Republika detare e Venedikut
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Republika detare e Venedikut

Republika e Shën Markut

Perandorinë e vet të përtejdetit (Stato da mari) Republika e Shën Markut e kishte themeluar pas kryqëzatës së katërt (1204) Nga trashëgimia e shtetit bizantin Venediku mori kontrollin mbi rrugët tregtare në Detin e Zi, që prej viteve 1204-1261 mbeti i mbyllur ndaj çdo konkurrence, si dhe mbi një radhë portesh, të cilat u shërbenin lundrimeve me anije si baza, më vonë edhe si tregje në brigjet e shtete- ve sinane e palestineze të kryqëzatave. Perandoria latine e Konstandinopojës (1204- 1261) ishte përgjatë periudhash të tëra kohore një protektorat venedik.

Rivalja më e madhe nga Liguria, Republika e Gjenovës, i dha fund monopo-lit venedik në Detin e Zi dhe në Kostandinopojë pas shembjes së perandonsë së kryqtarëve (1261), i nguci keqas tregtarët venedikë prej Romanisë deri në Krime dhe u vu në garë me Serenissiman për të fituar hiret e perandont bizantin, por pa e mundur ta nxjerrë dot jashtë loje konkurrendn. Luftërat e shpeshta midis dy republikave italiane u ndërprenë nga vite të një bashkëjetese me më pak tensione.

Egjeu dukej se ishte ndarë midis venedikasish dhe gjenovezësh. Të parët parapëlqenm sundimin e drejtpëdrejtë të qytetit mëmë, i cili dërgonte funksionarë dhe ushtarë për administrimin e territoreve të përtejdetit dhe drejtonte gjithçka në Stato da mar prej jetës juridike deri në tregti; ndërsa ligurasit nuk e njihnin këtë lidhje të ngushtë me qendrën porse mblidheshin tok në kompani të veçanta si persona 

privatë që merrnin përsipër zotërimin dhe shfrytëzimin e sundimeve levantine, më së shumti duke vetërrezikuar. Republika e Venedikut dhe familjet venedikase, Venierët, Sanudot, Querinët, Ghisët jetonin në Kretë dhe në ishujt e Arqipelagut; gjenovezët, Zaccariat dhe Gattilusiot në Kios, Lesbos dhe në bregdetin e afërt të Azisë së Vogël. Në Konstandinopojë të dyja republikat kishin përfaqësitë e tyre tregtare, gjenovezët më të pnvilegjuar në lagjen e periferisë Pera. Venecianë e gjeno- vezë lundronin në Detin e Zi duke ngritur aty filiale tregtare dhe konsullata në Trapezunt, në Tanë të detit Azov dhe në gadishullin e Krimesë.

Sinjoria e Venedikut nuk e kishte ngritur shtetin e vet të përtejdetit për të nxitur zhvillimin ekonomik të popullatave të atyshme e për t’u siguruar atyre një administratë të qëndrueshme; Stato da mar i shërbente pasurimit të qytetarëve të vet. Venediku ndiqte me një politikë këmbëngulëse hegjemomale zgjenmin në hapësirën e Mesdheut lindor: synimi ishin këtu sundimi i rrugëve detare për në tregjet e Levantit dhe të Detit të Zi. Në sytë e shtresës udhëheqëse të Venedikut ia vlenin mundimet për të arritur tregtinë fitimprurëse me mallra luksi të Orientit, të cilat prej Venediku shpërndaheshin më pas në gjithë Europën, por edhe për furnizimin e qytetit të shumëpopulluar të lagunës, pak më pas edhe të brendatokës italiane, me drith dhe kripë prej importit. I jepej një rëndësi e veçantë kontrollit të Adriatikut. Ai shihej si “gjiri ynë”, mare nostrum i shtetit, arteria jetëdhënëse e lundrimit detar venedik. Arsyeja shtetërore kërkonte ndërhyrjen kundër çdo fuqie të mundshme hegjemoniale në të dyja anët e detit dhe, për të siguruar lundrimin e lirë të anijeve venedike, ngritjen e një vargu bazash detare, portesh, të cilat ofronin ujë dhe ushqime, mbrojtje prej shtrëngatave si dhe siguri prej piratëve dhe anijeve të shteteve armike; vende të cilat krijonin lidhjet me brendatokën, që i furnizonte venedikasit me mallra dhe që blinte prej tregtarëve venedikas mallrat e këtyre; kështjella, prej të cilave mëkëmbësit venedikas mund të hidhnin vështrimet e tyre vigjilente mbi viset e brendshme fqinje. Pjesë të tëra të Adriatikut Venediku i shihte si ujëra të shtetit të vet dhe realizimin e këtij pretendimi e arrinte dhe me përdorimin e forcës. Qysh prej fillimit të shekullit 14 deti patrullohej nga galera shtetërore që gjuanin piratët por edhe konkurrentët e padëshiruar në tregti. Prej viteve 1330 këto skuadrilje do të dërgoheshin në mënyrë të rregullt për lundrim nën “kapitenin e Gjirit” (capitaneus culphy). Ato ishin një nga mjetet më të rëndësishme të pushtetit në duart e shtresës udhëheqëse venedike. Asnjë shtet tjetër në hapësirën e Mesdheut lindor nuk dispononte një flotë të ngjashme kaq të aftë për goditje.

Epoka midis vitit 1204 dhe çerekut të tretë të shekullit 14 mund të përkufi- zohet si “periudha perandorake” në historinë e Venedikut: Gjenova ishte një rivale e rrezikshme por e kalkulueshme; Perandoria bizantine me dobësinë e vet nuk mund të quhej më kundërshtare; dhe fuqia e ardhme në Levant, Perandoria osmane, ishte ende njëri prej shteteve të shumta të vogla në trojet e Anatolisë së dikurshme bizantine.

Por Venediku nuk ishte 1 fuqishëm vetëm pse nuk i kishin dalë ende përballë në Levant armiq seriozë. Edhe në krahasim me shtetet e tjera të Italisë Republika spikaste: ajo ishte shumë më pak e tronditur nga luftërat e brendshme vetëshkatërruese sesa për shembull Firencia. Uniteti i një shtrese të lartë, që qëndronte lart edhe në pikëpamje morale, dhe përcaktonte në mënyrë të urtë punët e shtetit, të ekonomisë e të ligjit, është pjesë e “mitit të Venedikut”, që e kultivuan sidomos duke nisur prej shekullit 16 autorë nga shtresa aristokratike, por që shkenca e sotme e sheh në mënyrë kritike.

Vëzhguesit që vinte prej një shteti të qeverisur në mënyrë monarkike duhet ti kenë rënë në sy veçoritë e ndërtimit shtetëror venedik. Këtu personat e veçantë nuk dilnin thuajse fare në pah; pushteti nuk ishte vetëm në duart e dozhës, kryetarit të Republikës që zgjidhej me një procedurë të ndërlikuar, por ishte i shpërndarë në një drejtpeshim të mirëllogaritur ndër autoritete të ndryshme. Asambleja popullore ishte zëvendësuar, si instancë e lartë vendimmarrëse, prej kohësh nga Këshilli i Madh, i cili nga ana e vet aty rreth vitit 1400 ia kaloi shumë kompetenca të tij një instance tjetër të lartë, Senatit (Senato, Consiglio dei Pregadi).

Anëtarësia në Këshillin e Madh prej shekullit 14 kishte të njëjtën rëndësi si dhe përkatësia në shtresën aristokratike. Vetëm pjesëtarët e këtij Maggior Consiglio mund të zinin funksionet e rëndësishme në Venedik dhe në sundimet e përtejdetit; vetëm ata kishin privilegje të jashtëzakonshme në tregtmë e largët që mbështetej prej shte- tit e kësisoj mundësi fitimi në shkëmbimet aq fitimprurëse të mallrave me Levantin.

Numri i zotërinjve pjesëtarë në Këshillin e Madh ishte mjaft i lartë, në vitin 1349 ata ishin plot 950, madje disa vjet më parë kishin pasur të drejtë pjesëmarrjeje në mbledhje edhe më shumë burra. Pas përftimit të sundimeve të përtejdetit, çmimi i fitores së kryqëzatës së katërt, shteti kishte në shërbim të vet më shumë qytetarë se asnjëherë më parë për të administruar territoret e reja. Brenda një kohe të shkur- tër u rrit së tepërmi kërkesa për përfaqësues të mirëpërgatitur të Republikës, çka solli ndërthurjen në qerthullin e brendshëm të pushtetit e familjeve të shumta që para 1204-ës kishin qenë të parëndësishme, gjë që solli një rritje të madhe nume- rike; sidomos klasa e vjetër udhëheqëse u shkri me homines novi, me populares veteres ose antiqui përkatësisht antiquiores, siç është quajtur, me shtresen e nobiles, familjeve me përvojë administrimi në territoret e përtejdetit, njohuritë dhe aftësitë shtetdrejtuese të të cilëve nuk viheshin në përdorim veç nga republika e tyre por edhe 

Por Venediku nuk ishte 1 fuqishëm vetëm pse nuk i kishin dalë ende përballë në Levant armiq senozë. Edhe në krahasim me shtetet e tjera të Italisë Republika spikaste: ajo ishte shumë më pak e tronditur nga luftërat e brendshme vetëshka- tërruese sesa për shembull Firencia. Uniteti i një shtrese të lartë, që qëndronte lart edhe në pikëpamje morale, dhe përcaktonte në mënyrë të urtë punët e shtetit, të ekonomisë e të ligjit, është pjesë e “mitit të Venedikut”, që e kultivuan sidomos duke nisur prej shekullit 16 autorë nga shtresa aristokratike, por që shkenca e sotme e sheh në mënyrë kritike.

Vëzhguesit që vinte prej një shteti të qevensur në mënyrë monarkike duhet fi kenë rënë në sy veçoritë e ndërtimit shtetëror venedik. Këtu personat e veçantë nuk dilnin thuajse fare në pah; pushteti nuk ishte vetëm në duart e dozhës, kryetarit të Republikës që zgjidhej me një procedurë të ndërlikuar, por ishte i shpërndarë në një drejtpeshim të rmrëllogaritur ndër autoritete të ndryshme. Asambleja popullore ishte zëvendësuar, si instancë e lartë vendimmarrëse, prej kohësh nga Këshilli i Madh, i cili nga ana e vet aty rreth vitit 1400 ia kaloi shumë kompetenca të tij një instance tjetër të lartë, Senatit (Senato, Consiglio dei Pregadi).

Anëtarësia në Këshillin e Madh prej shekullit 14 kishte të njëjtën rëndësi si dhe përkatësia në shtresën aristokratike. Vetëm pjesëtarët e këtij Maggior Consiglio mund të zinin funksionet e rëndësishme në Venedik dhe në sundimet e përtejdetit; vetëm ata kishin privilegje të jashtëzakonshme në tregtmë e largët që mbështetej prej shte- tit e kësisoj mundësi fitimi në shkëmbimet aq fitimprurëse të mallrave me Levantin.

Numri i zotërinjve pjesëtarë në Këshillin e Madh ishte mjaft i lartë, në vitin 1349 ata ishin plot 950, madje disa vjet më parë kishin pasur të drejtë pjesëmarrjeje në mbledhje edhe më shumë burra. Pas përftimit të sundimeve të përtejdetit, çmimi i fitores së kryqëzatës së katërt, shteti kishte në shërbim të vet më shumë qytetarë se asnjëherë më parë për të administruar territoret e reja. Brenda një kohe të shkur- tër u rrit së tepërmi kërkesa për përfaqësues të mirëpërgatitur të Republikës, çka solli ndërthurjen në qerthullin e brendshëm të pushtetit e familjeve të shumta që para 1204-ës kishin qenë të parëndësishme, gjë që solli një rritje të madhe nume- rike; sidomos klasa e vjetër udhëheqëse u shkri me homines novi, me populares veteres ose antiqui përkatësisht antiquiores, siç është quajtur, me shtresen e nobiles, familje- ve me përvojë administrimi në territoret e përtejdetit, njohuritë dhe aftësitë shtet- drejtuese të të cilëve nuk viheshin në përdorim veç nga republika e tyre por edhe nga komunat italiane, të cilat për të pajtuar konfliktet e tyre të brendshme thërrisnm ndërmjetës dhe administratorë së jashtmi, të ashtuquajturit podesta? Ai që ushtronte një pushtet të tillë politik jashtë vendit, kërkonte të kishte ndikim edhe në qytetin e vet.

Grupi i familjeve që kishin të drejtë ta trashëgonin anëtarësinë e tyre në Këshillin e Madh, u kristalizua në një proces të gjatë prej fundit te shekullit 13 den në fund të shekullit 14. Si datë simbolike vlente viti 1297, vit i së ashtuquajturës mbylljes së Këshillit të Madh, kur u përcaktua se për kandidim lejohej çdokush që kishte pasur në katër vitet e mëparshme ofiqet e anëtarësisë në Këshill.

Kush bënte pjesë në Këshill, quhej “fisnik”, nobilis\ dhe vetëm një fisnik mund të ishte anëtar i Maggior Consiglio, sipas fjalëve të një fisniku venedikas të shekullit 16: ”... noi non abbiamo nessuno nel Maggior Consiglio che non sia un cittadino nobile e nello stesso tempo non abbiamo alcun cittadino nobile che non sia o non potrebbe essere del Maggior Consiglio”.Shtresa e fisnikëve rreth vitit 1300 nuk kish marrë ende trajtat përfundimtare. Qysh në shekujt 11 dhe 12 dyert e vjetra nobiles e kishin toleruar futjen e tregtarëve të pasur në rrethin e tyre; edhe në shekullin 14 shpërbleheshin merita të veçanta për shtetin: pas luftës së Chioggias (1378-1381) u përfshinë në Këshillin e Madh qytetarë me një besnikëri të veçantë, gjithsej 30 vetë, natyrisht shumica e tyre nga familjet e njohura venedike të Stato da mar" Me këtë zgjerim të madh knstalizimi i shtresës udhëheqëse kish arritur në përmbylljen e vet. Si një nderim të veçantë shteti u akordonte anëtarësinë në Këshill edhe prmcave të huaj, çka u ofronte sidomos sundimtarëve nga Europa Juglindore një azil të pasur në kohë të vështira.

Shtresa e lartë venedike në shekullin 14 përbëhej nga rreth 200 fise, ose më mirë: “dyer” (në gjuhën venedike: rti), një lidhje që mund të përcaktohet më mirë me nodonin e “klanit” sesa me atë të “familjes”. Një ra shpesh përbëhej nga një numër bërthamash familjesh të ndryshme. Familje të mëdha si Contannët, Morosinët, Querinët dhe Venierët rreth vitit 1400 ishin ndarë në një numër degësh (rand). Jo të gjitha dyert që përfaqësoheshin në Këshillin e Madh ushtronin të njëjtin ndikim. Të përbashkët ato kishin vetëm trashëgimin e ofiqit të pjesëmarrjes në KëshilL Përtej kësaj “dyert” e ndryshme dallonin nga njëra-tjetra në madhësi, pasuri dhe respektin që gëzonin.

Një numër nga këto me shumë anëtarë merrnin pjesë në ndarjen e pushtetit prej shekujsh. Barbarigot, Bembot, Canalët, Contarinët, Cornerët, Dandolot, Dolfinët, Donatët, Foscarinët, Giustinianët, Loredanët, Malipierot, Michielët, Molinët, përtejdetit, ku, sikurse Sornerët në Qipro, zotëronin krahina të tëra dhe monopolizonin edhe prodhimin e mallrave.Dyert që nxirrnm dozhët deri në vitin 1381 quheshin “të vjetra” ose “të gjata” (case vecchie përkatësisht longhëp ndër to bënin pjesë pjesërisht të sipërpërmendurat Contarinët, Cornerët, Dandolot, Giustinianët, Gradenigot, Falierët, Michielët, Morosinët dhe Zenot Në mënyrë simbolike bëhej fjalë për 12 stirpes antiquiores dhe 12 stirpes quasi nobiliores.^ Pas luftës së Chio- ggias dyert “e reja” (“të shkurtrat”; curti} morën ofiqin e dozhës, por pa i shmangur nga pushteti familjet me tradita. Kjo nuk bëri që shtresa udhëheqëse e Republikës të përçahej në parti. Interesat e përbashkëta në tregti dhe në qeverisjen e Stato da mar funksiononin si zinxhir hdhës. Nobiles më të varfër, të cilët ishin në numër të madh, u veshën me poste dhe funksione në shërbim të shtetit; në shekullin 15 u krijuan madje edhe poste të reja për të kënaqur pjesëtarë më pak të kamur të shtresës së lartë.

Ndërkohë që disa ca krenoheshin me prejardhjen e tyre, po kaq vlente së paku në elitën venedikase suksesi ekonomik dhe zotësia në ushtrimin e funksioneve. Pasuria në shekullin 14 krijohej para së gjithash nga veprimtana në tregtinë e largët me Levantm në Mesdheun perëndimor e den sipër në Flandër. Blerja e tokave në brendësi të Italisë së sipërme u shfaq si fenomen në një periudhë kur osmanët ende nuk po i kërcënonm rrugët tregtare të Lindjes, çka nuk ishte një barazpeshim për mundësitë e fitimit në përtejdet; edhe kur Cornerët, Contarinët dhe Trevisanët, për të përmendur këtu vetëm disa pak syresh, blenin prona në krahinë të Ferrarës, këtë nuk e bënm si ndonjë investim; këto zotërime sillnin në Venedik pikësëpan bazën aq të kërkuar ushqimore. Vështrimi 1 aristokratëve venedikas ishte i drejtuar për nga deti.

Si pak tjetër shtet Republika e Venedikut organizonte, nxiste dhe mbronte tregtmë e largët të qytetarëve të vet. Tregtarët kishin nevojë për mundësi të sigur- ta e të mjaftueshme transporti, për rrugë të lira detare; ata kërkonin që rreziku i mvestimeve të tyre të ishte i llogaritshëm e fitimet të ishin sa më të larta. Shtre- sa udhëheqëse e shtetit dhe shtresa e tregtarëve të mëdhenj në Venedik ishin po e njëjta gjë: honor etproficuum shfaqet kaq shpesh në dokumente saqë mund ta quajmë gati si moton e Republikës tregtare. Përfitimet prej tregtisë ishm një nga synimet më thelbësore të shtetit Në shekujt 13 dhe 14 klasa drejtuese ngriti një sistem që duhej të garantonte këtë sukses ekonomik. Në këtë mes Venediku përfitoi nga vendndodhja e tij gjeografike midis Lindjes dhe Perëndimit. Qyteti u kthye në një nyje të rëndësishme të tregtisë ndërkombëtare. Por ai nuk shërbente thjesht si port tranziti. Përkundrazi elita venedikase i drejtonte rrjedhat tregtare për nga Venediku dhe vihej në rolm e ndërmjetësit midis Italisë së Sipërme dhe perandorisë si dhe shteteve të Lmdjes. Nëpërmjet Venedikut bëhej shkëmbimi i mallrave prej krahma-sh mjaft të zhvilluara ekonomikisht si Lombardia, që sillte mallra industriale (para së gjithash stofra) dhe trevave të prapambetura, si vise të tëra të Ballkanit e brigjet perëndimore dhe veriore të Detit të Zi, që prodhonin lëndë të parë (metale, lëkurë, lëndë drusore) dhe sende ushqimore (sidomos drithë). Një rrjet i tërë bazash detare siguronte lundrimet venedike. Në shekullin 13 u hapën tregje të reja me ndihmën e shtetit, kështu në Detin e Zi. Risimet teknologjike në ndërtimin e amjeve dhe në detari (busulla, portulanët; koggeja si tip i ri anijeje) - i ashtuquajturi “revolu- cion nautik”17 - përparimet në sistemin bankar (kështu për shembull kontabiliteti i dyfishtë, patjetër që jo shpikje e venedikasve; si dhe sigurimi në lundrime18) dhe përmbledhja e shkëmbimit të mallrave në Rialto, e përkrahur nga shteti, favonzuan ngjitjen e Venedikut. Kërkesa gjithmonë e madhe për mallra ushqimore në qytetin e populluar dendur (përpara murtajës së zezë rreth 120.000 banorë) kërkoi shumë herët rregullimin e furnizimit me ushqime. Tregtarët vendas detyroheshin që t’i magazinonin mallrat e tyre në qytet; tregtarët e huaj e kishin të ndaluar të kalonin tranzit në qytet Kush sillte mallra nga veriu, duhej t’i shiste këto në Venedik; vetëm venedikasit kishin mundësi të merrnin përsipër transportin e mëtejshëm në detra drejt Lindjes. Tregtarët e huaj nuk kishin të drejtë të ngarkonin mallrat e tyre në Venedik për të bërë tregti të mëvetshme në Levant Këtë të drejtë shteti venedik ua akordonte vetëm tregtarëve të vet të rrugëve të largëta. Fondaco dei Tedeschi në afersi së urës së Rialtos është shembulli simbol i kësaj politike : të gjithë tregtarët gjer- manë duhej të zbrisnin këtu mallrat e tyre e ti shisnin; të mbledhura kështu në një ndërtesë ato ishin shumë më të lehta për t’u mbikqyrur nga shteti.

Po kështu u refuzohej tregtarëve që vinin nga Lindja përdorimi i Venedikut si port tranzit. Kështu gjithë tregtia përqendrohej në vetë Venedikun. Por venedika- sit nuk mjaftoheshin me shpërndarjen e mallrave në qytetin e tyre. Ata merrnin vetë përsipër blerjen dhe transportin e sasive të mëdha mallrash prej hapësirave të Mesdheut dhe të Detit të Zi.

Kjo tregti detare në shekullin 14 mund të bëhej në forma të ndryshme: një numër personash privatë ngnnin një shoqëri tregtare, në të cilën ishin pjesëmarrës, dhe ndërtonm një anije me shpenzimet e tyre; udhëtimin ata e bënin me rrezik të vedn; fitimet i ndanin me njëri-tjetrin. Shpesh kishte këtu një kapitaEst, që qënd- ronte në Venedik (socius stans), i cili sillte të holla në sipërmarrje, ndërsa ortaku i dytë në vend të mjeteve financiare sillte këtu punën e vet si tregtar i përtejdetit (socius procertans). Pas kthimit të ortakut udhëtues, fitimi ndahej mes të dyve. Kjo formë e tregdsë e quajtur colleganya ishte shumë e përhapur në Venedik në mesjetën e vonë. Përkundrejt lundrimit privat ishte modeli i tregdsë së sipërmarrë krejt prej shtetit: shted përgadste anijen që vihej nën komandat e një kapitem të zgjedhur, mbante gjithashtu edhe rrezikun; ndërsa fitimet i shkonin po shtetit. Në Venedik u zhvillua për një periudhë të gjatë sistemi incanto, në të cilin shted u vinte në dispozi- cion personave privatë anije, që këta mund t’i merrnin me qira për një udhëtim (që mund të zgjaste nga 5 në 11 muaj) sipas orientimesh të përcaktuara qartë. Në këtë mënyrë shteti i lehtësonte mjaft tregtarët, pasi këta nuk mund të investonin kapi- tal për të blerë mjete transporti. Tregtarët ngrinin për një udhëtim një shoqëri, e cila mblidhte kapitalin për blerjen e 24 aksioneve (carati) të shumës së përgjithshme që nevojitej për të marrë amjen. Shpenzimet e udhëtimit vlerësoheshin paraprakisht qysh një vit më parë në bazë të përvojave të sipërmarrjeve të ngjashme. Pjesëtarë të këtyre shoqërive ishin shpesh kushërinj brendapërbrenda një ca-je të cilët garan- tonin për njëri-tjetrin; kjo ishte një mënyrë veprimi kaq e shpeshtë saqë ligji nuk kërkonte medoemos për vëllayëri të tilla nxjerrjen e një dëshmie prej noterit Qiraja për këto anije tregtare shtetërore lihej në përcaktim të pjestarëve të shtresës së nobi- les. Investimet kërkonin veç kësaj sasi kapitalesh që mund ti dispononin vetëm ato dyer që luanin rol drejtues edhe në sistemin bankar dhe në pajtitë e kripës. Në kohë knzash ekonomike pakësohej numri i anijeve të ofruara, por edhe numri i investi- torëve të mundshëm, çka ndihmonte kontrollimin e tregtisë nga disa pak patricë me fuqi financiare. Këta merrnin përsipër jo vetëm pajisjen e anijeve të marra me qira, por zotëronm gjithashtu edhe qarkullimin e mallrave dhe caktimin e çmimeve për mallrat që importonin ata vetë. Në këtë mënyrë ky sistem favorizonte familjet më të pasura.

Siguria në udhëtimet tregtare të përtejdetit mund të rritej edhe më shumë në qoftë se mblidheshin së bashku në një vargan disa anije: gjatë udhëtimit numri i anijeve dhe armatimi i një pjese të tyre i trembte piratët; në portet ku bëheshin ndalesat prania e bashkëvendasve nënkuptonte për tregtarët e veçantë siguri nga ndërhyrjet e autoriteteve dhe nga popullata vendase. Edhe këtu shteti vene- dik përkrahte tregtinë e qytetarëve të vet, jo më së paku edhe për arsye se këto udhëtime u shmangeshin zonave në krizë dhe pse incanti nuk kishin pasur sukses qysh në fillim të shekullit 14. Qysh prej viteve ’20 të shekullit 14 vargane të tilla shtetërore qarkullonin me pikësynime të përcaktuara: Qipro, Levanti, Deti i Zi dhe, aty nga fundi i shekullit, Flandra dhe Anglia. Shteti mbante përgjegjësinë për ndër- timin e anijeve dhe për mbrojtjen diplomatike e ushtarake të tregtarëve të vet në territoret e përtejdetit. Në këtë mënyrë kishte lindur sistemi i mudeve. Ai përcaktoi ritmin e tregtisë venedike prej vitit 1350 deri më 1480. Linjat mude barteshin prej galerash, që transportonin kryesisht mallra luksi si erëza (veçanërisht piper) dhe stofra të shtrenjta (mëndafsh). Në këtë mënyrë nobiles kishin në dorë monopolin e transportit të mallrave më të vyera të importit nga Orienti. Veç kësaj shted e pakë- sonte rrezikun e sipërmarrësve nëpërmjet pagesash të drejtpëdrejta dhe mbështetjes që i jepte administrata e kripës.

Sipërmarrësit në investimet e tyre në tregtitë me mude ndiqnin strategji të ndryshme: nga njëra anë ata përpiqeshin t’i shisnin sa më shumë aksione njërës apo tjetrës anije, diçka që vërtet e rriste rrezikun e humbjeve, por në të njëjtën kohë edhe fitimin e mundshëm; veç kësaj investuesi i madh përcaktonte edhe itinerarin e udhëtiinit në pikat e tij më kryesore. Më tej ishte mundësia që të beheshin aksione nga anije të ndryshme të të njëjtit vargan, të shpërndahej pra kësisoj rreziku i investimit; një mënyrë veprimi kjo që parapëlqehej sidomos nga investuesit e vegjël. Së fundi ekzistonte mundësia që të bliheshin carati prej anijesh me destinacione të ndryshme, çka e vinte në provë aftësinë financiare të tregtarit.  Përveç tregtisë së organizuar shtetëçore të distancave të largëta, ishte dhe një numër i madh anijesh private që lundronte në Mesdhe; anijet e vogla, ashtu si dhe kogget, nuk udhëtonin thuajse kurrë në vargan; ato sillnin drithë nga Deti i Zi, verë të ëmbël nga Greqia dhe kripë nga Balearet; këto anije, që ishin më pak të bujshme sesa varganet madhështore me galerat e ngarkuara me sende të çmuara, përbënin pjesën më të madhe të flotës tregtare venedike. Ato e furnizonin Venedikun me sendet ushqimore, mallrat më të rënda si drithë e kripë, të cilat ashtu si dhe mishi, vaji, dhjamët, djathi dhe mjalti administroheshin prej autoriteteve shtetërore, prej zyrës së drithit e të kripës si dhe nga ternaria (që përgjigjej veçanërisht për vajin). Shumë nga këto anije nuk u përkisnin pjesëtarëve të shtresës fisnike, por “qytetarëve” (cittadini), që nuk përfaqësoheshin në Këshillin e Madh. Ky ishte i vetmi ndryshim midis tyre dhe nobiles-, pasi njësoj si këta edhe ata kishin të drejtë të merreshin me tregtinë e largët Kjo e drejtë karakterizonte grupin e cittadini. Ato përjashtoheshin nga vendimmarr- ja politike, por ishin të privilegjuar në krahasim me banorët e tjerë të Venedikut. Disa prej tyre ua kapërcenin në pasuri anëtarëve të shtresës së lartë. Në regjistri- min e vitit 1379 klasifikohej si i pasur kush kishte të vetat më shumë se 300 lire a grossr. këta ishin 1211 nobiles, 917 jofisnikë (popolani) dhe 38 institucione fetare. E pra pasuria e Venedikut nuk ndodhej vetëm në kamaret e dyerve që kishin të drejtë pjesëmarrjeje në Këshillin e Madh.

Te cittadini bëhej dallimi midis atyre me prejardhje të hershme cittadini originarii, pinjoj prindësh me të drejtë qytetare venedike dhe me të nënshtetësuarit. E drejta e plotë qytetare de intus et de extra e vinte zotëruesin e saj në një shkallë të barabartë me nobiles në tregtinë e largët (extra, d.m.th. jashtë Venedikut) e prandaj jepej edhe pas një qëndrimi të gjatë të kandidatit në Venedik; qytetarët de intus kishin të drejtë të bënin tregti në Venedik. Si zhdëmtim për pafuqinë e tyre politike “qytetarëve” u ofrohej anëtarësia në shoqata bamirëse, në scuole, që u shërbenin atyre si vende grumbullimi takimi. Institucione të ngjashme ekzistonin edhe në qytete dalmate dhe arbëre.

Te cittadini bëhej dallimi midis atyre me prejardhje të hershme cittadini originarii, pinjoj prindësh me të drejtë qytetare venedike dhe me të nënshtetësuarit. E drejta e plotë qytetare de intus et de extra e vinte zotëruesin e saj në një shkallë të barabartë me nobiles në tregtinë e largët (extra, d.m.th. jashtë Venedikut) e prandaj jepej edhe pas një qëndrimi të gjatë të kandidatit në Venedik; qytetarët de intus kishin të drejtë të bënin tregti në Venedik. Si zhdëmtim për pafuqinë e tyre politike “qytetarëve” u ofrohej anëtarësia në shoqata bamirëse, në scuole, që u shërbenin atyre si vende grumbullimi takimi. Institucione të ngjashme ekzistonin edhe në qytete dalmate dhe arbëre.

Investime bëheshin jo vetëm në tregtinë e largët; një bunm tjetër mirëqenieje ishin bizneset me paranë në vetë Venedik. Shteti venedik nuk mblidhte nga qytetarët e vet dhe nga banorët e Venedikut taksa të drejtpëdrejta. Të ardhurat e veta ai i nxirrte nga doganat dhe nga detyrimet e tërthorta mbi mallrat e konsumit. Në situata nevoja të jashtzakonshme për të holla ai përdorte mjetin e huave të detyrua- ra (jmprestiti) që u merreshin qytetarëve të kamur, duke u garantuar këtyre kthimin e të hollave. Meqë kjo nuk mund të bëhej menjëherë, shteti u paguante kreditorëve përqindje. Në këtë mënyrë rriteshin borxhet e shtetit prej huave të marra në të ashtuquajturin “Monte vecchio”. Pagesa e përqindjeve bëhej në mënyrë të rregullt dhe për ata që e gëzonin këtë të drejtë ajo mon.shpejt formën e një pensioni të sigur- të. Kështu dëftesat e të drejtave për këto pagesa përqindjesh u kthyen në letra me vlerë, shumë të kërkuara nga investituesit, që tregtoheshin lirisht dhe kishin vlerën e parave të thata. Ky sistem ngrihej mbi besimin që kishin zotëruesit e dëftesave të përqindjeve në fuqinë paguese të shtetit. Deri në mes të shekullit 14 shteti arriti tii paguajë këto përqindje pa vështirësi të mëdha.

Edhe në politikën e vet monetare Venediku dëfteu fuqi ekonomike. Qysh herët tregtarë venedikas bënin tregti me metale të çmuara. Shteti ishte i interesuar të kishte një çmim stabël të argjendit, metalet të preferuar monetar të Orientit. Më 1284 ai hodhi në qarkullim monedhën e vet të florinjtë, dukatin e floririt prej 24 karatësh i cili qarkullonte për 18, së fundi për 24 grossi (groshë) argjendi. Për mbrojtjen e monedhës së vet shteti herë pas here ndërhynte në përcaktimin e raportit midis monedhës së artë dhe asaj të argjendtë. Deri në fund të Republikës (1797) raporti i një funt (lirë) = 10 dukate = 240 grossi ishte një madhësi e qëndrueshme në sistemin monetar venedik. Suksesin e monedhës vetjake shteti e rriti dhe më shumë nëpërmjet ndalimit të monedhave të huaja, rregullimit të importit të metaleve të çmuara dhe dispozitave shumë të sakta për monedhën shtetërore.

Në vitet 1340 poziciom i Venedikut dukej i palëkundshëm në botën italiane me marrjen e Trevizos (1336-1338)? Princat e Ballkanit me të drejtë shihnin te Repu- blika një fuqi të madhe që mund të vendoste mbi fatin ose fatkeqësinë e shteteve të tëra?

Prej kësaj lartësie pushteti dhe pasurie qyteti lagunor u rrokullis brenda pak vitesh në një krizë kanosëse. Nuk ishte i fundmi shkak murtaja e zezë, e cila e pllakosi rëndë qytetin e populluar dendur, duke shuar gati gjysmën e mbi të 100 mijë banorëve të tij.

Shteti vërtet që iu vu me forcë ripopullimit të qytetit, lehtësoi marrjen e qyteta- risë, ktheu të dëbuarit dhe u dha lirinë të burgosurve; nxiti mignmiti e nënshtetasve  nga territoret e përtejdetit, të grekëve, dalmatëve e arbërve; së fundi filluan të blihen në masë skllevër, duke gjallëruar kështu tregtinë e skllevërve në Mesdheun lindor.” Megjithatë të gjitha këto masa nuk ishin në gjendje të fsliihnin dukuritë e krizës që kishte shkaktuar mungesa e krahëve të punës dhe ngritja e pagave që lidhej drejtpërdrejtë me të?4 Goditje të rëndë pësoi edhe tregtia aq e rëndësishme me detin Azov, kur Kani i Hordhisë së Artë mori në vitin 1343 Tanën, ku humbën pasuri shumë të mëdha si tregtarë venedikas ashtu dhe tregtarë gjenovezë të Detit të Zi. Pas kësaj lundrimet drejt Tanës për një kohë u pezulluan dhe Venediku iu vu përpjekjeve që të hapte për tregtarët e vet të detrave tregun egjiptian, për çka iu mor me vështirësi papës leja për të vendosur marrëdhënie ekonomike deri aty të ndaluara me të pafetë?

Për realizimin e interesave të vet ekonomikë dhe poktikë Venedikut do t’i duheshin tani një numër i madh detarësh, mirëpo nga popullata e dhjetuar prej murtajës nuk mund të rekrutoheshin detarë aq sa duheshin; shumë venedikas më mirë pranonin të paguanin zëvendësues sesa të kryenin vetë shërbimin në anije. Vendet e tyre i zunë grekë e dalmatë nga territoret e përtejdetit?

Dobësia e Venedikut u shfrytëzua nga kundërshtarët e tij. Konflikti me Gjeno- vën për kontrollin mbi detin Egje erdh e u ashpërsua: të dyja republikat ishin zhytur thellë në luftën civile të Bizantit (1347-1354) midis Johamt VI Kantakuzenos dhe pardsë së Paleologut të ri Johanes V? Dyert e mëdha të Venedikut të interesuara në tregtinë e largët nxisnin për një luftë e cila eci ters dhe kulmoi në disfatën katastrofale të flotës pranë Portolongos (në afërsi të Modonit). Gjenova dhe Venediku lidhën më 1355 një paqe që nuk i zgjidhi çështjet në konflikt, por veçse u vuri të dyja palëve një ndalesë trevjeçare për lundrime drejt Tanës.

Disfata ushtarake rriti tensionet e brendshme politike në Venedik, ku u bë një përpjekje kaotike për puç në të cilën u ngatërrua dozha Marin Falier. Falieri u ekzekutua, Venediku vazhdoi të qeverisej nga një kolektiv fisnikësh dhe jo si shumica e shteteve italiane nga një sundimtar?

Disfata ushtarake rriti tensionet e brendshme politike në Venedik, ku u bë një përpjekje kaotike për puç në të cilën u ngatërrua dozha Marin Falier. Falieri u ekzekutua, Venediku vazhdoi të qeverisej nga një kolektiv fisnikësh dhe jo si shumica e shteteve italiane nga një sundimtar?

Hungaria e shekujve 14 e 15 ishte në kalkulimet politike të Venedikut si fuqi e madhe në Europën Juglindore po aq faktor i rëndësishëm sa dhe Mbretëria e Napolit. Të dyja këto fuqi anësore të Adriatikut kur kishin periudha fuqizimi kërkonin sundimin mbi Ballkan e preknin kësisoj interesat jetësorë strategjikë dhe ekonomikë të Venedikut. Për Venedikun duhej të ishte kërcënim i madh, që po e njëjta dinasti, ajo e Anzhuve, ishte në fuqi si në Napoli ashtu dhe në Hungari e kjo ia shtonte vlerën Dalmacisë që e mbante Hungarinë larg prej detit Adriatik. Megjithatë kontrolli venedik mbi trevat e komunave dalmate të shtrira në distanca të mëdha nuk ishte më aq i sigurt sa në shekullin 13. Sidomos posti i përparuar Zara ngriti krye disa herë e me mundim të madh arriti të qetësohej. Kryengritësit e dinin se kishin mbas shpine mbretin hungarez Ludvig, i cili nuk i fshihte aspak synimet e veta pushtuese të drejtuara kundër Venedikut. Kur po mbaronte një armëpushim i fundit më 1356 mbreti në bashkëpunim me perandorin Karli IV, dukën e Austrisë, kontin e Goerzit dhe patriarkun e Aquilas, shpërtheu luftën. Republika e Shën Markut, e thyer në të gjitha frontet, u shtrëngua të nënshkruante më 1358 një paqe në Zarë, e cila e detyronte të hiqte dorë në favor të Hungarisë nga e gjithë Dalmacia, prej Quarneros deri në Durrës të Arbërisë. Dukej se po përfundonte këtu një sundim venedik mbi bregdetin e Adriatikut Lindor që kishte zgjatur tre shekuj e gjysëm. Thyhej kështu një shtyllë mbajtëse e Stato da mar. Veç kësaj Venediku detyrohej t’i jepte pavarësinë Republikës së Raguzës, e cila ishte administruar prej vitit 1204 nga nëpunës të qytetit lagunor. Në këtë mënyrë Venedikut po i lindte përballë në detin e vet të brendshëm, në Adriatik, një konkurrente e dobët politikisht, por jashtëzakonisht e fortë në pikëpamje ekonomike.

Megjithatë edhe në orën e disfatës venedikasit arritën t’u njihej sovraniteti në veri të një vije që shkonte nga Pula në Istria deri në Rimim.

Sapo që Venediku e kishte marrë veten nga kjo goditje, shpërtheu një vatër e re zjarri në perandorinë e përtejdetit, kësaj here në Kretë, në zemrën e sundimeve levantine, stacion i ndërmjemë për të gjithë tregtinë e Orientit dhe vendndodhje e një arsenali me rëndësi, furnizues i drithit që aq shumë nevojitej në Venedik. Çmimi 1 përcaktuar shtetërisht, tepër i ulët për drithin, me të cilin prodhuesit kretas - venedikas duhet t’ia sulmonin këtë prodhim shtetit që kërkonte të ruante monopolin, shpërtheu trazira të rënda, që përfunduan me një kryengritje kundër qytetit mëmë (1363/64). Venediku dërgoi njësi mercenarësh në ishull dhe e mbyti kryengritjen me gjak. Udhëheqësit e rebeluar u ekzekutuan, sistemi i vjetër u ngrit përsëri në këmbë.

Por shpenzimet e mëdha të luftërave e ngarkuan së tepërmi shtetin: Monte vecchio, i cili në vitet e hilëzimit ekonomik 1313 deri 1343 arriti të pakësohej vazhdi- misht, nga vitet 1343 deri 1363 u rrit nga 423 mijë në një milion e gjysmë dukate. Po atë vit u desh të pezullohej kthimi i borxheve shtetërore; prej tani e tutje shteti garantonte vetëm pagimin e rregullt të përqindjeve, të cilat megjithatë po e rëndo- nin arkën e tij përherë e më shumë. Kjo për arsye se luftërat në tokë e në det si dhe pasojat e murtajës së madhe dukej se mund të kapërceheshin vetëm me borxhe të reja. Sado që me 1375 u vendos, për të penguar pagimin e përqindjeve, blerja e pretendimeve të përqindjeve nga ana e shtetit, lufta kundër Gjenovës (prej vitit 1378) solli barrë të reja. Midis luftërave të viteve 1358 dhe 1378 vijoi një penudhë qetësie relative, gjatë së cilës Venediku rifilloi tregtinë me Trapezuntin e rëndësi- shëm (1366) dhe me Bruzhin (1374). Njëkohësisht Republika e Shën Markut forcoi marrëdhëniet e saj me shtetet ballkanike, Serbinë, Bosnjen dhe princat e hapësirës arbëre.

Megjithatë prej viteve 1370 nga të gjitha anët u rritën tensionet me Gjenovën: ligurasit i mënjanuan konkurrentët e tyre nga Qiproja (1374) duke kërcënuar kësisoj tregtinë venedike në Lindjen e Afërme. Në Konstandinopojë palët në konflikt në oborrin e Paleologëve ishin kthyer në lodra të dy republikave tregtare. Këto kontradikta për kontrollimin e tregtisë së Orientit çuan përsëri në luftë të hapur.

Konflikti me Gjenovën në vitet 1378 deri 1381 e pruri Venedikun në zgrip të humnerës. Përsëri u ndez konflikti për zotërimin e rrugëve të lundrimit në Detin e Zi, më saktë: për zotënmin e ishullit Tenedos, i cili sundon hyrjen në Dardanele. Rrymat detare i detyronin anijet që të ndalonin në këtë ishull e prej porteve të tij të nisnin udhëtimin në detin Marmara. Kush kishte në dorë Tenedosin, zotëronte lundrimin për në Konstandinopojë, në tregjet e Azisë së Vogël veriore, të Krimesë, të deltës së Danubit dhe Bullgarisë. Të gjitha fitimet nga tregtia me mallrat e luksit të Orientit dhe drithin e Ukrainës i binin atij vetë. Kur Venediku e ktheu këtë ishull për të balancuar borxhet ndaj Bizantit, por pastaj filloi ta fortifikonte, kjo shkaktoi luftë. Çmimi ishte i lartë, po kështu dhe angazhimi i dy shteteve.

Megjithatë Venediku nuk luftonte vetëm kundër Gjenovës. Kjo kishte lidhur aleancë me Hungarinë, dukën e Austrisë, zotin e Padovës, Francesco Carraran, dhe një numër sundimtarësh të vegjël italianë, një yllësi që të kujtonte luftën fatkeqe të vitit 1356.

Republika e Shën Markut nuk mund të matej me këtë superfuqi. Goditjet e flotës gjenoveze po i preknin nervin jetik. Një poshtërim i padëgjuar ishte shfa- qja e një skuadrileje gjenoveze përpara manastirit S. Niccold në Lido, aq pranë sa ta shihnin nga qyteti. Ngjarje kjo që do të skaktej në imazhin e sigurisë që kishin venedikasit në brezat që do të vinin. Ndërsa në jug të lagunës gjenovezët ia arn- tën një depërtinu edhe më të rëndësishëm në sistemin mbrojtës venedik: ata morën Chioggian e kësisoj edhe lundrimin e hrë drejt vetë Venedikut. Atëherë udhëheqja e qytetit lagunor i tendosi gjithë fuqitë e mundshme; u morën borxhe të jashtëza- konshme, të cilave jo pak vetë u shpëtuan duke u arratisur jashtë shtetit. Tek e fundit venedikasit, të mbështetur dhe nga flota që kthehej prej Levantit, arntën ta nfitojnë Chioggian. Të rraskapitura palët ndërluftuese lidhën në Torino paqen që u ndërmjetësua nga konti i Savojës (1.381). Në këtë mënyrë përfundonte e ashtuquajtura luftë e Chioggias apo e Tenedosit. Trevisoja i kaloi Austrisë, të cilën Republika e Shën Markut e dha shumë më lehtë se ç’do të kish dhënë Carraran pranë Padovas në afërsi. Edhe një herë Venediku hiqte dorë zyrtarisht nga Dalmacia dhe nga çdo lloj sundimi midis Quarneros dhe Durrësit; Tenedosi do të rrafshohej, tregtia me Tanën përkohësisht do të pezullohej. Nga anatjetër Venediku arriti ta ruante sovramtetin mbi Adriatik përkundër pretendimeve të fronit hungarez, i cili u kënaq me një dëmshpërblim vjetor prej 7 mijë dukatesh. Tregtarëve dalmatë u bllokohej hyrja në tregjet italiane; Gjenova, e cila hynte e papenguar me amjet e veta në Adriatik, u mënjanua sërish nga «deti i brendshëm» venedik; rrugët detare në Lindje ishin përsëri të hapura.

Lufta e Chioggias përfaqëson një prerje të fortë në historinë e Venedikut. Asnjëherë më parë nuk ishte kërcënuar shteti kaq keqas në vetë aftësitë e tija jetike. Vërtetë që në fund e siguroi kontrollin mbi Adriatikun, mirëpo prej kepit jugor të Mesanisë e deri në qytetin mëmë në asnjë port nuk valvitej flamuri i Markut. Sundimi i Dalmacisë, që kishte përbërë për shekuj krahun e mbrojtur të Republikës, i kishte kaluar sërish Hungarisë. Pa baza të veta detare flota e Gjirit me zor do mund ta siguronte pretendimin për sovranitet. Rruga e Otrantos, brima e gjilpërës së Adriatikut, tani mund të mbyllej fare lehtë nga vende të atyre brigjeve; rreziku kanoste sidomos kur ishte e njëjta fuqi që zotëronte të dyja anët e Adriatikut: e kështu frika e vjetër e Venedikut në fund të shekullit 14 ishte bërë realitet. Në Hungarinë që kishte tani dritare në det dhe në Mbretërinë e Napolit rrinin në fron Anzhutë, armiq të Venedikut siç e kishte ndjerë ky, brenda tre dhjetëvjeçarëve, dy herë me një furi të vërtetë. Për të siguruar rimëkëmbjen e shtetit të vet, Venediku duhej t’i bënte vend vetes sërish në bregun e gjatë lindor të Adriatikut. Ky ishte një plan afatgjatë interesi i udhëheqjes shtetërore venedike.

Për ekonominë e përgjithshme venedike lufta për ekzistencë gjatë betejave të Chioggias solli rëndime tepër të mëdha: për vite të tëra ishte çoroditur ritmi i mudevr, ishte ndërprerë furnizimi i qytetit me ushqime; zëvendësimet për to duhe- shin siguruar me vështirësi të mëdha prej brendatokës së qytetit, para së gjithash prej Friulit. Borxhi shtetëror nga huatë e detyruara kishte arritur shumën gjigan- de prej 5 milion dukatesh; rreth 30 përqind e pasurisë reale të qytetarëve të pasur, të rënduar tanimë prej huave, ishte sekuestruar nga shteti. Pagimet e përqindjeve u rritën me 250 mijë dukate në vit. Zotëruesit e aksioneve shtetërore u rrënuan nga rënia e kursit të tyre; ndër to bënin pjesë dyer të vjetra. U prekën gjithashtu nga rënia e vlerës edhe pasuritë e patundshme që ishin më të hapura ndaj ndërhyrjes së tatimeve në krahasim me kapitalin e investuar në tregti. Monedha venedike kishte rënë gjithashtu nën trusni gjatë luftës; më 1379 shteti hodhi në qarkullim një monedhë të re të quajtur grosso (grosh), e cila tani nuk ishte e lidhur me një kurs të fiksuar me dukatin sikurse grosso antico tradicional. Më 1382 një epidemi rrëmbeu gati 19 mijë vetë. Venediku, pikërisht ajo fuqi ku i varte shpresat gjithë Orienti i krishterë në luftën kundër osmanëve, dukej sikur ishte mbërdiyer thjesht në një luftë për jetë a vdekje.

Megjithatë rimëkëmbja erdhi e shpejtë: shtresa drejtuese politike pësoi shndërri- min e lartpërmendur me përfshirjen e fiseve «të shkurtra»; Këshilli i Madh u plotë- sua me 30 familje të reja. Menjëherë u vu në rend të ditës normalizimi i jetës ekonomike. Qysh më 1382 shteti i rifilloi pagimet e përqindjeve në një nivel më të ulët; mudet dolën përsëri prej porteve në Romani, për në Beirut, Aleksandri dhe Flandër. Sistemi vuante ende mungesën e detarëve; ndaj numri i galerave tregtare ishte më i ulët sesa i një gjysmë shekulli më parë. Megjithatë emigrantët prej Italisë së sipërme dhe Greqisë gjallëruan mjeshtëritë dhe tregtinë. Shteti po tregohej tani i rezervuar me hua të reja të detyrueshme, kështu që fitimet kryesore i nxirrte nga detyrimet e tërthorta, që binin mbi mallrat, të cilat nisën të vërshenin sërish në qytet në sasi të mëdha. Prej vitit 1386 deri më 1398 pagimet e përqindjeve ranë nga 246.690 në 195.500 dukate; rritja e kursit të letrave me vlerë shtetërore ishte dëshmi e riforcimit të besimit tek investuesit.

Pak vjet mbas krizës të shkaktuar nga lufta e Chioggias Venediku, sadoqë ishte ende i dobësuar, mund të quhej i shëruar ne pragun e një epoke të zgjerimit të pushtetit në Lindje.

Republika kërkonte zotënme të reja në Levant. Dhe rrethanat e ndryshuara politike në Europën Juglindore i përgjigjeshin siç duhej kësaj dëshire: në dy dhjetë- vjeçarët e fundit të shekullit të 14 një numër princash të Ballkanit, ndër ta edhe sundimtarët e Durrësit dhe të Shkodrës në Arbëri, bënë lutjen, nëpërmjet dërgatave në qytetin lagunor, që të merreshin në zotërim vendet e tyre, ndërkohë që popullsi- të e një numri qytetesh port kërkonin hapur të përfshiheshin nën Venedik. Shpjegi- min e kësaj dëshire për protektorat të huaj do ta shqyrtojmë në kapitujt vijues duke hedhur një vështrim mbi botën e Arbërisë mesjetare që ndodhej mes sundimit të carëve serbë dhe kërcënimit osman.

info@balkancultureheritage.com