Piktura e Bovillës

Piktura e Bovillës

~Muzafer Korkuti

  

Pamje të kanionit të Bovillës

Në vitet 20 të shek. XX në Rrëzë të Dajtit u zbuluan disa vegla stralli të epokës së paleolitit të lartë, rreth 30000 vjet më parë; në fund të viteve 90 të shek. XX u provua arkeologjikisht se shpella e Pëllumbasit pranë fshatit me të njëjtin emër, ka qenë e banuar gjatë epokës së neolitit, epokës së bronzit dhe epokës së hekurit, pra, rreth viteve 6000-1000 p.e.re; në vitin 2006 në kanionin e BovilJës u zbu- lua një pikturë shkëmbore prehistorike e bërë nga një popullsi sedentare gjatë mijëvjeçarit II e I p.e.re. Tërësia e këtyre të dhënave është mëse e mjaftueshme për të pohuar se brezi i makjeve në hapë- sirën midis lumenjve të Tiranës dhe lumit të Erzenit gjatë epokës pre e protohistorike ka patur kushte shumë të favorshme për banim.

Piktura e Bovillës është nga pikturat shkëm- bore më të afërta e më të lehta për t'u vizituar, pasi ajo gjendet 15 km në veri të Tiranës, në afërsi të fshatit Babëru, në kanionin e bukur që formon lumi i Bovillës. Në të djathtë të kanionit, rreth 100 m mbi nivelin e lumit, ngrihet një shkëmb masiv, forma- cion gjeologjik i tercialit, që të tërheq vëmendjen qysh në vështrimin e parë.

Faqja vertikale e shkëmbit është e kthyer nga juglindja dhe në lartësinë 10-12 m formon një strehë të vogël, pikërisht këtu është piktura. Është kjo strehë që ka ndikuar në ruajtjen e saj. Numri i motiveve që formojnë pikturën është i kufi- zuar në raport me sipërfaqen që ajo zë, 11 m gjatësi dhe 5.30 m lartësi. Nga vendosja e motiveve në dis- tancë mund të themi se piktura është e ndarë në dy pjesë, A e B.

Në pjesën A, në një sipërfaqe prej 6 m2, janë vizatuar 14 figura të përbëra nga kryqe dhe rrathë me katër rreze. Kryqi (Tab. Al) është i vendosur i veçuar në pjesën e sipërme në një lartësi 1.80 m nga toka dhe dhe është i bërë me vija të holla. Rrethi me katër rreze (A3) ka formë të rregullt, është i bërë me vija të holla e ka diametër 29 cm x 27 cm e ruhet i plotë. Rrethi me katër rreze (A6) është i vendosur në krye të grupit të figurave të kësaj pjese, në lartësinë 1.80 m nga toka. Rrethi ka madhësi me- satare me rreze 24 cm x 20 cm, të ruajtur mirë, kurse perimetri i tij është pjesërisht i dëmtuar. Poshtë rrethit (A6) janë gjurmët e një kryqi të dëmtuar (A7), për të cilin është vështirë të dallohen përmasat e pe-rimetrit të rrethit.

Në pjesën A, janë vizatuar edhe disa kryqe (A4, 5, 8,10,12), të cilat janë përafërsisht të një madhësie, me krahë 15-20 cm, të bërë me vija të gjera, por pa shumë kujdes ose që duken të tillë dhe që nuk janë ruajtur të plotë. Ndonjëri prej tyre ka edhe gjurmë të rrathëve kufizues. Ne këtë pjesë të pik- turës ka edhe njolla ose pika (A 2, 11, 13), si edhe një shenjë në formën e gërmës b të kthyer mbrapsht.

Në pjesën B të pikturës së Bovillës të vendosur në një distancë të konsiderueshme nga pjesa tjetër, prej 2.10 m dhe në një lartësi shumë më të madhe nga niveli i tokës, janë vizatuar dy figura, midis të cilave dallon një rreth i madh me katër rreze, me përmasa 35 cm x 34 cm, që e ndan rrethin në katër pjesë të barabarta, i bërë me vija të gjera 5-7 cm (A16). Kjo figurë dallon nga figurat e tjera për madhësinë, për cilësinë e vizatimit dhe për vendosjen e saj në pikën më të lartë, 5.30 m nga toka.

Figura A15 është mjaft e dëmtuar, ka shumë mundësi të ketë qenë një rreth me katër rreze. Edhe në pjesën B ka disa njolla të paqarta.

Të gjitha motivet e pikturës së Bovillës janë bërë me bojë të bardhë të ruajtur relativisht mirë.

Nga sa parashtruam, piktura e Bovillës ka në përmbajtjen e saj 8 copë kryqe të vendosur në pjesën A, ka 6 rrathë me katër rreze dhe disa njolla a pjesë të figurave të dëmtuara. Këto janë tregues të mjaftueshëm për ta vënë në lidhje të plotë koncep- tuale me vizatimin e Rubikut, Reçit e Xibrit përsa i takon simbolit të diellit, kurse përsa i takon përdorimit të bojës së bardhë ngjashmëritë na çojnë tek piktura e Rubikut dhe tek piktura e Zlijebit (Bosnje) dhe Lipcit (Mal të Zi).

info@balkancultureheritage.com