Pogradeci është vendbanimi i vetëm shqiptar në brigjet e liqenit të Ohrit. Edhe pse emri “Poshtë kështjellës së vogël” në sllavisht, i ka gjurmët në një vendbanim shumë më të vjetër, vendi aktual është me një origjinë më të vonë. Kur Evlia Çelebiu e vizitoi atë në vitin 1081 H (1670/71), qyteti(1) kishte 600 shtëpi. Ai ishte një vojvodelik në kazanë e Starovës. Pogradeci kishte dy mesxhide, një medrese, një teqe, 2 mejtepe, një hamam dhe 150 dyqane. Kasabaja e Starovës , 3km në lindje të Pogradecit dhe jo 2 orë më këmbë siç thotë Evlia), kishte 400 shtëpi midis kopshteve, gjysma e të cilave banoheshin nga muslimanë dhe gjysma më e vjetër nga jobesimtarë. Starova ishte një qytezë në lulëzim që kishte 2 xhami, 2 mesxhide, 1 medrese, mejtep, teqe, tre hane, një hamam dhe 100 dyqane. Shënimi i udhëtarit tonë që të gjithë nënshtetasit ishin bullgarë. Sot, sllavishtja nuk flitet në asnjërin prej këtyre vendeve, por mbijeton vetëm në fshatin e Linit, 16 km në veri të Pogradecit dhe buzë liqenit. Sipas Haxhi Kallfa, Starova ishte një kadillëk në sanxhakun e Ohrit. Lista zyrtare e kadillëqeve në vitin 1078 H (1667/68) dhe ajo e vitit 1203 H (1788) e përmend Starovën si qendër të kadillëkut. Në shekullin XIX, Pogradeci e la në hije Starovën dhe u bë një qytet i vogël, ndërkohë që Starova ra në gradën e një fshati të thjeshtë. Gjatë vizitës sime në të dyja vendet, në vitin 1967, unë nuk isha në gjendje të gjeja aty ndonjë monument osman.