Piktura prehistorike e Rubikut
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Piktura prehistorike e Rubikut

~Muzafer Korkuti

Piktura prehistorike e Rubikut

Piktura e Rubikut gjendet në territorin e Shq- ipërisë së brendëshme Veriperëndimore, 3,5 km në perëndim të qytetit të Rubikut, në periferi të fshatit Bulshizë Epërme, në vendin e quajtur Gryka e Gjëdhezhës, pranë së cilës ngrihet edhe kalaja mesjetare e Xhudhejve. Disa metra poshtë grykës së Gjëdhezhës, në një strehë shkëmbi të zakonshme, është bërë piktura e Rubikut.

Informacionin e parë shkencor për pikturën e Rubikut e kemi nga prof. Dh.Shuteriqi, i cili bën përshkrimin e pikturës e përcaktimin kohor të saj, të shoqëruar me dy foto dhe një skicë të gjithë pik- tures. Sipas tij, kemi të bëjmë me vizatime shumë primitive të bëra me bojë të bardhë fort të qëndrueshme, në të cilin dallohen mirë dv kryqe dhe dy njerëz që mbajnë hark e shigjetë. Autori dallon edhe një hark të tretë dhe dv tre vizatime primitive, njëri prej të cilëve duhet të përfytvrojë një bukë të ndarë me dy simbole. Në përfundim , shkruan Shuteriqi, kemi të bëjmë me dy simbole: kryqi d.m.th. feja dhe harku, d.m.th. lufta, të cilat flasin për luftën fetare që bëhej në këto anë midis kishave të Perëndimit e të Lindjes (është fjala për shek. X-XIII).

Mbështetur mbi një dokumentacion të ri, mbi vëzhgimet tona të hollësishme dhe mbi krahasimet e mundshme me pikturat shkëmbore të zbuluara pas 28 viteve, po publikojmë këtë vepër me vlerë të artit shkëmbor.

Piktura e Rubikut është bërë në strehën e një shkëmbi me madhësi mesatare, me faqe të kthyer nga juglindja. Pjesa e faqes së shkëmbit ku është pikturuar nuk është plotësisht e sheshtë, gjë që me sa duket ka ndikuar në ndarjen e saj në dy pjesë kryesore.

Në krahun e majtë (A), në një sipërfaqe prej 1 m2, është vizatuar një figure qendrore e kompleksit, në të djathtë e pranë saj një kryq (A5) dhe në të majtë, rreth 80 cm larg, dy rrathë me katër rreze. Në pjesën e poshtme të kësaj sipërfaqeje ka disa njolla, ndoshta mbetje të një figure shumë të dëmtuar të bërë me të njëjtën bojë.

Figura qendrore ka në mes një linjë vertikale, trupin e zgjatur prej 33 cm, të figurës antropomorfe, koka e së cilës është në formën e një pike që mbulohet nga një vetullore. Në të dy krahët e trupit janë vizatuar 12 ndarje të vogla me forma rrethore ose katrore jo të rregullta, të bashkuara njëra me tjetrën dhe në mes kanë nga një pikë. Në këtë mënyrë figura arrin gjerësinë 27 cm. Pjesa fundore e figurës antropomorfe mbaron me një rreth me dy rreze, që është i njëjtë me pjesën fundore të figurës nr.12 të pikturës së Lepenicës. Figura qendrore është vende-vende e dëmtuar, por kjo nuk pengon rindërtimin e plotë të saj.

Kryqi (A5) ka krahe të drejta, të barabarta, 12 cm x 11 cm me tre ekstremet e të cilit mbarojnë me pika të dallueshme, kurse krahu fundor ka formë trekëndëshe. Kryqi është bërë me vija të plota dhe ruhet shumë mirë. Ky lloj kryqi me krahë të barabarta e me ekstremet me pika është i njohur në artin shkëmbor të Valcamonica si simbol i kultit të diellit (Anati ).

Dy rrathët e vendosur në ekstremin e pikturës (Al,2) nuk janë të ruajtur plotësisht. Rrethi (Al) ka katër rreze të barabartë 8 cm x 8 cm dhe formë shumë të rregullt, kurse rrethi tjetër (A2) është pak i deformuar, me diametrin e madh 9 cm, dhe me një zgjatim jashtë rrethit në formën e një bishti. Me pozicionin e tyre në ekstremin perëndimor dy rrathët pranë njëri-tjetrit ka shumë gjasë të simbolizojnë diellin në perëndim.

Në krahun e djathtë të faqes së pikturuar të shkëmbit, në një sipërfaqe prej 0,5 m2, janë vizatuar tri figura pranë njëra-tjetrës. Në qendër është figura antropomorfe, që formohet nga një vijë vertikale e gjatë 34 cm, me kokën në formën e një pike të madhe që mbulohet nga një vijë e harkuar, e cila bashkon dy rrathë të vegjël me pikë në mes. Krahët janë dhënë me një vijë të gjerë e të gjatë 22 cm, në vendin e duarve janë vizatuar dy harqe të njëllojtë e të mëdhenj në raport me trupin dhe sejcili ka nga dy ndarje me pikë në mes. Ashtu si në rastin e rrethit (A2), edhe të dy harqet kanë zgjatime në formë bishti. Në pjesën e poshtme të trupit, figura antropomorfe ka një zgjerim që formohet nga dy ndarje jo form simetrike, pa pika në mes, dhe përfundon me dy zgjatime të këmbëve e një zgjatim po në mes të këmbëve, që me shumë gjasë simbolizon falusin.

Të dy figurat antropomorfe të pikturës së Rubikut kanë të njëjtën mënyrë të paraqitjes grafike të trupit dhe të kokës. Ato ndryshojnë nga motivet që i bashkangjiten figurës, si harqet në rastin e dhe ndarjet e vogla në rastin e A4.

Figura është një kombinim i figurës antropomorfe me një rreth me katër rreze. Trupi i figurës antropomorfe formohet nga diametri i madh i gjatë 12 cm dhe koka që del jashtë rrethit në formën e një pike me një vetullore sipër saj; rrethi në formë eliptike me diametrin e vogël 7,5 cm rrethon figurën antropomorfe dhe në të njëjtën kohë simbolizon diellin.

Në pikturën e Rubikut të tërheq vëmendjen figura në formë rrethore me tetë ndarje jo të barabarta, gjashtë prej të cilave kanë nga një pikë në mes. Ajo është vendosur sipër figurës antropomorfe, ka përmasat 23 cm x 20 cm dhe është bërë me vija të gjera 2 cm; është figura e ruajtur më mirë, me sa duket nga pozicioni që ka nën një strehëz të shkëmbit.

Figurat e pikturës së Rubikut janë bërë me bojë të bardhë me vija të gjera 2-3 cm, jo shumë uniforme. Më mirë janë të ruajtura figurat A5, B6 e B8, kurse figurat e tjera e kanë të dëmtuar bojën, e cila ka humbur ngjyrën e bardhë. Plotësimet e figurave janë bërë mbi bazën e gjurmëve që kanë mbetur në faqen e shkëmbit.

Figurat antropomorfe të shoqëruara me pika si dhe figurat në formë rrethi me katër rreze, si simbole të kultit të diellit, e venë pikturën e Rubikut në lidhje me pikturën e Lepenicës, pikturën e Bovillës dhe me incizimet e Reçit e të Xibrit. Rrjedhimisht, figurat e pikturës së Rubikut nuk janë simbole fetare, po janë simbole pagane dhe nuk kanë lidhje me luftrat fetare të zhvilluara në Mesjetë midis kishës së Perëndimit e kishës së Lindjes.

Në mbështetje të këtij interpretimi e datimi të ri të pikturës së Rubikut, vlerë të dorës së parë ka figura në formë rrethore, e cila ka përputhje të plotë grafike dhe konceptuale me figurat gjeometrike të pikturës së Lepenicës. Ato konsistoj- në në formën adeguate, në ndarjet e brendëshme, në përdorimin e pikave dhe në vendosjen e tyre pranë figurave njerëzore. Janë këto elemente bazë, d.m.th. njeriu dhe figurat gjeometrike, që i venë në lidhje të ngushtë botëkuptimore, e natyrisht, dhe kohore veprën e Rubikut me atë të Lepenicës.

info@balkancultureheritage.com