Preveza
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Preveza

Emri i qytetit duhet të jetë me origjinë sllave (Prevoz), por që ka kaluar në formën e sotme nëpër gojën e shqiptarëve. Shfaqet në burimet më së pari tek "Kronika e Moresë", shek. XIV. Në shek. XIV-XV, Preveza duhet të ketë qenë një qendër plotësisht e braktisur, përderisa nuk përmendet as nga "Kronika e Janinës", dhe as nga "Kronika e Tokove". U pushtua nga osmanët më 1477-1478 e u fortifikua më së pari më 1486-1487, ose afro 10 vjet më herët, siç pretendohet së fundmi. Deri në atë kohë, rolin e kështjellës së parë në atë trevë e kishte pasur Riniasa. Kjo mbeti qendër e krahinës deri përtej mesit të shek. XVI. Në shtator 1538, flota turke e Hajredin Pashë Barbarosës shpartalloi në gjirin e Prevezës flotën aleate të Andrea Dorias. Preveza hyri dy herë nën sundimin e Venedikut, nga viti 1684 deri 1701 dhe nga 1717 deri 1794.

Defterët osmanë të viteve 1520 e 1530 e përfshinë Prevezën në Sanxhakun e Janinës, si pjesë e kazasë së Riniasës (sanzacco della Giannina sotto la jurisdittion del quale ë la Prevesa). Me kohë, Preveza me portin e saj bëhet baza kryesore osmane në këtë krah të Jonit. Informatorë venecianë vinin këtu nga Parga për të hetuar lëvizjet e trupave dhe të anijeve osmane. Por, Preveza u kthye edhe në një fole të anijeve pirate. Një e tillë, e ardhur nga Barbaria, u përplas në shkurt 1631 tek shkëmbi Lias dhe u mbyt. Ngarkesa e saj dhe vetë ekuipazhi që arriti të dalë në breg, ranë prë e Shqiptarëve të atyre anëve, që vrapuan të bëjnë plaçkë (gl'Albanesi di quelle parti erano concorsi per svaleggiarla, et disfare d fatto). Venecianët ndiqnin me vëmendje qoftë edhe mbërritjen e një anije të vetme pirate në portin e Prevezës, siç bëri në shkurt 1640 guvernatori i Pargës, kur u informua se një tartarë pirate ishte parë të mbërrinte në Prevezë. Guvernatori nisi sakaq një njeriun e vet në drejtim të Prevezës, për të marrë vesh cilat ishin qëllimet e anijes në fjalë.

Deri në shek. XVII, Preveza mbeti një qendër e vogël. Regjistri osman i vitit 1564 regjistron në Prevezë 43 shtëpi (njësi taksëpaguese), prej të cilëve 13 ishin beqarë. Regjistri i vitit 1569 shënon 70 të tilla, prej të cilëve 20 ishin beqarë. Dhe nëse presupozojmë se çdo shtëpi kishte mesatarisht 5 anëtarë, do të na rezultonte se Preveza kishte përkatësissht, më 1564 afro 163 banorë, kurse në 1569 kishte 270 banorë. Nëse përjashtohen funksionarët dhe ushtarët e garnizonit turk të qytetit, gjatë gjithë shek. XVI, Preveza kishte vetëm banorë të krishterë.

Sipas Proveditorit të Jashtëzakonshëm të Venedikut në Pre- vezë, Paolo Nani, rreth vitit 1570, "fortesa e Prevezës në Epir", qendër e themeluar nga Otaviani qysh në shekullin e parë të erës modeme, kishte nën juridiksion 40 fshatra me rreth 5-6 mijë banorë, nga të cilët vetëm 660 i paguanin haraç Turkut, tregues ky, që flet qysh në atë kohë për një konvertim të thellë të popullsisë rurale në islam, ndryshe nga ç'ndodhte me vetë qytetin e Prevezës. Më 1684, kur Venecianët e morën Prevezën, popullsia e qytetit ishte 1500 banorë, por duhen llogaritur edhe 1500-1700 myslimanë, që pas hyrjes së Venecianëve, u tërhoqën në Artë. Edhe më 1770, popullsia e Prevezës nuk i kalonte 1834 frymë.

Në fillim të shek. XIX, Preveza kishte 3 inijë banorë, gjysma e të cilëve turq (myslimanë). Prej këtyre pjesa më e madhe ishin Shqiptarë, që dalloheshin nga veshja, mënyrat e sjelljes dhe gjuha. Atë kohë, Lord Broughton e quante Prevezën si portin kryesor në Shqipërinë e Poshtme.

info@balkancultureheritage.com