Republika detare e Venedikut
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Roma Mbretërore
~Shaban Dervishi
Republika e hershme
~Shaban Dervishi
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit

Republika detare e Venedikut

~Oliver Jens Schmitt

Një të huaji Venediku i gjysmës së parë të shekullit 14 duhet ti jetë dukur si njëri prej shteteve më të fuqishme e më të pasura të Perëndimit. Sundimet e tij shtriheshin prej lagunës nëpër Istrie e Dalmaci në portet e Koronit dhe Modonit në Peloponez, përfshinin ishullin e pasur të Kretës, sovranitetin faktik mbi arqipelagun e Kikladeve, shumica e ishujve të të cilit pronë e aristokratëve të veçantë venedikas deri në Negroponte (Eube). Në qytetet e mëdha të Levantit ndodheshin konsuj e podesta venedikas, që shpesh ishin më të fuqishëm sesa princat vendas; tregtarët udhëtues venedikas popullonin portet e Romanisë së poshtme dhe të sipërme, të Detit të Zi dhe detit Azov, të Qipros dhe të Lindjes së Aferme.

Perandorinë e vet të përtejdetit (Stato da mar) Republika e Shën Markut e kishte themeluar pas kryqëzatës së katërt (1204). Nga trashëgimia e shtetit bizantin Venediku mori kontrollin mbi rrugët tregtare në Detin e Zi, që prej viteve 1204-1261 mbeti i mbyllur ndaj çdo konkurrence, si dhe mbi një radhë portesh, të cilat u shërbenin lundrimeve me anije si baza, më vonë edhe si tregje në brigjet e shteteve siriane e palestineze të kryqëzatave. Perandoria latine e Konstandinopojës (1204- 1261) ishte përgjatë periudhash të tëra kohore një protektorat venedik.

Rivalja më e madhe nga Liguria, Republika e Gjenovës, i dha fund monopolit venedik në Detin e Zi dhe në Kostandinopojë pas shembjes së perandorisë së kryqtarëve (1261), i nguci keqas tregtarët venedikë prej Romanisë deri në Krime dhe u vu në garë me Serenissiman për të fituar hiret e perandorit bizantin, por pa e mundur ta nxjerrë dot jashtë loje konkurrentin. Luftërat e shpeshta midis dy republikave italiane u ndërprenë nga vite të një bashkëjetese me më pak tensione.

Egjeu dukej se ishte ndarë midis venedikasish dhe gjenovezësh. Të parët parapëlqenin sundimin e drejtpëdrejtë të qytetit mëmë, i cili dërgonte funksionarë dhe ushtarë për admimstrimin e territoreve të përtejdetit dhe drejtonte gjithçka në Stato da niar prej jetës juridike deri në tregti; ndërsa ligurasit nuk e njihnin këtë lidhje të ngushtë me qendrën porse mblidheshin tok në kompani të veçanta si persona privatë që merrnin përsipër zotërimin dhe shfrytëzimin e sundimeve levantine, më së shumti duke vetërrezikuar. Republika e Venedikut dhe familjet venedikase, Venierët, Sanudot, Querinët, Ghisët jetonin në Kretë dhe në ishujt e Arqipelagut; gjenovezët, Zaccariat dhe Gattilusiot në Kios, Lesbos dhe në bregdetin e afert të Azisë së Vogël. Në Konstandinopojë të dyja republikat kishin përfaqësitë e tyre tregtare, gjenovezët më të privilegjuar në lagjen e periferisë Pera. Venecianë e gjenovezë lundronin në Detin e Zi duke ngritur aty filiale tregtare dhe konsullata në Trapezunt, në Tanë të detit Azov dhe në gadishullin e Krimesë.

Sinjoria e Venedikut nuk e kishte ngritur shtetin e vet të përtejdetit për të nxitur zhvillimin ekonomik të popullatave të atyshme e për t’u siguruar atyre një administratë të qëndrueshme; Stato da mar i shërbente pasurimit të qytetarëve të vet. Venediku ndiqte me një poktikë këmbëngulëse hegjemoniale zgjerimin në hapësirën e Mesdheut lindor: synimi ishte këtu sundimi i rrugëve detare për në tregjet e Levantit dhe të Detit të Zi. Në sytë e shtresës udhëheqëse të Venedikut ia vlenin mundimet për të arritur tregtinë fitimprurëse me mallra luksi të Orientit, të cilat prej Venediku shpërndaheshin më pas në gjithë Europën, por edhe për furnizimin e qytetit të shumëpopulluar të lagunës, pak më pas edhe të brendatokës italiane, me drith dhe kripë prej importit. I jepej një rëndësi e veçantë kontrollit të Adriatikut. Ai shihej si “gjiri ynë”, mare nostrum i shtetit, arteria jetëdhënëse e lundrimit detar venedik. Arsyeja shtetërore kërkonte ndërhyrjen kundër çdo fuqie të mundshme hegjemoniale në të dyja anët e detit dhe, për të siguruar lundrimin e lirë të anijeve venedike, ngritjen e një vargu bazash detare, portesh, të cilat ofronin ujë dhe ushqime, mbrojtje prej shtrëngatave si dhe siguri prej piratëve dhe anijeve të shteteve armike; vende të cilat krijonin lidhjet me brendatokën, që i furnizonte venedikasit me mallra dhe që blinte prej tregtarëve venedikas mallrat e këtyre; kështjella, prej të cilave mëkëmbësit venedikas mund të hidhnin vështrimet e tyre vigjilente mbi viset e brendshme fqinje. Pjesë të tëra të Adriatikut Venediku i shihte si ujëra të shtetit të vet dhe realizimin e këtij pretendimi e arrinte dhe me përdorimin e forcës. Qysh prej fillimit të shekullit 14 deti patrullohej nga galera shtetërore që gjuanin piratët por edhe konkurrentët e padëshiruar në tregti. Prej viteve 1330 këto skuadrilje do të dërgoheshin në mënyrë të rregullt për lundrim nën “kapitenin e Gjirit” (capitaneus culphy). Ato ishin një nga mjetet më të rëndësishme të pushtetit në duart e shtresës udhëheqëse venedike. Asnjë shtet tjetër në hapësirën e Mesdheut lindor nuk dispononte një flotë të ngjashme kaq të aftë për goditje.

Epoka midis vitit 1204 dhe çerekut të tretë të shekullit 14 mund të përkufizohet si “periudha perandorake” në historinë e Venedikut: Gjenova ishte një rivale e rrezikshme por e kalkulueshme; Perandoria bizantine me dobësinë e vet nuk mund të quhej më kundërshtare; dhe fuqia e ardhme në Levant, Perandoria osmane, ishte ende njëri prej shteteve të shumta të vogla në trojet e Anatolisë së dikurshme bizantine.

Por Venediku nuk ishte i fuqishëm vetëm pse nuk i kishin dalë ende përballë në Levant armiq seriozë. Edhe në krahasim me shtetet e tjera të Italisë Republika spikaste: ajo ishte shumë më pak e tronditur nga luftërat e brendshme vetëshkatërruese sesa për shembull Firencia. Uniteti i një shtrese të lartë, që qëndronte lart edhe në pikëpamje morale, dhe përcaktonte në mënyrë të urtë punët e shtetit, të ekonomisë e të ligjit, është pjesë e “mitit të Venedikut”, që e kultivuan sidomos duke nisur prej shekullit 16 autorë nga shtresa aristokratike, por që shkenca e sotme e sheh në mënyrë kritike.

Vëzhguesit që vinte prej një shteti të qeverisur në mënyrë monarkike duhet u kenë rënë në sy veçoritë e ndërtimit shtetëror venedik. Këtu personat e veçantë nuk dilnin thuajse fare në pah; pushteti nuk ishte vetëm në duart e dozhës, kryetarit të Republikës që zgjidhej me një procedurë të ndërlikuar, por ishte i shpërndarë në një drejtpeshim të mirëllogantur ndër autoritete të ndryshme. Asambleja popullore ishte zëvendësuar, si instancë e lartë vendimmarrëse, prej kohësh nga Këshilli i Madh, i cili nga ana e vet aty rreth vitit 1400 ia kaloi shumë kompetenca të tij një instance tjetër të lartë, Senatit (Senato, Consiglio dei Pregadi).

Anëtarësia në Këshillin e Madh prej shekullit 14 kishte të njëjtën rëndësi si dhe përkatësia në shtresën aristokratike. Vetëm pjesëtarët e këtij Maggior Consiglio mund të zinin funksionet e rëndësishme në Venedik dhe në sundimet e përtejdetit; vetëm ata kishin privilegje të jashtëzakonshme në tregtinë e largët që mbështetej prej shtetit e kësisoj mundësi fitimi në shkëmbimet aq fitimprurëse të mallrave me Levantin.

Numri i zotërinjve pjesëtarë në Këshillin e Madh ishte mjaft i lartë, në vitin 1349 ata ishin plot 950, madje disa vjet më parë kishin pasur të drejtë pjesëmarrjeje në mbledhje edhe më shumë burra. Pas përftimit të sundimeve të përtejdetit, çmimi i fitores së kryqëzatës së katërt, shteti kishte në shërbim të vet më shumë qytetarë se asnjëherë më parë për të administruar territoret e reja. Brenda një kohe të shkur- tër u rrit së tepërmi kërkesa për përfaqësues të mirëpërgatitur të Republikës, çka solli ndërthurjen në qerthullin e brendshëm të pushtetit e familjeve të shumta që para 1204-ës kishin qenë të parëndësishme, gjë që solli një rritje të madhe nume- rike; sidomos klasa e vjetër udhëheqëse u shkri me homines novi, me populares veteres ose antiqui përkatësisht antiquiores, siç është quajtur, me shtresën e nobiles, familjeve me përvojë administrimi në territoret e përtejdetit, njohuritë dhe aftësitë shtetdrejtuese të të cilëve nuk viheshin në përdorim veç nga republika e tyre por edhe nga komunat italiane, të cilat për të pajtuar konfliktet e tyre të brendshme thërrisnin ndërmjetës dhe administratorë së jashtmi, të ashtuquajturit podesta? Ai që ushtronte një pushtet të tillë politik jashtë vendit, kërkonte të kishte ndikim edhe në qytetin e vet.

 

info@balkancultureheritage.com