Porta nr. 6
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Roma Mbretërore
~Shaban Dervishi
Republika e hershme
~Shaban Dervishi
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit

Porta nr. 6

Porta nr.6

Kjo portë mund të quhet e Apollonisë, sepse shënonte fillimin e rrugës që të çonte nga Bylisi për në Apolloni, duke kaluar nëpër kurrizet e kodrave dhe qytetin antik të Gurzezës (fig.25). Ngjitja drejt saj kontrollohej nga një kthesë e murit dhe nga kulla F. Korridori i hyrjes me përmasa 7,60 x 2,40 m formohet midis dy krahëve paralelë të murit rrethues të qytetit. Ai ka pasur dy por- ta: njëra në fillim të hyrjes dhe e dyta në thellësi 4,20 m nga balli.

Hyrja mbulohej nga një kullë me përmasa 9 x 7,60 m, e ngritur mbi harqe mbi korridor. Në pragun e portës ka dy thellime, për kalimin e qerreve dhe të ujrave. Në një periudhë të dytë ndërtimi, në shek.III-II p.Kr., kjo kullë ka qenë prishur dhe u zëvendësua me një kullë katërkëndëshe 6,10 x 4 m në krahun e djathtë të hyrjes.

Porta ka qenë riparuar gjatë periudhës bizantine, në shek.V, duke ripërdorur blloqet e murit ilir, por edhe  një mbishkrim latin në krahun e majtë të hyrjes. Viktorini ka bërë riparime të pjesshme vetëm në lartësi. Një riparim  me blloqe të ripërdorura, të lidhura me baltë, mund të lidhet me ngjarjet e shekujve XIII-XIV, kur rrënojat e Bylisit kanë shërbyer si kampinge ushtarake.

Para hyrjes, në të dy anët e rrugës, ka qenë zhvilluar një pjesë e nekropolit të qytetit nga vijnë disa stele varresh të shek.III-I p.Kr.

info@balkancultureheritage.com