Piktura prehistorike e Lepenicës
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Piktura prehistorike e Lepenicës

~Muzafer Korkuti

Piktura prehistorike shkëmbore e Lepenicës
Fragment

Piktura prehistorike shkëmbore e Lepenicës gjendet në shpatin e malit homonim të rrethit të Vlorës, në territorin e Shqipërisë Jugore. Ujrat e malit të Lepenicës derdhen në lumin e Shushicës, që është një nga degët kryesore të lumit të Vjosës në rrjedhjen e tij të poshtme.

Lugina e Shushicës është e ngushtë dhe ku- fizohet në të dv anët me male të lartë. Ajo shtrihet gati tërësisht në brezin e makies mesdhetare e cila ngjitet deri në lartësinë 900 m.

Lugina, nga pikëpamja arkeologjike, është ende e pa studiuar në mënyrë të mjaftueshme. Në vitet 30 të shek. XX u bënë kërkime në shpellat prehistorike të Velçës. Nga sa mund të gjykojmë nga njoftimet paraprake që janë dhënë, nga disa materiale që ruhen në muzeun historik të Vlorës dhe nga fragmente që kemi patur mundësi t i mbledhim mbi sipërfaqen e vendbanimit shpellor, kultura e Velçës i takon në kohë me kulturën Maliq. Epoka e bronzit dhe ajo e hekurit, në luginën e Shushicës, janë të njohura nga zbulimet e bëra në tumat e Vajzës, lënda arkeologjike e të cilave ka tipare të qarta të kulturës ilire. Edhe gjatë periudhës qytetare e më pas kjo luginë ka qenë banuar pa ndërprerje. Qyteza e Mavrovës (Olympe), kalaja e Cerjes dhe qyteti i rëndësishëm ilir i Amanties janë dëshmi të zhvillimit dhe të nivelit të lartë që arriti kultura qytetare ilire në këtë zonë.

Piktura e Lepenicës është realizuar në tavanin e një strehe shpelle, e cila ndodhet në shpatin verilindor të malit të Lepenicës në rrethin e Vlorës në një lartësi rreth 800 m mbi nivelin e detit. Për të mbërritur tek piktura, ose siç e quajnë vendasit, tek "Shpella e Shkruar", duhet të marrësh rrugën automobilistike Vlorë-Kuç e, pasi të ndalesh në fshatin Lepenicë, të ngjitesh në këmbë për dy orë, për të arritur tek "Shpella e Shkruar", nga ku mund të zotërosh me shikim tërë luginën e mesme të lumit të Shushicës.

Streha e Shpellës është e vogël. Një pjesë e mirë e tavanit të saj ka formën e një pllake të sheshtë me pozicion horizontal, sipërfaqe kjo e përshtatshme për paraqitjen grafike të figurave, ndaj në këto pjesë të strehës janë vizatuar pjesa më e madhe e figu- rave. Në anën lindore pllaka ka një pjesë të ngritur në formën e një kornize vertikale, ku janë vizatuar figurat e tjera. Tavani i strehës gjendet në lartësinë 3.5 m; nga rrëza shkëmbi formon një shkallë të lartë në formën e një sheshi të vogël, nga ku e gjithë piktura shikohet nga afër e preket lirisht me dorë. Ky pod duhet të ketë shërbyer si vend nga ku njerëzit prehistorikë e kanë vizatuar.

Piktura shkëmboree Lepenicës përbëhet nga 39 figura antropomorfe dhe 8 figura gjeometrike të shrregullta. Figurat janë vendosur në dy plane. Në plan vertikal, në fushën që formon korni-za, janë vendosur katër figura antropomorfe, kurse në plan horizontal janë vizatuar të gjitha figurat e tjera.

Grupi i parë i figurave është vendosur në plan vertikal. Ato janë të realizuara më mirë grafikisht dhe në fakt përfaqësojnë modelet më të mira të figurave antopomorfe. Me sa duket ka ndikuar edhe pozicioni më i përshtatshëm për vizatim. Format e figurave njerëzore të bëra me vija të trasha ndryshojnë midis tyre nga pozicioni i trupit e nga mënyra e paraqitjes grafike të gjymtyrëve. Trupi është paraqitur me një vijë të trashë e të shkurtër. Edhe qafa me kokën janë dhënë nga një zgjatim i linjës së trupit. Krahët, pasi shtrihen anash, mbyllen pjesërisht, e, në ndonjë rast, plotësisht në mes. Këmbët janë paraqitur në të njëjtën mënyrë si edhe duart. Në hapësirat që krijohen midis katër gjym- tyrëve është vizatuar nga një pikë; në një anë të kokës nuk kanë pika. Gjatësia e figurave është 15-18 cm.

Në planin horizontal janë vizatuar 15 figura antropomorfe, të cilat në pikëpamje grafike kanë përgjithësisht të njëjtën zgjidhje dhe janë shpërndarë pa ndonjë rregull në gjithë sipërfaqen. Figurat, të vendosura pak a shumë në një radhë, me një zhvendosje të lehtë të figurës duket se formojnë grupin e dytë. Dy figurat anësore janë të realizuara mjaft mirë, veçanërisht, e cila ka edhe përmasat më të mëdha 18 x 13 cm kurse dy figurat e mesit ndryshojnë. Figura ruan linjat kryesore si të gjithë figurat e tjera, po nuk është e përfunduar e ruhet në gjendje jo të mirë. Figura, që i ngjan më shumë një shigjete, ndryshon nga të gjitha figurat e tjera për paraqitjen në lormë trekëndëshi të pjesës së sipërme të trupit. Figurat, në ndryshim nga të gjitha figurat e tjera, nuk kanë pika në hapësirat që krijohen midis gjymtyrëve. Figurat nuk kanë pika në anë të kokës.

Figurat, për nga zgjidhja grafike e vendosja pranë njëra-tjetrës, duket se formojnë një grup tjetër. Ndryshe nga të gjitha figurat e tjera, du- art dhe këmbët, në pjesën e poshtme, mbyllen plotë- sisht, duke formuar rrathë eliptikë të vegjël, jo fort të rregullt, me pikë në mes. Këto tri figura kanë pika edhe në të dy anët e kokës. Midis tyre, figura i ka krahët e këmbët e bashkuara e mbaron me një zgjatim në formë bishti.

Grupin e katërt e formojnë 5 figurat antropomorfe, të cilat janë vendosur afër njëra-tjetrës dhe kanë pak a shumë të njëjtën orientim. Gjymtyrët i kanë të gjitha të hapura, kanë pika në hapësirat që ato krijojnë dhe tri prej tyre kanë pika edhe në të dy anët e kokës. Në tërësi ato janë të vizatuara mirë. Figurat e tjera, të cilat qëndrojnë të veçuara, grafikisht janë realizuar dobët. Figura ka të vizatuara mirë kokën dhe duart, kurse pjesën e poshtme të trupin dhe këmbët i ka mjaft të deformuara, po ashtu edhe figura, megjithëse ruan tiparet e përgjithshme, është mjaft e deformuar.

Pikturës prehistorike të Lepenicës i takojnë edhe 8 figura të shrregullta gjeometrike të vendosu ra afërsisht në katër qoshe, duke kufizuar të gjitha figurat antropomorfe. Figurat gjeometrike  kanë formën e katërkëndëshave të rregullt dhe nga vija që ndërpresin për së gjati e për së gjeri figurën janë formuar katërkëndëshe ose katrorë të vegjël, të cilët kanë të gjithë në mes nga një pikë. Figura gjeometrike ka formën e një katërkëndëshi me brinjë jo të drejta që formohen nga dy vija. Të trembëdhjetë të ndarat që krijohen në fushën e figurës kanë madhësi e forma të ndryshme dhe si zakonisht, në mes kanë nga një pikë.

Përdorimi i shpeshtë i saj, si në pikturën e Lepenicës, të Rubikut, të Tsogarit të Valcamonicas e te shumë piktura të artit shkëmbor është interpretuar si burim i jetës. Pavarësisht nga ky lexim që i bëhet vizatimit të pikave, prania e tyre, në shumë shkrime piktografike është tregues i mënyrës së njëjtë të shprehies së koncepteve mistiko-religjioze..

Figurat gjeometrike kanë forma të shrregullta, forma të tilla kanë edhe të ndarat e brendëshme që kanë në mes nga një pikë. Nga ky rregull për të gjitha figurat, bën përjashtim figura, në të ndarat e brendëshme të së cilës ka nga një, dy deri në pesë pika. Vizat që rrethojnë figurat gjeometrike janë të gjera e herë herë marrin formën e brezave. Gjatësia e figurave gjeometrike është e ndryshme, ajo lëviz nga 12 cm, që është figura më e vogël, në 32 cm, që është gjatësia e figurës më të madhe.

Vendin qëndror në pikturën e Lepenicës e zënë figurat antropomorfe të paraqitura në mënyrë skematike. Trupi edhe koka është bërë nga një vijë e trashë, kurse gjymtyrët nga dy vija horizontale me gjymtyrë të kthyera poshtë, ose të mbyllura plotësisht.

Figurat antropomorfe ruajnë një drejtim të përgjithshëm të vendosjes së kokës me orientim nga jugperëndimi e perëndimi. Figurat janë vendosur në një plan e mbushin gati gjithë sipërfaqen e përshtatshme për pikturim të tavanit të strehës së shpellës, duke zënë një sipërfaqe të përgjithëshme prej 2.40 x 1.40m. Të nisur nga disa veçori stilistike ne veçuam në disa grupe figurat njerëzore, të cilat kanë midis tvre një unitet e lidhje më të ngushtë si në paraqitjen grafike, ashtu edhe në vendosjen pra- në njëra-tjetrës. Këto grupëzime të bëra, më shumë për të paraqitur më me hollësi përmbajtjen e pik- turës, nuk e prishin dhe as e cënojnë kompozimin tërësor të saj.

Kompozimi i figurave të njerëzve së bashku me figurat gjeometrike, të cilat qëndrojnë në të katër qoshet e pikturës, nuk është pa lidhje e pa një domethënie. Ne e kemi të vështirë të gjejmë se ç'ka dashur të shprehë me këtë autori anonim, sa kohë që vetë figurat gjeometrike janë tepër abstrak- te dhe është shumë vështirë të lexosh e të kuptosh se ç'përfaqësojnë ato. Midis shumë supozimeve, mund të mendohet se kuadratet me pikat në mes kanë të bëjnë me ekonominë, me burimet kryesore të jetesës e të riprodhimit të tyre. Pavarësisht nga këto supozime, një gjë është e qartë, në qendër të pikturës është figura e njeriut, së cilës i është kushtuar kjo vepër monumentale për kohën e vet.

Të gjitha figurat janë të pikturuara me vija të gjera sa trashësia e gishtit, me bojë minerale në ngjyrë kafe, e cila përgjithësisht është ruajtur mirë. Nga pikëpamja grafike, jo të gjitha figurat janë realizuar me të njëjtën cilësi. Ka figura që, ndonëse me linja të thjeshta e në mënyrë skematike, japin qartë e bukur figurën e stilizuar të njeriut. Po midis tyre ka figura më të dobëta, të bëra me vija jo të rregullta, e, në ndonjë rast, të papërfunduara. Po kështu, edhe midis figurave gjeometrike vërehen diferenca në heqjen e vijave dhe në kombinimet e tyre.

Piktura e Lepenicës në tërësinë e tipareve që e karakterizojnë në zgjidhjen grafike, kompozimin e figurave, në realizimin e tyre dhe në mjetet e përdo- rura, dëshmon se ajo teknikisht e stilikisht përbën një unitet dhe se është një krijim që i takon një kohe të vetme; në të nuk mund të dallojmë periudha të ndryshme kohore. Po cilës epokë i takon ajo?

Datimi i pikturave prehistorike, përgjithësisht, ka vështirësitë e veta, aq më tepër kur ato nuk lidhen drejtpërdrejt me objektet e kulturës materiale dhe janë të veçuara e larg realizimeve të tjera të artit shkëmbor. Megjithatë, kemi një tog elementesh e të dhënash, të cilat, qoftë edhe tërthorazi, na lehtë- sojnë mjaft në datimin e tyre.

Në pikëpamje të paraqitjes grafike, nga mënyra se si janë vizatuar figurat e njerëzve, nga mënyra e vendosjes së gjymtyrëve, piktura e Lepenicës ka mjaft elemente të përbashkëta e pika takimi me pikturën shkëmbore të Zlijebit afër Vishegradit në Bosnje, e cila, sipas studjuesve, është datuar në epokën eneolitike. Në mbështetje të këtij përcaktimi kohor janë edhe të dhënat arkeologjike që kemi nga kultura eneolitike e Maliqit, ku motivi i svastikës është i realizuar në enë balte, është i njëjtë me svastikën e pikturës së Zlijebit. Realizime të njëjta të figurave antropomorfe të pik- lurës së Lepenicës, i ndeshim në artin shkëmbor të Valcamonica, siç është rasti identik i figurës antropomorfe në Verdi Rock, e cila datohet afërsisht në neolitin e vonë. Gjithashtu, ngjashmëri nuk mungojnë edhe në mes të figurave gjeometrike të Lepenicës me ato të re- alizuara në artin prehistorik në Valtellina (E.Anati, 1968). Piktura e Lepenicës ka elemente të përbash- këta edhe me pikturat shkëmbore të shpellës Porto Badisco në Pulie të Italisë së Jugut (Graziosi, 1980), si edhe me figurat antropomorfe të varrit Branka në Sardenjë, të cilat i takojnë periudhës eneolitike, me pikturat e ishullit të vogël Le- vanzo në veri të Siçilisë. Nuk mund të lemë pa vënë në dukje elementet e përbashkëta që kanë figurat antropomorfe të Lepenicës me figurat antropomorfe të pikturës së Tsogarit, që vërehen në paraqitjet e trupit me një vijë si dhe përdorimin e pikave pranë trupit e rreth figurës, të cilat janë shprehje e koncepteve të njëjta (Triandafyllos).

Këto analogji në paraqitjen e njëjtë ose të përafërt të figurave njerëzore e të vendosje së tyre nuk janë të rastësishme, por shprehje e drejtpër- drejtë e krijimeve të një kohëshme, krijuesit e të cilëve janë nisur nga e njëjta bazë konceptuale, nga i njëjti stad i zhvillimit të shoqërisë njerëzore.

Lidhur me datimin e pikturës së Lepen- icës, nuk mund të lëmë pa marrë në konsideratë të dhënat arkeologjike që vijnë nga zbulimet e bëra në këtë zonë. Kultura e neolitit të vonë të Velçës, që i takon mijëvjeçarit III p.e.re, karakterizohet para së gjithash nga një qeramikë e pikturuar e cilësisës së lartë, traditë e cila, në një mënyrë ose në një tjetër, duhet të ketë ndikuar qoftë në kohën e vet, qoftë edhe në traditën e mëvonëshme të banorëve të epokës së bronzit (d.m.th. të mijëvjeçarit II p.e.re), kulturën materiale të të cilëve e gjejmë në tumat e Vajzës.

Afërsitë stilistike që ka piktura jonë me ato të zbuluara në Verdi Rock, në Valtellina në Porto Badiscos, si edhe atë në Zhlijebi, gjithashtu edhe afërsia territoriale e saj me Velçën e Vajzën nga ana tjetër, janë tregues të rëndësishëm që na japin të drejtën të shprehemi se piktura e Lepenicës është një krijim i rrallë i artit të vonë prehistorik, që duhet të jetë bërë gjatë neoiitit të vonë dhe eneolitit, d.m.th, gjatë mijëvjeçarit të III p.e.re.

Piktura e Lepenicës veçohet nga të gjitha pikturat e tjera të Shqipërisë dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor për karakterin kompleks e monumental të saj. Leximi i saj shtron probleme të rëndë- sishme të organizimit shoqëror të bashkësisë së kohës. Fjala vjen, vendosja e figurave antropomorfe të grupuara 4-5 bashkë, ndofta ka të bëjë me orga- nizimin e gjinisë matriarkale. Po fakti që 10 figura antropomorfe kanë nga dy pika në anë të kokës dhe 8 të tjera nuk kanë pika, a mos është tregues i për- katësisë gjinore. Gjithashtu, numri i shumtë i ndar- jeve i figurave gjeometrike, i shoqëruar me numrin e ndryshëm të pikave brenda tyre, mos ka të bëjë me konceptin e numërimit me llogaritje të gjërave, mos është një mënyrë e llogaritjes se mallit, të bagëtisë a të zotërimit të pasurive natyrore nga njëri apo tjetri grup njerëzish. Natyrisht gjuha grafike e krijuesve të saj, kërkon të lexohet e të interpretohet më tej sidomos edhe nga psikoanalistët, të cilët në dhjetëvjeçarin e fundit kanë dhënë një ndihmesë të vyer në leximin e veprave të artit shkëmbor.

Piktura e Lepenicës, në të gjitha tiparet që e karakterizojnë, bën pjesë në grupin e pikturave shkëmbore post-paleolitike. Si çdo krijim i artit prehistorik, ajo nuk ishte një paraqitje e thjeshtë e sendeve, por një përgjithësim i një "ideje" të rëndë- sishme që lidhej me besimet në veprimtarinë parësore në jetën e banorëve. Ndaj piktura e Lepenicës, me mënyrën origjinale të paraqitjes së figurave të njerëzve, të figurave gjeometrike, ka një bazë konceptimi të sajën. Si e tillë, piktura e Lepenicës është e lidhur me një stad të caktuar të zhvillimit të ar- tit prehistorik, përfytyrimin abstrakt të të cilit e ka pikturuar e fiksuar në mënyrë monumentale, për të mbërritur deri në ditët tona. Pikërisht këtu qëndron edhe vlera si një krijim i rrallë i artit neolitik, që, me ideogramet e tij me mjetet e mënyrën e vet, ka paraqitur një "mesazh" të banorëve të kohës.

Në perëndim të qytetit të Prizrenit (Kosovë), 4 km larg gjendet vendbanimi prehistorik i Vlash- njës dhe 1,5 km më në perëndim ndodhet piktura shkëmbore e Vlashnjës. Nga vendbanimi, duke ndjekur luginën midis Goricës së Madhe e Goricës së Vogël, rruga të çon shumë pranë bashkimit të lu- mit të Prizrenit me Drinin e Bardhë. Pikër- isht në vendin e quajtur Mrizi i Kobajës, në të djath- të të lumit, lartësohen tri masive shkëmbore, që, në kontrast me pyllin me dushk e shkurre poshtë shkëmbinjve e luginën e vogël por të qetë të lumit të Prizrenit, ka një pejsazh që të mrekullon. Në strehën që formon njëri nga tri masivet shkëmbore, mendja dhe dora e banorëve të vendbanimit prehistorik të Vlashnjës, kanë fiksuar një pjesë të botës mistiko- religjizo të jetës së tyre.

Në informacionin e parë për zbulimin e pik- turës shkëmbore të Vlashnjës jepet një përshkrim i hollësishëm i pejsazhit ku gjindet piktura, kurse përsa i takon përmbajtjes, përmenden dy motivet kryesore, dreri e spiralet si dëshmi e botës mis- tiko-religjioze e banorëve prehistorikë të Vlashnjës. Nisur nga ky informacion dhe me ndihmesën e kolegëve A.Bunguri e Sh.Gashi, që drejtonin gërmimet në vendbanimin e Vlashnjës, u bë i mundur kopjimi i pikturës si edhe u morën të dhënat kryesore, të cilat po i paraqesim më poshtë.

Piktura e Vlashnjës është bërë në tn plane, dy plane vertikale dhe një plan horizontal-tavani i strehës. Kjo është kushtëzuar nga formacioni shkëmbor, i cili është në formë pllakash apo brezash horizontalë, të gjërë, të përshtatshëm për pikturim. Sipërfaqja e përdorur për pikturim për dy planet vertikale është 7.00 m e gjatë dhe 2.30 m e gjerë, afërsisht 16 m2, kurse sipërfaqja e tavanit e pikturuar është rreth 7.00 m2.

Në tavanin e strehës së shkëmbit, në faqen e lëmuar e më të mirë për pikturim, janë vizatuar 8 spirale të madhësive të ndryshme të vendosura pak a shumë të grupuara. Katër spirale janë në një grup e prane njëra-tjetrës, një spirale dyshe në formë gjyslykore në mes dhe më tej një grup prej tri spiralesh të vendosura në distancë të barazlarguara nga njëra- tjetra.

Enable GingerCannot connect to Ginger Check your internet connection
or reload the browserDisable in this text fieldRephraseRephrase current sentence0Edit in Ginger×

info@balkancultureheritage.com