Në perëndim të qytetit të Prizrenit (Kosovë), 4 km larg gjendet vendbanimi prehistorik i Vlashnjës dhe 1,5 km më në perëndim ndodhet piktura shkëmbore e Vlashnjës. Nga vendbanimi, duke ndjekur luginën midis Goricës së Madhe e Goricës së Vogël, rruga të çon shumë pranë bashkimit të lumit të Prizrenit me Drinin e Bardhë. Pikër- isht në vendin e quajtur Mrizi i Kobajës, në të djath- të të lumit, lartësohen tri masive shkëmbore, që, në kontrast me pyllin me dushk e shkurre poshtë shkëmbinjve e luginën e vogël por të qetë të lumit të Prizrenit, ka një pejsazh që të mrekullon. Në strehën që formon njëri nga tri masivet shkëmbore, mendja dhe dora e banorëve të vendbanimit prehistorik të Vlashnjës, kanë fiksuar një pjesë të botës mistiko- religjizo të jetës së tyre.
Në informacionin e parë për zbulimin e pikturës shkëmbore të Vlashnjës jepet një përshkrim i hollësishëm i pejsazhit ku gjindet piktura, kurse përsa i takon përmbajtjes, përmenden dy motivet kryesore, dreri e spiralet si dëshmi e botës mistiko-religjioze e banorëve prehistorikë të Vlashnjës.
Piktura e Vlashnjës është bërë në tri plane, dy plane vertikale dhe një plan horizontal-tavani i strehës. Kjo është kushtëzuar nga formacioni shkëmbor, i cili është në formë pllakash apo brezash horizontalë, të gjërë, të përshtatshëm për pikturim. Sipërfaqja e përdorur për pikturim për dy planet vertikale është 7.00 m e gjatë dhe 2.30 m e gjerë, afërsisht 16 m2, kurse sipërfaqja e tavanit e pikturuar është rreth 7.00 m2.
Në tavanin e strehës së shkëmbit, në faqen e lëmuar e më të mirë për pikturim, janë vizatuar 8 spirale të madhësive të ndryshme të vendosura pak a shumë të grupuara. Katër spirale janë në një grup e prane njëra-tjetrës, një spirale dyshe në formë gjyslykore në mes dhe më tej një grup prej tri spiralesh të vendosura në distancë të barazlarguara nga njëra- tjetra.
Katër spiralet e para janë vendosur në grup, me një distancë 20-40 cm larg nga njëra tjetra. Spiralet nr. 2 e 3 janë të ruajtura të plota e kanë diametër maksimal 34 cm; spiralia nr. 4 ëslitë pjesërisht e dëmtuar, kurse nga spiralja nr. 1 ruhen vetëm gjurmët e lëna në faqen e shkëmbit. Në të djathtë të grupit të parë, 70 cm larg, është vizatuar një spirale dyshe nr.5, që i ngjan një "fibule gjyslykore". Ajo dallon nga spiralet e tjera për cilësi shumë të mirë të pikturimit, për përmasat e mëdha dhe ruajtjen e plotë. Diametri i madh është 80 cm, dhe i vogli 37 cm.
Në krah të djathtë të spirales dyshe, larg 40 cm, janë vizatuar tri spirale të tjera, nr.6, 7 e 8, të cilat formojnë një grup më vete. Spiralet nr. 7 e 8 janë pjesërisht të ruajtura, kurse spiralja nr.6 është shumë e dëmtuar.
Drejtimi i spiraleve është i ndryshëm, disa janë bërë duke u nisur nga e djathta në të majtë, disa ndjekin linjën nga e majta në të djathtë, kurse numri i perdredhjeve (spiraleve) është 3 deri 4. Spiralet janë bërë me vija të trasha 2-2,5 cm, dhe kanë më shumë formë vezake të rregullt, me diametër të madh 34 cm dhe diametër të vogël 20 cm. Spiralja nr.5 ka formë rrethore me diametër 21 cm. Të gjitha spiralet janë bërë me bojë të kuqe-okër. Me bojë të njëjtë është realizuar edhe piktura e Lepenicës.
Në planin e parë vertikal, që formohet nga një brez i pllakës shkëmbore, në një sipërfaqe jo shumë të sheshtë të gjatë 2,10 m, të gjerë 0,5 m, e sipërfaqe prej 1,10 m2 janë pikturuar një dre dhe dv spirale. Figurat e vizatuara në këtë brez janë në lartësinë 1,20 m-1,40 m nga platforma shkëmbore e gjithë pikturës, një lartësi shumë e përshtatshme për të realizuar figurat.
Figura e drerit është vendosur në ekstremin e majtë të të gjithë pikturës dhe si e tillë nuk zë ndonjë vend qendror. Ajo është praqitur në siluetë me kokë që shikon majtas. Koka, me brirët shumë degësh dhe qafa janë dhënë me përmasa më të mëdha sesa trupi, i cili është paraqitur në mënyrë më realiste. Pozicioni i këmbëve tregon se dreri është në gjendje qetësie. E parë në tërësi, figura e drerit ka një paraqitje të thjeshtë e skematike. Figura ka përmasa 30 cm lartësi dhe 28 cm gjerësi. Është vizatuar me bojë të kuqeokër, me të njëjtën bojë që janë bërë edhe spiralet. Ruajtja e bojës është e mirë por jo e plotë. Siç shihet edhe në, vende-vende boja është shkëputur nga shkëmbi, por ka lënë gjurmë të qarta të figurës së drerit.
Shfaqja e drerit në pikturat prehistorike si in sipirim ka ndodhur, në radhë të parë, në ato vende ku prania e drerit ka qenë e bollshme dhe, së dyti, nga fakti se dreri ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën e njeriut. Në epokën e holocenit Ballkani Perëndimor ka qenë mbuluar me pyje shumë të mëdha të varieteteve të lisave dhe të të gjitha llojeve të korieve. Një florë e tillë i kishte dhe i plotësonte më së miri kushtet për një banim të dendur të drerit mesdhetar (cervus mediteranis), ndaj dreri ishte një ushqim kryesor i banorëve të epokës së neolitit e të epokës së bronzit. Dihet se njeriu parahistorik ka bërë vizatime në shpella e shkëmbij duke manifestuar e shfaqur në to një pjesë të filozofisë së tij. Vizatimi i kafshëve, me të cilat ishte lidhur veprimtaria jetësore e ekzistencës së tij, ishte një lloj magjie homeopatike me anën e së cilës bëhej ndikimi mbi gjuhën. Mbi këto vizatime, ose rreth tyre, gjahtari prehistorik ka bërë rituale të caktuara, që do të mund t'i siguronin një gjah të bollshëm. Një rol të tillë duhet të ketë patur edhe vizatimi i drerit në pikturën e Vlashnjës. Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që shfaqja e drerit në pikturë të ishte kthyer si shenjë e totemit të banorëve.
Në të djathtë të drerit, në distancë 50 cm, e 160 cm, janë vizatuar dy spirale nr.10 e 11, të vendosura në linjë horizontale. Spiralja nr.11 ka formë vezake, është e ruajtur e plotë, ka diametër maksimal 36 cm dhe trashësinë e vijave 2,5-3 cm Spiralja nr.10 ruhet vetëm pjesërisht.
Figura e drerit e pikturës së Vlashnjës ngjashmëritë më të afërta i ka me figurat e drerëve të pikturës së Lipcit, qoftë nga realizimi grafik, qoftë edhe nga mënyra e vendosjes së drerit pa lidhje të drejtpërdrejtë me motivin e spirales, ashtu si edhe në Lipci, ku figurat e çrregullta gjeometrike janë të shkëputura nga dreri (Pusic). Figurën e drerit e kemi në dy raste edhe në pikturën e Trenit, por të kompozuar me figura të tjera, në një skenë të plotë gjuetie.
Pikturat e Lipcit, Vlashnjes dhe Trenit gjenden në distanca relativisht jo të largëta me njëra- tjetrën, në një territor që në kohën antike i takonte Ilirisë së Jugut. Edhe përsa i takon kohës së realizimit të tyre (siç do ta trajtojmë më poshtë), na rezulton se janë krijime të artit prehistorik të bëra mbi të njëjtat koncepte adhurimi e kulti. Nuk është e rastit që nga të gjitha kafshët e tjera njeriu prehistorik ka veçuar dhe vizatuar drerin, të cilin e ka preferuar për mishin e tij si edhe për brirët si lëndë e parë për përgatitjen e veglave të punës dhe, natyrisht, e ka adhuruar.
Në planin e dytë vertikal, pjesa më e poshtme e faqes së vizatuar të shkëmbit, në një sipërfaqe prej 2 m2 është vizatuar një spirale dyshe, që nga përmasat është më e madhia, me diametër maksimal 180 cm dhe diametër minimal 78 cm. Trashësia e vijave është 2,5-3 cm. Spiralja në të majtë është e ruajtur shumë mirë, kurse spiralja në të djathtë është shumë e dëmtuar. Gjithashtu, nuk është ruajtur edhe pjesa që bashkonte dy spiralet, gjë që mundësohet nga gjurmët që ruhen në faqet e shkëmbit.
Piktura e Vlashnjës ka në qendër simbolin e spirales të bërë në tërë sipërfaqen e pikturuar, të përsëritur në 12 raste, prej të cilave në dy raste spi- ralet janë të tipit "gjyslykor". Ato janë bërë në të njëjtën mënyrë, me të njëjtën bojë e kanë madhësi të ndryshme. Rrjedhimisht, janë realizime të një kohe dhe kanë në bazë një koncept mistiko-religjioz që është i lidhur me kultin e diellit. Mjafton t'i referohemi për këtë vendit që zë motivi i spirales në artin shkëmbor në Valtelina (Anati ). Gjithashtu në pikturën e Vlashnjës kemi të realizuar edhe figurën e drerit, kulti i të cilit është i pranishëm edhe në pikturën e Trenit (Korçë) dhe në pikturën e Zhlijebit (Bosnjë).
Piktura monumentale e Vlashnjës është, pa dyshim, një krijim i banorëve të vendbanimit shumë shtresor të Vlashnjës me një intensitet jete gjatë epokës së neolitit, eneolitit dhe epokës së bronzit (Bunguri-Gashi). Meqënëse piktura e Vlashnjës në qendër të përmbajtjes së saj ka kultin e diellit, në një kuptim më të gjerë, atë mund ta quajmë si "Tempulli i Diellit".