Peshat Piramidale
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Peshat Piramidale

Shqyrtimet e gjata mbi funksionin e peshave piramidale (edhe kronike, por këto janë shumë të rralla) në literaturën arkeologjike kanë çuar në përfundimin se këto objekte, aq të shpeshta në trevën ilire, kanë shërbyer në raste të shumta si pesha në tezgjahun vertikal.” Mirëpo, gjithashtu është dëshmuar, që të paktën disa prej këtyre me siguri kanë pasur domethënie simbolike, gjegjësisht të kultit. Gjetjet në truallin ilir ofrojnë mjaft dëshmi si për funksionin e tyre praktik ashtu edhe për atë simbolik dhe të kultit.

Këtu nuk do të ndalemi rreth funksioneve të tyre praktike, por do t’i paraqesim ato të dhëna të konstatuara në truallin ilir, të cilat flasin në dobi të domethënies së tyre simbolike.

Në rend të parë vendet, ku janë gjetur ato në kompleksin e vendbanimeve dhe të nekropoleve flasin mjaft bindshëm se ato nuk kanë mundur të kenë vetëm domethënie praktike. Kjo vlen për ato pesha piramidale, që janë gjetur në varreza, siç është rasti në Brezje, në nekropolën në Bled etj. M. Hoernesi ka supozuar se këto pesha, të gjetura në varreza kanë pasur karakter sakral, d.m.th kanë simbolizuar figura njerëzore.Sipas Hoernesit në favor të këtij interpretimi flasin edhe shenjat e skalitura në to, por edhe ajo, që ato pesha në disa varre të kohës parahistorike dhe antike, kanë formuar si një qark mbrojtës rreth umës me hi ose rreth kokës së të vdekurit.

Një numër i madh i peshave të gjetura është në afersi të vatrës së shtëpisë ose në vetë vatrën. Disa autorë në bazë të praktikës konstatojnë se këto pesha kanë pasur edhe njëfarë funksioni praktik lidhur me zierjen ose pjekjen e ushqimit. Mirëpo,derisa rreth kësaj mund të mendohet kur flitet për ekzemplarët më të mëdhenj, një shpjegim i tillë kurrsesi nuk mund të pranohet kur është fjala për peshat me dimensione shumë të vogla, gjithsej disa centimetra. Pikërisht paraqitja e këtyre peshave të vogla në vatra ka nxitur dilema te ata shkencëtarë të cilët pretendonin për shfrytëzimin praktik të peshave piramidale. Kështu J. Korosheci, i ballafaquar me këtë fakt, duke mos mundur të gjejë një shpjegim të arsyeshëm për këto pesha të vogla që i ka gjetur në vendbanimin ilir në Ptuj, përfundon se “çështja e funksionit të këtyre peshave është ende e hapur”."

Këtu duhet të kujtojmë faktin e mirënjohur se piramida në shumë qytetërime të lashta ka qenë simbol i Diellit dhe i zjarrit. Lidhur me këto, për ta kuptuar domethënien simbolike të peshave tona, vlen të përmenden shumë prej peshave që janë gjetur në trevën ilire kanë pasurtë skalitura shenjatë ndryshme, tëcilat shpesh paraqesin simbole solare, siç është rasti me svastikën,118 kryqin (T. XV, 1,3),"etj. E tërë kjo na shpie në përfundimin që, së paku prej këtyre peshave kanë qenë të lidhura me kultin solar dhe se prania e tyre afër vatrave, pa dyshim ka pasur lidhje me domethënien e tyre.

Mirëpo, fakti se prania e tyre është pikërisht në vatrat shtëpiake, jep mundësi, që për këto të gjenden edhe shpjegime të tjera. Së pari është e mundur, që disa prej këtyre peshave kanë simbolizuar shpirtërat e të parëve. Ndoshta kështu duhen shpjeguar edhe peshat piramidale nga Ripaçi dhe Kekiça Gllavica në formë të figurës së njeriut. Ekziston edhe një shpjegim, dhe ky na duket më i pranueshëm, se këto pesha kanë qenë mbrojtës të vatrës së shtëpisë dhe të familjes, d.m.th. larët e shtëpisë. E dimë se kulti i larëve ka qenë veçanërisht i përhapur te ilirët, prandaj vetvetiu imponohet mendimi që prania e peshave prej argjili pranë vatrës së shtëpisë - kjo qendër dhe simbol i jetës familjare - ka mundur të jetë e lidhur me kultin e larëve. Ndoshta me këtë hipotezë mund të shpjegohen ato pesha të shumta, që aq shpesh dhe në dimensione të ndryshme, ndeshen në shtëpitë ilire.

I përmendëm simbolet solare në pesha. Përveç atyre që u prekën, në pesha hasen edhe një sërë shenjash të tjera, siç janë trekëndëshat e vizatuar, meandret (T. XV, 5), vargu i pikave që formojnë figura të ndryshme etj. Natyrisht, nuk është e thënë, që të gjitha ato shenja duhet të kenë edhe domethënie simbolike, por as që mund ta përjashtojmë mundësinë, që të paktën disa prej tyre edhe e kanë pasur. Në mesin e tyre, që duhet ta përmendim, dhe që pa dyshim ka pasur domethënie të tillë, është motivi i krehërit që e gjejmë në disa pesha nga Ripaçi (T. XV, 2) në njerën nga Kalaja e Irmajit' etj. Dihet se krehëri paraqet organin gjenital të femrës, që këto pesha piramidale e paraqesin femrën. Edhe kjo veçanti, pra, po ashtu flet në dobi të tezës, që disa pesha piramidale kanë pasur funksionin sakral.

Në bazë të rasteve të përmendura mund të konkludojmë, se peshat piramidale dhe ato konike, përveç aplikimit të pakontestueshëm praktik (në shtëpi ose si pesha në rrjeta të peshkatarëve) si te ilirët dhe te popujt e tjerë kanë pasur edhe domethënien religjioze-simbolike. Kurse ata ekzemplarë në formë të piramidës së cunguar, të cilët janë në masë të madhe në relacion me atë të formës konike, për shkak të vendit, ku janë gjetur në brendi të shtëpisë e të nekropolit dhe, për shkak të shenjave të skalitura në to, pa dyshiin kanë pasur domethënie të ndryshme sakrale dhe simbolike. Forma e tyre flet se përmbajtja e tyre primare sakrale, në të cilën janë lidhur edhe domethëniet etjera, të prekurakëtu, ka qenë domosdo e lidhur me vatrën e shtëpisë dhe me Diellin.

info@balkancultureheritage.com