drejtës e pasqyron shumë pak ose aspak realitetin historik të kohës së tij, por kufizohet të përsërisë sidomos normat e vjetra juridike, të hartuara shekuj më parë dhe tani në pjesën më të madhe të kapërcyera.

Marrëdhëniet me epokën gjejnë shprehjen e tyre tek Novellae-te Leonit. Në fakt, Leoni VI botoi një përmbledhje prej njëqind e trembëdhjetë shkrimesh të vjetra, që u quajt përmbledhje novellae, nën shembullin e Novellae të Justinianit. Por fillimisht titulli i përmbledhjes ishte "Retifikim e purifikim i ligjeve", titull që nxjerr përsëri në pah lidhjen e ngushtë midis veprës legjislative të Leonit VI dhe asaj të të atit të tij. Novellae-t e Leonit VI prekin çështje nga më të ndryshmet, që rreshtohen pa një rend të caktuar dhe përmbajnë revokime e ndryshime të ligjeve të vjetra si dhe vendime që u japin vlerën e ligjit nor- mave të së drejtës zakonore. Dispozitat me përmbajtje thjesht kishtare i drej- tohen patrikut Stefan, gjithë të tjerat i drejtohen Stilian Zauces, me përjashtim të disa pjesëve që nuk i adresohen ndonjë personi të caktuar.90 Ashtu si në rastin e Justinianit e të prefektit të pretorit Johan i Kapadoksisë, edhe këtu personi të cilit i drejtohet novella ishte vetë autori, kjo shpjegon përse vepra legjislative e Leonit qe aq e fuqishme gjatë kohës që jetoi Zance dhe humbi rëndësi pas vdekjes së tij.

Vëmendje të veçantë meritojnë ato novellae të Leonit VI ku revokohen të drejtat e hershme të kurive qytetare dhe të senatit. Në fund të fundit, rendi kurial kishte degraduar prej kohësh dhe po ashtu, autoriteti administrativ e legjislativ i senatit ekzistonte vetëm në letër. Por kjo nuk e ul rëndësinë e shuarjes së tij përfundimtare me dekret ligjor, pasi në secilën nga tre novellae-t ajo justifikohet me faktin se tashmë gjithë administrata e perandorisë ndodhej në duart e sovranit. Legjislacioni i Leonit VI përfaqëson përfundimin e një procesi të rëndësishëm historik, që e grumbullon të gjithë pushtetin shtetëror në duart e perandorit dhe që ia beson të gjitha çështjet shtetërore aparatit të funksionarëve perandorakë. Gjithëpushteti i perandorit dhe burokratizimi i jetës së shtetit arrijnë pjekurinë e tyre nën dinastinë maqedone. Senati, i përbërë nga funksionarët më të lartë, ekziston vetëm formalisht duke pas humbur jo vetëm funksionet e tij të vjetra, por edhe rëndësinë që kishte pasur në shëkujt VII e VIII. Shteti identifikohet me perandorin dhe me aparatin e tij ushtarak e burokratik. Perandori zgjidhet nga Zoti dhe është nën mbrojtjen e pushtetit hyjnor. Ai është kreu suprem i gjithë administratës perandorake, komandant suprem i ushtrisë, gjykatës suprem dhe legjislator i vetëm, mbrojtës i Kishës dhe garant i besimit ortodoks. Ai vendos mbi luftën e mbi paqen, vendimi i tij është përfundimtar dhe i parevokueshëm, ligjet e tij konsiderohen të frymëzuara nga Zoti. Nga ana tjetër, ai duhet t'i përmbahet ligjeve në fuqi, por mund të nxjerrë ligje të reja dhe të revokojë ato të vjetra. Si kryetar suprem i shtetit, perandori zotëron pushtet të pakufishëm dhe ndjehet i lidhur vetëm ndaj normave të moralit dhe të traditës.

Pushteti i sovranit ka vërtet një limit real vetëm në çështjet fetare. Sado i fortë të jetë ndikimi i perandorit në organizimin e kishës, si person laik që është perandori mund të jetë vetëm mbrojtës, por jo kre i kishës. Kisha ka kreun e vet, patrikun e Kostandinopojës, pushteti e prestigji i të cilit rriten vazhdimisht. Por në realitetin praktik të gjërave perandori vendos edhe se kush do ta zërë fronin e patrikut dhe me veprimtarinë e tij legjislative ndërhyn edhe në administrimin e kishës. Por ndryshe nga emërimet dhe shkarkimet e funksionarëve profanë, që janë kompetencë e perandorit, emëri m i dhe sidomos shkarkimi i krerëve të kishës kërkon miratimin e klerit. Gjithashtu, në dallim nga sa përcaktonin ligjet e paraardhësve të tij, perandori nuk mundet as të revokojë e as të modifikojë vendimet e koncileve të kishës. Instanca më e lartë e jetës së kishës është koncili i kishës, të cilit i takon e drejta ekskluzive mbi çështjet e besimit. Perandorit nuk i mbetej veçse të përkujdesej për besimin. Ndërsa elementet profanë, që dikur e kufizonin pushtetin e sovranit, tani e humbin rëndësinë e tyre, rritet njëherësh me pushtetin e perandorit edhe pushteti i kishës.

Nën dinastinë maqedone arrijnë njëfarë niveli pjekurie edhe sistemi administrativ dhe aparati burokratik i Perandorisë Bizantine. Zhvillimi ndoqi drejtimin që kishte marrë duke filluar nga shek. VII dhe rezultati përfundimtar i tij ndryshon së tepërmi nga pikënisja, d.m.th. nga sistemi shtetëror romak.

Organizimi i themave iu afrua fundit të tij aty nga shek. IX. Si pasojë e ndarjes së mëtejshme të themave të mëdha fillestare në njësi më të vogla dhe e zbatimit të regjimit të themave në vise të tjera, numri i themave u rrit së tepërmi dhe njëherësh u thjeshtëzua mjaft administrata civile e provincave. Meqenëse themat e shek. IX ishin diçka më të mëdha se provincat e tjera, prokonsullati i themave u shkri me qeverinë e provincave. Në gjysmën e dytë të shek. IX u fshi edhe detyra e prokonsullit të themës dhe me këtë u zhduk edhe mbeturina e fundit e organizimit diokleciano-konstandinian. Tani ata, që dikur drejtonin kancelarinë prokonsullore, zëvendësojnë antipatët në krye të administratës civile të themës. Rezultati i këtij ndryshimi qe fuqizimi i pushtetit ushtarak të strategut. Po ashtu, në organizimin e themave larmisë së dikurshme ia zë vendin një sistem kompakt e plotësisht i njësuar, pasi ngrihen në rangun e themave edhe nënndarjet më të vogla ushtarake, si krisnrat, arkonditë, dukatet, katapanatet, drungariatet, që ishin krijuar krahas themave të mirëfillta.

Në fillim të shek. X perandoria kishte themat e mëposhtme: në Azi the- mat e Opsikianëve, Bukellarëve, Optimatëve, Paflagonisë, Armenisë, Kald- isë, Kolonesë, Karsianos, Anatolisë, Trakisë, Kapadoksisë, Mesopotamisë, Sebastesë, Likandos, Leontokomios, Seleukisë; gjithashtu thema detare e Kibereotëve; në ishujt themat e Samosit e të Detit Egje; në Europë Trakia, Maqedonia, Strimoni, Selaniku, Hellada, Peloponezi, Qefalonia, Nikopoja, Durrësi, Dalmacia, Sicilia, Longobardia e Kersoni. Organizimi i themave pëson ndryshime të tjera sidomos si rrjedhojë e krijimit të themave të reja në territoret e pushtuara rishtazi nga perandoria, ndërkohë që themelimi i themave të reja në territoret e vjetra ndodh tepër rrallë. Ishte dobësimi i strukturës shtetërore bizantine që solli, duke filluar nga fundi i shek. IX, një ndarje të re d.m.th. një copëtim të themave.

Për sa i përket aparatit burokratik bizantin, mbi të cilin na informojnë shënimet e Filoteut dhe listat e funksionarëve të shekullit IX e X, duhet të dallojmë qartë midis ofiqeve reale dhe titujve honorifikë. Në aspektin e jashtëm, ndryshimi shprehet në faktin se ofiqet jepen nëpërmjet shpalljes së emërimit, kurse titujt nëpërmjet dorëzimit të shenjave. Një pjesë e mirë e titujve janë funksione që me kalimin e kohës e kanë humbur rëndësinë e dikurshme dhe kanë marrë karakterin e një titulli. Duhet pasur gjithmonë parasysh se listat e përmendura të funksionarëve paraqesin aparatin burokratik bizantin të një epoke të cakt