Rënia e demokracisë
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Rënia e demokracisë

Sparta

Kur seria e revolucioneve kishte përfunduar së sjelli barazinë mes njerëzve dhe kur nuk kishte më vend për të luftuar për parime dhe të drejta, njerëzit hynë në luftë me njëri-tjetrin për interesa. Kjo periudhë e re e historisë së qytezave nuk nisi në të njëjtën kohë për të gjitha ato. Në disa prej tyre, ajo ndoqi nga afër vendosjen e demokracisë; në disa të tjera, ajo u shfaq pas shumë brezash, pasi këta të fundit kishin ditur të qeveriseshin në qetësi. Por të gjitha qytezat, herët ose vonë, do të binin në këto luftëra fatkeqe.

Hap pas hapi që njerëzit largoheshin nga regjimi i vjetër, mes tyre kishte nisur të formohej një klasë e varfër. Më parë, kur çdo njeri bënte pjesë në një gens dhe kish të zotin e vet, mjerimi ishte thuajse i panjohur. Njeriu ushqehej nga prijësi i tij; ai, ndaj të cilit atij i duhej të nënshtrohej, i detyrohej në kthim plotësimin e të gjitha nevojave të tij. Por revolucionet, që kishin shpërbërë yevoç-in, kishin ndryshuar gjithashtu edhe kushtet e jetës njerëzore. Ditën që njeriu ishte çliruar nga lidhjet e klientelës, ai kishte parë se si para tij ishin shfaqur nevojat dhe vështirësitë e ekzistencës. Jeta ishte bërë më e pavarur, por njëherazi edhe më e vështirë për t'u siguruar dhe më e ekspozuar ndaj rastësive. Tanimë, gjithkush duhej të kujdesej vetë për mirëqenien e vet, për gëzimet dhe punët e veta. Dikush, si rrjedhojë e veprimtarisë së vet, ishte pasuruar, dikush tjetër kishte mbetur i varfër. Pabarazia e pasurisë është e pashmangshme në çdo shoqëri që nuk dëshiron të qëndrojë në gjendjen patriarkale apo atë të fisit.

Demokracia nuk e eliminoi mjerimin; përkundrazi ajo e bëri atë më të pranishëm. Barazia e të drejtave politike nxori akoma më shumë në pah pabarazinë e kushteve.

Meqenëse nuk ekzistonte kurrfarë autoriteti, i cili të qëndronte njëherazi mbi të pasurit dhe të varfrit dhe të mund t'i detyronte ata të jetonin në paqe mes njëri-tjetrit, do të kishte qenë e dëshirueshme që parimet ekonomike dhe kushtet e punës të kishin qenë të tilla, ku të dyja klasat të qenë të detyruara të jetonin në mirëkuptim. Për shembull, do të ishte dashur që ato të kishin nevojë për njëra-tjetrën, që i pasuri të mund të pasurohej vetëm duke i kërkuar të varfrit punën e tij dhe i varfri t'i siguronte mjetet e tij të ekzistencës, duke i ofruar të pasurit krahun e tij të punës. Atëherë pabarazia e pasurive do të kishte nxitur veprimtarinë dhe inteligjencën e njeriut; ajo nuk do të kishte pjellë korrupsionin dhe luftën civile.

Por shumë qytete nuk kishin as zejtari as tregti: pra, ato nuk kishin burime për të shtuar pasurinë publike, me qëllim që një pjesë e saj t'u jepej të varfërve, pa zhveshur askënd. Edhe atje ku kishte tregti, pothuaj të gjitha përfitimet shkonin te të pasurit, si rrjedhojë e çmimit të ekzagjeruar të parasë. Në rast se kishte zejtari, punëtorët në pjesën më të madhe të tyre ishin skllevër. Dihet që i pasuri i Athinës ose i Romës kishte në shtëpinë e tij punishte endësish, gdhendësish, farkëtarësh armësh, të gjithë skllevër. Madje për qytetarin ishin pak a shumë të mbyllura edhe profesionet liberale. Shpesh edhe mjeku ishte një skllav, i cili i shëronte të sëmurët për llogari të skllavopronarit të vet. Të pajtuarit e bankave, shumë arkitektë, ndërtues anijesh, nëpunësit e vegjël të shtetit, ishin skllevër. Skllavi ishte kthyer në një mynxyrë, prej së cilës vuante vetë shoqëria e lirë. Qytetari gjente pak mundësi punësimi ose pune. Shumë shpejt, mungesa e punës do e kthente atë në dembel. Meqenëse ai shihte të punonin vetëm skllevërit, ai nisi të përbuzte punën. Kështu pra, zakonet ekonomike, prirjet morale, paragjykimet, të gjitha këto mblidheshin për t'ia ndaluar të varfrit të dilte nga mjerimi dhe të jetonte me ndershmëri. Pasuria dhe varfëria nuk ishin ndërtuar në mënyrë të tillë që të mund të jetonin në paqe mes tyre.

I varfri gëzonte barazinë e të drejtave. Por sigurisht, vuajtjet e tij të përditshme i jepnin shkas të mendonte se do të kishte qenë më mirë sikur pasuritë të ishin të barabarta. Nuk do të kalonte shumë kohë dhe ai do të shihte se barazia që ai gëzonte, mund t' i shërbente për të përftuar atë që ai nuk kishte dhe se duke qenë zot i votave, ai mund të bëhej edhe zot i pasurisë.

Ai nisi të orvatej të jetonte në saje të së drejtës së votës. Ai kërkoi të paguhej sa herë që merrte pjesë në kuvende apo në gjykata. Nëse qy teza nuk ishte aq e pasur sa të mund të plotësonte shpenzime të tilla, i varfri kishte burime të tjera. Ai nisi të shiste votën e tij dhe meqenëse votimet ishin të shpeshta, ai mund të jetonte. Në Romë, ky trafik bëhej rregullisht, në mes të ditës me diell; në Athinë, fshiheshin më mirë. Në Romë, ku i varfri nuk hynte në gjykata, ai shitej si dëshmitar; në Athinë, si gjyqtar. Të gjitha këto nuk e nxirrnin të varfrin nga mjerimi, por e hidhnin atë në degradim.

Meqenëse këto mjete rrethanore nuk ishin të mjaftueshme, i varfri nisi të përdorë mjete më energjike. Ai ndërmori një luftë të organizuar kundër pasurisë. Fillimisht kjo luftë qe e fshehur nën forma ligjore; të pasurit u detyruan të paguanin për të gjitha shpenzimet publike, ata u mbytën me taksa, u detyruan të paguanin për ndërtimin e anijeve trirremëshe, u kërkua që ata të paguanin për organizimin e festave për popullin. Më pas u rritën edhe gjobat e gjykimeve; konfiskimi i pasurive nisi të bëhej qoftë edhe për gabimet më të vogla. A mund të thuhet se sa njerëz u detyruan të mërgonin si dënim, vetëm e vetëm pse ata ishin të pasur? Pasuria e atij që mërgohej shkonte në thesarin publik, prej ku, më pas, në formën e triobolës, shpërndahej mes të varfërve. Por edhe një veprim i tillë nuk mjaftoi: numri i të varfërve shtohej pa reshtur. Atëherë, në shumë qyteza, të varfrit nisën të përdomin të drejtën e votës, për të dekretuar fshirjen e borxheve ose konfiskimin masiv të pasurive, madje edhe një përmbysje të përgjithshme.

Në epokat e mëparshme, e drejta e pronësisë ishte respektuar, pasi në bazë të saj qëndronte besimi fetar. Për sa kohë që çdo pasuri ishte e lidhur me një kult dhe shpallej e pandashme prej perëndive shtëpiake të një familjeje, askujt nuk i kishte shkuar ndër mend se ai mtmd të kishte të drejtë të zhvishte dikë tjetër prej tokës që zotëronte. Por në epokën ku na kanë sjellë revolucionet, besimet e lashta ishin braktisur dhe feja e pronësisë ishte zhdukur. Pasuria nuk përbën më një terren të shenjtë dhe të pacenueshëm. Ajo nuk shfaqet më si një dhuratë e perëndive, por si një dhuratë e rastësishme. Njerëzit digjen nga dëshira për ta kapur atë, duke zhveshur tjetrin që e zotëron; dhe kjo dëshirë, që dikur do të konsiderohej përdhosje, tani nis të duket legjitime. Tashmë askush nuk i vë më veshin parimit të epërm që shenjtëron të drejtën e pronës; gjithkush ndien vetëm nevojën e vet dhe e kthen atë në kut matës të së drejtës.

Kemi përmendur faktin se qyteza, sidomos te grekët, kishte një pushtet të pakufizuar, se në të liria ishte e panjohur dhe se e drejta e individit nuk ishte asgjë përkundrejt vullnetit të shtetit. Prej këtu rezultonte që shumica e votave mund të dekretonte konfiskimin e pasurive të të pasurve dhe grekët, në një gjë të tillë, nuk shihnin as paligjshmëri as padrejtësi. Ajo që shteti dekretonte ishte e drejtë. Kjo mungesë lirie individuale u bë shkak fatkeqësish dhe trazirash për Greqinë. Roma, e cila respektonte diçka më shumë të drejtat e individit, vuajti më pak prej saj.

Plutarku tregon se në Megara, pas një kryengritjeje, u dekretua fshirja e borxheve dhe se kreditorët, veç humbjes së kapitalit, ishin të detyruar të shlyenin edhe interesat që tashmë ata kishin marrë.

"Në Megara, sikurse edhe në qyteza të tjera, thotë Aristoteli, partia popullore, pasi mori pushtetin, nisi të shpallte konfiskimin e pasurive të disa familjeve të pasura. Por hyrja në këtë rrugë nuk do të ndalej më. Çdo ditë u desh të bëhej një viktimë e re dhe më në fund, numri i të pasurve të zhveshur kësisoj prej pasurive të tyre dhe që u degdisën në mërgim, u rrit aq shumë, sa me të mund të krijohej një ushtri."

Në vitin 412, "populli i Samosit vrau dyqind prej kundërshtarëve të vet, syrgjynosi katërqind të tjerë dhe ndau për vete tokat dhe shtëpitë e tyre."

Në Sirakuzë, populli i sapoçliruar nga tirani Denis, që në kuvendet e tij të para, dekretoi ndarjen e tokave.

Gjatë kësaj periudhe të historisë greke, sa herë që ndeshemi me një luftë civile, të pasurit janë në një parti dhe të varfrit në një parti tjetër. Të varfrit duan të hedhin duart mbi pasurinë, të pasurit duan ta mbrojnë ose ta rimarrin atë. "Në një luftë civile, thotë një historian grek, fjala është gjithmonë për zhvendosje pasurish." Çdo demagog vepron si Molpagorasi i Cios, i cili ia dorëzonte turmës të gjithë të pasurit, një palë i masakronte, një palë tjetër i degdiste në mërgim, duke shpërndarë më pas pasurinë e tyre për të varfrit. Në Mikenë, sapo partia popullore mori pushtetin, ajo dëboi të pasurit dhe shpërndau tokat.

Në periudhat e lashtësisë, klasat e larta nuk kanë pasur asnjëherë aq zgjuarsi dhe aq aftësi për fi orientuar të varfrit drejt punës, duke i ndihmuar ata të dilnin ndershmërisht nga mjerimi dhe korrupsioni; disa njerëz shpirtmëdhenj do të përpiqeshin në këtë drejtim; ata nuk patën sukses. Për pasojë, qytezat do të luhateshin gjithnjë mes dy revolucioneve, njëri që u merrte pasuritë e tyre të pasurve, tjetri që u rikthente atyre pasurinë. Një gjendje e tillë nuk do të reshtte qysh prej Luftës së Peloponezit e deri në pushtimin e Greqisë nga romakët.

Në çdo qytezë, i pasuri dhe i varfëri ishin dy armiq, që jetonin përbri njëri-tjetrit, njëri që lakmonte pasurinë e tjetrit dhe tjetri që shihte tek i lakmonin pasurinë. Mes tyre nuk kishte kurrfarë marrëdhënieje, asnjë shërbim, asnjë punë që mund t'i bashkonte. I varfëri mund të përftonte pasuri vetëm duke zhveshur të pasurin. I pasuri nuk mund të mbronte gjënë e tij veçse përmes dinakërisë së skajshme ose përmes forcës. Ata shiheshin plot urrejtje. Në çdo qytezë ekzistonte një konspiracion i dyfishtë: të varfrit konspironin nisur nga lakmia, të pasurit nga frika. Aristoteli thotë se, mes tyre, të pasurit shqiptonin këtë betim: "Betohem se do të jem gjithnjë armik i popullit dhe do ta dëmtoj atë sa më shumë të jetë e mundur."

Nuk mund të thuhet se cila prej palëve do të kryente më shumë mizori dhe krime. Urrejtja fshinte nga shpirtrat çdo ndjenjë humanizmi. "Në Milet, mes të pasurve dhe të varfërve shpërtheu një luftë. Fillimisht, këta të fundit, do të ngadhënjenin dhe i detyruan të pasurit të iknin nga sytë këmbët nga qyteti. Por më pas, me keqardhjen që nuk kishin mundur t'i thernin, ata iu kthyen fëmijëve të tyre, i mbyllën ata nëpër hauret e kafshëve, duke i hedhur nën këmbët e buajve. Më vonë, të pasurit hynë në qytezë dhe u bënë përsëri zotët e saj. Ata do të merrnin fëmijët e të varfërve, do t'i lyenin me rrëshirë dhe do t'i digjnin të gjallë.

Ç'po ndodhte me demokracinë? Ajo nuk ishte përgjegjëse për këto tepri dhe për këto krime, por ajo ishte më e dëmtuara prej tyre. Rregullat nuk ekzistonin më; mirëpo, demokracia mund të ekzistojë vetëm përmes zbatimit të rreptë të rregullave. Tashmë nuk kishte më qeverisje të vërteta, por vetëm klika në pushtet. Magjistrati e ushtronte autoritetin e tij, jo në interes të paqes dhe të ligjit, por në emër të përfitimit të interesave dhe të lakmive të një partie. Komandanti nuk kishte më tituj legjitimë, as karakter të shenjtë; nënshtrimi nuk ngërthente më asgjë të vullnetshme; gjifhnjë në rrethana shtrënguese, ai i premtonte vetvetes vetëm revansh. Qyteza ishte kthyer, thotë Platoni, vetëm në një grumbull njerëzish, ku një pjesë ishte zot dhe tjetra skllave. Qeverisja quhej aristokratike kur të pasurit ishin në pushtet, demokratike kur atë e zotëronin të varfrit. Në këto kushte, vetëm demokracia e vërtetë nuk ekzistonte.

Që nga dita kur nevojat dhe interesat materialë kishin hyrë me forcë në të, ajo kishte ndryshuar dhe ishte korruptuar. Demokracia, me të pasurit në pushtet, ishte kthyer në një oligarki të dhunshme; demokracia e të varfërve ishte kthyer në tirani. Nga shekulli i pestë deri në shekullin e dytë para erës sonë, në të gjitha qytet-shtetet e Greqisë dhe të Italisë, me përjashtim të Romës, shohim që forma republikane vihet në rrezik dhe ajo bëhet gjithnjë e urryer për njërën nga palët. Mirëpo, dallohet mirë se është pikërisht një palë që dëshiron shkatërrimin dhe pala tjetër ruajtjen e saj. Të pasurit, më të qartë dhe më krenarë, i qëndrojnë besnikë regjimit republikan, ndërkohë që të varfrit, për të cilët të drejtat politike kanë më pak vlerë, i japin me dëshirë vetes një tiran. Kur kjo klasë e varfër, pas shumë luftërash civile, e pa dhe kuptoi se të gjitha këto luftëra nuk shërbenin për asgjë, pasi pala kundërshtare rikthehej gjithnjë në pushtet dhe kur pas alternimesh të panumërta mes konfiskimeve dhe rizotërimeve të pasurive, lufta duhej të niste gjithnjë nga e para, ajo pati idenë e vendosjes së një regjimi monarkik, i cili, në përputhje me interesat e saj, do të shtypte një herë e mirë palën kundërshtare dhe do t'i siguronte asaj dobitë e fitores. Ajo do të krijonte tiranët.

Duke filluar nga ky moment, partitë do të ndryshonin emrat; njerëzit nuk ishin më aristokratë apo demokratë; tanimë luftohej ose për lirinë, ose për tiraninë. Këto dy fjalë ngërthenin ende pasurinë dhe varfërinë, të cilat nuk reshtnin luftën mes tyre. Liria nënkuptonte qeverisjen, ku të pasurit kishin frenat e pushtetit dhe mbronin pasurinë e tyre; tirania tregonte pikërisht të kundërtën.

Në historinë e Greqisë dhe të Italisë, është fakt i përgjithshëm e pothuaj pa përjashtime, që tiranët dilnin gjithnjë nga radhët e partisë popullore dhe ishin armiq të partisë aristokratike. "Tirani, thotë Aristoteli, ka për mision të mbrojë vetëm popullin kundër të pasurve; fillimisht ai ishte gjithnjë një demagog dhe është në thelb të tiranisë që ajo të luftojë gjithnjë aristokracinë." - "Mjeti për të mbërritur në tirani, vijon ai më tej, është të fitosh besimin e turmës; mirëpo besimi i saj fitohet duke u shpallur armik i të pasurve. Kështu vepruan Pizistrati në Athinë, Teageni në Megara, Denisi në Sirakuzë.

Tirani u shpall gjithnjë luftë të pasurve. Në Megara, gjatë fushatës, Teageni hedh në dorë bagëtitë e të pasurve dhe i ther ato. Në Kum, Aristodemi fshin borxhet, u merr tokat të pasurve dhe ua jep ato të varfërve. Po kështu veprojnë Nikoklesi në Sicione, Aristomaku në Argos. Të gjithë këta tiranë na janë paraqitur nga autorët e lashtësisë si shumë mizorë; ka pak gjasë që të gjithë ata të kenë qenë të tillë për nga natyra e tyre; por ata shndërroheshin në të tillë nga nevoja urgjente në të cilën gjendeshin, për t'u dhënë tokë apo para të varfërve. Ata mund të qëndronin në pushtet për aq kohë sa do të kënaqnin lakmitë e turmës dhe mbanin ndezur pasionet e saj.

Tirani i qytezave greke është një personazh, idenë e të cilit sot nuk ka gjë që të na i krijojë. Është dikush që jeton mes nënshtetasve të vet, pa ndërmjetës e pa ministra dhe që godet drejtpërsëdrejti. Ai nuk ndodhet në pozicionin e lartë e të pavarur ku qëndron sovrani i një shteti të madh. Ai ushqen të gjitha pasionet e njeriut të vockël: ai nuk është i pandjeshëm ndaj përfitimeve që krijon konfiskimi; ai është pre e zemërimit dhe e dëshirës për hakmarrje personale; ai ka frikë; ai e di se kudo rreth vetes ka armiq dhe se opinioni publik gëzohet sa herë që tirani vritet. Kuptohet se ç'mund të jetë qeverisja e një njeriu të tillë. Me dy ose tre përjashtime të ndershme, të gjithë tiranët që morën pushtetin në qytet-shtetet greke gjatë shekullit të katërt dhe të tretë, mundën të mbretëronin vetëm në saje të ushqyerjes së asaj çka ishte më e keqe në gjirin e turmës dhe shkatërrimit të dhunshëm të gjithçkaje që ishte më e lartë se ata, për nga origjina, pasuria apo merita. Pushteti i tyre ishte i pakufizuar; grekët panë kështu me sytë e tyre se sa lehtësisht e sa thellë bie në despotizëm qeverisja republikane, kur ajo nuk tregon respekt të madh për të drejtat e individit. Të lashtët e kishin veshur shtetin me një pushtet të tillë, që ditën kur një tiran arrinte të hidhte në duart e veta këtë plotfuqishmëri, njerëzit nuk kishin më kurrfarë garancie ndaj tij dhe ligjërisht ai bëhej zot i jetëve dhe pasurisë së tyre.

Sparta

Është pak e besueshme që Sparta të ketë kaluar dhjetë shekuj pa u ndeshur me revolucione. Përkundrazi, Tuqididi na thotë, "se ajo është sfilitur më shumë se çdo qytezë tjetër greke prej përçarjeve." Në të vërtetë, historia e grindjeve të brendshme të Spartës për ne është pak e njohur, dhe kjo i detyrohet faktit se qeverisja e Spartës e kishte rregull dhe zakon të rrethohej nga misteri më i thellë. Pjesa më e madhe e luftërave që tronditën Spartën janë fshehur dhe kanë rënë në harresë; por gjithsesi jemi në gjendje të pohojmë se, edhe pse historia e Spartës ndryshon ndjeshëm prej asaj të qytezave të tjera, ajo nuk ka kaluar më pak revolucione se ato.

Kur Dorët pushtuan Peloponezin, tashmë ata ishin formatuar si popull. Cili është shkaku që i shtyu ata të largoheshin nga vendi i tyre? Mos vallë është pushtimi nga ana e një populli tjetër apo ndonjë revolucion i brendshëm? Nuk dihet. Ajo që duket e sigurt është se në këtë çast të ekzistencës së popullit Dor, regjimi i lashtë i gens-it ishte zhdukur. Tek ai nuk dallohet më organizimi i lashtë i familjes; po ashtu, në gjirin e tij nuk gjenden as gjurmë të regjimit patriarkal, as mbeturina të fisnikërisë së besimit, as klientelë e trashëgueshme; në gjirin e tij ka vetëm luftëtarë të barabartë nën drejtimin e një mbreti. Pra është e mundur që në gjirin e tij të jetë kryer tashmë një revolucion i parë shoqëror, qoftë në Doridë, qoftë rrugës që e shpuri këtë popull në Spartë. Nëse shoqëria Dore e shekullit të nëntë do të krahasohej me shoqërinë Joniane të së njëjtës epokë, do të vihej re se e para ishte shumë më e përparuar se e dyta në serinë e gjatë të ndryshimeve. Raca Joniane hyri shumë më vonë në rrugën e revolucioneve: por ajo e përshkoi atë më shpejt.

Nëse Dorët, në momentin e mbërritjes së tyre në Spartë, nuk e kishin më regjimin e gens-it, gjithsesi, ata nuk kishin mundur të shkëputeshin prej tij aq plotësisht sa të mos ruanin ende disa institucione, si për shembull, pandashmërinë dhe patjetërsueshmërinë e pasurisë. Këto institucione nuk do të vononin të rivendosnin në shoqërinë spartane aristokracinë.

Të gjitha traditat na thonë se në epokën e shfaqjes së Likurgut, në gjirin e spartanëve kishte dy klasa dhe se ato ishin në luftë me njëra-tjetrën. Mbretëria kishte prirjen e natyrshme të bashkohej me klasën e ulët. Likurgu, i cili nuk ishte mbret, "u vendos në krye të më të mirëve", e detyroi mbretin të bënte një betim që zvogëlonte pushtetin e tij, ngriti një senat oligarkik dhe së fundmi bëri të mundur, sipas shprehjes së Aristotelit, që tirania të shndërrohej në aristokraci.

Pretendimete disa autorëve të lashtësisë dhe të shumë syresh të modernitetit të sotëm lidhur me maturinë e institucioneve të Spartës, rreth lumturisë së pandryshueshme që ajo gëzonte në pikëpamje të barazisë dhe jetës së përbashkët, nuk duhet të na krijojnë iluzione. Nga të gjitha qytezat që kanë ekzistuar mbi dhë, Sparta është, ndoshta, ai vend ku aristokracia ka mbretëruar më me ashpërsi dhe ku barazia është njohur më pak. Në rastin e saj nuk duhet folur për ndarjen e barabartë të ngastrave të tokës; në rast se atje kjo barazi ka qenë vendosur ndonjëherë, të paktën është e sigurt se ajo nuk është ruajtur. Sepse, në kohën e Aristotelit, "disa zotëronin prona të pafundme, të tjerët kishin shumë pak ose asgjë; në të gjithë Lakoninë numëroheshin me vështirësi jo më shumë se një mijë pronarë.

Le të lëmë mënjanë Hilotët dhe Lakonët dhe le të analizojmë vetëm shoqërinë spartane: në të do të gjejmë një hierarki klasash që i mbivendosen njëra-tjetrës. Pikësëpari vijnë Neodamodët, të cilët me sa duket, kanë qenë ish-skllevër të çliruar; pastaj Epeunaktët, të cilët ishin pranuar për të mbushur boshllëqet e shkaktuara nga luftërat mes vetë spartanëve6; në një rang pak më të lartë qëndronin Motakët, të cilët, mjaft të ngjashëm me klientët shtëpiakë, jetonin me të zotin e tyre, përkujdeseshin për të, ndanin me të punët e bujqësisë, veprimtaritë, festat dhe luftonin krah për krah me të7. Më pas vinte klasa e fëmijëve të jashtëligjshëm, voOot, të cilët ishin pinjollë të spartanëve të vërtetë, por që feja dhe ligji i ndante prej tyre8; më tej kishte një klasë tjetër që njiheshin si të ulëtët, UTropsioveç9, e që ndoshta ishin vëllezërit e vegjël të familjeve që nuk kishin të drejtën të trashëgonin. Së fundmi, mbi të gjithë këta njerëz, ngrihej klasa aristokratike, e përbërë prej njerëzish që quheshin të barabartët,. Faktikisht, këta njerëz ishin të barabartë mes tyre, por të vendosur shumë më lart se të gjithë të tjerët. Numri i njerëzve që bënin pjesë në këtë klasë njihet shumë pak; dimë vetëm se ky numër ishte shumë i kufizuar. Një ditë, një prej armiqve të tyre i numëroi ata në sheshin publik dhe nuk gjeti më shumë se gjashtëdhjetë vetë në mes të një turme prej 4 000 individësh. Në qeverisjen e qytetit kishin të drejta vetëm të barabartët. "Të jesh jashtë kësaj klase, thotë Ksenofoni, do të thotë të jesh jashtë ndërtimit politik." Demosteni thotë se njeriu që hyn në klasën e të Barabartëve bëhet si rrjedhojë e kësaj "një prej zotëve të qeverisjes." "Ata quhen të Barabartë, vazhdon më tej ai, sepse midis pjesëtarëve të një oligarkie duhet të ekzistojë barazia.

Vetëm të Barabartët gëzonin të drejtat e plota të qytetarit; ata ishin të vetmit që formonin atë që në Spartë quhej popull, domethënë trupi politik. Nga kjo klasë dilnin përmes zgjedhjeve 28 senatorë. Të hyje në Senat, në gjuhën zyrtare të Spartës do të thoshte të merije ç mimin e virtytit. Nuk dimë se cilat ishin kërkesat e meritës, të origjinës, të pasurisë, që bënin të mundur arritjen e virtytit. Shihet qartë se për këtë nuk mjaftonte vetëm origjina, pasi zgjedhjet ishin një farsë; në këtë drejtim mund të besohet se pasuria kishte mjaft vlerë, në një qytezë ku "ekzistonte shkalla më e lartë e dashurisë për paranë dhe ku të pasurve u lejohej gjithçka."

Sido që të ketë qenë, këta senatorë, të cilët ishin të përjetshëm, gëzonin një autoritet të madh, pasi Demosteni thotë se ditën që një njeri bënte pjesë në Senat, ai bëhet despot për turmën13. Ky senat, mbretërit e të cilit ishin pjesëtarë të thjeshtë të tij, qeveriste shtetin sipas procedurës së zakonshme të ndërtimeve aristokratike; magjistratë të përvitshëm, zgjedhja e të cilëve i përkiste vetëm tërthorazi mbretit, ushtronin në emër të tij një autoritet absolut. Sparta kishte, kësisoj, një regjim republikan; madje ajo kishte edhe krejt pamjen e një demokracie, me mbretër-priftërinj, magjistratë të përvitshëm, një senat, që mblidhej për të marrë vendime, një kuvend të popullit. Por ky popull nuk ishte veçse mbledhja e dy ose treqind njerëzve.

E tillë qe qysh nga Likurgu e sidomos pas vendosjes së Eforëve, qeverisja e Spartës. Një aristokraci e përbërë nga disa pak të pasur, ushtronte një zgjedhë të hekurt mbi Hilotët, Lakonët, e madje edhe mbi shumicën e spartanëve. Përmes energjisë, aftësisë, mungesës së skrupujve dhe moskokëçarjes për ligjet e moralit, aristokracia spartane diti të ruajë pushtetin e saj përgjatë pesë shekujsh. Por me veprimet e saj mizore, ajo ngjalli urrejtje të paparë dhe për rrjedhojë iu desh të shtypte një numër të madh kryengritjesh.

Këtu nuk është e nevojshme të flasim rreth komplotit të Hilotëve. Komplotet e spartanëve nuk i njohim të gjitha; qeverisja ishte tejet e aftë dhe ajo ishte përpjekur gjithnjë të mbyste qoftë edhe kujtimin e tyre. Por disa prej tyre historia nuk i ka harruar. Dihet se kolonët që themeluan Taranton ishin spartanë, të cilët ishin orvatur të përmbysnin qeverinë e vendit të tyre. Mospërmbajtja e poetit Tirte do t'i bënte të njohur Greqisë se gjatë luftërave të Mikenës, njëra prej partive kishte komplotuar për të zotëruar ndarjen e tokave.

Ajo që e shpëtonte Spartën, ishte përçarja e skajshme që ajo kishte futur mes klasave të ulëta; Hilotët nuk merreshin vesh me Lakonët; Motakët përbuznin Neodamodët. Mes tyre nuk ishte i mundur kurrfarë koalicioni dhe aristokracia, falë edukimit ushtarak dhe kohezionit të fortë mes pjesëtarëve të saj, ishte gjithnjë e fortë dhe në gjendje për t'i bërë ballë secilës prej klasave armike.

Mbretërit provuan të bënin atë që nuk kishte mundur të realizonte asnjë klasë. Të gjithë ata njerëz që, mes tyre, kishin aspiruar ta nxirmin atë nga gjendja e inferioritetit ku aristokracia i kishte mbajtur, kërkonin mbështetje te njerëzit e klasave të ulëta. Gjatë luftës Medike, Pauzaniasi ndërmori projektin e ngritjes njëherazi edhe të mbretërisë, edhe të klasave të ulëta dhe të përmbysjes së oligarkisë. Spartanët do ta eliminon atë, nën akuzën se kishte bashkëpunuar dhe kishte vendosur lidhje me mbretin e Persisë; ndoshta krimi i tij i vërtetë ishte mendimi për të çliruar Hilotët14. Në histori mund të numërojmë se sa të shumtë kanë qenë mbretërit e syrgjynosur prej eforëve; arsyet për këto dënime gjenden lehtë dhe Aristoteli thotë: "Mbretërit e Spartës, për fu bërë ballë eforëve dhe Senatit, ktheheshin në demagogë.

Në vitin 397, një komplot për përmbysjen e kësaj oligarkie dështoi. Njëfarë Cinadoni, i cili nuk bënte pjesë në klasën e të Barabartëve, doli në ballë të komplotuesve. Kur ai përpiqej t'i mbushte mendjen dikujt për të marrë pjesë në komplot, ai e tërhiqte atë në sheshin publik dhe i thoshte të numëronte qytetarët; me gjithë mbretërit, eforët, senatorët, numri arrinte me vështirësi deri në shtatëdhjetë vetë. Atëherë Cinadoni i thoshte: "Këta njerëz janë armiqtë tanë; përkundrazi, të gjithë të tjerët, ata që mbushin sheshin, më shumë se katër mijë vetë, janë aleatët tanë." Dhe shtonte: "Kur ti ndesh në fshatra një spartan, shih tek ai një armik dhe një padron; të gjithë të tjerët janë miq." Hilotë, Lakonë, Neodamodë, Ipomiones, këtë herë të gjithë ishin bashkuar dhe ishin bërë aleatë të Cinadonit: "sepse të gjithë, thotë historiani, ushqenin një urrejtje aq të madhe për zotërinjtë e tyre, saqë mes tyre nuk kishte as edhe një syresh që nuk pohonte se ishte gati t'i hante të gjallë ata." Por veshët e qeverisjes së Spartës ishin kudo: për të nuk kishte sekrete. Eforët pretenduan se e kishin zbuluar komplotin nga zorrët e viktimave. Komplotistëve nuk iu la kohë të vepronin: ata u kapën dhe u vranë të gjithë në fshehtësi. Oligarkia kishte shpëtuar edhe kësaj here.

Me këtë qeverisje, pabarazia nuk reshti së zmadhuari. Lufta e Peloponezit dhe fushatat në Azi kishin bërë që paraja të vërshonte në Spartë; por ajo ishte shpëmdarë në mënyrë fort të pabarabartë dhe kishte shërbyer për të pasuruar vetëm ata që tashmë ishin të pasur. Njëkohësisht, prona e vogël u zhduk. Numri i pronarëve të tokës, i cili në kohën e Aristotelit ishte ende një mijë, tanimë, një shekull pas tij, ishte reduktuar në njëqind; toka gjendej e gjitha vetëm në pak duar, ndërkohë që mungonte zejtaria dhe tregtia për tu dhënë të varfërve njëfarë punësimi, pasi të pasurit i kultivonin tokat e tyre të pafund vetëm përmes skllevërve. Nga njëra anë kishte një grusht njerëzish që kishin gjithçka, nga ana tjetër një numër i madh që nuk kishte absolutisht asgjë. Plutarku na jep, përmes jetës së Agisit dhe Kleomenit, një tablo të shoqërisë spartane; në të shihet një pasion i shfrenuar për pasuri, e ngritur e gjitha mbi kurrizin e klasës së varfër; te disa luksi, rehatia, dëshira për të shtuar pa fund pasurinë e tyre; jashtë tyre, një turmë amorfe, e mjeruar, e skamur, pa të drejta politike, pa asnjë vlerë në qytezë, ziliqare, plot mllef, e cila, e dënuar të jetonte në këtë gjendje, uronte me gjithë shpirt përmbysjen e madhe.

Kur oligarkia i kishte shpënë kësisoj punët deri në cakun e skajshëm të së mundurës, revolucioni ishte i pashmangshëm dhe demokracia, e frenuar dhe e penguar për shumë kohë, arriti të thyente më në fund digat e vendosura para saj. Kuptohet qartë se pas një shtypjeje dhe ndrydhjeje kaq të gjatë, demokracia nuk do të ndalej vetëm në kryerjen e reformave politike, por ajo do të kërkonte, që me goditjet e para, kryerjen e reformave shoqërore.

Numri i vogël i spartanëve të origjinës (ata nuk ishin më shumë se shtatëqind, përfshi të gjitha klasat) dhe shprishja e karaktereve njerëzore, si rrjedhojë e një shtypjeje të gjatë, do të shërbenin si shkak që sinjali i ndryshimeve të mos vinte nga klasat e ulëta. Ai erdhi nga një mbret. Agisi u përpoq të kryente këtë revolucion të pashmangshëm përmes mjetesh legale: gjë që shtoi për të vështirësitë e kësaj ndërmarrjeje. Ai paraqiti në Senat, domethënë përpara vetë të pasurve, dy projektligje: një për fshirjen e borxheve dhe tjetri për ndarjen e tokës. Për t'u habitur, Senati i pranoi këto propozime; ndoshta Agisi kish marrë masat nevojshme për pranimin e tyre. Por ligjet, pasi u miratuan, mbeteshin për t'u zbatuar; reformat e kësaj natyre janë gjithnjë të vështira për t'u vënë në jetë dhe në to mund të dështojnë edhe njerëzit më të guximshëm. Agisi, i stepur nga qëndresa e eforëve, u detyrua të hiqte dorë nga veprimi i mbështetur në ligj: ai rrëzoi magjistratët dhe emëroi të tjerë, me autoritetin e tij; më pas ai armatosi ithtarët e vet dhe vendosi për një vit të tërë regjimin e terrorit. Gjatë kësaj kohe, ai mundi të zbatonte ligjin për fshirjen e borxheve, duke djegur në sheshin publik të gjithë titujt e kredive. Por ai nuk pati kohë të shpërndante tokën. Nuk dimë nëse në këtë pikë, Agisi u tremb nga vetë vepra e tij apo nëse oligarkia përhapi kundër tij akuza të stërholluara; e vërteta është se populli e la vetëm dhe ai ra. Eforët i prenë kokën dhe qeverisja aristokratike u rivendos sërish.

Kleomeni rimori projektet e Agisit, me më shumë aftësi dhe me më pak skrupuj. Ai filloi me masakrimin e eforëve, eliminimin e tërësishëm të magjistraturës në detyrë, e urryer për mbretërit dhe partinë popullore dhe nxori jashtë ligjit të pasurit. Pas këtij grushti shteti, ai kreu revolucionin, dekretoi ndarjen e tokës dhe u dha të drejtën e qytetarisë katër mijë Lakonasve. Këtu vlen të përmendim se as Agisi e as Kleomeni nuk pohonin kurrë se ata po kryenin një revolucion dhe që të dy, nën vazhdën e emrit të ligjvënësit të lashtë Likurg, pretendonin se po e kthenin Spartën në zakonet e lashta. Sigurisht, ndërtimi shtetëror i Kleomenit ishte fort i largët prej tyre. Mbreti ishte me të vërtetë një zot i padiskutueshëm; asnjë autoritet nuk i bënte kundërpeshë; ai mbretëronte sipas modelit të tiranëve të shumicës së qytezave greke të asaj kohe dhe populli i Spartës, i kënaqur që kishte marrë tokë, dukej se shqetësohej fare pak për liritë politike. Kjo gjendje nuk do të zgjaste shumë. Kleomeni u përpoq të vendoste regjimin demokratik në të gjithë Peloponezin, ku Aratusi, pikërisht në këtë epokë, përpiqej të vendoste një regjim lirie dhe aristokracie të urtë. Në të gjitha qytezat, partia popullore ngriti krye në emër të Kleomenit, me shpresën se do të mund të realizonte si në Spartë, fshirjen e borxheve dhe ndarjen e tokës. Kjo kryengritje e paparashikuar e klasave të ulëta, e detyroi Aratusin të ndryshonte të gjitha planet e tij; ai mendoi se mund të mbështetej te Maqedonia, mbreti i së cilës, Antigon Dosoni ndiqte kudo politikën e luftës kundër tiranëve dhe partisë popullore, ndaj e futi atë në Peloponez. Antigoni dhe Akenjtë e mundën Kleomenin në Selasi. Demokracia spartane u mbyt sërish dhe maqedonasit rivendosën qeverisjen e mëparshme (222 vjet para Jezu Krishtit).

Por oligarkia nuk mund të qëndronte më në këmbë. Trazirat do të ishin të gjata; në një prej këtyre viteve, tre eforë që simpatizonin partinë popullore, masakruan dy prej kolegëve të tyre: një vit më pas, të pesë eforët i përkisnin partisë oligarkike; populli rroku armët dhe i vrau të gjithë. Oligarkia nuk donte mbretër; populli i donte; u caktua një mbret dhe ai u zgjodh jashtë familjes mbretërore, gjë që nuk ishte parë kurrë në Spartë. Ky mbret, i quajtur Likurg, u rrëzua dy herë nga froni, herën e parë nga populli, pasi ai nuk pranonte të ndante tokat, herën e dytë nga aristokracia, sepse ajo dyshonte se ai donte të bënte një gjë të tillë. Fundi i tij nuk dihet; por pas tij në Spartë shfaqet një tiran, Makanidasi: provë e sigurt se partia popullore kishte ngadhënjyer.

Filopemeni, i cili në krye të Lidhjes Akease u kishte shpallur kudo luftë tiranëve demokratë, doli fjtimtar dhe vrau Makanidasin. Demokracia spartane do të zgjidhte menjëherë një tjetër tiran, Nabisin. Ky u dha të drejtën e qytetarisë të gjithë njerëzve të lirë, duke i ngritur edhe vetë Lakonët në rangun e spartanëve; ai arriti deri aty sa të çlironte edhe Hilotët. Sipas zakonit të tiranëve të qytezave greke, ai u shpall prijës i të varfërve kundër të pasurve; "ai nxori jashtë ligjit ose vrau të gjithë ata që pasuria i lartësonte mbi të tjerët".

Kësaj Sparte të re nuk i mungoi madhështia; Nabisi vendosi në Lakoni një rend, i cili nuk ishte parë qysh prej një kohe të gjatë; ai vendosi nën sundimin e Spartës, Mikenën, një pjesë të Arkadisë, Elidinë. Ai pushtoi Argosin. Ngriti flotën detare, gjë që deri atëherë ishte e pamendueshme për traditën e aristokracisë spartane; përmes kësaj flote, ai do të vendoste sundimin e tij mbi të gjithë ishujt që rrethojnë Peloponezin, duke e shtrirë ndikimin deri në Kretë. Kudo, ai ngrinte në këmbë demokracinë; zot i Argosit, kujdesi i parë i tij qe të konfiskonte mallin e të pasurve, të fshinte borxhet dhe të ndante tokën. Te Polibi shohim se sa i urryer ishte bërë ky tiran demokrat për Lidhjen Akease. Ajo mundi të bindte Flaminiusin t'i shpallte luftë atij në emër të Romës. Dhjetë mijë lakonas, pa numëruar këtu mercenarët, rrokën armët për të mbrojtur Nabisin. Ky i fundit dështoi dhe u përpoq të bënte paqe me Romën; populli e kundërshtoi, aq shumë kauza e këtij tirani ishte kauzë e demokracisë! Flaminiusi ngadhënjimtar i hoqi atij një pjesë të forcave, por e la të mbretëronte në Lakoni, ose i shtyrë nga fakti i pamundësisë për të rivendosur qeverisjen e vjetër, ose sepse ai rezultoi i përshtatshëm për interesat e Romës, e cila mund të synonte që disa tiranë të kishin mundësinë t'i kundërviheshin Lidhjes Akease. Më pas, Nabisi do të vritej nga një etolas, por vdekja e tij nuk solli rivendosjen e oligarkisë; ndryshimet që ai kishte kryer në gjendjen shoqërore do të ruheshin edhe pas tij dhe vetë Roma nuk do të pranonte të rikthente Spartën në gjendjen e saj të mëparshme.

info@balkancultureheritage.com