Ndërkohë Mustafa Çelebiu (v. 1422), që ishte kapur rob së bashku me babain e tij Jëlldërëm Bajezidin, ishte liruar dhe kishte qëndruar për pak kohë në qytezën Nigde, në Bejlikun e Karamanit. Më pas, Perandori romak Manuel (sundoi 1391-1425) e transferoi atë në Evropë, si pjesë e fushatës së tij, për të nxitur krijimin e problemeve në territorin osman, duke vënë në lojë një shehzade kundër tjetrit. Për këtë arsye, Çelebi Mehemmedi marshoi me ushtrinë e tij kimdër Mustafa Çele-biut, që ishte strehuar në kështjellën e Selanikut (Thesalonikës), që ishte nën zotërimin romak. Kur Sulltan Mehemmedi i kërkoi perandorit romak t'i dorëzonte Mustafa Çelebiun, ky i fundit iu përgjigj: "Mustafai do të qëndrojë këtu i burgosur deri sa ti të jetosh." Për këtë arsye, Çelebi Mehemmedi e tërhoqi rrethimin e kështjellës së Selanikut dhe pranoi fi paguante Perandorit Manuël një shumë vjetore prej 300.000 akçe, për të mbuluar shpenzimet e Mustafa Çelebiut dhe burraye të tij për aq kohë sa ata do të ishin të burgosur.