Pijet
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Pijet

Besohet se ilirët nuk e kultivonin hardhinë para se të vinin në kontakt me grekët,25 ndërsa pjesa më e madhe e ilirëve nga brendësia nuk e njihte hardhinë para ardhjes së romakëve. A është kjo e saktë apo jo nuk jemi në gjendje ta themi, mirëpo është fakt se Straboni në shek. I para e.re. shënoi se bregu lindor i Adriatikut është i pasur me vreshta dhe ullinj. I njëjti autor na sjell edhe lajmin se ilirët nga Panonia, duke mos pasur verën e tyre, verën e importonin në fuçi druri nga Akuileja.26

' Në kohën romake në Iliri prodhohen verëra të shkëlqyeshme, ishte e njohur ajo që prodhohej në Pucinum të Istrisë. Shënime mbi mbjelljen e hardhisë në këtë periudhë kemi shumë. Përmendet perandori Prob, i cili urdhëroi të mbillej me hardhi të fisnikuar Frushka Gora.

Në kohën parahistorike ilirët nga pijet alkoolike përdornin lloje të ndryshme birre e sidomos atë me mjaltë. Nëse mund t’u besojmë pohimeve të autorëve të vjetër, ilirët ishin pijanecë të mëdhenj. Mbreti ilir, Genci, sipas fjalëve të Polibit ishte i dehur ditë e natë, ndërsa mbreti i mëparshëm në fronin ilir, Agroni, mbasi ishte dehur dhe për këtë shkak kishte marrë pleuritin dhe kishte vdekur. Është i njohur edhe fakti (shih, f.50 se keltët i mundën ardianët me mashtrim në të cilin vendimtare ishte shprehia e ushtarëve ilirë për të pirë dhe ngënë shumë).

Një pamje shumë e gjallë të prirjes së ilirëve na e dha shkrimtari grek Teopompi. “Ilirët- shkruan ky shkrimtar, - u ulën të pinë dhe sa më shumë pinin aq më shumë i lëshonin brezat. Të dehur plotësisht i çuan nëpër shtëpi gratë e tyre, të cilat edhe vetë morën pjesë në ato ahengje. Edhe emri i hyjnisë së peonëve, Dualosit, ka lidhje me verën dhe të dehurit. Në të vërtetë leksikografi Hezihiu thekson se perëndia e verës, Dionisi te peonët është quajtur Dualos dhe këtë emër filologjia bashkëkohore e ka lidhur me fjalën shqipe “dej” - i dehur dhe ine atë gote “dvvals” — i marrë. Këto dy fjalë kanë dalë nga e njëjta rrënjë prej së cilës është formuar edhe emri i kësaj hyjnije të peonëve.

Për pijet të cilat i përdornin ilirët dimë shumë. Shkrimtari i njohur me emrin Pseudo- Aristotel flet për pijen me mjaltë të shkëlqyeshme, të cilën dinin ta prodhonin taulantët. Bëhej prej mjalti dhe uji në një proces të posaçëm, të cilin edhe vetë grekët e mësuan prej tyre.29 30 Kjo pije pihej shumë në Iliri edhe atje ku kultivohej me shumicë hardhia - siç dëshmon për këtë skrimtari bizantin, Priscus, i cili në vitin 448, duke udhëtuar në këtë anë, kur shkonte për vizitë te mbreti hun, Atila, kishte vërejtur se banorët e Panonisë pinin këtë pije, të cilën në gjuhën e tyre e quanin, medos.

Krahas pijes së mjaltit ilirët pinin edhe birrën, të cilën e bënin nga elbi dhe e quanin me emrin popullor, sabaium ose sabaia - siç shkroi sh. Jeronimi. Kjo, sipas fjalëve të Ammian Marcelinit dhe të Dion Kasit, ishte pije për të varfërit, ndërsa perandorin Valens, me origjinë ilire, e quajtën me emër përqeshës “sabaiarius”, sepse e donte këtë pije.

info@balkancultureheritage.com