Piktura e naosit dhe e kungave
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Piktura e naosit dhe e kungave

Gjithashtu, piktura e naosit dhe e kungave duket me shumë interes, si për nga ana ikonografike, ashtu edhe për nga ana e elementeve realiste popullore që pasqyrohen në të. Piktura e këtij paraklisi ka një rëndësi të veçantë dhe për faktin se, duke qenë si më e vjetër, ajo paraqitet shumë e pasur me skena dhe figura të veçuara. Skenat e kësaj pikture nuk janë të sistemuara sipas një radhe kronologjlke, por janë dhënë disa tema të festave të mëdha, si edhe tema dogmatike, të cilat janë radhitur në mënyrë të lirë nga ana e piktorit, sipas hamendjes së tij dhe sipas vendit që ai ka pasur në dispoziclon.

Nga ky ekspozim, që bëmë, del se kjo pikturë, duke qenë e kohërave shumë të vjetra, deri sa arriti në ditët tona, ka pësuar shumë dëme. Janë dëmtuar sidomos skena "Ngjallja", "Ungjillizimi”, "Shpërfytyrimi" dhe "Fjetja e Shën Mërisë". Ka shumë të ngjarë që këtu të ketë qenë edhe skena "Kryqëzimi i Krishtit", si një nga më kryesoret në pikturën bizantine, veç në qoftë se është zhdukur ose është mbuluar nga pikturat më të vona si shumë e dëmtuar.

Këto skena që ruhen, ndonëse të dëmtuara, duke ruajtur pjesë në gjendje shumë të mirë, japin të dhëna rreth tematikës, rreth mënyrës së trajtimit, rreth nivelit artistik si edhe rreth elementeve folklorike e realiste popullore që po pasqyrojmë.

Skena "I vjetri i ditëve" në këtë shpellë është ndër më të vjetrat analoge me ato të monumenteve tona dhe origjinale për kompozimin e saj prej tri figurash. Përfytyrimi i plakut "I vjetri i ditëve", me një kompozim të tillë, që ka kuptim sotereologjik rreth Krishtit, nuk e kemi hasur të njëjtë as në pikturën tonë mesjetare, as në literaturën speciale.

Skena "Ngjallja e Krishtit" këtu kompozohet në mënyrë të zakonshme, fare e thjeshtë dhe e vobektë në elementët përbërës të saj: Krishti mbi djallin, Adami dhe Eva si edhe figura te drejtësh, të cilët përfaqësojnë çlirimin e Të drejtëve nga Ferri. Kurse përbërje të plotë ikonografike në këtë naos kanë skenat "Shestia" dhe "Fjetja e Shën Mërisë".

Skena "Shestia" si edhe të tjera të këtij parakilsi duken fare të thjeshta, gjë që bie në sy në trajtimin e figurave, të cilat realizohen vetëm me anë të linjës së theksuar, siç mund t'i shohim në siluetat e figurave, në fletët e engjëjve, që duken si prej letre të bardhë qethur me gërshërë si edhe në mjekrat e jerarkëve, që duken artificiale e si të ngjitura. Në skenë ngjyrat e plkturës janë të varfra; mbizotëron grija e ftohtë. Megjithatë, në trajtimin dhe në modelimin e kësaj skene vërehen elemente artlstike, siç është kompozimi simetrik e harmonlk I figurave, lëvlzjet e gjestet e tyre të gjalla, të cilat e gjallërojnë skenën dhe I japin asaj një pamje të harmonishme e kuptimplote.

Piktura e Shpellës së Dhivrit, për tiparet fare të thjeshta që e karakterizojnë, radhitet në pikturat më të vjetra të vendit tonë, në të cilën përveç elementeve folklorike popullore vendase, që vërehen, konstatojmë edhe një element artistik realist në trajtimin e figurave, sidomos në ato të naosit e të kungave. Ky element qëndron në modelimin e portreteve me sy në formë bajameje, që vijnë të zgjatur si me bisht dhe si me kapuç. Piktori anonim, gjatë modelimit të portretit, qepallave të syve u ka kaluar një penel në ngjyrë të çelët, që I bën të duken me kapuç.

Ne kemi konstatuar se në popullatën e Labërisë, në zonën e së cilës ndodhet dhe shpella me pikturën në fjalë, mbizotëron tipi i njerëzve me sy në formë bajameje, të zgjatur si me bisht dhe si me kapuç. Ky fakt na shtyn të supozojmë se ka shumë të ngjarë që piktori anonim i kësaj pikture të ketë qenë nga krahina e Labërisë. Prandaj në pikturën e tij ka mundur të pasqyrohet ky element i fizionomisë së popullatës labe.

Përsa I përket flgurës nën skenën "Shestia" të titulluar "Shpëtimtari", dhënë në gjysmëfigurë brenda një katërkëndëshi kënddrejtë, nga mënyra e trajtimit, nuk duket e së njëjtës dorë plktori, as e së njëjtës kohë me të tjerat.

Kjo gjysmëfigurë, dhënë në qëndrim frontal, duke bekuar me të djathtën dhe duke mbajtur Ungjlllin në formë libri me të majtën, ndonëse titullohet "Shpëtimtari", i përket tipit të Krishtit Pantokrator.

Portreti i Krishtit këtu është modeluar me flokë të ndarë shteg në mes të kryes dhe krehur në mënyrë grafike, lëshuar nga pas si të përdredhur, me ballë të lartë, me hundë të drejtë, me vetulla të harkuara e mjekër të errët, të rrumbullakosur nga posht. Veshja e tij është me një mroi palash errudhash, që krijojnë përshtypjen sikur janë prej stofi shumë të hollës, kurse portreti dhe duart e tij duken të arritura me mjaft plastikë.

Brerorja e tij rreth kokës mban iniciale të vizatura brenda kryqit, ku linjat përkufizuese të të cilit janë të hapura nga fundi. Këto iniciale, shkronjën omega e kanë prej linjëzash të thyera, kurse në titullin e skenës “shestija” omega është prej linjat të lakuara.

Në skenat e naosit figurat, në përgjithësi, evidencohen në sfond gri lisho. Vetëm në skenën “shestia” gjsma e sipërme e sfondit të figurave është gri, ndërsa pjesa tjetër është ngjyrë kafe e çelet.

Si piktura e naosit, ashtu dhe ajo e narteksit të këtij paraklisi, ndnëse nuk janë të së njëjtës dorë piktori, kanë mjaft tipare të përbashkëta, gjë që dëshmon se ato janë kryer në një kohë relativisht jo shumë të largët nga njëra tjetra. Tiparet e përbashkëta në të vërehen në trajtimin e thjeshtë dhe grafit të figurave, ku rolin kryesor e luan linja, në përdorimin e ngjyrave të çelta, ku mbizotron gria, në modelimin e portreteve të jerarkëve me mjekra artificiale si të ngjitura me fletët e engjëjve në skenën “shestia”, si prej letre të bardhë të prerë me gërshërë.

Ky trajtim me vizatime të thjeshta dhe me ngjyra aq të varfëra e të frohta dëshmon për një pikturë nga më të vjetrat, për një pikturë jo shumë larg rivendosjes së ikonave, pas dështimit të ikonoklastisë.

Përvec ngjashmërisë, këto dy piktura kanë edhe ndryshime midis tyre, gjë që vërehet në disa tipare më artisitike që mund të soditen në pikturën e naosit të kungave. Këto tipare vërehen në vizatimin e figurave me përpjestime shumë më të sakta, përveç zgjatjes së shpërpjesëshme të tyre, që u japin një pamje më madhështore. Tiparet artistike konstatohen gjithashtu, në trajtimin e përdorimit të ngjyrës gri, të cilën piktori e ka përdorur me pak gradacione të lehta, duke arritur kështu një farë plastike në disa portrete figurash. Në këtë pikturë, ndonëse shumë e vjetër, bëhert një orvatje për herë të parë për të arritur plastikën në portretet me anë të nuancës së ngjyrës gri, si dhe u arritën shprehet e gjalla të figurave. Duke qenë se në disa figura ngjyra është përdorur edhe më e çelët, silueta e tyre është më e hollë dhe më e mprehtë. Kjo bën që figurat të evidencohen më mirë.

Megjithëkëto përpjekje drejt përparimit, piktura e naosit dhe e kungave mbetet një pikturë e pazhvllluar grafike, pa vëllim dhe pa plastikë, ku figurat evidencohen mbi sfondin lisho, ku mbizotërojnë ngjyrat e çelta, të qeta e të shuara, që i bëjnë figurat të duken si irreale, si hije të ftohta.

Plktura e Shpellës së Shën Gjergjit pranë fshatit Dhivër, si edhe ajo e Shën Marenës mbi malin Milet gjenden pranë qendrave kulturore mesjetare të njohura, pranë qytetit të Butrintit dhe pranë Manastirit të Shën Kollit në Mesopotam, që ka qenë selia e peshkopatës së Finiqit. Kjo na bën të mendojmë se këto vepra të kulturës mesjetare, që paraqiten me interes për kohën kur janë ekzekutuar, janë nën ndikimin e këtyre dy qendrave kulturore të vendit tonë.

Nga analiza që i bëmë pikturës së naosit dhe të kungave të paraklisit të Shën Gjergjit na rezulton se kjo pikturë duhet të jetë më e vonë nga ajo e narteksit, afërsisht në gjysmën e parë të shek. XI.

info@balkancultureheritage.com