Preardhja e emrit Ilir
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Preardhja e emrit Ilir

Simbas një legjende të lashtë greke të cilën e shënoi Apolodori, Illyrios, kryefisi i fisit ilir, është i biri i fenikasit Kadmi dhe i së shoqes së tij Harmonisë. Me urdhërin e babait të tij, Agenorit, mbretit të fenikasve, Kadmi u detyrua të niset për ta gjetur motrën e vet Evropën, të cilën e kishte rrëmbyer Zeusi. Mbas shumë bredhjeve, duke mos munduar të vendoste që të kthehej pa kryer punën në atdhe së bashku me shokët e vet është ndalur në Beoti të Greqisë dhe aty themeloi qytetin Teba. Duke u martuar me Harmoninë, me të bijën e perëndisë së luftës, Aresit dhe perëndeshës Afërdita, Kadmi shkoi me urdhërin e profetit në mesin e enkelejve ilirë dhe u bë mbret i tyre. Aty, në tokën e ilirëve, i lindi i biri Illyrios, simbas të cilit ilirët morën emrin. Në pleqëri Kadmi dhe Harmonia u shndërruan në gjarpërinj dhe në atë formë vazhduan të jetonin në fushat e Elizesë.

Kjo është përmbajtja e shkurtër e legjendës e cila ilirët i ka vënë në mitologjinë e grekëve të lashtë. Në trajtimin tonë do të kthehemi përsëri në këtë legjendë, sepse domethënia e saj për të kaluarën më të lashtë si dhe për religjionin e ilirëve është e shumëfishtë. Tani për tani ne na intereson vetëm Illyriosi, ky person mitologjik simbas tëcilit ilirëtkanë marrë emrin. Në legjendën për Kadmin Illyriosi është i lidhurngusht me gjarpërin: ai e kishte mbështjellë menjëherë mbas lindjes, duke përcjellë kështu nëtë aftësinë e vet magjike. Filologjia bashkëkohore po përpiqetgjithashtu të dëshmojë se emri ilir në pikëpamje etimologjike është i lidhur me këtë gjallesë. Gjermani. Gruppe i pari e solli në lidhje emrin Illyrios me fjalën greke kthehem, mbështillem, kurse kjo fjalë nxirret nga rrënja u el = sillet, kthehet.1 Filologu slloven Karel Ostir gjithashtu ka ardhur në përfundimin se në këtë emër fshihet gjarpëri. Arsyetimin për këtë e gjen në faktin se edhe gjarpëri i madh mitologjik te hetitët indoevropianë kanë pasur emrin nga e njëjta origjinë. Ai gjarpër është quajtur Illurjanka dhe vërtet është vështirë që në formën e emrit të tij të mos shihet ngjashmëria me emrin ilir. Gjarpëri, si do të shohim, ka pasur rol shumë të madh në mitologjinë ilire dhe është e sigurt se nuk është gjë e rastit që emri ilir mund të lidhet me emrin e kësaj gjallese.

Megjithatë, ekzistojnë edhe shpjegime të tjera të emrit ilir, si është, për shembull, ai që e ka paraqitur Julius Pokorny dhe e pranuan disa nga filologët e tjerë (Paul Kretschmer) dhe arkeologët, sipas të cilit ilirët janë “banorët rreth lumit Iller” (degë e Danubit afër Ulmës në Gjermaninë Jugore). Një shpjegim, mjaft naiv, por që shpeshherë citohet, e dha arkeologu Ciro Truhelka, sipas të cilit emri ilir mund të shpjegohet me fjalën shqipe i lirë. Përveç kësaj ekziston edhe mendimi se emri ilir nuk ka origjinë indoevropiane, por paraindoevropiane (“pellazgjike”).

Etimologjia e emrit ilir - këtu po e përfshijmë shpjegimin që e dha C. Truhelka — përveç domethënies filologj ike ka domethënie shumë më të gjerë, sepse kjo çështje është e lidhur me teoritë mbi origjinën e vetë ilirëve, gjegjësisht me etnogjenezën e tyre.

info@balkancultureheritage.com