EVROPA
Pastaj vjen një ishull i vogël që quhet
Erythea; ai nuk është shumë i gjatë,
por ka tufa gjedhësh dhe bagëtish të tjera
edhe dema si të egyptasve
dhe si ato që janë në Epir te thesprotët
Fill pas Italisë ngushtica e Jonit
gjendet; dhe duke zbritur në drejtim të hyijes
banojnë japygët. Pas tyre vijnë oinotrët
Brentesi liman i mesapëve,
kurse përkundrejt tyre janë malet Keraune
Në mbrendi banojnë ombrikët /themj,
për këta thonë se bëjnë një jetë luksoze
dukejetuar njësoj me lydët.
Pastaj vjen i quajturi det Adriatik.
Theopompi përshkruan pozicionin e tij;
ai bashkohet me detin Jon
dhe ka ishuj të ngjashëm me Kykladet;
Disa prej tyre quhen Apsyrtide, Elektride, të tjerat Libumide.
Thonë se rreth detit Adriatik
banon një shumicë e madhe barbarësh
pothuajse njëmilion e pesëqindmijë banorë
dhe kanë një tokë shumë të mirë dhe pjellore
se aty, si thonë, edhe bagëtia pjellin binjakë.
Era që kalon nëpër detin e Pontit
ndryshohet mbi tokën e tyre, ndonëse janë afër.
Nuk fryn me dëborë, as nuk është shumë e ftohtë,
por qendron gjer në fund krejt e lagët;
është e rrëmbyer, ndryshon dhe bëhet e furishme
sidomos në verë me shkrepëtima,
rrufe dhe me ato që aty quhen
shtrëngata.
Pas enetëve vijnë thrakët që quhen istrë,
kundrejt këtyre ndodhen dy ishuj,
të cilët duket se nxjerrin kallaj shumë të mirë,
Mbi ta janë hymanët e mentorët
Dhe Eridani që nxjerr qelibar shumë të bukur,
për të cilin thonë se është lot i ngurosur,
shumë i kulluar dhe që është një farë lëngu plepash
Pastaj vjen Iliria një tokë e gjatë
Me shumë popuj brenda. Thonë se popullsia e saj është shumë e
madhe;
nga këta popuj disa banojnë në viset e brendshme,
duke lëruar tokën,
disa të tjerë anës së detit Adriatik.
Një palë nga këta u binden pushtetit të basilejve,
Disa të tjerë mnarkëve;
dhe një palë tjetër vetësundohen. Thonë se këta i nderojnë shumë perënditë.
se janë shumë të drejtë dhe mikpritës,
se duan jetën shoqërore
dhe janë të shtënë pas një jete shumë të hijshme.
Jo larg tyre ndodhet ishulli Far
i themeluar nga banorët e ishullit Par dhe e quajtura
Kerkyra e Zezë, ku u vendosën knidas për banim,
Kjo tokë ka një liqen
Të madh, të cilin ata e quajnë Lyhnid
Shumë afër ndodhet një ishull ku thuhet
se erdhi Diomedi dhe vdiq,
prandaj ky ishull quhet Diomedea.
Sipër këtyre banojnë brygët barbarë.
Anës detit është Epidamni qytet
helen, të cilin si duket e themeloi Korkyra.
Më sipër nga brygët banojnë të quajturit enkelej
në krye të cilëve dikur pat qenë Kadmi.
Pranë këtyre është Apollonia,
e themeluar prej korinthasve dhe korkyrasve,
dhe Oriku, qytet Helen në buzë të detit
këtë e ndërtuan eubeasit,
të cilët i hodhi këtu dallga kur ktheheshin nga Troja.
Pastaj vijnë popullsitë e thesprotëve dhe të kaonëve,
barbarë të cilët nuk zënë shumë vend.
Ishulli Korkyra ndodhet kundrejt Thesprotisë.
Pas Thesprotisë janë të quajturit molosë,
të cilët dikur i solli këtu Pirrua,
i biri i Neoptolemit; aty është edhe Dodona,
faltore e Zeusit, themeluar prej pellazgëve.
Në viset e brendshme banojnë barbarë të përzier,
për të cilët thonë se edhe banojnë pranë faltores.
Pas molosëve vjen Ambrakia, koloni e korinthasve,
i pari që i vuri themelet e kësaj ka qenë djali i Kypselit
Gorgoja...