Petrela është një fshat i vogël me disa shtëpi që ndodhet 15km, në lindje të Tiranës dhe është e ndërtuar poshtë rrënojave të një kështjelle të vogël, por shumë të fortë, që i përket periudhës mesjetare. Kështjella ndodhet në majë të një kepi të izoluar të masivit të Dajtit, që shënon fundin e rrafshinës bregdetare të Shqipërisë qendrore dhe fillimin e brendësisë malore të vendit. Ajo zë një luginë të ngushtë që të çon në Qafë-Krrabë për në Elbasan dhe matanë për në Maqedoni. Shtrirja e kësaj rruge ishte një linjë drejt të mirënjohurës Rruga Egnatia.
Studimet e fimdit shqiptare kanë zbuluar se qendra e kështjellës së Petrelës është një kullë e lashtë (shekulli IV-VI) që ka pasur dy funksione: ruante rrugën dhe shërbente si vend strehimi për popullsinë e zonës në raste rreziku. Në shekujt XI dhe XII ajo u zmadhua në një kështjellë të vogël dhe luajti një rol të rëndësishëm në luftën e bizantinëve kundër pushtuesve normanë. Anna Komena e përmend atë në Alexiaden e saj. Në vitin 1153 përmendet nga gjeografi arab Idrisi si një kala me emrin “Petrela”. Në shekullin XIV kështjella e vogël trekëndore u zgjerua me një mur të dytë, që përfshinte një hapësirë prej një hektari. Në periudhën e hershme osmane (pas vitit 1417) rëndësia e saj mund të ketë rënë, ose si rezultat i ndonjë pushtimi të dhunshëm, rreth të cilit ne nuk kemi ndonjë informacion, ose sepse gamizoni e la atë dhe u pasua nga njerëzit që vareshin ekonomikisht nga ai. Sipas regjistrimit të përgjithshëm të vitit 1431, “Petril” ndodhej në “Vilajetin e Akçahisarit” (Kruja) dhe kishte pesë shtëpi. Gjatë qëndresës së Skënderbeut ajo fitoi përsëri njëfarë rëndësie. Barleti e ka quajtur atë një “oppidum”, një qytet të fortifikuar dhe ka theksuar se ajo ishte vendqëndrimi i Mamicës, motrës së Skënderbeut. Petrela u rezistoi osmanëve të paktën deri në vitin 1465, por data e saktë e rënies së saj nuk dihet. Ndoshta ishte viti 1466, kohë në të cilën sulltan Mehmedi II themeloi qytetin e Elbasanit dhe ndodhej në vend jne një ushtri të madhe.
Disa tyrbe të hershme osmane që janë majtur rreth Petrelës dëshmojnë për rëndësinë që kishte ky vend në kohën e hershme osmane, që në këtë zonë ato përshkruhen si vend pushimi për komandantët e jeniçerëve së kështjellës. Jashtë fshatit, jo shumë larg nga rruga që shkon nga Tirana për në Elbasan, ndodhet akoma një tyrbe e hapur, një kube që mbështetet mbi katër mure, që i atribuohet Ballaban Pashës, i cili u vra në një nga rrethimet e Krujës.
Në fundin e shekullit XV apo gjatë shekullit XVI, osmanët bënë punime të mëdha riparuese në kështjellë, duke treguar në këtë mënyrë se ata e shihnin ekzistencën e saj të mëtejshme si të dobishme, ndoshta si një pikë të fortë për kontrollimin e malësorëve shqiptarë (krahaso Peqinin dhe Prezën). Në vitin 1529, kështjella e Petrelës kishte një komandant (dizdar), një Kethuda (punonjës shërbimi), një imam dhe një garnizon të përbërë nga 20 burra. Banorët e fshatit të Petrelës përmenden në vitin 1548 si derbendjis, një status i privilegjuar, i fituar në këmbim të ruajtjes së rrugës. Një relacion anonim i një udhëtari italian, i vitit 1590, thekson se ky vend ishte një pikë e fortë(.
Petrela mund të jetë dobësuar që në shekullin XVII, pasi Tirana u themelua në rrafshinën e ndodhur poshtë. Ky qytet i ri i tërhoqi njerëzit nga maja e shkretë e malit. Gjatë udhëtimit të parë në Shqipëri (mesi i shekullit XVII), Evlia Çelebiu mund të ketë kaluar nëpër apo poshtë Petrelës gjatë rrugës së tij nga Qafë-Kërraba për në Tiranë, por nuk e përmend atë.
Në fundin e shekullit XVIII, në kohën e anarkisë feudale, kështjella u riparua përsëri. Pas kësaj, ajo u shndërrua në rrënoja, të cilat u studiuan dhe u restauruan në dekadat e fundit. Rezultatet e këtij studimi nga studiuesit shqiptarë janë bazë për përshkrimin e mëposhtëm.
Në majën e malit ku ndodhet Petrela, 390m mbi nivelin e detit, ka vend vetëm për një kala shumë të vogël. Maja ka përmasa afersisht 50 me 30m dhe është e rrethuar nga shkëmbinj të pakalmueshëm në tri anë. Vetëm në anën veriore ajo është e pjerrët dhe vetëm nga kjo anë mund të ekzistojë mundësia e ndonjë sulmi. Ky tipar natyror shpjegon se pse ka vetëm ndërtesa të forta mbrojtëse në të.
Studiuesit modemë shqiptarë veçojnë të paktën 6 faza të ndryshme ndërtimi. Faza e parë e ndërtimit lidhet me qendrën e kullës së madhe perëndimore, “Fluchtburg” që i përket periudhës së vonë antike. Kjo kullë ishte me diametër 9.50m dhe ndoshta 20m e lartë. Baza e kullës është e gjerë. Ajo kishte tre kate. Në katin e parë akoma shihet një rezervuar, muret e të cilit ishin të papërshkueshëm nga uji me një lloj të veçantë llaçi. Hyija e vetme e kullës të çonte në katin e dytë. Këtu ndodhet një dhomë rrethore, e mbuluar nga një kube prej tulle. Dhoma ishte e ndriçuar nga disa dritare të vogla që ndodheshin në mur. Mbi të mund të ketë qenë një kat i tretë, por ai nuk është ruajtur sot. Muri i kullës ishte në teknikën “opus testaceum”, me dy shtresa tulle në krejt gjerësinë e tij dhe një shtresë tulle si brenda kullës ashtu edhe jashtë saj. Hapësira midis kësaj “lëkure” dhe shtresat horizontale altemuese janë të mbushura me llaç dhe me copa guri kave. Kjo teknikë ndërtimi shihet në muret e Durrësit, ndërtuar nga perandori i hershëm bizantin Anastasiusi I (shih kapitullin: Durrësi). Ajo i përket shekujve IV-VI e.r. Faza e dytë e ndërtimit lidhet me kohën kur kjo kullë e veçuar u zgjema në një kështjellë të vogël. Në atë kohë, kullac rrallë trekëndore u ndërtua në jug të kullës së vjetër. Gjithashtu, në këtë periudhë u ndërtua edhe muri i brendshëm që të çon tek kulla 3, porta në mesin e tij dhe gjysma e dhomës (nr. 4). Muret janë të ndërtuara me gurë kave, me një shtresë të fortë llaçi dhe ndërtimi është i përforcuar me breza prej druri, një tipar ky që nuk është ndeshur në periudhën e antikitetit. Faza e tretë e ndërtimit nuk është shumë larg së dytës. Të dyja këto mund të datojnë në shekujt XI-XII. Copat e qeramikës të gjetura në mur i përkasin gjithashtu kësaj periudhe. Në këte fazë të tretë u ndërtua kulla 3 dhe muri që të çon përballë murit të parë rrethues. Ky mur është i drejtë dhe lidh direkt dy kullat e mëdha rrethore. Në atë kohë, banesave iu shtua edhe një pjesë (dhoma 5). Kulla 3 ka dy kate, një të ulët dhe të përdomr si magazinë dhe një kat të sipërm për qëllime mbrojtjeje. Ajo ka vetëm 2 frëngji, njëri prej të cilëve mbulonte murin e drejtë rrethues. Kjo kullë mund të ketë patur një hajat prej druri, që vazhdonte rreth gjithë majës së kullës nga jashtë. Ai mbështetej mbi breza prej druri, vrimat e të cilit mund të shihen akoma në mure. Modeli është i zakonshëm për mesjetën. Muri i kësaj pjese të kështjellës është i ndërtuar me gurë kave, të përzier me tulla që na kujton kluasonazhin. Duket shumë e ngjashme me murin e kështjellës së Artës, në Epir apo të kishës së Perohnisë afer Beratit dhe pjesës së mureve të Beratit, të riparuara nga Michael Comnenos (1205). Në fazën e katërt të ndërtimit, një pjesë e bregut të pjerrët të kodrës në drejtim të veriut, mbyllet nga një mur i veçuar mbrojtës. Ky mur ka një gjatësi prej 80m nga shkëmbi në lindje tek shkëmbi në perëndim. Zgjatja e fundit në perëndim, rreth 50m e gjatë, sot nuk ekziston më. Hyija e vetme ndodhet në pjesën lindore, në vendin ku muri takohet me shkëmbin e rrëpirë. Kjo është një portë, akoma e ruajtur, që ka sipër një hark të shtrirë me një hark ndihmës në formë patkoi sipër tij. Ky i fundit është i bërë me tullë. Materiali që e përbën murin e jashtëm është një lloj imitimi i kluasonazhit, më e rregullt se muri i fazës 3, por më pak i rregullt se kluasonazhi i vërtetë. Studiuesit shqiptarë preferuan që ta krahasonin atë me murin e shumë prej kishave të Beratit të shekullit XIV dhe me portën më të vjetër të kështjellës së Krujës, e cila, sipas Barletit ishte ndërtuar nga Karl Topia, duke e datuar kështu përpara vitit 1385. Ne mund të themi se ky lloj muri, po ashtu edhe lloji i harkut mbi portë, mund të jenë gjithashtu osmane të hershme. Pra, Petrela në kohën e Fatihut duket se ka qenë një vend me një rëndësi më të madhe sesa mendohej më parë. Tyrbet e ruajtura gjithashtu të çojnë tek diçka më shumë se një vend të përbërë prej vetëm disa familjesh. Do të ishte mirë ta kontrollonim këtë supozim me ndihmën e dokumenteve osmane. Faza e pestë e ndërtimit të kështjellës së Petrelës është, padyshim, osmane dhe pa adaptimin e kështjellës me nevojat e artilerisë. Muri ballor u forcua, duke i shtuar një sipërfaqe të re, thuajse një metër të trashë murit ekzistues prej 1.40m. Kulla 3 u vesh me një mbulojë rrethore 1.50m të trashë hë themel. Kur u bë një gjë e tillë, frëngjitë e vjetra u bllokuan. Mbulesa u rivendos lart. Një punë e madhe është bërë në kullën 1, në kullën e sahatit të antikitetit të vonë, në anën perëndimore të kështjellës. Mbuloja e saj ishte e ndërtuar me blloqe të vegjël gurësh pak të përpunuar, e gjitha e sheshuar me suva dhe mbulonte pjesën më të madhe të sipërfaqes. Në tre vende, ajo gjallërohet nga rozeta tulle të atij lloji, element që haset në kështjellat e mëdha të Fatihut në Bosfor dhe Dardanele, por ato edhe mund të jenë të një periudhe jo shumë më të vonë sesa koha e Bajazidit II. Hapësira e hapur midis kullës së vjetër dhe mbulojës së re, rreth një metër, është mbushur me dhe dhe gurë, padyshim për efekt kursimi. Kulla 1 kishte një diametër prej 13.25m dhe kulla 3 kishte një diametër prej 9.80m. Pjesa e sipërme e të dyja kullave mund të ketë patur platforma armësh, por sot nuk ka asnjë gjurmë të tyre. Faza e gjashtë dhe e fundit e ndërtimit prezantohet kryesisht nga një mur rrethues rreth të gjitha anëve në pjesën lindore dhe atë jugperëndimore të trekëndëshit. Ndërtimi është i një cilësie të dobët. Në murin rrethues janë ndërtuar frëngjij për pushkë. Karakteri i ndërtimit dhe rrethanat historike na lejojnë që ta caktojmë këtë periudhë në dekadat e stuhishme të vitit 1800.
Tyrbet e rralla osmane nuk mund të studiohen me hollësi. Edhe pse unë munda ta shihja atë të Ballaban Pashës në vitin 1967, nuk isha në gjendje ta ekzaminoja nga afer. Në rast se ekzistojnë akoma, këto monumente të vogla meritojnë një studim më të plotë dhe një ruajtje e kujdes nga shteti.