Periudha historike
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Periudha historike

Ecuria ekonomiko- strukturore e kësaj shoqërie dhe integrimi i mëtejshëm në Commomvealth-in helenistik, pasqyrohet në sferën shpirtërore dhe refleksin material të kësaj sfere abstrakte në arkitekturën sepulkrale. Ndonëse repertori i saj i përmbahet repertorit bazik të arealit të Evropës Jugperëndimore, në të vërehen zhvillime tipash, formash dhe elementësh arkitektonikë që krijojnë tipa specifikë, jo rrallë unikalë.

Këtë repertor e kemi kategorizuar në 5 njësi, të ndara më tej në nën tipa:

1. Varre të thjeshtë,

2. Konstruksione mbitokësorë,

3 Varre monumentalë me korridor (dromos) me shkallë

4. Varre me qemer,

5. Varre me fasadë shkëmbore.

Varret e thjeshtë

Varret e thjeshtë që i përkasin tërë shtresave, janë dhe më të shumtit. Në këtë kategori përfshihen edhe varret e qyteteve koloni, të cilët fillimisht, si pasojë e isopoloteias (barasqytetarisë), nuk diferencojnë nga njëri tjetri.

Varret e thjeshtë ndahen në 5 nën tipa: a. me çati me tjegulla solene, barkë/cist, c. sarkofagë me tulla ose prej guri, e. urna hiri.

Ndërsa fillimisht në tumat, pozita shoqërore dhe fuqia financiare pasqyrohej në inventarin e varrit, pa përkujdesje për imazhin e jashtëm, më tej ky imazh fiton përparësi.

Pas retortës niveluese helenistike, këto stela shfaqen edhe në qytetet Ilire, fillimisht si herme të thjeshta ose çuditshëm: me protagoniste gratë e gjalla që i dedikojnë vetes altoreliefin, me hermet e burrave të vdekur poshtë këmbëve të tyre. Në qytetet koloni, varret e shtresave të kamura zbukurohen me stela, jo rrallë vepra të vërteta arti që paraqesin skena komplekse të portretizuara individualisht.

Në Dyrrah ku elementi autokton është më i shpeshtë, varret e vendasve kanë formën e kioniskeve, shtyllëzave cilindrike. Ndryshe prej tyre, kipnisket e Ilirisë Veriore kanë formën e miniaturizuar të truleve, banesave cilindrike me çarti konike, tipike për Ilirët e Italisë së jugut, Mesapët, Japygët dhe Daunët.

Në palafitin e Donja Dolinas, shpesh varret e thjeshtë ndodhen nën platformën e shtëpisë, dukuri që tregon se pjesëtari i vdekur i familjes mbetej sërish në gjirin e saj, ndoshta për t’i ndihmuar që nga bota e përtejme. Një dukuri e tillë lidhet me kultin e Larëve, mbrojtësve të vatrës familjare dhe fisit, të cilin supozohet se Romakët e huazuan nga Ilirët.

Në qendrat urbane, varret, të shpërndahen lirshëm, pa orientim preferencial, grupohen në nekropole 0.5-5 hektarësh. Këta nekropole që i qëndrojnë rreth 100-250 m larg mureve rrethues, gjenden gjithnjë afër hyrjeve kryesore të qytetit.

Nga një herë, parçela të veçanta të nekropoleve, gjasisht të familjeve a tribuve të veçanta, rrethohen me mure (periholos), të pajisur me hyrje dhe bazamente për vendosjen e dhuratave votive (Mihailici, Ambrakia, Vrinë).

Varret me konstruksion mbi tokë

Varret me konstruksion mbi tokë i kemi kategorizuar në a. Dhomë me qemer, b. Varre Rrethorë, c. Varre paralelepipedë.

Varret dhomë me Qemer

Varret dhomë me qemer, konsiderohen tipikë Maqedonas, ndonëse në Maqedoni ata përfaqësohen gjithsej me 12 ekzemplarë, nga të cilët vetëm tre janë të shek. IV/III p.e.s. Në shekujt IV/II p.e.s. ky tip përhapet gjerësisht nga gadishulli Ballkanik në Azi të Vogël, por sërish me shembuj të pakët, 2-3 për qendër. Në të kundërt, vetëm në Amantia numri i tyre është mbi 30, më i madh se tërë shembujt e njohur. Në Amantia varret e këtij tipi qëndrojnë të veçuar ose të përzier me varret e zakonshëm, të tubuar në grupe të vegjël 2-3 ekzemplarësh ose grupe të mëdhenj mbi 20 ekzemplarësh. Vendosja e tyre në shpate, tregon se fasada e varreve lihej e dukshme.

Varret dhomë me qemer (Amantia, Persqop, Selcë, Nikae, Bylis, Aulona, Matohasanaj, Paliaroforon), gjenden jashtë mureve rrethues të qyteteve, gjatë rrugëve për në hyrjet kryesore. Përmasat normale janë rreth 4-6 x 2.50-4 m, por në raste skajore ato arrijnë deri në 9 x 4 m (Amantia) Varret me qemer, të ndërtuar me blloqe të latuar guri, përbëhen nga paradhoma dhe dhoma. Paradhoma tepër e ngushtë (0.60-1.20 m) dhe jofunksionale, duket si rudiment i para-dhomave të gjera të varreve monumentalë Maqedonas. Dhoma katrore (1.80-3 m) ka lartësi më të madhe se një shtat njeriu (1.90-2.40 m). Anash saj gjenden bankat për vendosjen e trupit, shpesh sarkofagë të punuar si shtretër (Selcë), në disa raste me thellime për larnax-in., kutinë e hirit, çka tregon për varrimin me inceracion/djegie (Persqop).

Dhoma dhe paradhoma mbulohen bashkërisht me qemer cilindrik. Hyrja në paradhomë dhe në dhomën e varrimit mbyllej me porta të gurta dyflegërshe dhe më rrallë me portakulisë, pllaka të gurta që lëviznin në kanalet e paturave të portës. Portat e gurta lëviznin në boshte metalike, ndërsa në syprinë imitoheshin portat prej druri.

Formalisht ky tip lidhet mirë me varret e Salaminas (560-525 p.e.s), po me qemer cilindrik dhe përmasa të përaferta. Por hiatusi dy shekullor nuk e lejon birësimin e drejtpërdrejtë. Si i tillë, ai lidhet me varret me fasadë të shek. IV p.e.s. të Maqedonisë lindore., ndonëse dallimi cilësor është krejt evident. Ndryshe nga varret maqedonase me fasadë, balli i tyre trajtohet fare thjeshtë, përmasat janë mjaft më të vogla dhe paradhoma tkurret në një hapësirë formale. Nëse do të pranonim frymëzimin nga modeli Maqedonas, ata do ishin vetëm një derivat i thjeshtëzuar, një “kopje e lirë” e tyrja. Si të tillë ata i përkasin shtresës borgjeze, mjaft më të ulët në hierarki dhe pasuri, por dhe më të numërt. Në shek. II-V e.s. ky tip ripërsëritet rëndom në varret me hipogje (tomba a’pozetto) , duke u kthyer në tipin standard të shtresës së mesme të këtyre shekujve.

Varret rrethorë

Varret me konstruksion cilindrik, karakteristikë për arkitekturën sepulkrale etruske të shekullit VII p.e.s., kanë një ngjashmëri shtangëse me bunkerët e periudhës komuniste. Varret përbëhen prej tamburit, xokolit rrethor të gurtë, brenda të cilit zhvillohet struktura mbajtëse në formë kupole a korridori. Brenda

2.50 m të lartë, gjasisht të mbuluar me çati guri dyujëse. Muret prej orthostatësh vertikalë, veçohen nga platforma nëpërmjet një profili që krijonte një kontrast të fortë dritë hije. Brendia e tij duket se ndahej në dy kate, në të cilët janë futur tërthor nga 4 varre arkë për çdo kat. Si i tillë, ky tip përfaqëson vartin familjar.

Konstruksione të tilla hasen në Cyrene (Libi) dhe Hierapolis (Frygi/Turqi).

Varret me korridor me shkallë

Varret me Korridor me shkallë përfaqësohen me tre ekzemplarë: në Borsh (Panorm?), Brazda (Maqedoni), në territorin e Paionëve të rreshtuar në familjen Ilire, dhe në Kassopea.

Borshi (Panorm)

Varri monumental në Borsh, gjendet në mes të shpatit jugor të qytetit antik (Panormus?), rreth 30 m larg hyrjes kryesore (fig. 41).43 Para tij, i disiplinuar nëpërmjet një muri tarracimi, shtihet një nekropol i vogël i sheshtë, me varre arkë. Rruga drejt varrit monumental kalonte përmes këtij nekropoli, përgjatë murit të tarracimit.

Varri me përmasa 9.4 x 6 m është gërmuar në shpatin e gurtë, përjashtuar faqen e lirë jugore. Kjo faqe është ndërtuar me muraturë izodomike, me blloqe gëlqerori me faqe të rrafshëta, të pajisur skajeve me vijë peshimi. Varri përbëhet prej shkallës korridor (3.6 x 1.2 m) që të çonte drejt portës së dhomës së varrimit dhe vetë dhomës.

Porta e gurtë që mbyll dhomën, është njëkanatëshe, e pajisur me sistem kulisë që lejonte hapjen dhe mbylljen nga personat që njihnin mekanizmin. Në imitim të portave të drunjta, në të janë gdhendur traversat, gozhdët dhe trokitësja.

Dhoma kubike e varrimit (2.84 x 2.84 x 2.93 m), është e mbuluar me qemer cilindrik prej guri dhe suvatuar me llaç hidroizolues me pluhur tulle. Në muret përballë dhe anash hyrjes, ndodhen bankat për vendosjen e trupave. Si i tillë, ai nuk është varr individual, por varr familjar, a i një grupimi të caktuar shoqëror. Muret e dhomës janë pikturuar me panele drejtkëndësh pa ornamente, ngjyrë blu dhe kafe, ndërsa dyshemeja është mbuluar me një mozaik shumëngjyrësh pa motive, me zaje lumi dhe copëra tjegullash. Mozaiku, ashtu si muret, është lyer me blu dhe kafe dhe fërkuar deri në shkëlqim.

Për mbrojtjen e dhomës nga lagështia e shpatit dhe për drenazhimin e ujërave nëntokësorë, muret, me përjashtim të anës së lirë jugore, përçohen që nga mesi i lartësisë dhe deri në fillimet e qemerit prej një kanali të dyfishtë (1.90 x 0.6 m). Për ventilimin e dhomës dhe largimin e avujve, kanali është i pajisur me dritare (0.4 x 0.4 m).

Nga inventari i varrit ruhet vetëm brava e larnax-it, kutisë për hirin e personave të djegur, çka tregon se varrimi kryhej si me djegie ashtu dhe kallje. Muri i tarracimit të nekropolit të sheshtë, mbështetet mbi varrin monumental, çka e tregon atë të mëvonshëm se varri. Si i tillë, inventari i nekropolit, i çerekut dytë. të shek. III p.e.s., tregon se varri monumental u ndërtua para kësaj date.Pikturimi me vetëm dy ngjyra, sugjeron ndërtimin para mesit të shek. IV p.e.s., kohë pas së cilës kalohet në paletën shumë ngjyrëshe. Mungesa e skeleteve dhe inventarit në disa nga varret e nekropolit të sheshtë, do shpjegohej me kalimin e trupit pas dekompozimit në varrin monumental.

Brazda

Qyteza në Brazda (3.5 ha) ndodhet 15 km në veri të Shkupit, në territorin e mirëfilltë Pajon. Varri monumental gjendet në rrëzë të kodrës së qytetit. Nga veriu, ai është gërmuar në shpatin e gurtë, ndërsa nga jugu ngrihet i lirë. Si e tillë struktura e tij është identike me atë të varrit në Borsh. I tërë varri është veshur me muraturë pseudoizodomike, me blloqe të latuar travertini, me anathyrosë dekorative dhe të çukitur në mes. Varri përbëhet nga dhoma mjaft e madhe e varrimit (9.8 x 6.6 m) dhe korridori tepër i gjatë (20 x 2.5 m). Korridori, ndryshe nga Borshi dhe Kassopea, vijon i pjerret deri tek shkallët para dhomës së varrimit.

Kassopea

Heroon-i në Kassopeas, varri monumental i oikistes, themeluesit legjendar të qytetit, ndodhet në skajin jugperëndimor të rrethimit të qytetit. Varri zë i vetëm një pllajëz të rrafshët (105 x 50 m), e cila i bashkohet rrethimit në trajtë gjuhe (fig. 46). Varri përbëhet prej pjesëve nëntokësore: shkallëve, korridorit horizontal dhe dhomës së varrimit, dhe pjesës mbitokësore që ndjek modelin etrusk: me xokol cilindrik dhe kupolë dheu mbi të.

Skema e Heroonit, kombinon nëntipin e varrit me shkallë (Borsh), me atë me korridor horizontal të varreve të Ilirëve Mesapë në Italinë e jugut: Hyrja e thjeshtë, e zënë me gurë, vijonte me shkallët që të çonin drejt korridorit horizontal dhe dhomës së varrimit.

Muret e Heroon-it janë ndërtuar me blloqe të latuar poligonalë, identikë me blloqet e murit rrethues të qytetit. Herooni është gërmuar nën nivelin e tabanit, ndërsa dheu i dalë nga gërmimi është hedhur mbi të në trajtë tume me diametër 7 m, të konturuar dhe disiplinuar prej xokolit të ulët rrethor me blloqe të latuar. Dhoma kubike e varrimit (3 x 3 x 3.30 m), mbulohet me qemer cilindrik. Paretet e saja dhe të korridorit janë stukuar në ngjyrë okër dhe dekoruar me imitacion plintesh dhe orthostatësh, me fuga të gërvishtur mes tyre. Stili i mësipërm (Mauerwerkstiltyp B 3) daton në një diapazon tepër të gjerë (shek. V-I p.e.s.), i cili vërtet nuk krijon ndonjë pikë të sigurt referimi, por edhe nuk i kundërvihet datimit në shek. V p.e.s. Takimi i mureve me qemerët vizohet prej kymationit dorik dhe rreshtit të perlave.

Korridori (9 x 1.40 x 2.80 m) i mbuluar me qemer cilindrik me gurë të lehtë tufi, ndahet në dy pjesë: Në pjesën e parë me shkallë (3 m) dhe pjesën horizontale (5.80 m), të kufizuar skajeve prej pilastrave muralë. Pilastrat para dhomës së varrimit, janë të murosur me blloqe guri. Kjo dhe prania e vetëm një sofati/sarkofag, tregon se Herooni ishte destinuar për një person të vetëm.

Kassopea është një nga shembujt klasikë të qytetit të ndërtuar njëdorazi, me paraplanifikim të tërë komponentëve urbanë: impiantit mbrojtës, insulaeve të banimit, teatrit të parë dhe Heroonit. Qenia e Heroonit brenda mureve rrethues, ndërkohë që varret e tjerë ndodhen jashtë, lënia në dispozicion të tijin e një sipërfaqeje të sheshtë të konsiderueshme, e cila mund të shfrytëzohej bukurmirë për ndërtimin e objekteve të tjerë, shpalosja para e panoramës më të bukur mbi gjitin e Ambrakisë dhe cilësia e lartë arkitektoniko-dekorative, dëshmojnë respektin në hyjnizim ndaj personit të varrosur. Si i tillë, Herooni i përket themeluesit legjendar të qytetit.

Struktura e vetë Heroonit përputhet bukutmirë me përshktimin e Platonit për varrimin e prijësve hyjnorë: “Euthynai... duhet të varroset ndryshe nga qytetarët e tjerë. Varri, një dhomë e përzgjatur mbuluar me qetner tufe, duhet të jetë nën tokë. Ai duhet të jetë i pajisur me 'shtrat guti ku duhet varrosur personi hyjnor. Varti duhet mbuluar me një kodrinë rrethore dheu dhe të qarkohet nga një korije pemësh përjashtuar njërën anë. Çdo vit për nder të të vdekurit duhet të jepen shfaqje muzikore, gjimnastikore dhe hipike. (Plato, Nomoi, 12. 9).” Por, pavarësisht dhe paradoksalisht udhëzimit të saktë të Platonit, konstruksione të tilla nuk hasen në nekropolet helene, ndërkohë që Herroni i Kassopeas përputhet mirë me sugjerimin e tij.

Themelimi i qytetit, përkatësisht koha e ndërtimit të Heroonit, i përket harkut kohor fillimi i shek. V p.e.s., kur sipas Skylaksit Kassopoit “jetojnë në fshatra” (Scyl. 31) 51 dhe vitit 455/452 p.e.s. kur qyteti përmendet nga Herodoti (Steph. s.v.) Përmendja e qytetit në v. 350-325 p.e.s. në listat e Theorodokoive të Epidaurit, madje me dy adresatë dhe dy ftesa të njëpasnjëshme, tregon se në mesin e shek. IV p.e.s. Kassopea ishte konsoliduar si qytet i rëndësishëm. Si i tillë edhe Herooni, varri i themeluesit të qytetit, daton sinkron me lindjen e qytetit, në diapazonin fillimi i shek. V p.e.s.- v. 455/452 p.e.s.

Tipologjia e varreve

Tipar i përbashkët i varreve në Borsh, Brazda dhe Kassopea, është korridori me shkallë dhe qemeri. Prania e këtyre shkallëve nuk kushtëzohet nga terreni: Në Kassopea tuma voluminoze mbi varr lejonte kalimin horizontal, ndërsa në Borsh, hyrja e drejtpërdrejtë nga shpati është më komode se zbritja me shkallë. Si të tilla, shkallët përfaqësojnë simbolikën rituale të zbritjes në Hades, në mbretërinë e nëndheshme të vdekjes, ashtu siç dhe e paraqet stela apolloniate ku të vdekurin e pret Haronti për ta çuar përtej Aheronit. Kjo simbolikë merr një kuptim të veçantë për Epirin, përmes të cilit rrjedh Aheroni, lumi i harresës, dhimbjes dhe vdekjes që të shpinte drejt e në Hades (Homer Od. 10, 503).

Qemeri, ndonëse jo i mirëfilltë, haset në Pargë, 25 km në VeriPerëndimore të Kassopeas, në një varr me dromos (korridor) dhe thollos (dhomë nëntokësore). Varri i Helladikut të vonë (14/13 p.e.s.), është ndërtuar me gurë të vegjël të vendosur në rreshta me lartësi të barabartë dhe shtruar me mozaik me zaje deti. Ai përbëhet prej thollosit rrethor me diametër dhe lartësi 3.9 m, në trajtë qemeri kambanë, dhe korridorit 4 m të gjatë dhe 1 m të gjerë. Por, megjithë ngjashmërinë konceptuale dhe mbulimin me qemer, hiatusi njëmijë vjeçar, nuk na lejon që varret në Kassopea dhe Borsh t’i konsiderojmë derivate të Helladikut të vonë. Përveç kësaj, thollosit të Pargës i mungon elementi esencial i Kassopeas dhe Borshit, shkalla.

Shembuj pararendës të tipit me shkallë dhe korridor janë varret Etruske me dromos dhe më tej Olynthi (kapërcyelli shek. V/IV p.e.s.), Aegina (460 p.e.s.) dhe veçanërisht Canosa, varret e Mesapëve të shtegtuar nga Thesprotia në Apuli. Me këta të fundit, përveç zbritjes me shkallë, është identike edhe paleta kursimtare e ngjyrave kafe, blu dhe okër. Por, varret e mësipërm kanë mbulesë të sheshtë ose janë të gdhendur në shkëmb, ndërkohë që Kassopea dhe Borshi mbulohen me qemer të vërtetë.

Sipas Senekas “thonë që ishte Demokriti (460-370 p.e.s.) ai që zbuloj harkun, ku linja e kurbët e gurëve që i mbështeten njëri tjetrit, lidhet nga guti i kyçit”. Por, sapo e shkruan këtë, ai shpejton me fjalët “Ju them që kjo është një gënjeshtër” (Senec. Ep 90. 32) Qemeri i vërtetë supozohet se u huazua nga Aleksandri gjatë fushatave në lindje , nga ndërtimet e dinastisë Seite (VII-VI p.e.s.) ose Asiriane (shek. VIII p.e.s.) Por shumë më afer se shembujt e mësipërm janë varret e Salamisit, të periudhës së pushtimit Egjiptian të Qipros (560-525 p.e.s.), po nëntokësorë dhe po me dromos.

Në Salamis, ashtu si në Kassopea dhe Borsh, shtytjes së konsiderueshme anësore të blloqeve të mëdhenj të qemerit i kundërvihet qëndresa e terrenit. Si i tillë qemeri në Kassopea duket se është hallka e lidhjes së drejtpërdrejtë të arkitekturës egjiptiane me arkitekturën evropiane pa ndërmjetësinë helene.

Sistemi mbrojtës i Kassopeas, dëshmon se qetneri i Heroonit nuk është një dukuri sporadike: Hyrjet e mureve mbrojtës të qytetit mbuloheshin po me qernerë të vërtetë, shtytja anësore e të cilëve përballohej nga muret masivë. Si i tillë qerneri në Kassopea, duket se është qerneri më i vjetër në arkitekturën Europiane.

Në përfundim, mund të thuhet se varret monumentalë në Kassopea dhe Borsh përmbajnë elementë konstruktivë dhe arkitektonikë të një areali të gjerë: shkallët e Cerveterit, Aiginas dhe Olynthit, konstruksionin me blloqe të Olynthit dhe qemerin e Salaminës. Tërë këta elementë u amalgamuan me njëri tjetrin duke krijuar një tip të ri e të panjohur, i cili ndryshon nga Olynthi për nga qemeti, nga Aigina për nga blloqet e gurtë dhe nga Salamina për nga shkallët.

Varret me Fasadë Shkëmbore (Selcë)

Varret me fasadë shkëmbore përfaqësohen nga shembulli i vetëm në Selcën e Poshtme (Pogradec), buzë magjistrales së Kandavisë të njohur më tej me emrin vija Egnatia. Për periudhën në shqyrtim, ky arter pulsonte nga Maqedonia në italinë e jugut, duke përcjellë krahas mallrave edhe rrymat kulturore.

Varret monumentalë vijojnë përgjatë një brezi shkëmbor 200 m të gjatë dhe 5 m të lartë, në lindje të qytetit, drejt e poshtë tij. Fillimisht, nga gjysma e parë e shek. IV p.e.s. ky brez u shfrytëzua si gurore dhe më tej, në gjysmën e dytë të shekulli u kthye në nekropol.

Varret janë gdhendur në dy grupe, 100 m larg njëri-tjetrit. Prej tyre grupi jugor përbëhet prej një varri, ndërsa veriore nga tre.

Varri janë gdhendur në dy grupe, 100 m larg, njëri tjetrit. Prej tyre grupi rrethohet nga dy anët nga rrafshë shkëmborë të fragmentuar dhe copëtuar nga çarjet. Rrafshet janë shfrytëzuar edhe përgdhendjen 7 nisheve, për mbishrime a urna me hirin, etë vdekruve. Dy prej tyre janë të thjeshta, kuadrike, ndërsa pesë të tjerat në formë naiskosesh (tempujsh të vegjël) jonike in antis. Tej nisheve gjendet një varr i tipit dhomë me qemer, i cili duket se shënjon fillimin e nekropolit të thjeshtë. Po në këtë anë gjenden edhe gjashtë mbishkrime ndërtimore që tregojnë gjatësinë e shkëmbit të rrafshuar.

Grupi verior përbëhet nga tri varre (nr. 2, 3, 4). Meqenëse ndërtuesit kërkonin shkëmbin e fortë, varret nuk ndjekin të njëjtën vijë rrushkulluese. Depozitimi i shtresës kulturore të shek. II/I p.e.s. në platformat para varreve, tregon se ata qëndronin të lirë, të hapur për shikimin.

info@balkancultureheritage.com