Populus Romanus
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Populus Romanus

Bazën ekonomike të shoqërisë romake të epokës mbretërore e përbënte bujqësia dhe blegtoria. Sipas gojëdhënës, fill pas themelimit të qytetit, Romuli u dha qytetarëve romakë nga dy jugerë tokë.

Mbi këtë tokë, romakët e asaj kohe gëzonin të drejtën e trashëgimisë (heredium). Gjithë pjesa tjetër e tokës ishte në përdorim kolektiv dhe quhej ager publicus, ose tokë e përbashkët.

Fuqia ekonomike e familjeve patriciane ose e aristokracisë gjinore mbështetej kryesisht te blegtoria. Bagëtitë përdoreshin si masë e vlerës për shkëmbim produktesh. E thënë ndryshe, bagëtitë luanin rolin e parasë. Jo më kot fjala pecunia (para) rrjedh nga pecus, bagëti. Kjo tregon se ekonomia kishte karakter të theksuar natyror, të mbyllur dhe të vetëmjaftueshëm. Gjithçka që prodhohej, konsumohej brenda për brenda bashkësive gjinore romake. Zejtaria dhe tregtia nuk ekzistonin si degë më vete të ekonomisë. Ato ndodheshin në fazën embrionale të zhvillimit të tyre.

Fillimisht, Roma e hershme banohej nga tri fise ose tribu (Ramnes, Tities, Luceres), respektivisht latine, sabine dhe etruske. Secila prej tyre përbëhej nga 100 gjini të bashkuara në 10 kuri. Në këtë mënyrë popullsia e Romës në agimet e shoqërisë së re ishte e organizuar në tri tribu, 30 kuri dhe 300 gjini, këto të fundit të marra së bashku përbënin popullin romak (populus romanus).

Gjinia romake kishte pothuajse të njëjtin organizim social- politik, që kishte dhe gjinia greke e epokës homerike. Anëtarët e gjinive romake që zotëronin tokë, quheshin me emrin e gjinisë, kishin festa kolektive dhe varreza të përbashkëta.

Epoka mbretërore në Romë zgjati për afro dy shekuj e gjysmë (753 - 510 p.e.s.)Gjatë kësaj periudhe në Romë qeverisën shtatë mbretër, Romuli, Numa Pompili, Marci, Tarkuini, Prisku, Serv Tuli, Tarkuini Krenar, nga të cilët, katër të parët konsiderohen si figura mitologjike, kurse tre të tjerët persona historikë. Tipike për atë epokë historike ishte ekzistenca e marrëdhënieve të vjetra gjinore në shthurje e sipër.

Në thelb, epoka mbretërore përfaqësonte në vetvete një periudhë tranzicioni historik me përmasa epokale. Në rrjedhat e proceseve objektive të karakterit ekonomik, social, politik që u zhvilluan gjatë asaj kohe u krye kalimi nga komuniteti primitiv në shoqërinë e organizuar në shtet.

Me kalimin e kohës, si rezultat i progresit teknik, i përdorimit më të gjerë të veglave të punës prej hekuri dhe i shtimit të numrit të skllevërve nisi të shfaqej pabarazia, si ndërmjet gjinive, ashtu dhe brenda gjirit të tyre.

Në procesin e pakthyeshëm të shpërbërjes tërësore të shoqërisë së vjetër nisën të veçoheshin elementët më të shkathët, më ambiciozë dhe më energjikë, që filluan të pretendonin për pjesën më të mirë të gjahut, për trofetë më të mëdha të luftës. Gjithnjë e më këmbëngulës për ta bërë realitet me çdo kusht e me çdo mjet etjen për pushtet, elementë të tillë arritën të zotëronin tërë jetën ekonomike, politike, ushtarake etj., ndërsa institucionet e vjetra gjinore filluan t’ua përshtatin interesave të tyre personale e familjare.

Kështu, doli në skenë aristokracia gjinore ose familjet patriciane, që ishin të organizuara nëpër gjini, kuri e tribu dhe vetëm pjesëtarët e tyre konsideroheshin qytetarë me të drejta të plota dhe vetëm ata përbënin popullin romak. Edhe pse në pakicë patricët bënin ligjin mbi masën e gjerë të popullsisë së lirë, që cilësohej e huaj dhe nuk përfshihej në përbërjen e popullit romak. Familjet e varfra jopatriciane, pra, dhe joromake, binin në varësi të llojeve të ndryshme, (deri në skllavëri), për borxhe te patricët.

Dukuri të kësaj natyre, të cilat, në kushtet e lulëzimit të komunitetit pnmitiv as që mund të imagjinoheshin, u bënë fenomene të zakonshme. Për shkak të luftërave dhe thellimit të dallimeve social- ekonomike, kontingjenti i skllevërve, i njerëzve të varur e gjysmë të varur rritej vazhdimisht në progresion gjeometrik. Ata përbënin shumicën prandaj quheshin plebenj.

Plebenjtë ishin njerëz të lirë, merreshin me të gjitha aspektet e prodhimit material; ishin bujq, zejtarë e tregtarë të vegjël. Pavarësisht nga këto, ata jo vetëm që nuk qenë qytetarë me të drejta të plota, por as që hynin në popullin romak, dhe nga patricët (romakët) nuk trajtoheshin as si qytetarë të dorës së dytë, siç ndodhte me periekët në Spartë ose me metekët në Athinë. Plebenjtë ishin të privuar nga të drejtat politike dhe qytetare. Kështu, ata nuk mund të mermin pjesë në kuvendet e kurive të patricëve, nuk mund të shërbenin në ushtri, nuk pranoheshin në ceremonitë dhe festat fetare të patricëve.

Diskriminimi ndaj plebcnjve arrinte deri aty, saqë martesat e patricëve me plebenjtë ndaloheshin me ligj. Po kështu ata nuk mund të përfitonin nga toka e përbashkët (ager publicus). Kjo gjendje bëhej edhe më e rëndë për plebenjtë e varfër, me pak tokë dhe të mbytur në borxhe. Huamarrësit që nuk arrinin të shlyenin borxhin në kohën e caktuar, burgoseshin nga haudhënësit dhe mbaheshin të lidhur 60 ditë në shtëpitë e tyre. Pas këtij afati, në rast se detyrimi nuk shlyej, borxhlinjtë e humbnin lirinë dhe shndërroheshin në skllevër.

Paralelisht me këto fenomene ndodhte edhe një dukuri tjetër sociale. Turma plebenjsh të rrënuar, të mbetur mes katër rrugëve, pa burime jetese e përkrahje u drejtoheshin për ndihmë e mbrojtje patricëve më të fuqishëm. Njerëzit e kësaj kategorie plebenjsh quheshin klientë, kurse patricët e pasur dhe me influencë, që i mëshironin ata, quheshin patronë. Patroni e pranonte klientin në gjininë e tij, i jepte tokë, bagëti, e mbronte në gjyq etj. Për këtë klienti duhej të ishte besnik ndaj patronit të vet, t’i nënshtrohej pa kushte atij, të merrte pjesë në repartin e tij ushtarak, të bënte punë angari për të etj. Lidhjet e klientelës konsideroheshin të shenjta dhe të përjetshme.

Në klientë, madje në skllevër mund të përfundonin jo vetëm plebenjtë, duke përfshirë këtu plebenjtë e pasur, por edhe vetë romakët. Në kushtet kur nuk ekzistonte një pushtet shtetëror i përcaktuar qartë, inslituti i klientelës ishte mjaft i përhapur. Ky institut vazhdoi të ekzistonte gjatë gjithë antikitetit romak.

Gjithashtu pushtimi i Romës në shek. VII p.e.s. nga etruskët dhe sundimi i tyre për afro një shekull e gjysmë e përshpejtoi zhvillimin ekonomik, social, politik e kulturor të shoqërisë romake.

info@balkancultureheritage.com