Pas kapjes rob të Jëlldërëm Bajezidit, djemtë e tij u përpoqën të mermin Devletin. Emir Sylejmani dhe Musa Çelebiu, njëri pas tjetrit/ morën drejtimin e territoreve osmane të Evropës, ndërsa Mehemmed Çelebiu, mori pjesën e Anadollit të Devletit Osman, pasi kishte rrëzuar nga froni vëllain e tij, Isa Çelebiun.
Më pas, Mehemmed Çelebiu shkoi në Evropë, ku mundi vëllain tjetër të tij Musa Çelebiun, duke siguruar kështu Olraorta,'si sulltan i vetëm në vitin 815/1412. Megjithatë, periudha e trazirave vazhdoi për 11 vite të tjera. Është intere-sante të theksohet këtu, se ndërkohë që osmanët ishin të anga-zhuar në luftën dvile, nuk u zhvillua asnjë revoltë në territoret e reja të përvetësuara në rajonin e Evropës. Popullsia e krishterë në atë rajon, për shembull, kishte qëndruar paqësore gjatë fushatave luftarake të suksesshme të Mustafa Çelebiut kundër serbëve. Nëse ata nuk do të kishin qenë të lumtur nën sundimin osman, ata do të ishin ngritur në kryengritje kundër tij, duke tërhequr kështu vëmendjen nga zhvillimi i xhihadit kundër të krishterëve të tjerë. Kjo tregon që administrata osmane ishte e drejtë dhe tolerante ndaj dhimmive të saj, dhe ne tam kemi dëshmi të mjaftueshme për ta pranuar si të vërtetë se ata parapëlqenin sundimin osman në vënd të atij të krishterë. Popullsia ortodokse e Gadishullit të Ballkanit, për shembull, kishte preferuar administrimin musliman në vend të atij katolik, ashtu sikurse theksohet edhe nga Donald Edgar Piçer (Pitcher): "Karakteristika më dalluese e luftës 10-vjeçare për të marrë drejtimin e Perandorisë, që u zhvillua midis katër djemve të Bajezidit, ishte se brenda kufijve të sulltanatit, ashtu siç ishte themeluar nga Sulltan Muradi I, mbizotëronte një besim mbresëlënës ndaj oborrit osman. Mbështetja mund të kalonte nga një vëlla tek tjetri, në varësi të karakterit dhe të rrethanave, por kishte pak mimdësi, apo nuk kishte asnjë tendencë, për t'u larguar nga sundimi osman. Sigurisht që pjesëmarrja në luftë harxhonte energjitë më të mëdha të ushtrisë, megjithatë, nxitjet për të qenë gazi ishin ende të forta, që tregohet mjaft mirë edhe nga suhnet e vazhdueshme në territoret e krishtera, që arrinin tutje larg, dëri në Moting (1408), në skajin veriperëndimor." Në këtë kontekst, osmanët e asaj kohe ishin më tolerantë ndaj popullsisë së krishterë nën sundimin e tyre, krahasuar me sjelljen e shteteve të sotme të krishtera, të ashtuquajtura shtete më të zhvilluara, ndaj muslimanëve që jetojnë në territorin e tyre. Me fjalë të tjera, ajo që muslimanët arritën gjatë 5 shekujve të kaluar në këtë drejtim, nuk është arritur ende nga Perëndimi i krishterë. Kjo është një cilësi unike e Islamit për të cilën të gjithë muslimanët duhet të ndihen gjithmonë krenarë dhe të nderuar.