Revista "Monumentet" nga nr. 1, 1971
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Revista "Monumentet" nga nr. 1, 1971

 

Redaksia:

Gani Strazimiri (Kryeredaktor)

Aleksandër Meksi, Apollon Baçe, Emin Riza, Gjerak Karaiskaj, Neritan Ceka, Selim Islami (Zv. Kryeradaktor), Stilian Adhami.

Gjerak Karaiskaj - Kalaja e Elbasanit

Kalaja e Elbasanit

Kalaja e Elbasanit përmendet për herë të parë nga Kritobuli, historian i Mehmetit II, i cili ja kushton ndërtimin e saj që nga themelet këtij të fundit, duke injoruar faktin e ekzistencës së mbeturinave dhe të trakteve të mureve të një fortifikimi më të vjetër. Të njëjtin fakt na e jep edhe një dokument venedikas.

Në shek. XVII Elbasanin e vizitoi udhëtari turk Evlia Çelebiu, i cili, për herë të parë, bën një përshkrim të kalasë, nga ku mund të nxirren vetëm pak të dhëna për shkak të ekzagjerimit të madhësisë dhe deformimit të trajtës së saj.

Kalaja e Elbasanit u vizitua edhe nga Johan Von Han në mesin e shek. XIX, por ai nuk mundi të konstatojë substruksione më të vjetra, dhe e konsideroi atë krejt mesjetare.

Objekt studimi kalaja u bë vetëm nga arkeologët austriakë K. Prashniker dhe A. Shober, të cilët e vizituan atë në periudhën e luftës së parë botërore. Ata i kushtojnë kalasë një studim të veçantë, në të cilin japin planimetrinë, përshkruajnë monumentin dhe botojnë fragmente arkitektonike. Atyre u takon merita që, për herë të parë, konstatuan, nën muret mesjetare, substruksione të një fortifikimi më të vjetër, që i përket kohës së vonë antike.

Qyteti i Elbasanit, brenda të cilit ndodhet kalaja, është i vendosur mbi një fushë pjellore në luginën e Shkumbinit, e cila është një nga rrugët transversale më të përshtatshme, që lidh bregdetin me brendësinë, duke zënë kështu një pozitë të favorshme ekonomike dhe strategjike. Ky vend është identifikuar prej kohësh me një nga stacionet e rrugës Egnatia, emri i të cilit sipas H. Cekës, duhet të lexohet Skampin dhe jo Skampa, siç është quajtur tradicionalisht.

Kalaja e Elbasanit ka formën e një katërkëndëshi kënddrejtë me dimensione 308x348 m. e orientuar me anët më të ngushta në drejtimin VL-JP. Të katër qoshet forcohen nga kulla të fuqishme, që dalin me faqe të drejta nga muret dhe pastaj rrumbullakosen (TAB III, 2). Kullat ndërmjetëse, me përjashtim të dy prej tyre që kanë patur trajtë katërkëndëshe, kanë formën planimetrike të germës U. Ato dalin jashtë mureve 8-9 m. dhe janë të vendosura 40-50 m. larg njëra tjetrës. Me përjashtim të murit jugor dhe një pjesë të atij perëndimor, të cilët ruhen më mirë, muret e tjera janë rrënuar, pothuajse, krejtsisht. Nga 26 kulla, që ka patur kalaja, sot ruhen vetëm 8, nga të cilat 6 në numrin jugor dhe 2 në atë perëndimor. Ndërsa nga të tri hyrjet, të cilat kanë qenë vendosur në mes të mureve jugor, perëndimor dhe lindor, ruhet sot, në gjendje gjysmë të rrënuar, vetëm hyrja jugore. I gjithë ndërtimi ka qenë i rrethuar nga një hendek i thellë, gjurmët e të cilit nuk diktohen më, por ekzistencën e tij na e informon Çelebiu, i cili thotë se ishte dy bojë njeriu i thellë, më vonë na e konfirmojnë dhe Hahni e Ami Bue.  Gjurmë të një thellimi pati dalluar edhe Prashnikeri, sidomos në anën veriore të kalasë, pranë një përroi. Siç duket ky kanal mbushej nga ujët e Zaranikës. Po të vësh re planimetrinë e kalasë të bie menjëherë në sy simetria e rreptë e këtij ndërtimi.

Nga egzaminimi i mureve kemi konstatuar tri periudha kryesore ndërtimi, përveç riparimeve të tjera më pak të rëndësishme. Këto periudha u përkasin: 1) kohës së vonë antike, 2) bizantine të hershme dhe 3) mesjetës turke.

PËRSHKRIMI I PERIUDHAVE TË NDËRTIMIT

Periudha e vonë antike - Skampini, që e nisi jetën e vet si një qendër e vogël banimi pranë rrugës Egnatia, duke ndjekur rrugën e një zhvillimi gradual, arrin, me sa duket, aty nga shek. IV të marrë trajtën e një qendre të madhe banimi te urbanizuar. Për këtë na e forcon bindjen një bazilikë e madhe e ndërtuar në këtë shekull si dhe ekzistenca e një legjioni të tipit pseudokomitatens që mbante emrin e qytetit që tregon se Skampini ishte qendër e rekrutimit të krahinës. Shek. IV koinçidon dhe me një farë zhvillimi që patën qytetet e llirisë, veçanërisht në disa degë të prodhimit zejtar që ishin të lidhura me nevojat e ushtrive. Premisë e këtij zhvillimi ishte dendësimi i lëvizjeve me karakter tregëtar e ushtarak nëpër rrugën Egnatia si dhe krahina pjellore dhe e populluar dëndur nga fshatarësia ilire.

Vetëm një zhvillim i tillë i qytetit bëri nevojë të domosdoshme rrethimin e tij me mure në kohën kur rrezikohej nga sulmet barbare.

Muret e kohës së vonë antike i gjejmë kudo në shtresën e poshtme (TAB IV, 1). Ato arrijnë lartësinë maksimale 3 m. në kullën nr. 3 dhe përshkojnë gjithë planimetrinë. Teknika e ndërtimit është opus nixtum me katër rreshta tullosh në brez. Trashësia e murit në nivelin e brezit është 3 m. Faqet e mureve janë punuar me gurë lumi të madhësisë mesatare të vendosur në rreshta deridiku të rregullt, ndërsa brendësia me gurë lumi të vegjël ose të thyer të hedhur në llaç të bollshëm. Largësia ndërmjet brezave, siç na u vërtetua në faqen e brendshme të murit lindor nga sondazhi i bërë nga K. Zheku në vitin 1960, është 1,70 dhe 1,90 m. (fig, 1). Masa e dytë përputhet me largësinë e dy brezave në kullën nr. 7, të cilët janë të spostuar nga brezi i kurtinës perëndimore. Lartësia e brezave është rreth 30 cm. me trashësi llaçi të barabartë me atë të tullave, 4-5 cm., dhe përshkojnë giithë trashësinë e murit. Tullat e brezit janë të dimensioneve 36x24x4-5 cm. Llaçi është i një kualiteti të mirë, gëlqerja është e përzier me rërë të ashpër me pak guralecë të vegjël. Lidhja e mureve me kullat bëhet me rreshta tulle, që vazhdojnë pa u ndërprerë gjatë gjithë lartësisë së murit. Me të njëjtën teknikë kanë qenë punuar edhe qoshet e kullave, siç dallojmë sot akoma në kullën nr. 7, si dhe shpatullat dhe qemerët e portave.

Themeli përbëhet nga tre shkallëzime me dalje të pabarabarta. Niveli i sotëm i terrenit në anën e brendshme të murit, në vendin ku është bërë sondazhi «A», arrin lartësinë 4,5 m. nga bazamenti i themelit (fig. 1).

Po të kësaj kohe janë edhe portat e të gjitha kullave, të cilat, në gjendjen e sotme, i kemi të mbuluara nga dheu në të shumtën e rasteve deri tek thembra e harkut (fig. 2)

Portat e kullave të qosheve janë 2,63 m. të gjera (sipas matjes së bërë tek kulla nr. 20). Ndërsa portat e kullave ndërmjetëse janë 1,50 m. të gjera dhe 3,30 të larta. Me përjashtim të portës së kullës nr. 20, e cila e ka harkun me një rresht tullash me gjatësi 40 cm. dhe trashësi 5 cm., harqet e tjera të portave janë me nga dy rreshta tullash të dimensioneve 43x29x5 cm. Gjerësia e fugës së llaçit është 3 cm.

Nga një sondazh që bëmë në kullën 18 nga ana e brendshme e murit mundëm të nxjerrim të plotë portën e kullës e cila ishte e mbuluar nga dheu në një lartësi prej 2,50 m. Porta (TAB. II) është e gjerë 1,50 m. dhe e lartë 3,30 m. e mbuluar me një qemer prej dy rradhë tullash 43 cm. të gjata. Shpatullat e portës janë të ndërtuara po me tulla, të cilat janë të rrumbullakosura në cepat nga ana e jashtme e portës, ndërsa pragu dhe pjesa e poshtme e shpa-tullave janë prej gurësh të punuar mirë. Pragu ka lartësi 20 cm., ndërsa në të dy anët e tij vendosen dy gurë njëri me lartësi 60 cm. dhe tjetri 80 cm. Porta ka një paturë 80 cm. të gjerë e cila në këtë pjesë e ngushton gjerësinë e hapësirës së portës 35 cm. nga baza e qemerit. Palura, në të dy anët, ka nga një thyerje që fillon 40 cm. nën thembrën e harkut dhe rakordohet në pjesën e sipërme me këtë të fundit. Mbrapa paturës, në një lartësi 2,50 m. nga praku, në të dyja shpatullat ndodhen dy vrima katërkëndëshe 30x40cm. me thellësi 40 cm., ku vendoset trari për mbështetjen e dyerve. Fusha e harkut me sa duket qendronte e hapur dhe shërbente për ndriçim. Kjo portë ka qenë e mbyllur me mur dy herë, në kohë të ndryshme. Herën e dytë niveli i terenit ishte 1,10 m. mbi prakun.

E ndërtimit të parë është dhe një pjesë e harkut të hyrjes jugore, i cili dallon nga pjesa turke e tij, që është më e ngushtë dhe e kufizuar nga një bordurë tullash. Kjo portë ka një gjerësi prej 3,60 m. në bazën e harkut, ndërsa lartësia e plotë nuk mund të matet për shkak të ngritjes së nivelit të terenit. Nga elementet e tjera të kësaj kohe, ruhen mbeturinat e shkollëve dhe gjurmët e disa kontraforteve të vendosura pranë portavo të kullave. Ato dalin 40 cm. nga muret dhe kanë gjerësi 4 m.

Në portën e kullës 18 nuk e gjetëm kontrafortin; ana e djathtë ku duhej të ndodhej ai, me sa duket, është e rindërtuar, sepse edhe brezi me tulla, ndryshe nga vendet e tjera, këtu është prej gjashtë rreshtash. Nuk kemi të dhëna të mjaftueshme për të përcaktuar lartësinë e plotë të kullave dhe mureve të kësaj periudhe. Vetëm se mund të themi me siguri se lartësia e katit të parë të kullave ndërmjetëse ka qenë mbi 4 m. po kështu edhe lartësia e mureve të rrethimit deri tek trapi. Shkallët janë vendosur në një sistem të caktuar: drejtohen në kullat tek qoshet dhe hyrjet, dhe në të kundërt të tyre në kullat ndërmjetëse. Në vendet ku janë shkallët muri vjen i lakuar duke zvogëluar në këtë mënyrë trashësinë (TAB. I). (Në planimetri kemi shënuar me shigjeta vendet ku kemi gjetur gjurmët e shkallëve dhe drejtimet e tyre). Muret e shkallëve, siç konstatohet nga sondazhi «B», kanë në pjesën e poshtme të tyre një boshllëk të harkuar, të cilin nuk e gjejmë të plotë në asnjë vend dhe është vështirë të themi se çfarë destinimi ka patur. Tullat e harkut të shkallëve kanë dimensione 30 x 19x4 cm.

Nga sa mund të gjykojmë në mënyrë indirekte nga gjurmët e pakta që kemi në dispozicion, komunikimi i katit të dytë të kullave ndërmjetëse me trapin bëhej me anën e portave anësore, ndërsa te kullat e qosheve komunikimi bëhej me anën e një porte të vendosur mbi portën e katit të parë. Në përfundimin e parë arritëm nga arësyet e mëposhtme: Muri i mbrapëm i kullës nga ana e brendshme e kalasë vjen në të njejtin rrafsh me murin e rrethimit, po nga kjo anë nuk dallojmë gjurmë konstruksionesh për të krijuar një platformë të nevojshme përpara portës së katit të dytë nëqoftëse kjo do të ishte në këtë vend, d.m.th. mbi portën e katit të parë. Duke qenë se muri i mbrapshëm i kullës është më i ngushtë nga muri i rrethimit, kjo diferencë shkon në favor të zgjerimit të hapësirës së brendshme të kullës, dhe jep mundësi që të hapen porta në të dy anët e saj, duke e bërë më të lehtë komunikimin e kullës ndërmjetëse me muret. Kjo shpjegon dhe arësyen që shkallët pranë kullave ndërmjetëse drejtohen në të kundërt të tyre mbasi pjesa e trapit pranë kullës mund të furnizohej lehtë me luftëtarë, nëpërmjet dy portave anësore. Ndërsa në përfundimin se, në kullat e qosheve porta e katit të dytë ndodhej mbi atë të të parit, arritëm nga vrojtimet e bëra në kullën 20. Nga ana e brendshme e kalasë, në të dy anët e portës së katit të parë, dallohen gjurmët e një qemeri 1,20 m. i gjerë, që shërbente për të krijuar një platformë para portës së katit të dytë. Po kështu, muri i mbrapëm i kullave të qosheve është i gjerë njëlloj me murin e rrethimit duke mos favorizuar kështu hapjen e portave anësore. Shkallët pranë kullave të qosheve janë të destinuara kryesisht për furnizimin e këtyre kullave që zakonisht janë trekatëshe si dhe të asaj pjese të trapit prej 12 m. që mbetet nga shkallët deri tek kulla.

Në prerjet e mureve kemi vërejtur se bërthama antike fshihet shpesh herë nga një veshje turke e murit. Kjo duket qartë në murin jugor në vendin ku ai ndërpritet nga një rrugicë e qytetit.

Që nga koha kur e vizitoi kalanë Prashnikeri kanë humbur shumë gjurmë. Vetëm muri jugor, me përjashtim të kullës së hyrjes e cila u prish nga tërmeti i vitit 1920, dhe një pjesë e murit perëndimor ruhen në gjendjen e parë. Aty ne korigjuam në planimetri formën e kullave të qosheve. Në murin lindor përveç kullave të njohura më parë përcaktuam pozicionin e kullës nr. 10 që na rezulton në jug të rrugicës, ku më parë, siç na e vë në dukje edhe Prashnikeri, ka patur një portë TAB. I

Aksi i kalasë korespondon me mesin e rrugicës, ndërsa kulla nr. 10, e cila nga gjurmët duket të ketë qenë në formë U-je, si dhe kullat e tjera ndërmjetëse, ndodhet e spostuar në jugë të aksit. Vetë forma e kësaj kulle përjashton mundësinë e përshkimit nga një portë. Prandaj kjo hyrje ka qënë e vendosur ndërmjet dy kullave të tilla. Për këtë na bindin dhe gjurmët e një shpatulle, si dhe pragu prej guri i një porte, konstatuar në anën veriore të rrugicës. Po ashtu ndërtimi i një banese mbi një vend të ngritur, që është i barazlarguar nga rrugica me kullën nr. 10. Për simetri edhe porta perëndimore ka qënë identike. Këto dy porta të mbrojtura nga dy kulla kanë qenë hyrjet kryesore të qytetit.

Periudha bizantine e hershme - Për këtë periudhë burimet na ofrojnë më pak material. Dimë vetëm se në vitin 479 qyteti, të cilin banorët e kishin braktisur me kohë, u pushtua nga gotët. Malhu, që na e përshkruan këtë pushtim, e vendos Skampinin, si qendrën kryesore të rrugës Egnatia, ndërmjet Lyhnidit dhe Dyrrahut. Në prag të sundimit të perandorit Justinian, qyteti, me sa duket, pati një lulëzim të ri. Në vitin 519 ai përmendet si qytet, qendër ushtarake e peshkopate, që kishte një kathedrale, përveç bazilikës paleokristiane që përmendëm më parë. Fakti i mospërmendjes së Skampinit pas vitit 519 tregon së paku për një degradim të qytetit, një nga shkaqet e të cilit duhet ta kërkojmë në ndërprerjen e lëvizjeve në rrugën egnatia nga barbarët. Por ka shumë të ngjarë që dyndjet sllavo-bullgare, që u bënë shkak i shkatërrimit dhe i braktisjcs së dhjetëra qyteteve dhe kështjellave të Ilirisë, i dhanë fund jetës edhe në këtë qytet, të cilin turqit e gjetën të braktisur, të rrënuar dhe pa emër.

Nga vrojtimi i mureve kemi konstatuar se kalaja u është nënshtruar riparimeve dhe rindërtimeve edhe në periudhën bizantine të hershme. Nga këto, kryesoret janë disa trakte në murin jugor e perëndimor, të cilat do t'i analizojmë në këtë punim.

Ndërmjet kullave nr. 4 e nr. 5 me lartësi 1 m. nga toka dallojmë një riparim, që është i vendosur mbi murin e periudhës së parë të ndërtimit dhe dallohet nga teknika si nga ky mur ashtu edhe nga ai turk i vendosur mbi të. Lartësia e këtij trakti është 1 m., por si gjatësi ai zë, pothuajse, gjysmën e kurtinës ndërmjet dy kullave. Është ndërtuar me rreshta gurësh lumi të vendosur horizontalisht. Fugat janë të lyera rreth e qark me llaç, i cili është i përzierë me gurclecë të vegjël; ka ngjyrë gri të hapur dhe është i një kualiteti të lartë (TAB IV, 2). Një riparim tjetër të vogël të punuar me të njejtën teknikë e dallojmë në kullën nr. 7. Ky ndodhet në anën perëndimore të kullës dhe shtrihet në një gjatësi prej rreth 3 m. dhe me lartësi 0,5 m. Është i vendosur mbi murin e periudhës së parë të ndërtimit dhe nën murin turk të vitit 1466. Të njëjtën dorë ndërtimi e dallojmë edhe në anën e brendshme të kullës nr. 1.

Një tjetër trakt të kësaj periudhe kemi po në murin jugor, ndërmjet kullave 1 dhe 2. Ai përbëhet nga një brez tullash prej tre rreshtash, i vendosur në lartësi 2,2 m. nga toka dhe përshkon një gjatësi prej 11 m. Një brez të njëllojtë me këtë konstatojmë në murin perëndimor midis kullave Nr. 24 dhe Nr. 25 (TAB IV, 3). Gjatësia e këtij të fundit është 6,7 m. dhe ndodhet në lartësine 1 m. nga toka. Lartësia e brezave është 37 cm. Trashësia e tullave është 4-5 cm. dhe gjerësia 30 cm. Trashësia e fugës së llaçit është 6-8 cm. Llaçi është i një ciiësie të dobët me ngjyrë gri të hapët i përzierë me pak guralecë të vegjël.

Një riparim tjetër që dallohet nga dy të parët, e kemi në faqen e brendshme të murit jugor, pranë muzeut lokal të qytetit. Ky trakt ndodhet në lartësi 5 m. nga toka dhe përbëhet nga një brez tullash prej 3 rreshtash. Tullat janë të dimensioneve 30x40x5 cm, të profiluara në anët. Trashësia e fugës është 7-8 cm. Llaçi është i një cilësie shumë të mirë dhe është i përzjerë me grimca të vogla tullash. Në të tre brezat që përshkruam, nën rreshtin e parë të tullave, për nivelimin e murit është vendosur një shtresë e trashë llaçi që arrin 7-8 cm.

Periudha turke e ndërtimit - Kjo është periudha e tretë e ndërtimit. Rindërtimi i kësaj kalaje nga turqit lidhet me rrethana të caktuara historike. Në vitin 1466, Sulltan Mehmeti II, pasi dështoi në fushatën e madhe për pushtimin e Krujës, la aty një ushtri rrethimi nën komandën e Ballaban Pashës, dhe ndërtoi, si pikë-mbështetje për një kohë shumë të shkurtër, mbi gërmadhat e një qyteti të vjetër, kalanë që e quajti el-ba-san.

Ndryshe nga shumë qytete, që para okupacionit turk u shpërndanë duke krijuar qendra të vogla, fshatra apo paralagje, Elbasani u krijua si rezultat i grumbullimit të banorëve të disa qendrave të vogla, që ndodheshin në rrethet e tij, të përmendura nga Barleti. Këtë na e vërteton edhe kronisti turk Tursun si dhe bizantinasi Kritobul, i cili thotë se (Sulltani) e populloi këtë (vend) mirë, duke grumbulluar shumë banorë prej fshatrave, krahinave dhe qyteteve përrreth. Me të drejtë F. Babingeri këtë datë e quan si datën e themelimit të qytetit të Elbasanit.

Rindërtimi i kalasë së Elbasanit nuk ishte një ndodhi e rastit. Sulltani, me sa duket, kishte ardhur me një plan të parapregatitur për ndërtim kështjellash, që tregon se sa pak shpresë kishte të thyente, me një goditje, rezistencën e shqiptarëve.

Vetëm me një plan të tillë dhe duke patur avantazh mbeturinat e kalasë së vjetër mund të arrihej rindërtimi i kësaj kalaje brenda një kohe kaq të shkurtër.

Rindërtimi i kalasë së Elbasanit nga turqit pati një rëndësi të madhe strategjike për ta, sepse ishte në zemër të Shqipërisë, mbi rrugën ushtarako-tregëtare, që kalonte nëpër luginën e Shkumbinit dhe pranë Krujës e Durrësit, që ishin pikësynimet e tyre më të afërta.

Muret e vitit 1466 ne mund t'i dallojmë jo vetëm nga ato të periudhës së vonë antike dhe bizantine të hershme, por edhe nga riadaptimet e mëvonshme. Ato janë të mbushura me copa tullash antike dhe nga ndonjë herë edhe me fragmente arkitektonike të gjetura në vend nga rrënimet e qytetit të vjetër. Turqit ju përshtatën fortesës së vjetër duke bërë vetem adaptime që lidheshin me përdorimin e armëve të zjarrit.

Muri turk i vitit 1466 është ndërtuar me teknikën e mbushjes. Ai ndryshon nga muri romak se në bërthamë të tij janë përdorur gurë më të mëdhenj dhe me më pak llaç, ndërsa veshja përbëhet nga rreshta gurësh lumi të çrregullt me shumë copa tullash. Veçori tjetër është përdorimi i brezave të drurit në mure dhe në kulla. Gjithashtu muri vjen duke u ngushtuar nga posht-lart me pjerrësi në të dyja faqet.

Siç përmendëm edhe më lart, veshja turke fsheh në shumë raste bërthamën antike opo bizantine të murit. Mjaft qartë vërehet kjo në fragmentin bizantin të hershëm pranë muzeut, i cili ndodhet në lartësinë maksimale të murit të ruajtur në 5 m, ndërsa nga jashtë ky mur është veshur me një shtresë turke, që shkon deri nën nivelin e sotëm të terrenit. Ky fakt na bën të mos habitemi tepër për kohën e shkurtër, në të cilën e rindërtoi kalanë Mehmeti II.

Gjurmë të murit të bedenave kemi konstatuar në të dy anët e kullës Nr. 7 (TAB III, 1) dhe në anën veriore të kullës Nr. 1, trashësia e tij është 60 cm. Forma më e plotë e bedenave mund të dallohet në të dy anët e kullës Nr. 26.

Kullat e qosheve në kohën turke kanë qenë dykatëshe. Këtë na e vërteton, jo vetëm shkallëzimi i murit në nivelin e katit të dytë, por edhe ndërtimi i një bazamenti të madh katërkëndësh me muraturë guri 2,10x2,10 cm. për mbështetjen e dyshemesë. Hyrja në katin e dytë bëhej edhe direkt nga muret (TAB III, 1).

Portat e kullave ndërmjetëse i gjejmë të mbyllura me mur. Kjo mund të ketë ndodhur në një kohë më të vonë. Kemi një dëshmi që na vërteton se të paktën portat e vjetra të kullave të qosheve janë përdorur edhe nga turqit. Në kullën Nr. 20 nga pastrimet dolën tre dritare që i përkasin periudhës turke të ndërtimit. Ato kanë nga ana e jashtme gjerësi 17-20 cm. dhe lartësinë 1,17 cm. ndërsa nga ana e brendshme gjerësia e tyre është 90-100 cm. (TAB, II). Pragu i këtyre dritareve vjen me pjerrësi nga brenda për të realizuar një shpërndarje më të mirë të dritës. Këto kanë një disnivel prej vetëm 8 cm. nga pjesa e sipërme e hapësirës së portës së periudhës romake. Duke qenë të destinuara për ndriçimin e shkallëve ato nuk justifikohen pa përdorimin e kësaj të fundit.

Nga konstruksionet e mbulesës nuk kemi gjetur asnjë gjurmë. Kullat e qosheve ka më tepër mundësi të kenë qenë mbuluar me tjegulla mbi konstruksione druri Ndërsa për kullat ndërmjetëse jemi të mendimit se kanë qenë të pambuluara me çati. Në këtë konkluzion arritëm nga gjetja e një hyrje nga lart, në kullën Nr. 2, në trajtën e disa shkallëve që zbresin nga muri në trapin e kullës.

Kullat kanë në përgjithësi nga 3 frengji me ngushtim nga ana e jashtme 62-70 cm. dhe me gjerësi të brendshme 80-100 cm. Frëngjitë janë ruajtur më mirë në kullën nr. 7 (fig. 4). Atje ato janë 3 dhe drejtohen nga Jug-Lindje, Jug dhe Jug Perëndim; vinë duke u ngushtuar nga brenda jashtë dhe janë të mbuluara me harqe tullash. Nën harqet kanë disa zbukurime gurësh me kënde të mprehta, të cilat varen poshtë dhe të kujtojnë elementet stalaktite të xhamive. Në anën e jashtme të kësaj kulle kemi dy dritare të verbëta të vendosura njëra mbi tjetrën, të cilat janë të mbuluara me harqe tullash, njëri i rrumbullakët dhe tjetri me majë lundre (fig. 5). Në këto harqe imitohet teknika bizantine e ndërtimit. Zbukurime të tjera karakteristike për periudhën e vonë bizantine kemi edhe në murin perëndimor, por ato janë të inkastruara në murin turk të vitit 1466 dhe nuk kemi dyshim se i përkasin kësaj periudhe (TAB IV, 5).

Nga ndërtimet pas vitit 1466 vlen të përmendim veshjen nga brenda me mur të kurtinës ndërmjet kullave nr. 1 dhe nr. 2 si dhe rindërtimin e kullave nr. 3 (TAB III, 3) dhe nr. 5, të cilat u pajisën me frëngji të mëdha topash me hapje nga jashtë, që siguronin një kryqëzim më të mirë zjarri. Dimensionet e këtyre frëngjive janë 225-285 cm. nga ana e jashtme dhe 25cm. nga brënda.

Nr. 3.

Gjerak KARAISKAJ - TË DHËNA TË REJA PËR DATIMIN E KALASË SË ELBASANIT

Në një punim të mëparshëm, kemi bërë përshkrimin e kalasë së Elbasanit dhe jemi përpjekur ta datojmë atë, duke u mbështetur në analizën e teknikës së ndërtimit dhe në planimetrinë e monumentit. Me qënë se të dhënat burimore janë fare të pakta dhe asnjëra nuk bën fjalë, qoftë edhe tërthortë, për ndërtimin e kalasë, ishte e vështirë të përcaktohej koha e ndërtimit të saj brënda një diapazoni më të ngushtë se sa periudha që përfshin gjithë shekullin IV të erës sonë, përderisa ky datim nuk ishte i mbështetur në një sondazh arkeologjik. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për rindërtimet e bëra para pushtimit turk.

Gjatë punimeve restauruese, të kryera në vitin 1970, u gërmua Kulla Nr. 1, për të restauruar disa pjesë arkitektonike të mbuluara pjesërisht nga dheu. Gjatë tremujorit I të vitit 1971, u gërmua hyrja lindore e kalasë. Nga sondazhi i kryer në Kullën Nr. 1, si dhe në portën lindore, u përfituan disa të dhëna të reja, që na vlejnë për të bërë një datim më të saktë të kalasë, të cilat do të përpiqemi t'i paraqesim në këtë punim.

Sondazhi në Kullën Nr. 1 arriti deri në taban, në një thellësi prej 4.5 m. dhe na dha një stratigrafi të qartë horizontale (fig. 1). Në këtë mënyrë mundëm të dallonim tri shtresa kulturale kryesore, që lidhen me tri periudhat e ndërtimit të kalasë.

Shtresa e parë (fig. 1), kishte një trashesi prej rreth 0,5 m., ngjyra e dheut ishte kafe e errët në të zezë. Aty u zbuluan me shumicë fragmente keramike të shek. IV-VI, kryesisht enësh guzhine me parete të holla, vegje, etj., si dhe tjegullash mbi të cilat dalloheshin shënja gishtash që kishin krijuar vizatime në formë vijash paralele, të valëzuara apo rrethore.

Shtresa e dytë, me trashësi 1.25 m., përbëhej prej dheu argjilor në ngjyrë okër. Ajo përmbante kryesisht keramikë ndërtimi, në të cilën kishte edhe fragmente-tjegullash me shënja gishtash të gjetura në shtresën e parë. Nga materialet më të rëndësishme të kësaj-shtrese janë disa fragmente tullash me anë të rumbullakosura nga njëra faqe, me stampën e një delfini me degë ulliri në gojë, të ngjashme me tullat e traktit bizantin pranë muzeut. Fragmente të tjerë tullash kanë të stampuar kryqe (fig. 2) si dhe një-monogram të tipit me dy shtaga vertikale me gërma të vendosura brënda tyre (fig. 2). Pranë shtagës së: majtë është kapur një germë me përmasa të togla. Këto tipe monogramesh janë datuar nga Vajgandi prej fundit të shek. IV deri nga fundi i shek. VI.

Shtresa e tretë, 2.4 m e trashë, ndahej në tre horizonte të paraqitura në fig. 1 me gërmat A, B dhe C. Kjo shtresë përmbante objekte që datohen pas shek. XV, deri në ditët tona. Horizonti A përbëhej prej mbeturinash druri të kalbur. Kishte një trashësi prej 6 cm dhe shtrirj-e gati horizontale. Ai ndante rigorozisht shtresat II dhe III, të cilat u përkasin periudhave krejtësisht të diferencuara dhe të largëta. Nuk ka dyshim që horizonti A përfaqëson nivelin e tabanit të 'kullës në periudhën e rindërtimit të kalasë nga turqit më 1466 dhe është krijuar nga rënia e dyshemesë apo e konstruksioneve të tjera prej druri.

Nga sondazhi u zbulua krejtësisht porta e kullës (fig. 3), e cila është 3.75 m e lartë, 1.8 m3) e gjerë nga ana e brëndshme dhe 1.5 m nga ana e jashtme e kullës. Ajo, si dhe portat e kullave ndërmjetëse, është e mbuluar me një qemer tullash prej dy rreshtash. Pragun dhe pjesën e poshtëme të shpatullave nga ana e jashtme i ka prej guri të punuar. Qemeri i kullës është cilindrik, me gjatësi baze 1.5 m, kështuqë skajet e tij nga ana e mbrendshme e kullës përputhen me shpatullat e portës, ndërsa nga jashtë, duke qënë se porta është më e ngushtë se baza e qemerit, krijohen në të dy anët dhëmbëzime. Qemeri është ndërtuar krejtësisht prej tullash, ashtu si edhe qemeret e portave në kullat ndërmjetëse.

Lartësia e murit të vjetër në këtë kullë arrin 5 m. Nga sondazhi u zbuluan dy dritare të periudhës së parë të ndërtimit (TAB IV a, dhe b), të vendosura 2.75 m. mbi nivelin e tabanit, të cilat shërbenin për ndriçimin e shkallëve. Njëra nga këto dritare ruan gjurmët e vjetra vetëm në pjesën e poshtme të shpatullës së djathtë (b), ndërsa tjetra është ruajtur e plotë. Kjo e fundit është mbuluar me një hark tullash prej një rreshti. Është 85 cm e gjerë nga ana e mbrendshme e kullës dhe ngushtohet deri në rreth 20 cm, nga ana e jashtme. Dritarja ka një lartësi prej 1.60 m dhe është e mbyllur në pjesën e sipërme nga një mur i mëvonshëm.

Në një nivel me fundin e dritareve dallohen gjurmët e disa vrimave, për vendosjen e trarëve të skelave. Ato janë katërkëndëshe me përmasa 20 x x 18 cm dhe qëndrojnë 1.5 m larg njëra tjetrës. Nga gërmimi u zbulua një mur masiv me gjerësi 2 m dhe i lartë 1.5 (TAB IV). Përmbi këtë mur vazhdonte shtresa II kulturale, e përbërë nga keramika e ndërtimit. Muri, me sa duket, nga ndryshimet në teknikën e ndërtimit, i përket periudhës së dytë të ndërtimit, por nuk mund të përcaktojmë se çfarë destinimi ka patur.

Dritaret e periudhës së parë të ndërtimit, të zbuluara në kullën Nr. 1, kanë një disnivel prej 168 cm me dritaret e periudhës turke, të konstatuara në kullën Nr. 20. Ky disnivel është pothuajse i njëjtë me atë të tabaneve në këto dy periudha ndërtimi. Dritaret e periudhës turke ndryshojnë nga të parat edhe pse në pjesën e sipërme nuk kanë qemer, por një mbulesë të rrafshtë murature guri, ndërsa pragjet vinë me pjerrësi nga ana e brëndshme.

Përshkrimi i gjetjeve kryesore të kullës Nr. 1

Nga gjetjet që i përkasin shtresës së parë, predominon keramika e enëve me parete të holla të përdorimit të përditshëm. Karakteristikë e kësaj keramike është pikturimi i saj me vernik ngjyrë kafe ose të bardhë në formë shiritash të valëzuar ose inçizimi me kanelyra horizontale, Në belat e fundit u gjetën fragmente enësh guzhine (Tab. II), kandila (fig. 4) dhe keramikë e pikturuar (TAB. III), ndërso fragmentet me inçizime u gjetën në belat e sipërm të kësaj shtrese.

Enët e guzhinës të tipit vorbë u gjetën shumë të fragmentuara. Balta e tyre ishte poroze e përzier me kokrriza silici dhe kishte marrë nga pjekja një ngjyrë kafe të errët. Prej tyre mundëm të dallonim katër farrna kryesore, të cilat i kemi paraqitur në Tab. I. Vorba me shpatulla konike dhe buzë të profiluara për vendosjen e kapakut (TAB. II, 1); me shpatulla konike dhe buzë të shtrira në drejtim horizontal (TAB, I, 2); me trup sferik dhe buzë të shkurtër të anuar pak nga jashtë me vegje të ngjitur në buzë (TAB. II, 3); si dhe vorba me trup sferik dhe buzë të drejta të trashura nga jashtë (TAB. I, 4).

Në enët me grykë të ngushtë, predominonin amforat. Tipat kryesore të grykave i kemi paraqitur në (TAB. II.) Nga këto kemi gryka cilindrike amforash me buzë të mprefët dhe vegje të ngjitura në qafë dhe shpatull (TAB. II, 5), të cilat përbëhen prej një balte të pastër me disa grimca shumë të vogla dhe të rralla silici. Nga pjekja kanë marrë një ngjyrë të kuqe të çelët (ngjyrë tjegullash), ndërsa në pjesën e jashtme janë lyer me një shtresë shumë të hollë balte që nga pjekja ka marre një ngjyrë okër të çelët. U gjetën gjithashtu gryka qypi konike me buzë të trasha (TAB. II, 6), enë balte me grykë të shkurtër cilindrike, me buzë pak të hapura me seksion trekëndësh (TAB. II, 7) dhe një fragment gryke oinoheje.

Nga vegjet (TAB. I) predominojnë ato me seksion petullicë, me njërën anë të përveshur nga mbrenda dhe me kanelyra vertikale nga ana e jashtme. U gjet vetëm një vegje kornute (TAB. I, 2) me seksion të rrumbullakët, me një baltë mjaft të pastërt në ngjyrë okër të çelët.

Sipas zbukurimeve, paretet e enëve ndahen në dy grupe, me pikturim dhe inçizime (TAB. III). Keramika e pikturuar ndahet gjithashtu në dy pjesë: njëra pjesë përbëhet prej një balte më të ngjeshur me kokrriza të vogla silici, ndërsa balta e tjetrës ka të njëjtën përbërje, por është më poroze.

Të parat, janë zbukuruar me disa shirita të valëzuar me ngjyrë kafe në të kuqe (TAB. III, 1-2), ndërsa të tjerat me shirita në ngjyrë të bardhë (TAB. III, 3-5). Keramika e pikturuar me shirita ngjyrë kafe zbukurohet edhe me disa breza horizontalë me kanelyra dhe ka nga një herë vegje horizontale. Nga keramika e pikturuar me shirita të bardhë patëm më pak fragmente, dhe këto ishin të vogla, kështu që nuk mundëm të vërenim zbukurime të tjera.

Në fragmentet e enëve të zbukuruara me inçizime balta është më e pastër. Nga ngjyra që kanë marrë këto enë mbas pjekjes, mund t’i ndajmë në dy grupe: disa kanë një ngjyrë të kuqe (tulle) dhe të tjerat, okër të hapur në të verdhë.

Zbukurimet janë dy llojesh: 1) me kanelyra horizontale të ngushta (TAB. III, 7-9), dhe 2) kanelyra horizontale të gjëra të cilat vinë duke u ngushtuar në drejtim të fundit të enës (TAB. III, 6); këto të fundit, i përkasin më tepër grupit të keramikës me ngjyrë okër të çeiët në të verdhë.

Keramika e pikturuar dhe ajo me inçizime e gjetur në Elbasan, është datuar nga N. Ceka dhe Ll. Papajani nga gërmimet e bëra në Bradashesh dhe Belsh, respektivisht si e shek. IV dhe VI.3 4) Keramika me inçizime është e tipit të zakonshëm edhe në Dobruxha në shek. VI të e. sonë. Por nga objektet më të rëndësishme, që mund të datohen më me saktësi në këtë shtresë, janë dy kandila vaji, nga të cilët njëri është ruajtur pothuajse i plotë (fig. 4), ndërsa tjetri shumë i fragmentuar. Kandilat janë prej keramike të lyer nga jashtë me një shtresë të hollë verniku të kuq. Kandili i paraqitur në fig. 4 ka një gjatësi prej 12 cm., gjerësi 6.2 cm. dhe trashësi 3.5 cm. Në pjesën e sipërme ky kandil është zbukuruar me disa ornamente gjeometrike, të cilat paraqesin rrathë dhe rombe që alterojnë me njëri tjetrin. Këto ornamente rrethojnë monogramin e Krishtit i cili na paraqitet pa germat a dhe fi në anët. Ky lloj monogrami i përket epokës konstantiniane dhe fillon të përdoret në monedha prej vitit 320, ndërsa në vitet 365-385 shtimi i gërmave a dhe fl gjeti përhapjen më të madhe.

Si element dotimi për shtresën e dytë kulturale na shërbejnë tullat me vula, prej të cilave, ato me monogram shkojnë nga fundi i shek. IV deri në fundin e shek. VI.

Porta lindore e kalasë

Nga porta lindore e kalasë ruheshin vetëm disa gjurmë të vogla të pragut dhe të shpatullës prej guri, si dhe disa shënja fare të pakta të kullës Nr. 10, që e mbronte këtë portë nga ana jugore. Konstruksioni i plotë i saj nuk njihej. Gjatë gërmimit të kullës Nr. 10 doli në dritë trajta e planimetrisë së saj, nga mund të gjykohet edhe për konstruksionin e portës në përgjithësi. Kulla ishte gjysmë rrethore nga ana e përparme dhe këndrejtë në pjesën e mbrapme. Ajo ka një gjatësi të përgjithëshme prej 13.06 m. nga ana e brëndshme, duke dalë prej mureve të rrethimit në pjesën e përparme 8,21 m, që është një masë pothuajse e njëllojtë me daljen e 'kullave të tjera të kalasë (8-9 m). Muret e saj janë 2,15 m të gjerë, ndërsa gjerësia e brëndshme e kullës është 4.87 m. Në mesin e murit të mbrapëm ndodhet porta e kullës 1.62 m e gjerë. Në murin e kullës që bie nga ana e portës lindore të kalasë, 1.16 m mbi nivelin e dyshemesë, ndodhet një vrimë katërkëndëshe 32 x x28cm., e cila përshkon gjithë trashësinë e murit dhe është e shtruar në pjesën e poshtme me tulla, ndërsa nga sipër mbulohet me rrasa guri. Kjo vrimë, me sa duket, shërbente për të lëvizur trarin që siguronte portën nga ana e brëndshme e saj. Muret e kullës ruhen deri në lartësinë prej 2.8 m. Teknika e ndërtimit është e njëllojtë me pjesën tjetër të kalasë. Në lartësi 70 cm nga tabani, dallohet brezi prej katër rreshta tullash. Tullat janë përdorur gjithashtu në qoshet e mureve, në shpatullat e portës, si dhe në vëndet ku fillon rrumbullaksinë harku i pjesës së për-parme të kullës. Në këto të fundit, pjesa me tulla ka një gjërësi prej 1 m. Mbushja e kullës nga hedhurinat dhe rrënimet është krijuar në një kohë të vonë. Kjo ka ndodhur sepse ajo gjëndet krejtësisht mbi nivelin e rrugicës që i kalon pranë, në të cilën dallohen edhe gjurmët e pragut dhe shpatullës prej guri të portës. Një mur mbajtës, i cili shërbente njëkohësisht dhe si mur i oborrit të shkollës, e ndante kullën prej rrugicës. Ky ka ndihmuar së tepërmi në depozitimin e materialit. Gjatë gërmimit u konstatuan disa shtresa kulturale. Shtresa e parë, me një trashësi prej 1.2 m, përbëhej nga një dhe i zi me shumë pak fragmente keramike. Keramika ishte e periudhave të ndryshme, e përzierë. Aty u gjetën çibukë balte dhe fragmente të tjera enësh të periudhës turke, disa fragmente vorbash të kohës së vonë antike të tipit të paraqitur në TAB. II, 1-4, si dhe një fragment pareti pitosi me ornament të valëzuar. Përmbi shtresën e përmëndur ndodhej një shtresë tjetër 48 cm e trashë, që përshkonte gjithë sipërfaqen e kullës dhe përbëhej nga bloqe tullash të lidhura me llaç të qemereve të rrëzuara të kullës. Ekzistenca e kësaj shtrese, përmbi shtresën me frogmente keramike turke, vër-teton se qemeret e kullës janë rrëzuar pas pushtimit turk. Tullat e qemereve ishin të madhësive 31 x29x5 cm; 33 x 27 x 4 cm; 31 x 27 x 5 cm c të tjera me përma-sa të përafërta me to. Shumica e tullave të qemere-ve ishin me stampa. Nga këto kishte 27 tulla me kryq (fig. 2 (5) ), një tullë me delfin katër tulla kanë të stampuar figurën e një pëllumbi të punuar në mënyrë shumë primitive (fig. 5) (fig. 2, (4)) dhe njëra prej tyre përmbante një monogram (fig. 6), (fig. 2 (4)). Të gjitha shënjat janë të ngritura në reliev. Tek tullat me kryq, ky i fundit është vendosur në mes, është i tipit latin, me përmasa të krahëve 7 dhe 14.5 cm. Tullat janë të pjekura mirë, në mjaft raste, anët i kanë të rrumbullakosura nga faqja në të cilën është vendosur stampa. Monogrami i përmëndur më sipër është shkruar në alfabetin grek dhe është i tipit me dy shtaga vertikale. Trashësia e llaçit ndërmjet tullave të qemerit është 5 cm në pjesën e poshtëme dhe 8-9 cm në pjesën e sipërme të harkut, ndryshe nga qemeret e tjerë të kalasë, fuga e llaçit e të cilëve nuk i kalon 3-5 cm. Llaçi është i përzierë me copëra tullash, që kanë një diametër nga 1-2.5 cm. E njëjta teknikë vërehet edhe në traktin bizantin pranë muzeut. Nga teknika e ndërtimit e përdorur në këto qemere, tulla me delfin dhe monogrami, mund të gjykojmë se këto i përkasin periudhës së rindërtimit të kalasë, e cila, me sa shihet, edhe në këtë rast ka patur një karakter të përgjilhshëm. Nga gjurmët që kemi në dispozicion tani pas gërmimit të kullës, mund të arrijmë në një rikonstruksion thuajse të plotë të planimetrisë së portës lindore dhe, si rrjedhim, edhe të asaj perëndimore, që duhet të ketë qënë identike me të. Porta ka qënë me një hapësirë të vetme rreth 4 m të gjerë, e mbuluar me qemer tullash dhe e mbrojtur anash prej dy kullash. Kullat e portës janë më të gjata se kullat e tjera të kalasë dhe, ndryshe prej tyre, nuk dalin krejtësisht prej mureve, por ndërpriten nga këta të fundit. Muri fundor i kullës vazhdon edhe jashtë saj, në drejtim të portës duke krijuar një oborr katërkëndësh nga ana e brendshme midis dy kullave. Karakteri thjesht mbrojtës i kësaj porte të bie menjëherë në sy. Ajo i përngjan më tepër një hyrje kampi të fortifikuar, se sa një porte qyteti. Gjerësia frontale e gjithë konstruksionit është e vogël (28-29 m). Asnjë zbukurim arkitektonik. Një hyrje e thjeshtë, e mbuluar me hark dhe e mbrojtur nga dy kulla anësore, të cilat tërhiqen mbrapa si me frikë. Karakteri i ndërtimit është ne përshtatje të plotë me epokën e tij. Luftrat fitimtare të perandorisë romake kishin marrë fund me kohë. Të shtërnguar nga presioni i sulmeve të vazhdueshme të popujve shtegtarë dhe nga çthurrja e rendit skllavopronar, mbrojtësit hoqën dorë shpejt nga trajtimi arkitektonik monumental i portave dhe, duke ju përshtatur nevojave të reja, u dhanë atyre një karakter thjesht mbrojtës.

Përfundime

Duke u mbështetur në të dhënat arkeologjike, mund të përfundojmë, se kalaja nuk u përdor më për qëllime mbrojtëse pas shek. VI, gjë që vërteton një degradim, në mos braktisje të qytetit, që konfirmohet në një shkallë të madhe edhe nga mospërmëndja e Skampinit në burimet historike pas vitit 519.

Materialet më të hershme arkeologjike ishin ato të shek. IV, nga të cilat, kandilat i përkasin periudhës së sundimit të perandorit Kostandin (324-337). Gjithashtu dimë që gjatë epokës së këtij perandori, kështjellat apo kampet përforcoheshin më shpesh me kulla në formë freskoreje në qoshet dhe në formë patkoi gjatë mureve.

Vlen të theksojmë gjithashtu faktin, që porta kështjellash me oborr të brendshëm 7 8) të tipit të Elbasanit fillojnë të zhduken në vazhdim të shek. IV. Megjithatë, nuk mund të thuhet me siguri, se kalaja e Elbasanit është vepër e Kostandinit, për faktin që rrethanat e depozitimit të materialeve arkeologjike mund të jenë nga më të ndryshmet. Por mund të pranohet si periudha më e mundshme e ndërtimit të saj gjysma e parë e shek. IV të erës sonë. Nga sondazhet u përfituan të dhëna të rëndësishme edhe rreth rindërtimeve të kalasë të bëra para pushtimit turk. Traktet e hershme bizantine, me breza tullash në murin jugor dhe perëndimor, të shikuara nga cilësitë e tyre teknike, nuk mund t'i datonim mbrenda një diapazoni të ngushtë kohe. Tani që kemi në dorë edhe rezultatet e sondazheve, sidomos faktin që pas shek. VI deri në shek. XV kemi një ndërprerje të jetës në kala, për të gjitha rindërtimet me breza tullash mund të themi se I përkasin periudhës prej mezit të shek. V, deri në vitet e para të sundimit të Justinianit I (527-565), ndërsa për rindërtimet para turke pa breza tullash, jemi të mendimit se nuk janë më të vona se kjo kohë.

Kasem BIÇOKU - KËSHTJELLA E RE (Jenixhekalaja) DHE ELBASANI

Në defterin e regjlstrimit të kohës e të popullsisë të v. 835 h. (1431-1432) të sanxhakut të Shqipërisë, kur jepen tiparet e vilajetit të Pavlo Kurtikut, që gjëndeshin ndërmjet lumenjve Shkumbin dhe Erzen, Jenixhekalaja (Kështjella e Re) përmëndet si e vetmja kështjellë që ishte në funksionim në këtë vilajet. Nga të dhënat e këtij dokumenti del kjartë se në një gjëndje të fillë ajo ishte që në pushtimin e tokave shqiptare më 1415-1417 prej trupave osmane.

Botuesi i defterit të regjistrimit të v. 835 h., H. Inalçik, Jenixhekalanë e ka lokalizuar në Bradashesh. Një përfundim i tillë, me një vështrim të parë, duket i pranueshëm për shkak të dy shënimeve që ndodhen në defter. Në krye të faqes 110a të origjinalit të defterit, me një shkrim të theksuar, është vënë shënimi «mustahfazanë të kalasë Jenixhe, Bratusheshi me famë»; dhe, nën të e në faqet që pasojnë, janë regjistruar timari i «dizdarit të kalasë Jenixhe» si dhe timaret e ushtarakëve të tjerët të saj. Po kështu, në faqen 118a, nën fshatin Godolesh, është shënuar se ai fshat «ju hoq Ballabanit që ishte nga ushtarakët mustahfazanë të kalasë Bratushesh" dhe ju dha, në v. 841 h., të birit të Pavlo Kurtikut, Mustafait.

Kështjella «Jenixhe», nga të dhënat e defterit, del si qëndra administrative e ushtarake e pushtonjësve osmanë në vilajetin e Pavlo Kurtikut. Kadiu i atij vilajeti cilësohej «kadiu i Jenixhekalasë», po kështu edhe dizdari, «dizdar i kalasë Jenixhe» dhe, siç e vumë në dukje pak më lart, për ruajtjen e saj ishin caktuar një numur ushtarakësh, të cilët qenë kryesisht të huaj. Por, si rezultat i luftimeve që u zhvilluan gjatë viteve 1432-1435 ndërmjet shqipta-rëve e forcave osmane, elementi i huaj pushtonjës, që në kohën e regjistrimit të v. 835 h. (1431-2) gjë-ndej si timarli në vilajetin e Pavlo Kurtikut dhe ishte ngarkuar me detyrën e kadiut, të dizdarit e të mbrojtësve të Jenixhekalasë, nuk do të ndodhej më në ato vise. Timaret e tyre kaluan në duart e elementit vendas, siç e tregon, ndër të tjera, shënimi i bërë në v. 841 h. në timarin e kadiut: «në kohën e tanishme timaret që u përkasin dizdarit dhe ushtarakëve të kësaj kalaje (Jenixhekalasë) ju dhanë Mustafait, të birit të Pavlo Kurtikut».

Një ndryshim i tillë në përbërjen etnike të timarlinjve në vilajetin e Pavlo Kurtikut dhe likuidimi i funksionit të kadiut e të dizdarit, në fakt tregonte se në ato krahina nuk kishte më administratë të rregullt osmane.

Në këtë kuadër dhe në kushtet e pasigurisë së përgjithëshme politike të asaj periudhe duhet parë edhe jeta a kështjellave, të cilat kishin një rëndësi të veçantë, të dorës së parë, për zotërimin e viseve rreth tyre.   

Nga materialet e defterit të lartpërmëndura mbi jetën e Jenixhekalasë, nuk mund të nxirret ndonjë e dhënë tjetër me rëndësi, Por, duke marrë për bazë jetën politike të kohës, emrin e kështjellës si dhe pozicionin e saj (e vendosur në një zonë të hapur dhe në buzë të rrugës shumë të rëndësishme që lidhte Shqipërinë me viset e brendshme të Ballkanit, duke ndihmuar qarkullimin e sigurtë nëpër atë rrugë) mund të arrihet në përfundim se jeta e saj, koha kur ajo hyri në funksionim, duhen lidhur me periudhën e vendosjes së pushtimit turk në ato vise; pra, që nga pushtimet që Mehmeti I kreu në tokat shqiptare, gjatë viteve 1415-1417. Që nga viti 1432, me fillimin e kryengritjeve të shqiptarëve, viset pranë Jenixhekalasë përbënin zonën më të rëndësishme të kryengritjeve dhe të veprimeve luftarake të shqiptarëve. Me shfarosjen e timarlinjve osmanë prej këtyre viseve, kuptohet që edhe Jenixhekalaja ndodhej në duart e shqiptarëve. Pozicioni gjeografik bënte që kjo kështjellë, e vendosur në vënd të hapur, të lehtësonte qarkullimin e trupave osmane që vinin nga Lindja. Pra ajo nuk vlente aq si pikë mbrojtëse e favarshme për shqiptarët, se sa mund të ishte për turqit një bazë e fuqishme për nënshtrimin e krahinave rreth saj. Në këto rrethana, nxjerrja e saj jashtë përdorimit ishte një nga masat e para më të nevojshme që duhej të mernin shqiptarët për t’u mbrojtur nga forcat pushtuese osmane.

Natyrisht si e tillë, në gjëndje të papërdorshme e të shkatërruar, ajo do të qëndronte edhe gjatë periudhës së Skënderbeut. Kurse, për të penguar depërtimin e forcave osmane, në rrugët kryesore që kalonte nëpër ato vise, ishin të destinuara kështjella të tilla si, Sofra e Skënderbeut në Prrenjas dhe, Guri i Skënderbeut në Dardhë të Librazhit.

Edhe gjatë kohës së Skënderbeut dhe në shekujt që do të pasonin nëpër burime të ndryshme do të haset po në atë zonë i njejti emër (Kështjella e Re) apo forma e ngjashme me të, Qyteti i Ri. Është fjala për Elbasanin.

Lidhur me të rëndësi të veçantë merr fakti që shumë kohë pas rindërtimit të kështjellës më 1466 të vërics së emrit Elbasan prej Mehmetit II, popullsia vëndase do ta njohë atë si qytet edhe me emrin Kështjellë e Re, siç dëshmojnë dokumentat kishtare vendase të shkruara në gjuhën greke.

Nc dy mbishkrime të Onufrit, të bëra më 1554 në kishën Shëna Premtes të Valshit, qyteti në fjalë është shënuar me emrin Neokastër. Po kështu quhet në botimin e parë të Akoluthisë së shën-Gjon Vladimirit, të bërë më 1690, siç është shënuar në frontespie, «me shpenzimet e të shumë nderuarit zotit Joan Papa, nga qyteti i Neokastrës. ...» si dhe në kodikët e kishës së kalasë.

Në një mbishkrim të v. 1729, të gdhendur rreth bazamentit të thimiatonit të madh prej argjendi të kishës, lindja e shën-Mërisë në kështjellën e Elbasanit, qyteti përmëndet me dy emra: «Ky thimiaton është i së mbishejtës Hyjlindëse në Neokastër Elbasan. Mbishkrimi na jep një element me shumë rëndësi, duke treguar se përdorimi i emrit Kështjella e re (Neokastra) nuk lidhej me sferën kishtare, për të mos përdorur emrin turko-arab, Elbasan, por tregonte se qyteti njihej me të dy emrat nga banorët vëndas. Për këtë bindesh nga dy mbishkrime më të hershme të kishës së shën-Kollit të Shelcanit (Shpat i Elbasanit), në të cilat qyteti në fjalë përmëndet vetëm me emrin që i vuri Mehmeti II në 1466: «u pikturua me shpenzimet e të shumë nderuarit dhe shumë fisnikut zotit Gjika sekretar nga qyteti Elba-san. . . në vitin 1625»

Emri Kështjella e Re (Jenixhekala) që gjëndet në defterin e v. 835 h. (1431-1432) dhe përdorimi i të njëjtit emër nga banorët vendas për kështjellën e Elbasanit, të bën të mendosh se kemi të bëjmë me të njejtën kështjellë. Është e pamundur që, për dy kështjella pranë njëra tjetrës, banorët vendas të përdornin të njejtin emër.

Në fakt, gjurmë të ekzistcncës së një kështjelle mesjetare në Bradashesh nuk njihen. Por në atë kohë, në fillim të shek. XV, me pushtimin e atyre vendeve prej turqve, jo larg këtij fshati, ishin rrënojat e kështjellës së qytetit antik Skampin ato të Valmit mesjetar (në defterin e regjistrimit të v. 835 h. përmëndet një djerrinë a vënd i braktisur nga banorët, mezra, me emrin Divo/m, që të kujton Valmin që përmëndet në dokumentat e shek. XV dhe te Barleti i cili ishte në një gjëndje të tillë sa që më 1466 forcat osmane të Mehmetit II arritën për një kohë shumë të shkurtër, brënda një muaji, të bënin adaptimin e saj: veshjen e lartësimin e mureve ekzistuese dhe, vënien në funksionim të kanalit rreth tyre. Duke qënë në një gjëndje të tillë një kështjellë në afërsi të Bradasheshit, nuk mund të justifikohet ngritja në këtë fshat në kohën e pushtimeve të para turke, apo edhe më parë prej të tjerëve, e një kështjelle të re për të cilën nevojiten mundësi materiale e shpenzime të shumta, përderisa me më pak mundësi e shpenzime më të pakta mund të vihej në funksionim, tërësisht apo pjesërisht, kështjella e vjetër, ashtu siç veproi më 1466 Mehmeti II. Pra e njejta gjë që u bë nga sulltan Mehmeti II, ndoshta në mënyrë të pjesëshme, duhet të jetë bërë edhe më 1415-1417 apo edhe më parë, si p.sh. në kohën e principatave shqiptare.

Dhënia apo barazimi i Jenixhekalasë me Bradasheshin në dy shënimet e defterit të regjistrimit të vitit 835 h. (1431-32) nuk përbën në vetëvete ndonjë problem të pashpjegueshëm. Nuk mund të përjashtohet mundësia e ndonjë gabimi e personave të ngarkuar me regjistrimin ose e sekretarit që ka shkruar kopjen e defterit të botuar. Por, pavarësisht nga kjo, shënimi i f. 110/a të origjinalit të defterit («mustahfazanë të kalasë Jenixhe, Bratusheshi me famë») tregon se Bradasheshi, që pas fshatit Manës del në gjysmën e parë të shek. XV qëndra më e madhe e banimit në ato vise 18 19), kishte një pozitë të veçantë, duke gëzuar famë. A: duhet të ketë shërbyer si një farë qendre e jetës ekonomiko-shoqërore e krahinave për rreth, mbasi qyteti i Valmit ishte i shkaterruar e i braktisur 20), dhe një e tillë qendër tjetër nuk del në atë zonë. «Fama», pra pozita e veçantë që kishte Bradasheshi, bënte që Kështjella e re të ishte, të thuash në një kuptim të ngushtë, në funksion e vartësi të Bradasheshit. Kjo gjë duhet të ketë bërë që në dy shënimet e mësipërme të defterit Kështjella e re dhe Bradasheshi të shprehen si i njejti vend.

Selim Islami - Qyteti ilir në Zgërdhesh

Rrënojat e Zgërdheshit gjenden në jugperëndim të Krujës, një orë e gjysëm më këmbë larg saj dhe gjysëm orë prej fshatit Zgërdhesh, në vendin e quajtur Kakariq. Një rrugë automobilistike fshati, që kthen në gjysmën e rrugës FushëKrujë - Krujë, të çon, pas pak minutash, mu në rrëzë të qytetit antik.

Faqja e kodrës mbi të cilën shtrihej qyteti, ka formën e një trekëndëshi dybrinjënjishëm me kulmin nga lindja. Me anë të qafës së Fierzës, ajo lidhet nga kjo anë me vargun e kodrave, që zbresin nga mali i Krujës. Nga veriu, kodra kufizohet prej përroit të Çinarit, kurse, nga jugu, prej atij të Lanës. Të dy këta, përrenj të vegjël, kanë krijuar nga këto anë pjerrësi dhe buzë të thepisura shkëmbore, të cilat forrmojnë një mbrojtje të mirë natyrore. Kjo kodër, që ka strukturë gëlqerore, përbëhet prej një pjese më të lartë, me një lemë të vogël në majë, të faqes, që zbret ëmbël drejt perëndimit, duke përfunduar nga kjo anë me një terren të sheshtë.

Vëndi i zgjedhur kishte të gjitha kushtet e përshtatshme për ngritjen dhe zhvillimin e një qyteti antik. Kodra mbi të cilën ai u ngrit, kishte një pozitë dominuese mbi të gjithë hapësirën që shtrihej para saj; ajo u përgjegjej, në një farë mase, kërkesave të mbrojtjes dhe kishte në vend gurin për nevojat e fortifikimit dhe ndërtimet e qytetit. Nga ana tjetër, pika e zgjedhur kishte përpara një fushë pjellore dhe rrethohej nga kodra të buta me kullota shumë të mira. Së fundi ajo ishte pranë rrugëve që përshkonin krahinën nga bregdeti në thellësi të vëndit dhe nga jugu në veri e anasjelltas ishin këta faktorë që përcaktuan zgjedhjen e vendit dhe, midis tyre, ata të karakterit gjeografik - ekonomik që luajtën rolin vendimtar në lindjen dhe zhvillimin e këtij qyteti antik.

Qyteti antik zinte një sipërfaqe rreth 10 ha. (planimetrina fig. 2). Mure të fuqishme me një gjatësi rreth 1400 m. e mbronin nga të gjitha anët e sidomos nga ana perëndimore e lindore, që ishin më të kërcënuara ngo rreziqet e jashtëme. Në anën perëndimore, muri rrethues i qytetit mbyllte bazën e trekëndëshit, me sa duket prej buzës së përroit të Çinarit deri te buza e përroit të Lanës. Prej këtij muri është ruojtur vetëm një trakt i gjatë rreth 90 m. midis pikave A - A " , i përforcuar nga tri kulla katërkëndëshe të vendosura në intervale të barabarta njera prej tjetrës (kullat nr. 1, 2 e 3). Më tej muri zgjatej, i forcuar, besoj, me të njëjtin sistem kullash deri tek pika U. Pastaj gjurm ët e tij humbasin, por kcnfigurocioni i terrenit lejon të rnendohet se ka ndjekur vijën e shenuar midis pikave U -T -T .

Banesë në Zgërdhesh

Prej pikës A, që shënon skajin veriperëndimor të murit rrethues, deri në pikën B, mund të ndiqen me ndërprerje, në një gjatësi prej 80 m., gjurmët e murit që ngjitej përpjetë kodrës për të mbrojtur anën veriore të qytetit. Ndonjë gjurmë të zbehtë shihet edhe buzë greminës deri te pika C. Pas kësaj, gjurmët ndërpriten deri në pikën E, por nënkuptohet se në këtë pjesë muri ka ndjekur buzën e shkëmbit për ta kthyer  atë në pjesë përbërëse të sistemit mbrojtës të qytetit. Prej pikës E deri te pika K traseja e murit ka kaluar buzë rrëpirës dhe gjurmët e tij ndiqen thuajse pa vështirësi.

Planimetria e qytetit ilir në Zgërdhesh

Në një gjendje relativisht të mirë na është ruajtur muri rrethues në anën lindore, te Qafa e Fierzës, midis pikave K — L. Nga kjo anë ai është përforcuar me dy kulla, njera e rrum bullakët (nr. 13) dhe tjetra katërkëndëshe (nr. 14). Prej pikës L. muri kthen në drejtim të jugperëndimit për të mbrojtur anën jugore të qytetit. Gjurmët e tij duken qartë deri te pika O, megjithë shëmbjen e fortë që ka pësuar nga kjo anë.

Prej pikës O gjurmët e murit humbasin përsëri, por shkëmbi që zbret me dy kreshta buzë përroit kufizues të Lanës, formon atë gardh natyral dhe atë bazament mbi të cilin u mbështet muri mbrojtës. Edhe sot vërejmë buzë shkëmbit bloqe të murit rrelhues që lartësohej mbi të dhe herë të tjera gjurmë kullash katër-këndëshe (nr. 10 e 11), që e përforconin këtë mbrojtje.

Një mur i tërthortë, që fillon te pika F dhe përfundon te pika Q, ndante qytetin e sipërm, akropolin, nga qyteti i poshtëm. Muri është përforcuar me një varg kullash, prej të cilave duken qartë tri (nr. 5, 8,9) dhe deri diku dhe një e katërt (nr. 7). Por midis kullave nr. 5 e 6 ka vend dhe për një kullë tjetër (nr. 6). Prej tyre, kulla nr. 5 është e rrumbullakët, sikurse edhe ajo nr. 13. Ka të ngjarë që qyteti të ketë pasur edhe një mur mbrojtës të dytë të brendshëm, që kalonte nëpër vijën R—R—D —D. Në këtë rast ne do të kishim një ndarje të qytetit në tri pjesë dhe vija e përshkruar do të kufizonte qytetin e mesëm. Megjithatë duhet të themi se gjendja në këtë zonë nuk është e qartë dhe një fjalë më e sigurtë do të mund të thuhet vetëm pas gërmimeve.

Deri tani njohim tri porta të qytetit. Njëra prej tyre gjendet në pikën Q dhe shërbente si hyrje në akropol nga ana jugperëndimore (shih planin dhe TAB. II, 2 2). Kjo është një portë e vogël me një koridor të harkuar, e të gjerë 1,80 m., dhe mbrohej nga një kullë e jashtme katërkëndëshe (Nr. 10). Porta e dytë TAB, II, 3 gjendet nga ana veriore, nën murin e brendshëm të akropolit, te pika E. Në anën e majtë të saj ndërtuesit kanë shfrytezuar si mur shkëmbin, të cilin e kanë skalitur vertikalisht kurse në anën e diathtë na është ruajtur muri anësor dhe gjurmët e një kulle katërkëndëshe (nr. 4). Gjatë pastrimit u gjet edhe njëri prej bloqeve të pragut me dy gropëza për fiksimin e kasave të portës. Kjo portë, me koridorin 2.90 m. të gjerë dhe rreth 6 m. të gjatë, duhet të ketë qenë një nga portat e medha të qytetit. Tek ajo të çonte, me sa duket, një rrugë, që kalonte buzë murit të anës veriore.

Traseja e kësaj rruge përdoret edhe sot nga fshatarët dhe përshkon gjithë brinjën veriore të kodrës. Porta e tretë gjendet në anën perëndimore, pranë kullës nr. 2 (Tab. II, 4). Atë e ka parë edhe Han, por ne na u desh t'a rizbulojmë për shkak se ishte mbuluar krejtësisht prej dheut. Kjo portë e vogël, gjithsej 1.30 m. e gjerë, me një koridor sa gjerësia e murit rrethues, është shtruar me rrasa guri. Nuk dimë ende portën kryesore të qytetit, por ka të ngjarë që ajo të ketë qenë nga ana perëndimore le pika U', ose ndoshta aty ku sot gjendet një shtëpi fshatare. Këtë mendim, që na e sugjeron konfigurocioni i lerrenit, e përforcojnë edhe shkallët e gdhëndura në shkëmb (shih në plan nr. 15 dhe Tab. II, 5), të cilat me drejtimin e tyre të çojnë pikërisht në hapësirën e përmendur. Në të dy anët e kësaj porte duhen pritur edhe dy kulla që në plan i kemi shënuar me nr. 20 e 21. Një portë tjetër e rëndësishme duhet të ketë qenë midis kullës nr. 5 dhe asaj nr. 6 të supozuar. Ajo përshkonte murin e akropolit diku para rrënojave të kishës mesjetare në F'. për të lidhur qytetin e sipërm me të poshtmin. Porta e supozuar prej Prashnikerit te kulla katërkëndshe (nr. 14) e murit lindor) dhe prej Sestierit, midis kullave po të këtij muri (nr. 13 e 14) nuk ekziston, gjë kjo që u vërtetua nga punimet e pastrimit.

Brenda mureve rrethuese qyteti është zhvilluar në përputhje me kushtet e terrenit. Një radhë muresh tarracimi kanë shërbyer për përshtatjen e këtij terreni të pjerrët nevojave të ndërtimeve private e publike të qytetit. Të tilla janë muret në P-P, ato në S - S -S dhe të tjerë më të vegjël. Gjurmët e një rruge që fillon te porta veriore në E të çojnë me njërin drejtim tek porta e supozuar e akropolit dhe me tjetrin, duke zbritur poshtë, lidhen me shkallët e përmendura më lartë për të arritur te porta kryesore e qytetit. Sheshi që shtrihet prapa mureve rrethuese të anës perëndimore, të le përshtypjen se ka shërbyer si vend për mbledhjet publike dhe për tregun kryesor të qytetit. Burime brenda territorit të rrethuar duket se nuk ka pasur; besojmë se furnizimi me ujë është bërë me anë të sterave, në gjurmët e të cilave nuk kemi rënë ende.Mure godinash vërehen rreth pikave 12 e 16 dhe në 17 e 18. Pranë godinës 17 është ruajtur edhe rrethi i poshtëm I një mokre gëdhendur në shëmb.

Gjetjet arkeologjike tregojnë nga ana tjetër se qyteti ka qenë shtrirë edhe jashtë mureve rrethuese. Në një kodër të vogël nga ana jugore, që gjendet përtej përroit të Lanës, pak a shumë në një vijë me murin rrethues të anës perëndimore, duken gjurmët e një godine, ka shumë të ngjarë, të një tempulli, kurse gjatë punimeve të ndërtimit në zonën përfund qytetit në vitin 1961, janë gjetur mbeturinat e mureve të një godinës, një sasi tjegullash dhe një kokë luani pjesë e një sime (Tab. V, 4).

Periudha e dytë e ndërtimit përfaqësohet më mirë tek muri rrethues i anës perëndimore dhe pikërisht në pjesën që shtrihet prej pikës A deri A bashkë me kullat nr. 1 e 2 që lidhon me të (Tab. I, 1). Ky mur, i trashë 2.70 m. (Tab. II, 1), formohet nga dy perete dhe mbushja midis tyre. Si themel për të është përdorur shkëmbi ose një blok që del 15 20 cm. jashtë murit, por ka raste kur muri është vendosur mbi një shtresë çakëlli të rrahur. Paretet janë te ndërtuara me bloqe kuadrate, të punuara me faqe të rrafshtë dhe të skuadruara me shumë kujdes (Tab. III, 2). Bloqet janë vendosur në radhë horizontole të rregullta me një përputhje të përsosur të fugaturave. Në disa raste vërejmë dhe bloqe të shkallëzuora. Kjo ndodh kur këto bloqe qëllojnë më të mëdha se gurët e tjerë të radhës së tyre ose kur janë përdorur në radhën e fundit, në një terren të thyer. Në këto raste, sistemi i shkallëzimit është përdorur për të kursyer materialin ose për të zgjidhur çështjen e pjerrësisë së terrenit. Përdorimi i tyre nuk prish aspak harmoninë e rradhëve të rregullta dhe krijon mundësinë për një lidhje më të mirë të murit. Bërthama e murit është mbushur me gurë të mëdhenj e të vegjël të papunuar. Në hapësirën midis dy kullave ky mur është ruajtur në tri-katër radhë. Kullat janë katërkëndëshe dhe janë vendosur në largësinë 29.5 m. njëra prej tjetrës. Ato dalin 7 m. jashtë vijës së murit. Gjerësia e ballit të kullës nr. 1 është 10.60 m., kurse ajo e së dytës 9 m. Muri i tyre me gjerësi 1.80 m. formohej prej dy radhë bloqesh dhe prej mbushjes Kulla. nr. 1 eshtë ruajtur në 3 radhë nga balli, 6 nga krahu jugor dhe 7 nga ai verior, duke arritur nga kjo anë lartësinë 2.40 m. Po të qe se kjo radhë do të na ishte ruajtur nga balli, kulla do të arrinte këndej lartësinë 3.55 m. Kulla nr. 2, në gjendjen e sotme, ka 3 dhe 6 radhë në krahët dhe 1 radhë të vetme në ball. Bloqet që janë përdorur për ndërtimin e kullave nr. 1 e 2 dhe të murit midis tyre janë masive me përmasa që lëvizin në gjatësi prej 0.80-2,15 m. Lartësia e radhëve nuk është e njëjtë; për thjeshtim po japim matjet në kullën nr. 1 : 0,65, 0,55, 0,50, 0,35, 0,45, 0,50, 0,50 m„ që tregojnë për një ndërtim të tipit kuadrat pseudo isodomik.

Te muri ; akropolit periudha e dytë na çfaqet tek kullat nr. 5, 8, 9 dhe pranë hyrjes së supozuar në F'.

Hyrja për në akropolis

Duket se edhe këtu muri është 2.70 i gjerë; në ndonjë vend matjet japin një gjerësi prej 3 m„ por kjo mund të jetë rezultat i rrëshqitjes. Më e qartë është gje- ndja te kulla nr. 9. Kjo është një kullë katërkëndëshe me ballin 7 m. të gjerë. Nga krahu verior ajo del prej vijës së murit 6.30 m. kurse nga ai jugor vetëm 4.35 m.

Ky ndryshim në krahët vjen sepse nga ana jugore kulla lidhet me një ambient që bën pjesë në kompleksin e portës në Q. Krahët e kullës janë ruajtur në 2-3 radhë, kurse balli në një radhë të vetme. Bloqet e këndeve janë pajisur me vijat apo lugjet e peshimit, element që nuk e kemi te kullat nr. 1 e 2. Kulla nr. 8 ndodhet 20 m. larg prej asaj nr. 9 dhe duket se kjo ka qenë largësia midis gjithë kullave të këtij muri. Ajo është e futur në murin e periudhës së parë të tipit të Gajtanit pa u lidhur me të. Përmasat e dhëna nga Prashnikeri për ballin (6.50) m. dhe krahun (8.20 m.) janë të sakta, por dalja përpara nga vija e murit është 5.50 m. e jo 6.30 sikurse thotë ai). Rreshtat e fundit të mureve anësore janë me bloqe kuadratike me faqe të rrafshta dhe këta përbëjnë të vetmet gjurmë, që lidhin këtë kullë me periudhën e dytë të ndërtimit.

Më tej, mbeturina të kësaj periudhe kemi tek një trakt dhe tek disa bloqe të shtrirë para kishës C në afërsi të hyrjes së supozuar F', kurse për kullën nr. 5 gjykojmë vetëm nga bloqet kuadrate me faqe të rrafshta që shohim në sipërfaqe.

Gjurmë të tjera të kësaj periudhe ndërtimi ndeshen gjatë gjithë vijës së murit rrethues. Më qartë i shohim këto te trakti midis pikave A-B, që zë fill mbas kullës nr. 1 për t’u ngjitur përpjetë kodrës dhe te muri i portës veriore. Tek i fundit na është ruajtur edhe një element konstruktiv shumë i rëndësishëm, ai i bloqeve transversale, që lidhin paretet me bërthamën e murit, element të cilin nuk e vërejmë te muri i anës perëndimore. Më tej, bloqe të veçanta in situ dëshmojnë se periudhës së dytë të ndërtimit i takon edhe pjesa më e madhe e murit midis pikave E—K. Nga ana jugore gjurmat e këtij tipi i vërejmë te bloqet e rrëzuara nën L—O dhe S—T. Me këtë periudhë duhet të lidhet edhe kulla nr. 11 dhe ndërtimet në R—R'. Brenda qytetit me këtë periudhë lidhen mbeturinat e disa godinave të rëndësishme dhe në radhë të parë ato rreth pikës 16.

Kullë katrore shek. III p.e.sonë.

Të gjitha këto të dhëna tregojnë se mbeturinat e tipit të murit të përshkruar zënë vendin më të rëndësishëm midis rrënojave të qytetit; duket se ato lidhen me një periudhë të lulëzuar ndërtimi, gjatë së cilës u ndërmorën punime të mëdha fortifikimi dhe u ndërtuan godinat kryesore të qytetit.

Periudhën e tretë të ndërtimit e vërejmë qartë te pjesa e murit perëndimor, prej A ' në A " dhe te kulla e tij nr. 3 shih planin dhe (Tab, I, 1). Kjo pjesë e murit perëndimor është vijim i murit A - A ' të fazës së mëparshme dhe ka të njëjtën gjërësi me të. Kulla e tij ndodhet gjithashtu 29.5 m. larg së dytës, d.m.th. ka baraslargësi me kullat e fazës së mëparshme; muret paretcie të saj janë ndërtuar me trashësinë 1.80 m. si dhe te kullat e tjera. Vetëm balli i kësaj kulle është pak më i vogël (8.75 m.) se i dy kullave fqinjë. Duke ruajtur në përgjithësi zgjidhjet konstruktive të murit të mëparshëm dhe parimet e vjetra të sistemit të fortifikimit, ndërtuesit e këtij muri të ripërtëritur e kanë veshur atë me elemente të reja stilistike, që e dallojnë prej murit të mëparshëm. Kështu, duke realizuar ndërtimin e tij përsëri me bloqe kuadrate të vendosura në radhë të rregullta horizontale, kësaj here ato i kanë punuar bloqet me faqe të gufmuara (rustika) dhe rrethuar anash me një shirit 7-8 cm, të ngushtë, Sipërfaqja ce gufmuar del mjaft në reliev (5-8 cm.) dhe nuk paraqitet uniform e; ajo ka gropëzime dhe të dalura të theksuara, të krijuara vetiu, gjatë skalitjes, për shkak të natyres së gurit konglomerat. Është për t’u shënuar se te një blok i qoshes jugore të kullës, njëra faqe e ka shiritin anësor, kurse tjetrës i mungon.

Kjo mungesë vihet re edhe në ndonjë blok tjetër, gjë që flet për një punë jo aq të kujdesshme. Përmasat e bloqeve lëvizin në gjatësi prej 0.60-1.10 m. Katër ra- dhët e para në qoshen jugore kanë një lartësi të ba- rabarta 0.40 m. kurse në atë veriore ajc rritet në 0.50 m„ duke zgjidhur kështu çeshtjen e disnivelit nëpërmjet të rritjes graduale të bloqeve dhe jo në- përmjet të shkallëzimeve. Radha e pestë është 0.50 m. e lartë. Në tërësi muri paraqet një kuadrat isodomik.

Ndryshe prej murit të periudhës së dytë (A—A'), ku bloqet e pareteve janë punuar me të njëjtin kujdes, në ndërtimin e këtij muri bloqet e paretit të brendshëm janë lënë pothuajse të papunuara. Më pak kujdes është treguar edhe në hedhjen e themeleve, kështu- që nga shumë pikëpamje, ky mur nuk mund të matet, nga cilësia, me fqinjin e tij më të hershëm.

Në të njëjtën mënyrë është ndërtuar edhe muri i anës lindore bashkë me kullën e rrumbullaktë nr. 13 (Tab. I, 2) dhe (Tab. III, 3). Ky mur si dhe kulla e tij kanë trashësinë e njohur prej 1.80 m. Një trajtim i tillë duket se ka rrjedhur nga fakti se ai është një mur i shkurtër, gjithsej 17 m„ midis kullave nr. 13 e 14. Për t'u shënuar është se te ky mur vërejmë aty këtu edhe bloqe të shkallëzuara dhe ngandonjëherë bloqe me brinjët anësore paksa të pjerrëta, të cilat megjithatë nuk e ndryshojnë fizionominë e përgjithshme të tij. Ndërtimi është bërë me gurë gëlqerore të një cilësie më të mirë se sa te kulla nr. 3, është punuar me kujdes dhe lidhja e bloqeve është e përsosur, por sipërfaqja e gufmuar është po ashtu e theksuar dhe shiriti anësor ka po atë gjerësi si te kulla nr. 3. Radhët ruajnë lartësinë 0.40-0.45 m. me bloqe të madhësive të ndryshme që arrijnë gjatësinë 1.80 m. Në të dy rastet kemi të bëjmë me mure të tipit kuadrat izodomik, zbatuar në stilin rustika me shirit, por i fundit i punuar më me kujdes.

E lindur në periudhën e dytë të ndërtimit, kulla nr. 8, ashtu siç na është ruajtur sot, dëshmon se i ka qenë nënshtruar një rindërtimi rrënjësor në periudhën e tretë. Balli i saj është ndërtuar rrishtas që nga themelet. Ndërtimi është i tipit kuadrat pseudo-isodomik në stilin rustika me shirit anësor, por, ndryshe nga kulla nr. 3 dhe muri lindor, faqja e gufmuar këtu është më e ulët dhe uniforme. (Tab. III, 4 e 5). Në të shumtën e rasteve kufiri i shiritit anësor nuk është aq i theksuar dhe me vështirësi veçohet prej sipërfaqes së gufmuar. Ashtu siç e ka vënë në dukje edhe Prashnikeri, ka bloqe ku ky shirit mungon 13 14), këtë gjë e vumë re edhe tek kulla nr. 3.

Kjo e metë, e cila në vështrimin e parë nuk e dobëson efektin që bën balli i kullës si ndërtim solid, tregon, edhe këtu, se nga ana stilistike ai nuk është zbatuar me aq kujdes. Tabloja nuk do të ishte as e plotë dhe as e qartë për këtë kullë, po të mjafloheshim vetëm me vlerësimin e ballit të saj. Muret e krahëve dhe ai i anës së prapme nuk kanë të njëjtën pamje m.e ba- llin. Në muret e krahëve, vetëm bloqet e qosheve dhe ndonjë blok i dytë janë vijim i ballit; midis tyre kemi një rast interesant kur shiriti anësor i një bloku nuk është punuar i plotë por vetëm në dy anët, duke na përsëritur këtu atë të metë që vumë re si në ballin e kësaj kulle ashtu edhe në kullën nr. 3. Më tej, muret e krahëve mbështeten mbi bloqe të periudhës së dytë, dhe mbi ta janë vendosur bloqe të ngushta e të gjata, herë me faqe të rrafshtë e herë të gufmuara, duke patur midis tyre, në të rrallë, edhe bloqe të vogla Po kështu është ndërtuar edhe pareti i prapëm. E gjithë kjo pamje tregon se kulla është ndërtuar me ngut, me material që kanë patur përdore, duke u kujdesur më shumë për anën funksionale se sa për anën stilistike të ndërtimit.

Ndërtimet e periudhës së tretë zënë në vetëvete një vend të rëndësishëm në vëllimin e përgjithshëm të ndërtimeve të qytetit, por si nga kjo pikëpamje, ashtu dhe nga cilësia, ato nuk mund të maten me ndërtimet e fazës që i paraprin. Këto ndërtime duket se janë bërë pas një dëmtimi të rëndë që kanë pësuar muret rrethuese të qytetit duke prekur sidomos pikat më nevralgjike të sistemit mbrojtës: në qendër të murit perëndimor, me sa duket pranë portës kryesore, te muri i anës lindore që rrezikohej nga kodrat mbi-vete dhe tek muri i brendshëm i akropolit.

Kulla e rrumbullakët e murit lindor duket se ruan edhe gjurmët e një periudhe të katërt ndërtimi (fab.I, 6). Hani, me të drejtë, ve në dukje se bloqet e saj janë më masive, të punuara më trashë dhe me një lidhje më të keqe se sa ato të murit lindor. Duke pranuar si të drejtë këtë dallim dhe përfundimin e nxjerrë prej tij, se kjo kullë dhe muri lindor i takojnë dy periudhave të ndryshme, duhet të shtojmë se në qoshet e saj ajo ruan fare të qarta, gjurmët që e lidhin me murin lindor edhe me periudhën e tretë të ndërtimit.

Nga sa përshkruam, në qytet dallojmë katër periudha të ndryshme ndërtim i: të parën me bloqe të pa- punuara ose paksa të punuara të tipit të Gajtanit dhe të Dorsit I e II, (tab III, 1) të dytën me bloqe kuadrate e faqe të rrafshta (tab III, 2), të tretën me bloqe kuadrate, zbatuar në stilin rustika me shirit anësor (tab III, 3, 4 e 5) dhe të katërtën me bloqe kuadrate masive të punuara trashë, herë herë të ripërdorur, dhe me lidhje të keqe. (tab III, 6)

Klasifikimin, që u bëme mureve rrethuese, nuk e quajmë përfundimtar, por, sot për sot, ky na duket si më i besueshmi. Nuk përjashtojmë mundësinë që, në të ardhmen, gërmimet arkeologjike të bëjnë korigjime ose plotësime të rëndësishme.

Pasi kemi caktuar një kronologji relative lidhur me tipet e ndryshme të konstruksioneve, që ndeshëm në Zgërdhesh, do të mundohemi tani, për aq sa të na lejojnë materialet që kemi përdor, t'i vendosim ato në kohë, me fjalë të tjera të caktojmë edhe kronologjinë e mundshme absolute të tyre dhe lidhur me këtë të veçojmë disa etapa të rëndësishme të historisë së këtij qyteti.

Të dhënat stratigrafike, që u përftuan gjatë gërmimeve sistematike buzë murit rrethues të anës perëndimore, na ndihmojnë të japim një mendim më të mbështetur rreth themelimit të këtij qyteti dhe historisë së tij. Gërmimet vërteruan këtu ekzistencën e tri shtresave kulturale (shih profilin fig. 3): njërën që i referohet një vendbanimi të hershëm në këtë qendër dhe dy të tjerat që lidhen me zhvillimin e mëtejshëm të këtij vendbanimi, me transformimin e tij në një qendër urbane dhe me periudhën e fundit të jetës së tij.

Keramika ilire formon përmbajtjen kryesore të shtresës I, e cila në përgjithësi është shumë e varfër. Të gjitha të dhënat tregojnë se kjo shtresë nuk është formuar në vend. Keramika, e cila është e fërkuar dhe shumë e coptuar, duket se është e depozituar këtu, pasi ka bërë një rrugë të gjatë duke u rrokullisur nga një pikë më e lartë. Atë mund ta ndajmë në dy grupe: grupin e parë e përbën keramika e njohur ilire me ngjyrën e saj gri të errët apo të kuqërreme, punuar me dorë prej një balte të ashpër e të përzier me kokërriza rëre. Ajo përfaqësohet në këtë shtresë nga fragmente tasash e kupash me vegjat e tyre veshore ose në formë gjuhe dhe fragmente enësh me vegja të larta, midis të cilave më dëndur përsëriten vegjet brimore. Grupin e dytë e formon një numër më i vogël fragmentesh, që dallojnë prej karamikës së përmendur më lart për baltën e imët në ngjyrë gri të çelët, me të cilën janë punuar enët. Fragmentet nuk na japin gjithmonë forma të qarta dhe tani për tani kemi mundur të dallojmë vetëm disa buzë tasash; ato nuk na flasin qartë edhe për teknikën e punimit, megjithse duket se janë punuar me dorë. Por pavarësisht nga këto hollësi, të cilat me siguri do të mund të saktësohen në të ardhmen, ne drejtojmë vëmendjen tek lënda e parë, lloji i baltës, që dallon këto enë prej prodhimeve të tjera të keramikës ilire, sepse siç do ta shohim më vonë, ky element i rëndësishëm do të na çfaqet përsëri, por në forma më të zhvilluara, në keramikën e shtresave pasonjëse.

Në këtë shtresë u gjetën edhe dy copë zgjyrash, të cilat, edhe pse të pakta, paraqesin interes të veçantë, sepse dëshmojnë për prezencën e ndonjë punishteje metalesh.

Ashtu siç na paraqitet sot materiali i shtresës I do të mund të datohej si i periudhës së parë të hekurit.

Do të mjaftohemi, tani për tani, me këtë datim të përgjithshëm, me që materiali është akoma i pakët dhe përpjekja për një datim më të imët do të mbetej e varfër në argumentime. Megjithatë do të shënojmë se përsëritja identike e formave të keramikës së kësaj shtrese në shtresën pasuese e lejon mbase edhe mu- ndësinë e zbritjes së këtij datimi drejt shekujve të fu- ndit (Vl-V p.e. sonë) të periudhës së parë të hekurit.

Prania e kësaj shtrese, që i referohet një vendbanimit të hershëm në këtë qendër, nuk mund të mos e çojë mendimin tonë tek muret e hershme që pak më parë vumë në dukje se i ndeshëm në akropol. Midis tyre ne shohim një lidhje të drejtpërdrejtë, që gjen përputhje edhe nga pikëpamja kohore. Këto mure, të cilat nga pikëpamja tipologjike na kujtojnë Gajtanin apo na paraqiten pak më të përparuara se ai, si në Dorës II apo Lis II, gjejnë një mbështetje të re edhe në të dhënat stratigrafike, që na fal shtresa e parë e Zgërdheshit. Kështu ajo që. në Dorës apo Lis, na paraqitej si hipotezë, ketu duket se gjen vërtetimin e saj të parë. Pa ngulur këmbë për një përcaktim të sigurt lë hapësirës që zinte ky vendbanim i parë i fortifikuar në Zgërdhesh, na duket më e besueshme se ai zinte majën e kodrës, atë që më vonë do ta zerë akropoli i qytetit.

Shtresa e dytë përmban materiale të kohës helenistike. Ajo veçohet prej së parës me një shtresë të hollë çakëlli, rreth 20-25 cm. (në profil II A), që është formuar këtu nga mbeturinat e grumbulluara gjatë punimeve për ndërtimin e murit rrethues. Kjo shtresë, e cila ka të ngjarë se mbulonte gjithë sheshin mbrapa murit rrethues të anës perëndimore, është sterile.

Shtresa me materiale të kohës helenistike, që vjen mbi të, është gjithashtu rreth 20 30 cm. dhe me përmbajtje të varfër (II B). Duke shërbyer si shesh publik, kjo pjesë e qytetit duket se u mbajt gjithmonë e pastër, prandaj edhe nuk u krijuan depozitime të pasura. Si element datues për fillimin e saj na shërben keramika apule e fundit të shek. IV dhe fillimit të shek. III p.e.sonë, të cilën e ndeshim menjëherë pasi mbaron shtresa sterile e çakëllit.

Me tërë larminë e saj jeta e qytetit na paraqitet në shtresën III, që përmban material të përzier helenistiko-romak. Kjo shtresë, që është krijuar nga depozitimet e bëra në të dy anët e murit rrethues dhe, në mënyrë të veçantë nga ana e jashtme e tij, pas rënjes dhe braktisjes së qytetit, na lejon të krijojmë një ide më të qartë për historinë e kësaj qendre. Me elemen- tet e saj ajo përcakton më mirë fizionominë e shtresës së dytë, cakton si kufi të fundit të saj shek. II p.e. sonë dhe zbulon para nesh, në mënyrë më të qartë, faktin se në shek. lll-ll p.e. sonë qyteti ka jetuar periudhën e tij të lulëzimit. Një veprimtari e gjerë ndërtuese, si dhe një jetë e gjallë dhe e pasur ekonomike e kulturore, karakterizojnë këtë periudhë lulëzimi. Me fillimet e saj lidhen muret rrethuese të fazës së dytë të ndërtimit, të cilat zbresin tani tatëpjetë kodrës dhe pushtojnë gjithë hapësirën maksimale të përfshirë ndonjëherë nga qyteti brenda sistemit të fortifikimit të vet. Kësaj periudhe i përkasin edhe ndërtimet kryesore brenda qytetit. Edhe pse nuk njohim mirë strukturën e brendsishme të tij, ato pak elemente që përmendëm ose supozuam, na lejojnë të mendojmë se që nga kjo kohë ndërtimet kryesore të qytetit i janë nënshtruar një ideje urbanistike.

Në fushën e prodhimit kjo kohë shënon një hop cilësor të tillë që e dallon krejtësisht qendrën e re të zmadhuar nga vendbanimi i fortifikuar i mëparshëm i majës së kodrës. Të paktën tri punishte keramike, po të gjykojmë nga vulat që gjejmë mbi tjegullat, e furnizonin qytetin me këtë material të rëndësishëm ndërtimi. Punishte të tjera prodhonin enë të shumta balte duke filluar që nga pytosat e amforat e deri tek enët e luksit dhe të përdorimit të gjerë. Në buzën e një pytosi, gjejmë grafësin (tab. IV, 7). Enët e tjera janë poulo që kemi përshkruar në grupin e dytë të Xibrit. Veçanti e tyre është se ato janë punuar me një baltë gri të çelët që ndryshon nga balta ngjyrë okër e nuancave të ndryshme të enëve të importuara. Në enët e luksit dhe të tryezës të këtij grupi, brumi është pregatitur prej një balte të imët që jep prodhime me parete të holla dhe të një cilësie shumë të mirë. Një pjesë janë të mbuluara me vernik të zi të dobët që shkëputet lehtë, kurse shumica e tyre janë lyer me një lymë që, pas pjekjes, i jep faqes së enës një ngjyrë okër ose të kuqe të çelët. Tek enët e mëdha, pytosa e amfora, kjo baltë është më e ashpër dhe e përzier me një sasi rëre. Midis këtyre prodhimeve bien në sy amforat me vegje në trajtë kurrizore që kanë në fund si vulë një palmetë. Këtu në Zgërdhesh kjo vulë na përsëritet shumë herë dhe në një rast mbi palmete kemi të shtuar germën A (Tab. IV, 8 e 9).

Përveç Xibrit, Gajtanit dhe Rosujës, tani së fundi kjo keramikë është vërtetuar përsëri në veri, në Lis dhe në tumat e Çinamakut (Rrethi i Kukësit), por me gjetje të pakta. Si pika më jugore të shtrirjes së saj janë Selca e Poshtme (Rrethi i Pogradecit), që besohet të jetë Pelioni i vjetër, dhe Apollonia. Në Selcë kam mundur të vërej, midis gjetjeve të tjera keramike, një numur të konsiderueshëm enësh tryeze të këtij lloji, kurse në Apolloni ajo përfaqësohet në mënyrë sporadike me disa ekzemplarë amforash që mbajnë në vegjë vulën me palmetë. Po të përjashtojmë këtë qendër të fundit, ku kjo keramikë përfaqësohet në një numur të kufizuar vetëm me njërin nga prodhimet e saj, amforën, atëhere të gjitha pikat e tjera i takojnë zonës në Veri të Shkumbinit.

Duke bërë fjalë për këtë keramikë me rastin e Xibrit shtrova, në atë kohë, problemin e identifikimit të kësaj punishteje, prodhimet e së cilës na përsëriteshin në disa nga qendrat ku ishin zhvilluar kërkime, deri më atëhere, në Veri të vendit tonë. Sot zona e saj është zgjeruar, por megjithatë duket se ajo po gjen një kufi në Jug. Ndërkaq problemi i identifikimit të punishtes ku prodhohej kjo keramikë fiton një interes gjithnjë më të madh. Prej prodhimeve të importit ajo ndryshon krejtësisht; nuk përputhet grupi në fjalë me sa jam në dijeni, as me prodhimet keramike të Dyrrahut e Apollonis, dhe as me të ndonjë qendre tjetër në Jug të Shkumbinit, kështuqë vetvetiu, këto përjashtohen. Lisi si qytet i rëndësishëm në Veri, që mund të pritej të ishte qendra e një punishteje të tillë, me sa kanë treguar kërkimet e deritanishme, nuk duket ta ketë të vetën këtë lloj keramike. Shkodra, nga ana e saj, me gjithëse ishte kryeqendra e kësaj zone, vazhdon të heshtë nga pikëpamja arkealogjike. Vetëm Zgërdheshi na jep një përgjegje, deri tani, mbi këtë çështje. Me baltën gri të çelët që dallon grupin tonë keramik, siç e pamë, është punuar në Zgërdhesh një pjesë e keramikës ilire të shtresës së parë. Në shtresën e dytë kjo keramikë paraqitet me prodhime të një cilësie të lartë e me format më të zhvilluara të kohës, duke zenë vendin më të rëndësishëm midis gjetjeve të llojit të vet. Ajo vijon të na dalë, por më e kufizuar, edhe midis materialeve të shtresës së tretë duke u përfaqësuar këtu, ndër të tjera, edhe me një kallëp terrakote (Tab. V, 2 e 3) të kohës së Antonineve (fundi shek. I — filiim shek. II i e. sonë).

Në këto rrethana, kemi arësye të mendojmë se Zgërdheshi, duke na dhënë elemente të zanafillës së kësaj keramike dhe të vazhdimësisë së saj, mund të konsiderohet edhe si qendra e punishteve që prodhonin enët me baltën karakteristike gri dhe amforat që mbajnë në vegje vulën me palmetë, së cilës, me kohë, i shtohet edhe gërma. Megjithatë problemi kërkon gjurmim të mëtejshëm dhe ne nuk e përjashtojmë mundësinë e ekzistencës së punishteve të tilla edhe në ndonjë qendër tjetër. Në këtë rast do të ishte vetëm balta si lëndë e parë e përbashkët për një zonë të gjerë që e lidh këtë grup keramik, por një koiçidencë e tillë duket më pak e besueshme.

Qyteti ka pasur marëdhënie të dendura tregëtare me qendrat e tjera ilire. Më lart ne pamë se prodhimet e punishteve keramike të Zgërdheshit arrinin në veri deri në Gajtan, Rosuje e Çimanak, në Lindje në Xibër e Selce të Poshtme kurse në jug zbresin deri në Apolloni. Ndër prodhimet që vijnë në Zgërdhesh, nga qendrat e tjera ilire, nuk janë të rralla gjetjet që përfaqësojnë keramikën e Dyrrahut dhe Lisit. Ndërsa i pari përfaqësohet me enët e tavolinës të stolisur me breza dhe të lyera me vernik të zi ose kafe, i dyti me një tip amfore, që, sipas bindjes sime, është karakteristik për atë qendër. Nga mallrat e importit që vinin në Zgërdhesh nëpërmjet Dyrrahut, mbizotërojnë prodhimet apule të fundit të shek. IV dhe sidomos ato të shek. lll-ll, para e. sonë, midis të cilave duhet të shënojmë enët që kanë të aplikuara figurat me reliev. Ndeshen dhe fragmente të enëve të Megarës, por duket se tregëtia e Italisë jugore kishte dëbuar në këtë kohë nga lliria gjithë konkurentët e tjerë.

Monedhat që qarkullonin në këtë periudhë në Zgërdhesh janë kryesisht të Dyrrahut. Midis tyre, gjejmë të tilla me Herakli-armë, që Dyrrahu i hedh në qarkullim qysh nga gjysma e dytë e shek. IV p.e.s. dhe të tjera me Zeus - trekëmbësh dhe Helios-anije, që i përkasin shekujve III e II p.e.sonë. Duket se Zgërdheshi kishte me këtë qytet të madh lidhje të forta ekonomike. Nga monedhat e huaja deri tani njohim vetëm një ekzemplar të Demetrit II të Maqedonisë me mburojë-përkrenare.

Për jetën kulturore të qytetit tani për tani na flasin terakotat që kemi gjetur gjatë gërmimit dhe një shtat i vogël mermeri i Artemisit, i gjetur në arat poshtë qytetit (Tab. V, 1 e 5).

Por gjatë kësaj periudhe, Zgërdheshi ka jetuar edhe çaste të rënda të historisë së vet. Muret e periudhës së tretë të ndërtimit me bloqet kuadrate, të punuara në stilin rustika me shirit anësor, sikurse e kemi thënë më lart, janë deshmi e një shkatërrimi të rëndë që ka pësuar qyteti. Është vështirë të caktohet koha e saktë e kësaj ngjarjeje, por asnjë rast tjetër nuk do të vinte në konsideratë më tepër se sa periudha e luftrave iliro-romake. Sigurisht këtu duhet të kemi parasysh jo luftën e fundit, por të parën, ndryshe nuk mund të shpjegohej një veprimtari e tillë rindërtuese. Me periudhën para luftës së fundit ndoshta do të mund të lidhej rindërtimi i kullës së rrumbullaktë nr. 13. Kjo periudhë e dytë e historisë së Zgërdheshit merr fund me pushtimin romak.

Materialet që lidhen me shtresën e tretë të kohës romake, në përgjithësi janë të varfëra. Në keramikë shfaqen elementet e reja të kohës dhe në tjegullat romake gjejmë një vulë të re MIM. Ajo që tërheq vemendjen tonë, në këtë rast, është keramika helenistike, e cila vazhdon të përsëritet, megjithëse në një masë më të kufizuar. Serisë së prodhimeve keramike me baltën gri të çelët i shtohen këtu edhe terrakotat, bashkë me kallëpin për prodhimin e tyre, të cilin e për-mendëm pak më lart. Sa vazhdon të jetojë kjo keramikë tani për tani është vështirë të thuhet. Interes të veçantë paraqesin nga kjo pikëpamje tjegullat solene të tipit helenistik që mbajnë në shpinë shenjën Një ekzemplar të këtij lloji e gjetëm të plotë, të shtruar në një varr të shek. IV të e. sonë, krahas tjegullave të tjera romake. Duke ruajtur format dhe përmasat e zakonshme të tjegullave helenistike, këto tjegulla kanë vazhduar të prodhohen, me sa duket, krahas atyre të tipit romak deri në kohën e vonë antike. Ky fenomen i ruajtjes me këmbëngulje të formave të vjetra në prodhimet keramike fiton një rëndësi të madhe lidhur me problemin e ruajtjes dhe vazhdimësisë së traditave të vjetra në kohën romake.

Përsa i përket qytetit në tërësi, ai, gjatë kësaj kohe, duket se humbet rëndësinë e dikurshme. Nuk vërejmë më asnjë ndërtim të rëndësishëm dhe as ndonjë jetë ekonomike të gjallë. Gjetjet që u benë në nekropolin buzë murit rrethues të anës perëndimore te kulla nr. 2 dhe porta bri saj, (Gërmimi b) tregojnë se, aty nga shek. IV i e. sonë, muret rrethuese kanë humbur rëndësinë dhe funksionet e dikurshme, përderisa buzë tyre vendoset një varrezë. Që nga kjo kohë, qyteti fillon të braktiset dhe banorët e tij duket se shpërngulen në një qendër tjetër.

Stilian Adhami - Gjurmime rreth themelimit dhe rindërtimeve kryesore të kalasë së Krujës

Portë sekrete ne murin rrethues të kalasë së Krujës

Qyteti i vogël piktoresk i Krujës është ndërtuar në pllajën e faqes perëndimore të malit Sarisalltik, në një lartësi rreth 600 m. mbi nivelin e detit.

Kreshta shkëmbore e Krujës, mbi të cilën është ngritur kalaja (fig. 1), ndodhet e veçuar nga ambienti përreth, në pjesën më të lartë, nga ana juglindore e qytetit. Duke qenë me mbrojtje të favorshme natyrale, e rrethuar thuajse nga të katër anët, sidomos në anën lindore, me shkëmbinj të thepisur, kjo kodër shkëmbore përbën në vetvete një fortesë natyrale. Ajo ka një pozicion që mbizotëron mbi të gjithë fushën dhe malet përqark. Këto na bëjnë të mendojmë që kjo kodër e pazaptueshme duhet të jetë shfrytëzuar prej kohe nga të parët tanë për vendbanim e mbrojtje.

Planimetria e kalasë ka formën e një elipsoidi me perimetër rreth 800 m. Muret me trashësi 0,8-1,5 m. ndjekin konturet e kreshtës shkëmbore mbi të cilën janë vendosur, duke u ndërprerë në anën lindore, perëndimore e jugore në disa vende. Muret e anës veriore dhe lindore, që ruhen deri diku më mirë, janë të pajisur me frengii për armë zjarri.

Në ndryshim me tërësinë e mureve të sorme të kalasë, të ndërtuar vetëm me gurë e llaç dhe që i përka-sin periudhës së pushtimit turk, nga vrojtimet del se gjenden edhe gjurmë fragmentare muresh që mund t’i antribuohen periudhës para pushtimit turk. Megjithëse teknika nuk ka ndonjë ndryshim të dukshëm, dallohet se kemi të bëjmë me ndërtime jo të një dore me tërësinë e mureve, por të një kohe më të përparshme. Ky dallim vërehet në ndryshimin e trashësisë së mureve si edhe në përdorimin tek-tuk të tullës. Të tilla janë: një trakt muri pranë kullës katrore të anës perëndimore (fig. 2). disa fragmente të vogla muresh në afërsitë e mureve të sotëm jugperëndimore të kalasë, një trakt muri i jashtëm nga ana lindore.

Muret rrethuese të kalasë janë përforcuar nga 9 kulla me formë të rrumbullakët, katrore ose poligonale. Dy kulla ndodhen në të dy krahët e hyrjes, në mbrojtje të portës kryesore. Kulla në të majtë të hyrjes ka formë poligonale të çrregullt dhe ka qenë përdorur edhe për banim (Tab. I, 1); kulla e krahut të djathtë është e rrumbullakët dhe ka një perimetër 27 m. Konstruksioni i saj tregon, se pjesa qendrore e saj përdorej si sterë për depozitimin e ujit te shiut.

Duke ndjekur murin perimetral në drejtimin veri-perëndimor, në një distancë prej 41 m. nga kulla e rrumbullakët e hyrjes, gjendet një kullë tjetër e rrumbullakët me perimetër 25 m. Gjatë punimeve të restaurimit më 1967 në këtë kullë u zbulua një trakt muri i një kulle të vjetër. Po e tillë ka qenë dhe kulla katrore e anës perëndimore të kalasë, që ndodhet 56 m. më tej kullës së mësipërme; në të dallohet sot një radhë tullash midis bloqeve të gurëve. Skaji jugperëndimor i kalasë, që përbën pjesën më të ulët, prej nga mund të kalohet në kala, është pajisur me një sistem mbrojtës prej tri kullash, dy të rrumbullakta dhe një në formë segmenti rrethor.  Mbi kullën e rrumbullakët, që vendasit e quajnë «Tabja e Dollmës» dhe që është e mbrojtur me mure të larta e të trasha, ngrihet një faltore e sektit bektashian. Kulla që ka perimetrin më të madh (35 m.), është ajo e skajit jug-lindor. Kulla është restauruar pjesërisht. Ajo shërben jo vetëm për ta mbrojtur kalanë nga kjo anë, por edhe për të bërë vrojtime në drejtim të Zaharisë. Në skajin verilindor të mureve rrethuese ndodhet kulla e njohur e sahatit, (TAB. II, 3) me lartësi 16 m. dhe perimetër 32,5 m„ edhe kjo e restauruar në vitin 1967. Pjesa e poshtme, e anës veriore e perëndimore e kullës së sahatit është ndërtuar me një muraturë prej gurësh të përzier me copa tullash, që, për mendimin tonë, daton para kohës së pushtimit turk.

Përveç hyrjes kryesore, të vendosur në anën veri-perëndimore, që e trajtojmë hollësisht më poshtë, ka edhe një hyrje tjetër në skajin jugperëndimor, (fig. 3) që komunikon nëpërmjet një tuneli. Porta e jashtme e hyrjes mbulohet prej një arkitrau, mbi të cilin ngarkesa e mureve shkarkohet me anë të një harku tullash. Mendojmë se kjo teknikë po ashtu i përket kohës para pushtimit turk. Nepërmjet kësaj hyrjeje dilet tek krojet, që burojnë në rrëzë të shkëmbit, jashtë mureve të kalasë, të cilët dikur mbroheshin me mure të dyta të fuqishme, që i lidhnin me kalanë. Pjesë të kë tyre mureve të trasha e të larta dhe mbeturinat e dy kullave ekzistojnë edhe sot.

Gjurmët, që ende ruhen, tregojnë se në hyrjen kryesore të kësaj kalaje, në periudha të ndryshme, kanë qenë vendosur tri porta, në mënyrë që hyrja në kala të ishte e kontrolluar dhe e mbrojtur sa më mirë në rast të një mësymje të armatosur. Porta e parë ka qenë njëfletëshe dhe ulej e ngrihej në drejtimin vertikal, duke rrëshqitur nëpërmjet dy kanaleve të ndërtuar qëllimisht në muret anësore të hyrjes. Gjurmët e këtyre kanaleve i gjejmë edhe sot në murin e krahut të majtë. Po në këtë mur ruhet e dëmtuar pjesa e fillimit të një harku me tulla. Porta e dytë ka qenë vendosur afërsisht aty ku është porta e sotme. Edhe këtu duken pjesë nga muri i vjetër, si edhe një fragment që mbulonte portën. Porta ekzistuese është ndërtuar me gurë të daltuar dhe dallohet si një ndërtim i kohës së vonë. Porta e tretë duhet të ketë qenë në fund të korridorit dhe duhet të nxirrte menjëherë në oborrin e kalasë. Korridori, që ka një gjatësi 22 m., ndahet nga porta e dytë në dy pjesë jo të barabarta. Në të dy anët e korridorit të pjesës së parë janë ndërtuar me tulla, në thellësi të murit, dy kamare të mëdha (nike) të mbuluara me qemere cilindrike, të kufizuara në pjesën e sipërme nga një kornizë tek tulla (Tab. IV, 2). Këto ambiente, të njohura në forma të ndryshme edhe në kala të tjera mesjetare, kanë shërbyer si vend-roje. Sot ruhet mjaft mirë kamarja e harkut të majtë, kurse nga ajo e harkut të djathtë ruhen vetëm pjesë të qemerit të saj. Në pjesën e dytë të korridorit ruhen, në gjendjen e tyre fillestare, nga dy galeri të vogla për çdo anë, të mbuluara edhe këto me qemere të ndërtuar me gurë dhe që kanë qenë përdorur për strehimin e trupit të rojes. (TAB. II. 1) Teknika e ndërtimit dhe materiali i përdorur në ndërtimin e pjesës së dytë të korridorit si edhe në ambientin e tij, tregojnë për një shtesë të mëvonshme në krahasim me pjesën e parë të korridorit. Gjurmët që ruhen në pjesën e sipërme të mureve anësore të korridorit tregojnë gjithashtu që të dy pjesët kanë qenë të mbuluara me qemer. Në pjesën e parë qemeri ka qenë ndërtuar me tulla, kurse në pjesën e dytë të mëvonshme me qemer guri.

Në të djathtë të portës së tretë, që siç thamë të nxjerr në oborrin e kalasë, dallohet një ambient që, me sa duket, ka qenë përdorur si depo baruti, dhe për të cilin tradita gojore thotë se përdorej si burg, ka një planimetri në formë kryqi. Pjesa qendrore e tij mbulohet me një kupole sferike, kurse pjesët e tjera me qemer gjysmë cilindrik. Ai ka vetëm një hyrje të vogël dhe ndriçohet indirekt me anën e një dritareje, që e merr dritën nga një galeri e korridorit, si edhe me anën e një baxhaje të hapur në murin jugperëndimor. Ndërtimi i këtij ambienti, duke gjykuar nga teknika e ndërtimit, len të kuptojmë se është i njëkohshëm me galeritë e pjesës së dytë të korridorit dhe se përbën një kompleks të përbashkët me to.

Në krahun e majtë të hyrjes së këtij ambienti ndodhen gjurmët e një palë shkallëve  që komunikonin me ambientet e katit të dytë.

Në afërsi të këtij tubi duken shenjat e grykës së sterës nga nxirrej me kovë uji i depozituar në të.

Në pjesën e sipërme, ndërmjet sterës dhe murit perimetral të kullës, duket një korridor i ngushtë që përshkon një gjysmë rrethi. Ky korridor lidhej me ambientin e katit të dytë, që përmendëm më lart, me anë shkallësh prej guri dhe, në anën e kundërt, përfundon pak më tej nga gryka e sterës. Përmasat e korridorit tregojnë se përbrenda tij mund të qarkullonte me pak vështirësi një njeri më këmbë. Pjesa lindore e këtij korridori, që ruhet më mirë, tregon se ai ka qenë mbuluar me anën e një qemeri gjysmë cilindrik.

Për Krujën është shkruar mjaft. Ne trashëgojmë një numër përshkrimesh, që na janë lënë qysh nga shek. XVI prej Barletit dhe Justinianit, në shek. XVII nga Bolica, ndërsa në shekullin e kaluar e këtej nga historianë si Myler, Hani, Ipeni, Paçi, Jireceku, Shuflai etj. Por burimet historike të deritanishme, që më tepër kanë karakter përshkrimor, shpesh të nisura nga pozita prej vizitori të zakonshëm, ose heshtin rreth themelimit të kalasë ose janë të cekta e kontradiktore. Të dhëna të sakta, pra, rreth kohës së ndërtimit të kësaj kalaje mungojnë.

Emri i Krujës nuk është i njohur prej gjeografëve dhe historianëve të lashtë. Ka shumë të ngjarë (dhe ky është mendimi i përgjithshëm që zotëron deri sot, të ketë prejardhje nga fjala shqipe «krue» = burim; kjo për arësye se Kruja është vend i pasur me kroje e burime natyrore rreth e përqark, sidomos nën këmbët e kalasë, të cilët kanë lojtur një rol me rëndësi për të.

Në dokumentat historike Kruja përmendet për herë të parë me emrin e saj shqip në aktet kishëtare të shek. IX si një qendër peshkopate. Sipas një tradite të shek. XV, të ruajtur në një letër të Gjon Kastriotit, të dhënat e shpien themelimin e peshkopatës së Krujës qysh nga fillimi i shek. VII, ndërsa në krono-logjinë shqiptare që boton Kersopulos jepet me rezervë viti 449.

Në periudhën bizantine, kalon një kohë e gjatë pa të dhëna dokumentare mbi krahinën e Krujës, ndërsa në shekujt e mëvonshëm ato shtohen.

Në këtë periudhë në Krujë qëndrojnë garnizone dhe guvernatorë bizantinë, nën sundimin e të cilëve ajo ndodhej gjer në fund të shek. XII. Këtu duket se e kishte selinë edhe peshkopi i Arbërisë në shek. XII. Sipas Shuflait ndoshta në fillim të mesjetës dhe gjer në mesin e shek. XII, qyteti mbante dy emra, duke u quajtur, sidomos nga ana e romakëve, edhe me emrin Arbanum.

Si kala Kruja përmendet për herë të parë në shek. XIII. Gjergj Akropoliti, qeveritari bizantin, që i njihte këto vende për së afërmi, në një kronikë të tij përmend kalanë me emrin Kroas, si posedim të Gulamit, zotëruesit të Albanonit më 1254. Kruja në kohën e mesjetës duhet të ketë qenë një kala e rëndësishme dhe qendra e krahinës Arbanum, bërthama e Arbërit, shtetit të parë feodal shqiptar, që formohet rreth vitit 1190 me në krye sundimtarin vendas, arbëreshin Progon. Në vitin 1253 sunduesi i Epirit, Mihaili II i lëshoi me traktat perandorit bizantin Joan Vataces, ndër të tjera, edhe kalanë e Krojës, që gjendej në Arbëri. Në vitin 1255 perandori bizantin Theodor Laskari i II u njeh banorëve të kalasë së Krujës privilegjin që pasuritë e tyre që kanë ose do të kenë si brënda ashtu dhe jashtë kalasë t’i gëzojnë lirisht, privilegjet që u nnjihet më vonë edhe nga Androniku i II. Në shekujt e mëvonshëm Krujën e shohim si kryeqendër të dinastive të fuqishme shqiptare.

Burimet historike të kohës së mesme ripohojnë se Kruja është vazhdimi i një qyteti të hershëm dhe se gjatë gjithë shekujve të kohës së mesme ajo ka qenë lidhur me Durrësin dhe e varur administrativisht prej tij. Kruja duhet të ketë bërë pjesë në sistemin e kaalave që sinjalizonin dhe mbronin, në raste rreziku, Durrësin. Është kjo arësyeja që nga fundi i shek. XV senati i Venedikut vendosi të marrë nën sundimin e vet, bashkë me kështjellën e Lezhës, edhe atë të Krujës, që kishte rëndësi shumë të madhe, si pararojë, për Durrësin.

Hani, Prashniker etj, kanë shfaqur mendimin se qendra e fisit ilir të albanëve duhet kërkuar ndër këmbët e Krujës, mbi shpatullën e një kodrine, në fshatin e sotshëm Zgërdhesh. Në këtë vend ndodhen rrënojat e një qyteti ilir dhe janë zbuluar materiale arkeologjike me vlerë. Ky mendim gjen mbështetje edhe në disa toponime të lashta. Për arësye të ndryshme, që ende janë të paqarta, aty nga shek. IV ky qytet u braktis dhe popullsia e tij duhet të jetë vendosur në një vend më të mbrojtur aty afër; ka shumë mundësi që të jetë shpërngulur në truallin më të afërt e më të mbrojtur të Krujës. Kjo përkon edhe me gojëdhanën që thuhet se »u ngritën gurët e Zgërdheshit dhe zunë vend në Krujë». Ka mundësi që Kruja ta ketë zanafillën e saj në rrethana të tilla.

Siç shihet, pra, burimet kryesore historike rreth themelimit të Krujës dhe kalasë së saj, na çojnë deri në fillimet e mesjetës. Me këto burime përkon edhe kultura materiale e pasur, e zbuluar nga gërmimet ose rastësisht para dhe pas çlirimit afër kalasë, nga ana veriore e saj. Këto na dokumentojnë se Kruja ka qenë një vendbanim të paktën që nga shekujt VII dhe VIII të erës sonë, se kemi të bëjmë me një popullsi jo të ardhur por vendase dhe se bartësit e kësaj kulture të mesjetës së hershme në Krujë, janë pasardhësit e ilirëve, shqiptarët. Madje, Kruja, duke gjykuar nga lënda arkeologjike e gjetur, del deri tani si një nga qendrat më të rëndësishme të kulturës mesjetare të hershme.

Duhet pranuar se kalaja, si bërthama e qytetit, do të ketë egzistuar në këto kohë; megjithatë ne, tani për tani, nuk jemi në gjendje t’i veshim një lashtësi të tillë kësaj kalaje, me shpresë që ndoshta në të ardhmen do të rikthehemi në këtë çështje. Kjo për shkakun objektiv se, pavarësisht që burimet historike përputhen deridiku me të dhënat arkeologjike të kësaj qendre, vetë monumenti që kemi në shqyrtim, sot për sot, nuk na ofron të dhëna konkrete dhe bindëse për një pohim të tillë. Dëmtimet dhe rindërtimet e shumta që kanë pësuar muret e kalasë, vështirësojnë gjetjen e gjurmëve më të vjetra të ndërtimit të saj. Nuk përjashtohet mundësia që kalaja të ketë qenë ndërtuar në shek. VI në kohën e sundimit të Justinianit I. Duhet theksuar se, në gjendjen e sotme, kur në këtë monument nuk janë zhvilluar gërmime arkeologjike, përveç ndonjë sondazhi të vogël, data e hedhjes së themeleve të para të kësaj kalaje nuk mund të përcaktohet me saktësi.

Në favor të lashtësisë së kalasë hedh dritë edhe «kroi i pazarit» në të hyrë të kalasë, nga e majta, rreth 25 m. larg nga porta kryesore e saj. Thuhet se kroi dikur përfshihej brenda mureve të kalasë dhe pranë tij ishte vendosur porta e parë e kalasë, por sot për sot këtë nuk e vërtetojmë dot. Në të paraqesin interes disa fragmente arkitektonike, të vendosura në murin e kroit. Përveç dy mbishkrimeve turqisht, që kanë lidhje me çezmën, gjenden edhe tre gurë, mbi të cilët janë punuar shumë trashë disa figura, një si yll me tetë thepa dhe dy luanë. Nga mënyra e punimit të këtyre relieveve dhe nga karakteri i figurave e shenjave të pa-përdorura nga turqit, mund të gjykojmë se këta janë relike të një kohe përpara pushtimit turk.

RRETH RINDËRTIMEVE KRYESORE TË KALASË

Nga literatura historike del se meremetimi i kësaj kalaje dokumentohet vetëm pas vitit 1271, në kohën e sundimit anzhuin të Karlit I, burim ky që na tregon gjithashtu se kalaja i përket një kohe më të lashtë.

Një burim me vlerë, edhe në këtë drejtim, përbën vepra e Barletit. Humanisti ynë, duke pohuar se kalaja e Krujës ishte më e bukura dhe më e madhja nga të gjitha, shfaq mendimin se është ndërtuar nga Karl Topia, por me këtë, siç vërejnë me të drejtë Jas-trebov, etj. ai do të ketë pasur parasysh punime të mëdha përforcimi të kalasë. Duke u nisur nga kjo, Hahn shfaq mendimin se «mbase kalaja e Krujës është ndërtuar prej njërit të shtëpisë së Topiasve; për një gjë të tillë bëjnë fjalë edhe autorë të tjerë . Sidoqoftë Karl Topia, që nga gjysma e dytë e shek. XIV ish-te një sundues i fuqishëm dhe që e bëri Krujën dhe kalanë e saj kryeqendër dhe seli të dinastisë së tij, ka kryer patjetër mjaft meremetime e punime përforcimi në kala dhe në qytet. Mendojmë se këtu duhet të jetë fjala për punime në shkallë të gjerë, për një rindërtim rrënjësor që duhet t'i jetë bërë kalasë prej këtij feudali shqiptar.

Siç përmendëm më sipër, nga vrojtimet direkte rreth mureve të kalasë vërehen gjurmë te cilat, nga teknika, materialet e ndërtimit, si dhe nga përmasat, ndryshojnë me tërësinë e mureve të kalasë dhe që, për mendimin tonë, i atribuohen një ndërtimi para pushtimit turk. Këto janë prova të forta që vërtetojnë se muret e sotme të kalasë, që janë të kohës së pushtimit otoman, janë ndërtuar mbi themele muresh me të vjetra. Me që është fjala për gjurmë flagmentare, është vështirë të pohohet nëse këto relike i referohen pikërisht periudhës ndërtimtare të Topiasve apo një kohe më të hershme.

Që prej kohës së Topiasve e deri më 1443, kur Skënderbeu ua mori këtë kala turqve, nuk ka të dhëna që të hedhin dritë për ndonjë rindërtim me rëndësi të saj. Janë shfaqur mendime se kalasë i janë bërë punime mermetimi ose rindërtimi prej Kastriotëve, kur ata morën nën zotrim Krujën. Qyteti, në kohën kur Gjon Kastrioti u detyrua të bëjë paqe me Sulltan Muratin dhe t’u dorëzojë Krujën si qendrën e zotërimeve të tija, ishte i fortifikuar në kulm, sepse, dihet që në këtë shekull luftrash, mbrojtjes së vendit iu kushtua një vëmendje e madhe.

Nga burimet historike na kumtohet se gjatë pranverës së vitit 1444 Skënderbeu mori masa edhe për meremetimin dhe forcimin e kalave. Me këtë rast, duhet t’i jetë bërë ndonjë farë meremetimi edhe kalasë së Krujës, sepse me kthimin nga Kuvendi i Lezhës kujdesi i parë i tij qe të fortifikojë Krujën dhe kalatë e tjera në dorë të tij; megjithatë, deri në rrethimin e parë të Krujës (v. 1450), nuk mund të flitet për ndonjë rindërtim të rëndësishëm. Por që Kruja në këtë kohë ka qënë një nga kalatë më të rëndësishme këtë e vërtetojnë Kritobuli, i cili e konsideron kalanë shumë të fortë dhe mburojë të mbarë vendit, dhe Barleti.

Dihet se më vonë kalaja, pas çdo luftimi, meremetohej nga Skënderbeu, duke përdorur për këtë qëllim edhe teknikë të huaj Për shkak të dëmtimeve të rënda që gjatë rrethimit të parë, iu shkaktuan kalasë nga mjete të fuqishme sulmi, dhe duke parashikuar rrethimet e ardhshme nga turqit, Skënderbeu mori masa për rindërtimin e kalasë, gjë që na kumtohet shprehimisht nga Barleti: Kastrioti kishte filluar me kujdesin më të madh rindërtimin e Krujës dhe meremetimin e mureve dhe gjithë ditët i harxhonte me atë punë. Ky gjithë forcomat e vjetra, të cilat ishin pjesërisht të prishura, pjesërisht të tronditura, i ripërtriu dhe i shtoi e i bëri më të bukura dhe më të forta nga ç'kishin qenë ndërtuar. . . Pranë portës së qytetit ngritën një pirg shumë të madh dhe të fuqishëm; megjithkëtë nuk e nxuarrën mbi faqen e murevel përpara, por e lanë si më të ulet, me qëllim që të mos i shtrohej dëmit e t'u shmangej goditjeve  të makinave. Nga kjo dëshmi e Barletit mund të nxjerrim si përfundim se ndërtimi fillestar i kullës së rrumbullakët, përbri portës kryesore të kalasë, së bashku me kompleksin që përshkruam hollësisht më sipër; (TAB. IV, I) që përfshin galeritë e vendrojeve, rezervuarin e ujit dhe ambientin tjetër ngjitur me to, i përket kësaj periudhe, gjë që vërtetohet nga teknika e njëitë. I tërë ky ansambël është ndërtuar me gurë gjysmë të punuar të vendosur me një rregull si që dallohet nga tërësia e mureve të periudhës turke, të cilët janë ndërtuar me materiale të ripërdorura dhe të vendosura në mënyrë të shrregullt.

Këto ndërtime të Skënderbeut janë të lidhura me faktin që, gjatë rrethimit të parë, turqit, me topat e rëndë të tyre, arritën gjatë katër ditëve bombardimi të paprerë kundrejt portës së kalasë dhe përballë mureve rrethuese lindore të qytetit, të shkatërronin muret e portës kryesore dhe një pjesë të mureve rrethuese, kështu që ndjehej nevojë e domosdoshme për një përforcim serioz të kësaj pike me rëndësi të veçantë për kalanë.

Punimet e mësipërme të kalasë duhet të jenë bërë në vitin 1451, për arësye se në këtë kohë Sulltan Mehmeti II, duke qenë i zënë me ekspeditat që kreu në Azi-në e Vogël nuk e trazoi Shqipërinë. Por ka mundësi që punime meremetimi të jenë bërë edhe në vitin 1452, para se të ndërmerreshin dy ekspeditat turke të atij viti kundër Krujës, sepse nga burime të shkruara del se në prill të vitit 1452 mbreti i Napolit, Alfonsi, dërgoi ndihma për të fortifikuar pikat e rëndësishme që mund të të shërbenin për t’iu bërë ballë turqve.

Si rezultat i masave që u morën nga ana e Skënderbeut për meremetimin e kalasë, u bë e mundur të përballoheshin rrethimet e mëvonshme të viteve 1466--1467, që u udhëhoqën nga vetë Sulltan Mehmeti II.

Pas vdekjes së Skënderbeut, turqit për të shuar krejtësisht qëndresën shqiptare, rrënuan një numur të madh kalash, ndërmjet tyre edhe atë të Krujës, ndaj të cilës urrejtja ishta aq e madhe sa e shembën menjëherë pas pushtimit më 16 qershor 1478 Megjithatë turqve iu desh që të rindërtojnë shumë vepra ushtarake me karakter mbrojtës që kishin pësuar dëme të rënda gjatë luftës 35 vjeçare. Midis tyre për-mendet edhe rindërtimi i asaj të Krujës. Siç mund të përfundohet nga përshkrimet e vjetra fortifikimet e kalasë aty nga shekujt XVI-XVII kundroheshin si të pazaptueshme. Kjo u bë një qendër me rëndësi armatimesh për perëndimin, një pikëmbështetje e fuqishme e otomonëve në bregdetin e Adriatikut.

Dëmtime të mëdha kalaja e Krujës pati nga një tërmet i fortë që ndodhi më 1617, i cili shkaktoi shkarjen e tokës dhe një vrimë të madhe në muret; si rrjedhim u dëmtua seriozisht një pjesë e mureve të rrethimit të kalasë, që u shkëputën bashkë me shkëmbinjtë e mëdhenj që ndodhen nga ana lindore dhe juglindore e saj dhe që të bindin se kanë qenë pjesë përbërëse e tërë kreshtës shkëmbore të kalasë, Pra kalaja në krahasim me gjendien e tanishme, në të kaluarën duhet të ketë qenë më e madhe nga ana lindore.

Një rrafshim tjetër të madh kalaja pësoi nga pushtonjësit otomanë më 1832, pas kryengritjes së madhe të shqiptarëve. Për t'i bërë të padobishme dhe që të mos bëheshin mbështetje e kryengritësve, turqit rrëzuan gjithashtu muret e mbetura ende në këmbë të kalasë.

Punimet e dorës së fundit, që spikatin në një pjesë të mire të mureve rrethuese qoftë si rindërtime apo përforcime, duket se i përkasin fundit të shekullit të kaluar, kur sipas burimeve, klikat sundonjëse bënë përpjekjet e fundit për të mbajtur ende më këmbë aftësinë mbrojtëse, të kufizuar, të kësaj kalaje, me qëllim që t'u bënin ballë kryengritjeve të ardhshme çlirimtare, që po dukeshin në horizont.

Vili Kamsi - Kështjella e Shkodrës

...

Kështjella e Shkodrës ngrihet mbi një kodër të vendosur në mes Bunës, Drinit e Kirit, Kodrës së Pashës dhe fushës së Mbishkodrës. Atë e përdorën për herë të parë ilirët, duke ndërtuar atë bërihamë, mbi të cilën u zhvillua më vonë kështjella, ashtu siç është sot. Vetë pozicioni i saj dëshmon se ndërtuesit e kanë zgjedhur me shumë kujdes, ashtu si kanë vepruar kur kanë ngritur qytezat e tyre, në pika strategjike, dominuese, në zona të rëndësishme kalimi, si tokësore ashtu edhe ujore. Gjurmët e ndërtimit ilir janë të dukshme në të hyrë të kështjellës, në vendin e hapur në mes portës së parë dhe të dytë si dhe në daljen nga porta në krahun e majtë ku ndodhen dy trakte. Blloqet e gurit tek këto dy porta kanë trajta të rregullta, dhe janë të skalitura për të lejuar një puthitje më të mire njëri me tjetrin. Duket se është mur i ndërtuar në periudhën e fundit ilire, para pushtimit romak. Gjithashtu u atribuohet ilirëve një mur guri pa llaç, me një faqe të dukshme, i mbuluar me dhe në faqen e jashtme të tij dhe që krijon një hendek të madh në krahun Veri Lindor, pra në pjesën më pak të mbrojtur nga natyra.

...

Forma, që ka sot kjo kështjellë nuk është më ajo ilire. Këtë duhet ta ketë marrë në shek. XIV dhe e ka ruajtur deri më sot, me gjithë rrënimet dhe ndryshimet që ka pësuar gjatë pesëqind vjetëve të sundimit turk.

Trajta e kështjellës është thuajse vezake, ndahet në tri oborre të rrethuara me mure të larta. Vetëm në faqen ku gjendet e vetmja portë hyrjeje, dhe kryesor-ja, kemi katër kulla mbrojtëse si dhe një hendek të gjerë dhe të thellë, sistem i cili shërben për të siguruar pjesën më të pambrojtur të kështjellës, pjesën Veri Lindore, që gjëndet përballë Kodrës së Pashës. Kurse në veri kemi tri kulla e në jug vetëm një.

Në kohën e rrethimit të dytë nga turqit (1478-1479) Marin Barleci vërteton se për mbrojtjen e portës së madhe «kishin ndërtuar një pyrg të lartë e të rrumbullaktë. . . ngjitë me atë pyrg ndodhej edhe një kullë tjetër pak më poshtë».

Hyrja kryesore

Për daljen nga kështjella dhe për komunikimin me jashtë, përveç portës kryesore, kishte edhe dalje të tjera të fshehta, të nëndheshme. Një prej tyre dilte në fund të kodrës, në krahun nga Buna, kurse një tjetër, me hyrje nga kulla që gjendet në jug të kështjellës, nxirrte nga Drini. Ende sot këto dalje shihen, por nuk janë të përshkueshme më, mbasi, pjesërisht, janë të shëmbura dhe paraqesin rrezik. Po ashtu kemi, poshtë portës së dytë kryesore, një dalje të fshehtë brenda hendekut në ballin Veri Lindor, me drejtim nga veriu, në mënyrë që të mos shihej nga armiku. Duket se kjo dalje komunikonte me sistemin mbrojtës të portës kryesore, në atë pjesë të oborrit të fortifikuar (barbacane) ku gjendej, sipas traditës, shtëpia e familjes së vjetër të Jonimëve. Për të ndërtuar sistemin mbrojtës të portës kryesore, në mes viteve 1403-1416, kjo familje qe shpronësuar.

Gjithashtu, ndërtesat brenda në kështjellë ishin të shumta dhe krijonin një rrjetë të dëndur rrugicash. Barleci shton:«të gjitha lagjet e qytetit, rrugë e rrugica. . . shtëpitë shembeshin; kishët rrafshoheshin». Nga kjo, rrjedhimisht, kuptojmë se para pushtimit turk aty kishte ndërtesa të ndryshme prej guri. Kur u dorëzua kështjella në vitin 1479, pjesa më e madhe e tyre ishte e shëmbur dhe këto nuk u ngritën më nga pushtuesi, i cili të gjithë kujdesin e kishte drejtuar tek veprat e fortifikimit. Gjetja e një kornize ndërtese, si dhe një kapitel me figura dragonjsh në reliev, që gjendet i ekspozuar në Muzeun popullor të Shkodrës, janë një dëshmi e sigurtë se ndërtesat në kështjellë nuk qenë të gjitha druri, siç mendohej më parë.

Kadasti venedikas i Shkodrës, i vitit 1416-1417, ndër të tjera, regjistron: «Një shtëpi pjesërisht me mur e pjesërisht me dërrasa me mbulesë patavrash», «një shtëpi përreth prej guri dhe e mbuluar me patavra», «një shtëpi prej dërrasash e mbuluar me patavra, etj. Kjo gjendje nuk ndryshon as rreth 60 vjet më vonë, më 1478-79, dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, madje, për sa i përket mbulesës me patavra, Marin Barleci e thekson në disa raste se të rrethuarit «zgjodhën disa burra të fortë e të shkathët, të cilët u ngarkuan me detyrë që të zbulonin vetëm ato shtëpi të cilat kishin pullazin druri».

Ndryshim në mbulesë kishin ndërtesat që shërbenin si faltore dhe ndërtesat e fisnikëve; ato mund të kenë qenë të mbuluora me tjegulla, të cilat vinin nga jashtë, ose me pllaka guri. Për këtë bën fjalë vendimi i këshillit të vogël të Raguzës, me anën e të cilit më 20 qershor 1403 lejohet dërgimi në Shkodër i 5000 tjegullave për mbulesën e kishës katedrale të shën Shtjefnit. Me pllaka guri është mbuluar ndërtesa e kapitanerisë, që gjendet në pjesën më të thellë të kështjellës, kurse me qemerë janë të ndërtuara magazinat, depot, e ambiente të tjera të mbyllura, sterat e ujit të pijshëm (ndërtimi i të cilave, simbas dokumentave, i përket periudhës mbas vitit 1397) si dhe ai që sot quhet «burgu», pranë faltores, etj.

Ndoshta që në kohën ilire, qyteti filloi të shtrihej në fund të odës së kështjellës. Edhe qyteti mesjetar, si kështjella, qe i rrethuar me mure. Edhe sot shihen giurmët e tyre. Kjo pjesë e Shkodrës qe e banuar deri në vitin 1467. Në këtë vit, mbas një sulmi të një ushtrie të madhe barbarësh, si i quan Barleci turqit, u dogj, dhe shkodranët «u tërhoqën bashkë me famiIjet e veta brenda kështjellës» dhe «nuk u kujdesën më për rindërtimin dhe rimëkëmbjen e qytetit» duke parë se kështjella ishte vend më i sigurtë. Barleci nuk e përmend vitin e këtij sulmi, por këtë na e japin kronistët turq Tusun e Kemal Pashazade, të dhënat e të cilëve pajtohen me ato të humanistit tonë.

Restaurimet më të rëndësishme, të cilat kërkonin prej nesh një kujdes të veçantë, qenë porta kryesore e hyrjes në kështjellë, një portë anësore, që i përket grupit të oborrit të tretë, si dhe punime që kishin për qëllim forcimin dhe restaurimin e kishës. Punimet e tjera nuk parcqisnin ndonjë vështirësi të madhe mba-si përbëheshin nga punime plotësimi në mure të drej-ta, pa ndonjë veçanti arkitekturale, që të kërkonte, pikësëpari, një studim më të imtë të karakteristikave të saja, dhe një zgjidhje në konformitet me të.

info@balkancultureheritage.com