Pushtimi mongol i Anadollit
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Pushtimi mongol i Anadollit

Mongolët, të cilët në atë kohë quheshin "Tatarë", gjatë shekullit të 13-të, pushtuan pjesën veriore të Detit Kaspik dhe Detit të Zi, si dhe Persinë, Irakun dhe Sirinë. Komandanti mongol Bajxhu Nojin, pasi e pushtoi Erzurumin në rajonin e Anadollit në vitin 640/1242 ai e shkatërroi qytetin. Sulltani selçuk Gijasuddin Kejhusrev II iu drejtua qytetit Sivas në krye të 50.000 kalorësve. Komandantët me përvojë e këshilluan atë të priste përforcime, por komandantët e tjerë në përcjelljen e tij menduan se meqë mongolët kishin vetëm 40.000 kalorës, përfundimet ishin të panevojshme, por në të vërtetë, mongolët kishin 60.000 kalorës, dhe ushtria e selçukëve pësoi disfatë gjatë Betejës së Kosedagës (Kësedagi) në vitin 641/1243. Selçukët u detyruan fiu paguanin çdo vit tatarëve (mongolëve) një sasi të caktuar taksash, dhe fiu jepnin një numër kafshësh të tyre.

Pas Betejës së Kosedagës, disa nga tatarët (mongolë) u vendosën në Anadoll dhe sulltanët selçukë u kthyen në kukulla në duart e pushtuesve. Fiset turke, të cilat ishin vendosur nga selçukët në zonën në kufi me Perandorinë Romake, u gjendën në një pozicion lufte për mbijetesë. Sulltani i fundit selçuk Gijasuddin Mesud vdiq në vitin 1308. Pas vdekjes së tij, administrimi i Anadollit i kaloi një guvernatori të përgjithshëm tatar (mongol).

Popullsia tatare (mongole) nuk ishte e mjaftueshme për të zotëruar gjithë rajonin e Anadollit. Për pasojë, shumë bejlike (emirate) turke u krijuan nga copëzat e shpërndara të selçukëve. Emirati më i madh ishte ai i Karamanit, ku përfshihej dhe kryeqyteti Konja, si dhe bejliket e Germijanit. Emirati më i vogël që u krijua, ishte Emirati Osman. Tokat e Emiratit Osman ishin të vendosura në Rrugën e Mëndafshit. Selia osmane dimërore, Sogyt, ishte shumë pranë kësaj rruge me rëndësi të madhe historike. Nikea, që ishte e vendosur në rajonin e Anadollit, ishte caktuar si kryeqyteti i Perandorisë Romake në vitin 1204, kur vala e Kryqëzatës së Katërt pushtoi Kostandinopojën. Kur Perandoria Romake u rivendos në Kostandinopojë, në vitin 1261, ajo u kthye sërish në kryeqendrën e kësaj perandorie. Ky fakt, arriti ta dobësojë fuqinë e perandorisë mbi guvematorët lokalë romakë, tekfurë, në Anadoll. Çdo tekfur, sillej sikur të ishte një sovran i pavarur. Kjo bëri që ky rajon të ishte edhe më i cenueshëm, por faktori më i rëndësishëm ishte elementi "njerëzor". Sundimtarët e parë dhe korniza administrative e Emirateve (Bejlikeve) Osmane, ishin më të përkushtuarit ndaj Islamit, ishin simboli për shpëtimin dhe lumturinë e të gjithë njerëzimit. Pra, ata ishin përcaktuar për të realizuar bashkimin e Anadollit musliman.

info@balkancultureheritage.com