Evropa hordhive gete
i është dhënë si plaçkë dhe lojë deri tek kufijtë
e Dalmatisë plot pyje: e gjithë toka, që ndërmjet ujërave të lëvizshëm të Pontit dhe dallgëve të Adriatikut shtrihet
e shkretë ka mbetur, pa bagëti dhe e pabanuar nga asnjë kolon
po ashtu sikurse Libia, që e zhuritur vazhdimisht
nga dielli, të kultivohet nga dora e njeriut s'mundet.
Toka thesale digjet; hesht, meqenëse u braktis nga çobanët,
Pelioni; zjarri, tokat e bukës në Emathi shkretoi;
krahina e Panonisë, fortesat në gjendje të vajtueshme të Thrakisë
dhe fushat e myzëve nuk shkaktojnë më lot tek asnjeri.
Sulmet për çdo vit përsëriten, kurse fushat shkretimit
i qenë nënshtruar, dhe ndjenjën e fatkeqësisë ngjaijet e zakonshme e mbytën.
Eh! sa gjëra të mëdha për një kohë të shkurtër zhduken.
Shteti, me aq shumë pak i ndërtuar
dhe i ruajtur, me përpjekjet e mijëra prijësve i krijuar,
të cilin dora romake për aq shumë vjet e pat mbrojtur
brenda një kohe të shkurtër, nga një tradhëtar dhe i paditur u shkatërrua...
A nuk është më mirë të vdesësh, se sa gjallë turpin të durosh?
Dhe me të vërtetë cila krahinë mbetet akoma, nëqoftëse Afrika e dorëzuar
mbretërve maurë, Ilirikut të vuajtur nga shkatërrimet i shtohet?
Dhe tani kush marrëveshjet shkel,
pasurohet, kush atyre u përmbahet në skamje jeton; Ai që shkretoi
provincën e Ahesë dhe pastaj, pa u dënuar, Epirin shkatërroi,
sundon tani Ilirikun; dhe më në fund hyn si mik
brenda mureve /të qyteteve/ që pati rrethuar, për t'u dhënë urdhëra atyre,
gratë e të cilëve zotëron dhe fëmijët e të cilëve i vrau.
Nga çdo anë shpejtojnë të deleguarit dhe para syve të dhëndërit tënd,
me zëra të shumta ata përgatiten për të lavdëruar.
Pas kësaj të thurin lavdi kartagasit sepse në tokat, nga tirani
të çliruara, u bënë zotër; gjithashtu u çlirua nga rrethimi
panonasi dhe ai që ujët e Savës pi, meqenëse portat
e qyteteve të mbyllura prej kaq vjetësh mori guximin që t'i hapë.
Ai përtërin, me grihën e tij, kosat e nxira nga ndryshku.
i bën të shkëlqejnë shetrit e dëmtuar nga mospërdorimi,
njeh kasollet e tij, puth kodrat e njohura
dhe nuk i besohet se parmenda, të cilën rishtas në dorë e mori, plisa dheu po nxjerr.
Dhe pasi pret pyjet e formuara nga që toka kishte mbetur e papunuar për
një kohë të gjatë,
i rikthen ato në ara, dhe vreshta gjatë bregut plot hije të Histrit
mbjell dhe gëzohet se paguan taksën që baballarët e tij dikur paguanin,
ai, të cilin lufta e kurseu. Për deri sa ti /Stilihon/ të jesh gjallë
trupi i munduar i shtetit të dobësuar mund të përtërihet.
Ato që ne dikur humbëm gjatë sundimit të aq e aq perandorëve,
ti po i rikthen. Vetëm me mjekimin e Stilihonit
do të mund të mbyllet shenja e plagës romake.
Më në fund me kthimin e kolonit në tokën e tij,
përsëri oborri me taksat e ilirëve do të pasurohet.
Alarihu/ i ndezur, duke e shikuar shtrembër
plakun, që fliste fjalë të tilla, më tepër s'e duroi,
Por i zemëruar« fjalimin e tij të bujshëm ia ndërpreu:
"Në qoftë se mosha e jote, e braktisur nga arsyeja dhe ndjenjat nuk do të të falte,
kurrë nuk do të duronte pa u hakmarrë kundër fyerjeve
të turpshme të gjuhës sate Danubi, sa të jem unë gjallë.
Unë që kam vënë në ikje pranë Hebril sa e sa perandorë,
do të lejoj vallë që ti të më këshillosh për të ikur,
kur e gjithë natyra mua më nënshtrohet? Male duke rënë në këmbët
tona dhe lumenj duke u tharë ne pamë.
Perënditë getë dhc manët’ e paraardhësve të mi nuk kanë urdhëruar kështu
që unë lë kthehem dhe të eci nëpër një rrugë të kundërt
Unë ose si ngadhnjimtar do të sundoj në këlë tokë ose
i mundur në të do të varrosem. Unë mc shpejtësi kalova përmes kaq popujsh
dhe qytetesh,
kalova Alpet dhe me përkrenare ngadhënjimtare piva ujë nga Padi.
Ç'më mbetet tjetër përveç Romës? Populli i ynë mc fuqinë e tij
spikaste pikërisht atëherë, kur nuk kishte besim në asnjë lloj arme;
Kurse tani që pushteti i Ilirikut më është dhënë
dhe ata komandant të tyre ushtarak më benë, aq shumë heshta, aq shumë shpata,
aq shumë përkrenare mc djersën e thrakëve përgatita,
dhe detyrova të japin për nevojat e mija taksën në hekur
qytete romake me urdher ligjor.
Kështu fati më buzëqeshi, kurse ata, të cilët gjatë shumë viteve
i shkretova, më janë dhënë për të më shërbyer..."