Qyteti në Kaninë
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Qyteti në Kaninë

Qyteti në Kaninë gjendet në fshatin e njëemërt, 3 km larg Gjirit të Vlorës, në një kodër 379 m të lartë. Në këtë zonë male të lartë i afrohen tepër bregut të detit, ndërsa lugina e Lumit të Vlorës, e cila shtyhet deri në rrëzë të kodrës, lehtëson lidhjen e bregut të detit me hinterlandin amantin. Uji i pijshëm, kripa e kriporeve bregdetare dhe kodrat përreth krijojnë kushte për blegtori, ndërsa trojet e gjera afër lumit krijojnë kushte të mira për zhvillimin e bujqësisë.

Ndonëse në buzë detit dhe në luginën e lumit të Vlorës ka një sërë kodrash që i plotësojnë më mirë kushtet e mësipërme, prej tyre nuk kryhet dot kontrolli i lidhjes midis Gjirit të Vlorës me hinterlandin amantin si nga kodra e Kaninës.

Fortifikimi

Fortifikimi i përket kryesisht periudhës mesjetare. Por gjatë tërë perimetrit shihen blloqe të periudhës antike, in situ ose të ripërdorur, të cilët e mbyllin tërësisht konturin e rrethimit, çka tregon se planimetria e fortifikimit u përcaktua që në antikitet. Muret (986 m) përsërisin vijën rrushkulluese të kurorës së kodrës dhe i japin fortifikimit trajtën e një ylli trecepësh me sipërfaqe 3,6 ha.

Në skajin lindor njihet vetëm një hyije sekondare, 2,35 m e gjerë. Prej kullave ruhen gjurmët e kullës së skajit jugperëndimor. Muret e saj nuk lidhen organikisht me kurtinën por blloqet e kurtinës ku ajo mbështetej janë punuar në formë foleje (5-6 cm) për të shmangur rrëzimin e kullës me leva.

Kurtinat (2,35 m) përbëhen prej dy faqeve të lidhura çdo 2,5 m tërthor me njëra-tjetrën dhe emplecton-it. Muratura izodomike është punuar me blloqe të latuar prej guri të fortë ranor të nxjerrë në vend. Balli i tyre është i rrafshët e drejtkëndësh (0,4-1,5 x 0,35-0,4 m) kurse buza e prerë diagonalisht për të shmangur thyerjen. Në një pjesë të blloqeve shihet shenja A (Damosia) që tregon se blloqet vinin të parapërgatitur prej punishteve shtetërore dhe E (Ektos/ Enatos i gjashti ose i nënti) që tregon radhën e vendosjes së blloqeve në mur.

Faqja e jashtme e murit ngrihet në tokë të butë mbi një themel prej blloqesh të thyer, 1 m të thellë, ose, në terren të fortë, drejt e në taban. Një bllok gjysmë i punuar, i gdhendur në pjesën mbi tokë dhe i lënë papunuar në pjesën nëntokë, tregon se përpunimi përfundimtar i blloqeve kryhej në vend.

Muri i gurtë shërbente si xokol e murit prej tullash (35 x 33 x 7 cm) të lidhura me llaç balte. Disa blloqe të ripërdorur, të pajisur anash me kornizë, i përkasin një faze të dytë ndërtimore të fortifikimit ose një ndërtimi monumental.

Gjetjet arkeologjike

Monedha të Apolonisë (shek III-II p.e.sonë). Skyfosa me vemik të zi të shkëlqyer (shek. IV p.e.sonë), pjata dhe kupa me brumë karakteristik për Amantien me vemik të zi dhe vemik kafe të shek. 3-2 p.K. Kupa “Megare” me dekor me fletë dafine, palmeta dhe luspa identike me kallëpet e shek. III-II p.e.sonë të gjetura në Amantia. Amfora të shek. I p.e.sonë

Në gjirin e Vlorës Ptolemeu përveç Amantias së brendshme (Ptolem. 3 12 19: 44 o 45/ 39o O’), në breg të detit, midis Aulona-s dhe Orikon-it (15’ në veri të Orikut dhe 10’ në jug të Aulonës) shenjon një Amantia bregdetare (Ptolem. 3 12 4: 44o 557 39o 30’). Një pozicion i tillë përputhet mirë me atë të Kaninës. Kthimi i Amantias në shek. IV p.e.sonë në një nga qendrat më me rëndësi të bregdetit të poshtëm të Adriatikut, kërkonte logjikisht një qendër buzëdetare për kryerjen e tregtisë së jashtme. Rrjedhimisht në Kaninë do supozonim Amantien bregdetare të Ptolemeut.

Në vitet e para të periudhës romake Kanina pati një jetë të gjallë. Por gjatë pax romana-s, si pasojë e qetësisë relative, humbjes së pavarësisë së Amantias dhe mosqenies në kontakt të drejtpërdrejtë me detin jeta në Kaninë zbehet. Nga fundi i shek. V ajo rigjallërohet dhe muret rrethuese rindërtohen. Dora-dorës rëndësia e saj rritet derisa në mesjetë Kanina bëhet kryeqendër e Gjirit të Vlorës.

info@balkancultureheritage.com