Qyteti antik
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Qyteti antik

~Fustel De Coulanges

Dodonë, riksontruksion ideal i skenës
Dodonë, planimetria e teatrit
Kassopea, rikonstruksion ideal i skenës
Buthrot, rikonstruksion ideal i skenës, shek. II, p.e.sonë
Apolloni, rikonstruksioni i fazës së dytë të skenës

 

Besimet e lashta

Fibulë, shel. X p.e.sonë, Dodonë
Vula terakote helikë dhe rrathë bashkëqëndror, eneolit (2600-2100 p.e.sonë)
Maliq
Monedhë argjendi e mbretit Ballai me mburojë iliro/maqedonase (fillim shek III p.e.sonë)
Risan
Varëse rrota diellore, shek. VII/VI p.e.sonë, Glasinac
Lingotë argjendi me shenjën e svastikës (380-344 p.e.sonë)
Amorfë me figura të zeza: Kadmi duke mbytur gjarpërin/dragua (550 p.e.sonë)
Venera/Afërdita Enzotica në këmbët e saj Priapi, hyu i pjellorisë shek.I/II p.e.sonë
Kaosi i Madh, pikturë e Lorenzo Lotto (1480-1555) Bazilika Santa Maria Bergamo
Stater ari i Aleksandrit Epirot, tufë rrufesh (350-330 p.e.sonë)
Peleu dhe Thetis (500-475 p.e.sonë)
Akili duke spërkatur me verë Zeusin

Deri në periudhat e fundit të historisë së Greqisë dhe të Romës, shohim se te njeriu i thjeshtë është ruajtur një tërësi mendimesh dhe zakonesh, të cilat me siguri datonin nga një epokë shumë më e largët, përmes së cilës mund të mësojmë se cilat ishin, pikësëpari, mendimet që njeriu krijoi rreth vetes, shpirtit të tij si dhe mbi misterin e vdekjes.

Sado larg të shkojmë në historinë e racës indoeuropiane, degëzime të së cilës janë edhe popullsitë greke dhe italiane, askund nuk shohim që kjo racë të ketë menduar ndonjëherë se pas kësaj jete të shkurtër për njeriun merrte fund gjithçka. Brezat më të hershëm, shumë më parë se të shfaqeshin filozofët, patën besuar në një ekzistencë të dytë pas së parës. Ata e përfytyronin vdekjen jo si një shpërbërje të qenies, por thjesht si një ndryshim të jetës.

Por në ç'vend dhe si zhvillohej kjo ekzistencë e dytë? Mos vallë besohej se shpirti i pavdekshëm, pasi largohej nga trupi, shkonte t'i jepte jetë një trupi tjetër? Jo; besimi te metempsikoza nuk ka mundur kurrë të hedhë rrënjë në shpirtin e popullsive greko-italiane; ajo nuk është as mendimi më i lashtë i ariave të Orientit, përderisa himnet e Vedave janë në kundërshtim me të. Mos vallë besohej se shpirti ngjitej në qiell drejt hapësirës së dritës? Aspak. Mendimi, sipas të cilit shpirtrat hynin në një banesë qiellore, i përket një periudhe relativisht të vonë, në Perëndim; qëndrimi në banesën qiellore është parë vetëm si shpërblim për disa njerëz të mëdhenj dhe bamirës të njerëzimit. Sipas besimeve më të lashta të italianëve dhe të grekëve, shpirti do ta kalonte jetën e dytë në një botë të ndryshme nga ajo e para; ai do të mbetej shumë pranë njerëzve dhe do të vazhdonte të jetonte nën tokë.

Madje, për një kohë shumë të gjatë besohej se gjatë kësaj ekzistence të dytë, shpirti qëndronte i bashkuar me trupin. I lindur bashkë me të, vdekja nuk e ndante prej tij; shpirti mbyllej bashkë me trupin në varr.

Sado të lashta të jenë këto besime, për to na kanë mbetur dëshmitai'ë autentikë. Këta dëshmitarë janë ritet e varrimit, të cilat kanë mbijetuar tej besimeve primitive, por që sigurisht kanë lindur me to dhe shërbejnë si shpjegim për kuptimin e tyre.

Ritet e varrimit dëshmojnë qartë se, kur një trup futej në varr, besohej se në të futej një qenie e gjallë. Virgjili, i cili përshkruan gjithnjë me shumë saktësi dhe hollësi ceremonitë fetare, e mbyll përshkrimin e funeralit të Polidorit me këto fjalë: "Ne po mbyllim shpirtin në varr". E njëjta shprehje gjendet edhe tek Ovidi dhe të Plini i Ri; ndoshta kjo shprehje nuk i përgjigjej idesë që këta shkrimtarë kishin për shpirtin, porse qysh prej kohërash që nuk mbaheshin mend, ajo ishte përjetësuar në gjuhë, si dëshmi e besimeve të lashta e të përhapura te njerëzit.

Në përfundim të ceremonisë mortore, ishte zakon që shpirti i të vdekurit të thirrej tri herë me emrin që ai kishte pasur. Atij i urohej të jetonte i lumtur nën tokë. Tri herë i thuhej: Qofsh mirë! Dhe shtohej: Dheu të qoftë i butë! Aq shumë besohej se qenia do të vazhdonte të jetonte nën atë dhë e aty do të ruante edhe ndjenjën e mirëqenies dhe të vuajtjes! Mbi varr shkruhej se njeriu prehej aty. Kjo shprehje u ka mbijetuar këtyre besimeve dhe shekull pas shekulli ka mbërritur deri në ditët tona. Ne e përdorim ende atë, ndonëse sot, askush nuk beson se në varr prehet një qenie e pavdekshme. Por në lashtësi, besohej aq fort se njeriu jetonte aty, sa nuk harrohej asnjëherë, që bashkë me të vdekur, të varroseshin edhe sende, të cilat me gjasë i nevojiteshin, veshje, amfora, armë. Mbi varr derdhej verë për të shuar etjen e të vdekurit; mbi të vendoseshin ushqime për t'i shuar urinë. Thereshin kuaj dhe skllevër, me mendimin se këto qenie të mbyllura në varr së bashku me të vdekurin, do fi shërbenin atij edhe atje, siç kishin bërë edhe gjatë jetës së tij6. Pas marrjes së Trojës, grekët do të kthehen sërish në vendet e tyre; secili merr me vete robinjën e tij të bukur; por Akili, i cili është nën dhë, kërkon gjithashtu robinjën e tij dhe i japin Poliksenën.

Një varg i Pindarit na sjell një gjurmë të çuditshme të mendimeve të brezave të lashtë. Friksosi kishte qenë i detyruar të braktiste Greqinë dhe të arratisej deri në Kolkidë, ku edhe vdiq; por edhe i vdekur, ai dëshironte të rikthehej në Greqi. Ai iu shfaq Peliasit, duke e urdhëruar të shkonte në Kolkidë dhe t'i sillte shpirtin. Pa dyshim, ky shpirt ndiente mallin për tokën mëmë, për varrezën e familjes; por i lidhur me mbetjet e trupit, shpirti nuk mund të largohej pa to nga Kolkida.

Nga ky besim primitiv rrodhi domosdoshmëria e varrimit.

Në mënyrë që shpirti të vendosej në banesën e nëndheshme që t i përshtatej për jetën e dytë, duhej që trupi, me të cilin ai vazhdonte të ishte i bashkëngjitur, të mbulohej me dhë. Shpirti që nuk kishte varr nuk kishte as banesë. Ai ishte endacak. Më kot do të përpiqej ai të gjente prehjen, aq të dëshiruar, pas tallazeve punës së një jete; atij do t'i duhej të endej gjithnjë, në formë larve ose fantazme, pa reshtur kurrë, pa marrë kurrë flijimet dhe ushqimet që i nevojiteshin. Fatkeq, shumë shpejt ai do të kthehej në keqbërës. Ai do të mundonte të gjallët, do t'u shkaktonte atyre sëmundje, do të shkatërronte të mbjellat, do t'i frikësonte përmes fanitjeve ogurzeza, për t'i detyruar ata t'i jepnin varr trupit dhe vetë atij. Prej këtu rrodhi besimi te shpirtrat që kthehen. Krejt bota e lashtësisë ishte e bindur se, pa varr, shpirti do të ishte i mjerë dhe vetëm varrimi do ta bënte atë përjetësisht të lumtur. Ceremonia mortore nuk bëhej për të shprehur dhimbjen, por për prehjen dhe lumturinë e të vdekurit.

Por le të nënvizojmë këtu se nuk mjaftonte vetëm që trupi të futej nën dhe. Duhej gjithashtu të kryheshin rite tradicionale dhe të shqiptoheshin formula të caktuara. Te Plauti gjejmë një rrëfim rreth fanitjes së një shpirti; është një shpirt detyrimisht endacak, pasi trupi i tij i dikurshëm, është varrosur pa respektuar ritet. Nga ana e tij, Suetoni shkruan se, meqenëse trupi i Kaligulës u varros pa përmbushur ceremoninë mortore, shpirti i tij nisi të endej dhe t' u shfaqej të gjallëve, deri ditën kur u vendos që trupi të zhvarrosej dhe të rivarrosej sipas rregullave. Këta dy shembuj tregojnë qartë se çfarë rëndësie u kushtohej riteve dhe formulave të ceremonive mortore. Meqenëse pa to, shpirtrat ktheheshin në endacakë dhe u faniteshin njerëzve, ato i vendosnin dhe i mbyllnin në varret e tyre. Njëlloj sikurse kishte formula që e kishin këtë fuqi, njerëzit e lashtësisë zotëronin edhe formula të tjera që kishin veti të kundërt, si ajo që grishte shpirtrat dhe i nxirrte ata përkohësisht nga varri.

Tek autorët e lashtësisë shohim se sa shumë e mundonte njeriun frika se mos, pas vdekjes, atij nuk do ti kryheshin ritet përkatëse. Ky ishte një burim shqetësimesh sfilitëse. Njerëzit i trembeshin më shumë lënies pa varr sesa vdekjes. Në varr, ata do të gjenin prehjen dhe lumturinë e amshuar. Nuk duhet të habitemi shumë kur shohim se athinasit dënuan me vdekje disa gjeneralë, që pas një fitoreje, në një betejë detare, nuk kishin varrosur të vdekurit. Këta gjeneralë, nxënës të filozofëve, e dallonin ndoshta shpirtin nga trupi dhe, duke mos besuar që fati i të parit ishte i lidhur me fatin e të dytit, kishin menduar se një kufome i interesonte fare pak nëse kalbej nën dhë apo në ujë. Pra, thjesht, ata nuk kishin dashur të ndesheshin me stuhinë e detit për një formalitet të kotë si mbledhja dhe varrosja e të vdekurit. Por turma, e cila, madje edhe në Athinë, ishte tepër e lidhur me besimet e lashta, i akuzoi këta gjeneralë për përdhosje dhe i dënoi me vdekje. Me fitoren e tyre, ata kishin shpëtuar Athinën; por me moskokëçarjen e tyre, kishin humbur me mijëra shpirtra. Prindërit e të vdekurve, duke menduar sfilitjen e këtyre shpirtrave, shkuan drejt gjykatës, në pefka zie, dhe kërkuan hakmarrje.

Në qytetet antike, ligji godiste fajtorët e mëdhenj me një dënim të llahtarshëm, lënien pa varr. Kësisoj, ai që ndëshkohej ishte vetë shpirti, duke i shkaktuar atij një mundim thuajse të përjetshëm.

Te njerëzit e lashtësisë ishte krijuar gjithashtu edhe një mendim tjetër lidhur me vendin ku qëndronin të vdekurit. Ata përfytyronin një zonë, edhe ajo e nëndheshme, por shumë më e madhe sesa varri, ku të gjithë shpirtrat, larg nga trupat e tyre, jetonin së bashku dhe ku ndëshkoheshin ose shpërbleheshin sipas sjelljes që njeriu kishte pasur në të gjallë të tij. Por ritet e varrimit, të tilla siç po i përshkruajmë, janë krejtësisht në mospërputhje me besimet e përshkruara më lart; provë e sigurt se në epokën kur këto rite u ngulitën, njerëzit nuk besonin ende te Tartari apo te Fusha Elizeane. Mendimi fillestar i këtyre brezave të lashtë ishte se qenia njerëzore jetonte në varr, se shpirti nuk ndahej nga trupi dhe se ai qëndronte i ngulur në atë pjesë të dheut, ku ishte varrosur edhe trupi. Nga ana tjetër, njeriu i vdekur nuk jepte kurrfarë llogarie për jetën e tij të mëparshme. Pasi varrosej, ai nuk priste më as shpërblime dhe as mundime. Sigurisht, ky ishte një mendim i palatuar, por që përbën fazën foshnjore të nocionit të jetës së ardhshme.

Qenia që jetonte nën tokë, nuk ishte shumë e shkëputur nga pjesa e njerëzve të gjallë, për të mos pasur nevojë për ushqim. Kjo është edhe arsyeja, që në ditë të caktuara të vitit, në çdo varr çohej ushqim.

Ovidi dhe Virgjili na kanë sjellë përshkrimin e kësaj ceremonie, kryerja e së cilës kishte mbërritur e paprekur deri në epokën e tyre, ndonëse tashmë besimet kishin ndryshuar. Ata rrëfejnë se varret rrethoheshin me kurora barërash dhe lulesh, mbi to vendoseshin ëmbëlsira, fruta, kripë dhe spërkateshin me qumësht, verë dhe ngandonjëherë edhe me gjakun e ndonjë viktime.

Do të qe gabim i madh të mendohej se ky ushqim mortor shërbente vetëm si shenjë përkujtimore. Në të vërtetë, ushqimi i sjellë nga familja ishte për të vdekurin dhe vetëm për të. Kjo dëshmohet nga fakti se qumështi dhe vera spërkateshin mbi dheun e varrit; në të hapej një vrimë, në mënyrë që ushqimet e ngurta të arrinin deri tek i vdekuri; në rastet kur flijohej një viktimë, krejt mishi i saj digjej, në mënyrë që asnjë i gjallë të mos merrte gjë; rreth varrit shqiptoheshin disa formula të pandryshueshme, për ta ftuar të vdekurin të hante dhe të pinte; edhe në rast se e gjithë familja merrte pjesë në këtë vakt, ajo nuk prekte asnjë nga ushqimet; në fund të ceremonisë, të afërmit largoheshin, duke lënë kurdoherë pas vetes, nëpër vazo, pak qumësht dhe ëmbëlsira për nevojat e të vdekurit dhe ishte sakrilegj i madh nëse i gjalli prekte këtë pak ushqim që i ishte taksur për nevojat e të vdekurit.

Këto besëtytni të lashta kanë mbijetuar gjatë dhe shprehja e tyre gjendet ende tek autorët e mëdhenj të Greqisë. "Po hedh mbi dheun e varrit,- thotë Ifigjenia tek Euripidi,- qumështin, mjaltin, verën; se me to gëzojmë të vdekurit". - "Bir i Peleas, thotë Neoptelemi, pranoje këtë pije që u pëlqen të vdekurve, eja dhe pije këtë gjak." Elektra derdh pije dhe thotë: "Pija depërtoi dheun, im atë e piu." Shihni lutjen e Orestit drejtuar babait të tij të vdekur: "O ati im, nëse jetoj, ti do të kesh gosti të bollshme; por nëse vdes, ti nuk do e kesh më pjesën tënde të vakteve të ngrohta, me të cilat ushqehen të vdekurit." Talljet e Lucienit dëshmojnë se këto zakone, në kohën e tij ekzistonin ende: "Njerëzit kujtojnë se shpirtrat ngjiten lart, drejt ushqimit që u shpien, se ato kënaqen me tymin e mishrave të pjekur dhe pinë verën e derdhur mbi varre." Te grekët, para çdo varri kishte një vend të caktuar për flijimin e viktimës dhe pjekjen e mishit të saj. Po kështu, edhe varri romak kishte culina-n e vet, një kuzhinë e një lloji të veçantë, e cila ishte vetëm për përdorim të të vdekurit. Plutarku rrëfen se pas betejës së Platesë, pasi luftëtarët e vrarë u varrosën në fushën e betejës, plateasit u ofronin atyre çdo vit ushqimin mortor. Për rrjedhojë, në çdo përvjetor, plateasit në një kortezh të gjatë nën drejtimin e kryemagjistratëve të tyre shkonin dhe u ofronin të vdekurve qumësht, verë, vaj, esenca dhe flijonin një viktimë. Pasi ushqimet vendoseshin mbi varr, plateasit shqiptonin një formulë nëpërmjet së cilës ata thërrisnin të vdekurit të vinin të merrnin ushqimet. Kjo ceremoni vazhdonte të kryhej ende në kohën e Plutarkut, i cili mundi të ndiqte përvjetorin e gjashtëqindtë të saj. Lucieni, na tregon se nga ç'ide rridhnin këto zakone. "Të vdekurit,- thotë ai,- hanë ushqimet që ne u vendosim mbi varr dhe pinë verën që u hedhim. Kështu që i vdekuri, të cilit nuk i ofrohet asgjë, është i dënuar të jetë përjetësisht i uritur.

Ja pra, këto janë besime tepër të lashta, që ne na duken të stisura dhe qesharake. E megjithatë, ato kanë ushtruar mbi njeriun, për breza të tërë, një sundim të jashtëzakonshëm. Ato kanë qeverisur shpirtrat; madje shumë shpejt do të shohim se ato kanë qeverisur edhe shoqëritë dhe se shumica e institucioneve shtëpiake dhe shoqërore të njerëzve të lashtë e kanë burimin tek ato.

Familja

Tempulli i Themis, staujat e Themis, princesha Nemesis, Arsinoë, dhe djali,
Muzeu Nacional Athinë

 

Qyteza

Conrad Grunenberg (Beschreibung der Reise nach Jarusalem 1487. Biblioteka Karlsruhe)
Harta e Ballkanit sipas Ptolemeut (Johanes Schott 1477)
Model, tempulli i Zeusit dhe ndërtesat përreth, Olimpia Museum

 

Kategorizimi shoqëror

...

Asgjë nuk mund të përfytyrohet e ndërtuar më fort sesa kjo familje e epokave të lashta, e cila mishëronte perënditë, kultin, priftin dhe magjistratin e vet. Asgjë tjetër nuk ishte më e fortë sesa kjo qytezë, e cila mbante në gjirin e vet fenë, perënditë mbrojtëse, funksionin e pavarur priftëror, i cili komandonte sa shpirtrat, po aq edhe trupin e njeriut dhe që, shumë më i fuqishëm sesa shteti modern, ngërthente në vetvete autoritetin e dyfishtë që e gjejmë sot të ndarë mes shtetit dhe kishës. Nëse ka pasur ndonjëherë nje shoqëri të ndërtuar për t'i bërë ballë kohës, kjo shoqëri ka qenë pikërisht ajo. E megjithatë, edhe ajo shoqëri, si gjithçka tjetër njerëzore, ka pasur vazhdën e revolucioneve të veta.

Përgjithësisht, nuk mund të themi saktësisht se në cilën epokë kanë filluar këto revolucione. Faktikisht, shohim se kjo epokë nuk përkon për qytetet e ndryshme të Greqisë dhe të Italisë. E sigurt është se, duke filluar nga shekulli i shtatë para erës sonë, ky organizim shoqëror ishte vënë në diskutim dhe kishte filluar, thuajse kudo, të sulmohej nga të gjitha anët. Duke filluar që nga ajo kohë, ky organizim shoqëror mundi të qëndronte me vështirësi në këmbë, falë një përzierjeje, pak a shumë të zgjuar, qëndrese dhe lëshimesh. Në këtë gjendje, ai do të përpëlitej për disa shekuj radhazi, mes luftërash të përhershme, derisa më në fund u zhduk.

Shkaqet që shpiejnë në fundin e tij mund të përmblidhen në dy. Shkaku i parë është ndryshimi që u regjistrua për një kohë të gjatë në fushën e ideve, si rrjedhojë e zhvillimit të natyrshëm të mendjes njerëzore, e cila duke fshirë besimet e lashta, do të rrëzonte, bashkë me to, edhe ndërtesën shoqërore që këto besime kishin ngritur, besime që kishin qenë të vetmet të afta për t'i mbajtur ato në këmbë. Shkaku tjetër është ekzistenca e një klase njerëzish, e cila, jashtë këtij organizimi të qytetit, vuante dhe kishte interes ta shkatërronte atë dhe për këtë arsye nuk reshti kurrë luftën kundër tij.

Kështu pra, kur besimet mbi të cilat ky regjim shoqëror ishte ndërtuar, nisën të dobësoheshin dhe kur interesat e shumicës pushuan së pajtuari me këtë regjim, atij iu desh të shembej. Asnjë qytet nuk mundi t'i shpëtonte kësaj ligjësie shndërrimesh, nuk mundi t'i shpëtonte as Sparta e as Athina, as Roma e as Greqia. Ashtu siç kemi parë se njerëzit e Greqisë dhe të Italisë kanë pasur fillimisht të njëjtat besime dhe të njëjtat institucione, tani do të shohim se të gjitha qytezat e tyre kanë kaluar nëpër të njëjtat revolucione.

Ne duhet të studiojmë pse dhe si njerëzit janë larguar gradualisht nga ky organizim i lashtë, jo për të dështuar, por për të përparuar drejt një forme shoqërore më të lartë e më të mirë. Pavarësisht prej formës së trazirave dhe, ngandonjëherë, pavarësisht prej formës së rënies morale të shoqërisë, çdo ndryshim që regjistrohej në këtë aspekt, i afronte ata gjithnjë e më shumë drejt një objektivi që deri atëherë ata nuk e njihnin.

info@balkancultureheritage.com