Plutarhu
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Plutarhu

Plutarhu, historian dhe filozof grek, moralist i shquar dhe nj nga njerëzit më të ditur te kohes se tij, lindi ne Herone te Beotise aty nga viti 46 i e.sonë dhe vdiq rreth vitit 120. Studioi dhe u edukua ne Athine ne frymen e shkolles filozofike të platonit, me vonë vizitoi Aleksandrine dhe disa herë me rradhë Romen, ku u njoh dhe me perandorin Trajan, i cili e perkrahu shume ne karrierën e tij politike ashtu sikurse me vonë dhe Hadriani.

Nga Trajani u emërua këshilltar i prokonsullit te Ahesë, kurse nga Hadriani prokurator i taksave. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në qytetin e lindjes ku qe zgjedhur dhe arhont. Për një kohë ai ushtroi dhe funksionet e priftit në tempullin e Delfit.

Krahas këtij aktiviteti të gjerë polilik, Plutarhu një pjesë të madhe të kohës ia kushtoi studimeve. Ai prodhoi shumë, por mjerisht jo të gjitha veprat e tij kanë arritur deri në ditët tona. Janë ruajtur prej tyre rreth 50 biografi të njerëzve të shquar të kohës antike greko-romake të titulluara "Vitae paralelae" (Jetët paralele). Në radhën e këtyre njerëzve të shquar, të cilët Plutarhu bën përpjekje t'i idealizojë, regjistron edhe mbretin e njohur të Epirit, Pirron, biografia e të cilit paraqet një burim me shumë rëndësi jo vetëm për njohjen e jetës dhe veprimtarisë së Pirros si burrë shteti dhe komandant i shquar luftarak, por edhe për vetë ngjarjet historike që zhvillohen në kohën e tij në Epir dhe Iliri. Shtjellimi i tregimit biografik të Plutarhut është i qartë dhe i gjallë.

Përveç kësaj vepre të madhe biografike, nga Plutarhu na janë ruajtur dhe punime të tjera me tematikë të ndryshme filozofike, politike, etj. të përmbledhura nën një titull të përbashkët "Moralia" (Vepra morale). Në këtë vepër pasqyrohet mirë dhe qartë gjendja e filozofisë, e literaturës dhe e historisë në periudhën e fundit të Helenizmit.

Jetët Paralele

Pirrua

Thonë se i pari që u bë mbret i thesprotëve dhe i molosëve, pas përmbytjes, qe Faetoni, i cili ishte njëri prej atyre që erdhën në Epir bashkë me Pellazgun dhe disa thonë se aty në mes të molosëve banuan Deukalioni e Pirrua, pasi ndërtuan tempullin e Dodonës. Me kalimin e kohës pastaj, Neoptolemi, bir i Akilit, me njerëzit që kishte sjellë me vete pushtoi vendin dhe la pas tij një dinasti mbretërish, që u quajtën pirridë sepse ai, kur qe fëmijë qe mbiquajtur Pirro, dhe Pirro quajti njërin nga djemtë e tij të ligjshëm, që e kishte me Lanasën, të bijën e Kleodaut, birit të Hyllit. Dhe prandaj edhe Akili në Epir nderohej si hyjni dhe në gjuhën e atij vendi u quajt Aspel"’.

Pas mbretërve të parë, ndër ata të mesit, të cilët ishin gati barbarë dhe të parëndësishëm për fuqinë dhe ndërmarrjet e tyre, i pari që u dallua, pse zbukuroi qytetet sipas zakoneve greke, u dha dituri dhe me ligj të mira, thonë se qe Tarrypa.

Biri i Tarrypës ishte Alketa, i Alketës Aryba, dhe nga Arryba e Troa lindi Aiakidi. Ky u martua me Ftien, bijën e Menonit thesal, i cili u bë i përmendur për luftën e Lamisë, në të cilën u bë njeriu më në zë pas Leostenit. Nga Ftia Aiakidi pati Deidamenë, Troen dhe Pirron.

Kur pastaj molosët ngritën krye, dëbuan Aiaktin dhe thirrën në fuqi të bijtë e Neoptolemit; miqtë e aiakidëve i zunë dhe i vranë. por Androklidi dhe Angeli, me disa të tjerë, mundën ta fshehin Pirron e vogël, që e kërkonin armiqtë dhe të ikin...

Pasi shpëtuan kështu nga ndjekësit, arritën në Iliri tek mbreti Glaukia dhe, si e gjetën në shtëpi së bashku me të shoqen, e vendosën fëmijën përdhe në mes të tyre. Mbreti atëherë ra në mendim sepse kishte frikë nga Kasandn, që ishte armik i Aiakidit dhe për një kohë të gjatë po mendohej në heshtje. Në këtë kohë, Pirrua  vetvetiu u afrua këmbadoras gjer te mbreti dhe si i kapi me dorë rrobën dhe u ngrit në këmbë, duke u mbajtur në gjunjët e tij, e bëri të qeshë një herë, po pastaj i shkaktoi dhimbje, duke qëndruar si një lutës që derdh lot. Disa thonë se ai nuk i ra ndër këmbë Glaukisë, por duke zënë me dorë altarin e perëndive qëndroi pranë tij dhe e pushtoi dhe kjo iu duk Glaukisë se ishte diçka hyjnore. Prandaj ia dorëzoi * Pirron menjëherë të shoqes me urdhër që ta rriste së bashku me bijtë e tjerë dhe, pak më vonë, megjithëse fëmija u kërkua nga armiqtë e tij e megjithëse Kasandri i premtoi dyqind lalente, mbreti nuk ia dorëzoi; por kur arriti në moshën dymbëdhjetë vjeç, pasi e dërgoi me një ushtri të madhe në Epir, e vendosi aty në fron...

Kur ishte afërsisht shtatëmbëdhjctë vjeç dhe kujtonte se e kishte siguruar fronin, iu desh lë bënte një udhëtim mbasi, njëri nga djemtë e Glaukisë, me të cilin ishle rritur së bashku, do të martohej. Atëherë molosët u ngritën për të dytën herë, dëbuan miqtë e tij, i rrëmbyen pasurinë dhe thirrën në fron Neoptolemin. Duke humbur kështu mbretërinë dhe i braktisur nga të gjithë, Pirrua shkoi pranë Demetrit, lë birit të Anligonit, që ishte martuar me të motrën e tij Deidamenë...

Duke marrë pjesë në betejën e madhe të Ipsos, në të cilën luftuan të gjithë mbretërit, Pirua që ishte akoma i ri luftoi së bashku me ushtarët e Demetrit, i vuri përpara ata që ishin drejtuar kundër tij dhe u bë i shquar midis luftëtarëve. Nuk e braktisi Demetrin as edhe kur u mund; përkundrazi i bëri që t'i mbeten besnike qytetet e Helladës dhe kur ai /Demetri/ lidhi marrëveshje me Ptolemeun, Pirrua shkoi në Egjipt si peng. Këtu i dha Ptolemeut prova të mëdha të forcës dhe guximit të tij në gjueti dhe në ushtrimet gimnastikore dhe si e pa që Berenika kishte fuqi të madhe dhe, nga vyrtyti e urtësia, ua kalonte grave të tjera të Ptolemeut, iu tregua shumë i respektueshëm. Meqenëse ishte i shkathët për të bërë për vete më të fortët, ashtu sikurse urrente frikacakët dhe ishte mbi të gjitha i sjellshëm e i urtë në jetë, u zgjodh midis princave të tjerë të rinj për t'u martuar me Antigonën, njërën prej vajzave të Berenikës, që e kishte me Filipin, para se të martohej me Ptolemeun.

Kjo martesë e rriti më tepër emrin e Pirros; duke patur edhe ndihmën e gruas së tij të mençur, Antigonës, ia arriti të mbledhë të holla dhe ushtri dhe u nis për në Epir, për t’u rivendosur në fron. Këtu u prit me gërim nga një shumicë e madhe populli, që e urrenin Neoptolemin, i cili sundonte në mënyrë mizore dhe të egër. Megjithatë, nga frika se mos Neoptolemi kërkonte ndihmën e ndonjë mbreti tjetër, i propozoi paqe dhe miqësi, duke c bërë shok në pushtet.

Por me kalimin e kohës disa njerëz, që dëshironin të ngjallnin ndërmjet tyre dyshime, zunë të intrigonin fshehurazi, duke i nxitur njërin kundër tjetrit. Sidoqoftë shkaku që e shtyu Pirron të vepronte, thuhet se ishte ky: Mbretërit, mbasi i bënin fli  Zotit të luftës në Pasaron të Molosisë, e kishin për zakon të betoheshin para epirotëve se do të sundonin sipas ligjeve, kurse epirotët u betoheshin atyre se do të 6 mbronin mbretërinë sipas ligjeve. Kjo ceremoni zhvillohej në praninë e të dy mbretërve, të rrethuar nga miqtë e tyre, që shkëmbenin me këtë rast shume peshqeshe. Me këtë rast Geloni, besnik i Neoptolemit, pasi përshëndeti në mënyrë miqësore Pirron, i bën peshqesh dy pendë qe Myrtili, njëri nga shërbëtorët e Pirros, ia kërkoi; por meqenëse ai ia dha një tjetri, në vend të tij, Geloni kujtoi se Myrtili ishte fyer. E thirri prandaj për darkë dhe në mes të verës, siç thonin disa, pasi kishte përfituar prej tij, që ishte në lule të rinisë, e pruri fjalën atje ku i duhej, duke e ftuar të hidhej nga ana e Neoptolemit dhe të helmonte 9 Pirron. Myrtili e pranoi propozimin, duke u hequr se u bind dhe i pëlqente kjo punë, kurse nga ana tjetër i njoftoi Pirros...

Kur mori vesh këtë Pirrua, aty për aty e mbajti veten, por më vonë, duke u sugiruar se epirotët më të fuqishëm i kishte në anën e tij dhe e shtynin që ta zhdukte Neoptolemin e të mos kënaqej me një pjesë të vogël të pushtetit, por të vlerësonte virtytet e tija të larta për të kryer vepra të mëdha, dhe përveç kësaj i shtyrë nga dyshimi se Neoptolemi mund ta vriste më parë, në ditën e flijimit e thirri për drekë dhe e vrau.

Në kujtim gjithmonë të Berenikës dhe të Ptolemeut, kur i lindi një fëmijë nga Antigona e quajti Ptoleme dhe kur themeloi një qytet në gadishullin e Epirit e quajti Berenika.

Pas kësaj, duke menduar për ndërmarrje të shumta e të mëdha dhe duke shpresuar të pushtonte të gjitha tokat fqinje, gjeti mënyrën se si të përzihet në punët e Maqedonisë me këtë shkak: djali i madh i Kasandrit, Antipatri, kishte vrarë të ëmën Thesalonikën dhe dëbuar të vëllanë Aleksandrin. Ky dërgoi njerëz tek Demetri, për t'iu lutur që ta ndihmonte dhe ftoi Pirron. Meqenëse Demetri po vononte, i zënë me punë të tjera, Pirrua duke u nisur për ndihmë i kërkoi si shpërblim për aleancën Stymfenë dhe Prauenë që ishin pjesë të Maqedonisë, kurse nga popujt e pushtuar Ambrakinë, Akamaninë dhe Amfilohinë. Djaloshi ia dha dhe ky, pasi i zuri dhe vendosi në to garnizone, po i shkëpuste Antipatrit pjesën tjetër të Maqedonisë për t'ia dhënë aleatit të tij. Mbreti Lysimah ishte gjithashtu i zënë me punë, por duke dashur t'i vinte në ndihmë Antipatrit dhe duke ditur se Pirros nuk i shkonte kurrë ndërmend të tregohej mosmirënjohës ndaj Ptolemeut dhe nuk ia prishte atij për agjë, i dërgoi një letër të rreme në të cilën i thoshte se Ptolemeu e ftonte të hiqte dorë nga kjo ndërmarrje dhe të pranonte nga Antipatri treqind talente.

Pirma si e hapi letrën e kuptoi menjëherë dinakërinë e Lysimahut: përshëndetja me të cilën fillonte letra nuk ishte ajo e zakonshmja: "Babai i dërgon përshëndetje të birit", por "Mbreti Ptoleme përshëndet mbretin Pirro". Megjithëse u zemërua me Lysimahun, prapseprapë ishte i prirur të bënte paqe dhe u lakua për të bërë betimin dhe për ta përforcuar atë me flijime. Por kur shkuan për të bërë fli një dem, një cjap dhe një dash, ky i fundit ra përdhe i ngordhur, pa e prekur fare, dhe ndërsa të tjerët filluan të qeshin nga kjo ndodhi, prifti Teodor e këshilloi Pirron të mos betohet, duke i thënë se hyjnitë paralajmëronin me këtë vdekjen e njërit prej tre mbretërve. Kështu, pra, Pirrua nuk bëri paqe.

Megjithëse interesat e Aleksandrit ishin rregulluar disi, prapseprapë Demetri erdhi; dhe u duk e qartë menjëherë se ai vinte në ndihmë të një njeriu, që nuk kishte më nevojë për të dhe që përkundrazi kishte frikë. Në fakt pasi qëndruan së bashku pak ditë me një mosbesim, filluan t'i ngrehin kurthe njëri-tjetrit, por Demetri, duke zgjedhur kohën më të përshtatshme, ia kaloi kundërshtarit, vrau djaloshin dhe shpalli veten mbret të Maqedonisë.

Ai edhe më përpara kishte urrejtje dhe donte të hakmerrej me Pirron, mbasi ky i fundit kishte bërë shumë inkursione në Thesali; përveç kësaj lakmia, sëmundje që e kanë mbretërit, prej natyre e bënë që këta të dy fqinjë të mos mundnin të jetonin në besim e pa u ndrojtur njëri prej tjetrit dhe sidmos pas vdekjes ës Deidamesë. Tani që kishin pushtuar që të dy një pjesë të Maqedonisë dhe interesat e tyre takoheshin, rivaliteti i tyre i kishte shkaqe më të rëndësishme. Prandaj Demetri, pai kishte bërë një ekspeditë fitimtare kundër etolëve, la këtu Panteuhun me një ushtri të madhe dhe vetë u nis kundër Pirros, i cili nga ana e tij, si mori vesh, u nis kundër të parit. Po për shkak të një gabimi në zgjedhjen e rrugës, nuk u takuan dhe Demeri pari hyri në Epir, filloi ta plaçkisë. Pirrua iu vy prapa Pantauhut dhe e detyroi ta pranojë betejë.

Si u përleshën ushtarët, lufta u zgjerua dhe u bë e tmerrshme sidomos midis komandantëve. Panteuhu, i cili për trimëri, shkathtësi dhe forcë fizike ishte padyshim komandanti më i mirë i mbretit, duke e ndjerë veten të fortë dhe të guximshëm e ngacmonte Pirron, duke e thirrur në dyluftim; dhe Pirrua, të cilit nuk ia kalone asnjë nga mbretërit për forcë dhe guxim dhe që donte ta bnte familjare famën e Akilit, më tepër për trimëri se sa për farefisni, shkonte drejt Pantehut në radhët e para të ushtrisë. Në fillim luftuan me heshta pastaj, si u përleshën, përdorën shpatat me mjeshtëri dhe forcë. Pirrua mori një plagë, po i shkaktoi armikut dy, një në kofshë dhe tjetrën në qafë dhe e rrëzoi atë poshtë, por nuk mundti ta vrasë se miqtë e tija ia hoqën nga duart. Epirotët, krenarë për fitoren e mbretit të tyre dhe me admirim të madh për trimërinë e tij, u sulën kundër këmbësorisë maqedonase, e thyen, dhe duke i ndjekur ata që po iknin vranë shumë prej tyre dhe zunë të gjallë pesëmijë vetë.

Kjo betejë nuk u shkaktoi maqedonasve aq inat për humbjen që pësuan dhe as aq shumë urrejtje për Pirron, sa ishte përkundrazi e madhe fama dhe admirimi që fitoi Pirrua për trimërinë dhe lëvdatat e gjithë atyre, që kishin parë gjestin e tij dhe gjykonin të ngjashme me atë të Aleksandrit dhe u dukej sikur shikonin tek ai pothuajse hijen dhe një përsëritje të gjallë të sjelljes dhe fuqisë së tij në luftë dhe ndërsa mbretërit e tjerë kërkonin ta ngjasonin me veshjen e purpurtë, në gardën personale dhe në qafën e mënjanuar, vetëm Pirrua i afrohej në luftë dhe në trimërinë personale.

Për aftësinë e tij të madhe në rreshtimin e ushtrisë dhe dijet strategjike mund të shërbejnë si provë shkrimet që ai ka lënë mbi këtë çështje. Thuhet se kur u pyet njëherë Antigoni se kush ishte komandanti më i mirë u përgjigj: Pirrua po t’ia arrijë të plaket”, duke dalluar kështu vetëm këtë, midis të gjithë bashkëkohsve. Hanibali, sikur se mund të lexohet edhe në jetën e Scipionit, të parin midis gjithë komandantëve për përvojnë dhe shkathtësi quajti Pirron, të dytin Scipionin dhe të tretin veten. Duket tamam sikur Pirrua i ishte kushtuar plotësisht dhe thellohej gjithmonë në këtë dije, të cilën e quante më të denjën për mbretërit dhe nuk kujdesej aspak për gjëra të tjera. Thuhet se kur e pyetën në një gosti se cili prej të dyve, që i binin fyellit, Pitoni apo Kafisia, i dukej më i mirë, u përgjegj:  “Komandanti Polyperh”, duke pohuar me këtë se për mbretin është më mirë të kujdest dhe të njohi vetëm këto gjera...

Lanasën, të bijën e Agathoklit të Syrakuzës, që i pruri si prikë qytetin Korkyra të pushtuar prej Agathoklit. Nga Antigona pati pra të birin Ptolemeun, nga Lanasa Aleksandrin dhe nga Birkena Helenin, më të riun. I rriti të gjithë trima dhe të guximshëm për armë, duke i edukuar që në fëmini me ndjenja fisnike.

Thuhet se kur u pyet nga njëri prej tyre, që ishte akoma fëmijë, se kujt do ia linte mbretërinë iu përgjegj: "Atij midis jush, që do të ketë shpatën më të mprehtë". Kjo përgjigje nuk ndryshon shumë nga mallkimi i njohur tragjik: "Me hekur të mprehtë ta ndajnë shtëpinë vëllezërit". Kështu ziliqar dhe i egër është parimi i sundimit.

Pas kësaj beteje Pirrua u kthye në atdhe plot lavdi e plane, i kënaqur në vetvete. Epirotët e pritën duke e përshëndetur me mbiemrin "shqiponjë". "Është merita juaj, u tha ai, që unë jam shqiponjë, dhe si të mos jem kur ju me armët tuaja më keni ngritur lart si me krahë të shpejta?".

Pak kohë më vonë, ai kishte marrë vesh se Demetri ishte i sëmurë rëndë, hyri papritmas në Maqedoni vetëm për të grabitur e për të bërë plaçkë. Edhe përpak e pushtoi të gjithë pa luftuar dhe desh u bë zot i gjithë mbretërisë; ai arriti deri në Edesë pa gjetur asnjë kundërshtim dhe shumë u hodhën nga ana e tij dhe luftuan bashkë me të. Rreziku që po e kërcënonte e tronditi Demetrin, i cili nuk ishte shëruar akoma mirë dhe, pasi miqtë e komandantët e tij mblodhën në një kohë të shkurtër një ushtri të madhe, u nisën me guxim e trimëri kundër Pirros. Por meqenëse ai kishte ardhur vetëm për plaçkë nuk i priti; në tërheqje humbi një pjesë të ushtrisë, mbasi gjatë rrugës u sulmua nga maqedonët. Demetri megjithëse e kishte dëbuar Pirron nga vendi i tij shpejt dhe me lehtësi nuk e ngau më tej; duke menduar për ndërmarrje të mëdha dhe për rifitimin e zotërimeve, që kishin patur të parët e tij, me ushtrinë prej njëqind mijë vetësh dhe flotën prej pesëqind anijesh (që kishte përgatitur) nuk donte të përleshej me Pirron; ai as nuk donte t'u linte maqedonasve një fqinj të rrezikshëm që nuk rrinte kurrë i qetë, por meqenëse nuk kishte kohë të luftonte me të, vendosi të bëjë paqe dhe u drejtua kundër mbretërve të tjerë.

Si përfundoi kjo marrëveshje, bashkë me përgatitjet e mëdha doli i qartë edhe qëllimi i Demetrit. Mbretërit, të trembur, i dërguan Pirros letra, me anën e të cilave shprehnin habinë se si ai, duke lënë të kalonte këtë rast të përshtatshëm, priste të luftonte me Demetrin atëherë kur t'i vinte mbarë këtij të fundit. Ndërsa ai do të mund ta dëbonte nga Maqedonia vetëm tani që Demetri kishte një mijë telashe dhe ishte në rrëmujë, pa pritur që të detyrohej të luftonte kundër tij për të mbrojtur tempujt dhe varret e molosëve, kur Demetri të ishte i lirë dhe i fuqishëm, aq më tepër tani shpejt ai i kishte marrë Korkyrën dhe gruan. Me të vërtetë Lanasa, e zemëruar pse Pirrua kujdesej më shumë për gruan barbare, ishte larguar në Korkyrë dhe, duke dashur të martohet prapë me mbret, thirri Demetrin, të cilin e dinte se ishte më i gatshëm nga mbretërit për të bërë të /këtillë/ martesa. Ai erdhi atëherë në Korkyrë, u martua me Lanasën dhe la një garnizon në qytet.

Mbretërit, ndërsa i shkruanin këto Pirros, kërkonin që edhe vetë të mos ta linin të qetë Demetrin, që merrej akoma me përgatitje. Kështu Ptolemeu u nis me një flotë të madhe dhe ngriti kundër tij qytetet e Heladës; Lysimahu hyri nga Thrakia në Maqedoninë Veriore dhe e shkretoi. Pirrua, që u vu në lëvizje bashkë me ta, u drejtua kundër Berojës, duke menduar, si ndodhi në të vërtetë, se Demetri për t'i bërë ballë Lysimahut, do të linte pa mbrojtje Maqedoninë Jugore... 6 përshkoi me shpejtësi të madhe rrugën, që akoma i kishte mbetur, pushtoi Berojën dhe pasi vendosi aty pjesën më të madhe të ushtrisë, zuri me anë të komandantëve të  tij edhe pjesën tjetër të vendit. Kur Demetri e mori vesh këtë gjë dhe vuri re se në lëmin e maqedonasve kishte filluar një lëvizje që paralajmëronte diçka të keqe, nuk deshi ta çonte ushtrinë më tej, pse kishte frikë se mos ushtarët, kur të ndodheshin pranë mbretit Lysimah, që ishte maqedonas dhe gëzonte famë të madhe, kalonin në anën e tij. Prandaj u kthye mbrapa, u drejtua kundër Pirros, që ishte i huaj dhe prandaj i urryer nga maqedonasit. Por, kur vendosi lëmin afër tij, shumë nga ata që vinin nga Beroja e lëvdonin Pirron si të pathyeshëm në luftë, të shkëlqyeshëm, të urtë dhe shpirtgjerë kundër armiqve të zënë rob.

Kishte edhe të tjerë të dërguar nga vetë Pirrua, të cilët shtyheshin sikur të ishin maqedonas dhe shkonin duke thënë se ky ishte rasti më i mirë për të shpëtuar nga zgjedha e rëndë e Demetrit dhe për të kaluar tek Pirrua, njeri ky më i sjellshëm dhe mik i ushtarëve. Pjesa më e madhe e njerëzve e nxitur në këtë mënyrë shikonte rreth e rrotull dhe kërkonte të shikonte Pirron. Në fillim nuk e dallonin dot pse nuk kishte përkrenare, por pastaj kur e kuptoi këtë gjë dhe vuri përkrenaren u njoh nga pupza e lartë dhe nga briri i cjapit. Atëherë disa nga maqedonasit vrapuan tek ai dhe i kërkuan urdhër, të tjerët rrethuan kokën me dega lisi sepse kështu ishin të kurorëzuar edhe ushtarët e tij. Pati dhe të tillë që guxuan t'i thonë Demetrit vetë se do të bënte mirë po të tërhiqej dhe t'i lëshonte Pirros çdo gjë. Ai atëherë kur pa se këto fjalë i përgjigjeshin qëndrimit të ushtrisë u tremb, iku fshehurazi i veshur me një "kausia" dhe një këmishë të thjeshtë. Pirrua përparoi pa luftë dhe u bë zot i lëmit dhe u shpall mbret i maqedonasve.

Pastaj arriti Lysimahu, i cili tha se rënia e Demetrit ishte edhe vepa e tij dhe kërkoi pra, që zotërimi të ndahej; Pirrua, që nuk kishte besim të plotë tek maqedonasit dhe ushqente dyshime kundër tyre e pranoi kërkesën e Lysimahut dhe i ndanë ndërmjet tyre qytetet dhe vendin. Ky vendim qe i dobishëm për atë çast, sepse bëri që të pushonte lufta midis tyre, por pak më vonë u desh ta pranonin se me ndarjen ata nuk kishin larguar armiqësinë.

Për t’i krijuar pengesa të reja Demetrit, që kishte filluar të merrte prapë guxim dhe për të penguar rritjen e forcës së tij, që po rringjallej si prej një sëmundjeje të rëndë, Pirrua u shkoi në ndihmë helenëve dhe arriti në Athinë. Këtu u ngjit në Akropol dhe pasi bëri flijime për Athinanë, zbriti po atë ditë në qytet dhe tha se dashuria dhe besimi që kishte treguar populli për të e kishin kënaqur, por shtoi se po të ishn të arsyeshëm nuk duhet t'i lejonin asnjë mbreti që t'i avitej qytetit dhe nuk duhet t'i hapnin portat më askujt. Bëri pastaj paqe me Demetrin, por pak më vonë, kur ky kaloi në Azi, Pirrua, i bindur prej Lysimahut, ngriti kundër tij /Demetrit/ Thesalinë dhe filloi të luftojë kundër garnizoneve helene, sepe maqedonasit e tij ishin më të mirë në luftë se sa në paqe dhe ai nuk ishte i lindur aspak për të qëndruar i qetë. Më në fund kur Demetri u shpartallua në Siri, Lysimahu duke e ndjerë veten të sigurtë dhe të lirë, u drejtua menjëherë kundër Pirros. Dhe kur ky e kishte vendosur lëmin në rrethet e Edesës i zuri karvanin e ushqimeve; e vuri në fillim në një gjendje shumë të vështirë, pastaj me letra e me fjalë kërkoi të bënte për vete maqedonasit më me influencë, duke i qortuar që kishin zgjedhur si zot një të huaj, të parët e të cilit i kishin shërbyer gjithnjë maqedonasve dhe kishin dëbuar veç asaj miqtë dhe farefisin e Aleksandrit. Duke parë se shumicës së ushtarëve po i kthehej mendja, Pirrua u tremb  dhe u largua me epirotët e tij, duke humbur Maqedoninë, ashtu sikrse e kishte fituar...

Romakët luftonin me tarantasit. Këta duke mos qenë në gjendje t’i bënin ballë luftës dhe as të bënin paqe për shkak të guximit dhe shpirtkeqësisë së demagogëve, vendosën të thërrasin Pirron dhe t’i besojnë atij drejtimin e saj, meqënsëe ky ishte mbreti më i lirë dhe komandanti më i aftë...

Dërguan menjëherë në Epir përfaqësues dhe jo vetëm në emrin e tyre, por edhe në emrin e italikëve, me dhurata për Pirron, duke i thënë se ata kishin nevojë për një prijës trim e në zë, sepse në Itali kishin mbledhur shumë luftëtarë leukanë, mesapë, saunitë dhe tarantas, rreth njëzet mijë kalorës dhe treqind mijë këmbësorë. Kjo ftesë jo vetëm që gëzoi Pirron, por ngjalli edhe midis epirotëve një entuziazëm dhe dëshirë të madhe për ekspeditën.

Në fillim dërgoi në Tarant Kinenë me tre mijë ushtarë; pastaj, pasi tarantasit dërguan shumë anije për transportimin e kuajve, anije të tjera të mbuluara dhe shumë të tjera me ngarkesë të çdo lloji, ngarkoi mbi to njëzet elefantë, tre mijë kalorës, njëzet mijë këmbësorë, dy mijë harkëtarë dhe peqësind hobetarë. Kur u bënë të gjitha gati u nis. Në mes të detit Jon flotën e zuri një erë e fortë, që vinte nga veriu, gjë që ishte e parakohshme për stinën. Megjithëse i goditur nga dallgët, në saje të  guximit dhe shkathtësisë së detarëve dhe të atyre që drejtonin anijet, ai, mbas shumë mundimesh dhe rreziqesh, mundi të shpëtojë dhe t'i avitet tokës. Nga pjesa tjetër e flotës mbeti një pakicë dhe anijet u shpëmdanë gjithandej. Kështu një palë nga këto i hodhi era larg Italisë dhe i shpuri në detin e Libisë dhe Siqelisë; të tjerat, që nuk mundën të kalonin Kepin e Japygisë, i zuri nata dhe një furtunë e egër dhe e tmerrshme, që i përplasi në brigjet shkëmbore pa porte, i shaktërroi të gjitha me përjashtim tëasaj të mbretit...

Mesapët, në tokën e të cilëve atë /Pirron/ e kishin nxjerrë valët, i erdhën me të shpejtë në ndihmë, ashtu sikurse e kërkonte rasti; ndërkaq të shtyra nga dallgët iu avitën bregut disa nga anijet që kishin shpëtuar, në të cilat ishin pak kalorë, më pak se dymijë këmbësorë dhe dy elefantë.

Si mblodhi këto forca, Pirrua u drejtua për në Tarant. Kinea kur mori vesh për këtë, doli për ta pritur bashkë me ushtarët e tij. Si hyri në qytet ai nuk bëri asgjë kundër vullnetit të tarantasve dhe nuk përdori forcën derisa nuk i ishin kthyer nga deti anijet e tij dhe nuk ishte grumbulluar pjesa më e madhe e ushtrisë. Atëherë, kur pa se pa marrë masa të rrepta, populli nuk do të ishte në gjendje jo vetëm të shpëtonte veten, por as të ndihmonte të tjerët, kur pa se, ndërsa ai po luftonte për ta, ata rrinin në shtëpitë, në banjat dhe në kuvendet duke biseduar, urdhëroi të mbyllen gjimnazet dhe shetitoret publike, në të cilat njerëzit humbisnin kohën mbas komenteve mbi ngjarjet dhe grindeshin me fjalë, ndaloi gostitë, festat dhe dëfrimet e tjera që s'pajtoheshin aspak me kohën. Më në fund i thirri nën armë dhe në përpilimin e listave të atyre, që do të shkonin ushtarë, u tregua aq i rreptë dhe i pamëshirshëm saqë shumë ikën nga qyteti, meqenëse nuk ishin mësuar të qëndronin të nënshtruar dhe e quanin si skllavëri, kur nuk mund të jetonin sipas qejfit të tyre.

Kur i njoftuan se konsulli Levin ishte nisur kundër tij me një ushtri të madhe dhe po shkretonte Leukaninë, Pirros nuk i kishin arritur akoma aleatët e tij; por e quajti të turpshme të rrinte i qetë dhe t'i linte armiqtë të aviteshin edhe më tepër, prandaj u nis me forcat e tij dhe para se të fillonte lufta u dërgoi romakëve një lajmëtar që t’i propozonte ta bënin atë, nëse dëshironin, pajtues dhe gjykatër për të zgjedhur grindjet që i kishin me italikët. Por me që Levini iu përgjigj se romakët nuk e donin Pirron si gjykatës dhe as që i trembeshin si armik, ai shkoi përpara me ushtrinë e tij dhe e vendosi lëmin në fushën midis Pandosisë dhe Heraklesë. Pastaj si mësoi se romakët ishin aty pranë dhe kishin vendosur lëmin e tyre përtej lumit Siri, i hipi kalit dhe shkoi gjer në breg të lumit për të parë vendin (që kishin zënë armiqtë) si pa mirë rreshtimin e trupave, rojet, rregullin dhe vendosjen e lëmit u habit dhe duke u drejtuar njërit prej miqve të tij që kishte më afër i tha: “Ky rreshtim i barbarëve o Megakli nuk është aspak barbar; se si janë në punë, kemi për të parë së shpejti”.

Pirrua i shqetësuar për të ardhmen, vendosi ti priste aleatët dhe vuri anës lumit një roje për ti penguar romakët në qoftë se ata do të përpiqeshin të kalonin para se të vinin aleatët. Por romakët, duke dashur që të bënin diçka përpara se Pirros ti vinin ndihmat që priste, filluan të kalonin lumin: këmbësoria nëpër va, kurse kalorësit në shumë pika, kështu që helenët të trembur se mos rrethoheshin u tërhoqën. Kur mesoi për këtë Pirrua, i zemëruar, urdhëroi komandantët e këmbësorisë të rreshtonin me të shpejtë ushtrinë dhe të qëndronin të gatshëm për luftë, ndërsa vetë u sul përpara me tre mijë kalorës me shpresë që ti zinte romakët gjatë kalimit të shpërndarë dhe të çrregulluar.

Mirëpo kur pa se në këtë anë të lumit po ndrisnin shumë mburoja dhe se kalorësit romake po përparonin te rreshmar e me rregull, i mblodhi forcat e tij dhe sulmoi i  pari. Këtu ai binte në sy menjëherë jo vetëm nga armët e tij që kishin një zbukurim e shkelqim te veçante, por edhe nga trimëria, të cilën me vepra e tregoi se nuk ishte aspak me e vogel se fama e tij. Dhe megjithëse i kushtoi luftës gjithë fuqinë e krahut dhe te truptt te tij duke zmbrapsur me forcë të gjithë ata që i vinin kundër, nuk humbi as gjakftohtesine as arsyen, por sikur ishte një vëzhgues i jashtëm e drejtoi luften duke vrapuar here ne një vend e herë në vend tjeter dhe duke u ardhur ne ndihmë atyre që ndodheshin në rrezik.

Duke parë se kalorësia e tij po thyhej, urdhëroi falangën të avitej dhe e rreshtoi për luftë, pastaj ... u sul kundër romakëve. Këta e pritën paluajtur nga vendi dhe si u ndez lufta rezultatet e përleshjes mbetën për një kohë të gjatë të pasigurta dhe thuhet se shtatë herë me radhë të dy palët u thyen dhe u rikthyen në vendet e tyre...

Më në fund, ndërsa elefantët shkaktuan rrëmujë midis romakëve dhe kuajt pa u afruar akoma u shpërndanë dhe nuk u bindeshin kalorësve, Pirrua dërgoi kundër tyre, sa ishin në rrëmujë, kalorësinë thesale dhe i vun në ikje duke u shkaktuar dëme të rënda. Dionisi na tregon se në këtë betejë u vranë afro pesëmbëdhjetë mijë romakë, ndërsa Hieronymi thotë se vetëm shtatë mijë; prej ushtarëve të Pirros, sipas Dionisit, mbetën trembëdhjetë mijë, sipas Hieronymit, më pak se katër mijë.

Por këta ishin të gjithë më të mirët dhe Pirrua humbi miqtë dhe komandantët që i çmonte më shumë dhe tek të cilët kishte besim të plotë. Megjithatë Pirrua u bë zot i lëmit të braktisur nga romakët, tërhoqi me vete qytetet që ishin aleatë të tyre, grabiti gjithë krahinën dhe shkoi kaq përpara sa që nuk e ndanin nga Roma veçse treqind stade. Pas betejës i erdhën atij shumë ndihma nga leukanët dhe saunitët dhe ai i qortoi që erdhën shumë vonë; por kuptohej megjithatë se ishte i kënaqur e kryelartë, që kishte mundur ushtrine romake më të madhe në numër, vetëm me ushtarët e tij dhe tarantasit.

Pas kësaj, kur Fabrici mori komandën, në lëmin e tij erdhi një njeri dhe i pruri një letër nga mjeku i Pirros, në të cilën ai shkruante se ishte gati ta helmonte Pirron në qoftë se romakët i premtonin një shpërblim të mirë, sepse kështu lufta do të merrte fund pa ndonjë rrezik për romakët. Por Fabrici i zemëruar për pabesinë e këtij njeriu, në marrëveshje me kolegun tjetër, i cili ushqente të nëjtat ndjenja, ia dërgoi letrën Pirros, duke e këshilluar që të merrte menjëherë  masa për t'u ruajtur nga ky komplot. Në letër ishte shkruar kështu: "Gai Fabrici dhe Kuint Emili, konsuj romakë, i dërgojnë përshëndetje mbretit Pirro. Duket se nuk         ke patur fat as në zgjedhjen e miqve, as të armiqve. Kur të lexosh këtë letër, që na u dërgua ne, do të kuptosh se ti po lufton kundër njerëzve të ndershëm e të drejtë dhe u beson miqve të liq e të pandershëm. Ne të vëmë në dijeni, jo pse të duam të mirën, por që në qoftë se ti do të pësosh ndonjë gjë, të mos thonë se ne /romakët/, duke mos qenë në gjendje ta fitojmë luftën me trimëri, përdorëm dredhinë". Pirrua pasi lexoi letrat dhe u sigurua për komplotin e dënoi me rreptësi mjekun, kurse Fabricit dhe romakëve, si shpërblim për të mirën që i kishin bërë, u ktheu robërit pa të holla dhe dërgoi edhe njëherë Kinenë që të bisedonte për paqen. Por romakët, duke mos e quajtur të ndershme që të pranonin robërit pa shpërblim, qoftë në shenjë mirënjohjeje nga armiku, qoftë si shpërblim që nuk kishin lejuar një veprim të pabesë, i kthyen po aq tarantas e saunitë. Por për miqësi e paqe as që nuk deshën të flitej, pa u larguar ai më parë nga Italia me armët, me ushtrinë dhe anijet e tij, me të cilat kishte ardhur, dhe pa u kthyer prapë në Epir.

Pas kësaj, meqenëse rrethanat kërkonin një betejë tjetër, vuri në lëvizje ushtrinë dhe arriti deri në afërsitë e Askulit, ku u përpoq me romakët. Por i tërhequr në vende të papërshtatshme për kuajt e drejt një lumi të rrëmbyeshëm me brigje të pyllëzuara, i cili u bë pengesë që elefantët të bashkoheshin me falangën, pas plagosjesh dhe humbjesh të shumta, ndërpreu më në fund betejën, pasi kishte luftuar derisa u ngrys. Të nesërmen, duke dashur që ta zhvillonte betejën në një vend të sheshtë dhe të fuste elefantët në radhët e armiqve, vendosi roje në vendet më të rrezikshme; vuri në mes të elefantëve një numër të madh ushtarësh, të armatosur me heshta dhe harqe dhe u sul përpara me vrull me radhë të shtrënguara. Romakët, të cilët nuk mundën të tërhiqeshin më, sikurse kishin bërë një ditë më parë për ta goditur pastaj armikun nga krahët, u gjetën me të në fushë ballë për ballë. E meqenëse donin të thyenin hoplitët para se të mbërrinin elefantët, luftuan me tërbim me shpatat e tyre kundër sarisave të maqedonasve, pa kursyer jetën e tyre, duke mos pasur rrugë tjetër, veçse të vrisnin e të plagosnin pa u kujdesur për plagët që mermin.

Pas një luftimi të gjatë filluan të thyhen, të paktën kështu thuhet, radhët që ishin 11 kundër Pirros, i cili kishte bërë kërdinë në radhët e kundërshtarëve. Por mbi të gjitha ai fitoi në saj të forcës dhe të sulmit të elefantëve, kundrejt të cilëve romakët nuk mund të përdomin trimërinë e tyre. Nga ana tjetër ata menduan se do të ishte e nevojshme të tërhiqeshin si prej një dallge të furishme ose lëkundjes së një tërmeti shkatërrues dhe të mos prisnin të vdisnin kot, pas lodhjesh kaq të mëdha, pa i prirë ndonjë dobi punës. Gjatë tërheqjes së shkurtër drejt lëmit, sipas Hieronymit, ranë gjashtë mijë romakë; nga ana e Pirros, sikurse shkruan ai vetë në "Kujtimet" e tij, u mblodhën tre mijë e pesëqind e pesë të vrarë. Dionisi, megjithatë nuk thotë që në Auskul u zhvilluan dy beteja dhe që disfata e romakëve qe e plotë. Por thotë që mbasi u luftua vetëm një herë derisa perëndoi dielli, më në fund u tërhoqën duke mbetur i plagosur Pirrua nga një heshtë në krah, kurse ndërkohë daunët i kishin grabitur plaçkat, dhe se ndërmjet ushtarëve të Pirros e të romakëve kishin mbulur tëvrarë gjithsej më tepër se pesëmbëdhjetë mijë njerëz. Të dy palët pastaj u tërhoqën.

Dhe tregohet se Pirrua njërit që e uroi për fitoren, iu përgjegj: "Në qoftë se do t'i mundim romakët edhe në një betejë të dytë si kjo, do të humbasim plotësisht". Në të vërtetë kishte humbur pjesën më të madhe të ushtarëve që kishte sjellë me vete dhe pothuajse të gjithë miqtë më të dashur dhe komandantët e tij, me përjashtim të një pakice. Dhe as kishte mundësi, nga ana tjetër, të sillte të tjerë dhe i shihte aleatët e Italisë shumë të dobësuar; përkundrazi romakët i plotësonin radhët e tyre me lehtësi e me shpejtësi...

Ndërsa ndodhej në rrethana të tilla të vështira i erdhën propozime që e bënë t'i lindin shpresa të reja për ndërmarrje të kota, të cilat nuk pajtoheshin njëra me tjetrën. Kështu ne kete kohë i erdhën delegatë nga Siqelia që i dorëzonin Akragasin, Syrakuzën dhe Leontinin dhe e lutnin të dëbonte kartagasit dhe të çlironte ishullin nga tiranët; në të njëjtën kohë lajmëtarë nga Hellada e vunë në dijeni se Ptoleme Kerauni ishte vrarë në një luftim kundër galëve dhe tani kishte ardhur një çast shumë i volitshëm për të, mbasi maqedonasit kishin nevojë për një mbret. Duke u ankuar për fatin që i sillte njëkohësisht dy propozime për ndërmanje të mëdha dhe, duke menduar se po të varej çdo gjë nga ai njëra nga të dy ndërmarrjet do të ishte e humbur, mbeti për shumë kohë i pavendosur. Pastaj duke shpresuar se në Siqeli do të kishte suksese më të mëdha, pse ishte edhe më afër Libisë, i drejtoi sytë nga kjo, dërgoi pa vonese Kinene si zakonisht, për tëbërë marrëveshjet e para me qytetet...

Sa zbriti në Siqeli vuri re me kënaqësi se po i realizoheshin shpresat e tij; qytetet iu dorëzuan vullnetarisht dhe, megjithëse me disa iu desh të përdorë forcën dhe armët, që në fillim nuk gjeti asnjë pengesë serioze. Mbasi erdhi me dyqind anije, tridhjetë mijë këmbësorë dhe dy mijë e pesëqind kalorës, i mundi kartagasit dhe e shkatërroi fuqinë e tyre...

Në rrethet e Mesenës banonin barbarë që quheshin mamertinë. Këta u binin shumë në qafë helenëve dhe disave prej tyre u mermin edhe tribute; ishin të shumtë dhe luftarakë aq sa latinët i kishin quajtur marsas. Pirrua zuri ata që kishin ardhur të vilnin tributet, i vrau dhe pasi i mundi pastaj të tjerët në luftë, shkatërroi shumë prej fortesave të tyre.

Ndërkaq kartagasve, që dëshironin të merreshin vesh dhe që premtuan t'i japin shumë të holla dhe ndihmë në anije, nëqoftëse do të lidhej me ta, ky që kishte aspirata më të mëdha, iu përgjegj se kishte vetëm një rrugë për të bërë paqe e aleancë, të linin krejtësisht Siqelinë dhe të pranonin si kufi në mes të tyre dhe helenëve detin e Libisë. I dehur nga fati që i nënqeshte dhe nga fuqia që kishte kërkonte të vinte në jetë ato shpresa që e vunë në lëvizje kur u nis dhe mendonte më parë se çdo gjë të pushtonte Libinë. Por meqenëse në krahasim me anijet kishte mungesë detarësh filloi të mblidhte vozitës, pa i trajtuar qytetet me urtësi ashtu si e kërkonte puna, bile duke u sjellur si zot, me kryelartësi dhe ashpërsi... por kundër tij lindi një urrejtje e madhe dhe disa qytete u afruan me kartagasit, kurse të tjerët ia besuan veten mamertinëve. Ndërsa pra Pirrua shihte kudo mosbesim, kryengritje e komplote të fuqishme kundër tij, mësoi me anë të një letre nga saunitët dhe tarantasit se ata me vështirësi po u qëndronin armiqve në qytetet pasi ishin dëbuar nga gjithë vendi dhe i luteshin për ndihmë. Ky ishte një pretekst i mirë që kthimi të mos dukej një ikje ose një dështim i ndërmarrjes së tij; por në të vërtetë ky, duke mos qenë në gjendje të mbante Siqelinë, e cila tani i ngjante një anijeje që po mbytej, kërkonte një rrugëdalje, prandaj u kthye me gjithë qejf në Itali. Thuhet se kur ishte larguar mjaft nga bregu, duke i kthyer sytë nga ishulli u tha atyre që e rrethonin: "Çfarë palestre, o miq, po u lemë kartagasve dhe romakëve!" Dhe me të vërtetë pas një kohe të shkurtër ndodhi ashtu sikurse ai e parashikoi.

Por edhe ndërsa po largohesh, barbarët deshën t'i krijonin pengesa dhe, duke u përleshur me kartagasit në ngushticë, humbi shumë anije, por megjithatë arriti me të tjerat brigjet e Italisë...

Kështu Pirrua, duke vazhduar i qetë rrugën më tej, arriti në Tarant me njëzet mijë këmbësorë e tre mijë kalorës dhe, pasi futi në ushtrinë e vet edhe tarantasit më të fortë, u drejtua menjëherë kundër romakëve, që ishin fushuar në tokën e saunitëve.

Saunitët ishin në një gjendje të keqe dhe të frikësuar pas humbjeve të shumta që kishin pësuar me romakët. Përveç kësaj ata ishin zemëruar nga Pirrua për ekspeditën e tij në Siqeli. Prandaj thirrjes së tij iu përgjegjën shumë pak njerëz.

Megjithatë ai i ndau të gjitha forcat e tij në dy pjesë, njërën e çoi në Leukani për të mbajtur në vend njërin nga konsujt, që të mos i vinte në ndihmë shokut të tij dhe tjetrën e mori me vete dhe shkoi kundër Man Kurit, që e kishte ngritur lëmin në një vend të sigurtë afër Beneventit, duke pritur këtu ndihma nga Leukania. Në fakt ai nuk lëvizte këndej sepse shenjat e augurëve dhe të flijimeve nuk këshillonin një gjë të tillë. Pirrua atëherë, duke dashur që ta thyejë atë para se të arrinin të tjerët, zgjodhi më trimat nga njerëzit e tij dhe elefantët më të furishëm dhe u nis natën drejt fushimit romak. Por ndërsa po kalonte një rrugë të gjatë në mes të një pylli të pafund iu mbaruan flakset dhe ushtarëve iu desh të enden andej këndej pa ndonjë drejtim.

Duke humbur kështu shumë kohë kaloi nata dhe në agim u doli papritur e pakujtuar nga sipër armiqve, duke u shkaktuar atyre zhurmë dhe rrëmujë. Megjithatë, meqenëse shenjat ishin të mira, Mani i shtrënguar nga rrethanat për t'i shkuar në ndihmë shokut, doli nga lëmi, sulmoi pararojen e armikut, e vuri në ikje dhe u kalli tmerrin të gjithë të tjerëve sa që shumë nga armiqtë u vranë dhe disa elefantë të lënë mbrapa në rrëmujë e sipër u zunë. Kjo fitore e shtyu Manin ta shpërngul betejën në fushë; sulmoi kështu haptazi dhe që në fillim arriti të vërë në ikje një pjesë të armiqve; por pastaj i zënë në befasi nga elefantët dhe i shtyrë drejt lëmit, thirri në ndihmë rezervat, të cilat në numër të madh dhe të freskëta, ishin të gatshme me armët e tyre brenda ledheve. Këta dolën nga pozicionet e tyre të forta dhe me goditje të matura mirë bënë që të kthehen elefantët, të cilët në tërheqjen e tyre të çrregullt shkaktuan në radhët e ushtarëve rrëmujë, që u dha romakëve fitoren...

Kështu, pra, u zhdukën shpresat që Pirrua ushqente më kot me Italinë e Siqelinë, mbasi humbi këtu gjashtë vjet në luftëra të vazhdueshme. Me gjithëse fuqia e tij ushtarake u dobësua, guximi i mbeti i patundur dhe për aftësinë e tij ushtarake, për trimërinë dhe vlerën personale u quajt për një kohë të gjatë i pari midis mbretërve të kohës së tij...

Mbasi u kthye pra në Epir me tetë mijë këmbësorë dhe pesëqind kalorë, duke mos pasur mjete të mjaftueshme për t'i ushqyer, kërkonte shkak për luftë, që të mund t'i siguronte këto. Dhe pasi u bashkuan me të disa galatë, hyri në Maqedoni ku sundonte Antigoni, i biri i Demetrit për të grabitur e plaçkitur. Mbasi kishte pushtuar disa qytete kaluan në anën e tij afro dy mijë ushtarë; kështu, duke i lindur shpresa edhe me të mëdha, u drejtua kundër Antigonit dhe pasi e sulmoi në një vend të ngushtë futi panik në gjithë ushtrinë. Galatët, që formonin praparojen e Antigonit e që ishin në një numër të madh, i bënë qëndresë të madhe; por më vonë, mbasi lufta u bë e tmerrshme, pjesa më e madhe u vranë, kurse drejtuesit e elefantëve, të rrethuar u dorëzuan bashkë me kafshët. Pirrua, pasi korri një sukses të tillë të shkëlqyeshëm, duke pasur më shumë besim në fatin se sa një plan të caktuar që më parë, u drejtua kundër falangës së maqedonasve, e cila ishte në rrëmujë të plotë dhe në frikë nga humbja që kishin pasur galatët. Pikërisht për këtë arsye maqedonasit kërkonin t'i shmangeshin përpjekjes dhe luftës me të, dhe ai atëherë duke ngritur dorën e djathtë dhe duke i thirrur komandantët dhe oficerët me emër, tërhoqi pak nga pak me vete të gjithë këmbësorët e Antigonit, i cili iku, mbasi ishte siguruar më parë për besnikërinë e disa qyteteve të vendosura në bregdet. Pirrua në këto rrethana fatlume, duke e quajtur fitoren mbi ushtrinë e galatëve si ndërmarrjen më të madhe të tij, prej plaçkave të armikut, që i ranë në dorë, zgjodhi ato që ishin më të bukura e më të vyera dhe ia kushtoi faltores së Athinasë Itone me këtë mbishkrim elegjik:

"Pirro Molosi ia dhuron Athinasë Itone

këto mburoja, që ua hoqi galatëve të fortë,

pasi shkatërroi gjithë ushtrinë e Antigonit;

dhe nuk është kjo një çudi e madhe

sepe aiakidët janë edhe tani luftëtarë,

siç kanë qenë në të kaluarën".

Menjëherë pas betejës u bë zot i qyteteve, një nga të cilët ishte edhe Egea...

Nuk kishte siguruar akoma mirë pozitat e tij /në Maqedoni/ kur në mendjen e tij po ushqente shpresa të tjera të reja...

Dhe kur spartani Kleonym e thirri në Spartë ai e pranoi me gjithë qejf... Erdhi këtu me njëzet e pesë mijë këmbësorë, dy mijë kalorës dhe njëzet e katër elefantë. Kjo fuqi kaq e madhe, bëri menjëherë të qartë se qëllimi i Pirros nuk ishte që të sillte Kleonymin në fronin e Spartës, por të bëhej ai vetë zot i Peloponezit. Megjithatë me fjalë ai e mohoi këtë qëllim para spartanëve, që kishin ardhur si përfaqësues në Megalopol dhe u tha se ai kishte ardhur për të çliruar qytetin nga zgjedha e Antigonit...

Me këto fjalë përpiqej të fshihte qëllimet e tij të vërteta dhe të gënjente çdo njeri që gjente rrugës, por sapo zbriti në Lakoni zuri të rrëmbejë e të plaçkisë...

Pirrua, duke parë rrezikun dhe rrëmujën që e rrethonte, hoqi diademën që shquante përkrenaren e tij nga ato të të tjerëve dhe ia dha njërit prej shoqëruesve; pastaj me besim tek forca e kalit të tij u vërsul kundër armiqve që po e ndiqnin. I goditur nga një heshtë që i shpoi këmishën e hekurt, por që nuk i shkaktoi ndonjë plagë vdekjeprurëse e as të rëndë, u vërsul kundër atij që e plagosi, i cili ishte një banor i qytetit Argo, jo nga një familje e shquar, por bir i një plake të varfër. Kjo, sikurse edhe gratë e tjra, po shikonte në atë kohë betejën nga çatia e shtëpisë; kur pa të birin në përleshje me Pirron e tronditur nga rreziku që i kërcënohej, rrëmbeu me të dy duart një tjegull dhe ia lëshoi armikut. E goditi në kokë, nën përkrenare, duke i thyer boshtin e qafës; iu errën sytë, frenat i shpëtuan nga dora, dhe i tërhequr nga kali i tej deri tek muri i Licinit u rrëzua i panjohur prej shumëkuj. Por Zopyri, që i shërbente nën Antigonin dhe dy apo tre të terë e panë menjëherë, dhe apri e njohën e tërhoqën në një oborr, ku ai filloi të përmendet nga goditja që kishte marrë. Atëherë kur Zopyri ksihte nxjerrë shpatën ilire për ti prerë kokën, Pirrua i hodhi një shikim kërcënues. Ai u tmerrua dhe iu drodhën duart. Megjithatë, nga që donte të kryente këtë akt, e goditi, por duke qenë shumë i turbulluar dhe i shqetësuar e qëlloi keq dhe me vështirësi të mëdha mundti ta shkëusë kokën nga trupi, duke kaluar shpatën midis gojës dhe mjekrrës.

Kur u përhap lajmi i vdekjes së Pirros, Alkinou, i biri i Antigonit erdhi dhe i kërkoi kokën e Pirros që ta shite me sytë e vet. Porsa e mori në dorë vrapoi tak i ati, i cili në atë kohë po fjalosej me disa nga miqtë e tij, dhe ia hodhi përpara. Antigoni, pasi e pa dhe e njohu, e largoi të birin duke e quajtur të egër dhe barbar...

Pastaj, si e stolisi kokën dhe trupin e Pirros urdhëroi ta djgein... dhe Helenin si e trajtoi me respekt dhe der e dërgoi në Epir.

info@balkancultureheritage.com