Reformat e Serv Tulit
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Reformat e Serv Tulit

Një shtytje të fuqishme këtij progresi të gjithanshëm i dhanë reformat që ndërmori në shek. VI p.e.s. mbreti i gjashtë i Romës dhe i dyti nga dinastia etruske, Serv Tuli. Siparin e reformave të tij e hapi regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë së Romës, patricë e plebenj.

Në vend të ndaijes së vjetër gjinore në tri tribu fisnore, SERV Tuli e ndau Romën në katër tribu territoriale. Në shekujt e mëvonshëm numri i këtyre të fundit arriti në 35, prej të cilave 4 qytetare dhe 31 fshatare.

Tributë territoriale, megjithëse e ruajtën emrin e tyre të mëparshëm, nuk kishin asgjë të përbashkët me tributë e vjetra gjinore. Ato u bënë njësitë e para administrative të shtetit romak në formim e sipër; në to hynte gjithë popullsia që zotëronte tokë, pavarësisht nëse ishin patricë ose plebenj.

Duke ecur më tej në rrugën e transformimit të shoqërisë romake, përmes reformave civilizuese, mbreti novator hodhi një hap tjetër përpara edhe më radikal. Gjithë popullsinë mashkullore të Romës, patricë e plebenj, ai e klasifikoi në gjashtë kategori shoqërore.

Si kriter themelor për këtë klasifikim, Serv Tuli mori madhësinë e sipërfaqes së tokës që zotëronin qytetarët dhe joqytetarët (patricët dhe plebenjtë) ose vlerën e pasurisë së tyre të shprehur në assa.

 

Cenzi i pasurisë përcaktonte se në cilën kategori bënte pjesë çdo njeri. Kështu, në kategorinë e parë hynin të gjithë ata qytetarë, që kishin 20 jugerë. tokë e lart ose që pasuria e tyre vlerësohej në mbi 100000 assa. Në kategorinë e dytë përfshiheshin ata që kishin 15 jugerë (75000 assa). Në kategorinë e tretë deri në të pestën renditeshin gjithë ata pronarë tokash, që zotëronin respektivisht: 10 jugerë (50000 assa), 5 jugerë (25000 assa), 2 jugerë (11000 assa) dhe në kategorinë e fundit bënin pjesë proletarët, të cilët nuk kishin asgjë.

Ndarja e popullsisë romake sipas pasurisë synonte para së gjithash, shpëmdarjen e detyrimeve ushtarake. Gjithë meshkujt e rritur nga radhët e patricëve dhe të plebenjve mund të shërbenin në ushtrinë vullnetare.

Në këtë kuadër, secila nga kategoritë shoqërore përkatëse, në përputhje me sasinë e tokës ose vlerën e pasurisë që zotëronin qytetarët e përfshirë në to, duhej të vinte në dispozicion të ushtrisë një numër të caktuar centurish.

Duke qenë se ndërkohë, cenzi i pasurisë përcaktonte pozitën shoqërore, kategoria e parë ishte më e privilegjuar, madje në mënyrë të dukshme, në raport me kategoritë e tjera. Ajo jepte gjithsej 98 centuri, nga të cilat 80 centuri këmbësorësh të armatosur rëndë dhe 18 centuri kalorësish.

Gjithë kategoritë e tjera të marra së bashku nxirmin 95 centuri këmbësorësh të armatosur lehtë dhe reparte ndihmëse. Armatosja e ushtarëve dhe mbajtja e ushtrisë në raste luftërash bëhej me shpenzimet e vetë luftëtarëve dhe jo me shpenzimet e shtetit.

Pjesë përbërëse e transformimit të shoqërisë romake nga Serv Tuli ishte dhe reforma institucionale, që ai bëri.

Krahas kuvendeve fisnore, siç ishin komiciet kuriate filluan të funksiononin edhe komiciet centuriate. Në këtë lloj të ri kuvendesh të popullit mermin pjesë të gjithë meshkujt e aftë për luftë. Votimi në to kryhej sipas centurive; ku çdo centuri kishte një votë. Epërsi absolute në votim ose në zgjedhjet e përgjithshme elektorale kishte kategoria e parë, e cila siguronte 98 vota kundrejt 95 që mund të mermin gjithë kategoritë e tjera të marra së bashku.

Reformat civilizuese të nismëtarit të tyre Serv Tulit, patën rëndësi të madhe historike për Romën. Në tërësinë, kompleksitetin dhe thelbin e vet, ato ishin një revolucion politik. Nëpërmjet tyre lidhjet e vjetra farefisnore, marrëdhëniet konservatore dhe institucionet e rendit gjinor morën një goditje të rëndë.

Reformat në fjalë hodhën themelet e një organizimi të ri me të vërtetë shtetëror, që bazohej në ndarjen territoriale, në pozitën ekonomike dhe në aftësitë personale. Ndërkohë i hapën rrugën edhe zhvillimit të marrëdhënieve të pronësisë, iniciativës private dhe konkurrencës.

Gjithashtu reformat e Serv Tulit i zbutën dallimet e theksuara ndërmjet patricëve e plebenjve. Këta të fundit mund të shërbenin në ushtri dhe fituan të drejtën të mermin pjesë në komiciet centuriate.

Kështu, ata u përfshinë në përbërjen e popullit romak. Duke i parë në këto këndvështrime, mund të themi se reformat që projektoi e zbatoi Serv Tuli ishin një hap i madh përpara drejt triumfit të plotë të civilizimit mbi primitivizmin, të shtetit mbi gjininë. Ato realizuan në një masë të ndjeshme kthesën epokale të kalimit të shoqërisë romake në një shkallë më të lartë zhvillimi historik.

Megjithatë do të ishte gabim të mendonim se aristokracia e vjetër patriciane i humbi plotësisht pozitat, privilegjet dhe ndikimin e vet. Përkundrazi, ajo e ruajti me fanatizëm gjithçka që i kishte mbetur dhe, për më tepër, u orvat të rifitonte ato që kishte humbur.

info@balkancultureheritage.com