Qytetet port
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Qytetet port

Qyteti më i madh portual i Adriatikut verior është Salona, i Adriatikut të mesëm Epidamni dhe i Adriatikut jugor Aulona.

Salona 12 hektarëshe, të cilën Straboni e quan skelë të Dalmatëve (AaXpaxëmv ETttveiov, STRAB. 7. 5), paraqitet në kolonën e Trajanit (113 e.s.), si stacion i parë në Ballkan i ekspeditës të perandorit kundër Dakëve. Altorelievi paraqet bankinën e një skele me arkada mbi pilastra, në traktin ku bankina kthehet përgjatë lumit lader, i cili furnizonte me ujë qytetin dhe anijet e ankoruara në skelën e tij. Në ditë tona, qyteti e ka humbur rolin e dikurshëm si skelë pasagjerësh, duke marr rolin e skelës industriale.

Salon ndodhet në Perëndim të gjirit të Kastelanit, të cilin e mbron mirë nga erërat dhe valëzimet ishullit në trajtë karavidheje me emrin e çuditshëm Ciovo. Po këtu, arteriet që pulsonin nga veriu i Adriatikut në jug të Gadishullit Ballkanik (TP, MILLER IR, col. 462-476-569, IA CUNTZ IR 51), bashkoheshin me rrugët që të nxirrnin në ultësirën Panone dhe Danub. Vetë Qyteti i Vjetër (Urbs Vetus), ka një planimetri trapeze 12 hektarëshe, me brinjë jugore bankinën e skelës të kolonës së Trajanit.

Aulona (Treporti), qyteti më i madh ilir dhe një nga skelat më të mëdha të Adriatikut, ndodhet në Zvërnec, në skajin veriperëndimor të gjirit të Vlorës. Evlia Çelebiu që e pa në v. 1670, e përshkruan atë shkurt por mjaft saktë me fjalët: “në perëndim të fshatit Zvërnec, në një shkëmb 1000 hapa të gjatë buzë detit, ndodhet kalaja e Jekgjeçit. Tashti kalaja është një rrënojë e braktisur me një liman të madh. Kur Gjedik Ahmed Pasha e pushtoi atë (v. 1479), shkatërroi kullat në grykën e limanit. Gjatë mbretërimit të Sulltan Sulejmanit, me gurët e tij u ndërtua kalaja e Vlorës32. Në të katër skajet e limanit të Jekgjeçit, ndodhen pendat e peshkimit”.Ky dhe është i vetmi përshkrim i skelës antike.

Në Zvërnec, paralel me bregun e detit, nga jugu në veri, vijon një brinjë shkëmbore 1 km e gjatë dhe 60 m e lartë. Brinja, e cila mbart qytetin e sipërm, nga perëndimi rrëzohet thikë në det, ndërsa në lindje zbret drejt fushës me pjerrësi 30°, të përshtatshme për ndërtimin e banesave. Jeta në të nis nga fundi i bronzit dhe zhvillohet më tej në shek V p.e.s., veçanërisht në fund të shek IV p.e.s.

Poshtë brinjës, në bregun jugor, nën pasqyrën e ujit, vijon një mur i fuqishëm 2.7 m i gjerë dhe 965 m i gjatë. Muri që i përshtatet linjës së bregut me një thyerje këndgjerë në mes, përforcohet çdo 90-100 m me kulla kuadratike (8x8 m). Në pikën e kthesës, ndodhet impianti i një hyrjeje të fuqishme, të mbrojtur nga dy kulla masive (9x15 m), të cilat i qëndrojnë 15 m larg njëra-tjetrës.

Në skajin juglindor, muri kthehet me kënd të drejtë dhe i drejtohet një kodrine të ulët. I tëri ai është ndërtuar me murature izodomike, me blloqe kuadratike me faqe të rrafshëta, të pajisur me anathyrozë dhe të çukitura nga dalta.

Në veri të këtij territori shtrihet laguna e Nartës, e kthyer në kënetë pas degjenerimit dhe zgjerimit në mesjetën e vonë. Në të kundërt, në antikitet ajo ka qenë e lundrueshme, të paktën për anijet tregtare me fund të sheshtë. Ndërmjet kënetës dhe murit jugor, shtrihet një rrafshinë 1 km e gjatë dhe thuaj po kaq e gjerë. Nëse do të pranonim logjikën se buzë lagunës, paralel me murin bregdetar, vijonte dhe një mur tjetër, sipërfaqja e rrethuar do të ishte rreth 90 ha, çka do ta klasifikonte Aulonën si qytetin më të madh Ilir.

Çelebiu flet për një “liman të madh” katërkëndësh, me “kulla në grykën e limanit”. Nëse do t’i përmbahemi kësaj tabloje, shëmbëlltyrën më të afërt Aulona e ka në portin Enopia të Eginës, ku hyrja e limanit kontrollohet nga dy kulla masive si kullat e mësipërme. Si e tillë planimetria përputhet bukur mirë, por problemi mbetet pezull, pasi ende nuk është e qartë nëse në Zvërnec është deti ai që fiton ndaj tokës apo toka ajo që fiton ndaj detit?

Brinja shkëmbore e qytetit të sipërm nuk e ndal vrapin buzë detit, por vijon për 300 m drejt jugut në trajtë kreshte nënujore. Shkëmbinjtë e saj në baticë zhyten nën ujë dhe në zbaticë dalin nga uji. Si e tillë ajo luan rolin e valëthyesit natyral, duke eliminuar shtjellat orare në gji. Mbështetur në këtë kreshtë, nën pasqyrën e ujit niste muri 5 m i gjerë i bankinës, blloqet e së cilës janë shkapërderdhur anash. Përveç akostimit të anijeve, bankina duket se shërbente si rrugë për mallrat që ishin shkarkuar dhe mallrat që do të ngarkoheshin. Pamjet nga sateliti, tregojnë se nga thellësia 12 m e tutje, tërthor bankinës vijonin një seri muresh që krijonin bokse rreth 30 x 20 m, në të cilat mund të ankoroheshin anijet e (onazhft të madh.

Blloqet e bazamentit nën ujë janë punuar përciptas, ndërsa ato mbi ujë kanë pamje tjetër. Në fillimet e bankinës, atje ku ajo i mbështetej shpatit të kodrës dhe lidhej me murin jugur, ruhej një trakt izodomik me blloqe me faqe të rrafshëta, me anathyrozë dhe të çukitur si blloqet e murit rrethues. Në cakun fundor të bankinës, ku thellësia arrin 12 m, janë gjetur amfora, një anije e mbetur dhe qeramikë luksi, ekzemplarët më të hershëm të së cilës i përkasin shek. IV p.e.s. Kjo tregon se skela ka funksionuar si e tillë së paku që nga shek. IV p.e.s.

info@balkancultureheritage.com