Pirateria
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Pirateria

Për piraterinë ilire si dukuri historike folëm qysh në kreun II. Mirëpo ky aktivitet i ilirëve bregdetarë kishte edhe anën e vet shumë të rëndësishme - ekonomike. Në të vërtetë, sulmet pirate të ilirëve kundër anijeve tregtare greke dhe romake kishin, në radhë të parë, domethënie ekonomike, e vetëm atëherë kur ndodhën përleshje me grekët dhe veçanërisht me romakët ky aktivitet mori, edhe domethënie politike.

Disa fise ilire merreshin me pirateri qysh prej kohëve më të lashta. Caku i sulmeve të piratëve ilirë ishin anijet të cilat pranë bregdetit lindor të Adriatikut transportonin mallra nga veriu në drejtim të jugut dhe anasjelltas. Këto anije, duhej të lundronin pranë bregdetit ilir, sepse bregu i kundërt italik jo i zhvilluar, me limane fare të rralla, nuk mund t’u siguronte mbrojtjen e nevojshme në raste të kohës së keqe në det. Megjithatë, bregdeti ilir me ujdhesa të shumta dhe me limanet natyrore ishte ideal për lundrime, ndërsa zotëruesit e bregdetit, ilirët, nuk lëshonin rastet të cilat u jepeshin, duke u dalë në pritë dhe duke i sulmuar anijet plot mallra të çmueshme dhe kështu siguronin fare lehtë pasuri.

Autorët romakë shkruajnë me urrejtje për këto sulme të piratëve ilirë kundër anijeve tregtare? Urrejtjen e këtyre autorëve mund ta kuptojmë, sepse ata kanë shprehur qëndrimin e qytetërimit të organizuar, në të cilin tregtia e lirë dhe e sigurt ishte një nga shtyllat e saj thëmelore. Mirëpo, ajo që në sytë e autorëve romakë ishte e turpshme dhe e dënueshme, në sytë e ilirëve, të cilëve aktiviteti i piraterisë nuk u pengonte jetën ekonomike normale, kjo ishte mënyra më normale e ekonomisë. Në këtë pikëpamje ilirët nuk ishin kurrfarë përjashtimi, sepse pirateria si degë ekonomike ishte mjaft e zhvilluar në kohën e vjetër në Mesdhe (te kretasit, fenikasit, etruskët, mandej edhe te grekët dhe romakët në shekujt e parë të historisë së tyre).

Sulmet e anijeve të shpejta ilire kundër barkave tregtare greke dhe italike, mandej edhe kundër qyteteve greke në Greqi, u sillnin ilirëve dobi të mëdha, prandaj nuk është gjë e çuditshme që kryetarët e fiseve dhe shokët e tyre, e kishin vështirë të hiqnin dorë prej profesioneve të tilla kaq të frytshme, siç ishte në atë kohë pirateria. Leverditë prej këtyre profesioneve ishin aq të mëdha sa me mjaft siguri mund të supozohet se në shumë gjëra pirateria shpejtoi procesin e zhvillimit ekonomik të ilirëve bregdetarë dhe se mallrat e plaçkitura nga detarët grekë dhe italikë luajtën rol të dukshëm në procesin e krijimit të shtresave në shoqërinë ilire.

info@balkancultureheritage.com